Skip navigation

 

30 Comments

    • gene
    • Posted March 16, 2008 at 12:35 PM
    • Permalink

    Konferencë për shtyp e Kryeministrit Berisha për ngjarjen në fshatin Gërdec

    E thirra këtë konferencë shtypi për të dhënë një informacion shumë të rëndësishëm për zhvillimin dramatik të sotëm. Në fshatin Gërdec të bashkisë Vorë, prej më shumë se një viti, një kompani, e profilizuar në çmontimin e municioneve, ka ngritur një fabrikë për çmontimin e predhave të artilerisë, të kalibrave nga 60 deri në 152.

    Sot, më 15 mars, rreth orës 12:00, në këtë fabrikë ka ndodhur një shpërthim i fortë, tronditës. Në drejtim të fabrikës është nisur menjëherë njësia e policisë së Vorës, me në krye komisarin e kësaj policie. Ndërkohë, është njoftuar Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, jam njoftuar unë dhe janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes ministrat Nishani, Mediu, Olldashi, Gjana dhe deputeti i zonës Astrit Patozi.

    Janë vendosur në gjendje gatishmërie helikopterët, pasi autostrada është bllokuar, ndërkohë që ka ndodhur një shpërthim shumë i fuqishëm, ushtima e të cilit dhe vala goditëse është përhapur më gjerë dhe ka ardhur deri në Tiranë dhe ka pasur një efekt devastues në zonën e fabrikës.

    Shtabi i Emergjencës, i kryesuar nga Kryeministri, ka marrë të gjitha masat për të nisur në drejtim të vendngjarjes njësi të shumta të reparteve më të mira të ushtrisë, rreth njëmijë forca si dhe janë nisur në vendngjarje edhe mbi 500 forca të policisë. Shtabit qeveritar i janë bashkangjitur menjëherë autoritetet vendore, prefekti, kryetari i bashkisë, këshilltarët, kryepleqtë e fshatrave të Vorës. Është ndërmarrë një operacion i fuqishëm i evakuimit të banorëve Gërdec, Marqinet, Lutaj, Marikaj dhe të banorëve të tjerë. Në këtë mënyrë, janë evakuuar rreth 4000 banorë, ndër të cilët 243, së bashku me një pjesë të punonjësve të fabrikës, kanë pasur plagë të shkallëve të ndryshme. Disa prej tyre kanë qenë banorë fshatrash, të tjerë punonjës të fabrikës dhe disa të tjerë kanë qenë pasagjerë të automjeteve që udhëtonin në autostradë, ndër të cilët autobusë të linjës Tiranë-Durrës, autovetura.

    Vala goditëse ka qenë jashtëzakonisht e fuqishme. Shtabi i emergjencës, forcat më të përzgjedhura të ushtrisë, forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë bërë të gjitha përpjekjet t’i afrohen zonës në afërsinë më të madhe dhe faktikisht kanë arritur të penetrojnë gjer në 10 metra periferike të saj. Në këtë operacion, të realizuar kryesisht me autoblinda, janë evakuuar një numër i madh fshatarësh të Gërdecit dhe punonjës të fabrikës që ishin larguar në intervalin midis shpërthimit të parë dhe shpërthimit të dytë. Janë tërhequr nga brenda zonës së zjarrit dhe të shpërthimeve dhe katër kufoma të viktimave të punonjësve të kësaj fabrike.

    Ministria e Shëndetësisë ka organizuar me shpejtësi dhe ka mobilizuar të gjithë potencialin e urgjencave të Tiranës, Spitalit Ushtarak, Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, spitalit të Durrësit, sikundër kanë ardhur në vendin e ngjarjes të gjitha zjarrfikëset e qarkut të Tiranës dhe qarqeve të tjera, autoambulancat dhe mjetet e tjera të transportit, shtuar këtu edhe 10 helikopterë, kryesisht të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrisë së Brendshme dhe të Ministrisë së Shëndetësisë. Bilanci deri tani është një bilanc i hidhur. Së paku, janë të tërhequra trupat e 4 viktimave, në spitale ndodhen të shtruar 142 të plagosur, sepse rreth 100 të tjerë kanë marrë mjekimin e plagëve të lehta dhe janë larguar nëpër shtëpitë e tyre. Nga 142 të plagosurit në spitale, 12 janë në gjendje serioze për jetën, nga të cilët 10 kanë djegie të shkallëve të ndryshme dhe 2 të tjerë, përveç djegies, kanë edhe trauma dhe plagë të rënda.

    Banorët e zonës gjithashtu kanë dëshmuar një mobilizim të madh. Forcat e reparteve ushtarake, komandës mbështetëse, Brigadës së Reagimit të Shpejtë, Regjimentit të Komandove, kompanisë së çminimit, Policisë Ushtarake, me forcat e rendit të Tiranës dhe Durrësit, Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë 712, Repartit RENEA, Repartit të Mbrojtjes kundër Zjarrit, Emergjenca Civile, si dhe Reparti i Avari-Shpëtimit në Miniera, bashkë me qytetarët e zonës kanë bërë të mundur evakuimin me shpejtës të madhe të të plagosurve dhe sjelljen e tyre në spitalet e Tiranës dhe të Durrësit.

    Një solidaritet i madh ndërkombëtar i është shprehur sot qeverisë shqiptare dhe Shqipërisë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Komanda e Forcave Amerikane në Europë, ambasada e SHBA-ve, të cilët kanë shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për t’i dhënë një ndihmë të gjithanshme vendit për kapërcimin e kësaj situate. Ndihmë bujare ka ofruar Mbrojtja Civile e Forcave të Armatosura të Italisë. Qeveria greke ka ofruar sasi të mëdha njësish gjaku dhe avionë sanitarë për të ndihmuar dhe transportuar të plagosurit. Po kështu edhe qeveria italiane. Solidaritet ka shprehur qeveria gjermane, me anë të një letre të ministrit Shtajnmajer, Presidenti dhe Kryeministri i Kosovës, Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë, qeveria spanjolle, qeveria kroate, OSBE-ja, PNUD-i, Komisioni Europian dhe përfaqësia e tyre në Tiranë, Këshilli i Europës dhe shumë vende të tjera mike, për të cilën në u jemi shumë mirënjohës. Ne u përcjellin familjeve të viktimave, ngushëllimet e tyre. Ministri i Jashtëm i Francës Kushner më kërkoi që, në emër të tij dhe të Presidentit Sarkozi, të ngushëlloj familjet e viktimave. Po kështu Kryeministri i Greqisë, Maqedonisë, ambasada e Italisë, Turqisë, Zvicrës dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare.

    Kam vendosur që me vendim të Këshillit të Ministrave ta shpallim zonën, “Zonë të fatkeqësisë”, të ngremë një komision ndërministror, të kryesuar nga kryeministri, për të ndjekur çdo minutë ngjarjen, për të bërë të gjitha vlerësimet, për të marrë të gjitha masat së pari, për mjekimin e të plagosurve dhe për të bërë çdo gjë për shpëtimin e jetës së tyre dhe së dyti, për të riparuar në një kohë sa më të shkurtër dëmet e mëdha dhe serioze të krijuara në zonën e fatkeqësisë nga eksplozioni jashtëzakonisht i fuqishëm, vala goditëse e të cilit tejkaloi dhe Tiranën dhe është dëgjuar pothuajse në të gjithë vendin si një ushtimë.

    Deri tani janë identifikuar emrat e 3 viktimave: Rajmonda Tudi, 40 vjeç, Mehmet Hoxha, 59 vjeç, Jetmir Kolloshi, 19 vjeç, ndërsa dy nga viktimat janë ende të paidentifikuara. 4 prej tyre janë gjendur në vendin e shpërthimit dhe një tjetër më tutje.

    Pyetja: A mendohet se ka shtetas të huaj në këtë fabrikë dhe nëse ka ndonjë detaj lidhur me këtë kompani e çfarë lloji është?

    Kryeministri . Së pari duhet të theksoj se ky nuk është numri përfundimtar i viktimave > ne kemi gjetur listën e punëtorëve që kanë qenë të pranishëm sot në fabrike. Shtabi ka mbledhur nga ora 4 të gjithë kryepleqtë e fshatrave dhe të lagjeve mbi bazën e listës u ka kërkuar atyre të verifikojnë banorët. Janë në verifikim e sipër, nuk mund të them se numri i viktimave është ky që dhashë, mund të ketë edhe të tjerë. Tani është natë dhe është shumë e vështirë që të vazhdohet më tutje në zonën e shpërthimit, pasi shpërthimet vazhdojnë ende. Nesër herët ne do të fillojë përsëri operacioni i kërkim shpëtim it dhe do të bëhet çdo gjë për një kontroll të imtësishëm të zonës. Lidhur me kompaninë , kjo është “Southern Ammunition Company” me bazë në Karolinën e Jugut, e licencuar për zbërthim të municioneve , pra është një kompani e këtij profili, e certifikuar sipas rregullave të certifikimit të tyre dhe nuk ka patur asnjë të huaj në këtë fabrikë.

    Pyetje: Zoti Kryeministër sipas informacioneve që keni ju të gjithë punëtorët janë shqiptarë. A ka ndonjë informacion pse kanë qenë të punësuar fshatar të zonës dhe jo ekspertë, midis tyre dhe shumë fëmijë minorenë.

    Kryeministri: Nga informacionet që kam unë, këta janë punëtorë të trajnuar, të cilët janë kualifikuar nga kjo kompani, për këtë proces. Së dyti nuk kam informacione se ka fëmijë të punësuar. Ne kemi listën dhe mbi bazën e kontrollit të parë të listës, nuk rezulton se ka patur fëmijë të punësuar. Mund të ketë pasur 18-19 vjeçarë, por sidoqoftë një verifikim më i hollësishëm do të bëhet. Lista është e plotë. Kanë qenë 121 punonjës në fabrikë.

    Pyetje Zoti kryeministër, cila është arsyeja e eksplozivit dhe armëve që ndodhen në të ashtuquajturat tunelet e kësaj fabrike dhe sa rrezikohet realisht kryeqyteti në rast se shpërthimet vazhdojnë?

    Kryeministri: Sipas ekspertëve eksplozionet e mëdha kanë ndodhur . Ata japin garanci se nuk ka vend për eksplozione të tjera të mëdha. Të vogla po. Sasia më e madhe e tyre ka eksploduar në shpërthimin e dytë. Kështu që nuk pritet sipas ekspertëve të ketë një eksplozion të tretë të fuqishëm.

    Pyetje: A kanë shkuar strukturat shtetërore në tunelin ku ka ndodhur ngjarja .dhe sa janë të mbijetuarit?

    Kryeministri: Forcat e xhenios dhe të ndërhyrjes së shpejtë, e vërteta është dhe ministrat janë futur deri në 10 metra afër kraterit. Forcat e emergjencës civile, të ndërhyrjes së shpejtë dhe të xhenios, kanë tërhequr katër kufoma dhe disa të plagosur. Janë gjetur në një tunel shumë afër rreth 25 vetë të tjerë, kryesisht fshatare të Gërdecit, të cilët pas shpërthimit të parë janë strehuar në tunelin e parë që kanë gjetur për ti shpëtuar ndonjë shpërthimi tjetër. Në vendin e fabrikës, sipas të dhënave të deritanishme nuk ekziston një tunel, por deformimi është kaq i madh nga krateri saqë nuk përjashtohet mundësia që ndonjë tunel tjetër më afër të jetë tani pjesë e kraterit sepse janë zhvendosur qindra e mijëra tonelata dhe duke krijuar sipas tyre një kriter shumë të madh eksplozivi. Ky eksplozion ka pasur drejtimin kryesor poshtë, drejt tokës.

    Pyetje: Të çfarë përmasave?

    Kryeministri: Përmasat e kraterit janë shumë të mëdha, shumë të thella. Nuk mund të flas me siguri se krateri i përket zonës së fabrikës. Nuk bëhet fjalë për zonën civile, sepse aty dihet, një shtëpi që ka qenë afër ajo është dëmtuar rëndë. Nuk ka viktima nga familjarët. Krateri është shtrirë në krahun tjetër, jo në zonën e banuar.

    Pyetje: Shumica e të vdekurve janë punëtorë ?

    Kryeministri: Po. Deri tani, sipas të dhënëve që kemi, nëse ka një numër më të madh se pesë deri tani, ata janë punëtorë, por një verifikim paraprak absolutisht nuk mund ta marr të sigurt, por në një raportim të kryepleqve që kanë marrë listën e punëtorëve, ata informojnë se verifikojnë në tërësi përveç këtyre të pestëve, por ju lutem që këtë nuk duhet ta merrni përfundimtare , sepse duhet të ketë një përgjegjësi të madhe në këtë raportim. Ky ëhstë raportimi i fundit që kanë bërë ata dhe uroj që të jetë i vërtetë.

    Pyetje: Në 7 maj të viti 2006 ka ndodhur një ngjarje e ngjashme , por në përmasa shumë më të vogla. Si ka mundësi që po ndodhin kaq shumë aksidente në depot e municioneve?

    Kryeministri: Një nga problemet më madhore të këtij vendi është municioni. Nuk është sekret që ne disponojmë mbi 100 mijë ton municione. Këtu bashkë me ministrinë e Mbrojtjes, katër muaj më parë, një kompani konsulence jashtëzakonisht kompetente, e cila na ka asistuar në të gjithë reformën e forcave të armatosura, i kemi kërkuar të na bëjë master-planin e dislokimit të ushtrisë shqiptare, e cila kaloi nga një ushtri me 360 mijë anëtarë të saj , dikur para 15 vitesh, në një ushtri prej 14 mijë ushtarë dhe oficerë tërësisht profesioniste. Kjo kompani ka bërë një punë të shkëlqyer dhe ka dorëzuar këto dy ditë një ekspoze, me të cilën është njohur dhe Presidenti i Republikës. Ne do të marrim në vazhdim vendimet përfundimtare për dislokimin e forcave tona atje. Kjo kompani si problemin më shqetësues ngre problemin e municioneve, i cili është i shtrirë në dhjetëra depo në të gjithë vendin. Një nga rekomandimet është zbërthimi i tyre, rekomandim tjetër është eksplodimi i tyre, apo dhe djegia e tyre. Ne do të marrim vendimet. Ne së demolomi i tyre është një praktikë e zakonshme, me këto që ndodhën sot ne do të përpiqemi të gjejmë metodë tjetër, por nuk është thjeshtë, sepse po kaq i rrezikshëm , është transporti i tyre, janë municione 40 apo 50 vjecare, të cilat absolutisht, në asnjë rrethanë nuk të garantojnë në transport të sigurt. Ne morëm dokumentin, do ta shqyrtonim, duke përcaktuar dhe rrugën më pak të rrezikshme, sepse të parrezikshme nuk ka po të kemi parasysh këtë sasi prej 100 mijë tonësh, të cilat po u transportuan duhet të transportohen me kamion. Është jashtëzakonisht e vështirë , për të mos thënë e pamundur për të lëvizur në zona të pabanuara, sepse mund të kalojnë në zona të banuara. Pra përbën një problem të cilin ne do ta konsultojmë edhe me miqtë tanë dhe aleatët, për ti dhënë përgjigjen më të shpejtë të mundshme.

    Pyetje: Zoti kryeministër, si ka mundësi që kompania amerikane të kontraktojë një kompani shqiptare, kur dihet që problemi në këtë fabrikë çminimi ka qenë kaq i madhe dhe pyetja e dytë a vazhdon të mbetet versioni se atje ka ndodhur një gabim njerëzor?

    Kryeministri: Çdo kompani e huaj pa asnjë përjashtim, përgjithësisht punon me kompani vendase, pasi u japin të gjithë kualifikimin e nevojshëm. Ata kanë çmontuar rreth 6 mijë apo 8 mijë ton municion. Nuk mund të them se kemi të bëjmë me gabim njerëzor, sigurisht që nuk mund ta përjashtoj një gabim të tillë, gjithashtu, nuk përjashtoj një aksident në momentin e çmontimit ne heqjen e djegores, apo ndonjë gjë tjetër, si dhe nuk përjashtohet mundësia që djegoret e predhave të vjetra të vetëeksplodojnë, sipas vlerësimit që kanë bërë ekspertët e shqiptarë dhe të huaj, jo për këtë rast, por në përgjithësi për municionin shqiptar.

    Pyetje: Ka disa informacione që vijnë në mënyrë shumë kontradiktore, Ministri i mbrojtjes Mediu kishte dhënë lajmin që kjo anë ishte rrezikshme dhe një javë më parë unë isha vetë në vendngjarje dhe dëgjova nga disa banorë që aty kishte patur disa shpërthime të vogla spontane. A kishit informacione ju për këto shqetësime që kishte ngritur ministri i mbrojtjes? Dhe meqenëse ju jeni në dijeni të kësaj sasie të madhe lëndësh plasëse që ndodhen a mund të dimë me saktësi se ku janë këto vende dhe a do të bëni ju evakuimin e banoreve që gjenden në këto zona?

    Kryeministri: Nuk ka asgjë sekrete për këto zona. Harta e tyre fillon nga Mjeda dhe përfundon në Skrapar ose Gjirokastër. Ne e kemi problem kryesor. Ka disa programe për këtë. Ka një program në kuadrin e NATO-s që ecën në djegie me zbërthim. Ka një program tjetër , i cili u mbyll me ndihmën e qeverisë amerikane, në të cilin janë investuar jo më pak se 1 milion dollarë për procesin e shkatërrimit të municionit. Ka qenë ky program, mbi baza kompanie private për demolim që e përdorin dhe vende të tjera. Ne na janë sugjeruar disa praktika, njëra prej të cilave është demolomi, tjera është eksplodimi i tyre, futja a tyre në ndonjë tunel dhe eksplodimi, djegia në një vend të mbrojtur. Një gjë është e sigurt që Shqipëria duhet të çlirohet prej tyre. Rekomandimi ka qenë që të çlirohet brenda viti 2010 sepse sasia është kolosale. Do të bëjmë çdo përpjekje, sigurisht që kërkohet një shumë jo e vogël. Me 30 milion është demoluar një sasi që nuk është as një e dhjeta. Natyrisht ne me miqtë tanë do të studiojmë se cilën rrugë të ndjekim, duke zgjedhur atë më pak të rrezikshme dhe më të shpejtë, të çlirimit të vendit nga këto stoqe të rrezikshme.

    Pyetje: Zoti Berisha në ekspozenë tuaj të fillimit ju përmendët solidarizimin jo vetëm të qytetarëve shqiptarë, por edhe të aleatëve, të NATO-s, të KE-së, SHBA-ve, por mund të keni ju një parashikimi politik në se kjo ngjarje që konfirmon pasigurinë ushtarake të Shqipërisë, mund të ndikojë tek marrja e ftesës për anëtarësim në NATO.

    Kryeministri: Jam dakord që kjo ngjarje dëshmon për një pasiguri në municionet e vjetruara dhe dëshmon gjithashtu që Shqipëria ka një problem me municionet, por më duhet të them se ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe në vendet anëtare të NATO-s, kështu që ky është një aksident i rëndë, në një proces të një kompanie të demolimit dhe në një proces që përdoret rëndom për të shkarkuar municionet. A ishte gabim njerëzor apo ishte eksplozion nga vjetërsia e municionit, apo aksident në makinerinë që po realizonte heqjen e djegores. Shpresoj se këto gjëra mund të vërtetohen sepse një pjesë e punëtorëve kanë qenë brenda në fabrike , të cilët mund të na e qartësojnë më shumë situatën. Një gjë është e sigurt që eksplozioni ka ndodhur në fabrikë dhe jo jashtë saj. Nuk besoj se kjo do të ndikojë, pasi aksidente të tilla u kanë ndodhur dhe vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve shumë më të modernizuar me sisteme kontrolli shumë herë më të fuqishme se sa Shqipëria. Ky aksident i rëndë shumë për mendimin tim bën që Shqipëria të kërkojë një rrugë alternative dhe jo zbërthimin për likuidimin e sasive kolosale të municioneve qe disponon.

    Pyetje: A do të mbajë përgjegjësi ministri i mbrojtjes për këtë ngjarje dhe a mendoni se dikush duhet të japë dorëheqjen?

    Kryeministri: Së pari kjo ngjarje ashtu si çdo ngjarje tjetër do ti nënshtrohet një hetimi të plotë dhe unë mendoj se i duhet lënë hetimit për të përcaktuar të gjitha përgjegjësitë, ;por një gjë është e sigurt që ministria e mbrojtjes ka pasur vetëm një detyrë në të gjithë këtë proces, transportin e municionit në zonën e demolimit, nuk ka pasur asnjë tagër tjetër në procesin e zbërthimit. Ka qenë një proces tërësisht privat dhe pa asnjë lloj pjesëmarrje të ministrisë së mbrojtjes.

    Pyetje: Para një viti një ngjarje e tillë pak a shumë ka ndodhur dhe në Sllovaki. Dikur dhe Sllovakia ashti si Shqipëria ka qenë vend i Traktatit të Varshavës dhe mesa duket bëhet fjalë për armë të prodhimeve të atyre viteve. Këto ngjarje po ndodhin dhe çfarë duhet marrë si eksperiencë për faktin se Shqipëria ka nevojë ti asgjësojë tashmë këto armë?

    Kryeministri Berisha: Këto nuk kanë ndodhur vetëm në Sllovaki, kanë ndodhur dhe në vende të tjera. Tani fatkeqësia është te dera jonë dhe nuk mund të ketë më ndonjë problem tjetër. Por, edhe një herë them se për Shqipërinë municioni i rrezikshëm përbën një problem madhor me të cilin ne duhet të shpejtojmë të gjitha ritmet për likuidimin e tij. Se cila do të jetë rruga e likuidimit, ajo do të përcaktohet. Njëra nga këto rrugë që ndjekim është një rrugë legjitime, është një rrugë të cilën ne e kemi bërë vetë me fondet tona, e kemi bërë me ekspertizën e vendeve mike, e kemi bërë dhe e bëjmë me ndihmën e organizatave ndërkombëtare. Pra, është një rrugë e njohur që ndiqet por mosha e municionit në Shqipëri, sipas raportit që unë kam marrë dje nga kompania kryesore që na asiston ne në reformën e Forcave të Armatosura, është realisht shqetësuese. Do të imponojmë alternativa të tjera të shkatërrimit sa më të shpejtë. Kjo mënyrë nuk është e shpejtë sepse ka një vit dhe ka zbërthyer rreth 6-7 mijë ton, ndërsa kontratën e ka patur për 10 mijë ton.

    Pra por të nisim me këtë poçes do të duhen shumë e shumë vite, ndaj do të kërkojmë një rrugë më të shpejtë të likuidimit të këtyre municioneve.

    Zoti Kryeministër, me këto masa të ulëta sigurie në vend a i qëndroni ende idesë për ndërtimin e centralit bërthamor?

    Kryeministri Berisha: Këto masa të ulëta sigurie janë një trashëgimi për fat të keq. Ato që do të ndërtojmë ne jenë krejtësisht tjetër. Nuk kemi ne atë strategji të popullit ushtarak që shpërndante municione dhe ushtrinë në katër anët e vendit. Ne kemi një strategji krejtësisht tjetër, strategjinë e përqendrimit dhe të depove në fare pak pika, plotësisht dhe thellësisht të kontrolluara. Gjendja është një gjendje që përbën një problem shumë madhor që me emergjence nuk mund të zgjidhet.

    • gene
    • Posted March 16, 2008 at 1:00 PM
    • Permalink

    Përfundoi Projekti i Asgjesimit të Municioneve të Rënda

    12 dhjetor 2007

    Sot paradite, në mjediset e Hotel “Sheraton” në Tiranë u zhvillua ceremonia e përfundimit të Projektit të Asgjesimit të Municioneve të Rënda.

    Në këtë veprimtari mori pjesë ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, zv.ministri i Mbrojtjes Petrit Karabina, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së gjeneral lejtnant Luan Hoxha, gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, të Shtabit të Përgjithshëm dhe të strukturave të tjera të Forcave të Armatosura.

    I pranishëm ishte gjithashtu zv.asistenti i Sekretarit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Reduktimin e Rreziqeve, Kontrollet e Eksporteve dhe Negociatave, ambasadori Donald A. Mahley, ambasadori i SHBA-së në Tiranë John Withers II, atashe ushtarakë dhe përfaqësues të tjerë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, komandanti i Shtabit të NATO-s në Tiranë gjeneral brigade Anastasios Rintis, si dhe mjaft të ftuar të tjerë.

    Duke marrë fjalën në këtë aktivitet, ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu theksoi se, sot festojmë kurorëzimin me sukses të një projekti të rëndësishëm, të vështirë e të kushtueshëm, atë të asgjësimit të municioneve të rënda. Kjo është një ditë e veçantë për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Ministrisë sonë të Mbrojtjes dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, për sigurinë e vendit dhe të rajonit. “Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Mbrojtjes, ka vijuar Ministri Mediu, e ka konsideruar në vazhdimësi procesin e demilitarizimit dhe asgjësimit të armëve të shkatërrimit në masë si një kontribut tejet të vyer që ajo i jep paqes dhe ndërtimit të frymës së mirëbesimit dhe fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit në rajonin tone”.

    Duke folur për rëndësinë e Projektit të Asgjësimit të Armëve të Rënda, zoti Mediu theksoi se ky projekt mund të konsiderohet i suksesshëm në disa plane: nën drejtimin ekspert të grupit të SAIC-ut, ky projekt jo vetëm ka siguruar teknologji të re për skuadrat tona të EOD-së, (të asgjësimit të lendëve shpërthyese), ka punësuar ushtarakë të dalë në lirim dhe ka ulur kostot e ruajtjes së municioneve, por u ka transferuar ushtarakëve tanë ekspertizën e duhur për të vijuar punën edhe në të ardhmen. Në këtë mënyrë ky bashkëpunim ka vendosur një standard të ri për projektet e përbashkëta në Shqipëri. Ky projekt flet për ripërtëritje dhe ndryshim. Ripërtëritje në bindjen tonë se përpjekjet e përbashkëta dhe bashkëpunimi me aleatët do të jenë në bazë të vizionit dhe të ardhmes sonë në NATO. Ky ndryshim flet për më shumë siguri në vend e në rajon, për një të ardhme në mirëbesim e bashkëpunim. “Kjo arritje është edhe një herë shprehje e qartë e politikës amerikane për një Ballkan e botë të sigurtë, – ka theksuar më tej Ministri Mediu,- është manifestim i pastër i mbështetjes amerikane për Shqipërinë dhe e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona. Ajo është njëherazi edhe shenjë e qartë e seriozitetit dhe vendosmërisë së qeverisë shqiptare për të ardhmen e saj të integruar në NATO dhe BE, veçanërisht tani që jemi në prag të marrjes së ftesës për anëtarësim, por edhe e vizionit të pandryeshueshëm për më shumë paqe, siguri e stabilitet në Ballkan e botë”.
    Në përfundim, ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka përgëzuar edhe një herë të gjithë ata që mundësuan përfundimin me sukses të kësaj ndërmarrjeje të madhe, bashkëpunëtorët tanë amerikanë dhe ushtarakët shqiptarë, të gjithë ata që ishin nismëtarë, mbështetës dhe protagonistë të kësaj arritjeje të madhe e të përbashkët.

    Ndërsa zv. zv.asistenti i Sekretarit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ambasadori Donald A. Mahley, pasi paraqiti shkurtimisht disa nga arritjet e shënuara në këtë Projekt, theksoi se Projekti i Asgjesimit të Municioneve të Rënda është shëmbull i një realizimi më të shpejtë, më të lirë dhe dhe, ç’është më e rëndësishmja, e realizimit me një siguri të plotë dhe kjo është shumë unike. Shqipëria është një vend që ka bërë dhe bën përpjekje të admirueshme për shkatërrimin e municioneve të tepërta, duke e bërë ambjentin e saj më të pastër dhe më të sigurtë për të jetuar qytetarët e vet.

    “Ky Projekt, ka vazhduar më tej zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, është një model dhe njëherazi shërben si model edhe për projektet e tjera që do të ndërmerren në të ardhmen për shkatërrimin e armatimit dhe municionit të tepërt në Shqipëri”. Duke e parë realizimin e këtij projekti në këndvështrimin ndërkombëtar, theksoi më tej Ambasadori Mahley, ju sillni kredenciale të forta në kërkesën tuaj për anëtarësimin në NATO.

    Në fund të fjalës së tij, ai falenderoi drejtuesit kryesor të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm, të cilët i kanë dhënë mbështetje të fuqishme këtij projekti, si dhe të gjithë ushtarakët aktiv dhe në rezervë që kontribuan drejtpërsëdrejti për realizimin në kohë dhe pa asnjë pasojë negative të tij.

    Në këtë ceremoni foli edhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë, John Withers II.

    Projekti i Asgjesimit të Armëve të Rënda është zbatuar në bazë të “Marrëveshjes Teknike” midis Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili i detajuar në programin e përbashkët me kompaninë kontraktore SAIC filloi zbatimin në maj 2007 dhe përfundoi në dhjetor 2007.

    Në përfundim të këtij projekti u asgjesuan 2772 ton municione detare dhe të aviacionit, 5781 mina detare dhe bomba aviacioni, 307 silura, 39785 djegore dhe detonatorë, gjithësej mbi 46 mijë artikuj. Nga asgjesimi i municioneve u dogjën 701 ton eksploziv TNT, duke bërë të mundur të përfitohen 1875 tonë skrap për shitje dhe të reduktohen 11 grupdepo municionesh që nga Gjadri, Porto Romano, Kuçova, Pashalimani, Sazani dhe deri në Sarandë, disa prej të cilave ishin pranë qendrave të banuara dhe përbënin një rrezik eminent për banorët e tyre.

    Projekti i Asgjesimit të Armëve të Rënda u realizua nga kompania SAIC dhe nga kontributi i Forcave tona të Armatosura. Në të u aktivizuan edhe 107 ushtarakë në rezervë dhe një numër i konsiderueshëm punonjësish civilë, të cilët u inkuadruan pranë Qendrës Kombëtare të Demilitarizimit (NDC). Në realizimin me sukses të këtij projekti u fut një teknologji e re dhe u aplikuan standarde të reja në procesin e asgjesimit të municioneve të rënda, të cilat rritën sigurinë dhe rendimentin në punë.

    Në fund të ceremonisë për ushtarakë dhe punonjës civilë të dalluar në realizimin me sukses të këtij projekti u shpërndanë medalje të akorduara nga Ministri i Mbrojtjes, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së dhe komandantët e njësive ushtarake që u angazhzhuan në këtë proces të rëndësishëm.

    http://www.mod.gov.al/index.php?crd=0,0,0,0,0,1,Lng1

    • gene
    • Posted March 16, 2008 at 1:04 PM
    • Permalink

    deri tani:

    kryeministri thote se kete pune po e benin ata te shoqerise amerikane
    perfaqesuesi i kesaj shoqerie ka deklaruar se kishin mbaruar qe ne dhjetor .

    • gene
    • Posted March 16, 2008 at 1:06 PM
    • Permalink

    Nese eshte e vertete qe firma amerikane kish mbaruar projektin, kush po punonte, mbi c’baze, me ke i kish kontratat?

    • gene
    • Posted March 16, 2008 at 1:08 PM
    • Permalink

    Persa i perket kushteve te sigurise

    armatime te shtetit
    perpunuar nga nje kontraktor i shtetit
    ne nje fabrike te shtetit
    prane nje qendre te banuar

    Kush kontrolloi? kush duhet te kontrollonte?

    • gene
    • Posted March 17, 2008 at 10:48 AM
    • Permalink

    interviste e ministrit te mbrojtjes per zerin e amerikes

    [video src="http://www.voanews.com/mediaassets/albanian/2008_03/Video/wmv/Interviste_Mediu_03162008-vb%5B1%5D.wmv" /]

    • gene
    • Posted March 17, 2008 at 11:23 AM
    • Permalink

    Autoritetet shqiptare premtojnë hetim të hollësishëm të shpërthimeve në Gërdec
    Ilirian Agolli
    17-03-2008

    Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha thotë se qeveria e tij po përdor të gjitha burimet për të ndihmuar viktimat e shpërthimeve masive të depos së municioneve pranë Tiranës të shtunën, që shkaktuan vdekjen e të paktën nëntë personave. Nëntë persona të tjerë ende figurojnë të humbur. Kërkimi për ta po përparon ngadalë, pasi predha të artilerisë janë përhapur në një perimetër të gjerë.

    Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi kërkoi një hetim të hollësishëm mbi shkaqet e shpërthimit të zjarreve në depot e çarmatimit të predhave në fshatin Gërdec pranë Tiranës. Zoti Topi deklaroi se mbi të gjitha vendosja e atij reparti pranë qendrave të banuara, autostradës dhe aeroportit ishte një veprim i pamenduar.

    “Ajo që ndodhi nuk lejon askënd që të justifikojë që operacione të tilla bëhen pranë zonave të banuara dhe pranë stacioneve strategjike sikurse është aeroporti, sikurse është superstrada. Këto janë gjëra të dukshme, janë gjëra shumë vizibël, që askush nuk ka të drejtë të thotë të kundërtën. Fakti tregoi, tragjedia tregoi që ky element presupozon një hetim të qartë, të thellë, transparent dhe këtë s’mund ta bëj unë, do ta bëjnë institucionet e specializuara”.

    Për hetimet e detajuara foli edhe Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama. Ajo deklaroi në një konferencë për shtyp se hetimet nuk do të lënë jashtë as zyrtarët përgjegjës dhe as dyshimet për një zjarr të qëllimshëm atje.

    “Në rast se do të ketë të dhëna, do të ketë fakte që lidhen zyrtarë të lartë, askush nuk ka pse të dalë jashtë kësaj përgjegjësie. Ligji nuk përjashton individë pavarësisht nga funksioni që kanë në qoftë se kanë bërë shkelje që kanë shkaktuar një vepër penale, kanë sjellë një pasojë të tillë”, tha ajo.

    “Duhet t’ju them që një nga pistat e tjera që është duke punuar grupi i hetimit lidhet me shpërdorimin e mundshëm të detyrës, apo konkurrencën e pandershme mes firmave që mund të kenë shkaktuar këtë ngjarje. Nuk mbetet jashtë pistave hetimore megjithëse është shumë e dhimbshme të themi, mundësia e një qëllimi kriminal dhe një dashje për këtë ngjarje”, shtoi zonja Rama.

    Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria shprehën gadishmërinë për çdo hetim dhe paraqitjen e çdo dokumentacioni që do të kërkojnë prokurorët gjatë këtij procesi.

    Kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmë se Shqipëria nuk do të merret më me zbërthimin e armatimeve ndonëse ruan në depot e saj që nga koha e diktaturës komuniste qindra-mijëra tonelata predha të llojeve të ndryshme.

    “Ne kemi pasur dy aksidente. Unë mendoj se nuk duhet të merremi më me çmontimin e këtij materiali. Do të hetohet problemi. Një hetim i plotë i kësaj katastrofe ka nisur nga prokuroria e vendit. Çdo dokument që t’i nevojitet asaj për të nxjerrë të gjitha përgjegjësitë do t’i bëhet disponibël sapo t’i kërkojë”.

    Shpërthimet e së shtunës plagosën gjithashtu të paktën 240 persona dhe shkatërruan qindra shtëpi rreth 10 kilometra larg Tiranës. Mijëra ndërtesa të tjera u dëmtuan. Nga shpërthimet ranë pemë dhe në zonë ka ende kafshë të ngordhura për shkak të copërave të predhave.

    Një repart dhe depot e tij 10 kilometra në afërsi të kryeqytetit shqiptar shpërthyen mesditën e së shtunës gjatë procesit të çmontimit të predhave.

    http://www.voanews.com/albanian/2008-03-17-voa1.cfm

    • gene
    • Posted March 17, 2008 at 11:24 AM
    • Permalink

    “…Asgjë më të rëndësishme se pastrimi i zonës së pari nga predhat dhe së dyti nga rrënojat nuk ka”, u shpreh Kryeministri Berisha

    • gene
    • Posted March 17, 2008 at 11:25 AM
    • Permalink

    Kryeministri Berisha: Po punohet paralelisht për zhdëmtimet dhe pastrimin e zonës së Gërdecit

    • gene
    • Posted March 17, 2008 at 11:26 AM
    • Permalink
    • gene
    • Posted March 17, 2008 at 2:02 PM
    • Permalink

    Ish presidenti Moisiu (ish gjenera e minister i mbrojtjes) thote (per tch) se gjithe cfare ndodhi mund te quhet se paku papergjegjshmeri per shkak te shkeljes se ligjeve dhe rregulloreve ushtarake.

    • gene
    • Posted March 17, 2008 at 2:34 PM
    • Permalink

    ministri i mbrojtjes dha doreheqjen

    • gene
    • Posted March 18, 2008 at 10:55 AM
    • Permalink

    Publikohen të gjitha detajet e kontratave që sollën procesin e çmontimit të predhave me më shumë se 300 viktima

    MEICO dhe SAC lidhin marrëveshjen por ajo shkelet haptazi duke shkaktuar edhe tragjedinë

    TIRANË- Kontratat e tragjedisë së Gërdecit janë dëshmia më e fundit e abuzimeve të kryera në procesin e çmontimit të municioneve të rënda ushtarake. Në dukje dy kontrata tepër të rregullta por që asnjë prej tyre nuk është zbatuar në praktikë. Ministria e Mbrojtjes ka bërë dje publikimin e tyre pas tre ditësh zvarritje por ato kanë zbuluar edhe abuzimet e shumta që kanë ndodhur. Duke nisur nga mënyra e çmontimit të predhave e deri tek siguria tepër e ulët, janë vetëm disa arsyet e tragjedisë që ka shkaktuar deri tani 16 të vdekur dhe 300 të plagosur. Publikimi më në fund i kontratave ka “nxjerrë zbuluar” edhe kryeministrin Berisha, i cili është fshehur për ditë me radhë pas faktit që çmontimi i predhave bëhej nga një kompani amerikane. Në kontratë është përcaktuar tepër qartë se firma amerikane do të marrë një nënkontraktor për të kryer punën e saj. Për këtë nënkontraktor qeveria shqiptare nuk ka asnjë të dhënë, nuk ka asnjë kontratë të lidhur dhe nuk di se çfarë personash punonin në këtë proces të rrezikshëm.

    Dy kontrata me vlerë rreth 2.2 milionë dollarë amerikanë dhe një listë e gjatë shkeljesh që i shoqëron. Kontratat janë firmosur nga drejtori i MEICO, Ylli Pinari dhe personi i deleguar i Southern Ammunitions Company, Patrick. C. Henry III. Kontrata e parë është lidhur më gjashtë qershor të vitit të kaluar dhe ka si qëllim shitjen e municioneve që do të kalojnë përmes procesit të demilitarizimit. Kontrata është për shitjen e 50 milionë e 100 mijë fishekë nga kalibri 12.7 mm deri tek ai 54 mm dhe vlera totale e saj është 1.611 milionë dollarë amerikanë. Ndërkohë kontrata e dytë është lidhur më 28 dhjetor 2007. Ajo ka një vlerë prej 582 mijë dollarësh amerikanë dhe parashikon demolimin e predhave me kalibër nga 20 deri 152 mm.

    Kontratat parashikojnë ngritjen e fabrikës së çmontimit në Gërdec të Vorës dhe një pjesë e territorit do të jetë nën kontrollin e forcave të përbashkëta. Ndërkohë i gjithë territori do të jetë në përdorim të firmës amerikane deri në përfundim të kontratës. Kjo pjesë e kontratës nuk është zbatuar asnjë herë pasi në vendin ku bëhej çmontimi nuk ka pasur asnjë roje ushtarake. Ka qenë një kompani private sigurie e paguar nga SAC dhe askush tjetër nuk ka pasur dijeni se çfarë ndodhte aty. Më pas në kontratë saktësohet se MEICO duhet të marrë përsipër transportin e municioneve deri në fabrikën që ndodhet në Gërdec. Më pas municionet merren në dorëzim nga firma amerikane dhe ajo mban përgjegjësi të plotë për to. Të gjitha shpenzimet që kanë të bëjnë me demolimin, transportimin e armatimeve si dhe kostot e tjera si qiraja e tokës e faturat e ujit dhe energjisë elektrike merren përsipër nga SAC.

    Municionet luftarake duhet të dorëzohen në Gërdec çdo ditë nga MEICO. Dorëzimi i tyre bëhet në prani të dëshmitarëve, të cilët verifikojnë edhe dokumentacionin përkatës. Një tjetër detyrë e MEICO është sigurimi i lejeve të punës për firmën amerikane si dhe punëtorët e saj. Por përveç dorëzimit të municionit çdo ditë nga ana e MEICO, SAC duhet të kujdeset që çdo ditë të hiqet baruti dhe tritoli. Predhat e çmontuara përmbajnë hekurishte për skrap, bronc, barut dhe tritol. Këto dy të fundit janë elementë tepër të rrezikshëm dhe për pasojë duhet të largohen çdo 24 orë nga vendi i demolimit. Sipas kontratës, eksplozivët duhet të dërgohen në magazina të veçanta, ruajtja e të cilave do të bëhet nën masa tepër të rrepta.

    Kushtet e sigurisë

    Një pikë e kontratave është ajo ku shpjegohen masat “tepër të larta të sigurisë”. “Demolimi i municionit do të bëhet në kushte tepër të larta sigurie, sipas specifikimeve teknike që kërkon ky proces”,- thuhet në kontratë. Por në realitet masat e larta të sigurisë përfunduan në një territor të rrethuar me llamarina, brenda të cilit punonin disa fshatarë të gjorë që nuk kishin asnjë dijeni për rrezikshmërinë e predhave luftarake. Këta janë edhe viktimat e tragjedisë. Sigurisht që dikush, ose më saktë shumë zyrtarë shtetërorë, duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë fakt.

    Specialistët amerikanë

    Kontrata parashikon edhe ndërtimin dhe instalimin e të paktën dhjetë vijave demilitarizimi dhe sigurimin e nga katër deri në dhjetë teknikëve që kanë si detyrë instalimin, supervizimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve. Në realitet punëtorët panë vetëm një herë ca “specialistë” që u dhanë këshillën e vlefshme: Mos pini duhan mbi barut!.

    Baruti dhe tritoli

    “Baruti dhe eksplozivë të tjerë nga çmontimi duhet të transportohen jashtë qendrës së çmontimit drejt magazinës së barutit ose eksplozivit sipas të gjitha rregullave teknikë të këtij procesi. Transportimi i barutit duhet të kryhet jo më pas se një herë në 24-orë”,- thuhet në kontratat e nënshkruara nga MEICO dhe SAC. Por punëtorët e mbijetuar të tragjedisë kanë deklaruar se baruti e tritoli që shpërthyen mesditën e së shtunës kishin ditë që ndodheshin aty, pa ndonjë magazinim të veçantë.

    Kompania amerikane mohon kontratën e dytë. Dyshohet se ajo është falsifikuar gjatë ditëve të fundit

    SAC: Nuk kemi lidhje me demolimin e predhave

    Përfaqësuesit e firmës amerikane “Southern Ammunition Company”, thanë dje se ata nuk kanë qenë të përfshirë në operacionin e fundit në fshatin Gërdec për çmontimin e municioneve. Të kontaktuar nga Zëri i Amerikës, përfaqësues të kësaj kompanie me qendër në Karolinën e Jugut, shpjeguan se kontrata me Ministrinë e Mbrojtjes të Shqipërisë ishte lidhur në prill të vitit 2007, për të çmontuar municione të kalibrit të vogël dhe kishte përfunduar në dhjetor të 2007. Kontrata, sipas tyre, përfshinte vetëm dhënien e pajisjeve dhe jo transport, ose personel, dhe vetëm për çaktivizimin e municionit të kalibrit të vogël. Zyrtarët e firmës thonë se aktiviteti i tyre është zhvilluar në fshatin Gërdec, aty ku ndodhi shpërthimi i të shtunës. Sipas zyrtarëve të kësaj firme, një operacion i dytë, filloi në janar të vitit 2008, për çmontimin e municioneve me kalibër të madh, por ky operacion nuk përfshinte kompaninë Southern Ammunition. Kompania, thonë zyrtarët e saj, nuk ofroi njerëz, teknologji apo pajisje për operacionin e dytë. Sipas zëdhënësit të saj, kjo firmë ka punuar me kompaninë lokale shqiptare, por vetëm për municionet me kalibër të vogël dhe jo për ato me kalibër të madh që filluan të çmontohen pas janarit. Ndërkohë kryeministri Berisha është justifikuar dje duke thënë se me këtë çështje është marrë vetëm Ministria e Mbrojtjes. “Kompania ka paraqitur një kërkesë me shkrim dhe se disponojmë kërkesën me shkrim të kompanisë për një kontratë të re për çmontim municionesh. Përveç kësaj kërkesë, Ministria e Mbrojtjes disponon dokumentin apo kontratën e firmosur, siç thotë drejtoria përkatëse e marrëdhënie tregtare, me kompaninë në fjalë. Të themi tani që këto të jenë falsifikuar të tëra unë më duket një gjë jashtë të gjitha… megjithatë, ka një hetim nga prokuroria e vendit, e cila po punon dhe do të punojë për zbardhjen e plotë të të gjitha përgjegjësive. Ministria e Mbrojtjes ka afruar dhe do të ofrojë çdo dokument që nevojitet, dhe jo vetëm prokurorisë, por edhe medieve”,- tha kryeministri Berisha. Ai ia ka hedhur të gjitha fajet Ministrisë së Mbrojtjes dhe firmës MEICO. “Nuk kam pasur asnjë dijeni për nënkontraktimin dhe kryeministri nuk ka dijeni për asnjë nga kontraktorët. Nëse i referohemi ligjit të ri të prokurimit publik, ligj i ri i prokurimeve publike i ka hequr çdo të drejtë Këshillit të Ministrave që të sillet si autoritet kontraktues kolektiv. Në asnjë rast kryeministri dhe KM nuk ka dijeni për nënkontraktorët, ka një rrethanë në të cilën kryeministri mund të ketë dijeni dhe kjo është kur vijnë ankesat, pasi atëherë kemi një departament të antikorrupsionit, kryeministri nuk ka dijeni për firmën kontraktuese”,- tha Berisha.

    Dyshimi për falsifikimin e kontratës së dytë

    Pikërisht kjo kontratë e dytë e lidhur me kompanisë shqiptare MEICO dhe “Southern Ammunition Company Inc”është tepër e dyshimtë. Ajo është firmosur nga Ylli Pinari dhe Patrick. C. Henry III, ashtu si dhe kontrata e parë. Por përveç faktit që kjo kontratë është mohuar nga pala amerikane, edhe firmat që ndodhen në të janë disi të dyshimta. Firma e Ylli Pinarit është e njëjtë në të dyja faqet ndërsa ajo e Patrick. C. Henry III është krejtësisht e ndryshme. Edhe me sy të lirë mund të dallohet shumë lehtë ndryshimi mes dy firmave. E nënshkruar më 28 dhjetor të vitit të kaluar, kjo kontratë nuk tregon vendin se ku është bërë firmosja.
    http://www.shekulli.com.al

    • gene
    • Posted March 18, 2008 at 11:04 AM
    • Permalink

    http://www.qpz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2007/PDF-2007/34-2007.pdf

    vkm nr 138 per proceduren e trajtimit te armeve te hequra nga perdorimi

    • gene
    • Posted March 19, 2008 at 1:50 PM
    • Permalink

    Gërdeci – nuk do të zgjas 3 ditë
    17

    03

    Autori: Edi Rama ne kategorine Politika Blog

    Gjëja më e lehtë do të ishte që, qysh sekondën e parë pas shpërthimit, unë të tregoja me gisht Kryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes si përgjegjës të drejtëpërdrejtë për shpërthimin që tronditi botën duke marrë jetë të pafajshme burrash, grash e fëmijësh, duke shkatërruar familje e prona, duke vrarë ëndrra e shpresa, jo vetëm mes fatkeqëve të Gërdecit, po edhe mes të gjithëve ne, shqiptarëve, të kthyer befasisht vite të tëra mbrapsht.

    Por, hapja në mes të mortit të madh e një procesi politik të rradhës për katastrofën e rradhës, ndërkohë që ende kufomat janë rrugëve dhe djem nënash të veshur policë e ushtarë janë ende duke nxjerrë të vdekurit prej kraterit që hapi papërgjegjshmëria ekstreme e një qeverie të paaftë e të korruptuar deri në palcë, do të ishte vijimi i traditës së shëmtuar të politikës së vjetër, e cila gjithnjë ka bërë rolin e hienës, duke shfrytëzuar me epsh shtazarak fatkeqësitë, vdekjet, mbytjet e përmbytjet, për të nxjerrë përfitimin mjeran politik të rradhës, pa lejuar që e vërteta të zbardhet deri në fund, llogaritë të bëhen deri në fund, përgjegjësitë të dalin deri në fund.

    Për shkak të kësaj politike të vjetër që nuk është udhëhequr kurrë nga drita e arsyes, po vetëm nga instikti i luftës, nuk është prirur kurrë drejt ndërtimit të shtetit po vetëm drejt marrjes së pushtetit, nuk është menduar kurrë për shkaqet përpara se të flasë po vetëm ka vënë ulërimën pa pyetur për pasojat, ne jemi sërish dëshmitarë të një tragjedie që askush nuk e imagjinonte.

    Për shkak të kësaj politike të vjetër që për 17 vjet rresht e ka kthyer papërgjegjshmërinë në instrument suksesi aty ku gjithkush do të dështonte në cdo shoqëri demokratike dhe mënyrë mbijetese politike atëherë ku gjithkush do të largohej nga skena në cdo vend normal demokratik, ne sot mund të bëjmë një bilanc lufte në të vdekur e të plagosur gjatë këtyre 17 vjetëve, po zor se mund të numërojmë qoftë edhe një politikan që ka marrë apo mbajtur përgjegjësi për dhjetramijëra burra, gra e fëmijë, të cilëve Shqipëria demokratike e proceseve të integrimit në BE e në NATO u ka fikur jetën apo u ka marrë nënën, babanë, motrën, vëllanë, vajzën e djalin, shtëpinë e katandinë, pronën e ardhmërinë, nëpër fatkeqësi jonatyrore e për shkaqe që nuk lidhen me Zotin po me pasigurinë e kudondodhur në këtë vend pa shtet.

    Për shkak të kësaj politike të vjetër që për 17 vjet rresht s’ka ditur të garantojë jetën e pronën, s’ka dashur të dallojë të moralshmen nga imoraliteti, s’ka mundur të ndajë papërgjegjshmërinë e paaftësinë nga detyrimet kushtetuese e meritat reale, duke e kthyer këtë vend në një tokë të minuar me padrejtësi e korrupsion, ne sot s’arrijmë të numërojmë dot më viktimat e vdekura e të gjalla të këtyre minave sociale që plasin cdo ditë nëpër Shqipëri, të cilat kjo qeveri e papërgjegjshme, e paaftë, e korruptuar si asnjë tjetër më parë, që është kthyer në një agjenci funeralesh e shpërblimesh për familje të vdekurish në punë, në rrugë, në festë, ka pafytyrësinë t’i vrasë për së dyti me justifikime në vend të dorëheqjeve, me gënjeshtra në vend të transparencës, me përpjekjen e rradhë për të mbijetuar politikisht në vend të detyrimit për t’u përgjigjur ligjërisht.

    Ne, opozita e sotme e Shqipërisë nuk bëmë atë që opozita e deridjeshme ka bërë në këtë vend me ulërima, akuza e shpifje sa herë që hija e viktimave të pafajshme ka rënduar kuptimplotë mbi supet e qeverisë. Ne nuk shtuam konfuzionin e panikun me krismat e politikës së vjetër në orët e një tmerri që kërkonte gjakftohtësinë e përqëndrimin ektrem të të gjithë atyre mjekëve, policëve e ushtarëve në një fushë të vërtetë lufte. Ne i dhamë dorën e solidaritetit e të bashkëpunimit qeverisë së vendit për të krijuar kohezionin e domosdoshëm politik në orët e një emergjence që mund të dilte jashtë kontrollit në rast se politika do të merrej me veten e jo me të vdekurit e me të mbijetuarit.

    Por, për fat të keq, Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes, përgjegjësit e drejtëpërdrejtë të kësaj katrahure që jehoi në cdo cep të globit, na dhanë këto 48 orë një shfaqje të shëmtuar shfajësimi përmes justifikimesh që fyen inteligjencën e cdo shqiptareje dhe shqiptari, madje duke abuzuar edhe me vetëpërmbajtjen e medias, e cila tregoi gjatë orëve të jashtëzakonshme një përgjegjshmëri solemne që duhet të na mbushë të gjithëve me krenari për nivelin e saj të rritur ndjeshëm të sensit qytetar e profesional.

    Të gjithë ne, së bashku me shqiptaret e shqiptarët kudo që u ndodhën, ashtu si padyshim edhe të gjitha viktimat e kësaj tragjedie të pashembullt, ata që humbën jetën e ata që mbijetuan, meritonim shumë më tepër respekt nga ana e këtyre dy njerëzve, Kryeministrit e Ministrit të Mbrojtjes së vendit tonë, të cilët, fatkeqësisht, morën përsipër misionin e pamundur të shfajësimit të vetvetes, duke e trajtuar këtë barbari shtetërore thuajse si një fatkeqësi natyrore, ndërkohë që u takonte të qëndronin në detyrë vetëm e vetëm për të shmangur konfuzionin e mëtejshëm që mund të shkaktonin dorëheqjet e tyre të pashmangshme, sipas standarteve morale të cdo vendi të NATO-s e të Bashkimit Europian, ku, mos e dhëntë kurrë Zoti, për shkak të një vendimi qeverie do të ishte bombarduar një zonë e banuar m’u pranë aeroportit ndërkombëtar dhe kryeqytetit të vendit, do të kishin vdekur e ishin tretur a plagosur tërë këta qindra njerëz, do të ishin shkatërruar tërësisht mbi treqind shtëpi e shpërngulur po kaq familje, do të ishin dëmtuar mbi njëmijë banesa e do të ishte minuar një territor i tërë duke e bërë të pamundur kthimin e njerëzve në shtëpitë e tyre për së paku një vit.

    Që e vërteta të zbardhet deri në fund, që llogaritë të bëhen deri në fund, që përgjegjësitë të dalin deri në fund, që kjo tragjedi e pashembullt të bëhet pika e një kthese historike pas 17 vjet pësimesh të pakthyera në mësime dhe që politika shqiptare të mos bëjë politikë me vdekjen, duke u bërë përsëri varrmihëse e së vërtetës, unë i kërkoj Kryeministrit e Ministrit të Mbrojtjes të ndalojnë cdo deklaratë shfajësuese, të përfundojnë një orë e më parë fazën e emergjencës, duke garantuar plotësisht përcjelljen e trupave pa jetë në banesën e fundit si edhe asistencën logjistike e financiare të familjeve që kanë humbur shtëpitë, dhe pastaj të vënë menjëherë në dispozicion të Presidentit të Republikës dorëheqjen nga detyra.

    Dhe së dyti i kërkoj Ministrisë së Mbrojtjes të verë urgjentisht në dispozicion të të gjitha mediave dhe të opozitës të gjithë dokumentacionin që lidhet me të ashtuquajturën “fabrikë” të Gërdecit.

    Në emër të atyre që humbën jetën 48 orë më parë dhe të të gjithë atyre jetëve të humbura vit pas viti në fatkeqësi jonatyrore, për shkak të një shteti që prej 17 vjetësh nuk garanton sigurinë e jetës, unë, Partia Socialiste, e gjithë opozita shqiptare, së bashku me miliona shqiptarët e indinjuar nga kjo katrahurë, nuk do të lejojmë që kjo tragjedi të kalojë sic kanë kaluar, falë sherrit e shamatasë boshe të politikës së vjetër, të gjitha të tjerat.

    Pa asnjë dyshim unë nuk e kam harruar për asnjë cast se shpërthimi vullkanik i Gradecit ka ndodhur në vigjiljen e Samitit të Bukureshtit nga ku presim frytin e një përpjekjeje shumëvjecare për anëtarësimin në NATO. Por, më lejoni të shpreh bindjen time, si qytetar i Europës dhe si kryetar i opozitës së këtij vendi që pret ftesën për në NATO, se kjo është një arsye më shumë që ne t’u tregojmë edhe partnerëve tanë se jemi të gatshëm të vendosim standarte morale e të marrim përgjegjësi politike dhe ligjore si anëtarë të denjë të familjes euroatlantike. Dorëheqja e Kryeministrit dhe e Ministrit të Mbrojtjes do të ishin një kontribut i cmuar për të marrë ftesën, e kundërta do të ishte krejt jashtë parafytyrimit të partnerëve tanë e do të trashte në ditët në vijim një zullum që ende nuk ka filluar të shfaqet në sytë e mbarë opinionit publik.

    Kjo cudi nuk do të zgjasë tre ditë!

    http://blog.shekulli.com.al/2008/03/17/gerdeci-nuk-do-te-zgjas-3-dite/

    • gene
    • Posted March 19, 2008 at 2:04 PM
    • Permalink

    http://www.shekulli.com.al/news/45/ARTICLE/22508/2008-03-19.html

    Skandali, trafik municionesh në Gërdec
    Mer, 19 Mars 2008
    Lindita Çela

    + – E-mail Print PDF
    Komentet Komenti juaj

    Pamja e Gërdecit pas shpërthimit e marrë nga sateliti

    Çmontimi i municioneve në Gërdec, për të mbuluar tregtinë ilegale të fishekëve. Të gjitha dëshmitë e punëtorëve

    Punëtorët: Paketonim fishekë në arka të vogla. Trailera me targa të huaja i merrnin në mbrëmje

    Djaloshi që nuk i ka mbushur të 14-at, Arif Celami, nuk është i vetmi minoren që ka punuar në fabrikën e Gërdecit. Nga të gjitha dëshmitë e siguruara, nuk ka më asnjë dyshim se kanë qenë një dyzinë fëmijësh që shfrytëzoheshinnë fabrikën që mbolli vdekjen në fshatin 10 kilometra larg Tiranës. Por shfrytëzimi i minorenëve dhe mungesa e kushteve të sigurisë është vetëm maja e “ajzbergut” në aktivitetin e fabrikës. Paketimi dhe eksporti i fishekëve duket se ka qenë misioni primar i kompanisë së Mihal Delijorgjit. “Shekulli” ka mbledhur gjatë këtyre ditëve dhjetëra dëshmi të punëtorëve të fabrikës, nga të cilat mësojmë se një proces shumë i rëndësishëm, por disi i fshehtë në fabrikë ka qenë paketimi i arkave me fishekë, të ngarkoheshin në kamionë me targa të huaja mbrëmjeve dhe i drejtoheshin portit të Durrësit. Mëngjeseve, mbi 50 makina të ushtrisë kalonin përmes Gërdecit dhe shkarkonin municion në fabrikë, ndërsa mbrëmjeve, kamionë të tjerë të mëdhenj me ngjyrë të bardhë dhe me targa të huaja i çonin ngarkesat nëdestinacionin e duhur. Punëtorët thonë se Durrësi ka qenë pika e zbarkimit të trailerave, por nuk përjashtohej as Tirana, apo një pikë afër Fushë- Krujës.”Na thoshin se kamionët trasportonin barut apo edhe gëzhoja, por ne paketonim fishekë në arka të lehta, të cilat stivoseshin në fabrikë”,-thonë punëtorët.

    ——————————————————————————

    Në fabrikën e Gërdecit paketoheshin fishekë, të cilët i drejtoheshin portit të Durrësit.

    Bukurie Aliaj: Paketonim 270 arka me fishekë në ditë

    TIRANË- Bukurie Aliaj, një nga gratë e mbijetuara për shpërthimet e së shtunës rrëfen për “Shekullin” se puna e saj në fabrikën e Gërdecit nuk ishte çmontimi i predhave, por paketimi i fishekëve. Thotë se ka parë vdekjen me sy, gra që humbisnin gjymtyrët dhenjerëz që merrnin arratinë nga predhat që binin si shi mbi fshat.Bukuria pohon kushtet e vështira në fabrikë, ku punohej si në mesjetë dhe aktivitetin që zhvillohej ilegalisht, për sistemimin dhe paketimin e fishekëve.

    Bukurie, ku keni qenë ju kur ka ndodhur shpërthimi?

    Atë ditë kemi parë tmerr me sy. Shpërthimi disa herë na ka hedhur mbi 100 metrapërtokë dhe më ka ruajtur zoti që jam gjallë. Kam parë gra, fëmijë dhe plaka që ecninme vrap për të gjetur një strehë për të futur kokën. Gjithkund dëgjoheshin vetëm ulërima. Pleqtë mbetën prapa, nën predhat që binin si shi. Të gjithë u munduam të ndihmojmë njëri –tjetrin. Kam parë një grua që predha e hodhi përmbys dhe nuk e di nëse ka shpëtuar. Ndërsa një vajzë rreth të 18-taveka humbur dorën. Edhe pse e mbuluar nga gjaku, sërish vraponte. Në atë moment, njerëzit kanë braktisur shtëpitë dhe kanë marrë rrugën për në tunele apo edhe bunkerë. Pas nja 10 minutash ndodhi dhe shpërthimi më i madh, që përflaku gjithë zonën. Pas kësaj, i gjithë fshati u bombardua nga predhat, sikur po zhvillohej një luftë.

    Ju keni punuar në fabrikë?

    Po. Para 6 muajsh kam punuar aty, por e lashë sepse puna ishte shumë e lodhshme, pothuajse e papërballueshme. Unë kam punuar, kur në fabrikë bëhej çmontimi i fishekëve 12. 7 mm. Më pas e lashë dhe pse shkova aty për bukën e gojës. Fabrikaishte e vetmja mënyrë e punësimit dhe pothuajse i gjithë fshati ka punuar në këtë fabrikë.

    Cila ishte puna që ju kryenit?

    Unë hapja arka me fishekë,i zbrazja në tokë. Më pas i hiqja nga letra dhe i vendosnim sërish në arka. Më pas i dërgonim në depo, ku ishin edhe makineritë. Kishte dy të tilla në depo. Punonim me normëdhe nuk dilnim që aty pa e përfunduar. Grupi ishte mekatër vetadhe duhet të bënim270 arka me fishekë në ditë . Keni qënë të siguruar?

    Ku bëhej fjalë përt’u siguruar. Punonim nga mëngjesi në darkë për 12 mijë lekë në muaj.Kur nuk ke mundësi tjetër edhe këtë punë do ta bësh nga halli. Të gjithë aty ishin për bukën e gojës.

    Kush ju mori në punë?

    Mjaftoje të shkoje aty dhe të merrnin në punë. Unë kam shkuar aty dhe ishte një person që vetëm na shënonte emrat. Kushdo që shkonte për të kërkuar punë, merrej. Mjafton të kishte fuqi për të punuar. Në kohën që kam qenë unë ishin mbi 150 veta që punonin në turn, ndërkohë që fabrika punonte në tre turne

    ——————————————————————————

    Elion Kurti: Ngarkoja arka fishekësh në trailera

    TIRANË- Elion Kurti, një tjetër punonjës i fabrikës së vdekjes rrëfen aktivitetin e vërtetë në Gërdec.

    Kur ke filluar punë?

    Kam punuar tre muaj, edhe nëkohën kur punohej me fishekë.

    Çfarë detyre kishit?

    Detyra ime ishte në pirun. Ngarkoja arka fishekësh.

    Sa arka ngarkoje në ditë?

    Pa numër. Nuk e di sesa.

    Dhe i ku vendosje?

    Në trailera.

    Çfarë trailerash ishin?

    Ishintrailera privatë dhe me targa të huaja. Mesa kam vënë re unë, kishin targa angleze.

    Sa kamionë ngarkoheshin në ditë?

    Një trailer në ditë.

    I gjithë kamioni ngarkohej me fishekë?

    Shumica po.

    Sa arka ngarkoheshin?

    Shumë, por kush i numëronte.

    Çfarë drejtimi merrninin trailerët?

    Për në Durrës, me aq sa unë di.

    Një kamion, sa arka merrte?

    Ndodhte që i vendosnin edhe në thasëdhe një trailer merrte24 thasë dhe një prejthasëve peshonte rreth 3 kv.Ndërsa një thes merrte 17 arka me fishekë.

    A ishit të siguruar?

    Jo. Ne punonim me një rrogë prej 120 mijë lekësh nëmuaj dhe kjo vetëm nga halli.

    ——————————————————————————

    Mersin Kurti: Në ditë vinin 50 makina me municion

    Sa kohë keni që keni punuar në fabrikë?

    Që kur është hapur reparti,në nëntor të vitit 2006.

    Çfarë pune bëje?

    Ngarkim dhe shkarkimarkash me municione.

    Sa makina vinin në ditë për t’u shkarkuar?

    Rreth 50 makiname municion.

    Sa ngarkoheshin?

    Traileratngarkoheshin me arkadhe në to kishte barut dhe gëzhoja. Po kështu, kishte edhe diegore në to.

    Po fishekë keni ngarkuar?

    Po, edhe fishekë kemi ngarkuar.

    Sa arka mund të keshë ngarkuar ti?

    Nuk mbahet mend sa kam punuar.

    Sa grupe pune ishin?

    Rreth 40 grupe. Madje unë ka qenë në punë, kur ka ndodhur tragjedia. Ka qenë ora 12 pa 5, ku ka nisur flaka e parë dhe ne po hanin bukë. Kemi parë flakën dhe që nga ky moment nuk kemi parë asgjë. Në atë moment kanë qenë në fabrikë rreth 120 vetë.

    Keni qenë i siguruar?

    Jo. Dhe kemi punuar me 120 mijë lekë në muaj.

    ——————————————————————————

    Enver Aliu:Trailera me targa të huaja për fishekët

    Kur keni filluar punë në fabrikën e Gërdecit?

    Që në fillim dhe kam punuar një javë. Por duke parë kushtet e punës,ika sepse nuk kishteasnjë masë sigurie, madje çmontimin earmëve e bënin fëmijët që nga mosha12 vjeç e lart.

    Çfarë paketonit?

    Fishekët dhe barutin.

    A kishte fishekë të paketuar në kuti të tjera?

    Po, kishte pa hesap.

    Kutitë me fishekë si vinin?

    Vinin me arka të mëdhadhe të vjetra. Që aty në fushë, i nxirrnin grupe të mëdha punëtorësh, duke i vendosur në arka të tjera, më të vogla, që ishin prej druri.

    Sa peshonte një arkë?

    Peshonte mbi 35 kile.

    Po pastaj çfarë bëhej me fishekët?

    Paketoheshinnë arka kartoni dhe druri.

    Sa peshonte kjo kuti?

    Peshonte rreth 15 kile.

    Këto pako të reja ku futeshin?

    Futeshin në depo.

    Po ç’bëhej më pas me këto arka me fishekë?

    Transportoheshin me makina private,ishin trailera me targa të huaja.Trasporti i tyre bëhej zakonisht pasditeve.

    Cili ishte drejtimi i këtyre trailerave?

    Për në Durrës. Ishin trailera privatë që i ngarkonin punëtorët.

    Sa makina në ditë ngarkoheshin?

    Si të them, varej nga ditët. Sapo mbushej makina, nisej.

    Traileri sa arka merrte?

    Si të them, 700-800 arka të paketuara.

    A ishit i siguruar?

    Jo, as që bëhej fjalë.

    Kur ishit ju në punë, sa punëtorë kishte?

    Mbi 200 punëtorë dhe askush nuk ishte i siguruar.

    ——————————————————————————

    Mirush Koçi: “Makinat ngarkoheshin vetëm pasdite”

    Sa kohë keni punuar në fabrikë?

    Punova 40 ditë dhe nuk e pashë të arsyeshme të vazhdoja më.Kjo për shkak të kushteve. Nuk kishte asnjë lloj siguracioni.

    Çfarë pune bëje ti?

    Unë punoja në makineri. Çmontoja fishekë.

    Sa ishte sasia e fishekëve që ju çmontonit?

    Unë kam qenëtek makineritë e vogla dhe ne bënim150 kg barut për 8 orë.

    A kishte sasi të mëdha arkash me fishekë që ju nuk arrinit t’i çmontonit?

    Sigurisht dhe kjo as që bëhej fjalë.

    Sa mund të ishin?

    Ishte i pallogaritshëm numri. Sepse çdo kohë vinin dhe shkarkoheshin me municion.

    A ngarkoheshin makina me arka të vogla me fishekë?

    Po dhe këto vinin t’i merrnin firma të huaja.

    Çfarë tip makinash vinin?

    Makina tip maune.Ngarkoheshin çdo ditë makina, por gjithmonë mbasdite.

    Sepseprisnin që gjatë ditëstë bëhej municioni.

    Kush i ngarkonte maunet?

    Ishte një grup më vete që punonte për këtë punë. Për ngarkim -shkarkimin ishin punëtorët apostafat dhe nuk merreshin me punë të tjera përveç fishekëve.

    Ku shkonin makinat?

    Një sasi nisej për Tiranë dhe një sasi tjetër shkonte drejt Durrësit.

    Sa makina ngarkoheshin?

    5 -6 makinaçdo pasdite.

    Me çfarë ngarkoheshin makinat?

    Fishekë të çdo lloj kalibri, madje me kalibër 125

    Një arkë, sa fishekë mbante brenda?

    45- 71 kile.

    A ishe i siguruar.

    Jo

    ——————————————————————————

    Klodi Prini “Makinat me fishekë shkonin drejt Durrësit”

    Sa kohë kepunuar në fabrikë?

    4 muaj, gjatë periudhës së verës. Asaj kohe ka qenë puna me municion të lehtë.

    Çfarë pune bëje ti?

    Unëpunoja në makinerinë e çmontimit të fishekëve.

    Sa ishte sasia emunicioneve që vinte në ditë?

    Ishin50 makina ushtarake, që vinin çdo ditë. Një makinë kishte 200 arka . Një arkë kishte 100 fishekë. Më pas i fusnin brenda në fabrikë, ku edhe duhet të çmontoheshin nëmakineri të posaçme për këtë punë.

    Kur vinin makinat çfarëbëhej?

    Ishinpunëtorët që i hapnin arkat e mëdha apo dhe hekuri dhe kjo punë bëhej me dorë.

    A ngarkoheshin makina pasdite?

    Ne e dinim qëbëhej ngarkim baruti,se sasia ishte e madhe.

    Po sa arka mbante një makinë?

    180-200 arka të mëdha.

    Sa veta punonit në makineri?

    Dy, një para dhe një prapa makinës.

    Kjo makinë përballonte të gjithë punën e municioneve që vinte nga 50-60 makina të ushtrisë.

    Në një turn bëhej përpunimi i 500 arkave.

    A mbetej sasi tjetër fishekëshqë nuk përpunohej?

    Ngelte, por zakonisht kur isha unë perpiqeshin që në darkë të mos mbetej asgjë për të nesermen. Të gjitha ngarkoheshin nëpër makina.

    Dhe ku shkonin?

    Te gjitha shkonin për në Durrës?

    Sa makina ngarkonin?

    5- 6 makina që ngarkoheshin me barut, gëzhoja dhe me arka fishekësh.

    ——————————————————————————

    Hane Hakaj ” Arkat me fishekë mbaheshin në fabrikë”

    Sa kohë keni punuar në fabrikë?

    Kam punuar kohët e verës, katër muaj. Tani që ndodhi gjëma kisha një muaj që kishafilluar sërish.

    Çfarë pune bënitkohët e verës?

    Hapnim fishekë. Burrat i hapnin me leva, sepse ishin në kuti hekuri, ndërsa ne, gratë i merrnim, i pastronim dhe i hidhnim nëpër arka druri. Më pas i merrnim dhe i vendosnim në fabrikë me karrocë.

    Sa makina vinin?

    Mbi 50 makina ushtarakeqë sillninçdo ditë.

    Po pasdite a ngarkoheshin makina?

    Po, ato ishin makina privatetë mëdha. Ne na thoshnin që ishin makina që ngarkoheshin me barut.

    Sa makina ngarkoheshin në ditë?

    Ngarkoheshin 2 deri në 4 makina.

    Çfarë makinash ishin ?

    Ishin të bardha, tip maunesh.

    Po fishekëtku i vendosnin?

    Kryesisht ishin arka druri dhe me të njëjtat arka ngarkoheshin.

    “Në fshat kalonin 50 makina në ditë”

    Keni punuar në fabrikë?

    Jo. Por kam patur shtëpinë më afër fabrikës, që është shkretuar krejtësisht.

    E shikonit çfarë bëhej në fabrikë?

    Po. Punohej si në kovaçane dhe papushim kalonin vetëm makina.

    Sa makina kalonin ditë?

    Kishte rreth 50 në ditë. Ngarkoheshin dhe shkarkoheshin çdo ditë.

    Roza Nexha

    “Pastronim fishekët dhe i fusnim në arka druri”

    Kenipunuar në fabrikë?

    Po në korrik, për 50 ditë. Atë kohë punohej me fishek të vogël. Kam qenë unëme dy vëllezërit dhe motra. Pas kësaj kohë na ka hequr vëllai nga puna, semori flakë baruti dhe ai nuk e quante vend të sigurt për të punuar.

    Çfarë pune bëje?

    Unë punoja në procesin e pastrimit të fishekëve. Vinte arka e fishekëve, i hapnin burrat dhe ne gratëi pastronim me dorë. Kishte letra dhe ne i ndanim nga letrat.

    Sa makina vinin në ditë ?

    Mbi 40 makina.

    Po si i paketonit?

    Po ne, si grup kishim për t’i hapur dhe pastruar dhe i vendosnin në arka më të vogla prej kartoni dhe druri.

    Sa ishte norma që ju bënit?

    Ishte 150 arkatë mëdha. Fishekët ishin me letra brenda dhe ne duhej t’i hiqnim që aty dhe i vendosnim në arka druri dhe e çonin në fabrikë.

    Pastaj ku shkonin këto arka?

    Di që vinin kamiona dhe ngarkoheshin aty. Po ata vinin pasi mbaronim ne punë.Por ne nuk dinim gjë. Dhe ngarkimet ishin pa orar.

    • gene
    • Posted March 20, 2008 at 1:09 PM
    • Permalink

    Shqipëri: Debatet e ashpra në parlament lënë në hije shkaqet e ngjarjes së Gërdecit
    Armand Mero
    20-03-2008

    Debatet e ashpra për ngjarjen tragjike të së shtunës përfshinë për afër 6 orë mbrëmë parlamentin shqiptar. Debate që ishin më shumë me një përmbajtje të theksuar politike e që pak ose thuajse aspak nxorën në dritë shkaqet e asaj që ndodhi. Kryeministri Sali Berisha, i akuzuar si ndër përgjegjësit kryesorë nga ana e opozitës, u shpreh se ai nuk ka patur dijeni për Gërdecin.

    “I quaj të papranueshme me gjithë dijeninë time, vendosjen e çmontimit në zonën ku është vendosur. Dhe ka një vendim shumë të qartë të Këshillit të Ministrave se cila është praktika që duhet të ndiqet. Dhe çdo vendim tjetër dhe mospaqyrim të tij ka përgjegjësitë e veta. Pra në rast se thyhet urdhri i kryeministrit, ai që nuk zbaton urdhrin, ai ka përgjegjësi. Që Gërdeci nuk duhet të ishte e kam thënë dhe e them 100 herë. Ai që vendosi të mbajë përgjegjësi të plotë dhe ju që hetoni, hetoni këto elementë: kush e vendosi! Zotërinj, emrin Gërdec e kam dëgjuar për herë të parë më datën 15 mars”.

    Këto deklarime tingëllluan në një farë mënyre si një shkarkim të përgjegjësisë te ministria e Mbrojtjes. Ministri i dorëhequr Fatmir Mediu edhe mbrëmë mbrojti variantin se gjithshka ishte bërë sipas rregullave dhe se vendndodhja e fabrikës së caktivizimit të municioneve ishte bërë gjithshtu me mendimin e specialistëve.

    “Si Ministër i Mbrojtjes nuk kam marrë as shqetësimin më të vogël nga strukturat përkatëse të forcave të armatosura, apo ato që lidhen me Ministrin e Mbrojtjes në kontrollin e zbatueshmërisë së vendimeve të Ministrit të Mbrojtjes për çështje të sigurisë, trajtimit të personelit dhe as për fakte skandaloze të prezencës së të miturve në mjedise të tilla. Autoritetet më të larta ushtarake e kanë vizituar këtë fabrikë të montimit dhe nuk kam asnjë raportim të tyre për situatën e rrezikshmërisë, apo pasojat që mund të sillnin”.

    Por opozita i quajti të pamjaftueshme shpjegimet e kryeministrit duke e mbajtur gishtin drejtuar ndaj tij. Kryetarja e grupit parlamentar Valentina Leskaj ha se kreu i qeverfisë duhet të dorëzonte imunitetin dhe ti hapte rrugë hetimeve.

    “Ju fyeni të vdekurit dhe të gjallët kur thoni se qeveria juaj kishte përgjegjësi vetëm për transportin e municionit e jo për lejen e fabrikës, jo për vendndodhjen e saj, jo për kushtet e sigurisë brenda saj, jo për shfrytëzimin e grave dhe të miturve, jo për fundin tragjik të saj. Është edhe më e turpshme kur thoni se nuk keni dëgjuar ndonjëherë emrin Gërdec, fshat që është vetëm 10 kilometra larg zyrës suaj. E vërteta të zbardhet deri në fund, që llogaria të dale deri në fund, që përgjegjësitë të dalin deri në fund, ne kërkojmë jo vetëm dorëheqjen, por edhe hetimin tuaj zoti kryeministër!”

    Deputeti socialist Kastriot Islami shkoi dhe më tej duke hedhur dyshime për trafik armësh:

    “Kryeministri duhet të përgjigjet për thelbin e gjithë kësaj tragjedie, është thjesht trafik armësh dhe kjo është pjesa më e keqe e kësaj ngjarjeje”.

    Por kryeministri Berisha duke treguar se Shqipëri i kishte shitur armë Afganistanit, me një tender të bërë nga Pentagoni, tha se gjithçka ishte realizuar sipas rregullave ndërkombëtare:

    “Nuk ka asnjë tregëti përveçse të ligjshme, me prokurë me çdo gjë, merrni dosjet!”.

    Debatet për këtë çështje duket se do të vazhdojnë gjatë edhe në dritën e shumë fakteve të dyshimta që janë bërë publike. Opozita ka njoftuar për nesër një marshim në heshtje për të protestuar ndaj shpërthimit apokaliptik sic e cilëson ajo, i cili shkaktoi viktima dhe dëme të shumta.//kk//

    http://voanews.com/albanian/2008-03-20-voa2.cfm

    • gene
    • Posted April 27, 2008 at 11:59 PM
    • Permalink

    Fjala e plote e kryeprokurores Ina Rama

    Balkanweb
    26/04/2008

    (marre nga http://www.peshkupauje.com)

    Të nderuar deputetë!

    Në mbështetje të nenit 73, pika 2 të Kushtetutës dhe të nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale, Ju paraqesim kërkesën për të marrë autorizimin Tuaj, për të proceduar penalisht deputetit Fatmir Mediu.

    Në datë 29. 03. 2008, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka regjistruar procedimin penal në ngarkim të Z. Fatmir Mediu, ish Ministër i Mbrojtjes dhe Deputet në Kuvendin e Shqipërisë, për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe ndaj Ylli Pinarit, Mihal Delijorgjit, Dritan Minxollit, Sokol Gjecit dhe Dashnor Caushit, për vepren penale të “Shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, parashikuar nga neni 282 i Kodit Penal.

    Procedimi penal është regjistruar në datë 15. 03. 2008 fillimisht në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tirane, e cila, pasi ka kryer një sërë veprimesh hetimore, ka konstatuar se kishte të dhëna e prova se, në tërësinë e proceduarave të urdhëruara dhe të zbatuara për realizimin e procesit të çmontimit në rajonin e Gërdecit, evidentohej se ishin kryer veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin dhe në mospërmbushje të rregullt të detyres nga ish Ministri i Mbrojtjes z. Fatmir Mediu.

    I. Hetimi i kësaj ngjarje tragjike vertetoi një numër të madh pasojash që kanë ardhur si rezultat i një seri shpërthimesh të ndodhur në ish repartin e tankeve në Gërdec, i cili i ishte dhënë nga Ministria e Mbrojtjes, një shoqërie private për kryerjen e proceseve të çmontimit industrial të municioneve.

    Shpërthimet masive kanë shkaktuar dëmtime shumë të rënda të interesave të shtetit dhe të shtetasve, duke krijuar një situatë tejet të rëndë social – ekonomike dhe dëmtoi sigurinë në gjithë rajonin që preku kjo ngjarje.

    Hetimet paraprake vërtetuan se kjo ngjarje shkaktoi vdekjen e 26 personave, plagosjen e rëndë të 11 personave, plagosjen e lehtë të 31 personave dhe dëmtime të natyrës më të lehtë të 260 personave të tjerë, pa përmendur këtu lëndimin e shëndetit mendor dhe emocional të një numri të konsiderushëm personash të tjerë. Në Qarkun e Tiranës dhe të Durresit janë dëmtuar dhe 5413 banesa dhe objekte private, 32 biznese private dhe 34 ferma bujqesore. Të gjitha dëmtimet e shkaktuara, sipas një vleresimi paraprak, të datës 16. 04. 2008, të Entit Kombëtar të Banesave, kapin vlerën 2, 039, 216, 418 lekë. Gjithashtu, kjo ngarje ka cënuar rëndë një serë interesash të tjera të shtetit dhe të shoqërisë, siç janë: cënimi i rendit dhe i sigurisë në rajonin që përfshiu ngjarja, si dhe dëmtimin e imazhit të shtetit në raport me komunitetin/shoqërinë dhe më gjerë.

    Hetimet e kryera deri në këtë fazë, evidentojnë të dhëna që na krijojnë dyshimin e arsyeshëm të mbështetur në prova se deputeti Fatmir Mediu ka kryer veprime e mosveprime me dashje në kundershtim me ligjin dhe aktet nënligjore, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës së tij, si Ministër i Mbrojtjes. Veprimet dhe mosveprimet e kryera në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore nga ish Ministri i Mbrojtjes ka të dhëna se kanë lidhje shkakësore me ngjarjen e ndodhur në Gërdec. Ka të dhëna që krijinë dyshime të bazuara në prova se ato kanë sjellë përfitime të padrejta në favor të subjekteve private të përfshira ne procesin e çmontimit të municioneve në ish repartin ushtarak Gërdec.

    Të nderuar deputetë!

    II. Mbështetur në aktet dhe dokumentat e administruara nga hetimet e deritanishme, evidentohen mjaft indicje dhe të dhëna që përbëjnë dyshim të arsyeshëm se deputeti Fatmir Mediu ka kryer veprime dhe mosveprime me dashje në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës së tij, në cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes, se ato kanë lidhje shkakësore me pasojat e ardhura nga ngjarja e ndodhur në Gërdec dhe se kanë sjellë përfitime të padrejta në favor të subjekteve private të interesuar dhe të perfshira në procesin e demontimit të municioneve në ish repartin ushtarak Gërdec. Indicjet, të dhënat dhe provat lidhur me veprimet dhe mosveprimet në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës të kryera nga ish Ministri i Mbrojtjes z. Fatmir Mediu, po i parashtrojmë si më poshtë:

    1. Nga hetimi rezulton se në muajin shkurt të vitit 2006, drejtori i Ndërmarjes së Ministrisë së Mbrojtjes (MM) Military Export Import Companny (MEICO), i pandehuri Ylli Pinari, ka rënë në kontakt me përfaqësuesin e shoqërisë amerikane “Southern Ammunition Company Inc” (SAC), Patric Henry III, i cili ka shfaqur interes për municionet me gëzhojë tunxhi që dispononte ushtria shqiptare dhe që nuk ishin pjesë e armatimit të saj. Në lidhje me kërkesën e kësaj kompanie, në datë 5. 07. 2006, është vënë në dijeni ish Ministri i Mbrojtjes z. Mediu, nga ish drejtori i MEIKO-s, i pandehuri Ylli Pinari, nëpërmjet një memoje të kësaj date. Për këtë kërkese, në periudhën korrik – dhjetor 2006, nuk evidentohet ndonjë interesim dhe qëndrim aktiv i ish Ministrit të Mbrojtjes z. Mediu. Në këtë situatë mosinteresi dhe heshtje të ish Ministrit të Mbrojtjes z. Mediu, përfaqësuesi i kompanisë amerikane SAC, i orjentuar nga i pandehuri Ylli Pinari, ka realizuar takim të drejtpërdrejt me z. Fatmir Mediu dhe me datë 27. 12. 2006 i ka dërguar një kërkes nëpërmjet një faksi në gjuhën angleze. Pas kësaj interesimi dhe veprimi i ish Ministrit të Mbrojtjes z. Mediu është i menjëhershëm, duke filluar një proces përgatitje me procedura të përshpejtuara, që synonte realizimin e projektit të ofruar nga kompania amerikane SAC.

    Evidentohet fakti se përfaqësuesi i komapanisë amerikane SAC, Patric Henry III, kishte ardhur disa herë në Shqipëri dhe në takimet me të pandehurin Ylli Pinari ishte informuar lidhur me mundësitë për të ngritur aktivitetin e çmontimit dhe të çmilitarizimit të municioneve në Shqipëri, duke e orjentur drejt përfshirjes në këtë aktivitet të pandehurin Mihal Delijorgji, i cili ka qenë disa herë objekt i ndjekjes penale për vepra penale në fushën e evazionit fiskal. Në këto takime, i pandehuri Pinari i ka shpjeguar përfaqesuesit të kompanisë amerikane SAC, Patric Henry III, një numër elementesh juridike dhe kushtesh që duhet të plotësonte kompania SAC për këtë aktvitet. Rezultati i këtyre konsultimeve paraqitet në kërkesën/faksin e sipër përmendur, datë 27. 12. 2006. Në këtë dokument që përbënte një ofertë të kësaj kompanie evidentohen elementet/kushtet që duhet të permbushnin palët (MM e përfaqësuar nga MEICO dhe SAC), pra një produkt i negocuar dhe i sugjeruar nga kompania SAC pas konsultimeve ndërmjet të pandehurit Ylli Pinari dhe përfaqësuesit të SAC. Duke ju referuar këtij dokumenti konstatohet se:

    Së pari, evidentohet se SAC ka krijuar paraprakisht një shoqëri shqiptare të quajtuar ALBADEMIL shpk, për të hyrë në marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes, për realizimin e procesin të çmontimit dhe çmilitarizimit të municioneve. Pra, komopania që do të kryente këtë proces nuk do të ishte SAC, por ALBADEMIL shpk.

    Së dyti, evidentohet se në kontekstin e plotësimit të kërkesave ligjore, SAC-u kërkontë të pajisej me tre lloje licencash:

    • Licensë për depozitim municioni;
    • Licensë për çmontim dhe çmilitarizim të municioneve;
    • Licensë për eksportimin e produkteve të dalë nga demontimi.

    Së treti, është përcaktuar detyrimi për Ministrinë e Mbrojtjes, të mbulojë shpenzimet e transportit të municioneve për në ambjentin industrial të ALBDEMIL-it.

    Së katërti, evidentohet se SAC kërkonte që ambjenti industrial i çmontim dhe çmilitarizim të municioneve, të ndërtohej në një zonë ushtarake afër Tiranës, duke sugjeruar për këtë Bërzhitën.

    Përmendëm këto elemente të këtij dokumenti pasi siç do të trajtohet në vijim të kësaj oferte, për përmbushjen këtyre elementeve, është iniciuar nga ministri disa akte nënligjore, si një vendim i Këshillit të Ministrave (KM), janë miratuar prej tij disa urdhëra, si dhe është shmangur zbatimi i disa akteve nënligjore në fuqi të Ministrisë së Mbrojtjes.

    Në datë 28. 12. 2006 ky dokument (oferta e kompanisë SAC) ka dalë nga zyra e ish Ministrit të Mbrojtjes me shënimet përkatëse drejtuar Shefit të Shtabit të Përgjithshëm (SHSHP) dhe Sekretarit te Pergjithshëm (SP). Ndërkohë, po me datë 28. 12. 2006 evidentohet fakti i krijimit të shoqërisë ALBADEMIL me ortakë përfaqësuesin e kompanisë SAC, Patric Henry III dhe të pandehurin Mihal Delijorgji. Në analizë të këtyre rrethanave krijohet dyshimi i arsyeshëm se ish Ministri i Mbrojtjes, z. Mediu, i kishte dhënë premtimin subjekteve të interesuara dhe kishte marrë vendimim për të realizuar këtë marrëdhënie bisnesi. Kjo vertetohet me të dhënat dhe provat, që ju parashtrojmë në vijim të kësaj kërkese.

    2. Ish Ministri i Mbrojtjes Z. Mediu, për të realizuar synimin e tij, ka iniciuar hartimin dhe miratuar disa akteve nënligjore. Ai ka inicuar një projekt-vendim të Këshillit të Ministrave dhe ka miratuar projekt-urdhëra, të cilët kanë orjentuar realizimin e procesit të çmontimit dhe çmilitarizimit të municionit në përmbushje të ofertës të sipër përmendur të shoqërisë amerikane SAC, prapa të cilës ishte shoqëria ALBADEMIL shpk, duke angazhuar për hartimin e tyre një pjesë të stafit të ngushtë të tij. Në këtë proces administrativ z. Mediu ka pranuar dhe miratuar disa projekt-urdhëra, duke shmangur përfshirjen e strukturave dhe hallkave të domosdoshme që duhet të ishin pjesë e hartimit të tyre. Kjo provohet:

    Së pari, me inicimin, në datë 12. 2. 2007, për miratim të projekt-vendimit të KM me titull “Për procedurën e çmontimit, çmilitarizimit dhe tjetërsimit të një sasie municionesh të Forcave të Armatosura (FA), të dala nga armatimi e përdorimi me shoqërinë amerikane SAC”. Ky projekt vendim nuk është miratuar nga qeveria për shkak të mungesës së përqasjes së tij, me ligjin nr. 8671 datë 26. 10. 2000 “Për autoritetet e komandimit e drejtimit startegjik të FA të RSH” të ndryshuar dhe me ligjin nr. 7512 datë 10. 08. 1991 “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë, të veprimtarive provate të pavarura dhe privatizimit”, si dhe për përfshirjen drejtpërdrejt në këtë projekt-vendim të KM të kompanisë amerikane SAC.

    Së dyti, më pas, me shkresën nr. 1525, datë 14. 03 2007, ish-Ministri i Mbrojtjes z. Mediu ka ridërguar për shqyrtim e miratim projekt-vendimin me titull “Për procedurën e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura te hequra nga armatimi dhe perdorimi” i cili po atë datë është shqyrtuar edhe miratuar nga qeveria, duke u kthyer në vendim të KM nr. 138, datë 14. 03. 2007, me të njejtin titull që ishte propozuar. Siç do të analizohet në vijim të kësaj kërkese, ndonëse në këtë vendim të KM nuk është përmendur drejtperdrejt kompania amerikane SAC, në formulimin e pikës “IV/1” të projektvendimit të miratuar është parashikuar që shitja për çmontim dhe çmilitarizim të municioneve të bëhet për municione të kalibrit të vogël, ashtu siç ishte parashtruar oferta e kompanis amerikane SAC.

    Të nderuar deputetë!
    3. Në vijim të aktivititet të tij në kundërshtim me ligjin dhe në interes të përfitimeve të padrejta të subjekteve private që do të bënin çmontimin dhe çmilitarizimin e municioneve, ish Ministri i Mbrojtjes z. Mediu ka miratuar urdhërin nr. 550 datë 25. 04. 2007 “Për zbatimin e vendimit nr. 138 datë 14. 03. 2007 të Këshillit të Ministrave “Për procedurën e trajtimit të armeve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura të hequra nga armatimi dhe përdorimi”, përsa i përket shitjes për çmontim dhe çmilitarizim të një sasie municioni”. Në analizë të procesit të hartimit të projekt-urdhërit, si dhe në analize të përmbajtjes së urdhërimeve të këtij akti nënligjor evidentohen veprimet në shkelje të akteve nënligjore dhe interesi për përfitime të padrejta ndaj subjekteve private që do të realizonin çmontimin dhe çmilitarizimin e municioneve, si më poshtë:

    3.1. Hartimi i projekt-urdhërit nr. 550 datë 25. 04. 2007 është bërë nga drejtori i Drejtorisë së IMBM nën mbikëqyrjen e ish Sekretarit të Përgjithshëm të MM, duke mospërfshirë strukturat e Shtabit të Përgjithshëm, si dhe Drejtorinë e Harmonizimit të Legjislacionit dhe Marrëdhënieve me Kuvendin (DHLMK), pjesëmarrja e të cilave ka qenë e detyrueshme, për shkak të natyrës së aktit dhe strukturave të ngarkuara për zbatimin e tij. Kjo veprimtari është në shkelje të nenit 17 të Rregullores së Brendshme të MM, miratuar me Urdhërin e Ministrit të Mbrojtjes nr. 120 datë18. 03. 2003, i ndryshuar me urdhërin e Ministrit të Mbrojtjes nr. 318 datë 17. 05. 2005, i cili përcakton rregullat për hartimin dhe qarkullimin e akteve administrative. Gjithashtu, ky urdhër i Ministrit të Mbrojtjes, në përmbajtjen e tij, evidenton se nuk është i studiuar mirë dhe në përqasje me vendimin e KM nr.138, datë 14. 03. 2007, nuk është i qartë në urdhërimet e tij dhe konkret për procedurën dhe mënyrën e zbatimit. Këto urdhërime bien në kundërshtim me pikën 9 paragrafi i dyte, kreun IV, Seksioni II, me titull “Rregullat e dhënies dhe zbatimit të urdhërave” të Rregullores së Jetës së Brendshme në FA, që parashikon se “Urdhëri duhet të jetë i studiuar mirë, i qartë dhe konkret”.

    3.2 Megjithëse në vendimin e KM nr. 138, datë 14. 03. 2007 nuk është rregulluar mënyra e përzgjedhjes së kontraktorit për shitjen e municioneve për çmontim dhe çmilitarizim, në pikën 1 të urdherit nr. 550, është nominuar drejtperdrejt kompania amerikane SAC për realizimin e këtij procesi.

    3.3 Në pikën 4/a e në vijim, është parashikuar që procesi i çmontimit dhe çmilitarizimit të municioneve të realizohet në terenin në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes të ndodhur në Gërdec, Vorë. Ky urdhërim në përmbajtje bie në kundërshtim me disa akte të tjera nënligjore dhe ka mundësuar krijimin e përfitimeve të padrejta për subjektet private të perfshira. Në analizë të tij evidentohen këta elementë:

    Së pari, është dhënë e drejta për kryerjen e aktivitetit në shkelje të nenit 3 të Rregullores së Ministrit të Mbrojtjes nr. 9603, datë 18. 09. 2003 “Për përpilimin dhe lëshimin e dokumentacioneve për veprimtarinë e eksport-importit të materialeve ushtarake”, e cila normon se për kryerjen e veprimtarive në fushën e armatim municionit është e domosdoshme të bëhet licensimi i shoqërive. Sipas kësaj rregullore licensimi bëhet nga një Komision i Posaçëm që krijohet me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes. Nevoja për kryerjen e licensimit të aktivitetit i është bërë e njohur ish Ministrit të Mbrojtjes z. Mediu, me ofertën, datë 27. 12. 2006, të kompanisë amerikane SAC të përmendur më sipër në piken 1. Në këtë vështrim, në kundërshtim me nenin 3 të kësaj rregulloreje, z. Mediu, gjithashtu, ka urdhëruar Sekretarin e Përgjithshëm të MM për të dhënë leje eksporti të materialeve ushtarake për një subjekt të palicensuar.

    Së dyti, përcaktimi i vendit ku do te kryhej procesi i çmontimit dhe çmilitarizimit të municioneve është bërë në shkelje të nenit 3, pika 1, paragrafi i trete, i Rregullores së Ministrit të Mbrojtjes nr. 9603, datë 18. 09. 2003 të sipër përmendur dhe në shkelje të Urdhërit të Ministrit të Mbrojtjes nr. 326, datë11. 05. 2000 “Për kryerjen e licensimit të depove të municionit sipas standarteve të NATO-s”, në të cilën përcaktohet se vendet ku depozitohet dhe ruhet municioni duhet të liçensohen, duke parashikuar kushtet dhe kriteret për liçensimin. Gjithashtu, ky urdhër parashikon se në varësi të distancave nga vendi i depozitimit dhe magazinimit të municionit në raport me zonat e banuara, rrugët (me trafik të ulët dhe të lartë), rrjetit elektrik, ujësjellësit, oficinën ku do të punohej me municionin, objektet e tjera (brënda repartit ushtarak dhe në rajon), duhet të përcaktohej sasia e municionit që do të depozitohej për demontim dhe e produkteve të tij, si ajo e lëndëve plasëse, barutit etj.

    Caktimi i Gërdecit, si vend çmontimi dhe çmilitarizimi të municionit, është bërë në mungesë të verifikimit dhe vlerësimit të strukturave përkatëse të specializuara të Shtabit të Përgjithshëm. Në urdhërimin e ish Ministrit të Mbrojtjes z. Mediu për caktimin e Gërdecit si vend demontimi është shpërfillur, gjithashtu, mendimi i strukturave të FA, në komentet e bëra lidhur me kërkesën e kompanisë SAC që kishte sugjerurar paraprakisht Bërzhitën si vend të mundshëm për të realizur procesin e demontimit. Kjo, sepse, në memon, datë 28. 12. 2007, me subjekt “Dhënie mendimi lidhur me ofertën e paraqitur nga SAC për asgjësim municioni”, që Drejtoria e Logjistikës, i ka dërguar ish Ministrit z. Mediu nëpërmjet Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, i është bërë e ditur se “….Rajoni i Bërzhitës është i papërshtatshëm, si për depozitim ashtu dhe për asgjesim municioni. Ky rajon është i palicensuar për depozitim dhe demontim municionesh, është pranë rrugës nacionale Tirane – Elbasan dhe qendrave te banuara”.

    Përzgjedhja e Gërdecit si vend ku do të bëhej çmontimi dhe çmilitarizimi i municioneve dhe ku do të depozitoheshin sasi të konsiderueshme municioni dhe produkte të tij pas demontimit, (të cilat për nga natyra dhe vjetërsia paraqisnin ndjeshmëri të lartë në raport me faktorët atmosferikë dhe kushtet e ambalazhimit, ruajtjes e manipulimit me to), është bërë tërësisht në kundërshtim me çdo lloj rregulli në fuqi. Ky urdhër në praktikë, ka lejuar të depozitohen dhe akumulohen sasira të mëdha municioni e baruti në kundërshtim me distancat e sigurisë të përcaktuara në urdhrin nr. 326, datë 11. 05. 2000, duke determinuar pasojat e rënda që kanë ardhur qoftë jetës së njerëzve, shëndetit të tyre, apo edhe ato materjale. Nga sa më sipër, urdhëri 550, datë 25. 04. 2007, ka urdhëruar fillimin e një aktiviteti me një natyrë të lartë rrezikshmërie, pa u krijuar më parë të gjitha premisat paraprake që do të siguronin një funksionim normal të këtij aktiviteti.

    Caktimi i Gërdecit si vend për çmontimin dhe çmilitarizimin e municioneve luftarake, në kushtet e ekzistencës të një përgjigje negative nga Shtabi i Përgjithshëm për rajonin e Bërzhidës, vjen në të njëjtën linjë me ofertën e datës 27. 12. 2006 të kompanisë SAC të analizuar më lart, ku kërkohej që procesi i çmontimit të kryhej në një ambjent në afërsi të Tiranës, çka ka mundësuar cënimin e sigurisë gjatë gjithë procesit të çmontimit dhe çmilitarizimit të municioneve.

    3.4 Urdhëri i Ministrit nr. 550, datë 24. 05. 2007 në kundërshtim me detyrimet që burojnë nga pika IV/4 e vendimit të KM nr. 138, datë 14.03.2007, nuk ka përcaktuar shprehimisht subjektin ushtarak që do të realizonte mbikëqyrjen dhe garantimin e sigurisë në procesin e çmontimit dhe çmilitarizimit të municionit në Gërdec, si dhe nuk ka qartësuar mënyrën e realizimit të këtij procesi me rrezikshmëri të lartë. Kjo shkelje ka lejuar kryerjen e një procesi të pakontrolluar nga specialistët e FA, si përsa i takon sigurisë në procesin teknologjik, ashtu dhe rregullave të magazinimit të nënprodukteve të këtij procesi. Në këtë aspekt, sikurse u theksua më lart, ky urdhër është miratuar pa qenë i studiuar mirë, duke qenë i paqartë dhe jo konkret, në kundërshtim me rregullat e dhënies së urdhërave të parashikuar në Rregulloren e Jetës së Brëndshme në FA, të përmendur më lart.

    3.5 Në vijim të argumenteve se, ish Ministri i Mbrojtjes z. Mediu, në këtë proçes ka miratuar akte nënligjore i orjentuar nga interesat dhe përfitimet e padrejta të subjekteve private, Ju parashtrojmë faktin se gjashtë ditë para se të firmoste urdhërin nr. 550, datë 25. 04. 2007, ndërmarrja MEICO kishte lidhur kontratë me shoqërinë SAC-ALBADEMIL, në datën 19 prill 2007, kontratë e cila ka qenë pjesë e praktikës së projekt-urdhërit të dërguar për t’u nënshkruar tek ish Ministri z. Mediu. Sa më sipër, evidentohen dy elemetë të rëndësishëm.

    Së pari, kontrata i paraprin në kohë urdhërit, i cili ka përligjur kontratën, ndërkohë që duhet të ndodhte e kundërta, sepse shitje e municioneve është e drejtë vetëm e Ministrit të Mbrojtjes që materjalizohet me urdhërin e tij.

    Së dyti, ka qenë kërkesa e SAC-ALBADEMIL e materializuar në kontratë, ajo që është marrë parsysh nga ish Ministri i Mbrojtjes z. Mediu, për caktimin e Gërdecit si vend për çmontimin dhe çmilitarizimin e municioneve, sepse në pikën 3.3 të kontratës, është përcaktuar se vendi i dorëzimit të municionit do të jetë fabrika e Gërdecit, Vorë.

    3.6. Në urdhërin nr. 550, nuk është parashikuar qartë dhe shprehimisht se kush do të mbulonte shpenzimet e ngarkimit dhe transportit të municioneve nga depot e komandave të FA për në Gërdec- Vorë, ndërkohë që transporti i këtij municioni i është ngarkuar Forcave të Armatosura. Ky mosveprim i ish Ministrit të Mbrojtjes z. Mediu, për të parashikuar në urdhër që shpenzimet e transportit të mbulohen nga subjektet private, përbën një episod tjetër të veprës penale të shpërdorimit të detyrës me pasojë përfitimin e padrejtë të personave të tjerë dhe në dëm të interesave ekonomike të FA, sepse në fakt shpenzimet e transportit janë mbuluar prej tyre dhe përllogariten në shumën rreth 500 mijë dollarë.

    Ky mosveprim i ish Ministrit z. Mediu vjen në të njëjtën linjë me përmbushjen e një prej kushteve të kompanisë SAC-ALBADEMIL, të parashtruara në ofertën/dokumentin e datës 27. 12. 2006, në të cilën është kërkuar që shpenzimet e transportit për në rajonin e çmontimit të ALBADEDMIL, të mbulohen nga Ministria e Mbrojtjes. Mosparashikimi i shpenzimeve të transportit në këtë urdhër, i ka paraprirë dhe analiza e kostos për njësi shitje të municioneve, e llogaritur kjo pa përfshirë koston e transportit. Përjashtimi i kostos së transportit, e cila nga pikpamja ekonomike është element i domosdoshëm në përcaktimin e vlerës së mallit, përbën shkelje të rëndë dhe me qëllim favorizimi të padrejte të kompanive SAC-ALBADEMIL për të përfituar sa më shumë në procesin e demontimit.

    Në frymën e këtij urdhërimi dhe në zbatim të tij, ish Ministri i Mbrojtjes z. Fatmir Mediu ka nxjerrë Urdhërin nr. 1208, datë 19.07.2007 “Për zbatimin e vendimit të KM nr. 138, datë 14.03.2007, “Për procedurën e trajtimit të armëve , teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura të hequra nga armatimi dhe përdorimi”, përsa i përket shitjes për çmontim dhe çmilitarizim të një sasie municioni”, dhe Urdhërin nr. 1300, datë 07. 08. 2007 “Për zbatimin e vendimit të KM nr. 138, datë 14.03.2007, “Për procedurën e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura të hequra nga armatimi dhe përdorimi”, përsa i përket shitjes për çmontim dhe çmilitarizim të një sasie municioni”, urdhëra këto në të cilat parashikohet që dorëzimi i municioneve nga strukturat e FA të bëhet në qendrën e çmontimit Gërdec-Vorë, pa u shprehur për subjektin që do të mbulonte shpenzimet e transportit.

    4. Në analiza të procesit të hartimit, të bazës ligjore dhe të përmbajtjes së urdhërit nr. 1300, datë 07. 08. 2007 të ish Ministrit të Mbrojtjes z. Fatmir Mediu, ka të dhëna për dyshime të bazuara se miratimi i tij është bërë në kundërshtim me aktet nënligjore, për të realizuar përfitime të padrejta në interes të subjekteve që kryenin çmontimin dhe çmilitarizimin e municioneve. Shkeljet e evidentuara janë si më poshtë:

    4.1 Z. Mediu ka miratuar këtë urdhër pa përfshirë strukturat e FA, ndonëse në kjo përfshirje ka qenë e domosdoshme e diktuar nga objekti i rregullimit dhe strukturat e ngarkuara për zbatimin e tij. Ky veprim bie në kundërshtim me nenin 17, të Rregullores së Brëndshme të MM, miratuar me Urdhër të Ministrit të Mbrojtjes nr. 120, datë 18. 03. 2003, i ndryshuar me urdhërin e Ministrit të Mbrojtjes nr. 318, datë 17.05.2005, i cili përcakton rregullat për hartimin dhe qarkullimin e akteve administrative.
    4.2 Ky urdhër bie në kundërshtim me pikën 1 të urdhërit të Ministrit të Mbrojtjes nr. 550, datë 25. 04. 2007, ndonëse formalisht ky i fundit është cituar si mbështetje ligjore e tij. Kjo, sepse, në pikën 1 të urdhërit nr.1300, datë 07. 08. 2007, janë ngarkuar strukturat e FA, për t’i dorëzuar, për çmontim ndërmarjes MEICO tre lloje municione (fishekësh të kalibrave 6.5 mm, 7.92mm dhe 8 mm), që nuk janë të parashikuar në pikën 1 të urdhërit nr. 550, datë 25. 04. 2007. Llojet e fishekëve të përmendura në Urdhërin nr. 1300, datë 7. 08. 2007, nuk kanë qenë pjesë e kërkesave të kompanive SAC –ALBADEMIL dhe kontratës të lidhur ndërmjet MEICO dhe këtyre kompanive.
    4.3 Në kundërshtim me pikën IV/2, tëvendimit të KM nr. 138, datë 14. 03. 2007, ish Ministri i Mbrojtjes z. Mediu, ka nënshkruar Urdhërin nr. 1300, datë 07.08.2007, në mungesë të vendimit të Komisionit të Miratimit të Çmimeve për shitjen e këtyre lloj municioneve për çmontim dhe çmilitarizim. Pra, ai ka urdhërur dorëzimin e municionit, pa patur një çmim për to.
    4.4 Në kundërshtim me pikën 1 të Urdhërit të nxjerrë prej tij nr. 416, datë 02. 04. 2007 “Për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Posaçëm për përcaktimin e kontigjentit të armëve, teknikës, pajisjeve, municioneve dhe lëndëve eksplozive të hequra nga përdorimi” ka nënshkruar Urdherin nr.1300 datë 07.08.2007, megjithëse mungonte një vendim i këtij komisioni, i cili kishte për detyrë të bënte kategorizimin e tij në zbatim të vendimit të KM nr. 138, datë 14. 03. 2007.
    Sa më sipër, miratimi i këtij urdhëri në kundërshtim me aktet nënligjore, përbën të dhënë për dyshime të bazuara, se është kryer për të realizuar përfitime të padrejta në interes të kompanive SAC – ALBADEMIL, për faktin se këto lloje municionesh kishin në përbërje gëzhojë tunxhi, ç’ka përmbushte në thelb oferten e kompanisë SAC-ALBADEMIL për municione me gëzhojë tunxhi.

    Të nderuar deputetë!
    III. Tërësia e këtyre urdhërimeve në kundërshtim me ligjin të ish Ministrit të Mbrojtjes z. Mediu, për realizimin e proçesit të çmontimit të municioneve të kalibrave 7.62-14.5 mm, evidenton të dhëna që përbëjnë dyshim të arsyeshëm se tek nëpunesit dhe ushtarakët vartës të tij, është krijuar përceptimi për një proces të parregullt, ku ish ministri z. Mediu kishte interesa të veçanta dhe se për realizimin e tyre, ai po shpërfillte aktet ligjore dhe nënligjore.

    Baza e këtij proçesi të parregullt, të trajtuara më sipër, ka shërbyer për vazhdimin e përmbushjes së kërkesave në interes të përfitimeve të padrejta të kompanisë SAC-ALBADEMIL. Në këtë proces vazhdues, ish Ministri i Mbrojtjes z. Mediu ka vepruar në kundërshtim me ligjin në miratimin e akteve të tjera nënligjore, lidhur me çmontimin e municioneve të kalibrave nga 20-152 mm. Kjo ka ka ndikuar ndjeshëm në uljen e nivelit të sigurisë dhe rritjen e shkallës së rrezikut për pasoja të rënda në procesin e çmontimit të municioneve, si dhe në të gjithë rajonin ku po kryhej ky proçes.

    1. Nga hetimet e deritanishme rezulton se me 01 shtator 2007, përfaqësuesi i SAC, i është drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes me një kërkesë të dytë për vazhdimin e procesit të çmontimit të municioneve të kalibrave 20-152 mm. Duke analizuar këtë kërkesë, evidentohen disa momente që duhen patur parasysh në analizën e të dhënave, lidhur me përgjegjësinë e ish ministrit Mediu për episode te tjera të veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”.

    Së pari, Southern Ammunition Company inc (SAC), në mënyrë të qartë evidenton se municionet për të cilat kërkon të vazhdojë projektin, nuk janë më të kalibrit të vogël.

    Së dyti, SAC paraqet pretendimin se ajo është furnizuar nga Ministria e Mbrojtjes vetëm me rreth 50% të sasive të municioneve të kërkuara të kalibrit 7.62-14.5 mm, duke u shprehur se : “Sipas kontratës me MM (MEICO) investimi ynë kishte për qëllim çmontimin e jo më pak se 100 mln copë fishekeve 7.62mm, 20 mln copë fishekëve 12.7 mm dhe 20 mln copë fishekeve 14.5.mm”. Këtë mospërmbushje të detyrimit, ajo e paraqet si arsye për të mbështetur projektin për çmontimin e kalibrave më të mëdhenj.

    Së treti, SAC pretendon se disponon makineri që në mënyrë mekanike zbërthejnë municionin në komponentët përbërës.

    Se katërti, SAC informon se procesi më i rrezikshëm dhe i kushtueshëm do të jetë nxjerrja e eksplozivëve të fuqishëm nga predhat, por se kjo kompani disponon teknologjinë për t’a realizuar këtë, në mënyrë të sigurtë dhe në kohë normale.
    Kërkesa e SAC, bashkëlidhur Memo-s datë 06.09.2007, me subjekt “Mbi kërkesën për demontim municionesh” e personit nën hetim, Ylli Pinari, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të MM, i është dërguar për mendim ish Ministrit të Mbrojtjes z. Mediu. Z. Mediu, këtë praktikë, ja ka kaluar Shefit të Shtabit të Përgjithshëm me shënimin “Për veprim”. Ky shënim i ish Ministrit, në thelb ka pasqyruar vullnetin e tij për fillimin e një procedure të re, në përmbushje të interesave që parashtroheshin në kërkesën e SAC, ndonëse në përmbajtjen e kësaj kërkese evidenohen qartë tejkalimet e parashikuara në vendimin e KM nr. 138, datë 14.03.2007 për sa i takon kalibrit të municineve që mund të jepeshin për cmontim.Ndërgjegjësimi i z. Mediu në lidhje me këtë kufizim të vendimit të KM, argumentohet jo vetëm me detyrimin e njohjes së akteve dhe faktin që ka qenë iniciues dhe mbrojtës i këtij akti nënligjor në qeveri por, edhe me faktin se ka qenë pikërisht kërkesa e parë e SAC për çmontimin e municioneve të kalibrit të vogël, ajo që u bë shkak për të miratuar gjithë aktet nënligjore për realizimin e procesit të çmontimit të municioneve të kalibrit të vogël.

    Në vijim të analizës së elementëve të kësaj kërkese, ju paraqesim aktet nënligjore të tjera të miratuara nga ish Ministri i Mbrojtjes z. Mediu, në kundërshtim me ligjin dhe që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës prej tij.

    2. Me synim për të krijuar përfitime të padrejta në interes të kompanive private,të përfshira në këtë proces, ka shmangur mbikqyrjen ushtarake të forcave të armatosura në procesin e çmontimit dhe çmilitarizimit të municioneve, duke miratuar urdhërin nr. 1800, datë 22.10.2007, me të cilin është normuar kalimi kapital i pronës, nr.126 , ku po zhvillohej procesi i çmontimit dhe çmilitarizimit (ish brigada e tankeve Gërdec), në administrim të ndërmarjes Meico, e cila, e ka vënë atë në dispozicion të kompanisë SAC- ALBADEMIL pa qera, në kundërshtim me vendimin KM nr. 315, datë 24.04.2003 “Për dhënien me qera të pasurive, të ndërmarjeve, shoqërive dhe institucioneve shtetërore”. Gjithashtu, synimi se projekti i çmontimit dhe çmilitarizimit të municioneve nga kompania SAC do të zgjaste dhe se strukturat e ngritura në ish repartin e tankeve Gërdec -Vorë do të përdoreshin dhe për programe të tjera në këtë fushë, është evidentuar qartë në Memo-n me subjekt “Për kalimin kapital të pronës nr. 126, Gërdec, Vorë” të drejtuar ish Ministrit Mediu nga ish drejtori i Meico nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm. Miratimi i urdhërit të mësipërm në kuadër të këtij konteksti, i ka paraprirë miratimit të të gjithë akteve nënligjore dhe procesit vendimmarrës të ish ministrit, në përmbushje të kërkesës së SAC –ALBADEMIL datë 01.09.2007 , të sipërpërmendur.

    3.Në përmbushje të interesave për përfitime të padrejta nga kompanitë private, ish Ministri i Mbrojtjes, z. Mediu, nuk ka kërkuar të bëhej një studim i plotë i analizës së kostos për njësi, të municioneve të kalibrave 20 – 152 mm, ç’ka ishte e domosdoshme për të verifikuar dhe vlerësuar leverdinë ekonomike të këtij procesi me municionet e kalibrave te përmendur më sipër. Ky mosveprim i ish ministrit, i kryer në mospërmbushje të rregullt të detyrës, evidentohet dhe nga fakti se në përgjigje të kërkesës së parë të SAC –ALBADEMIL, është proceduar duke u bërë analiza e kostos për njësi e municineve të kalibrave të vegjël 7.62 – 14.5 mm. Ky veprim është kryer para se të fillonte procesi i miratimit të akteve nënligjore për realizimin e çmontimit dhe çmilitarizimit të municioneve për këto kalibra.

    Fakti, se gjatë realizimit të procesit të çmontimit të municioneve të kalibrave 20-152 mm, shoqëria ALBADEMIL ka përfshirë si nënkontraktor Uzinën e Gramshit për demontimin e një kategori “shtimjesh” 100 mm dhe se nga kjo marrëveshje, të dy subjektet kane dalë me fitim, provon dyshimin e arsyeshëm se veprimet e ish ministrit në interes të përfitimeve të padrejta nga kompanitë SAC – ALBADEMIL, kanë dëmtuar interesat ekonomike të ndërmarjeve shtetërore ushtarake, të cilat kishin standartet e nevojshme për të garantuar sigurinë në realizimin e procesit të çmontimit.

    4.Këto fakte, përbejnë të dhëna për të dyshuar se urdhri nr. 2044, datë 07.12.2007 “Për kalim municioni ndërmarjes MEICO”, është vazhdim i asaj që ka qenë paracaktuar dhe që lidhej me shitjen e municioneve kompanive SAC-ALBADEMIL.

    Në vijim të sa më sipër, si dhe në analizë të urdhërimeve të miratuara nga ish Ministri i Mbrojtjes z.Mediu ne kete urdhër, evidentohen dukshëm shkelje të vendimit KM nr.138, datë 14.03.2007, si dhe akteve nënligjore të tjera si më poshtë:

    4.1 Pika 1 e këtij urdhëri, në të cilën parashikohet kalimi i sasive dhe llojeve të municioneve të kalibrave 20-152 mm sipas aneksit “A” bashkëlidhur, ndërmarjes MEICO, bie në kundërshtim me pikën IV/1 të VKM nr.138, datë 14.03.2007, në të cilën parashikohet se Ministria e Mbrojtjes mund të realizojë shitjen me qëllim çmontimi dhe çmilitarizimi të municioneve stoqe të vjetëruara të kalibrave të vegjël.

    4.2 Në pikën 6 të këtij urdhëri, është parashikuar që kostoja e transportit të likujdohet nga ndërmarja MEICO. Ky parashikim, sikurse kemi argumentuar më lart bie ndesh me llogjikën ekonomike të llogaritjes së kostos dhe mbulimit të shpenzimeve. Me këtë detyrim është ngarkuar përsëri shteti dhe jo kompanitë private. Ky urdhërim përbën te dhënë për dyshime të bazuara se z. Mediu ka dëmtuar interesat ekonomike të shtetit dhe ka sjellë përfitime të padrejta për kompaninë SAC-ALBADEMIL.

    4.3 Në pikën 7, ka urdhëruar që procesi i çmontimit dhe çmilitarizimit të kryhet në ish brigadën e tankeve të kaluar në administrim të MEICO-s, në rajonin e Gërdecit, Vorë – Tirane .

    Ky urdhërim është bërë në vijim të urdhrit nr.550, datë 25.04.2007 dhe përmban të njëjtët elementë kundërligjshmërie me aktet nënligjore si më poshtë:

    Së pari, është përligjur ushtrimi i aktivtetit të çmontimit dhe çmilitarizimit të municioneve pa u bërë liçensimi i shoqërive, në shkelje të nenit 3, të Rregullores së Ministrit të Mbrojtjes nr.9603, datë 18.09.2003 “Për përpilimin dhe lëshimin e dokumentacioneve për veprimtarinë e eksport-importit të materialeve ushtarke”,

    Së dyti, është përligjur ushtrimi i aktivtetit të çmontimit dhe çmilitarizimit të municioneve, pa u bërë liçensimi i vendit ku do të kryhej ky proces, në kundërshtim me nenin 3, pika 1, paragrafi i tretë, i rregullores së Ministrit të Mbrojtjes nr. 9603, datë 18.09.2003, si dhe në kundërshtim me Urdhërin e Ministrit të Mbrojtjes nr. 326, datë 11.05.2000 “Për kryerjen e liçensimit të depove të municionit sipas standarteve të NATO”, siç është parashtruar me hollësi më sipër në këtë kërkesë.

    Së treti, ricaktimi në këtë urdhër, i Gërdecit si vend për kryerjen e procesit, është bërë duke e konsideruar procesin e çmontimit dhe çmilitarizimit të municioneve të kalibrave 20-152 mm, si një proces vazhdues të çmontimit të municineve të kalibrave të vegjël 7.62-14.5 mm ndonëse, siç kemi shpjeguar, nuk u kërkua dhe nuk u krye asnjë lloj liçensimi për sigurinë dhe për të garantuar shmangien e ngjarjeve të jashtëzakonshme gjatë këtij proçesi .

    4.4 Në pikën 7, ka urdhëruar ndërmarjen MEICO, të vërë në dispozicion të procesit ambjentet në administrim të saj… në rajonin e Gërdecit, pa përcaktuar raportin ekonomik të kësaj marrëdhënieje, ç’ka ka sjellë në fakt vënien në dispozicion pa qera, kompanisë SAC- AlBADEMIL, të të gjithë ambjenteve, në administrim të ndërmarjes MEICO, duke vepruar në shkelje të vendimit të KM nr. 315, datë 24. 04. 2003 “Për dhënien me qera të pasurive, të ndërmarjeve , shoqërive dhe institucioneve shtetërore”.

    4.5 Në pikën 8, ka urdhëruar që ndërmarja MEICO, përgjigjet për zbatimin nga kontraktori të proceseve dhe standarteve të sigurisë, të masave të mbrojtjes nga zjarri dhe sigurisë së jetës e shëndetit të personelit të punësuar në zbatim të projektit gjatë procesit te çmontimit dhe çmilitarizimit të municioneve, si dhe mbikëqyr në kushte të rrepta vëzhgimi dhe sigurie këtë proces. Ky urdhërim bie në kundërshtim flagrant me pikën IV/4 të vendimit të KM nr.138, datë 14. 3. 2007, në të cilën parashikohet se “procesi i çmilitarizimit dhe çmontimit, të kryhet nën mbikëqyrjan dhe sigurinë ushtarke të reparteve të forcave të armatosura….
    .
    4.6 Në pikën 9, ka urdhëruar që ruajtja e rajonit të Gërdecit dhe depove të municionit të bëhet nga Komanda e Forcës së Bashkuar dhe Ndërmarja MEICO. Gjithahtu, ky urdhërim, bie në kundershtim me pikën IV/4 të vendimit të KM nr.138, datë 14. 03. 2007, në të cilin parashikohet se mbikëqyrja e sigurisë së procesit të çmontimit dhe çmilitarizimit, të kryhet nga FA, duke regjistruar lëvizjen dhe sasinë e municioneve të dorëzuara dhe të atyre të çmontuara, si dhe produktet e tyre pas çmontimit dhe çmilitarizimit.

    4.7 Në pikën 10, është parashikuar që Sekretari i Pergjithshem të lëshojë lejet e eksportit për materialet e përftuara nga procesi i çmonitmit. Ky urdhërim bie në kundërshtim me nenin 3 të Rregullores së Ministrit të Mbrojtjes nr.9603, datë 18. 09. 2003 “Për përpilimin dhe lëshimin e dokumentacioneve për veprimtarinë e eksport-importit të materialeve ushtarke”. Kjo, sepse, ish Ministri i Mbrojtjes z. Mediu ka urdhëruar Sekretarin e Përgjithshëm të MM të lëshojë leje eksporti te materialeve ushtarake, për një subjekt të paliçensuar.

    Në mbështetje të ketij urdhëri, në datë 28. 12. 2007, është lidhur kontrata nr.2 midis ndërmarjes MEICO dhe kompanisë SAC-ALBADEMIL, me një vlerë totale prej 583.326 US Dollar dhe ka filluar procesi i çmontim dhe çmilitarizimit të municioneve të kalibrave 20-152 mm.

    I gjithë ky proces çmontimi dhe çmilitarizimi të municioneve të kalibrave 7.62 – 14.5 mm dhe 20 -152 mm, në sasinë rreth 18.000 ton, i urdhëruar nga ish Ministri i Mbrojtjes z. Fatmir Mediu, sikurse Ju kemi parashtruar hollësisht më sipër në këtë kërkesë, është kryer në shkelje të akteve ligjore e nënligjore në fuqi, duke shpërfillur standartet e domosdoshme të sigurisë dhe respektimin e rregullave në kryerjen e këtij procesi çmontimi dhe çmilitarizimi, si dhe duke mos garantuar shmangien e ngjarjeve të jashtëzakonshme që mund të vinin nga ky proces me rrezikshmeri të theksuar për jetën dhe shëndetin e punonjësve të përfshirë në proces, si dhe për jetën, shëndetin dhe pasurinë e të gjithë banorëve dhe bizneseve në rajonin e Komunës Gërdec, e më gjerë.

    Shperfillja e standarteve te sigurise dhe zbatimit të rregullave gjate këtij procesi, veç të tjerave, është rrjedhojë e urdhërimeve të kundërligjshme të ish Ministrit të Mbrojtjes z. Mediu, duke shmangur FA nga garantimi i sigurisë së këtij procesi, që në përzgjedhjen e vendit që do të kryhej procesi dhe deri në shmangien e tyre nga mbikëqyrja e sigurisë ushtarake. I gjithë ky proces i parregullt administrativ, i urdhëruar nga ish Ministri i Mbrojtjes z. Mediu ka mundësuar ndërmarjen MEICO dhe kompanitë SAC-ALBADEMIL, të realizojnë procesin e çmontimit dhe çmilitarizimit në një situatë kaotike, pa vendosur dhe zbatuar asnjë rregull standart sigurie në administrimin dhe ruajtjen e municioneve, në procesin teknik të çmontimit dhe çmilitarizimit, si dhe në procesin e administrimit të produkteve të dala nga ky proces.

    Shoqëritë SAC-ALBADEMIL sh.p.k, gjatë aktivitetit të çmontimit dhe çmilitarizimit, nuk kanë disponuar rregullore të sigurimit teknik për aktivitetin në tërësi dhe për proceset teknike të punës në veçanti.

    Në ish repartin ushtarak Gërdec, janë përqëndruar sasi të mëdha të municioneve të paçmontuara, që vinin nga repartet ushtarake. Gjithashtu, janë përqëndruar sasi të mëdha të produkteve të çmontimit si: barut, predha, djegore dhe kapsolla. Hetimet kanë provuar se në shumë raste nuk janë zbatuar rregullat që kanë të bëjnë me ruajtjen e objektit, me magazinimin e nënprodukteve, me mbrojtjen nga zjarri, sigurinë e jetës dhe shëndetit të personelit të punësuar në këtë projekt, etj.

    Mungesa e rregulloreve të sigurimit teknik ka mundësuar: punësimin e personave pa kritere profesionale në këtë fushë, mosparashikimin e procesve të punës dhe garantimin e sigurisë së tyre, mostrajnimin e punonjesve për kryerjen e këtyre proceseve dhe mosrespektimin e rregullave të sigurisë etj. Shkelje flagrante në këtë proces është punësimi i fëmijëve të mitur.

    Organizimi i punës në këto procese, bëhej duke përqëndruar një numër të madh punëtorësh në një sipërfaqe të vogël pune, ç’ka ka cënuar kushtet e sigurimit teknik dhe kontrollin mbi procesin e çmontimit. Në proceset e punës janë përdour mjete të papërshtashme në aspektin teknik, si dhe është lejuar kryerja e veprimeve që kanë mundësuar premisa për ngjarje të jashtëzakonshme.

    Baruti ruhej në kontenierë të zakonshëm transporti dhe në ndërtesa të pa përshtashme, jashtë çdo kriteri teknik. Në momentin e shpërthimit në vendin e depozitimit të barutit kanë qenë mbi 700 ton barut, të vendosur në 41 kontenierë dhe në dy ndërtesa dhe në afërsi të tyre janë depozituar djegoret e predhave, të gjitha në shkelje të standarteve të sigurisë.

    Hetimet e deritanishme na çojnë në konkluzionin se shkeljet e lartpermendura të akteve ligjore dhe nënligjore, shkelja e rregullave të sigurimit teknik në procesin e magazinimit të municionit, në procesin e çmontimit dhe administrimit të produkteve të dala nga ky proces, kanë sjellë shkaktimin e zjarrit të pasuar me shperthimet masive, duke shkaktuar pasoja tejet te renda, të sipër përmendura.

    Të nderuar deputetë!

    Procesi administrativ për përgatitjen dhe miratimin e akteve nënligjore të iniciuara dhe të miratuar nga ish Ministri i Mbrojtjes z. Mediu, është realizuar ndërkohë që z. Mediu, në korrik të vitit 2006, ka ndërmarrë inisiativën ligjore për miratimin e projekt-ligjit “Për kontrollin shtetëror të veprimtarisë së eksport-importit të mallrave ushtarak, mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishte”, i cili synonte të rregullonte, sipas standarteve të BE, veprimtarinë e kontrollit shtetëror mbi eksportin, importin… dhe veprimtaritë ndërmjetëse për mallrat ushtarake dhe mallrat e teknologjitë me përdorim të dyfishtë, ku përfshihet dhe shërbimi i çmilitarizimit, …. si dhe për zbatimin e masave që synojnë parandalimin e përdorimt të këtyre mallrave nga terroristë dhe grupe të tjera për qëllime kriminale. Në procesin e ushtrimit të inisiativës ligjore nga ish Ministri i Mbrojtjes z. Mediu, ky projekt-ligj, me datë 07. 08. 2006, i është dërguar për mendim ministrive përkatëse. Në vijim, me datë 29. 12. 2006, ndërkohë që kishte vënë në lëvizje për zbatim ofertën e parë të SAC, ka dërguar për shqyrtim e miratim këtë projekt-ligj, në Këshillin e Ministrave. Pas kthimit të këtij projekt-ligji me vërejtet përkatëse, në datë 06. 02. 2007, ka ridërguar projekt-ligjin në Këshillin e Ministrave për shqyrtim e miratim. Projekt-ligji me vendimin nr. 115, datë 17. 02. 2007 është miratuar nga Keshilli i Ministrave dhe është dërguar për shqyrtim në Kuvendin i Shqiperisë, duke u kthyer në ligjin nr.9707 date 5.4.2007. Po në datë 17. 02. 2007, Këshilli i Ministrave ka shqyrtuar dhe kthyer si të pa bazuar projekt-vendimin e KM të inicuar nga ish Ministri i Mbrojtjes z. Mediu “Për procedurën e çmontimit, çmilitarizimit dhe tjetërsimit të një sasie municionesh të Forcave të Armatosura (FA), të dala nga armatimi e përdorimi me shoqërinë amerikane SAC”, të sipër përmendur.

    Ky ligj, pas dekretimit, me datë 24.4.2007 është dërguar nga Këshilli i Ministrave në Ministrine e Mbrojtjes për zbatim. Ligji ka hyre në fuqi me 01.06.2007 dhe në nenin 39 të tij, ngarkon Këshillin e Ministrave që, brënda gjashtë muajve të hyrjes në fuqi, të nxjerrë aktin nënligjor për krijimin e Autoritetit Shtetëror të Eksporteve, si dhe të përgatise dhe miratojë aktet e tjera nënligjore.

    E përmendëm këtë ligj, pasi në përmbajtjen e tij, ai rregullon veç te tjerash dhe në përqasje me standartet e BE, dhe veprimtaritë që lidhen me liçensimin e veprimtarive në fushën e çmilitarizimit dhe eksportimit të produkteve të tij, si dhe të kontrollit e mbikqyrjes së tyre. Analiza e fakteve te mësipërme evidenton se ish Ministri i Mbrojtjes z. Mediu, ka ndërmarë procesin administrativ të nxjerrjes së akteve nënligjore në përmbushje të kërkesave të kompanisë SAC- ALBADEMIL, pa marrë në konsiderat zbatimin e këtij ligji dhe të standarteve të parashikuara në këtë ligj.

    Këto fakte, përbëjnë të dhëna për dyshime të bazuara në prova se i gjithë procesi vendimmarrës i ish Ministrit të Mbrojtjes z. Fatmir Mediu në favor të kompanisë SAC-ALBADEMIL, ka qenë një proces i parregulltë, me synim shmangien e standarteve të BE, që normohen në Ligjin nr.9707 datë 05.04.2007, për të realizuar përfitime të padrejta për këto kompani private.

    Të nderuar deputetë!

    Të gjitha sa u parashtruan më lart, krijojnë bazën e mjaftueshme ligjore për të ushtruar ndjekje penale ndaj deputetit Fatmir Mediu. Për këto arsye, në mbështetje të nenin 73, pika 2 të Kushtetutës dhe të nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë dhënien e autorizimit për proceduar penalisht ndaj z. Fatmir Mediu, deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

    PROKURORI I PËRGJITHSHËM INA RAMA

    • gene
    • Posted May 13, 2008 at 10:11 AM
    • Permalink

    Imuniteti i Mediut, Prokuroria, 700 faqe me akuza në Kuvend
    Prokuroria e Përgjithshme dërgoi dje në Kuvendin e Shqipërisë materialet shtesë shkresore, për marrjen e autorizimit për të ndjekur penalisht ish-Ministrin e Mbrojtjes, deputetin Fatmir Mediu, për ngjarjen e ndodhur më 15 mars në fshatin Gërdec të Bashkisë së Vorës.

    Flamur VEZAJ
    Mar, 13 Maj 2008 10:25:00

    Në materialet e dorëzuara në Kuvend përshkruhen me hollësi të gjitha shkeljet e bëra nga ish-ministri
    TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme dërgoi dje në Kuvendin e Shqipërisë materialet shtesë shkresore, për marrjen e autorizimit për të ndjekur penalisht ish-Ministrin e Mbrojtjes, deputetin Fatmir Mediu, për ngjarjen e ndodhur më 15 mars në fshatin Gërdec të Bashkisë së Vorës.

    Sipas burimeve zyrtare pranë organit qendror të akuzës bëhet e ditur se materialet e dërguara në Kuvend janë rreth 700 faqe format A 4 , ku janë të detajuara të gjitha provat dhe dyshimet e ngritura në ngarkim të ish-ministrit Mediu për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

    Vepër kjo e konsumuar sipas akuzës me veprimet dhe mos veprimet e Ministrit Mediu, që në momentin e përpilimit të projekt-ligjit e deri te heqja e kompetencave Shtabit të Përgjithshëm për mbikëqyrjen e kësaj punishte demontimi municionesh ku humbën jetën 26 persona dhe rreth 300 të tjerë u plagosen.

    Mësohet se dosja voluminoze prej 700 faqesh është depozituar mëngjesin e djeshëm pranë zyrës së Komisionit të Vlerësimit të Mandateve pranë Kuvendit të Shqipërisë.

    Me dërgimin e këtyre provave, mësohet se kryeprokurorja Ina Rama ka nisur edhe një shkresë shoqëruese, ku njofton deputetet se nxjerrja apo publikimi i këtyre akteve në media, konferencë për shtyp apo servirje të tyre tek media të ndryshme do të vijojë me nisjen e procedimit penal.

    Sipas burimeve pranë organit qendror të akuzës, kryeprokurorja Rama në materialet dërguar Kuvendit rendit me hollësi e detaje20 shkeljet ligjore të ish-Ministrit Mediu, nëpërmjet të cilave ka favorizuar haptazi kompanitë private SAC dhe “Alba Demil”, duke u garantuar atyre fitim maksimal si dhe ka shpërfillur rregullat e sigurisë, mungesa e të cilave solli katastrofën me pasoja të rënda.

    Dokumentet

    Sipas materialeve tashmë të dërguar me hollësi pranë Kuvendit thuhet se ish-ministri Mediu ka iniciuar projektligjin për demontimin pas takimit me përfaqësuesin e “Southern Ammunition, Patrick Henry III” të dokumentuar me dëshmi dhe deklarata të ndryshme dhe çdo akt i ndërmarrë pastaj nga ish-ministri për organin e akuzës ka pasur si qëllim plotësimin e interesave të dy kompanive SAC dhe “Alba Demil”.

    Sipas materialeve shtesë, shkeljet që ish-ministri Mediu ka kryer nisin që nga projektligji i dërguar në qeveri, ku fillimisht u kthye mbrapsht dhe më pas u vendos draft oferta për demontimin e municioneve të kalibrit të vogël, duke paracaktuar kështu kompaninë “Alba Demil”.

    Më pas, sipas akuzës, shkeljet vijojnë meurdhrat e kundraligjshëm përngritjen dhe caktimin e ish-repartit të tankeve në Gërdec si vend i demontimit të municioneve, urdhërimin e Forcave të Armatosura të transportonin municionin drejt Gërdecit, duke humbur mbi 500 mijë dollarë nga ky proces, heqjen e kompetencave të Shtabit të Përgjithshëm duke ia kaluar Komandës së Forcave të Bashkuara që më pas vijoi me heqjen e mbikëqyrjes së këtyre punimeve dhe kalimin e tyre nën kontrollin e MEICO-s.

    Sipas materialeve dërguar në Kuvend, me ngjarjen që ndodhi në Gërdec, janë cenuar rëndë një serë interesash të tjera të shtetit dhe të shoqërisë, siç janë: cenimi i rendit dhe i sigurisë në rajonin që përfshiu ngjarja, si dhe dëmtimin e imazhit të shtetit, në raport me komunitetin, shoqërinë dhe më gjerë.

    Të gjitha këto sipas organit qendror të akuzës “kanë ardhur si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve me dashje në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mos përmbushje të rregullt të detyrës së tij, në cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes.

    Të gjitha këto kanë lidhje shkakësore me pasojat e ardhura nga ngjarja e ndodhur në Gërdec dhe kanë sjellë përfitime të padrejta në favor të subjekteve private të interesuara dhe të përfshira në procesin e demontimit të municioneve në ish-repartin ushtarak Gërdec. Në materialet dërguara në Kuvend, janë renditur fakse të ndryshme, projekt-ligje, drafte, akte-nënligjore, projekt-urdhra, urdhra, shkresa, procesverbale të ndryshme, raport dhe dëshmi të personave që kanë dijeni me çështjen ku kanë përfshirë ish-ministrin Mediu.

    4 URDHRAT QË JANË SHOQËRUAR ME 20 VEPRIME TË PALIGJSHME

    Vendimi i Këshillit të Ministrave i iniciuar nga ministri Mediu për marrëveshjen e çmontimit të municioneve, duke paracaktuar fituesin e këtij çmontimi

    Miratimi i urdhrit për transportimin e municioneve nga Forcat Armatosura

    Caktimi i vendit të demontimit të municioneve në Gërdec

    Kalimin e Kompetencave të mbikëqyrjes së Gërdecit, nga Shtabi i Përgjithshëm ndërmarrjes MEICO

    SHKELJET E KONTRATËS II

    – Parashikohet kalimi i sasive dhe llojeve të municioneve të kalibrave 20-152 mm, në kundërshtim me vendimin e KM, që parashikon shitjen e kalibrave të vegjël.

    – Kostoja e transportit të likuidohet nga ndërmarrja MEICO. Ky parashikim, sikurse kemi argumentuar më lart, bie ndesh me logjikën ekonomike të llogaritjes së kostos dhe mbulimit të shpenzimeve.

    – Në pikën 7, ka urdhëruar që procesi i çmontimit dhe çmilitarizimit të kryhet në ish- brigadën e tankeve të kaluar në administrim të MEICO-s, në rajonin e Gërdecit, Vorë –Tiranë.

    – Në pikën 7, ka urdhëruar ndërmarrjen MEICO, të vërë në dispozicion të procesit ambientet në administrim të saj… në rajonin e Gërdecit, pa përcaktuar raportin ekonomik të kësaj marrëdhënieje, çka ka sjellë në fakt vënien në dispozicion pa qira, kompanisë SAC- ALBA DEMIL, të të gjithë ambienteve.

    – Në pikën 8, ka urdhëruar që ndërmarrja MEICO, përgjigjet për zbatimin nga kontraktoi të proceseve dhe standardeve të sigurisë, të masave të mbrojtjes nga zjarri dhe sigurisë së jetës e shëndetit të personelit. Ky urdhërim bie në kundërshtim flagrant me pikën IV/4 të vendimit të KM, në të cilën parashikohet se “procesi i çmilitarizimit dhe çmontimit, të kryhet nën mbikëqyrjen dhe sigurinë ushtarake të reparteve të forcave të armatosura….”.

    – Ka urdhëruar që ruajtja e rajonit të Gërdecit dhe depove të municionit të bëhet nga Komanda e Forcës së Bashkuar dhe Ndërmarrja MEICO dhe jo nga Forcat e Armatosura.

    – Në pikën 10, është parashikuar që Sekretari i Përgjithshëm të lëshojë lejet e eksportit për materialet e përftuara nga procesi i çmontimit, në një kohë që subjekti ishte i pa licencuar.

    http://www.shekulli.com.al

    • gene
    • Posted May 29, 2008 at 9:07 AM
    • Permalink

    PS: Gërdeci nuk mbyllet pa u ndëshkuar fajtorët dhe pa u dëmshpërblyer banorët”

    Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste konfirmon vendosmërinë e tij për ngritur zërin deri në ndëshkimin e të gjithë përgjegjësve të tragjedisë së Gërdecit. Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Erion Braçe, dënoi deklaratat e deputetit të PD-së, Astrit Patozi, sipas të cilit çështja e “Gërdecit” është e mbyllur. “Që Sali Berisha, qeveria e tij, deputetët e tij, të përfshirë në vrasje, donin të varrosnin këtë krim që ditën e parë që ndodhi, kjo është në vëmendjen e kujtdo shqiptari të ndershëm. Ne, deputetët e Partisë Socialiste të Shqipërisë, nuk mund të lejojmë kurrë që kjo çështje të mbyllet pa ndëshkuar deri përgjegjësin e fundit për vrasjen e 26 shqiptarëve në Gërdec. Nuk do të ketë parlament, nuk do të ketë prokuror apo gjykatës, që të shpëtojë vrasësit nga ndëshkimi”, – tha Braçe. Ai tha se PS-ja nuk do të reshtë nga përpjekjet e saj deri në kompensimin dhe dëmshpërblimin e plotë të banorëve që u dëmtuan nga shpërthimet e Gërdecit. “Natyrisht që ne e identifikuam këtë sjellje barbare qyshkur kryeministri Sali Berisha i vuri çmim, 2 milionë lekë, jetës së çdo individi që vrau në Gërdec. Pikërisht për këtë arsye çështja e dëmshpërblimit në Gërdec nuk do të mbyllet deri kur i dëmtuari i fundit të marrë qindarkën e fundit për dëmin e pronës së tij, të cilin ai e vlerëson vetë”, – tha nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Më tej Braçe theksoi se Berisha nuk duhet të pengojë miratimin e projektligjit të paraqitur nga PS-ja për dëmshpërblimin e banorëve që u dëmtuan nga shpërthimi tragjik i Gërdecit. “Ky projektligj, që është i ndryshëm nga ai, apo ato vendime, me anë të të cilave Sali Berisha e quan Gërdecin aksident teknologjik dhe ka marrë përsipër t’i dëmshpërblejë ata njerëz atje, synon së pari zhdëmtim 100% të dëmit të shkaktuar atje dhe së dyti, në vlerat që përcaktojnë vetë banorët e dëmtuar në Gërdec. Qeveria pas atij krimi shtetëror e ka humbur të drejtën morale për të vendosur çmim për pronën që e shkatërroi me korrupsion dhe krim në Gërdec”, – u shpreh Braçe.

    28 Maj 2008

    shekulli

    • gene
    • Posted June 5, 2008 at 1:10 PM
    • Permalink

    Kryetarja e Parlamentit kerkoi sot me shkrim informacione shtese nga Prokuroria e Pergjithshme per te bindur Kuvendin per ceshtjen e imunitetit te ish ministrit te mbrojtjes fatmir mediu! ambasadori amerikan takoi sot ina ramen, prokuroren e pergjithshme dhe me poshte eshte deklarata…. qe nuk ka nevoje per shume komente….

    Deklaratë e Ambasadorit të Sh.B.A. Xhon Uidhers

    Pas Takimit me Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama

    Prokurorja e Përgjithshme informoi Ambasadorin mbi aspektet publike të një serie hetimesh në vazhdim, përfshi në mënyrë specifike atë të Gërdecit.

    Ambasadori e siguroi Prokuroren e Përgjithshme që Qeveria e Shteteve të Bashkuara mbetet në mënyrë të përhershme e përkushtuar ndaj një hetimi të paanshëm e të gjithanshëm, të bazuar plotësisht mbi fakte ligjore. Qeveria e Sh.B.A. nuk do të paragjykojë përfundimin e ndonjë procedimi ligjor, por pret që vetëm faktet do të jenë përbërësi kritik për të përcaktuar gamën dhe natyrën e hetimit.

    Qeveria amerikane do të shihte e zhgënjyer dhe e alarmuar çfarëdo përpjekjeje për t’ia nënshtruar këtë hetim çfarëdo ndikimi të jashtëm. Është detyra kushtetuese e Prokurores së Përgjithshme, dhe jo ajo e ndonjë organi tjetër të qeverisjes, që të kryejë punën e saj pa pasur ndërhyrje. Që të ndodhë kjo, është e domosdoshme që Parlamenti të trajtojë në mënyrë të menjëhershme çështjen e imunitetit parlamentar.

    Qeveria dhe populli amerikan do të jenë thellësisht të shqetësuar nëse ndonjë faktor, parti, apo udhëheqës politik bën deklarata apo ndërmerr veprime që, në ndonjë mënyrë, do të përfshinin ndonjë axhendë politike në çka duhet të jetë një hetim i paanshëm dhe i pavarur, bazuar mbi sundimin e ligjit.

    • gene
    • Posted October 11, 2008 at 12:09 PM
    • Permalink

    Kosta trebicka ishte deshmitari kyc i prokurorise per ceshtjen e gerdecit (jo thjesht shperthimit por korrupsionit qe po zbulohet aty).
    Trebicka perfshiu ne deshmite e tij djalin e kryeministrit berisha si person me njefare roli ne kete ceshtje.

    Pak dite me pare, Trebicka u gjend i vdekur ne nje aksident automobilistik ne nje zone te thelle te korces ku kish shkuar per gjah.
    Dyshimi se ishte nje vrasje qe i madh dhe opozita organizoi nje proteste “preventive” perpara kryeministrise per te kerkuar zbardhjen e ngjarjes dhe gati gati per te te akuzuar drejperdrejt kryeministrin berisha (akuzat nuk munguan ne fakt-pati nje gjendje makthi ne shqiperi ne keto momente)
    Nje ekspert nga amerika konfirmoi se vdekja kish ndodhur gjate aksidentit automobilistik.

    • gene
    • Posted February 12, 2009 at 1:58 PM
    • Permalink

    Gazeta Shqip

    Tragjedia e Gërdecit, merren të pandehur 4 gjeneralët e Shtabit

    Nën akuzë zyrtare, edhe ish-ministri i Mbrojtjes dhe stafi i tij. Prokuroria firmos fletëthirrjet

    Sokol Çobo

    Katër gjeneralë, katër zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe tre punonjës të firmave private, janë marrë të pandehur për tragjedinë e Gërdecit. Lista kryesohet nga ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, pasohet nga gjeneralët Shpëtim Spahiu, Zija Bahja dhe Dashnor Çaushi për të vazhduar me ish-zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Ardian Mullai e Adriatik Mema, si dhe ish-drejtorin ekonomik të ministrisë, Shkëlzen Madani, për të përfunduar me personat që gjenden aktualisht në qeli Mihal Delijorgji, Dritan Minxolli dhe Ylli Pinari. Gjeneralët dhe zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë kohës që ndodhi tragjedia e Gërdecit, do të akuzohen për “shpërdorim detyre”, ndërsa drejtuesit e firmave private janë nën akuzë për “vrasje masive” dhe “shkelje të rregullave mbi trajtimin e lëndëve plasëse”. Lajmi bëhet i ditur nga burime konfidenciale pranë Prokurorisë së Përgjithshme, sipas të cilave, personat e marrë të pandehur do të ftohen në prokurori për t‘u njohur me akuzën. Ndërkohë, burimet zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme as e mohuan dhe as e pohuan një fakt të tillë. Ata u mjaftuan duke deklaruar se “nuk jemi të autorizuar të japim detaje nga hetimi i ngjarjes”.

    Fletëthirrjet

    Gjithsesi, burimet konfidenciale të gazetës deklarojnë se grupi hetimor ka përgatitur fletëthirrjet e para. Mësohet se ata do të ftohen për t‘u njohur me cilësinë e re që do të marrin, pas vlerësimeve të provave nga organi i akuzës. “Jeni të ftuar në Prokurorinë e Përgjithshme në orën 10:00, datë 11.2.2009 për t‘u marrë i pandehur si pasojë e ngjarjes në datën 15.3.2008 në fshatin Gërdec, në Tiranë, ku 26 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën”, shkruhet në fletëthirrjet e çdo personi që do të njihet me akuzën e re. Burimet nga prokuroria deklaruan se provat që janë grumbulluar në vendngjarje, por edhe nga verifikimi i dokumentacionit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm janë verifikuar në harkun kohor të 11 muajve. Rezultatet e para flasin për një përfshirje të madhe të personave që kanë “ideuar” tragjedinë, duke filluar nga krerët më të lartë të ushtrisë dhe ministrisë. Por ata mund të akuzohen vetëm për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë marrë drejtpërdrejt në procesin e demontimit në terren dhe nuk kishin informacione mbi gjendjen e municioneve dhe rrezikshmërinë e tyre në fabrikë.

    Hetimi në liri

    Prokuroria e Përgjithshme, në një hark kohor prej disa javësh, ka vlerësuar çdo informacion mbi integritetin moral të të gjithë personave që do të merren të pandehur për tragjedinë. Pas verifikimeve të para, drejtuesit e hetimit për tragjedinë vendosën që ata të hetohen dhe gjykohen në liri, pasi nuk përbëjnë rrezik për shoqërinë. “Të akuzuarit janë persona me integritet të lartë moral. Kanë drejtuar institucione të rëndësishme të shtetit shqiptar. Kemi marrë informacione se veprimtaria e tyre nuk është e rrezikshme dhe nuk ka informacione se mund të ‘arratisen‘” deklaruan burimet nga akuza, duke shtuar se i gjithë procesi hetimor në vazhdimësi do të kryhet në gjendje të lirë. Por, hetuesit e çështjes nuk përjashtojnë idenë se ndaj të pandehurve të vendosen masa shtrënguese, që t‘u ndalohet kategorikisht udhëtimi jashtë shtetit ose një tjetër masë e mundshme është bllokimi i pasaportës.
    Të pandehurit:

    Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes

    Luan Hoxha, ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë

    Shpëtim Spahiu, ish-komandanti i Forcave të Bashkuara
    Zija Bahja, ish- komandanti i Forcës Mbështetëse

    Ardian Mullai, ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes

    Adriatik Mema, ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes

    Shkëlzen Madani, ish-drejtori ekonomik në Ministrinë e Mbrojtjes

    Dashnor Çaushi, ish-drejtor logjistike në Ministrinë e Mbrojtjes

    Mihal Delijorgji, bashkëpronari i “Albademil”

    Ylli Pinari, ish-drejtuesi i MEICO

    Dritan Minxolli, drejtuesi teknik i “Albademil

    • Anonymous
    • Posted February 18, 2009 at 8:17 PM
    • Permalink

    ‘Gërdeci’, të pandehur 25 zyrtarë, 13 prej tyre njihen sot me akuzën
    Shekulli Online | 18/02/2009 | Lajm i fundit | 0 KOMENTE | SHARE | – +
    [ posto kete artikull ne faqet me poshte ]
    del.icio.us
    blinklist
    digg
    Facebook
    Furl
    ma.gnolia
    Newsvine
    Pownce
    reddit
    StumbleUpon
    Technorati
    Twitter
    TIRANË – Plot 13 zyrtarë janë paraqitur sot në Prokurorinë e Përgjithshme për t’u njohur me akuzat që rëndon mbi to, për tragjedinë e Gërdecit. Ndërkohë që 12 të tjerë përfshirë edhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu morën akuzën të mërkurën e javës që kaloi.

    Për tragjedinë e 15 Marsit, ku 26 persona humbën jetën nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të fishekëve, do të dalin para drejtësisë 25 zyrtarë. Burime të besuara nga Prokuroria e Përgjithshme shprehen se prokurorët e çështjes kanë thirrur sot 12 persona, të cilëve iu janë komunikuar dhe akuzat përkatëse.

    Emrat e të pandehurve

    Prokuroria ka akuzuar për falsifikim dokumentesh drejtorin e Uzinës Mekanike të Gramshit, Fiqiret Mato dhe drejtorin e Kombinatit Nekanik të Poliçanit, Lavdi Shato.
    Akuza për shpërdorim detyre u është komunikuar tre ish anëtarëve të komisionit të çmimit të fishekëve, Rezart Teshana, Besin Dauti dhe Agim Babameto. Po për shpërdorim detyre janë akuzuar edhe katër anëtarët e komisionit të kategorizimit të municioneve, Gëzim Oshafi, Denis Hajdari, Jorgo Mino dhe Fatbardh Kuci. Gjithashtu e njëjta akuzë është komunikuar dhe për katër anëtarë të komisionit të kategorizimit të municioneve, Zenun Cero, Hysni Cocka, Hilmi Lacaj dhe Fahri Toska.

    Pak ditë më parë, Prokuroria e Përgjithshme i komunikoi akuzën e shpërdorimit të detyrës edhe ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe ish drejtuesve të tjerë të lartë, si Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha, ish zv/shefit Shpëtim Spahiun, etj.

    Kur po mbushet një vit nga tragjedia e Gërdecit, Prokuroria bën të ditur se është në përfundim të hetimeve të ngjarjes së rëndë dhe brenda këtij muaji do të çojë dosjen në gjykatë.

    • Anonymous
    • Posted February 20, 2009 at 12:42 PM
    • Permalink

    Flamur Vezaj
    Marrë nga Gazeta Shekulli

    Prokuroria pritet të zyrtarizojë sot mbylljen e veprimeve të saj për shpërthimin e vitit të kaluar në Gërdec

    Mbyllet hetimi për Gërdecin,

    Shkeljet teknike në punishte shkaktuan shpërthimin e 700 ton barut duke vrarë dhjetëra e plagosur qindra vetë

    TIRANË- Hetimet për shpërthimin tragjik me pasoja të rënda të Gërdecit, mbyllen nga organi qendror i akuzës. Prokurorisë së Përgjithshme, iu deshën 342 ditë kohë që të zbardhë dhe dërgojë për gjykim me cilësinë e të pandehurve 28 persona, të akuzuar se me veprimet dhe mos veprimet e tyre kanë sjellë shpërthimin e 700 tonëve barut në ish-repartin e tankeve në fshatin Gërdec të Vorës.

    Për pasojë, në këtë shpërthim, mbetën të vdekur 26 persona dhe mbi 300 të tjerë u plagosën. Gjatë ditës së djeshme, të 28 pandehurit janë paraqitur para organit të akuzës për tu njohur me aktet hetimore të dosjes dhe për të firmosur përfundimin e këtyre hetimeve 11- mujore. Listës së 28 të pandehurve, i prin ish-ministri i Mbrojtjes, deputeti pa imunitet Fatmir Mediu dhe ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneral leitnant Luan Hoxha.

    “Nga hetimet disamujore të Prokurorisë së Përgjithshme ka rezultuar se të pandehurit e kësaj dosjeje, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por, në role dhe kohë të ndryshme, me veprimet dhe mos veprimet e tyre me dashje, kanë hartuar shkresa të paligjshme në respektim të zbatimit të urdhrave të kundraligjshme të firmosura nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, veprime këto që kanë faktuar një lidhje shkakësore me pasojat e ardhura nga ngjarja e ndodhur në Gërdec”,-thuhet nga prokuroria.

    Shkeljet në punishte

    Gjithashtu, këto burime theksuan se në punishten e çmontimit të municioneve në Gërdec, organizimi i punës bëhej duke u përqendruar në një numër të madh punëtorësh në një sipërfaqe shumë të vogël pune, çka ka cenuar kushtet e sigurisë teknike dhe kontrollin mbi procesin e çmontimit.

    “Në proceset e punës janë përdorur mjete të papërshtatshme në aspektin teknik, si dhe është lejuar kryerja e veprimeve që kanë mundësuar premisa për ngjarje të jashtëzakonshme, që pasoi më pas me vdekjen e 26 personave dhe mbi 300 të tjerëve të plagosur. Është provuar gjithashtu, se në këtë punishte demontimi, baruti ruhej në kontenier të zakonshëm transporti dhe në ndërtesa të pa përshtatshme, jashtë çdo kriteri teknik.

    Eshtë provuar nga akt-eskpertime të ndryshme se në momentin e shpërthimit të kësaj punishteje, në vendet e depozitimit të barutit kanë qenë mbi 700 ton barut, të vendosur në 41 kontejnierë dhe në dy ndërtesa. Në afërsi të vendit ku ndodhej baruti, drejtuesit e firmës “Albademil” kishin urdhëruar punëtorët të depozitonin edhe djegoret e predhave, të gjitha këto në shkelje të standardeve të sigurisë”,-thuhet nga prokuroria. Sipas saj, ky ka qenë edhe shkaku i shpërthimit në fabrikë.

    Zyrtarët, favor Delijorgjit

    Mësohet se në dosje theksohet se të pandehurit, ish- funksionarë shtetërorë, me veprimet dhe mos veprimet e tyre me dashje, dhe në mënyra të ndryshme nga njëri-tjetri kanë favorizuar shoqërinë private “SAC-Albademil”.

    Kjo e fundit kryente edhe demontimin e municioneve në repartin e Gërdecit, ku ndodhi edhe shpërthimi unik në historinë e vendit tonë, pikërisht për shkak të mungesës së masave të sigurisë.

    Gjithashtu, nga hetimet 11- mujore është provuar se municionet që çmontoheshin në fabrikën e Gërdecit, nuk ishin vetëm stoqe të vjetra, por edhe municione në gjendje shumë të mirë. “Repartet ushtarake kanë falsifikuar mbishkrimet e arkave të fishekëve duke i paraqitur në Gërdec si municione të vjetra dhe jo municione në gjendje të mirë.

    Pasi “shiteshin” nga repartet ushtarake ato përfundonin nën administrimin e shoqërisë “Sac-Albademil” dhe më pas vendosej nëse do të demontoheshin apo do të ricikloheshin nga punonjësit e kësaj punishte demontimi”,-thuhej nga burimet e akuzës që sot përfunduan fazën hetimore të çështjes së tragjedisë së Gërdecit.

    Prokuroria ka përfunduar veprimet e saj hetimore ditën që ish- ministri i Mbrojtjes mbushte 6 muaj si person në hetim

    Mediu thirret në prokurori për t’u njohur me aktet

    Deputeti republikan, akuzohet për shpërdorim detyre dhe favorizim të subjekteve private në rastin e Gërdecit

    TIRANË- Fundi 6 muajve të ish- ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka sjellë edhe mbylljen e veprimeve hetimore të akuzës ndaj tij. Vetë ai mësohet se është thirrur për t’u njohur me aktet hetimore të akuzës në ngarkim të tij dhe për të firmosur njohjen me to. Lajmi bëhet i ditur nga hetuesit e çështjes, por nuk është konfirmuar nëse ish- kreu i Mbrojtjes, është paraqitur apo jo në Prokurorinë e Përgjithshme.

    Ka qenë ora 20:40 minuta e datës 17 qershor 2008, kur tre deputet e Kuvendit të Shqipërisë që kryenin detyrën e komisionit të numërimit të votave, deklaruan se me 101 vota pro parlamenti i hoqi imunitetin deputetit Fatmir Mediu dhe ia “dorëzoi” atë hetuesve të tragjedisë së Gërdecit.

    Që nga ajo mbrëmje e nxehtë qershori e deri më sot, kanë kaluar 6 muaj, që kur kryeprokurorja Ina Rama filloi zyrtarisht hetimet intensive ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Mediu. Ndaj tij u ngritën akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkeljes së barazisë në tenderë apo ankande publike”.

    Sot mbyllet përfundimisht faza hetimore ndaj deputeti pa imunitet Mediu dhe 27 të akuzuarve të tjerë, ndërsa pritet që dosja penale në ngarkim të tyre të mbërrijë pranë togave të zeza të Gjykatës së Lartë.

    Sipas hetuesve të organit qendror të akuzës, “Nesër, (sot) ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediut i përfundon afati kohor i hetimit të çështjes, pasi legjislacioni në fuqi e parashikon që për veprat për të cilat akuzohet i pandehuri Mediu afati hetimor i dosjes është 6 muaj.

    Brenda kësaj kohe, hetimi ndaj ish-ministrit duhet të përfundonte ose t’i zgjateshin afatet hetimore edhe për disa ditë me firmën e kryeprokurores Ina Rama. Një veprim i tillë, për hetuesit e çështjes është konsideruar e pavlefshme pasi hetimi ka përfunduar, sipas burimeve pranë institucionit qendror të akuzës.

    Gjithashtu, këto burime saktësuan se është thirrur në prokurori edhe vetë i pandehuri Fatmir Mediu dhe avokati i tij mbrojtës, Ardian Visha, për t’u njohur me aktet e hetimit, e për të firmosur mbylljen e fazës hetimore dhe marrjen e një kopjeje të dosjes penale të përgatitur nga prokuroret.

    Por, asnjë nga zyrtarët e Prokurorisë së Përgjithshme të kontaktuar dje nga “Shekulli” nuk konfirmuan mbërritjen apo jo të ish-ministrit Mediu pranë akuzës për tu njohur me aktet e hetimit. Sipas procedurës së mëparshme, nëse i pandehuri nuk paraqitet për njohjen me aktet dhe firmosjen e mbylljes së hetimit, grupi hetimor në bazë të Kodit të Procedurës Penale ia komunikon përfundimin e hetimit me anë të agjencisë postare vetë të pandehurit dhe avokatit të tij mbrojtës.

    Sipas provave materiale që kanë dërguar grupin hetimor në përpilimin e kërkesës për gjykim, thuhet se ndaj ish-ministrit Mediu janë ngritur akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkeljes së barazisë në tenderë apo ankande publike”.

    Kryerjen e këtyre dy veprave penale, sipas prokurorisë, i pandehuri Mediu i ka konsumuar duke kryer veprime dhe mosveprime të ndryshme me dashje, në kundërshtim me ligjet dhe aktet nënligjore, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës së tij, si Ministër i Mbrojtjes.

    “Veprimet e kryera në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore nga i pandehuri Fatmir Mediu kanë lidhje shkakësore me ngjarjen e ndodhur në Gërdec.

    Ku është provuar dhe faktuar se këto veprime dhe mos veprime të ish-ministrit Mediu kanë sjellë përfitime të padrejta në favor të subjekteve private “Sac-Albademil” të përfshirë në procesin e çmontimit të municioneve në ish-repartin ushtarak të tankeve në fshatin Gërdec. Ku si pasojë e shpërthimit të rreth 700 tonëve barut të grumbulluar aty, duke mos respektuar asnjë nga elementët e sigurisë në punë gjatë kryerjes së procedurave të demontimit të municioneve të kalibrave të ndryshëm, ka sjellë për pasojë shpërthimin që i mori jetën 26 personave dhe mbi 300 të tjerë mbetën të plagosur.

    Pjesë nga kërkesa për gjykim…

    TIRANË- “I gjithë procesi i parregullt administrativ, i urdhëruar nga ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka mundësuar ndërmarrjen MEICO dhe kompanitë “SAC-ALBADEMIL”, të realizojnë procesin e çmontimit dhe çmilitarizimit në një situatë kaotike, pa vendosur dhe zbatuar asnjë rregull standarde të sigurisë në administrimin dhe ruajtjen e municioneve, në procesin teknik të çmontimit dhe çmilitarizimit, si dhe në procesin e administrimit të produkteve të dala nga ky proces. Hetimet e kryera dërgojnë në konkluzionin se shkeljet e lartpërmendura të akteve ligjore dhe nënligjore, shkelja e rregullave të sigurimit teknik në procesin e magazinimit të municionit, në procesin e çmontimit dhe administrimit të produkteve të dala nga ky proces, kanë sjellë shkaktimin e zjarrit të pasuar me shpërthimet masive, duke shkaktuar dëmtime shumë të rënda të interesave të shtetit dhe të shtetasve, duke krijuar një situatë tejet të rëndë social – ekonomike dhe dëmtuar sigurinë në gjithë rajonin që preku kjo ngjarje”,-thuhet ndër të tjera në kërkesën për gjykim, që sot do t’i dërgohet Gjykatës së Lartë për gjykim.

    Pasojat e shpërthimit të ndodhur më 15 mars 2008

    TIRANË- Nga hetimi i çështjes është provuar dhe vërtetuar se ngjarja e 15 marsit 2008 ka shkaktuar vdekjen e 26 personave, plagosjen e rëndë të 11 personave, plagosjen e lehtë të 31 personave dhe dëmtime të natyrës më të lehtë të 260 personave të tjerë, pa përmendur këtu lëndimin e shëndetit mendor dhe emocional të një numri të konsiderueshëm personash të tjerë. Ndërsa, si pasojë e shpërthimit në Qarkun e Tiranës dhe të Durrësit janë dëmtuar 5413 banesa dhe objekte private, 32 biznese private dhe 34 ferma bujqësore. Të gjitha dëmtimet e shkaktuara, sipas një vlerësimi paraprak, i akt-ekspertimit kontabël të datës 16 prill 2008, të Entit Kombëtar të Banesave, kap vlerën e 2.039.216.418 lekë të reja. Gjithashtu, kjo ngjarje ka cenuar rëndë një serë interesash të tjera të shtetit dhe të shoqërisë, siç janë: cenimi i rendit dhe i sigurisë në rajonin që përfshiu ngjarja, si dhe dëmtimin e imazhit të shtetit në raport me komunitetin e shoqërisë dhe më gjerë.

    TË PANDEHURIT DHE AKUZAT:
    1. Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes, “shpërdorim detyre”dhe “favorizim në tenderë”
    2. Luan Hoxha, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, “shpërdorim detyre”
    3. Agim Lala, ish-zv\Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, “shpërdorim detyre”
    4. Shpëtim Spahiu, ish-Komandant i Forcës së Bashkuar, “shpërdorim detyre”
    5. Zija Bahja, ish-komandant i Komandës Mbështetëse, “shpërdorim detyre”
    6. Ramadan Tartari, ish-drejtor në Ministrinë e Mbrojtjes, “shpërdorim detyre”
    7. Ndue Marku, ish-drejtor i Harmonizimit të Legjislacionit, “shpërdorim detyre”
    8. Sokol Gjeçi, ish-punonjës i ndërmarrjes shtetërore “MEICO”, “shpërdorim detyre”
    9. Ardian Mullahi, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë, “shpërdorim detyre”
    10. Adriatik Mema, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, “shpërdorim detyre”
    11. Shkëlzen Madani, ish-drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit, “shpërdorim detyre”
    12. Dashnor Çaushaj, kryetar i Komisioni i Kategorizimit të municioneve, “shpërdorim detyre”
    13. Zenun Fero, anëtar i Komisioni i Kategorizimit të municioneve, “shpërdorim detyre”
    14. Hysni Coçka, anëtar i Komisioni i Kategorizimit të municioneve, “shpërdorim detyre”
    15. Hilmi Laçaj, anëtar i Komisioni i Kategorizimit të municioneve, “shpërdorim detyre”
    16. Fari Toska, anëtar i Komisioni i Kategorizimit të municioneve, “shpërdorim detyre”
    17. Rezart Tërshana, anëtar i Komisionit të çmimeve të fishekëve, “shpërdorim detyre”
    18. Besnik Dauti, anëtar i Komisionit të çmimeve të fishekëve, “shpërdorim detyre”
    19. Agim Babameto, anëtar i Komisionit të çmimeve të fishekëve, “shpërdorim detyre”
    20. Fiqiret Mato, drejtor i uzinës mekanike Gramsh për “falsifikim dokumentesh”
    21. Lavdi Shatro, drejtor i Kombinatit Mekanik Poliçan për “falsifikim dokumentesh”
    22. Gëzim Oshafi, anëtar i Komisioni të çmimeve të municioneve të rënda, “shpërdorim detyre”
    23. Denis Hajdari, anëtar i Komisionit të çmimeve të municioneve të rënda, “shpërdorim detyre”
    24. Jorgo Mino, anëtar i Komisionit të çmimeve të municioneve të rënda, “shpërdorim detyre”
    25. Fatbardh Kuçi, anëtar i Komisionit të çmimeve të municioneve të rënda, “shpërdorim detyre”

    TË PANDEHUR NË BURG

    26. Ylli Pinari, ish-drejtori i MEICO-së, “vrasje masive” në bashkëpunim
    27. Mihal Delijorgji, administrator i shoqërisë “Albademil”, “vrasje masive” në bashkëpunim
    28. Dritan Minxholi, drejtor teknik i shoqërisë “Albademil”, “vrasje masive” në bashkëpunim

    • Anonymous
    • Posted February 23, 2009 at 12:56 PM
    • Permalink

    Procedurat rrezikojnë dosjen “Gërdeci”

    Asnjë nga të dyshuarit për ngjarjen nuk ka pranuar të firmosë akuzën. Prokurorët druajnë se kjo do t‘i shpëtojë nga statusi i të pandehurit

    Sokol Çobo

    Ish-zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, të marrë të pandehur pas tragjedisë së Gërdecit, kanë refuzuar organin qendror të akuzës për të firmosur kërkesën për gjykim. Ata nuk kanë denjuar të paraqiten para prokurorëve të çështjes për t‘u njohur formalisht me përfundimin e hetimeve. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat saktësojnë se tashmë e vetmja rrugë zyrtare për njoftimin e të pandehurve është nëpërmjet postës. “Disa ditë më parë kemi thirrur për t‘u paraqitur në prokurori ish-zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes të marrë të pandehur për ngjarjen e datës 15 mars 2008 në fshatin Gërdec në Tiranë, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm humbën jetën 26 persona dhe 300 të tjerë u plagosën”, thanë burimet, duke shtuar se asnjë prej të pandehurve nuk është paraqitur, duke “bllokuar” ecurinë e hetimeve. Duket se “loja” e të pandehurve është të shtyjnë në maksimum njohjen e tyre me përfundimin e hetimeve. Nëse prokuroria nuk arrin të dërgojë dosjen para datës 15 mars në Gjykatën e Lartë, i gjithë procesi hetimor mund të dështojë. Gjithsesi, hetuesit e çështjes deklarojnë se dërgimi i dosjes do të ketë vështirësi për vetë faktin se janë rreth 40 të pandehur.

    Hetimet

    Hetimet për shpërthimin tragjik me pasoja të rënda të Gërdecit janë në fazën e fundit. Në cilësinë e të pandehurve janë rreth 40 persona, të akuzuar se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë sjellë shpërthimin e 700 tonëve barut në ish-repartin e tankeve në fshatin Gërdec të Vorës. Listës së të pandehurve, i prin ish-ministri i Mbrojtjes, deputeti pa imunitet, Fatmir Mediu, dhe ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjenerallejtënant Luan Hoxha. Burime nga prokuroria deklaruan se kanë njoftuar nëpërmjet telefonit, por edhe me fletëthirrje të gjithë të pandehurit e dosjes të firmosin aktet. Por deri dje vetëm një pjesë e vogël e të pandehurve janë paraqitur në prokurori për të firmosur. Ushtarakët, megjithëse ligjërisht kanë kryer procedurat përkatëse kanë akuzuar prokurorinë se ka montuar akuza ndaj tyre dhe se me veprimet e tyre po i njolloste emrin dhe karrierën. Të njëjtën përgjigje hetuesit e çështjes kanë marrë edhe nga tre personat që ndodhen në qeli, Mihal Delijorgji, Dritan Minxolli dhe Ylli Pinari, por nuk ka ndodhur e njëjta gjë me ish-zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët nuk kanë pranuar të paraqiten në prokurori. Nëse i pandehuri nuk paraqitet për njohjen me aktet dhe firmosjen e mbylljes së hetimit, grupi hetimor në bazë të Kodit të Procedurës Penale ia komunikon përfundimin e hetimit me anë të agjencisë postare vetë të pandehurit dhe avokatit të tij mbrojtës. Sipas provave materiale që kanë dërguar grupin hetimor në përpilimin e kërkesës për gjykim, thuhet se ndaj ish-zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes janë ngritur akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkeljes së barazisë në tenderë apo ankande publike”. Krahas këtyre dy veprave penale, sipas prokurorisë, zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes kanë konsumuar duke kryer veprime dhe mosveprime të ndryshme me dashje, në kundërshtim me ligjet dhe aktet nënligjore, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrave.

    gazeta shqip

    • Anonymous
    • Posted March 17, 2009 at 12:48 PM
    • Permalink

    Bode-Mediu, sherri për “Gërdecin”
    Përplasjet e ashpra midis ministrit të Financave dhe ish-ministrit të Mbrojtjes për demontimin e municioneve.

    Nga Lorenc VANGJELI

    Ministri i Financave dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, nuk kanë pasur marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin, por kulmi i acarimit mes tyre ka mbërritur në mbledhjen e 17 shkurtit 2007, kur me insistimin e Bodes, propozimi i Mediut për demontimin e municioneve me SAC amerikan u hodh poshtë si i pabazuar në ligj. Kryeministri kërkon kohë dhe ngarkon ish-zëvendësin e tij, Ilir Rusmali, që të ngrejë një grup pune me juristë nga tri ministri për të gjetur zgjidhje. “Po të më linte Xhuveli, e hidhja gjithë këtë municion në det”, – thotë Mediu. “A mund të bëhet tender për këtë, Fatmir?”, – e pyet Berisha, që pretendon se “sinqerisht nuk është i bindur”. Një pjesëmarrës në mbledhje, anëtar i Këshillit të Ministrave, në kushtet e konfidencialitetit të plotë, dëshmon për revistën MAPO të vërtetat që nuk janë thënë asnjëherë më parë.

    Përplasja
    Ridvan Bode, ministër i Financave, kundër ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Përplasja e dy ministrave ka qenë e ashpër dhe e vazhdueshme, siç e konfimojnë dhe vetë kolegë të të dy zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar. Por maksimumin përplasja e tyre, që deri tani nuk është bërë publike, e ka patur në dimër-pranverën e vitit 2007 dhe kryesisht është shkaktuar nga propozimi i Ministrisë së Mbrojtjes për demontimin e municioneve të vjetra të ushtrisë shqiptare duke bërë një marrëveshje prokurimi të drejtpërdrejtë me kompaninë amerikane SAC. “Ridvani bën dhe juristin, dhe financierin. Të kthejë përgjigje me shkrim, të bëhet ballafaqim”, – shpërthen Mediu më 17 shkurt 2007, në ditën kur propozimi i tij kthehet mbrapsht nga Këshilli i Ministrave si i papërputhur në ligj. I zemëruar me kundërshtimet e Bodes, madje ish-ministri i Mbrojtjes shkon dhe shumë më tej: “Ore, e shtyni. Doni ta lini? Lereni fare se nuk më intereson”.
    Një pjesëmarrës në këtë mbledhje qeverie, ministër, në kushtet e konfidencialitetit të plotë, i afron revistës MAPO për herë të parë shënimet e tij të hollësishme për atë mbledhje, në të cilat ai nënvizon dy detaje: konfliktin mes dy ministrave dhe faktin që të gjithë anëtarët e kabinetit, pa përjashtim, e dinin që bëhej fjalë për kompaninë amerikanë SAC; pra, që kjo kompani nuk ka qenë e panjohur, ashtu siç është shprehur edhe vetë kryeministri Berisha menjëherë mbas tragjedisë së Gërdecit. Edhe titulli i projektvendimit e përmendte emrin e SAC. Vetëm ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana, ka qenë dukshëm në krah të zotit Mediu, kurse të tjerët, përfshi dhe zotin Berisha, që i jepte të drejtë rregullisht edhe palëve që kundërshtoheshin, kanë qenë më neutralë dhe në pozita pritjeje.

    Mbledhja e 17 shkurtit

    Pakkush kujton sot se kanë qenë dy tentativa nga Ministria e Mbrojtjes për të kaluar atë që më pas do të shënohej si Vendimi 138, i cili i hapi rrugën demontimit të municioneve të vjetra në pronësi të ushtrisë shqiptare. Ka qenë një mbledhje në të cilën kanë munguar ministrat Olldashi, Ruli, Leskaj dhe Barka, të cilët janë zëvendësuar nga zëvendësit e tyre në mbledhje. Sipas dëshmisë së një pjesëmarrësi në këtë mbledhje të qeverisë, që vuri në dispozicion të revistës MAPO shënimet e tij të hollësishme, fillimisht Mediu ka mbrojtur variantin e tij, duke u nisur nga leverdia financiare e këtij projekti. Sipas tij, SAC do të mund të bënte demontimin mekanik të municioneve, ndërsa tri ndërmarrjet shtetërore ushtarake, nëse bënin një proces të tillë, dilnin me humbje. (Sot dy nga ish-drejtorët e tyre janë në ndjekje penale për falsifikim të dokumenteve zyrtare, pikërisht për këtë arsye). SAC, nga ana tjetër, afronte 1.5 milionë dollarë në rast se merrte firmën e qeverisë. Pikërisht këtu, vlerëson burimi ynë ministror, nisi dhe sherri mes Mediut dhe Bodes. Ministri i Financave vlerëson se në një mënyrë të tillë, shërbimi që po kërkonte të merrte Ministria e Mbrojtjes konsiderohej tender i drejtpërdrejtë. Dialogu mes tyre vazhdon i shpejtë dhe nervoz. Kryeministri Berisha kërkon që të merret më shtruar problemi duke iu drejtuar ministrit të Mbrojtjes se e vetmja paqartësi e tij ishte se pse ky projekt po shkonte në Këshillin e Ministrave. “Të jem i sinqertë, kjo nuk më bind”, – thotë ai.
    Diskutohet për çmimet dhe për faktin nëse praktika duhej apo jo të kalohej në proces tenderimi. Bode citon ligjin, kurse Mediu pretendon se municionet ishin kaq të vjetra dhe pa vlerë, sa askush tjetër në 16 vjet nuk ishte afruar për të kërkuar këtë municion. “Ridvan, sikur të merrej e gjithë kjo sasi municioni dhe të hidhej diku në Adriatik, të gjithë ne do të ishim të lumtur. Nuk e bëjmë dot një gjë të tillë se nuk na lë ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, se ndotet deti”, – citohet të ketë thënë me nervozizëm Mediu, por sërish Bode është skeptik duke thënë se ai po përmend vetëm aspektet ligjore dhe se interesohej të dinte se po merrej pasuri publike dhe po i jepej një firme private. Sërish ndërhyn kryeministri, citon shënimet e tij mbas një viti vartësi i zotit Berisha, që interesohet të dijë nëse në një rast të tillë mund të bëhet tender, por Mediu kundërshton duke thënë se SAC ishte e vetmja kompani që ishte interesuar në gjithë këto vite.
    Ish-ministri i Mbrojtjes kundërshtohet dhe nga ish-zëvendëskryeministri Ilir Rusmali, i cili thotë se Këshilli i Ministrave nuk mund të nxjerrë asnjë vendim për prokurime dhe me të bashkohet edhe zoti Berisha. Rusmali saktëson se një akt i tillë nuk duhet të shkonte në qeveri, sepse ligji i ka dhënë vetë ministrisë (së Mbrojtjes) autoritetin për të vepruar. Pikërisht këtu grindja mes Bodes dhe Mediut arrin në pikën e vlimit. Mediu thotë se ai e di që ministria mund ta bëjë vetë, por ka tri javë që diskutohet me Drejtorinë Juridike në Këshillin e Ministrave, ndërsa ata (ministrat) donin ta bënin një gjë të tillë për një sekondë. Kompania ka një muaj që ka ardhur dhe ka bërë ofertën dhe që atëherë ka diskutime intensive mes juristëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të qeverisë për të gjetur zgjidhje dhe kjo është zgjidhja që kanë afruar të dyja palët. “Ridvani bën në të njëjtën kohë dhe profesionin e juristit, edhe të financierit. Ai le të kthejë përgjigje me shkrim”, – citohet të ketë thënë Mediu.
    Por Bode rishtaz nuk tërhiqet. Sipas tij, ka vetëm dy mënyra për të mbërritur në destinacionin që kërkohet, ose të merret vendim për prokurim të drejtpërdrejtë të shitjes së pronës publike, ose të zbatohet ligji për këto prokurime. “Bëje si të duash. Sa herë që diskutojmë gjëra të tilla, vihemi në siklet”, – përgjigjet Mediu, i cili tamam në këtë moment mbrohet andej nga nuk e priste, nga Jemin Gjana, i cili pranon se municioni i dalë jashtë përdorimit nuk bën më pjesë në pronën publike dhe pastaj sugjeron nga praktika e tij: “Unë po të nxjerr ndonjë gjë jashtë përdorimit e hedh, ose gjej mënyrën për ta groposur”.
    Debati, saktëson një vit më pas burimi ynë, kalon mes kryeministrit dhe Mediut; zoti Berisha kërkon referencat ligjore dhe Mediu pretendon se i ka bërë edhe ato. Por as kjo gjë nuk pranohet dhe Mediu lëshon pe: “Këtë punë le ta zgjidhin specialistët e mi, specialistët e Kryeministrisë. Le të diskutojnë bashkë për të gjetur zgjidhje. Unë vetë nuk kam asnjë problem”. Por ndërkohë gjërat kishin shkuar larg, sepse ky është momenti që Bode bëhet edhe cinik: “Zgjidhjen duhet ta japësh ti vetë, sepse ti e ke problemin tënd”. Dhe kjo ishte pika që mbush gotën. “Në këtë shtet ka një problem, thuhet vetëm se çfarë nuk duhet bërë, por se si duhet të bëhet, askush nuk ta thotë. Secili të marrë përgjegjësitë e tij. Dhe unë po e them, zoti kryeministër, të gjitha kompanive të huaja që vijnë u thuhet “Po” nga juve, u thuhet “Po” me vullnet politik. Pastaj nuk bëhet gjë. Të gjithë presin dhe pastaj ikin. Ishallah nuk ikën dhe kjo si gjithë të tjerat. Ligji më ngarkon me detyrime në kuadër të anëtarësimit të vendit në NATO”. Dhe Bode sërish po aq cinik përgjigjet: “Zbato ligjet dhe rregullat!”

    Vendimi
    Në sallë ka heshtje. Kryeministri merr një vendim të atypëratyshëm: ngarkon zëvendëskryeministrin Ilir Rusmali që të thërrasë ekspertë nga tri ministri, ajo e Mbrojtjes, e Financave dhe e drejtësisë, për t´i dhënë përgjigje me vendim qarkullues. Vetëm një muaj më pas, projektvendimi për demontimin e municioneve të dala jashtë përdorimit, në pronësi të ushtrisë shqiptare për llogari të SAC, miratohet me ndryshime më 14 mars 2007. Por deri atëherë kishin rrjedhur shumë ujëra. Gjakrat ishin zbutur në dukje, por tensioni ishte i pranishëm. Nuk është hedhur ende dritë se cili ishte mekanizmi jashtë tavolinës ovale të qeverisë, që u vu në funksionim dhe që i bëri anëtarët e qeverisë të miratonin ligjin. Tani, kur hetimi i tragjedisë së Gërdecit është në epilog të tij, kur prokuroria ka marrë mbi 40 veta të pandehur për këtë çështje, përfshi dhe vetë ish-ministrin Mediu dhe gjithë strukturën më të lartë drejtuese të Forcave të Armatosura, Vendimi 138 i Këshillit të Ministrave është fëmija kopil, të cilit askush nuk i jep atësi.

    Marrë nga revista MAPO

    16 Mars 2009

    • Anonymous
    • Posted March 17, 2009 at 12:51 PM
    • Permalink

    edhe kete here prokuroria “e re” rrezikon gjykimin per shkak te afateve (i njejti skenar si me dosjen e bashes).

    Pavaresisht se thone qe DITEN E FUNDIT jane bere 4 copash per te dorezuar dokumentat ne kohe, i kane cuar ne gjykate si “leter bakalli” dhe shume prova duket se nuk jane pranuar per shkelje procedure.

    • Anonymous
    • Posted March 18, 2009 at 12:53 PM
    • Permalink

    Prokuroria dorëzon sot “provat e dyllosura” të Gërdecit
    Pas kthimit të një pjese të provave prokurorët “kopsitën” materialet. Problemi me shkeljen e afateve çoi në kolaps dosjen “Durrës-Kukës”

    Habjon Hasani

    Tiranë – Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur të ridorëzojë sot në mënyrë “korrekte” fashikujt dhe provat që nuk iu pranuan nga sekretariati i Gjykatës së Lartë më 13 mars. Burime nga institucioni i akuzës i thanë dje “Albania”-s se mangësitë e vërejtura nga sekretariati i Gjykatës së Lartë janë korrigjuar. “Prokurorët vepruan me shpejtësi për të korrigjuar gabimet e kryera në paraqitjen e bazës dokumentare. Për një sasi të vogël provash mungonin disa elemente të domosdoshme për dorëzimin e tyre. Mendojmë se me masat e marra nesër (sot) do të paraqesim këto prova në mënyrë korrekte”, – i tha dje “Albania”-s një burim nga Prokuroria e Përgjithshme.
    Përfaqësues të organit të akuzës, të pyetur nga “Albania” lidhur me mundësinë e përsëritjes së precedentit të tejkalimit të afateve si në rastin e dosjes “Rrëshen-Kalimash”, pohuan se ka pak gjasa që një gjë e tillë të ndodhë pasi sipas tyre, dorëzimi i dosjes do të ndodhë në afat. Duke dashur të refuzojnë çfarëdolloj teorie konspiracioni mbi kthimin e një sasie të provave në Prokurori, përfaqësues të organit të akuzës ia dedikuan problemet që lindën me Gjykatën e Lartë sasisë së madhe të provave, duke shtuar se “është një rast jo i dëshirueshëm i imponuar nga sasia shumë e madhe e provave të dorëzuara. Nuk ndodh çdo ditë që organi i akuzës të paraqesë në gjykatë një mal me dosje”.
    Kompjuteri
    Provat e refuzuara nga sekretariati i Gjykatës së Lartë kanë qenë disa dëshmi të banorëve të Gërdecit dhe ish-punonjësve të fabrikës së demontimit, së bashku me dokumentet e sekuestruara në kasafortën e fabrikës si dhe kompjuteri laptop i Ylli Pinarit. Këto dy të fundit kanë një rëndësi të padiskutueshme përsa u takon provave të paraqitura nga organi i akuzës, ndërsa një refuzim i dytë i tyre mund të sillte një goditje të rëndë për gjykimin korrekt të çështjes. Për të dyja këto prova të rëndësishme mësohet se ka munguar firma e drejtorit të Drejtorisë Hetimore të Prokurorisë së Përgjithshme, e cila duhet të ishte bashkëngjitur tyre së bashku me një procesverbal (gjithashtu të firmosur), ku bëhet përshkrimi i detajuar i sasisë dhe llojit të materialit të paketuar dhe të paraqitur në Gjykatën e Lartë. Madje për laptopin e tipit “Compaq” të Ylli Pinarit, Prokuroria e Përgjithshme ka pasur dhe një betejë 3-mujore gjyqësore me të pandehurin, i cili kërkoi të shpallte si të pavlefshme dhe të paligjshme marrjen si provë të laptopit të tij. Gjykata hodhi poshtë pretendimet e Pinarit dhe prokurorët vazhduan të “eksploronin” një e nga një dosjet elektronike dhe komunikimet që gjendeshin në laptopin e tij.
    Sekretimi
    Dorëzimi i provave të dosjes “Gërdeci” ka pasur dy probleme të ndryshme. Për një sasi të konsiderueshme materiali shkresor nuk është mundur të kryhet dorëzimi i hermetizuar. Kjo do të thotë se Prokurorisë i kanë mbaruar “kutitë e verdha” të kartonit, që zakonisht përdor për dorëzimin e fashikujve dhe nga nguti ka operuar me kuti të thjeshta. Këto kuti janë refuzuar porsa punonjëset e sekretariatit të Gjykatës së Lartë kanë vërejtur se fletët mund të dilnin në çdo moment nga kutitë. Problemi i dytë lidhej me një sasi dokumentacioni dhe provash fizike, të cilat nuk kanë pasur procesverbalin zyrtar bashkëngjitur. Kjo vlejti në rastin e laptopit, ku dorëzimi i tij në qeskë nuk shoqërohej me dokument zyrtar, që bënte konsiderimin e tij si provë hetimore.

    Laptopi i Pinarit zbardhi tregtinë e raketave

    Ka qenë laptopi personal i Pinarit prova më e fortë e prokurorëve, të cilët ia sekuestruan në zyrë atë pesë ditë pas shpërthimit në Gërdec. Menjëherë pasi prokurorët e shpallën laptopin e Pinarit si provë të lidhur me hetimin, ish-drejtori i “MEICO”-s, ndonëse i arrestuar, e paditi Prokurorinë në gjykatë duke kundërshtuar marrjen e laptopit dhe cilësimin e tij si provë fizike. Por tashmë që gjykatat kanë dhënë verdiktin e tyre, prokurorët kanë zbërthyer shumë të dhëna të gjetura në kompjuterin e Pinarit, duke arritur madje ta lidhin atë edhe me pistën e trafikimit të armatimeve. Sipas Prokurorisë, Ylli Pinari ka drejtuar deri në detaje shumë shitje të dyshimta armësh duke qenë njëkohësisht dhe drejtori i “MEICO”-s si dhe “komisioneri” apo ndërmjetësi që çonte armët në destinacion kundrejt përfitimit. Ky fakt është vërtetuar nga të dhënat kompjuterike të laptopit të tij, ku rezulton se në vitin 2005, Ylli Pinari ka regjistruar elektronikisht në një ishull offshore në Shtetet e Bashkuara firmën e tij private “Elmotech”. Pinari e ka regjistruar në internet këtë firmë në SHBA kundrejt një pagese (të shërbimit për regjistrimin) prej 1 mijë e 300 dollarësh, dhe kjo firmë edhe sot e kësaj dite rezulton në emrin e tij. Dokumentacionin e kësaj firme e disponon një zyrë ligjore në SHBA, e cila ka kryer dhe regjistrimin e firmës kundrejt pagesës. Deri këtu gjithçka do të ishte normale nëse prokurorët nuk do të zbulonin disa fatura “të çuditshme” në dokumentet e “MEICO”-s, që flisnin për blerje raketash dhe armatimesh të rënda nga firma “Elmotech”. Madje, për çudi, disa nga pagesat janë kryer në emër të kësaj firme edhe tri javë pasi Pinari ishte arrestuar, gjë që e ka bërë shumë të komplikuar “lojën”.

    Trafiku i fishekëve me “AEY”-në, rreziku i dështimit të hetimeve

    Në Gjykatën e Lartë Prokuroria e Përgjithshme ka dorëzuar gjithë aktin hetimor të Fabrikës së Demontimit në Gërdec, ndërsa pista e trafikimit të fishekëve (skandali me AEY-në) ende nuk ka një orientim të saktë. Për këtë çështje nuk ka ende një rezultat të qartë, sidomos kur në kushtet e tanishme nuk kanë ardhur ende letër-porositë e dërguara në Qipro, Zvicër dhe Bosnjë. Pas vdekjes së dëshmitarit kryesor të kësaj çështjeje, Kosta Trebicka, edhe dëshmia e tij merr një status më pak të interpretueshëm, ndërsa për këtë dëshmi të Trebickës prokurorët kanë thënë se “nuk ka ndonjë specifikim më të veçantë sesa detajet që Trebicka ka dhënë për mediat”. Një tjetër problem i dosjes së trafikut të fishekëve është dhe fakti se disa personazhe të spikatur në këtë aktivitet kanë injoruar thirrjet e Prokurorisë, një pjesë e këtyre personazheve mendohet se kanë lidhje të ngushta familjare me zyrtarë të lartë të vendit. Dosja e trafikimit të fishekëve është një histori e shkëputur nga ajo e Gërdecit. E vetmja lidhje me Gërdecin është Dritan Minxolli, kunati i biznesmenit Delijorgji, firma e të cilit bëri paketimin e fishekëve në Rinas pasi “u hoq nga loja” biznesmeni Trebicka.
    Një tjetër problem me këtë dosje ka qenë dhe “zhgënjimi” që ka ardhur nga dëshmia e Efraim Diverolit. 23-vjeçari amerikan, pronar i kompanisë “AEY”, nuk ka pipëtirë asnjë fjalë më shumë se ato që diheshin publikisht lidhur me trafikun e fishekëve, duke ulur ndjeshëm vlerën që mendohej se do të kishte dëshmia e tij. Burime të rezervuara nga organi i akuzës janë shprehur se në lidhje me takimin në apartamentin sekret (mes Diverolit, Mihal Delijorgjit, Ylli Pinarit, Aleks Podrizkit dhe një personi ende të paidentifikuar), të denoncuar nga Kosta Trebicka, Diveroli është shprehur se në atë takim u fol për të bërë një rishikim të çmimit të fishekëve nga pala shqiptare. Diveroli e ka cilësuar këtë takim si normal dhe aspak konspirativ, duke e klasifikuar si një takim të thjeshtë pune. Në lidhje me dëshminë e Trebickës ai është shprehur se pala shqiptare nuk dëshironte pjesëmarrjen e Trebickës në procesin e paketimit dhe ky, sipas tij, ishte një qëndrim normal në një marrëdhënie biznesi. Djaloshi amerikan ka mohuar ndonjë rol antiligjor të firmës “Evdin ltd”, duke u shprehur se roli i saj ishte i gjithëpranuar nga palët, ndërsa Trebicka, në dëshminë e tij është shprehur se këtë firmë e futën në linjë politikanët shqiptarë.

    17 Mars 2009


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: