Skip navigation

 

La comunicazione orizzontale

Questa comunicazione lavora sui cosiddetti pubblici di appartenenza che, in genere, comprendono i

clienti “fidelizzati”. Coincidono, quindi, con chi ha già deciso, ovvero quell’insieme di elettori che

in un partito politico può essere definito lo

 

zoccolo duro

.

MARRE NGA WWW.LEGANORD.ORG

2 Comments

    • gene
    • Posted February 20, 2009 at 2:41 PM
    • Permalink

    LIGJI PER LUSTRACIONIN (DIHEJ QE DO TE SHPALLEJ ANTIKUSHTETUES POR GJITHSESI LOJA ISHTE WIN-WIN)

    • Anonymous
    • Posted February 21, 2009 at 1:50 PM
    • Permalink

    NDËRGJEGJE ANTIKUSHTETUESE
    Igli Totozani

    Përpara se të ndaloj dhe të mundohem të argumentoj këtë titull të fortë, do të desha të ndaloja në vetëm një prej rasteve, të cilat janë me bollëk, të antikushtetutshmërisë së aktit, të cilin publiku i gjerë, tashmë e njeh si ligji i lustracionit ose shqip, i “pastërtisë”.

    Po marr shembullin më të thjeshtë, pikërisht rastin e Presidentit të Republikës. Presidenti i Republikës, është një nga subjektet e këtij ligji. Sipas, nenit 4 të ligjit të lustracionit, pastërtia morale e personit që mban një detyrë të tillë sot, është e papajtueshme me një sërë funksionesh që qytetari, sot President, mund të ketë ushtruar nga 29 nëntori i vitit 1944 deri më 8 dhjetor të vitit 1990.

    Për ta bërë më të thjeshtë për qytetarët, mund të thuhet se Presidenti i sotëm i Republikës, nëse verifikohet se në periudhën e lartshënuar, ka kryer detyrën e gjyqtarit (po përmendim një nga kategorizimet që jep ligji), atëherë, në zbatim të nenit 24 të këtij ligji, ai duhet; ose të jap dorëheqjen, ose brenda dhjetë ditësh i ndërpriten marrëdhëniet e punës, me motivacionin; “padenjësi e figurës së funksionarit”. Pra, në të gjitha rrethanat, sipas këtij ligji, qytetari shqiptar që ushtron këto funksione, do të duhet të largohet nga kjo detyrë.

    Ndërkohë, në Kushtetutë, shkarkimi i Presidentit të Republikës nuk mund të ndodhë për këtë shkak. Sipas, nenit 90 të kësaj Kushtetute, Presidenti i Republikës shkarkohet veçse në rastet e “shkeljes së Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Për këtë, ka edhe një procedurë të caktuar me këtë rast, për të cilën nuk po zgjatemi. Ligji i lustracionit shton, pra, një shkak të ri për shkarkim, i cili nuk parashikohet në Kushtetutë. Këtu qëndron problemi.

    A mund të ndodhë kjo? Jo, nuk mund të ndodhë. Një student i vitit të parë juridik, që ka frekuentuar lëndën e drejtë publike dhe ndër kapitujt e saj, atë të burimeve të së drejtës, e ka të thjeshtë, pasi ka kuptuar hierarkinë e burimeve, të konstatojë se, asnjë ligj nuk mund të bjerë në kundërshtim me Kushtetutën.

    Përkundrazi, ligjet miratohen dhe zbatohen pikërisht na zbatim të saj. Kontrasti i ligjit të lustracionit me Kushtetutën e vendit, është i pastër dhe i kthjellët, aq sa një cazus i tillë, kaq i thjeshtë, zor se do të ishte i përshtatshëm për t’u përdorur, në provimet e bartura të cilido fakultet drejtësie.

    Ky “defekt” i përshkruar më lart, është në fakt, antikushtetutshmëria më e ndeshur në këtë ligj. Ka dhe të tjera. Në fakt, që të gjitha rastet e antikushtetutshmërisë, janë aq të pastra, sa të duket e çuditshme, si u mund të aprovohet një ligj i tillë?

    Në fakt, zgjodhëm shembullin e mësipërm, jo për të shpjeguar antikushtetutshmërinë e këtij ligji, por më shumë se kaq; sa evidente dhe e pastër është kjo antikushtetutshmëri. Aq evidente, sa është e pamundur të mos jetë ditur dhe nga vetë formuluesit dhe mbrojtësit e këtij ligji.

    Le të pranojmë, gjithashtu, për të mirëqenë qëllimin pozitiv, që shtyu miratimin e një ligji të tillë. Pra, le të imagjinojmë një çast, se shumica e sotme, ishte dhe është e dhënë me mish e me shpirt për pastrimin e jetës politiko/institucionale të vendit (e lavdërueshme) dhe nuk i kanë mjaftuar një numër ligjesh të tjerë të aprovuar më parë me këtë synim. Le të besojmë dhe se, miratimi i ligjeve me natyrë të tillë, veçse koincidon, si pa të të keq, me periudha paraelektorale.

    Le të vazhdojmë të mbetemi naivë e të besojmë se shumica e sotme, nuk njihte pastërtinë e një sërë individësh të emëruar nga ajo, në të gjithë këto vite. Të njëjtët, të cilët sot, po sipas saj, përfaqësojnë veçse mbetje të komunizmit që duhet shkulur nga rrënjët.

    E le të besojmë më pas, sikurse thuhet, se synohet drejtësi për ish-të përndjekurit politikë, pas plot 20 vjetësh procese demokratizuese në vend. Edhe pse është pak si vonë për këtë. Pra, le t’i marrim të gjitha për të mirëqena.

    Por, le të besojmë edhe të kundërtën; që e gjitha kjo, sikurse thotë dikush, nuk është veçse një lojë politike. Le t’i besojmë të gjitha bashkë apo veç e veç, kjo s’ka rëndësi. Kjo e fundit qëndron gjetkë.

    Pra, pavarësisht nga qëllimi shtytës, si mundet, në një sistem që konsiderohet demokratik, pas njëzet vitesh përvoje, një shumicë të lundrojë e zhytet me kaq vetëmohim, në një antikushtetutshmëri kaq flagrante, kaq të pastër, kaq të qartë?

    Pavarësisht nga qëllimi, që legjislatori ka patur ndërsa përpunonte këtë ligj, ajo që është dramatike për demokracinë shqiptare dhe, në mënyrë të veçantë, për qytetarin e këtij vendi dhe aspiratat e tij, është procesi i të menduarit, të porositësve dhe hartuesve të këtij drafti.

    Përmbajtja e ligjit, fushata që parapriu dhe shoqëroi përgjatë gjithë procedurës së tij, presioni i hapur ndaj organit suprem të mbrojtjes së rendit kushtetues në vend, manipulimi me dhimbjen e një pjese të rëndësishme të qytetarëve shqiptarë, që kanë vuajtur në tmerrin e diktaturës, sulmi i paprinciptë ndaj çdo qytetari, qoftë politik ose jo, që vinte alarmin për “cenet” e jashtëzakonshme të këtij projekti, kokëfortësia ndaj këshillave të miqve tanë ndërkombëtarë, ishin, padyshim, një panoramë e zymtë dhe e padenjë për një Shqipëri që dëshiron të shfaqet si demokratike.

    Për të vazhduar më tej, me kërkesën/sulm ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke synuar, nëpërmjet përdorimit të parimit të konfliktit të interesit, bllokimin institucional të të vetmit organ, që Kushtetuta e Republikës i ka ngarkuar detyrën dhe misionin sublim të mbrojtjes së Kushtetutës.

    Duke neglizhuar, me ndërgjegje ndërkohë faktin, se “bllokimi” i një organi të kësaj natyre, pra, “bllokimi” i mbrojtjes së Kushtetutës, është shumë e shumë herë më i rrezikshëm se konflikti i interesit (edhe ky i fundit duhet parë sa qëndron).

    Të gjithë këto akte dhe veprime, që pasuan një pas një, në sytë tanë, për të kaluar një ligj me përmbajtje të theksuar antikushtetuese, aq të theksuar e të qartë, sa nuk ka student mbetës në fakultetet e drejtësisë që mos ta kuptojë, pushojnë së qeni si thjesht dhe vetëm të padenja, për një Shqipëri Europiane. Ata mund t’i kallin frikën çdo njeriu që njeh demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

    Sepse, të hartosh dhe të miratosh një akt me një përmbajtje të tillë, totalisht i ndërgjegjshëm për antikushtetutshmërinë e tij dhe pikërisht duke e ditur këtë, të synosh me të gjitha mjetet, në kundërshtim me gjithë botën demokratike dhe aspiratat e vendit, të bllokosh gjykimin kushtetues, pengesa e parafundit, në rrëshkitjen drejt diktaturës (pengesa e fundit është qytetari) është pa asnjë dyshim, një lajm i rëndë për të gjithë ne, shumë herë dhe më i frikshëm se vetë përmbajtja antikushtetuese e këtij ligji, i cili, tek e fundit, edhe mund të rrëzohet.

    Në të vërtetë, e keqja drithëruese e këtij ligji, qëndron përtej tij. Dhe e kapërcen shumëfish atë. Ajo qëndron në të gjithë atë proces të ndërgjegjshëm të menduari të një grupi njerëzish që udhëheqin Shqipërinë, që jo vetëm prodhoi këtë ligj antikushtetues, por më keq e më rrezikshëm akoma, meditoi në heshtje, një platformë të tërë makiavelike, për ta kaluar atë.

    Duke filluar me manipulimin e opinionit publik, në veçanti të ish-të persekutuarve, në denigrimin e çdo njeriu që mendoi ndryshe dhe për të përfunduar në konceptimin e një skeme haluçinante të bllokimit të institucionit më jetik, për fatet e demokracisë në vend, siç është Gjykata Kushtetuese.

    Ky është problemi dhe për këtë duhet të mendojmë seriozisht. Për ligjin mendon Gjykata Kushtetuese, ata burra e gra, juristë të nderuar, që e dinë me siguri se, në duart e tyre, qëndron fati i demokracisë në këtë vend.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: