Skip navigation

Nuk eshte herezi dhe nuk eshte as ndonje “pisllik”. Ne fund te fundit, politika eshte nje mori idesh mbi mbrojtjen e interesave te grupeve sociale te caktuar dhe keto ide i duhen shitur ketyre grupeve ne nje menyre apo nje tjeter.

4 Comments

    • gene
    • Posted February 12, 2009 at 4:23 PM
    • Permalink

    mjaftohemi me italishten per momentin.
    gogoli eshte aty ne dispozicion te kujtdo qe kerkon te thellohet

    • Anonymous
    • Posted February 18, 2009 at 7:48 PM
    • Permalink

    http://www.zogby.com/news/ReadNews.cfm?ID=1675

    sondazhi parazgjedhor i zogby

    • Anonymous
    • Posted February 22, 2009 at 5:09 PM
    • Permalink

    PS, zbarkojnë strategët amerikanë të fushatës elektorale
    Katër këshilltarë kanë mbërritur në selinë rozë dhe janë takuar me krerët e PS-së. Fushata elektorale e PS-së do të menaxhohet nga kompania amerikane “Kidron Strategies”

    Shaban Sulçe

    Në selinë rozë prej disa ditësh kanë mbërritur këshilltarët dhe përfaqësuesit e kompanisë amerikano-izraelite, të cilët do të menaxhojnë fushatën elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Lajmi është bërë i ditur nga burime të sigurta pranë Partisë Socialiste, të cilët konfirmuan ardhjen në Tiranë të katër këshilltarëve, përfaqësues të kompanisë “Kidron Strategies”. Sipas këtyre burimeve, ata kanë zhvilluar takime me kreun e PS-së, Edi Rama, si dhe me drejtues të tjerë të Partisë Socialiste, ku kanë folur rreth strategjisë që do të ndjekë selia rozë gjatë fushatës elektorale të saj. Interesant është fakti se dy prej këtyre këshilltarëve kanë luajtur rol kryesor dhe kanë qenë aktivë gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale të 2007-ës, ku Edi Rama fitoi garën për të riqenë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

    Kompania
    Kompania “Kidron Strategies”, e drejtuar nga amerikano-izraeliti George Birnbaum, është përzgjedhur nga kreu i PS-së Edi Rama për menaxhimin dhe drejtimin e fushatës elektorale. Kjo kompani i është sugjeruar Ramës nga Arthur J. Finkelstein, strategu që menaxhoi për PS-në zgjedhjet e vitit 2007. George Birnbaum është drejtor i Përgjithshëm i “Kidron Strategies”. Kompani kjo që merret me sondazhet politike dhe zgjedhore dhe me menaxhimin e zgjedhjeve elektorale. George Birnbaum ka qenë edhe drejtor i Përgjithshëm i kompanisë së njohur “Worldwide”, me mbështetje të gjerë në SHBA dhe në Izrael. George Birnbaum, së bashku me “Arthur J. Finkelstein and Associates” kanë drejtuar edhe fushatën elektorale të ish-presidentit amerikan Riçard Nikson, ish-presidentit Ronald Regan, ish-kryeministrit izraelit Benjamin
    Netanjahu si dhe ish-kryeministrit tjetër izraelit Ariel Sharon.

    Shtabi Elektoral

    Kompania pritet të bashkëpunojë ngushtë me Shtabin Elektoral të Partisë Socialiste, i cili është krijuar para disa muajsh. Ky shtab përbëhet nga 7 anëtarë. Siç dihet, në krye të këtij shtabi është caktuar kryetari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi. 6 anëtarët e tjerë, 5 nga të cilët janë deputetë, janë caktuar Fatmir Xhafaj, Kastriot Islami, Blendi Klosi, Shpëtim Idrizi, si dhe Etleva Bishaj. Shtabi Elektoral i Partisë Socialiste po ndjek nga afër zbatimin e të gjitha direktivave dhe objektivave që u janë caktuar organizatave të Partisë Socialiste në prag të fushatës elektorale. Prej disa ditësh shtabi është njohur me rezultatet paraprake të këtij procesi, ku të 12-të të deleguarit e Kryesisë kanë raportuar rreth përgatitjeve të strukturave rozë në secilin prej 12 qarqeve.

    22 Shkurt 2009


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: