Skip navigation

Informacione dhe analiza per zgjedhjet parlamentare 2009.

Fillojme me nje hyrje te vogel ne teorite e marketingut elektoral dhe vazhdojme me identifikimin e disa strategjive (nese eshte e mundur) ne fushaten shqipetare.

Persa i perket idese se: “ne fund te fundit votat nuk kane rendesi pasi do te vidhen”, marrim si te qene pefundimin se kjo mund te ndodhe kur rezultati eshte pak a shume i afert dhe se, ne kete rast, vjedhja e votave nuk shkakton ndonje deformim te madh te vullnetit popullor. (kete perfundim e marrim si aksiome perndryshe duket sikur derdellisim kot fare)

8 Comments

    • gene
    • Posted February 14, 2009 at 12:57 AM
    • Permalink

    KQZ miraton ndarjen e deputetëve në 12 qarqe

    Projekti niset drejt Kuvendit me procedurë të përshpejtuar

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori dje vendimin për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2009. Numri total i shtetasve 4,249,942 është pjesëtuar me numrin 140 të mandateve të Kuvendit, ku është përcaktuar numri 30,357, si numri mesatar i shtetasve që i takojnë çdo mandati (numri real i dalë nga pjesëtimi është 30,356.7285714286). Numri i shtetasve për çdo zonë zgjedhore është pjesëtuar me numrin mesatar të shtetasve që i takojnë çdo mandati, 30,357, dhe çdo zone zgjedhore i është caktuar një numër mandatesh i barabartë me numrin e plotë të përftuar nga ky pjesëtim. Pas këtij veprimi, mbeten pa u shpërndarë edhe 6 mandate. Në bazë të nenit 75, pika 5, të Kodit Zgjedhor, këto mandate u janë shpërndarë zonave zgjedhore (qarqeve) që kanë mbetjen më të madhe pas presjes dhjetore, të numrit të përftuar nga pjesëtimi i mësipërm. Institucioni i menaxhimit të zgjedhjeve si përfundim vendosi t‘i caktojë Qarkut të Beratit 8 deputetë, Qarkut të Dibrës 6 deputetë, Qarkut të Durrësit 13, Qarkut të Elbasanit 14, Qarkut të Fierit 16, Qarkut të Gjirokastrës 5, Qarkut të Korçës 12, Qarkut të Kukësit 4, Qarkut të Lezhës 7, Qarkut të Shkodrës 11, Qarkut të Tiranës 32 dhe Qarkut të Vlorës 12 deputetë. D.M.

    • gene
    • Posted February 14, 2009 at 12:58 AM
    • Permalink
    • gene
    • Posted February 14, 2009 at 2:15 AM
    • Permalink

    nje familje e zhvendosur e qe rezulton e dublikuar ne rregjistra, nese ka 10 femije, eshte numeruar 20 here.

    • Anonymous
    • Posted February 16, 2009 at 4:06 PM
    • Permalink

    PS: Zgjedhjet në rrezik! Berisha, skenar manipulimi

    Xhafaj: Pengohet qëllimisht ngritja e komisionit ad hoc

    Dardan Malaj

    Ekziston një skenar politik për manipulimin e zgjedhjeve. Ky ishte konstatimi i bërë dje publik nga sekretari për çështjet ligjore në Partinë Socialiste, Fatmir Xhafaj. Selia rozë ndihet tepër e shqetësuar për faktin se procesi i ardhshëm zgjedhor është në rrezik. “Sepse 1/4 e votuesve të listës potenciale të zgjedhësve ose rreth 1/3 e zgjedhësve të mundshëm për të votuar nuk mund të votojnë, sepse nuk kanë një prej dokumenteve identifikuese që kërkon Kodi Zgjedhor”, u shpreh Xhafaj. Sipas tij, qeveria po tregohet tërësisht e paaftë të mirorganizojë këtë proces, paaftësi të cilën po përpiqet ta mbulojë me deklarime e premtime demagogjike e mashtruese ndaj opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtarë lidhur me afatet e këtij procesi. “Ne shohim me shqetësim se prapa këtij procesi të rrezikuar seriozisht fshihet një skenar politik për ta dështuar pajisjen me letërnjoftim të shtetasve me qëllim krijimin e mundësive për manipulim të procesit të ardhshëm elektoral”, nënvizoi drejtuesi socialist. Teksa argumentoi se Ministria e Brendshme ka bërë publike se janë rreth 730000 shtetas për të cilët është e nevojshme pajisja me letërnjoftim elektronik dhe se ky proces do të jetë detyrues për periudhën deri më 31 mars, datë në të cilën do të fillojë aplikimi i sanksioneve për qytetarët që nuk e kanë plotësuar këtë detyrim. “Sot gjendemi në kushtet kur qytetarët janë të interesuar për t‘u pajisur me letërnjoftim elektronik, por është qeveria ajo që po i privon nga kjo e drejtë dhe për rrjedhojë edhe nga e drejta kushtetuese për të votuar”, konstatoi Xhafaj. Ai i kërkoi publikisht ministrit të Brendshëm të përmbushë përgjegjësitë ligjore dhe politike si autoriteti shtetëror përgjegjës që ligji ka caktuar për përmbushjen e këtij detyrimi ligjor. Sekretari socialist sqaroi se ky proces krahas Tiranës ka filluar vetëm në 7 qytete nga 65 të tilla në shkallë vendi, pra vetëm në rreth 10% të tyre. “Kjo situatë rrezikon seriozisht pajisjen e shtetasve me letërnjoftim elektronik kur kanë mbetur vetëm 42 ditë pune nga afati i caktuar për këtë proces nga vendimi i KM dhe ky proces nuk ka filluar ende në 57 qytete dhe ende në asnjë komunë nga 348 të tilla në të gjithë vendin”, vijoi Xhafaj. Socialistët gjejnë rastin të akuzojnë si përgjegjësin kryesor politik e ligjor për këtë situatë të papranueshme Kryeministrin e vendit, zotin Sali Berisha, i cili në mënyrë sistematike me një sërë deklaratash politike të papërgjegjshme ka mashtruar opinionin publik vendas dhe partnerët ndërkombëtarë për ecurinë e këtij procesi. “Ne vërejmë me shqetësim se është Kryeministri ai që po pengon këtë proces në mënyrë të qëllimshme për të rikthyer ëndrrën e tij të votimit me certifikatat që ai i ka shumë për zemër”, tha Xhafaj. Çdo dështim, shtoi ai, në këtë proces dhe për rrjedhojë çdo implikim negativ në procesin zgjedhor të pritshëm, janë dhe do të mbeten përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Kryeministrit Berisha.

    Ministria e Brendshme:

    Procesi po ecën normalisht

    Ministria e Brendshme informoi dje opinionin publik se procesi i pajisjes së qytetarëve shqiptarë me letërnjoftime elektronike po ecën normalisht sipas të gjitha planifikimeve të parashikuara. Sipas zëdhënësit, Fatmir Konja procesi ka filluar dhe vazhdon normalisht në Tiranë, procesi ka filluar në Durrës, në Shkodër, në Elbasan, në Lezhë, në Korçë, në Kamzë dhe në Lushnjë. “Në fillimin e javës procesi fillon në Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, çka përbën mbulimin deri më tani të rreth 60% të popullsisë së vendit. Vetëm në Tiranë kanë aplikuar deri më tani 100 mijë qytetarë”, theksoi Konja. Ministria nënvizon faktin se qeveria shqiptare ka ofruar për herë të parë standardet më të larta të infrastrukturës zgjedhore. Teksa për herë të parë sot ka një regjistër elektronik të shtetasve shqiptarë, ka lista zgjedhësish pa publikime, paraqiten listat paraprake katër muaj përpara zgjedhjeve. “Për herë të parë sot ka lista zgjedhësish me adresë të saktë të qendrës së votimit”, vijoi ai. Ministria e Brendshme në bashkëpunim me të gjitha njësitë e qeverisjes vendore thotë se ka realizuar njoftimin individual të të gjithë qytetarëve që nuk kanë pasaportë, për të aplikuar të parët për letërnjoftime elektronike.

    • Anonymous
    • Posted February 17, 2009 at 3:21 AM
    • Permalink

    Zgjedhjet, KQZ-ja përcakton katër partitë që kanë të drejtë të kenë komisionerë
    Shekulli Online | 16/02/2009 |
    TIRANE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar katër forcat politike që do të kenë të drejtë të propozojnë anëtarë në Komisionet e Zonave të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) dhe Komisionet e Qendrave të Votimit (KQV).

    Megjithëse bëhet fjalë për një vendim të karakterit formal, pasi një përcaktim të tillë e bënë Kodi Zgjedhor, KQZ në mbledhjen e saj të radhës në respektim edhe të ligjit zgjedhor ka marrë vendimin për të caktuar edhe zyrtarisht Partinë Demokratike, Partinë Socialiste, Partinë Republikane dhe atë Socialdemokrate si forcat që kanë të drejtë të kenë përfaqësuesit e vet në këto dy komisione.

    Nga një vendim i tillë në bazë edhe të Kodit Zgjedhor PD do të ketë të drejtë të propozoi dy anëtarë po aq sa edhe PS, ndërkohë që PR dhe PSD do të propozojnë anëtarin e pestë dhe të gjashtë. Kodi Zgjedhor Zgjedhor parashikon gjithashtu që kryetarët e KZAZ-ve dhe KQV ose anëtari i shtatë propozohet në gjysmën e tyre nga partia e parë e shumicës parlamentare, kurse gjysma tjetër nga partia e parë e opozitës parlamentare, sipas kritereve objektive të bazuara në një përzgjedhje rastësore dhe shpërndarjen e barabartë në territorin zgjedhor. Me marrjen e këtij vendimi duhet që brenda dhjetë ditëve të ardhshme partitë politike të propozojnë dhe emrat për në 66 KZAZ-të dhe në të gjitha KQV-të.

    Nderkohë që të gjitha forcat e tjera që nuk kanë të drejtë të përcaktojnë anëtarë pranë këtyre komisioneve, kanë mundësi të caktojnë nga një vëzhgues në KZAZ, në KQV dhe për çdo tavolinë në Vendin e Numërimit të Votave pas regjistrimit të kandidatit/kandidatëve për zonën zgjedhore përkatëse ose pasi ka paraqitur listë shumemërore. KQZ ka zgjedhur dje edhe sekretaren e saj të përgjithshme.

    Redaktoi: R.Dedaj

    • Anonymous
    • Posted February 21, 2009 at 1:54 PM
    • Permalink

    Vangjus Saro | 21/02/2009 Në pritje të fillimit të fushatës për zgjedhjet parlamentare të qershorit, harta politike ka filluar të ndryshojë e të njolloset. Të djathtët “pa pushtet”, dalëngadalë po bashkohen rreth partive të Shehit, Ndokës dhe Ngjelës.

    Aleanca Demokratike, dalë nga gjiri i Partisë Demokratike që në vitin 1992, sapo është rikthyer në po atë “mitër”. Megjithëse një grup aleancistësh e kundërshtuan këtë lëvizje, takimi i çuditshëm dhe kokë më kokë, i zotit Ceka me kryetarin e demokratëve, i vuri vulën bashkimit të ish-kundërshtarëve politikë.

    Më parë, ka realizuar të njëjtën skemë edhe Partia Demokratike e Reformuar e zv/kryeministrit Pollo, parti që është sajuar shumë më vonë nga grupimi aleancist.

    Disa lëvizje kanë ndodhur edhe në spektrin e majtë, ku Partia e Gjelbër shpalli koalicionin me LSI-në. Lëvizjet politike të stinës (elektorale), sapo kanë filluar dhe mbase nuk do të ishte e udhës të përcilleshin me paragjykime, ca më keq me cinizëm.

    Por, për një mendje të ftohtë, disa parti të vockla dhe pa hir, më shumë se sa grupime politike, kanë mbetur instrumente të thata në duart e një grushti njerëzish, rastësisht, por ama përjetësisht në politikë. Lëvizja e individëve, e fraksioneve, rëndom edhe e partive nga njëri krah tek tjetri, nga njëri grupim tek tjetri, është një fenomen i përshkruar edhe më parë si njëlloj trafiku politik.

    Qëkur leu pluralizmi, Shqipëria ka patur trazime të tilla pareshtur. Vetëm nga Partia (e vogël) Socialdemokrate kanë rrjedhur tre a katër parti e fraksione këso. Po kaq, në mos më shumë, nga Partia (e madhe) Demokratike.

    Puna shkoi gjer atje, sa filloi “të pjellë” edhe vetë Partia Socialiste, gjer vonë mjaft monolite. Nuk po flasim për dyzimin e partive, shoqatave e sindikatave, ca “demokrate” e ca të tjera… “jodemokrate”.

    Nuk ka asgjë për t’u çuditur, po të kuptosh se si e përkthejnë një pal(o)ë njerëz këtu tek ne togfjalëshin parti politike. Është folur shumë për Partinë Agrare Ambientaliste të Xhuvelit dhe për “spektaklin” e turpshëm që ajo u ofroi shqiptarëve në vitin 2005. Edhe pse jetë e mot e majtë, si edhe themeluesi i saj, papritur e pakujtuar kjo partizë u gjend në krahët e PD-së.

    Partia në fjalë dhe ai grusht njerëzish që ajo përfaqëson, menjëherë siguruan disa poste, paçka se edhe marrjen nëpër gojë nga të gjitha palët dhe nga lloj-lloj pendash. E njëjta gjë ka ndodhur me demokristianët.

    Në përpjekje për të patur sadopak pushtet dhe për ta nxjerrë partinë e tyre nga gjendja minore, në të cilën gjendej prej disa vitesh, ata bënë aleancë me PD-në. Por, shpejt, moskuptimet dhe kontradiktat zëvendësuan ditët e “muajit të mjaltit”.

    Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka, u dëbua nga qeveria; ata demokristianë që mbetën në pushtet, u përpoqën “të marrin” partinë, më e pakta të bëjnë sikur kanë një tjetër parti (demokristiane).

    Si rrallë e tek në rajon, tek ne ka disa parti me të njëjtin emër; ka disa parti balliste, disa parti legaliste; e kështu më tej. Njollosjet e hartës politike vazhdojnë edhe sot e gjithë ditën.

    Sigurisht, pjesa dërmuese e votuesve të këtij vendi nuk çuditen me këto lëvizje jashtë çdolloj qëndrueshmërie politike, dinjiteti njerëzor e përgjegjshmërie qytetare.

    Në të njëjtën kohë, ata e kuptojnë shumë mirë se si luhet edhe loja e sotme e trafiqeve politike, nga brenda (pushtetit) jashtë, nga jashtë brenda, nga lart poshtë, nga poshtë lart, nga e majta në të djathtë, nga e djathta në të majtë; e të tjera…(Nuk dimë ç’mbeti ende për t’u bërë e për t’u thënë).

    Gjithçka ka të bëjë me sigurinë dhe pasigurinë (për nesër), me përftimet e individëve dhe të klaneve. Kaq. Fjalët e bukura për demokraci e integrim, të ngeshmit e këtij vendi le t’i bëjnë përrallë. E kështu pra, pyetjes se sa “mund të kushtojë” një vend në Kuvend (në Kuvendin e ardhshëm është fjala), votuesit mund t’i përgjigjen vetiu se, një gjë e tillë, mund të shkëmbehet me gjithçka: me gëlltitje pështymash, me përtypje akuzash nga më monstruozet, me sfilitje e ledhatime në adresë të li-der(r)it gjer në ngjallje mëshire.

    Në shumicën e njollave të hartës politike, s’mund të bëhet fjalë për relieve të natyrshme, për identitete partish, për dinjitet fraksionesh apo edhe për “grinta” individësh.

    Po të gjykosh nga heshtja e shumë prej anëtarëve të këtyre partive a fraksioneve në lëvizje, të krijohet përshtypja se rëndom nuk bëhet fjalë as për përfillje, as për jetë partie, as për struktura, pa le më për terma të tillë si strategji e taktikë.

    Gjithçka është një rastësi e rastësishme, një zgjedhje e zgjedhur, një pandershmëri e pandershme. Por, nëse një pjesë e anëtarëve a drejtuesve të fraksioneve apo partive (që luajnë e dridhen si ato larvat), kanë mbërritur vonë në fushën e lojës, duhet kuptuar se, gjithsesi, disa kombinime janë krejt pa kuptim.

    Kështu, një fraksion politik s’mund të kalojë – me lehtësinë më të madhe e pa arsye parimore – nga djathta në të majtë dhe, pastaj, nga e majta në të djathtë. Është njëlloj fyerjeje për inteligjencën e qytetarëve votues. Pastaj, kjo mund të ndodhë vetëm në ato vende që kanë demokraci hibride. (Për fat të keq, këtu jemi renditur deri vonë edhe ne, por shpresojmë të ndryshojë prirja.)

    Më në fund, kujtojmë se është folur herë pas here për mundësitë e krijimit të ndonjë “poli të tretë” dhe kjo tanimë është kthyer në njëlloj shakaje. Sa herë që ndahet e bën parti më vete dikush apo disa dikushë, sakaq, lind dëshira për të folur për “pol të tretë”.

    Për sa kohë ka trafiqe politike, me individë, me deputetë, me fraksione, madje edhe me partiza, historitë me “pol të tretë” ngjajnë të çuditshme, madje edhe të padobishme. Kjo të kujton deri diku atë shprehjen e rëndomtë për “bishtin e qenit”, që nuk ndryshon, gjithsesi, në asnjë rrethanë, për asnjë motiv sado inkurajues.

    Politikanët dhe politika e 18 viteve tranzicion, por jo duke i përfshirë të gjithë në termat e mjerimit, kanë patur disa herë shansin të ndryshojnë, të bëhen më të mirë, të qytetërohen, të evropianizohen. Ka patur pak për t’u shënuar. Vetëm brezat që tashmë janë përfshirë apo bëhen gati të përfshihen në jetën politike e sociale të vendit, do ta çnjollosin hartën, për të cilën edhe në këto radhë, nuk bëmë thashetheme, thjesht përcollëm njëlloj dhimbjeje.

    • Anonymous
    • Posted February 23, 2009 at 1:00 PM
    • Permalink

    Nga L.Progni
    Marrë nga Gazeta TemA
    Kryetari i PS, Edi Rama, ka vendosur të respektojë kontratën me qytetarët e Tiranës duke mos kandiduar për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të zhvillohen më 28 qershor të këtij viti. Burime pranë PS thanë dje se kryetari socialist nuk do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë të PS, dhe me këtë vendim ai qëndron në pritje të një mesazhi që i jep elektorati, që do të thotë se, në rastin e fitores së PS në këto zgjedhje, Rama mandatohet për të qeverisur vendin. Në rast të zhvillimeve në këtë linjë, Edi Rama dorëhiqet nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke i lënë hapësirë zgjedhjeve të reja në këtë bashki. Por kjo ndodh, vetëm në rastin kur PS votohet nga elektorati për të qeverisur vendin dhe kryetari i saj automatikisht mandatohet kryeministër i vendit. Kur kanë mbetur vetëm katër muaj nga dita e zgjedhjeve, strategjia e PS dhe kryetarit të saj për zgjedhjet e 28 qershorit po merr formë përfundimtare. Kryetari Rama dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë janë në proces të përfundimit të të gjithë elementeve të fushatës elektorale, duke përfshirë këtu edhe listën e kandidatëve për deputetë. Nga zhvillimet e deritanishme, sa i përket përbërjes së listës së kandidatëve për deputetë, është e rëndësishme të theksohet se burimet pranë PS thonë se ish-kryetari i PS, Fatos Nano, nuk do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë të PS në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të zhvillohen më 28 qershor.

    Lista e kandidatëve për deputetë

    Duke qëndruar jashtë listës së kandidimit, Edi Rama i hap rrugë hartimit të një liste sipas të gjitha preferencave që justifikojnë politikën e tij në PS, të quajtur politikë e re. Asnjë prej deputetëve aktualë të PS nuk do të mund të kundërshtojë vendimin e kryetarit të PS dhe rrethit të tij të ngushtë për të vendosur në listën fituese nëpër qarqe ata kandidatë, të cilët nuk kanë garancinë e nevojshme për të luftuar për votën e tyre. Kjo për shkak se kandidatët e vendeve të para në listën e kandidatëve të PS pritet të jenë individë që nuk kanë qenë shumë aktivë në politikë dhe për pasojë nuk kanë popullaritetin e nevojshëm për të luftuar për votë. Këta individë pritet të jenë figurat e spikatura nëpër qarqe, pasi kjo është deklaruar nga vetë kryetari, Edi Rama, pak muaj më parë në një prej mbledhjeve të Asamblesë Kombëtare të PS. Në deklaratën e tij zyrtare para anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, theksohej se në krye të listave të kandidimit nëpër qarqe nuk do të jenë më “gjeneralët”, por do të jenë figura të spikatura të qarqeve përkatëse, si dhe femrat, për të bërë të mundur plotësimin e kuotave të premtuara të pjesëmarrjes së grave në parlament. Sa i përket termit “gjeneral”, i përdorur nga Rama në mbledhjen e Asamblesë pak muaj më parë, bëhet fjalë për deputetë aktualë të PS, figura të hershme të PS. Kreu socialist ka deklaruar specifikisht se “gjeneralët” duhet të vihen drejtpërdrejt në provë, të luftojnë për të siguruar votat e elektoratit gri, të pavendosurit, me qëllim që të jenë deputetë në legjislaturën e ardhshme. Gjithashtu, në krye të listave, apo siç thuhet ndryshe, në listat fituese, pritet të jenë figura shumë të spikatura në drejtimin e PS aktuale, por që i përkasin brezit të ri në politikë. Në këtë situatë, ndjehen të rrezikuar shumica e deputetëve të PS, qoftë edhe ata që deri tani, kanë qëndruar apo edhe po vazhdojnë të qëndrojnë në krah të Ramës.

    Askush në PS nuk ka garantuar apo nuk ka asnjë informacion nga kryetari i partisë, se në cilin qark do të kandidojë, apo se në ç’vend të listës do të jetë. Këtë informacion, thonë burimet, nuk e ka as kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS, Gramoz Ruçi.

    Pasiguria që ka përfshirë deputetët e PS në prag- zgjedhjet parlamentare të 28 shkurtit, pritet të sjellë reaksione së shpejti në radhët e PS. Sidoqoftë, nuk kanë mbetur shumë shanse që ata të reagojnë në funksion të përfitimit të tyre, kjo për shkak se lista e kandidatëve për deputetë të PS do të bëhet e ditur për të gjithë, përfshi këtu edhe deputetët e PS, vetëm 45 ditë para zgjedhjeve, ditën që do të dorëzohet në KQZ.

    Ndarja në ekip qeverisës dhe ekip legjislativ

    Zgjedhjet e ardhshme parlamentare pritet të formësojnë një grup të ri parlamentar të PS, qoftë në opozitë, apo mazhorancë. Synimet e kryetarit të PS janë të qarta. Ai ka vendosur të ketë një ekip të fortë legjislativ, i cili të jetë i angazhuar vetëm me legjislativin dhe në asnjë funksion tjetër drejtues, si p.sh., pjesëtar i kabinetit qeveritar. Ekipi legjislativ i PS, i cili pritet të jetë me imazh krejt të ndryshëm nga ai i grupit aktual parlamentar të PS, do të ketë si detyrë të vetme bërjen e ligjeve, si dhe funksionet e tjera politike që ka një grup parlamentar i një partie, përfaqësimin dinjitoz të partisë para publikut, duke u angazhuar fort në të gjitha debatet që zhvillohen në Kuvend, dhe jo vetëm detyra për miratim ligjesh.

    Ekipi qeveritar pritet të jetë i përbërë nga ekspertë të zgjedhur të të gjitha fushave, të lidhur ose jo me strukturat e larta drejtuese të partisë. Sipas strategjisë së re të PS, ekipi i ri qeveritar do jetë gjithnjë i ndryshueshëm, duke pasur si kriter ndryshimi rezultatet e punës së secilit. Burimet sqarojnë se ekipi qeveritar do të përbëhet nga ekspertë që mund të vijnë nga jashtë politikës, por që mund të kenë shfaqur prirje të majta politike. Për sa i përket përfshirjes së partiakëve në qeveri, parashikohet që asnjë prej figurave të hershme të PS, ata që nuk do të jenë pjesë e listës së kandidimit, nuk do të jenë as pjesë e kabinetit qeveritar. Bëhet fjalë për ato figura, qofshin të niveleve të larta aktuale në PS, apo të niveleve me të ulëta të përfaqësimit, të cilët kanë qenë pjesë e kabineteve qeveritare gjatë qeverisjes socialiste në tetë vitet e qëndrimit të saj në pushtet.

    Sondazhet në bazën e partisë

    Krahas aktiviteteve të ndryshme partiake që përbëjnë të gjithë mobilizimin e partisë në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, janë edhe sondazhet për çështje të ndryshme. Veç sondazheve që secila parti organizon në prag zgjedhjesh, në PS po funksionon testimi i bazës së partisë për çështje të ndryshme. Sondazhe në anëtarësinë e PS janë kryer edhe për çështjen e përfshirjes në listën e kandidimit, saktësisht në listën fituese të PS, të emrave që quhen figura të rëndësishme në PS. Burimet thonë se në disa sondazhe, elektorati nuk ka ndjeshmëri të theksuar për faktin nëse do të jetë apo jo një figurë e caktuar në zonën e tyre si kandidat i PS në listën fituese të partisë. Nga sondazhet e zhvilluara rezulton se elektorati i PS, baza e kësaj partie, është sensitive më tepër ndaj mënyrës se si PS dhe kryesisht kryetari i saj mbajnë qëndrime në situata dhe për çështje të ndryshme politike në vend. Grupet e sondazhit pranë Ramës pretendojnë se elektorati i PS ka humbur lidhjen e ngushtë me deputetët e zonës dhe është përqendruar te lideri, d.m.th., te mënyra se si kryetari i PS, Edi Rama, reagon për çështje të rëndësishme, siç është anëtarësimi në NATO, çështja e Gërdecit, e rrugës Durrës-Kukës, bashkëpunimi me mazhorancën apo dhe debate të tjera që kanë të bëjnë akuzat për korrupsion drejtuar mazhorancës etj. Nisur nga këto sondazhe, duket se kryetari i PS, Edi Rama, ka shumë hapësira për të mbërritur në krye të “udhës” së tij, për të instaluar në të gjithë nivelet e PS atë që ai e quan politika e re, dhe jo vetëm në slogane, por edhe me lëvizje e zëvendësim të burimeve njerëzore. Kjo do të thotë mundësimi i “pastrimit” të partisë nga disa individë në këtë parti, të cilët shihen nga të rinjtë e angazhuar në PS si pengesë për realizimin e politikës së re.

    • gene
    • Posted June 9, 2009 at 12:24 PM
    • Permalink

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: