Skip navigation

B.Sinani

06-12-2007

GAZETA SHEKULLI 

 

Bashkitë dhe komunat e vendit gëzojnë të drejtën, pas miratimit të draftit, që të aplikojnë huamarrjen

 

“Këshilli vendos për miratimin e huasë me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij”

TIRANË- Tashmë bashkitë dhe komunat e vendit tonë kanë të drejtë të aplikojnë huamarrjen për të vënë në jetë programe të ndryshme apo realizojnë investime, të cilat do t’i shërbejnë zhvillimit të tyre dhe komunitetit. Një gjë e tillë bëhet e mundur me anë të projektligjit “Për huamarrjen e qeverisjes vendore”, i cili është miratuar dje gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Projektligji parashikon që, huamarrja vendore do të shërbejë për qëllime thelbësore publike, si nevojat për investime në infrastrukturë dhe shërbimet publike. Sipas tij, njësitë e qeverisjes vendore mund të marrin hua në formën e marrëveshjes së kredisë, qirasë financiare, linjës së kreditit, apo marrëveshjeve të tjera që krijojnë detyrime financiare të njësisë së qeverisjes vendore; si edhe nëpërmjet emetimit të letrave me vlerë, titujve të njësive së qeverisjes vendore. Huaja që mund të marrin njësitë e qeverisjes vendore mund të jetë afatshkurtër dhe afatgjatë; mund të ketë interesa afatshkurtra apo afatgjatë, ndërsa projektligji përcakton qartë se, huaja afatshkurtër mund të merret vetëm në monedhë vendase, ndërsa huaja afatgjatë mund të merret edhe në monedhë të huaj. Sipas draftit të miratuar nga qeveria, huamarrja afatgjatë duhet të financojë projekte specifike kapitale, ndërkohë që saktësohet se, huaja vendore nuk përbën detyrim për pushtetin qendror, përveçse kur ky i fundit ka lëshuar garanci shtetërore për një hua të caktuar vendore. “Çdo marrëveshje huaje, qoftë financimi apo titull, duhet të përmbajë qartë parimin se huaja nuk përbën detyrim për Republikën e Shqipërisë. Në këtë kundërt, marrëveshja e huasë do të ishte absolutisht e pavlefshme”, thuhet në relacionin që shoqëron projektligjin. Një kapitull i veçantë i projektligjit i kushtohet kompetencave vendimmarrëse, ku përcaktohet se, huamarrja afatgjatë merret me vendim të posaçëm të Këshillit të Njësisë së Qeverisjes Vendore, në mbledhje të hapur për publikun, ndërkohë që, këshilli vendos për miratimin e huasë me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij, kuorum i njëjtë me atë që nevojitet për vendimet e buxhetit dhe të taksave të tarifave vendore. Pavarësisht se projektligji për huamarrjen është një hap drejt decentralizimit të pushtetit vendor, sërish Ministria e Financave ka kompetenca lidhur me këtë proces. Në një nga nenet e draftit parashikohet se, huaja e marrë për rifinancimin e një huaje tjetër; në tregjet kombëtare; nga një njësi e qeverisjes vendore, e cila ka pasur një rast të vështirësisë financiare, gjatë pesë viteve paraardhëse, është subjekt i miratimit të ministrit të Financave.

5 Comments

    • gene
    • Posted December 6, 2007 at 11:01 AM
    • Permalink

    http://www.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=6695

    cuditerisht ky vendim nuk gjendet i publikuar nder lajmet on line te kryeministrise mbi vendimet e djeshme.

    gjenden nderkohe nje fjalim i kryeministrit berisha mbi kete projektligj
    http://www.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=6694

    • gene
    • Posted December 6, 2007 at 11:10 AM
    • Permalink

    Rasti i bashkise se Tarantos ne puglia te italise eshte emblematik.
    Sot niveli i taksave bashkiake eshte me i larti ne itali.

    http://www.repubblica.it/2006/10/sezioni/cronaca/taranto-fallisce/taranto-fallisce/taranto-fallisce.html

    Un buco di 500 milioni: si fermeranno gli autobus e si spegneranno le luci nelle strade
    Non ci sono più soldi per raccogliere l’immondizia e per seppellire i morti
    Debiti, scandali e stipendi d’oro
    Taranto, così “fallisce” una città
    Se entro l’anno non arriveranno dal governo 60 milioni sarà la bancarotta

    dal nostro inviato ATTILIO BOLZONI

    TARANTO – I primi a fermarsi saranno i camion della spazzatura. E poi gli autobus. Tutti a piedi, per strade sporche e buie. In cassa non ci sono più nemmeno i soldi per pagare le bollette, in ogni pubblica via si spegneranno le luci. E per la festa dei morti non si seppelliranno più i morti: i servizi cimiteriali verranno ufficialmente sospesi il primo novembre. Il Comune di Taranto non ha più niente. Neanche un solo miserabile euro.

    Quella che segue è la ricostruzione dei fatti che hanno sprofondato una città del Sud in un gorgo di debiti, il più grande dissesto finanziario di un ente locale dal fallimento della Napoli dei vicerè degli Anni Ottanta. Un buco di quasi 500 milioni, un sindaco rovesciato dagli scandali, stipendi d’oro che hanno arricchito un clan di burocrati, un prefetto nominato a governare quella Puglia diventata famosa per Giancarlo Cito, intruglio tra un guappo e un picchiatore nero che si era impadronito di un pezzo d’Italia.

    E sono stati proprio gli eredi naturali del “feroce telepredicatore” finito in carcere per mafia a divorarsela, a mangiarsela fino all’ultima briciola. Così Taranto ha dichiarato la sua bancarotta amministrativa e la sua bancarotta politica. “La situazione di cassa è paurosa, fatti i conti ho un’autonomia per soli 10 giorni e poi non posso più garantire i servizi essenziali”, annuncia Tommaso Blonda, il prefetto incaricato di salvare questa città di 200 mila abitanti che respira i fumi della più grande acciaieria d’Europa e si sta preparando alla sopravvivenza civile.

    Il prefetto ha portato con sé 5 sub commissari e 6 alti funzionari che ha piazzato nelle ripartizioni chiave del Comune, quelle dove tiranneggiavano dirigenti da 100 mila euro in su. Ma aver messo a posto le carte – e averle spedite in procura – non basterà più ormai per sottrarsi al tracollo. “Solo un atto straordinario dello Stato può mettere in salvo Taranto”, spiega il prefetto. A Palazzo Chigi ha chiesto 60 milioni di euro sino alla fine dell’anno. Se non arriveranno, Taranto è spacciata.

    Su come questa capitale di Magna Grecia sia finita così in basso, non è un gran mistero per chi ci sta o c’è nato. “È una città che appena 15 anni fa, quando doveva scegliere il proprio sindaco fra un onesto magistrato e un pregiudicato, ha preferito il pregiudicato e si è incamminata verso l’isolamento”, risponde Giancarlo De Cataldo, un tarantino che vive a Roma, giudice di Corte di Assise, saggista, autore anche di quel “Romanzo criminale” che magnificamente narra le gesta della banda della Magliana. E sospira De Cataldo: “La città migliore è quella che non ha potere”.

    Dopo Cito e le scorribande ricattatorie dagli schermi della sua Antenna 6 o la caccia grossa agli emigrati sui marciapiedi, il destino di Taranto era come segnato. Mantenuta nel dopoguerra dall’arsenale dell’Ammiragliato, ingrassata poi dalle commesse dei cantieri navali, tramontato il sogno industriale degli anni ’60 e ’70, è andata sempre disperatamente in cerca di padroni. Trovandoli di volta in volta. In quel tribuno prima, in quell’allegra compagnia di giro che poi ha vinto le amministrative del 2000 prosciugando le finanze comunali. “Io ho perso contro il 65% dei voti dell’altro candidato a primo cittadino: subito dopo, noi dell’opposizione, siamo stati costretti a portare 20 chili di carte alla magistratura”, ricorda Ludovico Vico, oggi parlamentare eletto nell’Unione e rivale dell’ultimo sindaco, Rossana Di Bello. È cominciato con lei – una che da Fi è passata a capeggiare una lista civica – l’inizio della fine del Comune di Taranto.

    Eventi e poi eventi e ancora eventi. Tutti di cartapesta. E costosissimi. E appalti e appalti e ancora appalti. Tutti a trattativa privata. E assunzioni a go go. E incarichi, consulenze, contratti a ore per aspiranti clienti da sistemare a ogni tornata elettorale. Direttamente in Comune. O nelle “partecipate”, l’Amat (servizio trasporti) e l’Amiu (nettezza urbana). Assunzioni dopo assunzioni, nell’ultima primavera sono diventati più di 3mila quelli che prendono una busta da paga dal Comune.

    E intanto i conti sono andati in rosso. Il disavanzo era di oltre 83 milioni di euro nel 2004, è lievitato a quasi 138 milioni nel 2005. I debiti fuori bilancio sfiorano i 150 milioni. Gli oneri latenti sono di quasi 160 milioni di euro. Il commissario straordinario stima con precisione il “buco” fra i 446 e i 447 milioni. Con un trucco le voci passive le hanno trasformate in attive, i debiti in crediti, nelle entrate sono finite le voci “uscite” delle partecipate e voci incerte come quelle dei tributi ancora non riscossi. Una contabilità taroccata dal primo all’ultimo numero.

    Il sindaco Di Bello si è dimesso subito dopo una condanna a 16 mesi per l’appalto dell’inceneritore, in 33 sono sotto inchiesta per falso in bilancio. “Il Comune è stata una fabbrica di distribuzione indiscriminata di ricchezza, c’è stato un saccheggio”, spiega Roberto Nistri, insegnante di storia e filosofia al liceo classico Archita per tanti anni, scrittore anche lui. E aggiunge Gino d’Isabella, uno dei segretari della Cgil: “L’ultima giunta ha costruito il suo potere su sabbie mobili che poi hanno risucchiato la città”. Hanno mandato in rovina Taranto. “Stiamo solo cercando di farla migliore e ci riusciremo”. È stato uno degli ultimi solenni giuramenti della Di Bello alla “Voce del Popolo”, battagliero quindicinale che ha seguito ogni passo della vicenda amministrativa. Poi è sparita.

    È una sacca Taranto. Di veleni, di soperchierie. Uno uno Stato nello Stato come ai tempi di Cito. Adesso hanno chiuso le mense scolastiche, cancellati i buoni libro, ridotto le auto dei vigili urbani. E a fine mese i dipendenti comunali non avranno più lo stipendio. Da qualche settimana, fuori dal Municipio, ogni mattina arriva puntuale Giovanna, una ragazzina che distribuisce piccola pubblicità. Sta in piedi davanti al portone, ha in mano un pacco di foglietti colorati e tutti uguali. Vanno a ruba. Promettono: “Un prestito eccezionale dedicato solo a te, tassi e condizioni riservati ai dipendenti pubblici di Taranto”.

    (14 ottobre 2006)

    • gene
    • Posted October 11, 2008 at 12:34 PM
    • Permalink

    komuna mbrostar e fierit do te marre kredi
    lajmi nga top news

    Akti normativ eshte publikuar ne fletroren zyrtare nr 18 shkurt 2008

    • gene
    • Posted February 14, 2009 at 1:01 AM
    • Permalink

    BUXHETET VENDORE DHE TRANSPARENCA

    Zef Preçi

    Një javë më parë, Projekti Ndërkombëtar i Buxhetit, me bazë në SHBA, publikoi Indeksin e Transparencës Buxhetore (http://www.openbudgetindex.org), një indeks i rëndësishëm që nuk kaloi pa jehonë edhe në mass-median vendase. Sikurse dihet, ky indeks vlerëson cilësinë dhe tipat e informacioneve të vlefshme për publikun në dokumentet buxhetore të vendeve të ndryshme (88 vende gjithsej), ndërsa Shqipëria u rendit në vendin e 37 me një përmirësim të lehtë nga indeksi i vitit të mëparshëm. Përtej politizimit, tashmë “tradicional”, të indekseve të ndryshme që publikohen rregullisht, mendoj se ia vlen të ndalemi në aspektin teknik të tij, d.m.th. të shohim se çfarë i mungon në të vërtetë buxhetit të qeverisë sonë dhe a ka ndonjë lidhje përshkrimi i dhënë në këtë indeks me debatet në disa këshilla bashkiakë e komunalë, me rastin e diskutimit të buxheteve të tyre në fillim të këtij viti.

    Të dhënat tregojnë se gjatë gjithë dekadës së fundit, me gjithë përmirësimet e shënuara në aspektet teknike të hartimit dhe të zbatimit, buxheti shqiptar vuan mungesën e transparencës nga ana e qeverisë, në cilësinë dhe sasinë e informacionit që i serviret publikut në lidhje me drejtimet e përdorimit të të ardhurave buxhetore. Në procesin e hartimit të buxhetit, në vendin tonë vihet re se buxheti i propozuar i shtetit, me gjithë përcaktimet e qarta ligjore mbi procedurën dhe afatet e shqyrtimit e miratimit të tij, përgjithësisht shihet si një proces i ngushtë teknik dhe pak, ose aspak i lihet hapësirë njohjes dhe debatimit publik në lidhje me përmbajtjen e tij (nuk e kam fjalën këtu për fjalimet propagandistike disaorëshe të Kryeministrit Berisha në momentin para votimit të tij në Kuvend).

    Në të vërtetë, në kohë paqeje diskutimi dhe miratimi i buxhetit mbetet padyshim një ndër ligjet më të rëndësishme në një vend demokratik dhe nuk besoj se për deputetët mund të ketë detyrë më të rëndësishme se marrja e vendimeve mbi drejtimet e përdorimit të fondeve buxhetore dhe kontrolli nga ana e tyre – në emër të qytetarëve që i kanë mandatuar – i zbatimit të këtij buxheti. Madje, këto vitet e fundit edhe “përtypja” e informacionit që Ministria e Financave u përcjell të mandatuarve të popullit (deputetëve) bëhet edhe më e vështirë, për shkak të nxitimit të qeverisë dhe Kryeministrit për të shpallur si “debat politik” (në shqip, dokrra) çdo sugjerim të opozitës për rishikim, plotësim a përmirësim të tij në procesin e miratimit të buxhetit.

    E njëjta gjë mund të thuhet mbi mënyrën e raportimit dhe të informimit mbi mbledhjen e të ardhurave buxhetore. Madje, në këtë të fundit, vështirësitë e publikut për të kuptuar se ç‘ndodh rriten edhe nga analizat pjesore e të politizuara, ngaqë qeveria bën kujdes maksimal për të demonstruar “sukseset e veta” deri në absurdin e “qindra miliona eurove të kursyera nga prokurimi elektronik”; për qindra milionë të tjerë që ajo (qeveria) i “paska hequr nga llogarite e mafies qeveritare të mëparshme” etj., pa thënë se në ç‘mënyrë janë matur këto “arritje spektakolare” të saj dhe si reflektojnë ato në shtimin përtej buxhetit vjetor, të miratuar, të shtetit. E në fakt, nëse shihen p.sh. të dhënat e agjencive qeveritare mbi të ardhurat buxhetore nga pasuritë e sekuestruara prej veprimtarive e elementëve kriminalë (d.m.th. pasuritë e vëna në rrugë të paligjshme, pjesë e të cilave duhej të ishin edhe “paratë e grabitura nga qeveritë e mëparshme”) ato rezultojnë të jenë disa qindra herë më të ulëta nga deklarimet ndërkombëtare të vetë Kryeministrit Berisha…

    Mungesa e transparencës arrin deri atje sa për shumicën e shqiptarëve nuk është ende e qartë, nëse janë derdhur sipas ligjit në Thesarin e Shtetit paratë e deklaruara prej qeverisë së shitjes së aseteve publike qindra miliona euroshe, përderisa në Kuvend nuk është propozuar ende nga qeveria destinimi i përdorimit të tyre dhe as janë trajtuar si të ardhura buxhetore të vitit përkatës (2008) etj. Një fat të njëjtë të dyshimtë mund të pësojnë edhe disa privatizime të tjera që qeveria po nxiton “t‘i mbyllë” para zgjedhjeve të 28 Qershorit 2009…

    Po kështu, as që mund të bëhet fjalë për raportim të qeverisë mbi zbatimin e tij në mes të vitit, pa folur që raportimi kushtetues në Kuvendin e Shqipërisë i KLSH-së mbi zbatimin e buxhetit të vitit paraardhës kalon në mënyrë rutinë, përgjithësisht duke referuar një problematikë të ngjashme nga njëri vit në tjetrin. Qeveria ishte dhe mbetet e pandjeshme ndaj sugjerimeve për përmirësimin e zbatimit të buxhetit, rrugët e rritjes së performancës së fondeve publike dhe të huave të huaja, që shpenzohen në ekonominë tonë kombëtare. Nuk mund të gjesh asnjë akt qeveritar, të nxitur nga përfundimet e kontrolleve të agjencive ligjzbatuese a kontrolluese, siç është edhe KLSH-ja. Pikërisht këto janë disa nga problemet kryesore, që përshkruan në mënyrë sintetike indeksi në fjalë.

    Tani të vijmë te debati publik në disa bashki e komuna, si në Tiranë, Korçë etj., në lidhje me diskutimin dhe miratimin e buxhetit vjetor të vitit 2009. E përbashkëta e këtyre debateve është nxitimi i stafeve ekzekutive të njësive vendore për të miratuar buxhetin në formën e ofruar prej tyre; politizim i debatit nga përfaqësuesit e partive në pakicë të këshillave bashkiakë e komunalë, shkurt një zhvendosje nga problemet aktuale të qytetarëve. Sidoqoftë, duke marrë shkas edhe nga metodika dhe treguesit e përdorur në përgatitjen e Indeksit të Transparencës Buxhetore mund të thuhet pa mëdyshje se qeveritë vendore në vendin tonë po “vuajnë” të njëjtën të qeverisë qendrore: transparencën e pamjaftueshme, mungesën e standardeve në prezantimin e buxhetit për publikun dhe të mandatuarit e tij (këshilltarët); mosrespektim të kuadrit ligjor në lidhje me dokumentacionin e nevojshëm për paraqitjen e buxhetit (mungesa e listës së veprave për financim, debate të pamjaftueshme për përparësitë e investimeve, zhvillimin e biznesit të vogël etj.). Pasojat e kësaj situate tashmë dihen: vonesa në kryerjen e investimeve të parashikuara, shkrehje në administratën vendore, lodhje të qytetarëve me debate shterpë, që nuk sjellin punë, ujë, drita, shpresë për një jetë më të mirë etj. Ndoshta ngaqë vendi ka hyrë në fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme, pushteti vendor po politizohet nga dita në ditë, duke u larguar kështu nga funksionet bazë ligjore dhe komunitare të tij. Në interes të qytetarëve do të ishte respektimi i statusit të të zgjedhurve vendorë: marrja me menaxhimin e interesave themelore të komunitetit, ushtrim kontrolli mbi performancën e përdorimit të taksave të qytetarëve në nivel vendor.

    Ndonëse debatet e javëve të fundit kanë shërbyer për të sjellë në vëmendjen e qytetarëve buxhetin me përparësitë e tij për vitin që sapo ka nisur, çfarëdo politizimi i mëtejshëm i tyre veçse nxit shpërdorimin e fondeve publike. Madje, ky politizim i shndërron grupet e këshilltarëve bashkiakë e komunalë në zbatues të verbër të urdhrave politikë, larg shpresave të komuniteteve qytetare, që i kanë mandatuar dhe, më larg akoma, detyrimeve ligjore të tyre në “parlamentet” vendore.

    http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=58845

    • gene
    • Posted June 9, 2009 at 11:03 AM
    • Permalink

    Firmoset huaja e parë tregtare nga një njësi vendore në Shqipëri

    Qyteti i Fushë Krujës firmosi kredinë e parë tregtare për një njësi vendore në Shqipëri. Kjo hua tregtare u bë e mundur me anë të asistencës së USAID-it, në projektin për Qeverisjen vendore në Shqipëri dhe Autoritetit për Zhvillimin e Kredisë, si pjesë e asistencës teknike për zhvillimin e qeverisjes vendore dhe mbështetjen për zbatimin e ligjit të huamarrjes vendore. Qëllimi i kësaj huaje është financimi i një nga tre segmentet e unazës veriore të qytetit në qytetin e Fushë Krujës. Shuma totale e huasë është 100 milionë lekë, me një normë interesi prej 6 muajsh bono thesari plus 3.08% dhe maturim 8 vjeçar. Ky instrument i ri financimi u jep njësive vendore një mekanizëm të mirë për të adresuar nevojat që ato kanë. Ndërtimi i unazës veriore të qytetit është një projekt që është identifikuar nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës me inpute nga të gjithë përfituesit dhe përfaqëson një prioritetet për qytetin. Në ceremoninë e firmosjes morën pjesë Kryetari i Bashkisë së Fushë Krujës, Ismet Mavriqi, Zëvendësministri i Financave Florion Mima, Drejtoresha e Misionit të USAID në Shqipëri, Roberta Mahoney, Drejtori i Projektit të USAID-it në Shqipëri, David Smith, etj. Ky projekt besohet se do të shërbejë si një model për njësitë e tjera vendore se si ato të përgatisin projekte të financueshme. Bashkitë partnerë me projektin “LGPA” janë: Fieri, Fushë-Kruja, Gramshi, Himara, Korça, Kukësi, Lezha, Librazhdi, Pogradeci dhe Shkodra.

    Ritet interesi i bonove 12 mujore, tani kushtojnë 9.3 për qind

    Interesi i pranuar nga Ministria e Financave për bonot 12 mujore të emetuara dje arriti në 9.3 për qind, me rritje prej 6 pikësh bazë në krahasim me ankandin paraardhës. Në qershor 2008, bonot 12 vjeçare kushtonin 8.24 për qind. Në ankandin e fundit, qeveria mori 17 miliardë lekë borxh. Nga këto, 11 miliardë qenë bono 12 mujore ndërsa 6 miliardë qenë bono 3-mujore. Interesi maksimal i pranuar për bonot 3-mujore qe 6.4 për qind, i pandryshuar në krahasim me ankandin paraardhës. Rritja me më shumë se 1 për qind brenda një viti, shton faturën që buxheti i shtetit paguan për borxhin e brendshëm me 3.5-4 miliardë lekë.

    5 Qershor 2009

    gazeta albania


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: