Skip navigation

Presidenti Bamir Topi ka propozuar per kete post nje gjyqtare te Durresit. Ina Rama eshte kandidatura e Presidentit ne vend te Theodhori Sollakut

Presidenti Bamir Topi firmos shkarkimin e kryeprokurorit Thedhori Sollaku dhe zgjedh emrin e ri per kete detyre. Dekretimi i shkarkimit kete paradite erdhi menjehere pas nje takimi qe pati mengjesin e sotem Presidenti me kryeministrin Sali Berisha. Pasi nje diskutimi koke me koke per emrin e Prokurorit te Pergjithshem, Presidenti Bamir Topi ka propozuar per kete post nje gjyqtare te Krimeve te Renda ne qytetin e Durresit. Ina Rama eshte kandidatura e Presidentit ne vend te Theodhori Sollakut. Propozimi u be i ditur nga keshilltari i kreut te shtetit, Artur Metani. Dekreti per shkarkim dhe propozimi do te kalojnee per votim ne parlament dhe ne rast se ligjvenesit e votojne, Ina Rama do te jete kryeprokuroja e pare femer ne Shqiperi. Dekretimi per shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem dhe propozimi i ri u bene  pak para se Presidenti te nisej per nje vizite zyrtare ne Kroaci.

Balkanweb
Dërguar më: 22/11/07

http://www.peshkupauje.com/presidenti-shkarkon-sollakun-ina-rama-kandidatja-per-kryeprokurore/2007/11/22/

One Comment

    • gene
    • Posted November 22, 2007 at 2:25 PM
    • Permalink

    DEKLARATE
    PER SHTYP E PROKURORIT TE PERGJITHSHEM
    THEODHORI SOLLAKU

    Vendimi i sotëm i zotit Topi përmbylli procedurën farsë për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Eshtë për të ardhur keq që shkeljet flagrante të Kushtetutës të nisura nga Ekzekutivi dhe të miratuara verbërisht nga Kuvendi, u ratifikuan, natën, po verbërisht edhe nga zoti Topi.

    Ky vendim është rezultat i një pazari që kushtëzoi zgjedhjen e zotit Topi në krye të shtetit, pazar i deklaruar në mënyrën më të sinqertë, si rrallë ndonjëherë tjetër, nga kryetari i mazhorancës i cili u tha shqiptarve në një intervistë për Zërin e Amerikës se “çështja e shkarkimit të Prokurorit të Përgjithshëm nuk është më cështje e Kryeministrit, por e Presidentit, i cili ka marrë një zotim, dhe Kuvendit”. Nuk shoh arësye tjetër që një politikan në rolin e Presidentit të rishikojë vendimin e parardhësit të vet, kur nuk ka ndryshuar asgjë, as në sjelljen e Prokurorit të Përgjithshëm, as në rekomandimet e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë të konsultuar nga zoti Topi; kur Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të institucionit të prokurorisë, dhe në këto kushte, edhe nëse nuk e kuptonte atë vendim të gjykatës, minimalisht, zoti Topi duhej të priste vendimin e saj.

    Të gjitha këto bënë që Ai nuk pati kurajon dhe guximin të plotësonte detyrimin kushtetues, qoftë edhe formalisht, për ta thirrur Prokurorin e Përgjithshëm, ta njihte me faktet e servirura nga Kuvendi para tij dhe të dëgjonte cfarë mendonte Prokurori i Përgjithshëm për to.

    Personalisht nuk kam patur ndonjë iluzion se do të ndodhte ndryshe, duke parë mënyrën e zgjedhjes së zotit Topi në krye të shtetit. Megjithatë vendosa të mos jap dorëheqjen, edhe në kushtet e një lutjeje të vazhdueshme të zotit Topi. Pse lutej ai? Sepse ai e ndjente, që ajo që duhej të bënte, dhe siç e bëri në fakt, do ta rreshtonte atë në krahun partiak të shumicës, duke shuar iluzionet se ai do merrte një vendim në respekt të Kushtetutës dhe do kapërcente pozicionin politik që kishte mbrojtur deri para se të bëhej President.
    Nuk e dhashë dorëheqjen sepse nuk kisha motiv të bëja një gjë të tillë. Motivi i vetëm që zoti Topi i kërkonte dorëheqjen Prokurorit të Përgjithshëm ishte plotësimi i kapricos së shefit të tij, që fatkeqësisht zoti Topi ishte i pafuqishëm ti thoshte ndal.
    Prandaj, jam i bindur se dekretimi i sotëm i shkarkimit të Prokurorit të Përgjithshëm është rezultat jo i analizës së fakteve që justifikojnë shkaqet kushtetuese për shkarkim, por i një Pazari, i një pazari jo vetëm politik, midis nënkryetarit të Partisë Demokratike, që sot është President, dhe Kryetarit të Partisë Demokratike, cka e bën zotin Topi të mos ishte i lirë të respektonte Kushtetutën e vendit.

    Unë e bëra detyrën time. Mund të isha bërë pjesë e pazarit, shumë kohë më parë, por dinjiteti personal, i familjes, ai profesional nuk ma lejonin. Jam i bindur se bëra mirë dhe dhashë një kontribut në mbrojtjen e institucioneve, që pas largimit tim, do të shohin ditë të vështira, megjithëse nuk e uroj një gjë të tillë. Shpresoj shumë se prokurorët do ta kuptojnë realitetin e ri dhe do të mbrojnë veten përballë agresionit të ekzekutivit në shkelje të kushtetutës.

    Më lejoni të shfrytëzoj rastin t’ju falenderoj ju përfaqësues të medias për përkrahjen e vazhdueshme që i dhatë institucionit, sidomos këto dy vitet e fundit, në betejën e pabarabartë me ekzekutivin;
    të falenderoj Presidentin Meidani për besimin që më dha në emërimin tim si Prokuror i Përgjithshëm;
    një falenderim të vecantë dhe mirnjohje të thellë i përcjell Presidentit Moisiu, i cili për mbrojtjen e rendit kushtetues, mbrojtjen e pavarësisë së institucioneve kushtetuese mbajti një qëndrim të vërtetë prej burri shteti;

    të falenderoj gjithë trupën e prokurorve dhe bashkëpunëtorët e mi , që edhe në kushtet e presionit politik të paparë ndonjëherë, ditën të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre kushtetuese;

    të falenderoj familjen time, bashkshorten Zina, fëmijtë Adela dhe Bjorni, që me qendrimin dhe mbështetjen e tyre më ndihmuan në përballimin e vështirsive që buronin nga ushtrimi i përgjegjësive kushtetuese të Prokurorit të Përgjithshëm.

    Ju faleminderit !


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: