Skip navigation

Topi fund pavarësisë së PresidentiT, instalohet shteti tribal i Berishës

Zeri i Popullit

 

Tiranë- Kreu i Partisë Socialiste. Edi Rama ka deklaruar dje se nuk sheh më hapësirë për reformën në Drejtësi me maxhorancën, pasi me atë që ka ndodhur dje në Kuvend për kryeprokurorin, shumica i ka mbyllur të gjithë rrugët për bashkëpunim. Sipas Edi Ramës, Presidenti Bamir Topi ka treguar edhe njëherë se nuk është një president garant i Kushtetutës, dhe një president mbi palët, por thjesht një përfaqësues i Partisë Demokratike, duke treguar edhe njëherë gjithçka është pjesë e pazarit politik të bërë për zgjedhjen e presidentit më 20 korrik të këtij viti. Ai e ka shprehur këtë deklarate në lidhje direkte telefonike me mediat nga Gjermania ku ndodhej.

Zoti Rama, Kuvendi sapo votoi dekretin e Presidentit të Republikës për shkarkimin e Theodhori Sollakut nga posti i kryeprokurorit dhe dekretin tjetër për emërimin e Prokurores së Përgjithshme. Si e quani ju një veprim të tillë?
Sot ka lindur një ditë e keqe për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Sot ne nuk kemi më një President rojtar të Kushtetutës dhe garant të unitetit kombëtar, por një kryetar shteti që ka mbetur Nënkryetar i Partisë Demokratike dhe ka vënë në dispozicion të Sali Berishës, institucionin ku është zgjedhur, përmes pazarit të ulët më 20 korrik. Sot ne jemi përfundimisht në kushtet e partisë-shtet. Bamir Topi, jo vetëm dështoi në provën e tij të parë, duke vënë programin e Sali Berishës, të uzurpimit të të gjitha institucioneve të shtetit mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, por dështoi me turp. Presidenti dëshmoi jo vetëm mungesë integriteti, por edhe një mungesë vërtet skandaloze aftësie. Mesa duket, dhe këtë e them me keqardhje, pazari më i fundit mes  Sali Berishës me Fatos Nanon për të zgjedhur këtë president nuk mund të jepte një rezultat më të mirë sesa fundin e pavarësisë se Presidentit të të gjithë shqiptarëve dhe instalimin e plotë të një shteti tribal që tanimë është shteti i Sali Berishës.

Z.Rama a do të ndikojë shkarkimi i Z.Sollaku në bashkëpunimin e opozitës me shumicën në kryerjen e reformave dhe meqë ndodhemi në temë në reformën në drejtësi që konsiderohet themelore? Do të merrni pjesë në komisionin e sapo ngritur të reformës në drejtësi?
Këto janë detaje. Ajo që është themelore është se sot është përvijuar plotësisht një përplasje mes dy botësh. Një përplasje mes dy filozofish në konceptimin e shtetit modern, në konceptimin e shtetit të së drejtës, n konceptimin e shtetit të shqiptarëve. Sot mazhoranca, e cila sot në fakt nuk është asgjë tjetër përveçse një konglomerat amorf i identifikuar thjesht dhe vetëm me personin e Sali Berishës dhe me interesat tribale të këtij të fundit. Është në mënyrë fare të qartë në kundërvendosje të plotë me një opozitë, me një PS dhe koalicion opozitar që përfaqëson një mënyrë krejtësisht tjetër të të parit të botës dhe tërësisht tjetër të konceptuarit të shtetit dhe midis këtyre dy forcave që janë realisht në dy pole tërësisht  të kundërta. E para e ngurtësuar përfundimisht në polin e politikës së vjetër të së shkuarës, dhe e dyta e impenjuar përfundimisht në përvijimin e një politike të re të së ardhmes kanë shumë pak për të bërë me njëra tjetrën dhe unë besoj se shumë shpejt do t’i  takoj shqiptarëve, që të shkuarën ta lënë me të shkuarën dhe për të ardhmen të vendosin duke votuar një qeveri të re, një program të ri për një Shqipëri të re, evropiane, moderne dhe sociale

Zoti Rama a mund të përbëjë kjo një shkak, pra zgjedhja e kryeprokurores që opozita të kërkojë zgjedhje të parakohshme?
Nuk është në momentin dhe në vendin e duhur kjo pyetje, sepse unë theksoj se së pari Shqipërisë i duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe Shqipëria ka nevojë për një infrastrukturë zgjedhore që do të garantojë çdo votë dhe ku çdo votë do të numërohet si një e drejtë e pacënueshme. Një infrastrukturë që sot nuk e ka sepse qeveria e Sali Berishës dhe vetë Sali Berisha nuk kanë treguar asnjë fije vullneti për të krijuar këtë infrastrukturë, për të krijuar regjistrin kombëtar të zgjedhësve, për të krijuar kushtet dhe segmentin kohor të arsyeshëm për prodhimin e kartave të identitetit. Pra për të krijuar hapësirat demokratike ku shqiptarët dhe patjetër do të votojnë këtë herë. Kështu që është e domosdoshme që ne të garantojmë këtë hapësirë përpara se të zhvillojmë zgjedhjet, por nga ana tjetër unë jam i bindur se Partia Socialiste e Shqipërisë do të jetë në lartësinë e vizionit dhe të misionit të saj si një parti që përfaqëson të ardhmen, përfaqëson të renë, përfaqëson vullnetin për tu ndarë nga kjo e shkruar skandaloze që vazhdon të mbajë peng Shqipërinë dhe shqiptarët duket e zhytur popullin në varfëri dhe papunësi duke bërë që çmimi i jetës të rritet në mënyrë marramendëse, ndërkohë që çmimi i demokracisë të ulet deri në nivelin ku u ul sot. Pra demokracia të kthehet në një instrument për pazare të kësaj natyre.

Balla: Komision hetimor për mënyrën e firmosjes së dekretit të shkarkimit

Tiranë- Deputeti socialist Taulant Balla kërkon ngritjen e një komisioni hetimor për mënyrën e shkarkimit të Prokurorit të Përgjithshëm. Gjatë fjalës së tij në seancën e djeshme plenare ku u votuan dhe dekretet e Kreut të Shtetit për shkarkimin dhe emërimin e Kryeprokurorit, Balla tha se Presidenti ka shkelur dy dekrete proceduriale. Deputeti Balla në momentin kur ka marrë fjalën për të diskutuar lidhur me dekretet e presidentit e ka cilësuar Kreun e Shtetit si të paaftë për tu shpjeguar qytetarëve dhunën e ushtruar ndaj tij nga Kryeministri Sali Berisha i cili edhe dje në orët e para të mëngjesit ka zhvilluar një takim më të. “Presidenti ka shkelur dy dekrete mjaft të rëndësishme proceduriale. Bëj kërkesë të ngrihet një komision hetimor për të zbuluar se çfarë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në institucionin e Presidencës”, – u shpreh Balla. Sipas tij renditja e numrit të protokollit të dekreteve të bëra nga Presidenti tregonte se shkarkimi i kryeprokurorit dhe emri i prokurorit të ri nuk ishin bërë të njëjtën ditë. Deputeti socialist ndërsa e konsideroi dekretin si të paligjshëm pohoi se Kreu i Shtetit ishte i paaftë për t’u shpjeguar qytetarëve për dhunën e ushtruar ndaj tij nga Kryeministri ne zyren presidenciale. “Musharafi në Shqipëri nuk kishte kohë të priste vendim e Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Balla. Ai vijoi më tej se emri i ri i propozuar për në krye të organit të akuzës është e paaftë të drejtojë këtë post. Të njëjtin qëndrim me Ballën kanë mbajtur edhe deputetët e tjerë socialistë duke thënë se me këtë veprim të ndërmarrë po vihen në rrezik reformat integruese. 

 

14 Comments

    • gene
    • Posted November 23, 2007 at 9:50 AM
    • Permalink

    Mungese kurajo ne nje kohe te frikshme

    Mentor Nazarko

    Largimi i zotit Theodhori Sollaku nga kreu i prokurorisë është nga ato ngjarje që do kujtohen gjatë në historinë e institucioneve shqiptare. Ai ishte epilogu i një beteje të gjatë për pavarësinë e tyre. Ishte një betejë e gjatë, prej rezistencës së Sollakut dhe vendimit të drejtë të një Presidenti, që i akuzuar për favorizim ekonomik për nipërit e vet, pa sesi qeveria e sotme ja shkatërroi bizneset e tyre, ndërsa zgjodhi të mbronte këtë pavarësi. Ishte një betejë e gjatë prej mbrojtjes që një pjesë e medias i bëri kësaj pavarësie dhe nuk mbaron këtu lista e arsyeve pse ky episod i luftës për pavarësi të institucioneve vazhdoi. Ishte një rezistencë relativisht e gjatë, megjithëse nën heshtjen e institucioneve të tjera që janë strukur nën peshën e mëkateve të krerëve të tyre, apo janë homologuar me qeverinë, anipse radha do t‘i vijë dhe atyre.

    Po pse rezistoi gjatë Sollaku, që vjen nga një zonë që në mitologjinë popullore nuk mbahet për trimëri? Theodhori Sollaku që megjithatë bëri trimëri, guxoi pasi njihte shtetin, – kishte punuar me dy presidentë; njihte ata që e sulmonin, madje shumë mirë, në kohëra të mira dhe të këqija. Ai mund të mos ishte zyrtar model i shtetit në shumë aspekte, por megjithatë guxoi në emër të pavarësisë së institucionit që drejtonte, t‘i kundërvihej njerëzve që i njihte mirë, madje dhe nga afër, madje dhe nga festa familjare që kishte kaluar me ta. Guxoi pasi më parë kishte depolitizuar prokurorinë, për të cilën zoti Berisha harroi sakaq sesa akuza kishte bërë në drejtim të paraardhësit të tij. Sollaku u rezistoi sulmeve dyvjeçare, pasi guxoi bashkë me një ekip të pajisur dhe të paguar keq, të përgatiste akuzat për grupe që ishin konsideruar si mjaft të rrezikshëm dhe me suport politik; guxoi aq sa mundej të guxonte në kushtet e mungesës së bashkëpunimit me ekzekutivë që nuk e durojnë këtë formulë kushtetuese funksionimi që e sheh prokurorinë si të pavarur. Sollaku mbase nuk guxoi të godiste manjatët e mëdhenj të biznesit që korruptonin zyrtarë, bashkë me zyrtarët e korruptuar, si në Rusi, por Presidenti apo më saktë kryeministrat që e shoqëruan nuk ishin Putinë. Sollaku ishte i fortë edhe pse e ruajti veten mirë nga gabime banale, që mund t‘i ishin provuar lehtësisht nga ushtria e inspektorëve të policisë, të Ministrisë së Drejtësisë, apo të ndonjë institucioni tjetër që u lëshuan kundër tij në rastin e komisionit të parë hetimor. Sollaku nuk gaboi as të sulmonte atë që ishte ideator i sulmeve ndaj tij, ministrit të Drejtësisë, megjithëse ai dha dorëheqjen nën akuza për korrupsion. E gjithë vepra e Sollakut ishte përgjithësisht një vepër e mirë përballë një Kryeministri, që megjithëse vjen nga mjekësia, nuk ka arritur të reformojë as sallën e urgjencës së spitalit më të madh të Shqipërisë, pale sistemin shëndetësor që funksionon në pikëpamje organizative si në komunizëm.

    Gabimi i Presidentit

    Me vendosjen e firmës mbi shkarkimin e prokurorit, zoti Topi bëri ndoshta në një plan, diçka të drejtë. Nën presionin e shumicës, premtimeve për kryeprokurorë te disa prokurorë, që madje filluan të vetshpalleshin, mungesës së bashkëpunimit të policisë, etj., institucioni i akuzës po shkërmoqej. Duket se me këtë veprim mori fund, mosfunksionimi i një institucioni të rëndësishëm. Por bëri një gabim të madh, që minimalisht ka për t‘i kushtuar shumë po atij. Kishte rastin të bënte një veprim që do ta vendoste në një start të drejtë përballë opozitës që i dha një shans, duke mos e sulmuar. Të paktën kreu i saj, Rama, apo liderët e tjerë të opozitës pas akuzave të para, vendosën ta pranonin si President. Zoti Topi mund t‘i kërkonte dorëheqjen Sollakut dhe t‘i ruante dinjitetin një zyrtari veteran të shtetit, duke e propozuar në një institucion tjetër dhe duke sfiduar pjesërisht shumicën nga erdhi vetë, anipse nuk do t‘ja votonin dekretin. Por zoti Topi nuk guxoi ta bënte një gjë të tillë.

    Në një kuptim, ky veprim mund të duket si një akt autoriteti i Presidentit të Republikës, për shkak se ai mund të ketë imponuar një kandidaturë të vetën, pas luhatjeve të para për ta zgjedhur emrin e Prokurorit të Përgjithshëm nga një listë partish, apo atë që do t‘i propozonte Berisha. Akt autoriteti, bashkë me imponimin për të shkarkuar ministrin Rusmali që realisht u shkarkua prej zotit Berisha, që po të donte mund ta kthente mbrapsht. Por e vërteta nuk është vetëm kaq.

    Zoti Topi e kreu këtë veprim me një ndjenjë faji, ashtu siç u duk me kohën e zgjedhur për ta bërë këtë. Ndërsa para Solanës, që e kishte ftuar pikërisht për t‘i rritur protagonizmin institucional, për ta shkëputur nga hija e Kryeministrit që e zgjodhi, zoti Topi nuk guxoi ta përmendte vendimin që kishte marrë, dje në pak orë, arriti të lexonte raportin e specialistëve proshkarkimit, të studionte kandidaturën e pasardhëses dhe të firmoste dekretet respektivë. A thua sikur Bashkimi Europian nuk ka njerëz për të raportuar se ç‘ndodh këtu!

    Veprimi i zotit Topi ishte nën një ngut të madh për të mos koinciduar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që mund t‘ia zhvlerësonte atë. Por kjo nuk e bën atë më pak antikushtetues. Koha nuk i heq karakterin veprimeve.

    Veprimi i djeshëm i Presidentit dhe miratimi i kandidaturës së zonjës Rama me aq ngut, ishte demonstrim i hapur i mungesës së kurajës së atyre që sot drejtojnë institucionet, nga pasja në krye të akuzës të një njeriu jokomod për shumicën, frikë nga vendosja si zëvendësues i Sollakut të një njeriu të afishuar qartazi me shumicën ashtu siç u përfol. Filluan të qarkullonin emra që njiheshin për lidhjet e veta me kreun e shumicës, por mesa duket nuk u guxua të shkohej deri aty. Nuk u guxua, madje u mashtrua se do të zgjidhej një kandidaturë që të vinte prej opozitës, mjaft që të ikte Sollaku. Paradoksalisht kjo mungesë trimërie e institucioneve, e Presidentit për t‘i rezistuar Kryeministrit, e Kryeministrit për ta vijuar traditën e vet të kontrollit të paturpshëm të institucioneve, e peshës së historisë negative të tij në krye të shtetit, u përqendrua në kandidaturën e një femre. Një individ i tillë do ta ketë shumë të vështirë të punojë pas sulmeve të frikshme që u organizuan ndaj paraardhësit të vet. Do ta ketë të vështirë të funksionojë pa eksperiencë, pa ditur ato që dinte paraardhësi i saj mbi krerët e institucioneve që kishte përreth apo mbi të, dituri prej së cilës vinte dhe trimëria e nevojshme. Qenia femër mund ta mbrojë para sulmeve të opozitës, që mund të përmbahen prej tyre, por kaq është fare pak për të qenë Silvia Konti e Shqipërisë, e prezantuar duke qeshur në mënyrë cinike nga kryeministri i radhës.

    Veprimi i djeshëm i Presidentit i hap rrugë kontrollit të institucioneve të pavarura nga ana e shumicës. Me firmën e parë të Presidentit Topi, kur duhet vërtet të merrte ndoshta për herë të parë në jetën e tij si politikan, një vendim të vërtetë dhe të rëndësishëm. Kjo është vërtet e frikshme.

    shqip

    • gene
    • Posted November 23, 2007 at 9:57 AM
    • Permalink

    Rama, prapaskenat e emërimit

    Pas debateve me Berishën, Topi emëron në vend të Sollakut gjyqtaren Ina Rama. Opozita reagon ashpër: Presidenti, pa integritet

    Pas mosakordimit të dy krerëve më të lartë të shtetit mbi emrin e ri të Prokurorit të Përgjithshëm, mëngjesin e djeshëm, odiseja e shkarkimit të Sollakut dhe emërimit të pasardhësit të tij, qetësoi ujërat brenda krerëve të kampit të djathtë. Kryeministri Berisha nuk ka humbur aspak kohë dhe menjëherë sapo Presidenti Topi është kthyer nga Brukseli, është drejtuar për në Presidencë, së bashku me emrin e ri të kreut të Prokurorisë së Përgjithshme. Në takimin e dy ditëve më parë me Presidentin, kreu i qeverisë nuk ka qenë i bindur dhe i sigurtë lidhur me kandidaturat e propozuara nga Presidenti Topi. Kështu që mëngjesin e djeshëm, Berisha vendos të tregohet më bindës, duke i propozuar vetë Presidentit si kandidat për prokuror një “miken” e tij të vjetër, e cila i siguroi Topit në zgjedhjet e 2005-ës mandatin e deputetit, duke lënë në këtë mënyrë jashtë Kuvendit ish-nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, kandidaten për deputete të PS-së, Mimi Kodhelin. Kandidatura e Ina Ramës ka gjetur vlerësime nga të dyja palët, si nga Kryeministri Berisha ashtu edhe nga kreu i shtetit, Bamir Topi. Kryeministri, kohët e fundit, ka preferuar të promovojë figura të reja, ashtu si në qeveri, por tashmë edhe në Prokurorinë e Përgjithshme, duke vendosur në poste të larta miqtë e familjes së vet. Kurse Presidenti Topi jep “Ok” për Ina Ramën për të shlyer “borxhin” e vjetër. Kjo e fundit, në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, ka rrëzuar kërkesën ankimore të paraqitur nga kandidatja për deputete e PS-së në zonën 31 në Tiranë, Mimi Kodheli, e cila pretendonte rrëzimin e vendimit të KQZ-së për mosshpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në zonën e saj. Duke u kthyer 2 vjet mbrapa, menjëherë pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut 2005, zbulojmë se vendimi për rrëzimin e kërkesës së Kodhelit u dha nga një trup gjykues, që kryesohej nga gjykatësja Ina Rama. Ky vendim i ka siguruar Topit një vend të sigurtë në Kuvend, duke shuar përfundimisht shpresat e socialistes Kodheli për marrjen e mandatit të ligjvënësit. Ina Rama, dy vjet më parë, i ka dhënë fund ëndrrës së Mimi Kodhelit për të përfaqësuar zonën 31 në Tiranë, në Kuvendin e Shqipërisë, duke i dhënë të drejtë Bamir Topit për të përfaqësuar këtë zonë. Dy vjet më vonë, Topi duket se nuk ka harruar të shpërblejë gjyqtaren Rama, duke e emëruar atë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. Ofertës së Kryeministrit Berisha për të emëruar një femër në postin më të lartë të prokurorisë, Presidenti Topi duket se nuk i ka rezistuar dot, pasi kreu i qeverisë e ka mbërthyer në tela kreun e shtetit, duke i servirur për pasardhës të Sollakut një emër që pëlqehet nga dy liderët e shtetit, Berisha dhe Topi. Kryeprokurorja e re Rama ka qenë në fokusin e akuzave, megjithëse jopublike të ministrit të Drejtësisë, Ilir Rusmali, në tetor të këtij viti, ku nëpërmjet një raporti të Ministrisë së Drejtësisë ku krahas akuzave ndaj ish-kryegjyqtarit, Artan Gjermeni, nuk ka shprehur rezerva edhe ndaj gjyqtares Ina Rama. Ky fakt, ka bërë që kreu i shtetit të bjerë akoma më shumë dakord për këtë emër të propozuar nga Kryeministri Berisha.

    Përplasja

    Beteja me Gjermenin çon Rusmalin kundër gjyqtares Ina Rama

    Njeriu i dekretuar nga Presidenti Topi, pas takimeve të shpeshta kohët e fundit me Kryeministrin Berisha, Ina Rama, ka qenë prej kohësh nën shënjestrën e ministrave të Drejtësisë së PD-së, Aldo Bumçi dhe Ilir Rusmali. Burime pranë Ministrisë së Drejtësisë bëjnë me dije se gjatë kohës kur ka qenë ministër Drejtësie Aldo Bumçi dhe Ilir Rusmali, në një raport që i përket gjashtëmujorit të fundit të vitit 2004 dhe janar-nëntor të vitit 2005, Ina Rama dhe 6 gjyqtarë të tjerë, kanë qenë nën shënjestrën e Ministrisë së Drejtësisë, krahas akuzave që janë bërë në adresë të Artan Gjermenit. I pyetur për shkarkimin e Sollakut dhe emërimin e Ina Ramës në krye të Prokurorisë, Rusmali ka shmangur komentet, duke u mjaftuar të thotë vetëm se “është një çështje që nuk më takon mua”. Duke u kthyer pas vetëm disa muaj, gjatë kontrollit të bërë me urdhër të ish-ministrit Rusmali citohet se janë konstatuar shkelje në masat e sigurisë të marra nga kjo gjyqtare. Konkretisht në këtë raport citohet se “në Gjykatën e Lushnjës shtatë gjyqtarë kanë liruar të pandehur apo të arrestuar në mënyrë të padrejtë”. Ky ishte edhe konkluzioni i inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë, pasi kanë vëzhguar imtësisht dosjet në këtë institucion. Para pak muajsh, inspektorët kanë sqaruar në raport se shtatë gjyqtarët, kur kanë gjykuar për vendim në fund të procesit të shumë të pandehurve, iu kanë dhënë lirinë me kusht, ndërkohë që duke pasur parasysh veprat penale që kishin kryer mund duhet t‘iu jepej vendime të tjera. Duke iu referuar inspektimit u gjendën një sërë shkeljesh në procedura të ndryshme ligjore në të cilat shpesh herë mendohet se janë shfrytëzuar nga gjyqtarët pikërisht vakumet ligjore. Në listën me shtatë gjyqtarët në raport janë vënë emrat e ish-kryegjyqtarit Artan Gjermeni dhe gjyqtarëve Sotira Nako, Bedri Qorri, Tritan Hamitja, Saemira Hila, Dritan Ceka dhe ai i zgjedhur në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Ina Ramës. Në bazë të raportit citohet se këta gjyqtarë kanë preferuar të gjykojnë se të pandehurit duhet të dënoheshin me dënimin me kusht, ndërkohë që kodi i procedurës penale e parashikonte maksimale deri në 5 vjet burg.

    Kryeprokurorja e re merr vota nga opozita

    Rama zgjidhet me 83 vota. Opozita kundërshton: Është tarafi i Berishës

    Me 83 vota pro, 33 kundër dhe 5 pesë abstenime, Kuvendi ka miratuar dje Prokuroren e re të Përgjithshme, Ina Rama. Votimi është bërë me kuti të fshehtë. Në fund të tij ka rezultuar se Ina Rama nuk ka pasur vetëm mbështetjen e deputetëve të mazhorancës, por edhe të një pjese të parlamentarëve të opozitës, të cilët kanë votuar pro saj. Por dekreti i propozuar nga Presidenti i Republikës për shkarkimin dhe emërimin e Kryeprokurorit, ka shkaktuar mjaft debate në sallën e Kuvendit. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erjon Braçe, duke shprehur qëndrimin e opozitës, ka deklaruar se “sot, mazhoranca i dha fund një beteje dyvjeçare të zhvilluar në këtë sallë dhe jashtë saj”. Ky është fundi i një beteje sa antikushtetuese, aq edhe qesharake, është një akt jotransparent dhe një atentat politik ndaj Kushtetutës, tha Braçe. Më pas, ai ka argumentuar akuzat e tij, duke risjellë në kujtesën e të gjithë deputetëve që Presidenti Topi e ka marrë vendimin për shkarkimin e Kryeprokurorit para se ai të nisej për në Bruksel, ku u takua me Solanën. Sipas Braçes, kreu i shtetit shqiptar mashtroi para shefit të politikës së jashtme të BE-së, duke thënë se ekspertët e tij ende nuk e kishin përfunduar raportin mbi çështjen “Sollaku”, kur në fakt ai e kishte marrë vendimin. Gjithashtu ai mohoi edhe kandidatin që e kishte emëruar, i cili deklaroi se kishte pranuar propozimin e Presidentit. Më pas, Braçe ka deklaruar se me zgjedhjen e fundit për Prokuroren e re të Përgjithshme, mund të thuhet pa frikë se tashmë shteti është në duart e një individi. Duke iu drejtuar Kryeministrit Berisha, i cili ka qenë prezent në sallën e Kuvendit, nënkryetari i grupit të PS-së, Erjon Braçe, ka theksuar se tashmë i gjithë pushteti është në duart e një njeriu, i cili me lidhje nepotike ka marrë gjithë pushtetet në dorë. Sipas Braçes, edhe Ina Rama është një nga mikeshat e vajzës së Kryeministrit Berisha, e cila kohët e fundit ka zgjedhur në postet kyçe shtetërore mjaft miq e shokë të saj. Për zgjedhjen e Prokurorit të ri, Presidenti Topi kishte premtuar se do të konsultohet me përfaqësuesit e politikës, por sot u mësua, shtoi Braçe, se ai është konsultuar vetëm me Kryeministrin Berisha dhe këtë e ka bërë në orët e para të mëngjesit, ende pa zbardhur mirë dita. Topi ka zgjedhur mes klaneve të PD-së dhe tashmë ne nuk kemi çfarë të bëjmë, pasi ju do ta votoni me shumicë votash në Kuvend dhe neve, tha Braçe, nuk na mbetet gjë tjetër veçse t‘i urojmë gëzuar ditëlindjen Kryeprokurores së re, meqë kjo ka qenë dhurata që ju i keni bërë më 21 nëntor në 35-vjetorin e saj. Në këtë vend, tha Braçe, tashëm ka rënë sistemi i drejtësisë sepse Presidenti ka kryer një akt të njëanshëm, duke cenuar pavarësinë e institucioneve kushtetuese. Por deklaratat e Braçes janë kundërshtuar nga Kryeministri, i cili ka vlerësuar deri në maksimum Prokuroren e re të Përgjithshme. Sipas tij, ajo është një figurë e nderuar dhe profesioniste në fushën e saj, por “mbi të gjitha, ajo nuk vjen nga politika dhe nuk bën pjesë në klanet e saj”. Ne, tha Berisha, po votojmë për të vendosur institucionin e akuzës në piedestalin që ai meriton të jetë. Nuk mbaj mend ta kem takuar ndonjëherë zonjën Rama, shtoi Kryeministri, por thjesht e kam pranuar, pasi kam parë aktivitetin e saj profesional. “Zonja është nga ata gjyqtarë që nuk është seleksionuar asnjëherë për t‘u hequr nga Kolegji Zgjedhor”. Pro Ina Ramës, si Prokurore e Përgjithshme, pas Kryeministrit, është shprehur edhe kryetari i PR-së, Fatmir Mediu. Ai ka mbështetur deklarimet e Kryeministrit dhe duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës, ka theksuar se askush nuk e njeh nga politika zonjën në fjalë, por duke parë aktivitetin e saj profesional, grupi i PR-së ka dalë në një qëndrim të përbashkët pro emrit të saj. Pavarësisht deklarimeve dhe ndërprerjeve të shpeshta, dje në seancën parlamentare për shkak të ndërhyrjeve të shumta, vendi tashmë është bërë me Prokurore te re të Përgjithshme. Vendimi i është marrë me shumicë votash nga deputetët e Kuvendit në një nxitim të madh brenda ditës, për shkak se kjo çështje duhej të mbyllej, para se të shprehej Gjykata Kushtetuese.
    shqip

    • gene
    • Posted November 24, 2007 at 9:46 AM
    • Permalink

    PS: Dekreti i Topit është antikushtetues. LSI: Rrezikohen reformat

    Të majtët hedhin akuza mbi kreun e shtetit. Bashkëpunimi mes palëve vihet në dyshim

    Të majtët nuk hezituan ta cilësojnë dje antikushtetues dekretin e Bamir Topit për emërimin e Kryeprokurores së re dhe shkarkimin e Theodhori Sollakut. Në komunikimet me publikun, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e kanë quajtur të humbur provën e Topit për paanshmëri politike. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, pranë Asamblesë Kombëtare të PS-së, Ylli Manjani, rreshtoi arsyet pse dekreti është antikushtetues. Sipas tij, kreu i shtetit dekretoi shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës pa propozim të Kuvendit. Ndërsa vendimi i shumicës, i cili miratoi raportin e një mono komisioni antikushtetues, po të shumicës parlamentare, nuk mund të jetë propozim për shkarkim. “Në përmbajtjen e tij, dekreti i shkarkimit u referohet shkeljeve të rënda të ligjit, të cilat askush nuk i ka provuar”, tha Manjani. Ai sqaroi se ky dekret, në këto kushte është referuar thjesht dhe vetëm qëndrimit personal të 2 viteve të fundit të Kryeministrit të vendit ndaj personit Theodhori Sollaku. “Presidenti i Republikës zëvendësoi Gjykatën Kushtetuese të Republikës me një grup anonim ekspertësh, të cilët nuk u njohën kurrë nga publiku”, argumentoi Manjani. Sipas tij, ky veprim i paprecedentë është një arsye më shumë që delegjitimon dekretin e tij të djeshëm. Duke rënë ndesh me nenet 86.1, 92, 94, 124.1, 131 dhe 149 të Kushtetutës së Republikës. “Akti i djeshëm ishte ngjarja më e rëndë për Republikën tonë. Partia Socialiste e Shqipërisë, e konsideron Dekretin e djeshëm si fundin ‘pavarësisë së shpresuar‘ të zotit Topi”, këmbënguli Manjani. Për socialistët, midis vullnetit të shqiptarëve për ekuilibër të pushteteve dhe presionit të Kryeministrit për gjithë-pushtet, zoti Topi zgjodhi këtë të fundit. Askush nuk beson më tek pavarësia e Bamir Topit si President. Sakaq, sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, shprehu shqetësim lidhur me mënyrën e emërimit nga Presidenti dhe Kuvendi të Kryeprokurorit. Sipas tij, gjithçka në këtë proces të gjatë dhe thellësisht të politizuar u zhvillua në mënyrë tërësisht të njëanshme dhe nën trysninë e pashembullt të mazhorancës së Partisë Demokratike dhe Kryeministrit Berisha. “Është i rrezikshëm për vendin dhe të ardhmen e tij, edhe në rastin e emërimit të Prokurorit të Përgjithshëm, zëvendësimi i dialogut politik me logjikën e faktit të kryer si dhe zëvendësimi i komunikimit të hapur me meskinitetin e kulisave dhe klientelizmit politiko nepotik, që prodhojnë zgjidhje të gabuara”, theksoi Vasili. LSI-ja vlerëson se situata e krijuar e bën thuajse të pamundur dialogun dhe bashkëpunimin politik të opozitës me shumicën, për arsye të prerjes së të gjitha rrugëve të komunikimit nga mazhoranca, duke minimizuar shanset për ndërmarrjen e reformave të mëdha konsensuale.

    shqip

    • gene
    • Posted November 24, 2007 at 10:02 AM
    • Permalink

    Nga Erion Braçe

    Sot po i jepet fund një bete
    je dyvjeçare që është zh
    villuar në këtë sallë, jashtë kësaj salle, në ambiente të tjera, veçanërisht të padenja për të diskutuar për çështjen e prokurorit të Përgjithshëm. Natyrisht fundi i kësaj beteje i tillë do të ishte, sa antikushtetues, aq edhe qesharak. Sot jemi mbledhur në këtë sallë për të diskutuar një akt që nga pikëpamja administrative është jotransparent, joserioz dhe qesharak dhe nga pikëpamja politike një atentat i vërtetë ndaj Kushtetutës dhe sistemit kushtetues demokratik në këtë vend. Them që është një akt jotransparent, joserioz madje qesharak për vetë atë që ka ndodhur nga ora 12:30 e ditës së djeshme, kur Presidenti i Republikës, u shfaq në Bruksel për të folur edhe për këtë çështje, deri tek ajo që kulmoi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, dhe natyrisht na vjen edhe në parlament. Dua t’u kujtoj që dje Presidenti i Republikës nga Brukseli tha qartë se nuk kishte vendim për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm për pasojë as emërim. Tha qartë se nuk kishte vendim pasi Presidenti i Republikës ishte duke pritur Raportin e ekspertëve dhe natyrisht Presidenti i Republikës mohoi të gjitha zërat që ishin përhapur në Tiranë, duke thënë se ai ishte në një proces konsultimi, se ai kishte emëruar një Prokuror të ri të Përgjithshëm mohoi dhe vetë kandidatin i cili doli dhe tha se kishte pranuar propozimin e bërë nga Presidenti i Republikës. Por sot ka ndodhur diçka krejt tjetër. Presidenti i Republikës ka mbërritur në Tiranë rreth orës 1.30 të mëngjesit të sotëm, ka dalë në punë apo e keni nxjerrë në punë rreth orës 4.30 të ditës së sotme. Ka firmosur për të shkarkuar Prokurorin e Përgjithshëm në 5.30 minuta të mëngjesit të sotëm. Ka firmosur për të emëruar Prokurorin e ri të Përgjithshëm në 5.31 minuta të mëngjesit të sotëm. Në orën 7.5 minuta ka kaluar pikën kufitare të Murriqanit dhe në orën 10 .00 ka kaluar kufirin kufirin kroat ku edhe gjendet Presidenti i Republikës. Në një moment shumë të rëndësishëm për vendin më të rëndësishmin për të, dhe nuk do të besoj se do të ketë më shans që Presidenti i Republikës të emërojë ndonjë zyrtar tjetër të rëndësishëm të këtij vendi. S’i keni lënë gjë tjetër veç trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë. Kjo i ka ngelur Presidentit të Republikës pas këtij akti. Natyrisht ju keni marrë të gjithë pushtetin dhe të gjithë kompetencat. Nga pikëpamja politike është vërtet një grusht shteti i pastër politik dhe ja pse: Presidenti i Republikës kishte premtuar se do të konsultohej me të gjithë faktorët edhe politikën për të emëruar Prokurorin e ri të Përgjithshëm të Republikës. Kishte premtuar që do të bënte një konsultim shumë të gjerë edhe për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës! Çka ndodhur?! Sot mësuam edhe nga goja e Këshilltarit të Presidentit, që ai është konsultuar vetëm me një njeri. Vetëm me Kryeministrin e vendit në orët e para të mëngjesit, pa gdhirë ende. Ai është konsultuar vetëm me një njeri që është po i njëjti, Kryetarin e Partisë Demokratike, në orët e para të mëngjesit madje pa gdhirë, madje pa nisur ende orari zyrtar. Presidenti i Republikës është konsultuar sot vetëm me atë të cilin nuk duhej të konsultohej për një arsye të madhe! Zotëria është Kryeministër i vendit drejton ekzekutivin një pushtet të pavarur nga pushteti i drejtësisë, që është në konflikt të hapur me organin e prokurorisë, në një konflikt serioz me organin e prokurorisë, për ta sunduar, për ta pushtuar atë. Me asnjë tjetër nuk është konsultuar, madje as mbështetësit e Presidentit të Republikës nuk janë konsultuar për të emëruar Prokurorin e ri. Natyrisht, që presidenti i Republikës mund të bënte këtu siç ka bërë në orët e para të mëngjesit por ai nuk mundet të mohonte veten e tij. Dje, para Zotit Solana në Bruksel Presidenti ynë i Republikës premtoi se do t’i kthente fjalët në vepra, se do të bashkëpunonte me të gjithë klasën politike dhe mbi të gjitha mori detyrën, pasi kështu e quajti detyrë shtëpie për ne, se do të konsultohej dhe do të bashkëpunonte me opozitën për reformën në drejtësi ashtu siç mori detyrën nga Zoti Solana që elementi themelor i reformës në drejtësi do të ishte pavarësia e sistemit. Për fat të keq këtë nuk e bëri, e mohoi veten e tij. E mohoi veten e tij dhe për herë të dytë, kur pasi kishte firmosur shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm doli dhe tha se nuk kam firmosur. Na gënjeu kësaj rradhe nga Brukseli. Ndërkohë që i përzgjedhuri i tij doli dhe tha që kam pranuar detyrën para Presidentit të Republikës. Por mohoi veten e tij edhe kur shkeli premtimin që u kishte bërë të gjithë shqiptarëve, që do të zgjidhje një prokuror të sensibilitet dhe të ndershëm, por mbi të gjitha brenda sistemit të Prokurorisë, gjë që përsëri nuk e bëri. Presidenti i Republikës, mund të ketë zgjedhur kudo, por mbi të gjitha ka zgjedhur mes klaneve brenda Partisë Demokratike, të cilët e kanë vënë nën presion, të cilët e kanë peng. Dhe ai duhet të shpjegojë përpara shqiptarëve dhe jo përpara nesh, se ku është peng. Ai ka zgjedhur zoti Kryeministër në rrethin tuaj të ngushtë nepotik dhe familjar, dhe ne nuk mund të bëjmë gjë tjetër sot veçse t’i urojmë zonjës në fjalë “Gëzuar Ditëlindjen Zonjë”, ke lindur më datë 21 nëntor, qënsh jetëgjatë dhe paç fatin që ke dhe ke patur deri tani. Zaten të gjithë ata që kanë qenë në atë klasë, në atë Fakultet të Drejtësisë, madje edhe në atë bankë kanë patur fat deri tani. Kanë kapur të gjithë institucionet e shtetit. Ke ministra këtu që vijnë nga ai taraf, ke drejtorë tatimesh që vijnë nga ai taraf, ke drejtorin e Administratës Publike që vjen nga ai taraf, ke Avokatin e Prokurimeve Publike që vjen nga ai taraf. Pra realisht ju qofshi, kemi marrë pushtetin, por pushtetin ua ka tjetër kush!
    Së fundi do të doja t’ju thonj që Presidenti i Republikës e mohoi veten edhe përmes këtij fjalimi që sapo na u shpërnda. Po u lexoj se çka thënë: Pasi u konsultova me specialistë të njohur, arrita në vendimin se duhet dekretoj shkarkimin e Theodhori Sollakut nga detyra e Prokurorit të Përgjithshëm. kur dje në orën 12:30 u shpreh qartë se po priste raportin e ekspertëve, erdhi në Tiranë në orën 1:30 të mëngjesit, dekretoi në orën 4: 30 të mëngjesit. Kur u realizua raporti i ekspertëve. Cilët janë ekspertët, si ka mundësi që Presidenti ynë i Republikës, njeriu më kushtetues në këtë vend, njeriu që është betuar me dorë në Kushtetutë se do ta respektojë atë, nuk pret 11 ekspertë të Gjykatës Kushtetuese, por pajtoka privatisht ekspertë të tjera që hartojnë të tilla paçavure, jo vetëm me gabime drejtshkrimore, por mbi të gjitha me gabime llogjike dhe juridike,. Si mundet presidenti i Republikës ta refuzojë Gjykatën Kushtetuese, si mundet presidenti i Republikës të krijojë një precedent të ri, ku institucioni më i lartë i këtij vendi që gjykon kushtetutshmërinë në këtë vend, Gjykata Kushtetuese të mos përfillet. Pikërisht kjo është arsyeja se pse u bë tipik në orët e sotme të mëngjesit i gjithë ky akt. Sepse të hënën Gjykata Kushtetuese do të ketë një vendim dhe natyrisht që ky vendim është i pritshëm porsa kohë që ka pesë vendime të tjera të Gjykatës Kushtetuese që e kanë kapur parlamentin në flagrancë antikushtetutshmërie në raport me hetimin dhe shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm deri tani. Megjithatë shkelja e Kushtetutës edhe në këtë parlament, nuk është asgjë. Është një gjë e rëndomtë që ndodh shpeshherë edhe nuk i bën përshtypje askujt. Ajo që është e rëndë është rënia e sistemit në këtë vend. Në këtë vend ka rënë sistemi demokratik, në këtë vend ka rënë sistemi i Drejtësisë. Sot kryetari i PD apo nënkryetari i PD kontrollojnë çdo gjë. Kontrollojnë Gjykatën Kushtetuese, kontrollojnë KLD-në, kontrollojnë gjithë emërimet e gjithë gjykatësve, kontrollojnë tashmë fare ngushtë prokurorinë dhe emërimet e gjithë prokurorëve. Sot për hir të së vërtetës, nuk po shkarkohet një prokuror por sot po emërohet një avokat. Sot po emërohet një avokat që ka për detyrë të mbrojë korrupsionin. Sot po emërohet një avokat që ka për detyrë të mbrojë këtë qeveri. Sot po emërohet një avokat që ka marr përsipër detyrën e rëndë të përballet me shqiptarët që duan të shporrin nga ky vend korrupsionin, që duan të luftojnë krimin, që duan të kenë ministra të ndershëm, jo ministra të përfshirë në afera korruptive kokë e këmbë. Megjithatë Presidenti i Republikës zgjodhi të kryejë një akt të njëanshëm, që cenon rëndë institucionet, që cenon rëndë demokracinë, që cenon rëndë pavarësinë e sistemit të Drejtësisë në këtë vend. Ne e kemi parë edhe më herët një film të tillë, personazhet janë po të njëjta, nuk kanë ndryshuar që nga viti ’92, ’93 e këtej, janë po ata. Keqardhja natyrisht është për Presidentin e Republikës. Ne sot nuk kemi se si ta respektojmë Presidentin e Republikës, se nuk kemi se pse, pasi presidenti gënjen hapur, ne sot nuk mund të mbështesin më Presidentin, sepse ai na shty të mendojmë se shiti kushtetutën dhe zgjodhi pazarin, duke u kthyer reston e kredisë që ju i dhatë më 20 korrik. Ne sot duam, apo donim të besonim deri në orët e para të mëngjesit që Presidenti i Republikës nuk kishte gjë për të na fshehur, por dje një zyrtar i lartë i Prokurorisë së Përgjithshme, doli dhe tha që kishte pranuar detyrën për të qenë Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë, gjë që u mohua po prapë sot. Ne natyrisht sot nuk jemi të nxituar tu themi se koha e provës për presidentin u dogj. Ne i dhamë presidentit pas zgjedhjes, pikërisht këtë kohë prove, të cilën ai e shkeli sot, me këtë veprim që ka sjellë sot këtu dhe që dëshmon fare qartë shkeljen e Kushtetutës dhe ashtu siç u zgjodh korrupsioni në zgjedhjen e Prokurorit të ri të Republikës, ai sot na tregoi se është peng jo vetëm më 20 korrik, jo vetëm tek zgjedhja e tij e korruptuar, por edhe tek klanet e Partisë Demokratike. Sot presidenti i Republikës nuk është më “rojtar” i Kushtetutës, apo i sistemit të Drejtësisë, por është pjesë dhe vetëm rojtar i interesave të maxhorancës aktuale. Sot Presidenti i Republikës me veprimin e tij ka sjellë këtu thjesht dhe vetëm një pjellë të paligjshme, ashtu si edhe plot pjella të tjera të paligjshme që e mbajnë peng.

    • gene
    • Posted November 25, 2007 at 2:55 PM
    • Permalink

    shqip
    Silvia Konti dhe oktapodi shqiptar

    Mentor Kikia

    Kryeministri Sali Berisha, ndërsa mbronte kandidaturën e gjykatëses Ina Rama, për Prokuror të Republikës, e krahasoi atë me Silvia Kontin, personazhin e famshëm të Oktapodit, filmit-simbol të luftës së shtetit kundër mafies në Itali. Kjo gjetje i kushtoi atij një replikë tejet thumbuese, pasi një deputet i majtë e krahasoi Kryeministrin me një tjetër personazh të Oktapodit, Tano Karidi. Përtej replikës dhe krahasimit, të gjithë neve do të na pëlqente që Ina Rama, përveçse një grua e bukur, të ishte vërtet një grua e fortë, e drejtë dhe e vendosur, ashtu si Silvia e Oktapodit. Duke e frenuar euforinë e krahasimit dhe përpara se të shikojmë imazhin e Silvias në krye të prokurorisë sonë, na duhet të shtrojmë disa pyetje: A e njeh ajo mekanizmin e krimit në Shqipëri, pra oktapodin shqiptar? A është ajo vërtet trime – e theksojmë këtë, pasi një institucion tjetër mund ta drejtojë çdokush që plotëson kriteret profesionale, por një organ akuze duhet ta drejtojë një njeri vërtet më zemër dhe kurajë të fortë, pasi do t‘i duhet të përballet me pjesën më agresive të shoqërisë njerëzore dhe me sulmet e prapaskenat më monstruoze të politikës. A do ta lejojë qeveria Inën të jetë vërtet Silvia, apo di t‘i kërkohet të seleksionojë rrugës personazhet e dosjeve, duke hequr nga andej njerëzit e partisë, klaneve politike dhe bizneset që ushqejnë këto klane. Më shkoqur, a do t‘u rezistojë Ina telefonatave të atyre që e morën nga zyra e gjykatës dhe e vendosën në fronin e rrezikshëm të Prokurorit të Përgjithshëm? Këtyre pyetjeve ne nuk mund t‘u përgjigjemi tani, pasi Ina sapo ka marrë detyrën e prokurorit, por ne mund të themi me saktësi se ajo është vënë përballë detyrës më të vështirë, të paktën deri tani, në jetën e saj. Gjithashtu, mund të themi po me saktësi, se nëse Ina do të rrëshqasë në humnerën politike që do t‘i ofrohet në formën e një lëndine të bukur, atëherë Shqipëria do të humbë një shans të madh për të ndërtuar një organ akuze të pavarur. Dhe përgjegjësia këtu nuk do të jetë vetëm e mazhorancës, por edhe e vetë Ina Ramës. Për pasojë, pas dy vjetësh, nëse pushteti pëson rrotacion, ne do të merremi sërish me telenovelën e Prokurorit të Përgjithshëm. Pas raporteve të ngrira dhe agresive me Sollakun, mazhoranca ndjehej e ngazëllyer të shtunën ndërsa deklaronte mbështetjen maksimale për kreun e ri të prokurorisë. Vetë prokurorja, padyshim që ndjehej ngrohtë në një mjedis të tillë, pasi paraardhësit të saj i kishin kthyer të tërë krahët, por ajo nuk duhet të dehet nga kjo dashamirësi politike.

    Deri tani shteti shqiptar nuk ka shënuar ndonjë përballje të fortë me krimin e organizuar. Përgjithësisht janë reklamuar aksione kundër kriminelëve apo organizatave, kryesisht të krimit ordiner. Ka pasur suksese në bllokimin e trafikut të drogave të forta, por operacionet kanë mbetur deri te transportuesit, ose korrierët. Raportet ndërkombëtare flasin për një lidhje të fortë të krimit me struktura shtetërore e politike, por deri sot asnjë prokuror e gjykatës nuk ka shkuar deri te porositësi i krimit. Në mjedise gazetarësh e prokurorësh flitet hapur se cilit klan politik i përket ky apo ai grup kriminal. Një grup trafikantësh droge u përfol zyrave të shtetit se kishte lidhje me një kryetar bashkie, i cili stimulonte me leje ndërtimi bizneset e tij. Ai u “dënua” me mosrikandidim nga forca e tij politike në zgjedhjet e fundit vendore. Po ashtu, flitet hapur se kush e kontrollon kontrabandën e naftës në Shëngjin, kush e kontrollon kontrabandën e cigareve në Durrës apo në Kakavijë, cilat kompani sigurimesh merren me pastrim parash etj.

    Po ashtu, në qarqet e njerëzve të drejtësisë dihet se kush ka paguar apo kush ka ndërhyrë për të emëruar këtë apo atë prokuror rrethi, këtë apo atë shef policie. Dihet gjithashtu se këta njerëz krijojnë ato që në gjuhën kriminale njihen si “korridoret e sigurta”. Çdo politikan i lartë e i fuqishëm, ka “grupin” e tij të biznesmenëve që e ushqejnë. Politikanët u krijojnë atyre lehtësira dhe favore, u sigurojnë mburojë dhe u hapin “korridore” për të zgjeruar bizneset e shtuar paratë. Për këtë mburojë dhe siguri ata paguajnë “kuotën” dhe e financojnë politikën. Ata paguajnë në të zezë shpenzime elektorale, paguajnë makina, mitingje, postera e reklama, japin para për blerje votash. Këtu, krimi dhe politika shënojnë martesën e frikshme, martesë të cilën nuk kërkon ta prishë asnjë qeveri, as e majtë e as e djathtë. Pasi, secila klasë politike ka pronësinë e vet mbi biznesin e zi e kriminal. Në gjuhën kriminologe, ky bashkëpunim politikë-biznes-krim quhet “Familje”. Ato paguajnë në polici, dogana, prokurori e gjykata dhe deri tani askush nuk u ka dalë përpara. Zonja Ina duhet ta dijë, se sot, në sektorin e drejtësisë, nuk ka vetëm prokurorë të emëruar nga bota e krimit, nuk ka vetëm prokurorë të korruptuar, por ka edhe njerëz të drejtësisë që janë shndërruar në gjobëvënës. Nuk u besojnë më kafeneve e lokaleve, por oficeri i policisë gjyqësore i troket natën familjes së të arrestuarit dhe i kërkon paratë për t‘u mbyllur çështja. Bëhet fjalë për ata të vegjlit që paguajnë cash shuma jo të mëdha, por veprimi i njerëzve të drejtësisë është i paprecedent.

    Mafia nuk është një grup njerëzish me maska e kallashë. Ata janë thjesht grabitës ordinerë.

    Mafia është me kravatë, merr pjesë në ceremoni përurimi, pret shirita të kuq, shpërndan dhurata në ditën botërore të fëmijëve jetimë. Ajo do qetësi dhe paqe, nuk kërkon vrasje. Mafia paguan që makina e saj të ecë, ajo egërsohet vetëm kur i shpojnë gomat. Deri tani Mafia ka qenë e paqtë, pasi ka qenë e qetë. Një kolegu ynë e cilësonte dy ditë më parë zotin Sollaku si trim, sepse për dy vjet nuk iu dorëzua presioneve të Berishës. Por në të vërtetë, Sollaku po të ishte trim duhej të na kishte dhënë publikisht përgjigje se kush dhe pse ia vrau shoferin m‘u në sy të familjes së tij. Ja pse ajo karrige kërkon një njeri me kurajë e zemër të fortë, tamam ashtu, siç ishte Silvia në film. Natyrisht, është shumë e vështirë të jesh një Silvia në një vend ku rrugët janë mbushur me Santuçio dhe politika me Don Korleone. Sollaku nuk u bë dot një Falkone, por së paku nuk u bë as vegël politike. Ai thjeshtë nuk bëri gjë. Ina Rama nuk ka më kohë për t‘u menduar pasi të premten në mbrëmje ajo mori çelësat e zyrës së Prokurorit të Republikës. Tani ne duhet të presim se çfarë do të bëjë ajo. Gjithashtu ne duhet ta mbështesim fuqimisht atë në çdo vendim kundër krimit, sikundër duhet ta kritikojmë po fuqimisht nëse ajo zgjedh rrugën më të lehtë, rrëshqitjen në duart e politikës për t‘u bërë një “familje”.

    ————————————————————–

    Prokuror-INA i Përgjithshëm në institucionin “Simona”

    Friday, 23 November 2007

    Nga Kastriot Myftaraj –

    Duke konsideruar faktin se shkarkimi i ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku u bë për arsye se pretendohej që ai ishte treguar apatik në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si aspekt i tij duhej pritur që pasuesi i tij të ishte një “dorë e fortë”, që të kishte cilësitë e duhura për këtë mision.Por, ndërsa deri më tash kishim një Prokuror të Përgjithshëm, tash e tutje, duke bërë dhe një lojë fjalësh pa të keq me emrin e pasueses së Sollakut, një ProkurorINË të Përgjithshme. Unë nuk ndaj të njëjtin mendim me ata që po tregojnë entuziazëm të madh që në krye të zyrës së akuzës shqiptare erdhi një femër. Eksperiencat botërore tregojnë se në vende që kanë pasur problematikën e Shqipërisë me kriminalitetin dhe korrupsionin si aspekt të tij, për misione të tilla janë dashur burra. Në Itali deri më sot mafia nuk ka vrarë ndonjë prokuror apo gjykatës femër, por vetëm meshkuj dhe kjo për faktin se ata janë konfrontuar me mafien seriozisht. Shumëkush mund të thotë se Ina Rama ka qenë gjykatëse në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Por e vërteta është se Zonja Rama, në Shkollën e Magjistraturës ka zgjedhur si fushë të sajën të specializimit atë të së drejtës civile, duke pasur si temë të diplomës atë të veprimeve juridike të pavlefshme. Kjo është sinjifikuese për të kuptuar se Zonja Rama ishte e prirur kah fusha e së drejtës civile dhe e shihte karrierën e saj në këtë fushë, në të ardhmen, çka është e natyrshme për pjesën më të madhe të femrave që zgjedhin profesionin e magjistratit. Pra del një problem. Magjistratura (gjykatësit dhe prokurorët), në një vend problematik për sa i përket krimit dhe korrupsionit, si aspekt i tij, është një detyrë që kërkon heronj, njerëz që mund të sakrifikojnë deri dhe jetën e tyre në përmbushjen e detyrës së tyre. Dikujt mund t’i duket cinike, por është një fakt se në vende si Shqipëria, një tregues i funksionit të shtetit ligjor është që magjistratura të japë dëshmorët e vet, të paguajë çmimin e gjakut. Në Itali, që nga krijimi i Italisë si shtet në 1870 dhe deri në fillim të viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar (XX), mafia kishte vrarë vetëm policë dhe karabinierë, çka tregonte se ishte vetëm policia dhe karabinieria ajo që ishte konfrontuar seriozisht me mafien, ndërsa prokuroria dhe gjykatat nuk e kishin bërë këtë gjë. Në vitet tetëdhjetë mafia filloi të vrasë prokurorë, çka tregoi se akuza publike filloi të konfrontohej seriozisht me mafien. Vetëm në fund të viteve tetëdhjetë, mafia filloi të vrasë gjykatës, çka tregoi se gjykatat filluan të japin drejtësi, duke sjellë si pasojë ndëshkimin ligjor të mafiozëve dhe zyrtarëve të lidhur me ta. Në Shqipëri deri më sot çmimin e gjakut e ka paguar vetëm policia, me mbi 200 policë të vrarë në periudhën e tranzicionit, çka tregon se policia është konfrontuar realisht me krimin. Por deri më sot në Shqipëri nuk është vrarë asnjë prokuror dhe asnjë gjykatës, kur madje janë vrarë avokatë?! Mund të duket cinike por është e saktë, që prova e lakmusit për prokurorët dhe gjykatësit që po e bëjnë seriozisht detyrën e tyre për ballë krimit, është një provë gjaku. Në këtë luftë, magjistratura shqiptare duhet të japë dëshmorët e saj, ashtu si magjistratura italiane. Le t’ i themi gjërat me emrin e tyre, posti i prokurorit dhe i gjykatësit është një post që kërkon heronj, të gatshëm që të paguajnë dhe çmimin e gjakut. Magjistratura shqiptare duhet ta konsumojë këtë sfidë. Unë nuk kam gjë kundër femrave prokurore dhe gjykatëse, me kusht që të shikoj magjistrate femra që bëhen dëshmore. Shembulli i Carla Del Pontes, shefes së akuzës të Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish-Jugosllavi që solli në Kuvend Preç Zogaj për të mbështetur zgjedhjen e Zonjës Rama, nuk është i përshtatshëm se Carla Del Ponte nuk rrezikon shumë në postin e saj, pasi arrestimet kriminelëve të luftës që bën ajo janë pasojë e vendimeve të marra në kancelaritë e fuqive të mëdha dhe të kompromiseve të brendshme politike të vendeve shtetas të të cilëve janë të arrestuarit. Kurse lufta me krimin e organizuar dhe korrupsionit brenda një vendi është një çështje krejt tjetër, me një rrezik të një lloji krejt tjetër. Prokurori i Përgjithshëm i ri, Ina Rama (është gabim të quhet Prokurorja e Përgjithshme siç po bëjnë mediat se në botë femrat në post të larta quhen me emrin ligjor të postit, që është në gjininë mashkullore-kështu Rice quhet Madam Secretary dhe Merkel quhet Frau Kancelar) gjendet para sfidës kur në Prokurori duhet të fillojë era e dëshmorëve. A do të ndodhë kjo në erën “Rama” të institucionit të akuzës? Unë nuk e besoj këtë gjë. Zonja Rama nuk të jep përshtypjen e një heroine, ajo është thjesht një njeri që ka hyrë në karrierën e magjistratës se në kushtet shqiptare ajo është një punë e mirë dhe me benefice (këtu nuk e kam fjalën për ato të kundërligjshme). Vetë mënyra sesi e ka menaxhuar jetën e saj private zonja Rama (jeta private e një personi me funksione publike duhet shqyrtuar për ato aspekte që prekin mënyrën sesi e kryen detyrën publike) zbulon mentalitetin e saj, me të cilin ajo do të kryejë dhe detyrën publike. Zonja Rama e ka menaxhuar jetën e familjes së saj në një mënyrë të tillë që fëmijët e saj të lindin në Itali dhe të marrin shtetësinë italiane, ku tashmë jetojnë së bashku me burrin e saj, që ka marrë një detyrë të lartë në Romë, si përfaqësues policor i shtetit shqiptar. Me siguri edhe zonja Rama, kur të largohet nga posti i shefes së akuzës publike në Shqipëri, do të shkojë të jetojë në Romë. Shqipërisë i duhen zyrtarë të lartë të lidhur me vendin dhe të përkushtuar dhe jo njerëz që e kanë një këmbë në Shqipëri dhe një këmbë jashtë Shqipërisë. Përse do t’i bëhet vonë Zonjës Rama se në ç’gjendje do ta lejë zyrën e akuzës publike dhe situatën krimit në Shqipëri, kur fëmijët e saj nuk do të jetojnë në Shqipëri dhe madje nuk do ta flasin as shqipen, ndërsa fëmijët e fëmijëve të tyre duket se nuk do të kenë asnjë lidhje me Shqipërinë? A mund të presim përgjegjshmëri nga zonja Rama, kur për një njeri ka rëndësi edhe mënyra e mjedisi se si është formuar psikologjikisht dhe intelektualisht dhe baza e formimit të zonjës Rama është një mjedis humoristësh, siç e pohoi ajo në intervistat që shpejtoi të jepte që ditën e zgjedhjes, duke thënë se vjen nga një familje artistësh. Kryeministri Berisha dha një provë të joseriozitetit të skajshëm që tregon në disa raste, kur i ftoi deputetët nga foltorja e Kuvendit që të votojnë pro Zonjës Rama, me argumentin se kështu kanë shansin historik të votojnë Silvia Kontin shqiptare. Krahasimi që iu bë në Kuvend zonjës Rama me gjykatësen Silvia Konti është i pavend se Silvia Konti ishte një person virtual, personazh kinematografik, ndërsa në realitetin italian, nuk patëm ndonjë magjistrate dëshmore, në luftën me mafian. Me këtë krahasim deputetët pro Ina Ramës treguan se kanë humbur sensin e realitetit. Dhe sigurisht që edhe produkti i tyre ProkurorINA i Përgjithshëm nuk do ta ketë sensin e realitetit. Krahasimin që iu bë Ina Ramës me një personazh kinematografik të shtyn emërimin e Ina Ramës në postin e Prokurorit të Përgjithshëm, Presidenti Topi dhe kryetari i mazhorancës Berisha, janë vënë në rolin e personazhit kryesor të atij filmit “Simona” ku një regjisor, i cili luhej nga Al Paçino, sajoi një personazh virtual, kibernetik në kompjuter, me emrin Simona, të cilën e paraqiti si një person real, që u bë një yll kinematografik, dhe një idhull e publikut, të cilët e kujtonin person real. E tillë është edhe Prokurori i Përgjithshëm i ri, Ina Rama, e zgjedhur nga Topi dhe Berisha. Me titullaren e re, Topi dhe Berisha treguan se duan që institucioni i akuzës të bëhet një institucion “Simona”. Zonja Rama, e cila tashmë është më tepër italiane se shqiptare, do të jetë e prirur për kompromise, dhe jo për të hapur beteja në postin e saj të ri, qoftë me krimin e organizuar, qoftë me politikën e korruptuar. Tekefundit atë nuk kemi pse ta fajësojmë kur të largohet. Në kohën që ajo ishte duke menduar për të bërë bashkim familjar në Itali, e marrin dhe e bëjnë Prokurore të Përgjithshme në Shqipëri! Për një njeri që e ka familjen tashmë të stabilizuar në Itali, dhe fëmijët e të cilit kanë nënshtetësinë italiane, ky është një rast për të rritur trashëgiminë që do t’u lejë fëmijëve të saj. Babai i Ina Ramës, shkrimtari i nderuar humoristik Haxhi Rama, që të nesërmen e zgjedhjes së vajzës të tij në këtë post, shpejtoi të japë intervista në shtyp, duke thënë madje gjëra që duhej t’i thoshte vetë zonja Rama ose një zëdhënës zyrtar i saj. Praktikisht Haxhi Rama foli sikur të kishte qenë pjesë e negociatave për emërimin e vajzës së tij në këtë post të lartë. Kjo të përforcon përshtypjen e Prokurorit të Përgjithshëm të ri, “Simona”. Nuk më mbetet veçse të shpresoj që Haxhi Rama të vetëfrenohet pak në të ardhmen në marrëdhëniet me mediat, duke frenuar joshjen e natyrshme të një njeriu që befas e sheh veten të jetë përsëri në fokus të vëmendjes publike pas shumë kohësh, se pastaj e gjithë kjo histori do të bëhet subjekt për një komedi, që për shqiptarët do të jetë edhe tragjedi. ProkurorINA i Përgjithshëm, pas zhurmës që u bë për Prokurorin e Përgjithshëm paraardhës, është një gjë që nuk shkon, por duke pasur dhe një humorist për zëdhënës jozyrtar, kjo është me të vërtetë tepër. Pastaj e gjithë kjo histori bëhet bazë për vazhdimin e përrallave nga Zullulandi të Faik Konicës.

    sot.

    • gene
    • Posted November 25, 2007 at 3:06 PM
    • Permalink

    Lohan: “Gjykata Kushtetuese do te jape gjykimin thelbesor per Sollakun”

    Kreu i Delegacionit tė Komisionit Europian nė Tirane, ambasadori Helmut Lohan, ka komentuar ne nje emision televiziv vendimin e Presidentit Topi per shkarkimin e kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Sipas perfaqesuesit me te larte te Komisionit Europian ne Shqiperi, do te jete Gjykata Kushtetuese ajo qe do te jape verdiktin kryesor rreth kesaj çeshtjeje. Lohan u shpreh se kjo gjykate do te gjykoje nese Presidenti Bamir Topi ka zbatuar ligjin siç duhet. “Komisioni Europian u njoh me vendimin e Presidentit Topi per shkarkimin e prokurorit te Pergjithshem. Gjate vizites se tij ne Bruksel, Presidenti Topi e informoi Komisionin Europian se vendimi i tij lidhur me shkarkimin e kryeprokurorit do te merrej ne respekt te plote te kuadrit kushtetues dhe ligjor. Qendrimi i Gjykates Kushtetuese do te jete thelbesor per te gjykuar nese ligji eshte zbatuar siç duhet”, – tha ambasadori Helmut Lohan. Nisur nga situata, Lohan tha se procesi po monitorohet nga Komisioni Europian ne kuader te dialogut me Shqiperine. “Komisioni do te vazhdoje t’i ndjeke nga afer zhvillimet e metejshme edhe ne kuader te dialogut te tij te rregullt politik me Shqiperine”, – tha me tej Lohan. Ambasadori i Komisionit Europian komentoi keto zhvillime pas vendimit te Presidentit Bamir Topi per te shkarkuar kryeprokurorin Sollaku dhe dekretuar emrin e ri te kreut te Prokurorise Shqiptare, Ina Ramen. Parlamenti votoi pelqimin e Presidentit me 83 vota pro, 33 kunder dhe 5 abstenime. Gjykata Kushtetuese pritet te nise shqyrtimin e ankimit te ish-kreut te akuzes, Theodhori Sollaku, me daten 26 nentor.

    24 Nentor 2007

    • gene
    • Posted November 25, 2007 at 3:06 PM
    • Permalink

    Shtypi perendimor: Berisha ka kapur te gjithe shtetin si ne ’97-n
    E perditshmja prestigjioze “Heralde Tribune” e ka komentuar shkarkimin e Sollakut si nje veprim qe fuqizon kontrollin e kryeministrit Berisha mbi institucionet e pavarura

    Shaban Sulçe

    Çeshtja e shumeperfolur e shkarkimit te kryeprokurorit Sollaku ka terhequr vemendjen jo vetem te shtypit dhe opinionit publik shqiptar, por edhe atij boteror. Shkarkimi i Sollakut nga maxhoranca dhe dekretimi i ketij vendimi nga Presidenti Topi eshte komentuar nga ana e shtypit perendimor si triumf i qeverise dhe kryeministrit Berisha ne synimin e tij per te dominuar dhe kontrolluar institucionet e pavarura ne vend. E perditshmja prestigjioze britanike “Heralde Tribune”, ne nje artikull te shkruar nga gazetari Nikolas Vud, ka theksuar se tashme pas shkarkimit te prokurorit te Pergjithshem, kryeministri Berisha ka fuqizuar edhe me shume pushtetin e tij si dhe ka forcuar kontrollin mbi institucionet e pavarura. “Dy vjet pasi u zgjodh kryeminister, Berisha ka zgjeruar kontrollin mbi institucionet, pavaresia e te cilave konsiderohet si thelbesore per mbijetesen e demokracise shqiptare”. Gazetari Vud ne kete shkrim ka renditur edhe anet e erreta dhe disa nga veprimet me te diskutueshme te kryeministrit Berisha gjate mandatit te tij qeverises. “Berisha ka shkarkuar shume nepunes civile, te cilet punonin ne keto institucione gjate qeverisjes socialiste, ka kercenuar mediat me gjoba shume te renda, si dhe ka zgjedhur kontrollin mbi Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, Gjykaten Kushtetuese dhe institucionin e Presidences”, – theksohet ne artikullin e botuar dje ne gazeten prestigjioze “Heralde Tribune”.
    Berisha si ne ’97-n
    Vud thekson ne artikull se pozitat aktuale te kryeministrit Berisha jane te njejta me ato te nje dekade me pare, kur Berisha ishte President dhe ku vendi ra ne kaos dhe ne lufte civile si rezultat i shperthimit te depove te armatimit, pas falimentimit te firmave piramidale, ne te cilat humben kursimet personale shumica e shqiptareve. Komenti ne kete shkrim persa i perket kryeprokurorit Sollaku eshte se vete ai e dinte qe do te shkarkohej ne kete menyre, pasi u kishte rezistuar mjaft presioneve per doreheqje nga partia ne pushtet. Por gjithashtu ne kete artikull autori thekson se nuk eshte rastesi qe shkarkimi i Sollakut ka ardhur pikerisht pas hetimeve qe kryeprokurori ka nisur ndaj aferave korruptive te qeverise dhe veçanerisht ndaj abuzimeve te renda financiare per rrugen Rreshen-Kalimash. “Ish-keshilltari ligjor i Presidentit Berisha ne mes te viteve ‘90-te, Sollaku, gjate ketyre dy viteve eshte marre shume me hetimet e aferave korruptive brenda qeverise. Zyra e Sollakut gjithashtu filloi te hetoje ndaj ish-ministrit te Drejtesise, Ilir Rusmali, i cili u detyrua te jape doreheqjen ne daten 14 nentor pasi pranoi se ai kishte bere presion ndaj drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve per te favorizuar ne tender vellain e tij. Kohet e fundit, Sollaku udhehoqi hetimin ndaj kontrates midis qeverise dhe firmes Bektel-Enka per ndertimin e rruges Rreshen-Kalimash. Per kete kontrate nuk u zhvillua asnje tender, Bektel u perjashtua nga taksimi, gje qe bie ndesh me legjislacionin shqiptar, nderkohe qe nuk u percaktua qarte çmimi i kesaj marreveshjeje, e cila, sipas qeverise, varion diku mes 200 milione euro, 300 milione euro apo 800 milione euro. Sollaku i kerkoi Parlamentit qe te heqe imunitetin per ministrin e Jashtem, Lulzim Basha, per rolin qe ai ka patur gjate nenshkrimit te kesaj marreveshjeje ne kohen qe ishte minister i Transporteve. Por Berisha u perpoq qe te sfumonte hetimin e Sollakut, duke urdheruar policine qe te pengonte nje kerkim, kur prokuroret kerkuan dokumentacionin qe lidhej me çeshtjen. Ne te njejten kohe, Sollakut iu kerkua ne menyre te vazhdueshme nga zyrtare te qeverise per te dhene doreheqjen duke i ofruar nje pune si gjyqtar, te cilen ai e refuzoi”, – shkruhet ne artikullin e “Heralde Tribune”.

    24 Nentor 2007 gazeta albania

    • gene
    • Posted November 25, 2007 at 3:07 PM
    • Permalink

    PS: Ja pse dekreti i Topit per Sollakun eshte antikushtetues

    Kryetari i Komisionit te Çeshtjeve Ligjore te Asamblese Kombetare te PSSH-se, Ylli Manjani, e ka konsideruar antikushtetues dekretin e Presidentit Topi per shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku. Manjani tha se fati i kryeprokurorit te Pergjithshem ishte percaktuar nga pazari Nano-Berisha, te cilet, sipas tij, sjellin kalbezimin total te shtetit. Sipas Manjanit, dekreti ishte antikushtetues sepse: Presidenti dekretoi shkarkimin e prokurorit te Pergjithshem te Republikes pa propozim te Kuvendit. Vendimi i shumices, i cili miratoi raportin e nje monokomisioni antikushtetues, po te shumices parlamentare, nuk mund te jete propozim per shkarkim. Ne permbajtjen e tij, dekreti i shkarkimit i referohet shkeljeve te renda te ligjes, shkelje qe askush nuk i ka provuar. Ky dekret, ne keto kushte, i eshte referuar thjesht dhe vetem qendrimit personal te dy viteve te fundit te kryeministrit te vendit ndaj personit Theodhori Sollaku. Nje tjeter arsye qe verteton antikushtetutshmerine e Topit per shkarkimin e Sollakut, sipas Manjanit, ishte sepse: “Presidenti i Republikes zevendesoi Gjykaten Kushtetuese te Republikes me nje grup anonim ekspertesh, te cilet nuk u njohen kurre nga publiku. Ky veprim i paprecedent eshte nje arsye me shume qe delegjitimon dekretin e tij te djeshem. Sipas Manjanit, dekreti i Topit per shkarkimin e Sollakut bie ndesh me Nenet 86.1, 92, 94, 124.1, 131 dhe 149 te Kushtetutes se Republikes.

    PDS: Kryeprokurorja e re nuk ofron garanci per pavaresine e Prokurorise

    Edhe nje tjeter parti e kampit opozitar si Partia Demokracia Sociale ka shprehur qendrimin e saj kundershtues ndaj shkarkimit te kryeprokurorit Sollaku dhe zevendesimin te tij me Ina Ramen. Dje, PDS ka reaguar ndaj dekretit te Presidentit, qe ka vulosur fatin e humbjes se pavaresise se institucionit te pavarur te Prokurorise se Pergjithshme, duke akuzuar maxhorancen dhe Presidentin Topi. Ne nje deklarate per mediat, PDS u shpreh se menyra se si u propozua dhe u zgjodh kreu i ri i akuzes eshte jotransparente. “Prokurori i Pergjithshem duhet te kete personalitet dhe integritet te forte profesional e moral dhe nuk ka asnje garanci se kreu i ri i akuzes do te perfaqesoje pavaresine aq shume te domosdoshme per nje institucion kaq shume te rendesishem”, – thuhet ne deklaraten e partise se drejtuar nga Paskal Milo.

    Komisioni per reformen zgjedhore, kater variante per sistemin

    Islami: “Na eshte ofruar sistemi zgjedhor spanjoll, bullgar, grek dhe gjerman”

    Komisioni Parlamentar per Reformen Zgjedhore eshte i gatshem te zgjedhe nje prej kater varianteve qe i jane propozuar nga Komisioni i Venecias dhe ai i ODHIR-it per sistemin e ri zgjedhor ne Shqiperi. Nje gje e tille eshte konfirmuar dje nga bashkekryetari i ketij komisioni, deputeti i PS-se Kastriot Islami. Bashkekryetari i ketij komisioni pohoi se ne mbledhjen e zhvilluar dy dite me pare anetareve u eshte shperndare nje material i pergatitur pas nje seminari me eksperte te Komisionit te Venecias e ODIHR-it, i cili ben fjale per kater obsione sistemesh te rinj elektorale, perkatesisht per sistemin spanjoll, bullgar, grek e gjerman, te perkthyer ne realitetin shqiptar. “Materiali pershkruan menyren e funksionimit te ketyre kater sistemeve, si dhe mundesite per permiresimin e sistemit shqiptar, nga nje permiresim i lehte deri ne nje permiresim te thelle, per ta kthyer ate ne sistemin gjerman pak a shume, me ndryshime te raporteve mes pjeses maxhoritare dhe asaj proporcionale. Te gjithe perfaqesuesve te partive politike u eshte lene afat deri diten e hene qe te paraqesin me shkrim preferencat e tyre per sistemin, nisur nga materiali, me qellim gjetjen e pikave te perbashketa. Ne rast se nuk preferojne asnje nga sistemet e paraqitura, atehere te shpallin preferencen e tyre per sistemin qe ata mendojne dhe mbi kete baze te merkuren do te filloje te zhvillohet debati per gjetjen e pikave te perbashketa per kete çeshtje”, – tha Islami.

    24 Nentor 2007

    Politike
    PS: Ja pse dekreti i Topit per Sollakun eshte antikushtetues
    LSI: Shteti eshte kapur nga PD-ja dhe Berisha
    Shtypi perendimor: Berisha ka kapur te gjithe shtetin si ne ’97-n
    Lohan: “Gjykata Kushtetuese do te jape gjykimin thelbesor per Sollakun”
    Dashnor Sula: “Duhen ndryshime ne qeverisje”
    Sollaku: “Vendimi i Topit, pjese e pazarit me Berishen”
    Topi i kthen “borxhin” Ina Rames, e beri deputet ne vitin 2005
    Rruga Shkodër-Podgoricë, Mali i Zi shfaq interes
    Topi në Kroaci: “Duhet të jemi një treg 25 milionësh”
    Socialisti Balla: “Topi gënjeu për shkarkimin”
    Xhufi: “Kryeprokurori i ri, axhenda e integrimit do të rrezikohet”
    Xhufi: “Lëvizjet e Presidentit kanë ngrirë reformën në Drejtësi”
    Beqja: “Buxheti i qeverisë nuk zgjidh plagën e papunësisë”
    Presidenti: “Arsyet përse e shkarkova Sollakun”
    Rama refuzon t’i përgjigjet telefonatës së Presidentit Topi
    Dylgjeri-Koçi perplasen per Nanon
    Zedhenesi grek: Hapat per eliminimin e regjimit te vizave per Ballkanin
    Leskaj: “Mocion Berishes ne Kuvend per raportin kritik te Komisionit Europian”
    “Thellimi i reformave do t’ju vleresoje ne Bukuresht”
    Berisha takohet me shefin e ri te OSBE-se ne Tirane
    Takim me Solanen, politike tjeter per Kosoven
    Shkelqim Hajdari, kandidat per postin e Sollakut
    Solana: “Politikanet shqiptare boll me fjale, duhen vepra”
    Republikanet kerkojne postin e zevendesministrit te Transporteve
    Berisha: “Turizmi nuk mjafton me nje spot ne CNN”
    Leskaj: “Buxheti 2008 na lidh me Kosoven”
    Mediu: “216 milione dollare vetem per ushtrine”
    Belgjika ratifikon MSA-ne me Shqiperine
    Lesi: “Berisha po qeveris me ministra te paafte”
    Vizita e Topit ne Athine, pritet te zhbllokoje ratifikimin e MSA-se

    • gene
    • Posted November 25, 2007 at 3:07 PM
    • Permalink

    LSI: Shteti eshte kapur nga PD-ja dhe Berisha

    Shkarkimi i kryeprokurorit Sollaku nga maxhoranca dhe firmosja e dekretit nga ana e Presidentit Topi ka sjelle reagimin e ashper te Levizjes Socialiste per Integrim. Me ane te nje deklarate te sekretarit te Pergjithshem te saj Petrit Vasili, LSI–ja e ka konsideruar renien e institucionit te pavarur te Prokurorise si nje akt te kapjes se shtetit nga ana e Partise Demokratike dhe kryeministrit Berisha. “LSI vlereson se shqiptaret kane marre nje mesazh shume negativ nga e gjithe e ashtuquajtura çeshtje e prokurorit te Pergjithshem dhe tashme procesi i uzurpimit te institucioneve dhe kapjes se shtetit nga PD dhe shumica ne pushtet eshte nje fakt i kryer, duke rrenuar ne kete menyre plotesisht pavaresine e institucioneve dhe ekzistencen e shtetit ligjor dhe duke riprodhuar modelin shkaterrimtar parti-shtet te viteve 1992-1997”, – tha Vasili. Per kete, LSI nuk ka nguruar te fajesoje Presidentin Topi, i cili, me dekretin e tij, jo vetem konfirmoi njeanshmerine, por edhe nenshtrimin dhe bindjen ndaj urdhrave te maxhorances. “Ne provojme gjithashtu keqardhje dhe shqetesim te madh per kete nenshtrim te dukshem te Presidentit ndaj presionit te maxhorances dhe dhenies prej tij te nje zgjidhjeje te njeanshme duke vene thellesisht ne rrezik paanshmerine e Presidentit dhe te institucionit te Presidences si dhe duke ulur besimin e shqiptareve lidhur me objektivitetin e ardhshem te vendimeve te tij”, – u shpreh sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili.

    24 Nentor 2007

    • gene
    • Posted November 25, 2007 at 3:38 PM
    • Permalink

    Topi dekretoi tiranine

    Andrea Stefani

    Duke treguar miratim për vendimin e njëanshëm dhe tiranik të shumicës parlamentare, Presidenti Topi nuk shkarkoi thjesht një prokuror, por dekretoi një tirani. Tashmë nuk ka mbetur më asnjë pushtet, institucion apo zyrë që të mos kontrollohet fuqishëm nga Kryeministri dhe shumicat e tij të kudondodhura. Ka mbetur vetëm Gjykata Kushtetuese, ndaj dhe nxitimi i Topit për të shkarkuar Sollakun, shpjegohet edhe më mundësinë e një prononcimi të saj të afërm lidhur me kushtetutshmërinë e hetimit parlamentar të kryeprokurorit. Duke mos pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sikundër u këshillua edhe nga opozita dhe një pjesë e mediave, Topi e nxori jashtë loje këtë institucion gjykimi që është garant i respektimit të Kushtetutës. Ai preferoi ta bazonte dekretin e tij në këshillat e “konstitucionalistëve të njohur” por që si për ironi, mbetën deri në fund të panjohur për publikun.

    Me këtë akt, Presidenti i ri tregoi se kishte frikë nga përmbajtja e vendimit të Kushtetueses që do të thotë, se kishte frikë nga vetë Kushtetuta. Dhe nuk ka gjë më të keqe për një Republikë, sesa kur Presidenti i saj që sapo i është betuar Kushtetutës, i shmanget Kushtetutës, që Presidenti nuk e ka Kushtetutën aleate, por kundërshtare, që Presidenti nuk e sheh Kushtetutën si mburojë, por si një kërcënim. Ashtu siç edhe dyshohej, Topi u shfaq si pjesë e integruar e mekanizmit të tiranisë së shumicës. Ai nuk u vu përballë tiranisë berishiste, por në krah të saj. Institucionet e pavarura ranë. Por kjo nuk do të thotë triumf përfundimtar i tiranisë dhe rënie e demokracisë. Sepse ka mbetur edhe një “institucion”, ku tirania berishiste nuk është në shumicë. Dhe ky institucion është populli. Tashmë ka ardhur dita që shqiptarët të tregojnë se thirrja e tyre “e duam Shqipërinë si gjithë Evropa” nuk ka qenë një ekstazë e verbër, jo një gënjeshtër masive, por një ideal dhe entuziazëm i ushqyer nga etja e thellë për liri.

    ***

    Këto ditë, Shqipëria ka bërë një hap të jashtëzakonshëm prapa për sa i takon institucionalizimit të demokracisë. Tashmë ajo nuk ka më një President të pavarur sikundër ishte Alfred Moisiu, por një President të varur nga vullneti i shumicës dhe kryetarit të saj, sikundër është Bamir Topi. Bilanci në favor të pushtetit është shumë i qartë. Vetëm në më pak se tre muaj që nga zgjedhja e Topit President, autoritaristi Sali Berisha mundi të arrijë atë që nuk e kish arritur për mbi dy vjet. Me Topin President, Kryeministri kontrollon tani edhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Po a e kontrollon edhe prokurorinë tashmë që vendin e Sollakut e ka zënë Ina Rama? Asnjë paragjykim për juristen e re, edhe pse përflitet se ajo është shoqe shkolle dhe mike e vjetër e së bijës së Kryeministrit. Por paragjykimi i lë udhë gjykimit. Dhe gjykimi i shëndoshë, i bazuar në përvojën e këtyre viteve, na tregon se Berisha nuk ka bërë asnjë lëvizje, nuk ka bërë asnjë lëshim, nuk ka thënë asnjëherë “po”, që të mos ketë qenë në funksion të fuqizimit të pushtetit të tij. Jo pak herë llogaritë nuk i kanë dalë, si në rastin e Sollakut. Por që nga ai moment, Sollaku është shpallur “armik i popullit”.

    Pra, nuk duhet pasur iluzion, edhe pse zëra të mazhorancës premtojnë se shumica blu nuk do ta përdorë prokurorinë për “gjueti shtrigash” kundër pakicës. E vërteta është se Berisha e luftoi Sollakun deri në fund vetëm, sepse ai nuk pranoi të zhvillonte një gjueti shtrigash kundër pakicës. Prandaj janë të gjitha gjasat, dhe nuk do të vonojë, që ky presion të ushtrohet edhe mbi Kryeprokuroren e re. Më i fshehtë, më i sofistikuar por nuk do të vonojë. Dhe sa më e pavarur të jetë kryeprokurorja Rama, aq më të shumta janë shanset për një përplasje të shpejtë të saj me ekzekutivin. Sa më e varur nga pushteti, aq më e shpejtë do të jetë përplasja e saj me opozitën dhe gjithë atë pjesë të shoqërisë, që do dhe shpreson që lufta kundër korrupsionit dhe krimit të vihet në shërbim të demokracisë dhe jo të autoritarizmit berishist. Pozicioni i kryeprokurores nuk mund të qëndrojë gjatë i turbullt, i kamufluar, misterioz por është i dënuar të qartësohet me shpejtësi.

    Fakte dhe prova transparente për publikun do të jenë qëndrimi që do të mbajë prokuroria ndaj korrupsionit të qeverisë “Berisha” dhe në veçanti, ndaj megaskandaleve si ato të Rrëshen-Kalimashit apo privatizimit të Albtelekomit. Po del se këto afera misterioze po i kushtojnë publikut shqiptar qindra milionë euro. Albtelekomi është privatizuar rreth 200 milionë euro më lirë ndërsa segmenti Rrëshen-Kalimash po ndërtohet me më shumë se 200 milionë euro më shtrenjtë. A do të sqarohen këto akuza tashmë publike dhe a do ushtrohet drejtësi mbi shkelësit e ligjit? Nëse këtyre skandaleve nuk i shkohet deri në fund, do të provohet se kryeprokurorja ka ardhur në atë post me bekimin e Berishës për të mbuluar dhe jo luftuar korrupsionin. Nuk do të mund ta trukojnë këtë vartësi as disa arrestime të vockla dhe për më tepër, as fokusimi i prokurorisë vetëm te korrupsioni i qeverisjeve të shkuara socialiste. Ndërkaq premtimet e shumicës se do ta lërë prokurorinë të qetë, vështirë se qetësojnë njeri. Ato tingëllojnë më shumë si një para-alibi e përdorimit të pritshëm politik të prokurorisë nga shumica.

    ***

    Opozita ka kritikuar Topin, ndër të tjera, edhe për faktin se dekreti i tij për shkarkimin e kryeprokurorit është proceduralisht jo kushtetuese. Sipas opozitës, vendimi i shumicës për miratimin e raportit të komisionit hetimor për Sollakun, nuk është ende një propozim i Kuvendit për të shkarkimin e Sollakut. Duket se opozita ka të drejtë, sepse dekretimi i Presidentit u referohet “shkeljeve të rënda të ligjit” që askush nuk i ka provuar. Pra më shumë i referohet një vullneti politik, që të gjithë e dinë se është mbi të gjitha vullneti i Berishës, dhe nuk i referohet drejtësisë. Si i tillë është një dekret i padrejtë dhe po si i tillë, nuk mund të jetë kushtetues.

    Por dekreti i Presidentit Topi nuk është antikushtetues vetëm në procedurë, por edhe në thelbin e vet. Dihet që thelbi i një Kushtetute demokratike është ndarja e pushteteve, pavarësia e tyre nga njëri-tjetri. Qytetërimi perëndimor ishte i pari që e kuptoi se formula më e efektshme e skllavërisë “përça dhe sundo”, e aplikuar nga Çezarët për të sunduar popujt, mund të ishte shumë e efektshme për lirinë nëse aplikohej nga vetë popujt për të “sunduar” mbi Çezarët dhe pushtetet. Të gjitha kushtetutat e botës demokratike e kanë rrënjën në shekullin XIII, kur për herë të parë, u miratua një dokument si Magna Carta, dokument që synonte mbrojtjen e të drejtave të shtetasve në Britani, duke kufizuar pushtetin e mbretit. Ky kufizim i pushtetit, është dhe thelbi i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Vetëm të ndarë dhe të pavarur nga njëri-tjetri, pushtetet janë të lirë dhe kanë kurajën të kontrollojnë dhe kufizojnë reciprokisht njëri-tjetrin duke i imponuar po njëri-tjetrit, kufijtë që ju ka caktuar Kushtetuta dhe ligjet.

    Vetëm më vete dhe i kufizuar një pushtet nuk ka forcë të rritet e fuqizohet aq shumë, sa t‘i vërë për fund pushtetet e tjera. Vetëm një mekanizëm shtetëror, i përbërë nga pushtete të tilla të ndara dhe të lira, bën që pushtetet të jenë të ekuilibruara, që kandari i pushtetit të mos rëndojë vetëm në njërën anë. Kjo do të thotë që pushteti të mos shndërrohet në një forcë despotike në duart e qeverisë dhe shefit të saj, sikundër po ndodh në Shqipëri. I dëmshëm do të ishte për demokracinë edhe kalimi i të gjithë pushtetit politik në duart e pushtetit gjyqësor, gjë që do të krijonte atë që Tukëvili i emëronte si tirania e gjykatësve. Por për Shqipërinë është rrezik emergjent, përqendrimi i pushtetit në duart e qeverisë dhe Kryeministrit të saj autoritar. Dhe pikërisht këtij përqendrimi pushtetesh në duart e Kryeministrit Berisha, fryrjes së mëtejshme të këtij pushteti si një ortek që kërcënon të shkatërrojë demokracinë, i shërbeu edhe dekreti i Presidentit Topi për shkarkimin e kryeprokurorit. Ndaj themi se është një dekret antikushtetues dhe në shërbim të tiranisë.

    shqip

    • gene
    • Posted February 12, 2009 at 2:01 PM
    • Permalink

    Prokuroria zgjati me teper se sa parashikon ligji hetimin ndaj bashes dhe gjyqtarja hajdari mori vendim per pushimin e ceshtjes. Kete e konfirmoi edhe apeli.

    • gene
    • Posted February 12, 2009 at 2:13 PM
    • Permalink

    basha akuzohet ne publik dhe tashme akuzoheJ nga prokuroria (nisur nga sollaku) per abuzime ne tenderin e rruges durres kukes.

    • gene
    • Posted February 12, 2009 at 2:14 PM
    • Permalink

    nderkohe duket se kerkesa e prokurorise ndaj mediut per ceshtjen e gerdecit eshte vetem “shperdorim detyre”

    • Anonymous
    • Posted March 17, 2009 at 12:47 PM
    • Permalink

    Prokurori duket se ka bere gabime te cuditshme edhe me dosjet e akuzes per ceshtjen e gerdecit.
    Pervec faktit qe e lane dorezimin per diten e fundit te afatit, shume dokumenta duket se nuk jane pranuar nga gjykata per shkelje procedure nga ana e prokurorise.

    Hmmmmmmmmm!!!!!!!!!!!1


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: