Skip navigation

Rruga Rrëshen-Kalimash, të gjitha kulisat në qeveri dhe prokurori

Habjon Hasani
Fillimi i hetimeve i asaj që quhet “dosja e rrugës Rrëshen-Kalimash” shënohet në mars të vitit 2007, kur një relacion i zyrës së shtypit të Prokurorisë së Përgjithshme, bazuar në një artikull të revistës “MAPO”, i titulluar “Buzëqeshja 45 miliardë”, i dorëzohet kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Ky i fundit, porsa njihet me materialin, urdhëron fillimin urgjent të hetimeve dhe ia lë në dorë çështjen Prokurorisë së Rrethit Tiranë. Në media u denoncua ai që u cilësua si “Buxheti i Tretë”. Qeveria shqiptare, në një mbledhje urgjente, në mbrëmjen e 27 nëntorit të vitit të kaluar, vendosi të ndryshojë Buxhetin e Shtetit. Vendimi nuk u bë asnjëherë i njohur për opinionin publik dhe taksapaguesit shqiptarë. Ai u bë i ekzekutueshëm vetëm pasi mori dhe votat në Kuvend, saktësisht në datën 18.12.2006, pra vetëm 12 ditë para se vetë viti në të cilin do të operonte ky “Buxhet i Tretë” të mbyllej. Me propozimin e ministrit të Financave, Ridvan Bode, Këshilli i Ministrave miratoi Aktin Normativ me atribute të buxhetit të shtetit, teknikisht një Buxhet të Tretë për 2006-n. Akti Normativ i Këshillit të Ministrave tjetërsoi 10 nene të paketës së buxhetit të shtetit, miratuar në korrikun e vitit 2006, buxhet i cili njihej rëndom si “Buxheti Shtesë”! Akti Normativ me të cilin qeveria i propozoi parlamentit ndryshimin e buxhetit në muajin e fundit të vitit ndryshoi totalisht tabelën e shpërndarjes së investimeve! I njëjti akt realizoi një buxhet të ri, totalisht të ndryshuar, duke urdhëruar ekzekutimin e këtyre ndryshimeve me atributet e ligjit për buxhetin e shtetit! Parlamenti e shqyrtoi atë 15 ditë më vonë, në datën 18 dhjetor 2006.
“Buxheti”
Megjithëse propozimi i buxhetit të panjohur, apo Buxhetit të Tretë u realizua nëpërmjet një Akti Normativ, Kuvendi e miratoi atë në një seancë të jashtëzakonshme dhe emergjence në datën 18 dhjetor të vitit 2006. Në Kuvend ekzistonte vërtet një situatë e nderë, por që nuk lidhej aspak me shqyrtimin e këtij buxheti (që ishte përcjellë si emergjencë), por me kolapsin politik që kishte përfshirë vendin prej disa javësh si pasojë e konfliktit për zgjedhjet mes pozitës dhe opozitës. Akti Normativ (buxheti fantazmë) u miratua “pa zë“ në fundin e një seance plenare të mbushur me tone të forta elektorale dhe akuza certifikatash, pa njoftim të parlamentit mbi një akt që ndryshon buxhetin, ndërsa në seancën kur u miratua ky buxhet nuk u dëgjuan të shpreheshin komisionet në seancë parlamentare. Ndërkohë që në analizë të ndryshimeve të këtij buxheti u konstatuan lëvizje të konsiderueshme fondesh. Ministrisë së Transporteve, buxheti shtesë (i parafundit) i kishte lëvruar një shumë prej 15,4 miliardë lekësh në zërin e veçantë të “Ndërtimit të rrjetit të rrugëve nacionale”. Ndërkohë që në “Buxhetin e Tretë”, të miratuar në heshtje 12 ditë para përfundimit të vitit 2006, kësaj ministrie i është besuar për “Ndërtimin e rrjetit të rrugëve nacionale” një fond prej 19,8 miliardë lekësh. Diferenca mes dy buxheteve flet për një shtesë kolosale prej 4,4 miliardë lekësh, të cilat duhej që për 12 ditë të investoheshin dhe të realizonin rrugë nacionale. Në tabelën e investimeve vjetore për vitin 2006, Ministria e Transporteve e konsideron këtë shumë (19,8 miliardë lekë) 96 për qind të realizuar brenda vitit 2006. Pra kjo ministri kishte të shpallur publikisht një rekord që konsistonte në shndërrimin e 4,4 miliardë lekëve në rrugë të reja vetëm për 12 ditë.

Dyshimet për rrugën
Menjëherë porsa u zbulua aksioni qeveritar për të sajuar një buxhet të fshehtë, u konstatua se shuma që i kalohej Ministrisë së Transporteve kishte lidhje me paradhënien prej 72 milionë eurosh që kjo ministri i kishte dhënë konsorciumit Bechtel-Enka për rrugën Rrëshen-Kalimash. Në tentativën e përkthimit të shifrave të “Buxhetit të Tretë”, binte në sy fakti se shifra prej 4.4 miliardë lekësh që i është dhënë Ministrisë së Transporteve për ndërtimin e rrugëve kombëtare (vetëm për 12 ditë), e ka burimin e saj nga pakësimi i fondeve për zërat e tjerë të kësaj ministrie (Ujësjellës Kanalizime, Infrastruktura Turistike, Hekurudhat etj.), por edhe nga një zhvendosje fondesh nëpërmjet buxhetit të disa ministrive të tjera. Transportet kishin të shpallur një rezultat të mirë realizimi edhe për këto zëra të cilat rezultuan me fonde të pakësuara në Buxhetin e Tretë. Logjikisht, nëse kjo tabelë e shpallur e Realizimit të Investimeve ishte fiktive, atëherë dëmi dyfishohej dhe bëhej (4.4 miliardë + 4.4 miliardë) 8.8 miliardë lekë. Një shifër e njëjtë kjo me atë që ministria i ka dhënë me akt paradhënie konsorciumit Bechtel-Enka.

Transkripti, Prokuroria bën gati akuzën e 18-të

Organi i akuzës pret që Këshilli i Ministrave t’i vërë në dispozicion transkriptimin e mbledhjes së qeverisë të datës 27 shtator të vitit 2006. Deri më tani akuza ka hartuar 17 akuza penale ndaj kryeministrit Berisha dhe qeverisë shqiptare. Një burim i cili ka ndjekur që në fillesat e saj këtë çështje, ka siguruar gazetën se me anë të këtij transkriptimi pretendohet të zbulohet se cili person apo instancë ka iniciuar këtë kontratë, ndërkohë që ky transkript do t’i shërbejë prokurorisë edhe për të mësuar qëndrimin e anëtarëve të kabinetit qeveritar ditën e nënshkrimit të kësaj kontrate të paligjshme miliardere. “Sigurimi i transkriptit nga ana e prokurorisë do të zbardhë qëndrimin e qeveritarëve dhe do të shpjegojë se kush është iniciuesi i kësaj kontrate. Si rregull duhet të kishte qenë Ministria e Transporteve, por ne kemi dyshime se realisht nuk është kjo ministri që ka bërë propozimin. Kjo vjen si pasojë e një arsyetimi të thjeshtë, pasi ka pak gjasa që kryeministri të firmoste këtë kontratë antiligjore të ardhur si propozim nga transportet pa qenë i vetinteresuar për të nënshkruar një kontratë të paligjshme”, – janë shprehur ekspertë të çështjes dy muaj më parë për gazetën. Ndërkohë që është mësuar se kërkesa e prokurorisë është hedhur poshtë, e për më tepër Kryeministria ka injoruar dhe urdhër-sekuestron që prokuroria ka lëshuar për këtë dokument (transkriptin e mbledhjes së qeverisë).

Qeveria gati për transaksionin prej 120 milionë USD

Prej mëse tre muajsh qeveria shqiptare mban të bllokuara 120 milionë dollarë, të cilat i kishte parashikuar në Buxhetin e vitit 2007 (70 milionë dollarë) dhe në Buxhetin shtesë të vitit 2007 (50 milionë dollarë) për të paguar konsorciumin turko-amerikan “Bechtel-Enka” në bazë të kontratës antiligjore që ka nënshkruar me këtë konsorcium për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Arsyeja e bllokimit të kësaj shume lidhet me hetimin e tenderit të kësaj rruge nga ana e Prokurorisë. Burime nga institucioni i Prokurorisë kanë bërë të ditur se qeveria shqiptare deri pak kohë më parë kishte kryer të gjitha procedurat ligjore të lëvrimit të këtij fondi dhe se ngelej vetëm kryerja e transaksionit. Ka qenë pikërisht ky i fundit, i cili nuk është realizuar dot nga qeveria, sepse ndërsa ishin marrë masat për transferimin e 120 milionë eurove të akorduara nga buxhetet e vitit 2007, organi i akuzës i kërkonte Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ministrisë së Transporteve llogari për paradhënien prej 72 milionë eurosh (dokumentuar në Buxhetin 2006) të bërë vitin e kaluar dhe për 32 milionë euro që janë dhënë në muajin shkurt të vitit 2007 (e dokumentuar në media me faksimile). Pra qeveria ishte e detyruar të bllokonte 120 milionë eurot e akorduara për vitin 2007, në një kohë që nuk mund të justifikonte shumën totale prej 104 milionë eurosh që ajo i kishte dhënë me paradhënie konsorciumit Bechtel-Enka deri në muajin mars të këtij viti. Jo pak, por 104 milionë euro ka shkuar paradhënia deri në muajin mars, ndërkohë që punimet për rrugën Rrëshen-Kalimash filluan në muajin shkurt të vitit 2007.

47 Comments

    • gene
    • Posted August 31, 2007 at 2:19 PM
    • Permalink

    Marre nga gazeta ALBANIA

    • gene
    • Posted September 4, 2007 at 1:09 PM
    • Permalink

    Gazmend Janku
    Gazeta Shqiptare

    TIRANE-Dosja penale e tenderit Rrëshen-Kalimash, së shpejti pritet të plotësohet me fletë-arrestet e personave të dyshuar si përgjegjës të shkeljeve të konstatuara. Burime të gazetës janë shprehur se organi i akuzës ka ngushtuar rrethin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve që mendohet se janë personat përgjegjës, jo vetëm për shkeljet e procedurave të tenderit, por edhe për dëmin ekonomik që i ka ardhur shtetit si pasojë e çmimit mjaft të lartë që është paguar për ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash, i cili është pjesë e aksit Durrës-Morinë. Për disa nga të dyshuarit pritet që së shpejti të firmosen edhe fletë-arrestet, të cilat mund të jenë tre të tilla. Sipas burimeve të lartpërmendura, bëhet e ditur se personat e dyshuar kanë qenë dhe disa prej tyre janë aktualisht zyrtarë të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Ka qenë pikërisht kjo ministri, e cila i ka propozuar Këshillit të Ministrave procedurat e tenderit, një pjesë e mirë e të cilave janë vlerësuar si të paligjshme nga organi i akuzës dhe me pasoja të rënda ndaj interesave ekonomike të shtetit. Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, burimet nuk kanë pranuar të bëjnë publike emrat e personave të dyshuar për këto shkelje, por janë shprehur se shumë shpejt identitetet e tyre do të mësohen.
    Shkeljet
    Segementi Rrëshen-Kalimash mund të cilësohet si rrugë e florinjtë, duke pasur parasysh vlerën e fondeve që janë miratuar nga qeveria shqiptare, e cila deri më tani ka arritur në rreth 700 milionë euro. Shifra gati është dyfishuar me vlerën fillestare të miratuar për ndërtimin e këtij segmenti rrugor, që ishte 418 milionë euro dhe që gjithashtu ishte vlerësuar si mjaft e lartë. Duke pasur parasysh vlerën prej 700 milionë eurosh dhe gjatësinë e segmentit Rrëshen-Kalimash, që është 57 kilometra, rezulton se një kilometër rrugë i këtij segmenti kushton rreth 12 milionë euro. Por çuditë nuk mbarojnë me kaq. Burime pranë organit të akuzës janë shprehur se fondi prej 700 milionë eurosh nuk është përfundimtari, pasi ende nuk ka një projekt përfundimtar të ndërtimit të këtij segmenit rrugor. Këto shifra të frikshme janë miratuar pa asnjë bazë ligjore. Këtë fakt e vërteton edhe kundërshtimi i ministrit të Financave, Ritvan Bode, cili ka qenë nga ministrat e vetëm që ka nuk ka pranuar superfinancimin e qeverisë shqiptare për rrugën Rrëshen-Kalimash. Por si oponencë e vetme, kundërshtimi tij nuk është marrë parasysh, pasi anëtarët e tjerë të Këshillit të Ministrave, me në krye Kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ministrin e Transporteve, Lulëzim Basha i kanë miratuar me urgjencë fondet, duke u bërë bashkëfajtorë në këtë skandal financiar të paprecedentë në vendin tonë. Dhe si i tillë, ky skandal po përpiqet të fshihet nga qeveria, e cila të paktën në tre raste nuk ka pranuar t’i japë organit të akuzës procesverbalet e mbledhjeve të qeverisë, ku janë miratuar shtesat e fondit për ndërtimin e rrugës në fjalë.

    • gene
    • Posted September 7, 2007 at 12:50 PM
    • Permalink

    Gazmend Janku
    Gazeta Shqiptare

    Ish-zëvendësministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Armand Teliti është personi i parë që merret i pandehur për dosjen e tenderit të rrugës Rrëshen-Kalimash. Sot në orën 09:00 të paradites, Teliti, i emëruar dy ditë më parë Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, pritet të paraqitet në zyrën e prokurorit të çështjes pranë Prokurorisë së Tiranës, ku do të njihet me akuzën e shpërdorimit të detyrës, që ka sjellë për pasojë dëme financiare interesave ekonomike të shtetit. Armand Teliti, i kontaktuar nga gazeta është shprehur në një intervistë, se nuk kishte kryer asnjë shkelje të ligjit në dokumentacionin e firmosur prej tij dhe që i përket procedurave të tenderit të rrugës Rrëshen-Kalimash. Ai, paraprakisht ka deklaruar se nuk ndihet aspak fajtor për veprimet që ka kryer gjatë kohës që ka qenë në detyrën e zëvendësministrit të Transporteve. Por krejt i kundërt është qëndrimi i organit të akuzës ndaj Telitit. Pas më shumë se katër muaj hetime, prokuroria, në bazë të shkeljeve të shumta të konstatuara në procedurat e tenderit të rrugës Rrëshen-Kalimash dhe mbledhjes së provave, ka vendosur që të vërë nën akuzë persona konkretë të dyshuar si përgjegjës të këtyre shkeljeve. Ish-numri dy i Ministrisë së Transporteve, e cila ka përgatitur dokumentacionin në bazë të të cilit janë marrë më pas vendimet e Këshillit të Ministrave për rrugën Rrëshen-Kalimash, do të jetë zyrtari i parë që do të përballet me akuzat për një nga çështjet të cilësuar si skandali më i madh financiar që implikon drejtpërdrejtë institucione të larta shtetërore. Shuma e miratuar deri më tani nga qeveria shqiptare për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash ka shkuar deri në 700 milionë euro, shifër e cila është gati dyfishi i shifrës prej 418 milionë euro, të miratuar pas përcaktimit të firmave fituese për ndërtimin e segmentit në fjalë, “Bechtel” dhe “Enka”. Duke pasur parasysh vlerën prej 700 milionë eurosh dhe gjatësinë e segmentit Rrëshen-Kalimash, që është 57 kilometra, rezulton se një kilometër rrugë i këtij segmenti kushton rreth 12 milionë euro. Por çuditë nuk mbarojnë me kaq. Burime pranë organit të akuzës janë shprehur se fondi prej 700 milionë eurosh nuk është përfundimtari, pasi ende nuk ka një projekt përfundimtar të ndërtimit të këtij segmenit rrugor. Dhe nuk përjashtohet mundësia që vlera të vazhdojë të rritet akoma. Ndërkohë, përkundër këtyre shkeljeve, prokuroria ka përcaktuar edhe personin e parë që duhet të mbajë përgjegjësi penale. Gazeta ka mundur t’i marrë një intervistë ish-zëvendësministrit Armand Teliti në lidhje me vënien e tij nën akuzë për këtë çështje.
    Zoti Teliti, në bazë të disa informacioneve të mbërritura në Gazetë, flitet që ju jeni marrë i pandehur nga organi i akuzës, jeni në dijeni të këtij fakti?
    Po, jam në dijeni të fletë-thirrjes. Prokuroria mesa duket po punon, dhe nesër do të shkoj të paraqitem.
    Çfarë motivi përmban fletë-thirrja?
    Nesër në orën 09:00 të paradites, pasi unë të kem folur me prokurorin e çështjes, i cili ka firmosur fletë-thirrjen time, do të bëj një deklaratë para mediave.
    Bëhet fjalë për rrugën Rrëshen-Kalimash?
    Po, pikërisht, kanë qenë procedurat e tenderit të kësaj rruge, që më ka bërë mua të jem i pandehur.
    E ndjeni veten fajtor për procedurat e tenderit, si zëvendësministër që keni qenë në atë kohë kur janë hartuar dokumentet për tenderin e rrugës Rrëshen-Kalimash?
    Absolutisht nuk e ndjej veten fajtor. Tenderin nuk e kam bërë unë dhe me sa jam në brendësi të çështjes, ai është zhvilluar brenda procedurave e rregullave ligjore.

    Ish-drejtoresha e përgjithshme e Rrugëve ka dëshmuar në prokurori

    Ish-drejtoresha e përgjithshme e Drejtorisë së Rrugëve, Lejla Saraçi, ka qenë nga zyrtaret e para që është thirrur në prokurori, në cilësinë e dëshmitares, për hetimet e tenderit të rrugës Rrëshen-Kalimash. Gjithashtu, asaj i ishte kërkuar që të dorëzojë të gjithë dokumentacionin e nënshkruar prej saj. Duke qenë se Saraçi e ka ndjekur procesin e tenderimit të ndërtimit të segmentit Rrëshen-Kalimash, të aksit Durrës-Kukës-Morinë, me cilësinë e kryetares së entit prokurues, organi i akuzës i ka kërkuar sqarime lidhur me të gjitha procedurat që janë ndjekur gjatë shkallëve të ndryshme të këtij procesi, por gjithashtu edhe të dorëzojë për shqyrtim të mëtejshëm në nivel ekspertësh kontratën që është arritur midis palës shqiptare dhe kompanive të huaja, “Bechtel”& “ENKA”, të caktuara për të kryer punimet në këtë pjesë rruge nacionale, përfshi ndërtimin e një prej tuneleve më të gjatë në gadishullin e Ballkanit. Pas dëshmisë në prokurori, Saraçi ka deklaruar për Gazetën se i ishte kërkuar nga ana e prokurorëve që ndjekin çështjen, të flasë lidhur me hapat e ndjekur gjatë procesit të parakualifikimit, kualifikimit dhe përcaktimit të firmave fituese për këtë tender të hapur ndërkombëtar. Po kështu, sipas saj, organi i akuzës që po heton lidhur me shpërdorime te mundshme të postit zyrtar dhe shpërdorime të fondeve publike, me pasojë humbje të pasurive shtetërore në përmasa të konsiderueshme, ka kërkuar t’i vihet në dispozicion një kopje e kontratës, së lidhur midis autoritetit prokurues, që përfaqëson shtetin shqiptar, që në këtë rast është Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, dhe kompanive fituese të tenderit. Kontratë që sipas saj, u është dorëzuar autoriteteve të akuzës, sipas kërkesës së tyre, në përputhje me të gjitha procedurat ligjore që kryhen në këtë rast. Po kështu, Saraçi ka sqaruar se i është kërkuar të sqarojë se mbi ç’bazë ligjore janë kryer veprimet nga Enti Prokurues dhe si janë realizuar pagesat përkatëse nga buxheti i shtetit.

    • gene
    • Posted September 8, 2007 at 8:52 AM
    • Permalink

    Kthesat tinzare të një rruge

    Lajme te ndryshme
    Meta: Nano nuk mund të integrojë,ka kontribute në përçarjen e PS-së
    • Kreu i LSI-së, Ilir Meta, deklaroi se ish-kryetari i PS-së, Fatos Nano, që “ka kontribute në përçarjen e PS-së, nuk mund të realizojë një platformë për integrimin e saj, apo të gjithë shqiptarëve”.
    Kryesia e PS, debat Rama-Blushi
    • Kryesia socialiste është distancuar përfundimisht nga ish-kryetari socialist Fatos Nano, duke e cilësuar atë të vetëpërjashtuar nga projekti i PS-së.
    Juela Meçani – Një ish-miss në zyrën e shtypit të Kryeministrit
    • Pas një shkëputjeje të gjatë nga Shqipëria, Juela Meçani rikthehet sërish në Tiranë dhe këtë herë përgjithmonë. Ka pak kohë, që ka nisur punë në zyrën e shtypit pranë kryeministrit, ndërsa flitet, që shumë shpejt ajo do të emërohet
    LSI: Qeveria e dështuar në bujqësi
    • Zëdhënësi për Bujqësinë dhe Mjedisin në LSI, Edmond Panariti, tha dje se qeveria ka dështuar me rimbursimin e vlerës së shtuar në bujqësi.

    Vendosur: 08/09/2007 – 08:36
    • Skënder Minxhozi

    Tema e shpërdorimeve në rrugën Durrës-Kukës u rikthye kësaj radhe në media më e fortë dhe shqetësuese së herët e tjera. Përfshirja e një zv.ministri në listën e të hetuarve për procedurat financiare të projektit, ka bërë bujën e pritshme, duke i dhënë hov edhe hipotezave të rastit lidhur me përgjegjësitë, shkallën e abuzimeve dhe “kurbanët” e mundshëm të skandalit.
    Duke parë atë që po ndodh këto orë, mund të deduktohet pa shumë vështirësi se harku prej 57 kilometrash i kësaj autostrade, po fillon të jetë një mollë sherri që mund të mbajë të lidhur gjatë politikën dhe drejtësinë shqiptare. Kjo, sepse përmasat e investimit financiar, rreth 700 milionë euro, janë të paprecedent në historinë e investimeve tona publike në 17 vjetët e fundit. Ashtu siç pritet të jetë i paprecedent debitimi shumëvjeçar që brezat e ardhshëm të shqiptarëve do të kenë në xhepat e tyre nga ky projekt. Një rrugë që kushton 12 milionë euro për çdo kilometër, është një lajm që nuk mund të mos habisë dhe skandalizojë të gjithë veshët që e dëgjojnë. Pa folur për procedurat, të cilat ka gjasa që të jenë zanafilla e vërtetë e gjithçkaje. Në deklaratat e Kryeministrit dhe ish-zv.ministrit të linjës të bëra dje në media, mund të lexohet dhe kuptohet shumë pak. Ajo rreth të cilës të gjithë bien dakord, madje edhe Berisha e Teliti, është domosdoshmëria urgjente për të hedhur dritë në mënyrë objektive, rreth mënyrës sesi janë përdorur e po përdoren 700 milionë eurot e faturës së kripur të kësaj rruge. Nga jashtë mund të çuditemi sa të duam nga shifra me gjashtë zero, mund të hedhim hipoteza apo të bëjmë thashetheme lokalesh, por nuk na lejohet të bëjmë “mort pa xhenaze”, siç thotë fjala e urtë. Shqipëria ka qenë dhe mbetet vendi i proceseve të lehta, i baltosjes së gjithkujt dhe gjithçkaje. Dimensionet faraonike të rrugës Durrës-Kukës, interesat e mëdha kombëtare, financiare e politike të këtij projekti, na detyrojnë të jemi të durueshëm përballë procedurave të investigimit. Nuk duhet harruar asnjë çast se kjo është rruga panshqiptare, në kuptimin e vërtetë të fjalës.
    Gjithsesi, në këtë rast patriotizmi është një vlerë që ka si limit ligjin dhe transparencën. Mishmashi i fundit mediatik me rrugën e Kosovës nuk mund të mos zbulojë që tani një të çarë të madhe në premtimin solemn të Sali Berishës për ta kthyer përfundimisht fletën e zezë të socialistëve. Një të çarë nga ku mund të shihet qysh tani, në vitin e tretë të qeverisjes së djathtë, sesi pushteti ushtron të njëjtin efekt tundues mbi zyrtarin. Miti i qeverisjes me duar të pastra ka kohë që ka filluar të shkërmoqet. Ai ka mbetur peng sa te procedurat “liberale” të blerjes së sasive të mëdha të energjisë prej dy vjetësh tashmë, sa te prokurimet milionëshe të rrugëve, sa te raportet e përsëritura të Kontrollit të Shtetit, që tregojnë abuzime të frikshme të administratës apo tek tenderimet nëpër ministri të ndryshme. E kanë humbur shkëlqimin edhe kalorësit e këtij projekti të madh, që dy vjet më parë bënin fushatë duke tundur (jo pa të drejtë) raportet e institucioneve ndërkombëtare rreth korrupsionit të qeverive socialiste. I kujtojmë shumë mirë në sallonet e debateve politike, tek gozhdonin plot pathos kundërshtarët e tyre të lodhur nga rrugëtimi tetëvjeçar në kalin e pushtetit, duke harruar se koha ecën shpejt dhe se kjo botë është e rrumbullakët.
    Sot shohim sesi disa prej këtyre revolucionarëve “jakobinë” të verës 2005, janë duke e mbajtur veshin ngritur drejt Prokurorisë, në pritje të përfshirjes eventuale në listat e hetimit ligjor. Kjo paradigmë e habitshme zyrtarësh që ikin e vijnë dhe vesesh që mbeten, na bën të ndjehemi keq për shkallën e lartë të hipokrizisë së atyre që votojmë.
    Pushteti politik në zgjedhjet e fundit u fitua dhe u humb nën siglën e pastërtisë dhe moralitetit të klasës drejtuese. PD-ja mundi të përfitojë nga korruptimi i konsiderueshëm i kundërshtarit të majtë dhe ta kontrabandojë lehtë imazhin e saj të pastërtisë, përballë një kampi tjetër që ishte i përçarë keqas brenda vetes. Që nga ai moment rrota e fatit është sjellë shumë herë, duke i kthyer akuzuesit në të akuzuar dhe fajtorët në të pafajshëm. Kjo është loja e çuditshme e pushtetit, e cila funksionon në mënyrë cinike dhe pa ndjenja. Sidomos kur në horizontin e trazuar të ngjarjeve shfaqen dosje të koklavitura si kjo e rrugës Durrës-Kukës, të cilën mesa duket sapo kemi filluar ta prekim me dorë.

    panorama

    • gene
    • Posted September 8, 2007 at 10:08 AM
    • Permalink

    Hetimi, luftë politike që Prokuroria bën ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të forcës qeverisëse në vend

    Teliti: Sollaku, provokime të ulta politike

    Ish-zëvendësministri i Transporteve, aktualisht drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Armand Teliti, i është përgjigjur dje thirrjes së Prokurorisë për hetimin që ka nisur për tenderat e rrugës Durrës-Kukës. Pas dhënies së deklarimeve përpara prokurorëve, Teliti i ka cilësuar si politike të gjitha akuzat që janë ngritur mbi të. “Për të qenë transparent me publikun, unë jam këtu në respekt të qytetarëve shqiptarë, jam këtu në respekt të votuesve të mazhorancës, së cilës unë i përkas. Jam sot këtu në respekt të këtij institucioni”, ka thënë Teliti. Hetimet ndaj ish-zëvendësministrit vijnë në një kohë kur Prokuroria ka nisur hetimet pas denoncimeve të bëra nga ish-drejtori i Planifikimit të Territorit, Arben Meçe. Kështu, hetimet për abuzimet e bëra për rrugën Durrës-Kukës kanë kërkuar dëshminë e ish-zëvendësministrit të Transporteve, Armand Teliti. Ish-zëvendësministri i shoqëruar nga avokati i tij bëri të ditur pas takimit me prokurorët se, akuza për shpërdorimin e detyrës nuk mund të jetë e qëndrueshme. Ndërkohë, sipas zotit Teliti, gjithçka që ka të bëjë lidhur me tenderat rrugore të këtij aksi, janë monitoruar nga institucionet ndërkombëtare. “Procedurat e ndjekura prej nesh janë tërësisht transparente, të ndershme, janë procedura ligjore, të ndjekura dhe të vlerësuara nga ekspertë ndërkombëtarë në të gjitha hapat, duke filluar që nga përgatitja e dokumentacionit, dhe duke përfunduar kështu me vlerësimin e ofertave”, ka thënë Teliti. Më tej, Teliti është shprehur para mediave se, “unë kam dëshmuar sot në cilësinë e të akuzuarit për shpërdorim detyre”, i cili duke shtuar më tej ka vënë në dukje se, “në fakt ne vetëm e kemi përdorur detyrën dhe nuk e kemi shpërdoruar atë, ne kemi bërë detyrën si zyrtarë, si qytetarë dhe si shërbyes të këtij shteti”. Ndërkaq ky i fundit e ka cilësuar aktin e fundit, hetimin në fjalë thjesht si një luftë politike, që Prokuroria bën ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të forcës qeverisëse në vend. Vetë zoti Teliti ka akuzuar kryeprokurorin e Përgjithshëm për presione të qëllimshme për arsye politike. “Unë personalisht nuk kam asnjë problem me ligjin. Unë kam problem me Theodori Sollakun, me drejtuesin e këtij institucioni, i cili është keqbërësi i parë i këtij vendi, është personi që kërkon të fshihet prapa ligjit, të fshihet prapa provokimeve të ulta politike si ky i sotmi. Telitit iu komunikua akuza për shpërdorim detyre gjatë kohës që ushtronte detyrën e zëvendësministrit të Transporteve.

    Drita Çokaj

    Teliti: Sollaku, keqbërës që fshihet pas ligjit

    Ish-zëvendësministri i Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Armand Teliti, pas dëshmisë së tij që bëri paraditen e djeshme në Prokurori, ka deklaruar se thirrja e tij atje ishte një provokim i ulët nga ana e kryeprokurorit Theodhori Sollaku, i cili, sipas tij, po fshihet pas ligjit, pasi është një keqbërës i vendit. Në deklaratën e tij për mediat, Teliti tha se puna e tij dhe e stafit të tij është brenda çdo ligji dhe procedurat e ndjekura prej tyre janë tërësisht transparente, të ndershme, janë procedura tërësisht ligjore dhe të ndjekura, të monitoruara dhe të vlerësuara nga ekspertë ndërkombëtarë, në të gjitha hapat, që në përgatitjen e dokumentacionit dhe deri në vlerësimin e ofertave. Teliti tha se ai është krenar për punën e bërë në ndërtimin e aksit më të rëndësishëm në të gjithë vendin.

    – Zoti Teliti, pse jeni sot në Prokurori?

    Unë jam sot këtu në respekt të votuesve shqiptarë, në respekt të mazhorancës të cilës unë i përkas, jam sot këtu në respekt të këtij institucioni, por edhe në respekt, gjithashtu, të kolegëve të mi të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, për të bërë të qartë njëherë e mirë për të gjithë, se procedurat e ndjekura prej nesh janë tërësisht transparente, të ndershme, janë procedura tërësisht ligjore dhe të ndjekura, të monitoruara dhe të vlerësuara nga ekspertë ndërkombëtarë në të gjitha hapat, që në përgatitjen e dokumentacionit dhe deri në vlerësimin e ofertave. Unë personalisht nuk kam asnjë problem me ligjin. Unë kam problem me Theodhori Sollakun, me drejtuesin e këtij institucioni, i cili është keqbërësi i parë i këtij vendi, është personi që kërkon të fshihet prapa ligjit, kërkon të fshihet prapa provokimeve të ulta si ky i sotmi. Unë i përkas një grupimi politik që ka ardhur në pushtet me votën e shqiptarëve për të luftuar korrupsionin. I përkas një mazhorance dhe një administrate, e cila, në ditën e parë të punës së saj, ka dorëzuar mandatet e saj të imunitetit pikërisht për të qenë transparentë me publikun. Unë ndjehem shumë krenar që kam dhënë kontributin tim modest në aksin më të rëndësishëm rrugor, në veprën më të rëndësishme infrastrukturore në historinë e këtij vendi.

    – Zoti Teliti, kjo është një çështje hetimore dhe jo politike. Firma juaj rezulton pjesë në disa dokumenta që janë pjesë e dosjes hetimore. A e ndjeni veten përgjegjës? A ju kanë komunikuar ndonjë akuzë sot përveç dëshmive?

    Unë kam dëshmuar sot në cilësinë e të akuzuarit për shpërdorim detyre. Në fakt, ne vetëm e kemi përdorur detyrën, nuk e kemi shpërdoruar atë. Kemi bërë detyrën tonë si qytetarë, si zyrtarë, si shërbyes të këtij shteti dhe kjo është një çështje tërësisht politike dhe absolutisht nuk është një çështje ligjore.

    – Ju e akuzuat zotin Sollaku si keqbërës. Konkretisht për çfarë e akuzoni?

    Këtë e dini ju më mirë se unë.

    – Me çfarë u njohët në Prokurori sot?

    Unë, sot, u njoha me akuzën, por provat ne do t’i marrim nga prokuroria në momentin që ata do t’i kenë gati dhe pastaj do të japim përgjigjet konkrete, sipas rastit.

    – Kjo rrugë është përuruar edhe më parë, në kohën e qeverisë “Nano”. A mendoni se faji është i dikujt tjetër i përfshirë?

    Unë flas për periudhën kur unë kam qenë në administratë dhe zyrtar i shtetit shqiptar, për periudhat e tjera duhet të pyesni persona të tjerë.

    Xhumelina Dervishi

    rilindjademokratike

    • gene
    • Posted September 8, 2007 at 10:16 AM
    • Permalink

    Gazmend Janku
    Gazeta Shqiptare

    TIRANE -Armand Teliti, ish-zëvendësministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, e ka cilësuar akuzën e ngritur ndaj tij si akuzë politike. Këtë fakt ai mësohet ta ketë shprehur në zyrën e prokurorit, që po drejton hetimet e tenderit të rrugës Rrëshen-Kalimash dhe që i ka komunikuar dje Telitit marrjen e tij si të pandehur, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. “Po më akuzoni politikisht dhe unë do të flas në një kohë të dytë”, – ka qenë deklarata e Telitit në zyrën e prokurorit të çështjes. Dhe në fakt, Teliti nuk është vonuar më shumë se 20 minuta në Prokurorinë e Tiranës, ku përveç faktit që është njohur me akuzën, nuk ka pranuar të bëjë asnjë deklaratë në lidhje me veprën penale të shpërdorimit të detyrës për të cilën akuzohet se ka kryer. Gjatë kësaj procedure, Teliti shoqërohej edhe nga avokati i tij mbrojtës, Genc Gjokutaj, i cili është i njëjti avokat që mbron edhe ish-drejtorin e Aviacionit Civil, Gazmend Dibra, i cili po gjykohet për skandalin e përgjimit të dosjes “Albatros”, ku kërkohej si kusht shkarkimi i kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Ndërkohë, në deklaratën e dhënë para mediave, Armand Telit nuk ka kursyer sulmet dhe akuzat edhe ndaj kryeprokurorit të vendit, Theodhori Sollaku.
    Deklarta
    Mëngjesin e djeshëm, Teliti ka qenë i përpiktë, duke u paraqitur në dyert e Prokurorisë së Tiranës në orën 09:00, siç ishte parashikuar në fletë-thirrjen që i kishin dërguar. Pasi ka dalë nga prokuroria me një akuzë zyrtare mbi supe për tenderin e rrugës Rrëshen-Kalimash, Teliti ka dhënë edhe një deklaratë përpara gazetarëve që e prisnin në dyert e prokurorisë. Me një ton të qetë, ai është shprehur se ishte paraqitur në prokurori në respekt të qytetarëve që kishin votuar maxhorancën qeverisëse, pjesë e së cilës ishte edhe ai, si dhe në respekt të ligjit dhe transparencës për publikun. “Nuk kam kryer asnjë shkelje të ligjit dhe detyrën nuk e kam shpërdoruar, por e kam përdorur për të zbatuar ligjin”, – është shprehur Teliti. Sipas tij, të gjitha procedurat e tenderit të rrugës Rrëshen-Kalimash janë kryer konform ligjeve dhe të asistuara edhe nga ekspertë ndërkombëtarë, të cilët kanë qenë në të njëjtën mendje me vendimet që janë marrë për këtë tender. “Unë nuk kam probleme me ligjin. Problemet i kam me Theodhori Sollaku dhe drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës. Sollaku është keqbërësi i këtij vendi”, – është shprehur Teliti, në vazhdim të deklaratës së tij. Por pyetjes së gazetarëve se ku i bazonte akuzat e tij ndaj Sollakut në një kohë që ishte i akuzuar për një vepër penale, Teliti nuk ka preferuar t’i përgjigjet, duke deklaruar se gazetarët duhet ta dinë më mirë këtë. Në fund ai është shprehur se nuk ishte njohur me provat e organit të akuzës në lidhje me veprën penale për të cilën ai akuzohet, duke deklaruar se këto janë veprime që do të kryhen në të ardhmen.
    Të tjerët
    Ish-zëvendësministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Armand Teliti nuk do të jetë personi i vetëm që do të mbajë përgjegjësi penale për shkeljet e konstatuara në tenderin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Së bashku me të është marrë i pandehur edhe drejtori juridik i Ministrisë së Transporteve, Edi Toma. Ndërkohë, burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme janë shprehur se çdokush që do të rezultojë se ka firmosur dokumente në kundërshtim me ligjin, do të mbajë përgjegjësi penale. Madje, dosja e rrugës Rrëshen-Kalimash pritet të ndahet në dy pjesë. Një pjesë që do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës, ku do të hetohen zyrtarët që nuk gëzojnë imunitet politik. Dhe një pjesë që do të hetohet nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila do të hetojë personat që kanë imunitet politik. Kjo tregon që nuk përjashtohet mundësia që në ditët në vazhdim, Prokuroria e Përgjithshme t’i kërkojë Kuvendit heqjen e imunitetit të ndonjë deputeti, për shkak të hetimeve të tenderit për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Një prej këtyre politikanëve, që pritet të merret në pyetje për këtë çështje, është edhe ish-ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe aktualisht ministri i Jashtëm, Lulëzim Basha. Ky i fundit, së bashku me Kryeministrin Sali Berisha janë firmëtarët kryesorë që i kanë hapur dritën jeshile konsumimit të shkeljeve të shumta të konstatuara në tenderin e rrugës Rrëshen-Kalimash.

    • gene
    • Posted September 8, 2007 at 12:36 PM
    • Permalink

    Të pandehurit: Kemi zbatuar ligjin dhe vendimin e Këshillit të Ministrave

    Shekulli
    08-09-2007

    E-mail Print
    Komentet Komenti juaj + –

    Ish-drejtoresha e pergjitheshme e Drejtorise se Rrugece, Lejla Saraci

    Prokuroria merr të pandehur tre “ish” dhe drejtues të Ministrisë të Transporteve për shkeljet ligjore në ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash
    Gjatë komunikimit të akuzës, ish-zvministri Armand Teliti, drejtori juridik Andi Toma dhe ish-drejtoresha e rrugëve, Lejla Saraçi, hedhin poshtë akuzat

    TIRANË- Shkeljet e ligjit në projektim, tenderim dhe nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, tre të pandehurit e justifikojnë me vendimin e Këshillit të Ministrave, duke pretenduar se kanë qenë vetëm zbatues të këtij vendimi. Burimet zyrtare pranë prokurorisë së kryeqytetit, konfirmuan për gazetën se tre të pandehurve që iu është komunikuar akuza e “shpërdorimit të detyrës” dhe “shpërdorimit të fondeve publike, me pasojë të mëdha në buxhetin e shtetit”, kanë kundërshtuar akuzat, duke u “mbrojtur” pas vendimit të Këshillit të Ministrave. “Ish-zvministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Armand Teliti, drejtori juridik pranë këtij dikasteri, Andi Toma, dhe ish-drejtoresha e përgjithshme e Drejtorisë së Rrugëve, Lejla Saraçi, janë tre të pandehurit e parë të akuzuar nga prokuroria si “shkelës” të ligjit që në projektimin e rrugës, tenderimin dhe më pas nënshkrimin e kontratës së ndërtimit të 57 km rrugë të segmentit Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Morinë’,-thuhet nga burimet zyrtare të akuzës.

    Sipas këtyre burimeve, thuhet se ish-drejtoresha e përgjithshme e rrugëve, Lejla Saraçi, ka qenë automatikisht zbatuesja e vendimit me nr. 651 të Këshillit të Ministrave të datës 27 shtator të vitit 2006. Me anë të të cilit u krye “Miratimi i projekt-kontratës ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe shoqërisë së përbashkët “Bechtel” dhe “ENKA”, për ndërtimin me ritme të përshpejtuara të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, të autostradës Durrës-Kukës-Morinë”. Vendim ku saktësohet se “projekti, me një kosto 418 milionë euro, përfshin ndërtimin e një autostrade me 4 korsi, me gjatësi 57 kilometra, me një tunel 6 km të gjatë, i cili duhet të jetë, në përfundim, një nga tunelet më të gjatë në rajonin e Ballkanit”,-thuhet në vendimin e datës 27 shtator. Ndërsa, dy të pandehurit e tjerë, ish-zvministri, Teliti dhe drejtori juridik i këtij dikasteri Toma kanë qenë firmëtarët e propozimit në bazë të të cilëve, Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për nënshkrimin e kontratës. Ndërkohë, firmëtari kryesor i kontratës, ish-ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Lulzim Basha, është përjashtuar nga hetimi për shkak të imunitetit parlamentar.

    Shkeljet
    Shkelja e parë që është konstatuar nga hetuesit në procedurat e tenderit, është gjuha me të cilën është hartuar dokumentacioni. Burimet nga akuza, sqarojnë se edhe pse ndërtimi i rrugës financohet nga qeveria shqiptare, dokumentacioni i tenderit ka qenë i gjithë në gjuhën angleze. “Nga pesë ekspertë të përcaktuar për të zhvilluar procedurat e tenderit, katër prej tyre ishin të huaj dhe vetëm njëri prej tyre ishte shqiptar. Dhe ky i fundit kishte dhënë dorëheqjen, pasi nuk e kuptonte se çfarë ishte shkruar në dokumentacion”,-thuhet nga akuza.

    Nga shqyrtimi i dokumentacionit që shpallte fituese firmat “Bechtel” (SHBA) dhe “Enka” (Turqi), është vërejtur se mungonte projekti i ndërtimit të rrugës. Përveç kësaj, qeveria shqiptare i ka lëshuar firmave në fjalë rreth 27 % të shumës fillestare, prej 418 milionë euro që u parashikua për ndërtim, në një kohë kur ligji i prokurimeve publike thotë qartë se nuk duhet paguar mbi 10 % të shumës si parapagim. Ndërkohë, një shkelje e rëndë është lejuar nga institucionet shtetërore, duke pranuar fillimin e punimeve kur firmat ndërtuese të rrugës nuk kishin paguar garancinë e kontratës, të parashikuar në ligjin e prokurimeve.

    Duke vazhduar me shkeljet tjera, si ajo e rritjes së financimit për ndërtimin e rrugës nga 418 milionë në rreth 700 milionë euro, rritje këto të cilat gjithashtu janë miratuar me nxitim nga qeveria pa pasur në tryezë një projekt përfundimtar të këtij segmenti rrugor. Burime pranë organit të akuzës u shprehën se fondi prej 700 milionë eurosh, nuk është përfundimtari, pasi ende nuk ka një projekt përfundimtar të ndërtimit të këtij segmentit rrugor prej 57 km. Kështu që, nuk përjashtohet mundësia që vlera të vazhdojë të rritet akoma. Duke pasur parasysh vlerën prej 700 milionë eurosh dhe gjatësinë e segmentit Rrëshen-Kalimash, që është 57 kilometra, rezulton se një kilometër rrugë i këtij segmenti kushton rreth 12 milionë euro.

    TELITI

    TIRANË- Kanë mjaftuar 20 minuta kohë, që prokurori i çështjes, Ervin Karanxha, së bashku me grupin hetimor ta pyesë dhe më pas t’ia komunikoi akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe “shpërdorimit të fondeve publike, me pasojë të mëdha në buxhetin e shtetit”, ish-zvministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Armand Teliti. Burimet pranë këtij institucioni konfirmuan se “ish-zvministri Teliti para prokurorit të çështjes dhe oficerit përkatës, nukka pranuar akuzat e ngritura dhe nuk ka komentuar asnjë nga provat e paraqitura para tij, duke i cilësuar si dokumente zyrtare të lëshuara në bazë të ligjeve dhe vendimit të Këshillit të Ministrave”. Ndërkohë, pas komunikimit të akuzës, Teliti së bashku me mbrojtësin e tij ligjor, avokat Genc Gjokutaj, kanë firmosur procesverbalin e njohjes me akuzat dhe janë larguar nga zyra e prokurorit vetëm 20 minuta pas hyrjes në ndërtesën e prokurorisë. Në të dalë të derës së institucionit të akuzës, ish-zvministri Teliti ndër të tjera u shpreh se “kam ardhur në prokurori në respekt tëligjit, institucionit dhe transparencës me publikun. Si ish-zv ministër i Transporteve kam kryer detyrën duke zbatuar vetëm ligjin.

    Sot prokuroria më ka komunikuar akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, për procedurat e tenderit të rrugës Rrëshen-Kalimash. Dua të deklaroj se nuk kam shkelur asnjë ligj, procedurat e tenderit janë zhvilluar konform ligjeve dhe madje janë monitoruar edhe nga ekspertë të huaj, si nga ana procedurale ashtu edhe për ofertat që janë miratuar. Unë nuk kam probleme me ligjin, kam probleme me Theodhori Sollakun dhe drejtuesin e kësaj prokurorie ku isha sot. Sollaku është keqbërësi i këtij vendi”,-tha ai në fund të fjalës së tij. Ndërkohë, drejtuesi i prokurorisë së Tiranës, prokuror Vexhi Muçmata, gjatë një prononcimi u shpreh se “distancohem nga akuzat politike dhe përpara ligjit të gjithë janë të barabartë njolloi”. Pas, komunikimit të akuzës ndaj ish-zvministrit Teliti, tashmë Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, burimet nga prokuroria shtuan se “do të caktohen dy ekspertë që do të dërgohen në vendin ku po kryhen punimet e ndërtimit të segmentit rrugor, Rrëshen-Kalimash”, për të parë punën”.

    DOSJA

    TIRANË- Shkeljet e tenderit të ndërtimit të rrugës Rrëshen-Kalimash, duket se nuk do të mjaftohen vetëm me marrjen si të pandehur të ish-zv ministrit të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transporteve Armand Telitit, drejtorit juridik Andi Toma dhe ish-drejtoreshës së Përgjithshme të Rrugëve, Lejla Saraçi. Burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme janë shprehur se çdokush që do të rezultojë se ka firmosur dokumente në kundërshtim me ligjin, do të mbajë përgjegjësi penale. Madje, dosja e rrugës Rrëshen-Kalimash pritet të dërgohet për verifikim pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ku nuk përjashtohet mundësia e ndarjes së dosjes në dy pjesë.

    Ku njëra pjesë do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës, ku do të hetohen zyrtarët që nuk gëzojnë imunitet politik. Dhe një pjesë që do të hetohet nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila do të hetojë personat që kanë imunitet politik. Duke lënë mundësinëqë në ditët në vazhdim, Prokuroria e Përgjithshme t’i kërkojë Kuvendit heqjen e imunitetit të ndonjë deputeti, për shkak të hetimeve të tenderit për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Një prej këtyre politikanëve që pritet të merret në pyetje për këtë çështje është edhe ish-ministri i Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, aktualisht ministri i Jashtëm, Lulëzim Basha. Ky i fundit, së bashku me Kryeministrin Sali Berisha janë firmëtarët kryesorë që i kanë hapur dritën jeshile konsumimit të shkeljeve të shumta në tenderin e rrugës Rrëshen-Kalimash.

    PUNIMET

    TIRANË- Puna për ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash ka filluar në shkurt të këtij viti, pasi, më 27 shtator të vitit 2006, Kryeministri Berisha hodhi firmën e tij në Vendimin Nr. 651 të Këshillit të Ministrave, me anë të të cilit u krye “Miratimi i projekt-kontratës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe shoqërisë së përbashkët “Bechtel International, Inc.-ENKA”, për ndërtimin me ritme të përshpejtuara të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, të autostradës Durrës-Kukës-Morinë”. Projekti, me një kosto 418 milionë euro, përfshin ndërtimin e një autostrade me 4 korsi, me gjatësi 57 kilometra, me një tunel 6 km të gjatë, i cili duhet të jetë, në përfundim, një nga tunelet më të gjatë në rajonin e Ballkanit. Kontrata prej rreth 170 faqesh, mes Qeverisë Shqiptare, përfaqësuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe konsorciumit “Bechtel-ENKA”, u nënshkrua më 15 shtator të vitit të kaluar.

    • gene
    • Posted September 11, 2007 at 11:18 AM
    • Permalink

    Basha, i pandehur për Rrëshen-Kalimash

    Flamur Vezaj
    11-09-2007

    Kryeministri Berisha dhe Lulezim Basha ne perurimin e punimeve

    Prokuroria e Tiranës e ka cilësuar ministrin Lulzim Basha përgjegjësin kryesor për shkeljet në rrugën Rrëshen-Kalimash

    Prokuroria e Tiranës: Të nisin procedurat për heqjen e imunitetit. Basha hrefuzoi 2-fletë-thirrje të akuzës

    TIRANË- Kreu i diplomacisë shqiptare, Lulzim Basha, është “de facto” i pandehur për abuzimet në rrugën Rrëshen-Kalimash, megjithëse juridikisht nuk cënohet ende prej imunitetit parlamentar. Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar dje në Prokurorinë e Përgjithshme dosjen me shpërdorimet marramendëse në këtë segment rrugor, duke i kërkuar njëherazi kreut të akuzës të bëjë gati kërkesën për heqjen e imunitetit të Bashës dhe dërgimin e tij para përgjegjësisë penale me akuzën e “shpërdorimit të detyrës, në bashkëpunim”. “Shekulli” ka siguruar një kopje të dosjes VIP, për të cilën Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë, megjithëse ka konstatuar si përgjegjës kryesor të 191 milionë eurove dëm ekonomik ish-ministrin e Transporteve, Lulzim Basha.

    ***

    Sipas dosjes hetimore, ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, është thirrur dy herë në prokurori për të dëshmuar në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen. Por ai jo vetëm që nuk është treguar i gatshëm, por ka penguar hetimin duke hrefuzuar të dëshmojë.“Ministri Lulzim Basha është thirrur dy herë të dëshmojë, por është shmangur me pretendimin se është shumë i zënë me punë”,-thuhet në dosjen e mësipërme.Ndërkohë, është treguar i gatshëm të bëjë kallëzim penal për shpifje, ndaj ish-drejtorit të Planifikimit të Territorit në Ministrinë e Punëve Publike, Arben Meçe, i cili denoncoi skandalin e ministrisë gjatë një interviste të dhënë në gazetën “Shekulli” kohë më parë,intervistë e cila i detyroi hetuesit të fillojnë çështjen penale. “Prokuroria ka thirrur për t’u paraqitur shtetasin Lulzim Basha me datë 29 maj 2007, në orën 14:00 për të dhënë deklarim për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash, si dhe për t’u pyetur në lidhje me kallëzimin e bërë nga ana e tij ndaj Meçes. Nëpërmjet sekretares së tij ka njoftuar organin e procedurës, nëpërmjet telefonit, se do të paraqitet në një datë tjetër për shkak të impenjimeve të punës së tij. Ky shtetas nuk ka marrë në telefon, edhe pse ka kaluar një javë nga thirrja në prokurori. Nga ana jonë në adresë të tij është dërguar një fletë- thirrje e dytë, por Lulzim Basha ka njoftuar po me telefon nëpërmjet sekretares se do të paraqitet në një datë tjetër për shkak të impenjimeve të punës së ministër i Jashtëm. Ka kaluar një kohë e gjatë dhe ky shtetas nuk ka marrë në telefon për t’u paraqitur për të dhënë dëshminë e tij”,-pohojnë prokurorët e çështjes.

    ***

    Prokuroria e Tiranës ka arritur në përfundimin se ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, duhet të hetohet, pasi rezulton si personi që ka iniciuar kryerjen e procedurave të tenderit dhe më pas miratimin e kontratës për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. “Aktualisht, Lulzim Basha është deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe sipas nenit 141 të Kushtetutës, për hetimin e deputetëve juridiksionin fillestar e ka Gjykata e Lartë. Prokuroria e Përgjithshme ushtron funksionet e prokurorit pranë Gjykatës së Lartë dhe është kjo prokurori kompetente që të hetojë ministrat, deputetet etj”,-thuhet në pjesën e fundit të dosjes. Në këto kushte, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi të shpallë moskompetencën lëndore dhe aktet ia kaloi gjatë paradites së djeshme Prokurorisë së Përgjithshme, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

    AKUZAT

    Të akuzuarit VIP, për 20 shkelje

    TIRANË- Sipas hetimeve të deritanishme ka rezultuar se katër të pandehurit e kësaj dosjeje, Lulzim Basha, Armand Teliti, Andi Toma dhe drejtoresha e Përgjithshme e Rrugëve, Lejla Saraci, kanë kryer mëse 20 shkelje të rënda ligjore për të cilat pritet të japin llogari para gjykatës. Akuza zyrtare e ngritur për ta është ajo e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim. Megjithatë, Prokuroria e Tiranës ka lehtësuar disi Saraçin, pasi ajo vetëm sa ka zbatuar vendimet e Këshillit të Ministrave. “Dëmi i shkaktuar, i llogaritur në terma konkretë, vetëm për përfitimin në dëm të shtetit shqiptar nga manovrimi me çmimet për njësi, sipas aktit të ekspertimit teknik–vlerësues, kap shifrën 191.860.492 euro”,-thuhet në dosjen e Prokurorisë së Tiranës.Dëm aktual i shtetit shqiptar është edhe lëvrimi i një shume mbi 100 milionë euro nga buxheti i shtetit shqiptar në kundërshtim me ligjin. F.V

    KOMPANITË

    “Bechtel-Enka”, dëshmia në prokurori

    TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje edhe përfaqësuesit e shoqërisë “Bechtel- Enka”, në prani të përkthyesit George R.Alsop dhe Ozger Inal, të cilët kanë shpjeguar se kanë si përfaqësues të tyre ligjor “Kalo&Associates”. Ata kanë paraqitur një dokument ku pasqyrojnë mjetet monetare të marra prej tyre nga buxheti i shtetit, të cilat sipas kursit valutor shkojnë në 103.101.242 euro.

    Përfaqësuesit e kompanive deklaruan se kanë vënë si letër- kredi në favor të Ministrisë së Transporteve shumën prej 69.284.284,300 euro. Nga deklarimi i tyre del se pagesat e bëra janë përdorur për mobilizimin e personelit, ndërtimin e kantiereve, pagesat për sigurimet, letër- kredite bankare. “Në lidhje me çmimet për njësi, të dy këta shtetas thonë se njësitë e vogla matëse dhe çmimet fikse për çdo njësi janë paraqitur nga BEJV në tender dhe janë pranuar nga Ecorys- Group (konsulente e Drejtorisë së Rrugëve). Megjithatë, kanë shtuar se këto çmime shërbejnë për të arritur tek projekti përfundimtar. F.V

    shekulli

    • gene
    • Posted September 11, 2007 at 11:23 AM
    • Permalink

    Rrëshen-Kalimash, qeveria miratoi 4 vendime të paligjshme

    Flamur Vezaj
    11-09-2007

    shekulli.com.al

    Këshilli i Ministrave miratoi vendimet për rrugën, megjithëse u kontestuan nga Financat, Drejtësia e APP

    TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar 4 vendime të paligjshme gjatë vitit 2006, për segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash. Sipas dosjes së hetuar nga Prokuroria e Tiranës, VKM-të me numër 460, 481, 526 dhe 651 kanë “legjitimuar” të gjitha shkeljet ligjore të bëra në këtë segment rrugor, duke i shkaktuar pasoja të rënda financiare buxhetit të shtetit. Madje, në qeveri nuk janë marrë parasysh vërejtjet e bëra nga Ministria e Financave, ajo e Drejtësisë dhe Agjencia e Prokurimeve Publike, përballë së cilave duket se kanë dalë fituese relacionet e ministrit Lulzim Basha. VKM-ja me numër 460 ka lejuar drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve që të bëjë procedurat për prokurim të drejtpërdrejtëme konsorciumin Ecorys Group për shërbim konsulence. Për këtë vendim, Ministria e Financave i drejtohet Ministrisë së Transporteve se projektvendimi nuk plotëson kriteret ligjore. Ndërsa APP në relacionin e saj pohon se projektvendimit i mungon llogaritja e fondit limit, arsyet e përzgjedhjes së këtij konsorciumi dhe dokumentacioni i tij. Ecorys- Group është përzgjedhur nga një listë prej 5 kompanish konsulente, të sugjeruara nga ekspertë të Bankës Botërore. Grupi hetimor ka konstatuar që nuk është lejuar konkurrimi mes këtyre kompanive, por është zgjedhur Ecorys- Group në mënyrë të njëanshme. “Pra caktimi i Ecorys- Group pa tender, me prokurim të drejtpërdrejtë përbën një shkelje të ligjit për prokurimet publike dhe tregon mjaf qartë se kjo kompani ka qenë e preferuar nga M.P.P.T.T”,-thuhet në dosjen e Prokurorisë së Tiranës.

    ***

    “Gjatë diskutimit në Këshillin e Ministrave të vendimin nr.481, datë 14.06.2006, përfaqësuesi i Ministrisë së Ekonomisë, zv.ministri Gjergj Bojaxhi ka kundërshtuar miratimin e këtij vendimi dhe ka bërë debat me ministrin Lulzim Basha dhe kryeministrin. Ky fakt konfirmohet nga protokolli i mbajtur në Këshillin e Ministrave, por nuk na është vënë në dispozicion nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave”,-thuhet në dosjen e prokurorisë. Për këtë vendim, ministri Basha ka relatuar para anëtarëve të tjerë të qeverisë, duke pohuar se segmenti Rrëshen-Kalimash është rreth 60 km, ku ndodhet edhe tuneli 5-6 km. Sipas tij, vlera e investimit në këtë segment pritej të ishte nga 400 deri në 600 milionë USD. Megjithatë, ai ka shtuar se shoqëria projektuese do të kontraktohej një muaj më pas dhe projekti i detajuar do të përfundonte në prill 2007( ende nuk ka një projekt përfundimtar). Megjithë parashikimet e ish-ministrit të Transporteve, vlera e rrugës deri më tani shkon mbi 600 milionë euro.Sipas prokurorisë, Basha në momentin e paraqitjes së relacionit e ka ditur se rruga Rrëshen – Kalimash nuk ka projekt perfundimtar, oponencë teknike, leje mjedisore, fond limit etj, por përsëri ka vazhduar me paraqitjen dhe me pas miratimin e një akti të paligjshëm dhe me pasoja të rënda për ekonominë e vendit.

    ***

    Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 526 është paraprirë nga një tjetër relacion i Lulzim Bashës. Ky i fundit ka pohuar asokohe se konsulenti Ecorys-Group ka propozuar që komisioni i vlerësimit të ofertave të përbëhej nga 4 specialistë të huaj dhe 1 vendas. Gjatë zhvillimit të tenderit, anëtari shqiptar Niko Naska ka dhënë dorëheqjen, por përsëri komisioni ka vazhduar punën e tij me 4 vetë, të gjithë të huaj. Ministri Basha ka qenë në dijeni të faktit të dorëheqjes së Niko Naskës nga tenderi, pasi ky i fundit ia kishte dorëzuar personalisht ministrit dorëheqjen, e megjithatë, ky fakt nuk është bërë me dije në Këshillin e Ministrave. Një tjetër VKM fort e debatueshme ka qenë ajo me nr.651: “për miratimin e projekt-kontratës nëpërmjet qeverisë shqiptare dhe shoqërisë së përbashkët “Bechtel Internacional, Inc-ENKA”. Ministria e Financave i ka rekomanduar Këshillit të Ministrave që “vlera e paradhënies duhet të jetë jo më shumë sesa vlera e garancisë së kontratës”, si dhe ka kërkuar rishikimin e shumës së pagesës paraprake, e cila duhej të përbënte 9.5 % të kostos se planifikuar të shpenzimit për këtë segment. Ky propozim nuk është marrë parasysh, por janë dhënë me një dorë rreth 100milionë euro nga buxheti i shtetit në favor të shoqërisë “Bechtel- Enka

    • gene
    • Posted September 11, 2007 at 11:23 AM
    • Permalink

    J.Llupo
    Shekulli

    TIRANË- Një kontratë e hetuar për abuzime të shumta, një tender i kontestuar që në krye të herës dhe çmime dyfish më të larta nga sa ofron tregu vendas. Rruga Kalimash- Morinë u ka kushtuar deri më sot mjaft shtrenjtë shqiptarëve, ndërkohë që vazhdon “të thithë” pjesën më të madhe parave që buxheti i shtetit ka planifikuar për investime. Analiza e çmimeve të aplikuara për këtë segment të rrugës Durrës-Morinë i ka çuar specialistët e kësaj fushe drejt zbulimit të një dëmi marramendës ekonomik, që kap thuajse gjysmën e shifrës që do të nevojitej realisht për ndërtimin e rrugës.

    Sipas analizës së botuar një ditë më parë në “Shekulli” e të vijuar sot, në investimin prej rreth 418 milionë eurosh, rreth 191 milionë euro rezulton të jetë abuzimi ekonomik, për shkak të çmimeve tejet të larta që po aplikohen në ndërtimin e këtij segmenti rrugor. *** Specialistë të fushës së ndërtimit kanë pohuar se volumet e paraqitura janë të pabazuara, pasi mungon projekti përkatës. Duke munguar projekti, këta specialistë kanë bërë një analizë të çmimeve që po aplikohen për ndërtimin e rrugës, krahasuar me çmimet sipas manualeve që janë aktualisht në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Sipas këtij raporti, zërat e punimeve me çmimet për njësi nuk përkojnë me analizat e manualeve shqiptare.

    Specialistët pohojnë se pagesa e infrastrukturës së rrugës ngasipërmarrësi është vlerësuar me 10 % të vlerës së përgjithshme, në një kohë që në praktikën shqiptare, kjo masë vlerësohet me 2.1 të vlerës sëpërgjithshme. Nga ana tjetër, vlerësimi i çmimeve të betoneve është afërsisht 2 herë më i lartë se çmimet e përdorura në betonime nga firmat shqiptare. Ndërkohë, të njëjtat punime përsëriten në emërtime të ndryshme, duke shtuar kësisoj zërat e shpenzimeve në buxhetin e përgjithshëm të rrugës apo ka raste, si psh. elementët e forcimit të tuneleve, ku nuk detajohen fare përmasat e tyre, ç’ka lë një tjetër hapësirë për abuzime financiare.

    Një tjetër shkelje e zbuluar prej specialistëve të fushës është edhe mungesa e pasqyrimit të t.v.sh-së prej 20%, si element i domosdoshëm, i vendosur nga ana e ligjit tatimor të Republikës së Shqipërisë. Të gjitha këto shkelje të konstatuara si dhe një aritmetikë e thjeshtë për çmimet e aplikuara për ndërtimin e rrugës Kalimash- Morinë dhe çmimet që janë aktualisht në tregun vendas bën që kostoja reale të ishte 226. 473.494 euro, ndërkohë që qeveria shqiptare ka paguar 418.333.986 euro, deri në momentin kur ka filluar studimi. Analiza e mësipërme nxjerr si dëm ekonomik 191.860.492 euro, shumë kjo që është e përafërt me koston e këtij segmenti rrugor.

    • gene
    • Posted September 11, 2007 at 11:26 AM
    • Permalink

    Durrës – Kukës, rruga e korrupsionit patriotik

    Rruga Durrës – Kukës rikthehet në qendër të vëmendjes për aspektin e errët të saj. Partia Socialiste ka zgjedhur implikimin e segmenteve të qeverisë në afera korruptive lidhur me këtë vepër publike për të promovuar nisjen e sesionit të ri parlamentar dhe politik në vend. Përqendrimi i akuzës politike, i cili kësaj radhe vjen me fakte konkrete që diktojnë nisjen e hetimit penal, ka synuar zbatimin e procedurave të licencimit të shoqërisë që kryen punimet, i cili, sipas PS-së, fsheh hije të një manipulimi financiar. Zëdhënësja e saj, Mimi Kodheli, ka renditur disa fakte të cilat, sipas saj, vërtetojnë se trumbetimi si sukses i nisjes së punimeve është vetëm një perde propagandistike, pas së cilës hapet një gropë e zezë korrupsioni. Për më shumë, licencimi në fjalë ka provokuar fërkime edhe brenda vetë institucioneve shtetërore, dy prej të cilave Ministria e Financave dhe Agjencia e Prokurimit Publik nuk e kanë “ratifikuar” lejen për akordimin e së drejtës së punimeve kompanisë që i kryen ato aktualisht. “Shoqëria ‘Ecorys Group’ është përzgjedhur për të përgatitur procedurat e tenderit të rrugës Rrëshen-Kalimash. Koncepti që një shoqëri private të përzgjidhet për të përgatitur dokumentet e tenderit nuk parashikohet në asnjë pikë të legjislacionit shqiptar. Shoqëria ‘Ecorys Group’ është përzgjedhur nga ana e Ministrisë së Transporteve nga një listë shoqërish, pa u kryer procedurë konkurrimi, por me prokurim të drejtpërdrejtë”, – akuzoi Kodheli. Nën suportin mediatik që i dha qeverisë leja e FMN-së, e cila lejoi marrjen e një kredie tregtare për financimin e rrugës si pasojë e stabilitetit financiar, duket se është vijuar me procedurën e paraplanifikuar. Sipas saj, vetë kërkesa për vlerësimin teorik të kontratës për kompanitë që do të konkurronin publikohej një muaj pasi punimet kishin filluar. “Pavarësisht kundërshtimeve dhe shkeljeve ligjore me VKM nr. 460, dt. 10.07.2007, qeveria ka autorizuar lidhjen e kontratës me prokurim të drejtpërdrejtë me shoqërinë “Ecorys Group”. Me VKM-në 481, dt. 14.06.2007, pra rreth një muaj para se të caktohej shoqëria e mësipërme, në pikën 3 të këtij vendimi parashikohet që kandidatët e interesuar për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash, me ritme të përshpejtuara do të klasifikohen sipas nivelit të kualifikimit për karakteristikat e projektit. Në rastin e VKM-së 460 kemi një mashtrim të KM-së duke autorizuar lidhjen e kontratës me një shoqëri që kishte një muaj që kishte filluar punën”, – theksoi ajo.

    10 Shtator 2007

    • gene
    • Posted September 12, 2007 at 10:38 AM
    • Permalink

    Bojaxhi, replika me Bashën e Berishën

    Flamur Vezaj
    12-09-2007

    E-mail Print
    Komentet Komenti juaj + –

    Ish-zv.ministri i Ekonomisë, Gjergj Bojaxhi, ka pohuar në prokurori se u qëndron thënieve në mbledhjen e qeverisë

    Prokuroria ka marrë në pyetje 12 dëshmitarë për procedurat e rrugës Rrëshen-Kalimash

    TIRANË- Sektori i Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Tiranës, gjatë hetimeve 185 ditore mbi skandalin e ndërtimit të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash ka marrë në pyetje 12 persona, duke mos përfshirë këtu denoncuesin e këtij skandali, ish-drejtorin e Planifikimit të Territorit në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Arben Meçe. Sipas dosjes 41- faqëshe që gazeta disponon, fletë-thirrjeve të organit të akuzës u janë përgjigjur të pandehurit Andi Toma e Lejla Saraçi, duke vazhduar me personat që kanë dijeni për shkeljet. Ylli Gjoni, i emëruar gojarisht prej ministrit Basha si personi i kontaktit, ish-zv.ministri i Ekonomisë, Gjergji Bojaxhi, anëtari shqiptar në tender, Niko Naska si dhe ekspertët e caktuar për të bërë oponencën teknike, Sokol Allaraj, Arben Kasoruho, Piro Bedo, Nustret Nela dhe Celesina Dobro kanë dëshmuar në prokurori mbi dosjen “Rrëshen-Kalimash”.

    ***

    Ish zv.ministri i Ekonomisë, Gjergj Bojaxhi, duket se ka qenë edhe oponenti më i ashpër i ministrit Basha në një mbledhje qeverie, gjatë së cilës u miratua një vendim për të cilin organi i akuzës është shprehur se është i paligjshëm. Gjatë kësaj mbledhjeje të mbajtur vitin e kaluar, Bojaxhi ka debatuar me Bashën dhe Berishën për vendin që do të zinte investimi i rrugës Rrëshen-Kalimash në buxhetin e shtetit. Prokuroria ka thërritur për të dëshmuar Bojaxhiun, i cili ka pohuar prokurorëve të çështjes se i qëndron thënieve të tij në mbledhjen e qeverisë. Mësohet se procesverbali i kësaj mbledhjeje të qeverisë së datës 23.08.2006 është protokolluar pranë kryeministrisë dhe nuk i është vënë në dispozicion tëhetimit nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Gjergji Lezhja. Ndërkohë, anëtari i tenderit ndërkombëtar, Niko Naska, ka pohuar në prokurori se është dorëhequr pasi nuk njihte gjuhën angleze. I pyetur nëse ministri Basha ishte në dijeni të dorëheqjes së tij, Naska ka pohuar se dorëheqjen ia kishte dorëzuar në dorë ministrit.

    ***

    Dëshmitarë të rëndësishëm për akuzën kanë qenë edhe drejtoresha e përgjithshme e Rrugëve,Lejla Saraçi, e cilaka theksuar se ka zbatuar vetëm vendimet e Këshillit të Ministrave, pasi ato kanë kaluar të gjitha fazat dhe janë miratuar në qeveri, duke sqaruar se nuk është angazhuar në procedurat e këtyre VKM-ve. Ajo ka sqaruar se nga ana Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve ka qenë vetëm inxhinieri Ylli Gjoni, drejtori i drejtorisë së mirëmbajtjes, i cili ka qenë i emëruar me gojë nga ministri Basha për të qenë person kontakti si përfaqësues i DPR-së për këtë projekt investimi”,-ka thënë ajo. Edhe ky i fundit ka bërë përgjegjës në prokurori Ministrinë e Punëve Publike për inicimin e VKM-ve. Drejtori i Drejtorisë Juridike në kohën e lidhjes së kontratës, Andi Toma, ka pohuar në prokurori se: “gjithçka është përpiluar si projekt–vendim i propozuar nga M.P.P.T.T, i cili ka kaluar në filtrin e qeverisë ku edhe është miratuar me vendimet përkatëse”. Ndërkohë, gjatë dhënies së dëshmisë, të pandehurit Andi Toma nuk i kujtohet nëse ka firmosur apo jo në kontratë.

    Ministria e Ekonomisë, ajo e Drejtësisë dhe APP kontestuan projektin e Bashës

    Rrëshen-Kalimash, projekti

    u kundërshtua nga 3 institucione

    TIRANË- Nga hetimet e Sektorit të Krimit Ekonomik në prokurorinë e kryeqytetit evidentohen edhe institucionet që kanë kundërshtuar procedurat e ndjekura nga kryeministri ish- ministri i Transporteve, Lulzim Basha. Sipas dosjes, mësohet se kundër mënyrës së fillimit të tenderimit dhe vijueshmërisë së këtij projekti, janë vënë në dukje shkeljet nga dy ministrat e kësaj qeverie, Ridvan Bode, ministër i Ekonomisë dhe Ilir Rusmali, ministër i Drejtësisë. Të njëjtin rol kontestues ka mbajtur edhe Agjencia e Prokurimit Publik. “Siç shihet mjaft qartë në shkresat e dorëzuara pranë qeverisë në lidhje me mendimet e mënyrës së tenderimit, prokurimeve etj, ka qenë Ministria e Financës, Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia e Prokurimit Publik të cilat kanë pasur vërejtjet e tyre në vendimet nr.460 dhe 651 të vitit 2006, propozime këto të cilat nuk janë marrë fare në konsideratë nga M.P.P.T.T.”,-thuhet në dosjen e prokurorisë së kryeqytet. Drejtuesit Agjencisë së Prokurimit Publik, gjatë mbledhjes së qeverisë janë shprehur kundër prokurimit të drejtpërdrejtë dhe kanë kërkuar sqarime nga M.P.P.T.T përarsyet se pse është përzgjedhur shoqëria “Ecorys Group”. “Edhe një herë ju sqarojmë se në materialin tuaj mungojnë: relacioni i hollësishëm i përgatitjes së fondit limit, në të cilin duhet të trajtohen ofertat e dhëna nga disa kompani prestigjoze të fushës së prokurimit; arsyet e përzgjedhjes së këtij konsorciumi nga kompanitë e tjera të cilat kanë dhënë ofertat e tyre si dhe dokumentacioni ligjor i këtij konsorciumi mungon”,-thuhet në shkresën që Agjencia e Prokurimit Publik i ka drejtuar Ministrisë së Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit. F.Vezaj

    PARADOKSI

    Kontrata me “Bechtel&

    Enka”, sipas ligjit anglez

    TIRANË- Kontrata e përpiluar dhe më pas e nënshkruar ngaministri Lulzim Basha, zv.ministri Armand Teliti dhe drejtori Juridik, Andi Toma me përfaqësuesit e shoqërisë “Bechtel & Enka” është bërë në bazë të ligjeve angleze dhe jo shqiptare. Për organin e akuzës, kjo kontratë përbën shkelje dhe kundërshtim me rendin shtetëror dhe shoqëror të Republikës së Shqipërisë. “Lidhja e kontratës dhe zbatimi i kontratës pa projekt zbatim, pa supervizor, kufizimi i përgjegjësisë civile për sipërmarrësin (deri në 10 % të vlerës së kontratës), kufizimi i përgjegjësitë nga taksat dhe tatimet, mospajisja me leje mjedisore, mungesa e oponencës teknike, dhënia e mjeteve monetare mbi 10 % të vlerës së objektit, etj, nuk mund të justifikohen me zbatimin e ligjit të huaj anglez që përmend kontrata”,-thuhet në dosje. Duke bazuar këto në legjislacionin shqiptar të parashikuar në nenin 26 (klauzola e rendit publik), të ligjit nr.3920 datë 21.11.1964 “Për gëzimin e të drejtave civile nga të huajt dhe zbatimin e ligjit të huaj”, ligj i cili është aktualisht në fuqi në territorin e Republikës së Shqipërisë, parashikohet se: në asnjë rast nuk mund të zbatohen dhe të kenë efekt në territorin e Republikës së Shqipërisë ligjet ose dispozitat e tjera të një shteti të huaj si dhe kushtet e vëna në kontratat e palëve, kur këto janë në kundërshtim me rendin shtetëror dhe shoqëror të Republikës së Shqipërisë. F.Vezaj

    SHKELJET

    Projekti ende i papërfunduar

    Oponenca teknike

    Supervizioni i munguar

    Fondi limit, i papërcaktuar

    Paradhënia, më e madhe se ç’parashikon ligji

    Ligji i zbatimit të kontratës

    Gjuha e përdorur në dokumentat e tenderit

    Çmimi për njësi i parashikuar në kontratë

    Kufizimi i përgjegjësisë për sipërmarrësin

    Procedura e prokurimit

    Leja e mjedisit

    Leja gjeologjike

    Paligjshmëria e V.K.M.-ve nr.460, 481, 526 dhe 651 të vitit 2006,

    Mungesa e anëtarit shqiptar në komisionin vlerësues në tender

    Kufizimi i sipërmarrësit nga detyrimet tatimore

    Çmimet për njësi më të larta se çmimi i tregut shqiptar

    Relacionet e mbajtura nga ministri M.P.T.T. para Këshillit të Ministrave

    Inicimi i procedurës për në M.P.P.T.T. për

    nxjerrjen e vendimeve nr.460, 481, 526 dhe 651 të vitit 2006

    http://www.shekulli.com.al

    • gene
    • Posted September 12, 2007 at 10:41 AM
    • Permalink

    Shqip

    Dosja ne duart e Sollakut. Brenda 30 diteve do te percaktohet nese ish ministri i Transporteve ka pergjegjesi

    Ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, aktualisht ministër i Jashtëm, zyrtarisht është person nën hetim, në lidhje me procedurat e tenderit të rrugës Durrës-Kukës-Morinë. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë akuzës qendrore, sipas të cilës dje kanë mbërritur materialet dhe provat e para nga Prokuroria e Tiranës. Bëhet fjalë për procedurat e tenderit, ku dyshohet se ka abuzime, të cilat janë firmosur nga Basha. Hetuesit thanë se në harkun kohor prej 30 ditësh do të verifikojnë materialet kallëzuese dhe më pas do të vendosin nëse do të fillojnë apo jo procedim penal ndaj ish-ministrit të Transporteve. Nëse konstatohen elemente të veprës penale, atëherë Prokuroria e Përgjithshme, nëpërmjet një kërkese do t‘i drejtohet Parlamentit për heqjen e imunitetit të deputetit Lulzim Basha. Burimet thanë se nga verifikimet e para për procedurat e tenderit të rrugës në fjalë ka abuzime. Janë pikërisht zyrtarët e lartë të akuzuar dhe dyshuar.

    Hetimet e “Sollakut”

    Krahas verifikimit të përgjegjësisë së ish-ministrit të Transporteve, Lulzim Basha, Prokuroria e Përgjithshme do të hetojë edhe rolin e anëtarëve të tjerë të qeverisë “Berisha”. Këta të fundit kanë dhënë “OK” për lëvrimin e milionave eurove për rrugën Durrës-Kukës, megjithëse nuk kishte një projekt. Akuza tha se do t‘i kërkojë qeverisë dokumente dhe vendimin për ndërtimin e rrugës, ku dyshohet se abuzimet janë rreth 200 milionë euro. Nga ana tjetër, hetuesit thanë se nëse gjatë verifikimeve do të rezultojnë të implikuar zyrtarë me imunitet, atëherë do t‘i drejtohen Parlamentit për heqjen e imunitetit. Një problem për hetuesit mbetet bashkëpunimi me qeverinë dhe ministritë përkatëse, pasi disa prej tyre nuk i kanë mundësuar organit të akuzës dokumentet e tenderit. Ndërkohë, burimet nga Prokuroria e Tiranës shprehen se nga dokumentacioni i sekuestruar për tenderin e rrugës ka elemente të veprës penale, ndërsa janë marrë të pandehur personat e parë. Bëhet fjalë për ish-zëvendësministrin Armand Teliti, Andi Toma dhe Lejla Saraçi.

    Abuzimet e tenderit

    Një nga shkeljet në procedurat e tenderit, është gjuha me të cilën është hartuar dokumentacioni. Hetimet evidentuan se firmat janë shpallur fituese pa një projekt dhe për rrjedhojë, edhe pa një shifër konkrete të vlerës së investimit që do të kryhej. Qeveria shqiptare i ka lëvruar firmave në fjalë rreth 27 për qind të shumës fillestare prej 418 milionë eurosh që u parashikua për ndërtim, në një kohë kur ligji i prokurimeve publike thotë qartë se nuk duhet paguar mbi 10 për qind të shumës si parapagim. Instancat shtetërore madje kanë pranuar fillimin e punimeve, ndërkohë që firmat ndërtuese të rrugës nuk kishin paguar garancinë e kontratës. Një nga habitë me të cilat është hasur organi i akuzës është edhe rritja e financimit për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash nga 418 në 700 milionë euro.

    Zgjerohet skandali i rrugëve. Abuzime në aksin Tiranë-Durrës

    Zgjerohet skandali i ndërtimit të rrugëve. Prokuroria e Tiranës konstaton se të njëjtat parregullsi në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës ka edhe autostradën Tiranë-Durrës. Bëhet fjalë për rrugën anësore, e ndërtuar muajt e fundit. Burimet thanë se fondi i akorduar nga Ministria e Transporteve është akorduar pa një projekt fillestar. Ndërkohë, hetues të Prokurorisë së Tiranës kanë sekuestruar dokumentet e para në ministri. Materialet po verifikohen nga organi i akuzës. Gjithashtu, grupi hetimor po verifikon edhe personat përgjegjës, të cilët dyshohet se janë zyrtarët e lartë të Ministrisë së Transporteve në momentin që janë kryer procedurat e tenderit. Akuza tha se ish-zv/ministri Armand Teliti, si dhe dy zyrtarët e tjerë të Drejtorisë së Rrugëve, Andi Toma dhe Lejla Saraçi, janë personat e parë përgjegjës. Ata janë marrë të pandehur për procedurat e tenderit dhe ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës, ndërsa për të njëjta veprime akuzohen edhe për ndërtimin e rrugës dytësore në autostradën Tiranë-Durrës. Ndërkaq, i dyshuar për abuzime është edhe ish-ministri Lulëzim Basha, për të cilin Prokuroria e Përgjithshme tha se ka filluar një hetim dhe në ditët në vazhdim do të vendosë për marrjen ose jo të pandehur të tij. Ministri i Jashtëm pritet që të japë shpjegime në organin e akuzës gjatë muajit në vijim, për të sqaruar pozicionin e tij në ndërtimin e dy akseve kombëtare të rrugëve, për të cilat akuza thotë se ka abuzime.

    Nën hetim shefi i urbanistikës në bashki

    Prokuroria e Tiranës ka filluar procedimin penal për shefin e Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës. Dritan Agolli u denoncua nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) për abuzime me detyrën. Prokuroria tha se nga verifikimet e materialeve kallëzuese ka rezultuar se bëhej fjalë për një abuzim. Gjithsesi, në ditët në vazhdim do të verifikohet edhe shifra e saktë e këtij abuzimi. Në raportin e KLSH-së thuhet se, gjatë kontrollit janë evidentuar mjaft të meta dhe mangësi në drejtim të zbatimit të legjislacionit e të administrimit të pronës, si dhe të fondeve publike. Sipas saj, bashkia ka dhënë një shpërblim me një vlerë prej 2.972.898 lekësh për anëtarët e këshillit bashkiak, megjithëse këto janë vendime pa ndonjë bazë ligjore dhe në kundërshtim me ligjin. Një shkelje tjetër e konstatuar nga kontrollet e KLSH-së është mosderdhja e detyrimit në shumën 442.266 lekë dhe 428 USD nga ndërmarrjet në varësi të bashkisë, si detyrim prej 10 % të vlerës së arkëtuar nga dhënia me qira e objekteve në vitet 2005 dhe 2006. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se ka shkelje me fondet publike. Raporti thotë se, si pasojë e kryerjes së veprimtarive nga anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave llogaritet një dëm me një vlerë prej 9.589.017 lekësh.

    • gene
    • Posted September 12, 2007 at 10:41 AM
    • Permalink

    Shekulli

    Prokuroria e Tiranës: Të nisin procedurat për heqjen e imunitetit. Basha rrefuzoi 2-fletë-thirrje të akuzës

    TIRANË- Kreu i diplomacisë shqiptare, Lulzim Basha, është “de facto” i pandehur për abuzimet në rrugën Rrëshen-Kalimash, megjithëse juridikisht nuk cënohet ende prej imunitetit parlamentar. Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar dje në Prokurorinë e Përgjithshme dosjen me shpërdorimet marramendëse në këtë segment rrugor, duke i kërkuar njëherazi kreut të akuzës të bëjë gati kërkesën për heqjen e imunitetit të Bashës dhe dërgimin e tij para përgjegjësisë penale me akuzën e “shpërdorimit të detyrës, në bashkëpunim”. “Shekulli” ka siguruar një kopje të dosjes VIP, për të cilën Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë, megjithëse ka konstatuar si përgjegjës kryesor të 191 milionë eurove dëm ekonomik ish-ministrin e Transporteve, Lulzim Basha.

    ***

    Sipas dosjes hetimore, ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, është thirrur dy herë në prokurori për të dëshmuar në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen. Por ai jo vetëm që nuk është treguar i gatshëm, por ka penguar hetimin duke hrefuzuar të dëshmojë.“Ministri Lulzim Basha është thirrur dy herë të dëshmojë, por është shmangur me pretendimin se është shumë i zënë me punë”,-thuhet në dosjen e mësipërme.Ndërkohë, është treguar i gatshëm të bëjë kallëzim penal për shpifje, ndaj ish-drejtorit të Planifikimit të Territorit në Ministrinë e Punëve Publike, Arben Meçe, i cili denoncoi skandalin e ministrisë gjatë një interviste të dhënë në gazetën “Shekulli” kohë më parë,intervistë e cila i detyroi hetuesit të fillojnë çështjen penale. “Prokuroria ka thirrur për t’u paraqitur shtetasin Lulzim Basha me datë 29 maj 2007, në orën 14:00 për të dhënë deklarim për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash, si dhe për t’u pyetur në lidhje me kallëzimin e bërë nga ana e tij ndaj Meçes. Nëpërmjet sekretares së tij ka njoftuar organin e procedurës, nëpërmjet telefonit, se do të paraqitet në një datë tjetër për shkak të impenjimeve të punës së tij. Ky shtetas nuk ka marrë në telefon, edhe pse ka kaluar një javë nga thirrja në prokurori. Nga ana jonë në adresë të tij është dërguar një fletë- thirrje e dytë, por Lulzim Basha ka njoftuar po me telefon nëpërmjet sekretares se do të paraqitet në një datë tjetër për shkak të impenjimeve të punës së ministër i Jashtëm. Ka kaluar një kohë e gjatë dhe ky shtetas nuk ka marrë në telefon për t’u paraqitur për të dhënë dëshminë e tij”,-pohojnë prokurorët e çështjes.

    ***

    Prokuroria e Tiranës ka arritur në përfundimin se ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, duhet të hetohet, pasi rezulton si personi që ka iniciuar kryerjen e procedurave të tenderit dhe më pas miratimin e kontratës për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. “Aktualisht, Lulzim Basha është deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe sipas nenit 141 të Kushtetutës, për hetimin e deputetëve juridiksionin fillestar e ka Gjykata e Lartë. Prokuroria e Përgjithshme ushtron funksionet e prokurorit pranë Gjykatës së Lartë dhe është kjo prokurori kompetente që të hetojë ministrat, deputetet etj”,-thuhet në pjesën e fundit të dosjes. Në këto kushte, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi të shpallë moskompetencën lëndore dhe aktet ia kaloi gjatë paradites së djeshme Prokurorisë së Përgjithshme, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

    AKUZAT

    Të akuzuarit VIP, për 20 shkelje

    TIRANË- Sipas hetimeve të deritanishme ka rezultuar se katër të pandehurit e kësaj dosjeje, Lulzim Basha, Armand Teliti, Andi Toma dhe drejtoresha e Përgjithshme e Rrugëve, Lejla Saraci, kanë kryer mëse 20 shkelje të rënda ligjore për të cilat pritet të japin llogari para gjykatës. Akuza zyrtare e ngritur për ta është ajo e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim. Megjithatë, Prokuroria e Tiranës ka lehtësuar disi Saraçin, pasi ajo vetëm sa ka zbatuar vendimet e Këshillit të Ministrave. “Dëmi i shkaktuar, i llogaritur në terma konkretë, vetëm për përfitimin në dëm të shtetit shqiptar nga manovrimi me çmimet për njësi, sipas aktit të ekspertimit teknik–vlerësues, kap shifrën 191.860.492 euro”,-thuhet në dosjen e Prokurorisë së Tiranës.Dëm aktual i shtetit shqiptar është edhe lëvrimi i një shume mbi 100 milionë euro nga buxheti i shtetit shqiptar në kundërshtim me ligjin. F.V

    KOMPANITË

    “Bechtel-Enka”, dëshmia në prokurori

    TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje edhe përfaqësuesit e shoqërisë “Bechtel- Enka”, në prani të përkthyesit George R.Alsop dhe Ozger Inal, të cilët kanë shpjeguar se kanë si përfaqësues të tyre ligjor “Kalo&Associates”. Ata kanë paraqitur një dokument ku pasqyrojnë mjetet monetare të marra prej tyre nga buxheti i shtetit, të cilat sipas kursit valutor shkojnë në 103.101.242 euro.

    Përfaqësuesit e kompanive deklaruan se kanë vënë si letër- kredi në favor të Ministrisë së Transporteve shumën prej 69.284.284,300 euro. Nga deklarimi i tyre del se pagesat e bëra janë përdorur për mobilizimin e personelit, ndërtimin e kantiereve, pagesat për sigurimet, letër- kredite bankare. “Në lidhje me çmimet për njësi, të dy këta shtetas thonë se njësitë e vogla matëse dhe çmimet fikse për çdo njësi janë paraqitur nga BEJV në tender dhe janë pranuar nga Ecorys- Group (konsulente e Drejtorisë së Rrugëve). Megjithatë, kanë shtuar se këto çmime shërbejnë për të arritur tek projekti përfundimtar. F.V

    • gene
    • Posted September 12, 2007 at 11:00 AM
    • Permalink

    “Durrës-Kukës”, politika të bëjë mënjanë

    Mentor Kikia

    Kryeministri Berisha e humbi qetësinë ditën e hënë, ndërsa fliste në seancën e parë plenare të Kuvendit të Shqipërisë, për sesionin e vjeshtës. Pasi foli për magazinat bosh të fermerëve të domateve (ai tha se ishin bosh, ngaqë ishin shitur të tëra, por në të vërtetë ato janë bosh ngaqë sivjet ka pasur fare pak prodhim), Berisha i ngriti tonet e diskutimit, kur nisi të flasë për rrugën Durrës-Kukës, referuar një procesi që ka hapur prokuroria së fundmi për tenderin e një segmenti të këtij korridori rrugor.

    Ai tha se kjo rrugë është e një rëndësie shumë të madhe për ekonominë kombëtare, sepse lidh Shqipërinë me Kosovën dhe kalon si një shtyllë kurrizore përmes një rajoni të varfër, siç është Veriu i Shqipërisë. Në fakt, të të njëjtës mendje janë edhe ata që nuk e dinë se nga kalon kjo rrugë, pasi nuk besojmë të ketë një shqiptar të mendojë se ndërtimi i një rruge është i gabuar. Por problemi është që të gjithë ne kemi nevojë për të mësuar se si janë përdorur paratë, aq më shumë kur bëhet fjalë për ndërtimin e një rruge për të cilën kemi kontribuar të gjithë, përmes taksës së famshme të emërtuar “Taksa e rrugës Durrës-Kukës”.

    Por këtu, Kryeministri duket se e humbi pak toruan. Ai e humbi qetësinë kur foli për hetimet dhe ngriti zërin në oktavën e tij të zakonshme deri në çjerrje, duke sulmuar opozitën që e përgojuaka një punë kaq të pastër të qeverisë së tij. Por përse u mërzit Kryeministri që prokuroria hapi hetime për një tender rruge? A nuk është ai që ka dy vjet, që edhe në ditën e 1 Qershorit flet për luftë kundër korrupsionit dhe akuzon prokurorinë si të paaftë për ta bërë këtë? A nuk jemi ne të gjithë që shikojmë rrugë që prishen më shpejt nga çdo të prisheshin po të ishin shtruar me tapet e jo me asfalt? Nuk do të kishim pikën e dyshimit që në çdo tender në Shqipëri vidhet, por do të prisnim me qetësi që këtë të na e thonë organet kompetente.

    Kryeministri e ka sulmuar Kryeprokurorin Sollaku natë e ditë se nuk po heton zyrtarët e korruptuar dhe ja, kur Sollaku bëhet mbarë një herë në hënë, Berisha mërzitet keq. Mos vallë ai kishte menduar se do të ndërtojë një prokurori që të luftojë vetëm të korruptuarit e majtë? Kjo është tjetër gjë, ndërsa ajo që duhet të bëjë tashmë Berisha është të tërhiqet mënjanë dhe të qëndrojë në pritje të përfundimit të hetimeve dhe nëse ministri i tij rezulton se paratë e shumta që ka deklaruar i ka bërë edhe me ndonjë tender, veç punës në UNMIK, me qetësi të flakë nga qeveria e t‘ia dorëzojë drejtësisë për të larë borxhet me taksapaguesit shqiptarë.

    Por të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe opozita. Qëkurse prokuroria hapi hetimet, zysh Mimi del çdo ditë dhe jep mësimin e radhës të librit “Çudira nga rruga Durrës-Kukës” më shkop dhe mikrofon në dërrasën e zezë. Kjo dosje tashmë është në zyrën e prokurorit më të besuar të opozitës që nga viti ‘90 dhe selia rozë nuk ka pse të lexojë çdo ditë fletët e dosjes. Së paku, këtë punë ajo duhej ta kishte bërë fuqishëm nja një vit më parë, kur prokuroria nuk kishte hapur asnjë hetim mbi këtë çështje. Për të gjithë ata që mendojnë se prokuroria u zgjua tani nga gjumi letargjik, duhet të kujtojmë se autor i këtij denoncimi është një ish-drejtor në ministrinë e Transporteve, inxhinieri Arben Meçe, i cili gjeti guximin dhe kurajën dhe me dosjen e skandalit të dyshuar, brodhi redaksi më redaksi derisa e bëri publike.

    Për hir të vërtetës, selia rozë reflektoi disa reagime, por ato nuk patën fuqinë, që së bashku me median, të vinin në lëvizje prokurorinë. Ne nuk duam të besojmë se hetimet u hapën tani që mazhoranca e ka mundësinë teorike ta shkarkojë Prokurorin e Përgjithshëm, pasi na intereson më shumë ta përshëndesim këtë hetim për të parë më në fund në burg një zyrtar të administratës më të korruptuar në Evropë. Por pikërisht për këtë arsye, ne duhet të shqetësohemi seriozisht për politizimin e kësaj çështjeje. Të gjithë kemi nevojë të shikojmë më në fund një çështje të hetohet jashtë ndikimit të politikës, jashtë presioneve të partive.

    Nëse selia rozë ka fakte që nuk i ka prokuroria, bën mirë t‘ua dorëzojë hetuesve dhe jo të lexohen para kamerave. Do të jetë trishtuese që, nëse një ditë do të kërkohet heqja e imunitetit të ministrit Basha, qeveria të thotë se kërkesa u formulua nga Partia Socialiste apo prokuroria e Partisë Socialiste. Kjo do ta dëmtonte rëndë seriozitetin dhe paanshmërinë e një arrestimi VIP. Kjo çështje është gjithashtu një provë serioze edhe për vetë prokurorinë, e cila duhet të dëshmojë se është ndarë nga koha e disa drejtorëve, që nxirrnin dosjet natën (të paktën kështu u tha asokohe nga disa qarqe politike të së majtës) dhe ia dërgonin ish-kryeministrit Nano, me të cilat ai kërcënonte të nesërmen grupin Ruçi-Muçi-Naçi-Baçi.

    Ja pse është shumë e rëndësishme që politika duhet të qëndrojë jashtë kësaj çështjeje. Ja pse Berisha duhet të qëndrojë në zyrën e tij dhe të presë fundin e hetimeve, bashkë me Bashën, edhe pse pa buzëqeshje. Ja pse socialistët duhet të ndërpresin leximin e tekstit “Çudirat e rrugës Durrës-Kukës” dhe të shmangin çdo interpretim politik të çështjes. Një hetim krejtësisht jashtë ndikimeve politike i bën mirë vetë qeverisë, i bën mirë prokurorisë dhe opozitës. Do të ketë kohë opozita ta vjelë politikisht këtë dosje (këtë do të bënte opozita në çdo vend demokratik), nëse rri e qetë dhe kontribuon që hetimi të mos marrë ngjyrë rozë.

    shqip

    • gene
    • Posted September 12, 2007 at 4:49 PM
    • Permalink

    Prokuroria: Rrëshen-Kalimash, qeveria abuzoi me sigurinë kombëtare

    Habjon Hasani
    Mes rreshtave të dosjes që prokuroria ka hartuar për rrugën Rrëshen-Kalimash është shënjuar një akuzë shumë e rëndë në drejtim të qeverisë shqiptare. Përtej përmasave të frikshme financiare që ka arritur ky skandal, duket se qeveria ka bërë një shkelje tjetër po kaq të rëndë në rrafshin kombëtar. Prokuroria ka argumentuar se qeveria ka marrë vendimet e saj për këtë rrugë bazuar në nene dhe ligje të cilat parashikojnë ndërhyrjen vetëm në raste shumë delikate dhe emergjente, kur integriteti dhe siguria kombëtare e vendit është e kanosur. Sa më sipër del qartë se nëse këto akuza vërtetohen, atëherë qeveria shqiptare ka “inskenuar” një gjendje të jashtëzakonshme për të kaluar në mënyrë të paligjshme dhe të pakontrolluar qindra miliona euro jashtë vendit! Gjithçka lidhet me disa vendime të qeverisë, që kulmojnë në mbrëmjen e 27 nëntorit të vitit 2006, kur qeveria vendosi të ndryshojë buxhetin e shtetit. Vendimi nuk u bë asnjëherë i njohur për opinionin publik dhe taksapaguesit shqiptarë. Ai u bë i ekzekutueshëm vetëm pasi mori dhe votat në Kuvend, saktësisht në datën 18.12.2006, pra vetëm 12 ditë para se vetë viti në të cilin do të operonte ky Buxhet i Tretë të mbyllej. Me propozimin e ministrit të Financave, Ridvan Bode, Këshilli i Ministrave miraton Aktin Normativ me atribute të buxhetit të shtetit, teknikisht një Buxhet të Tretë për 2006-n. (I pari dhjetor 2005, Ligji Nr. 9464 datë 28.12.2005, i dyti Buxheti Shtesë në korrik 2006, Ligji Nr. 9601 datë 28.07.2006). Buxhet!! Por si rrallëherë, jo nëpërmjet një ligji si kërkon Kushtetuta (Neni 159, 160 i Kushtetutës), por me anë të një akti normativ, i cili mban firmën e kryeministrit Sali Berisha (datë 27.11.2006)! Akti Normativ i Këshillit të Ministrave tjetërsoi 10 nene të paketës së buxhetit të shtetit, miratuar në korrikun e vitit 2006, buxhet i cili njihej rëndom si “Buxheti Shtesë”! Kushtetuta, në nenin 101 përcakton se “Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit për marrjen e masave të përkohshme”. Ligji themeltar i Republikës së Shqipërisë kushtëzon qeverinë se në rastin e nxjerrjes së një akti normativ, ajo “duhet t’ia dërgojë atë menjëherë Kuvendit, ku ky i fundit duhet të mblidhet brenda pesë ditëve, nëse nuk është i mbledhur”. Pra Kushtetuta parashikon një emergjencë serioze, e cila i detyron deputetët t’i kthehen sallës së vendimmarrjes, edhe në rastet kur parlamenti i ka të pushuara punimet dhe që minimalisht duhej të ishte mbledhur urgjentisht deri në datën 3 dhjetor 2006 për të marrë në shqyrtim këtë akt-buxhet. Por nuk ndodhi kështu, pasi parlamenti e shqyrtoi atë 15 ditë më vonë, në datën 18 dhjetor 2006. Cila ishte ajo emergjencë që e detyroi qeverinë jo vetëm për të ndryshuar buxhetin, por edhe për t’ia fshehur opinionit publik hartimin dhe miratimin e një Buxheti të Tretë?!

    Dosja, qeveria “shpall” gjendjen e jashtëzakonshme dhe ndryshon buxhetin

    13. Paligjshmëria e VKM-ve nr. 460, 481, 526 dhe 651 të vitit 2006

    Vendimet nr. 460, 481, 526 dhe 651 të vitit 2006 kanë legjitimuar një gjendje të tillë paligjshmërie me pasoja të rënda financiare ekonomike për buxhetin e shtetit. Këto vendime nuk bazohen në Kushtetutë dhe ligje, nuk kanë asnjë bazë ligjore, janë nxjerrë në kapërcim të kompetencave ligjore që ka Këshilli i Ministrave dhe janë në kundërshtim flagrant me ligjin (absolutisht të pavlefshëm).

    Ligji Nr. 9000, datë 30.1.2003 “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE”, parashikon:

    Neni 28
    Llojet e akteve

    Llojet e akteve të institucioneve të pushtetit ekzekutiv janë:

    a) akti normativ, që është akti që nxjerr Këshilli i Ministrave në zbatim të nenit 116 të Kushtetutës;
    b) vendimi me karakter normativ, që është akti nënligjor i Këshillit të Ministrave që rregullon marrëdhënie të përcaktuara me ligj, duke vendosur rregulla të përgjithshme sjelljeje;
    c) vendimi me karakter individual, që është akti nënligjor i Këshillit të Ministrave, që rregullon një marrëdhënie konkrete, ose që u drejtohet një ose disa subjekteve, individualisht të përcaktuara, të së drejtës;
    ç) udhëzimi, që është akti nënligjor i Këshillit të Ministrave, i ministrit ose drejtuesit të institucionit qendror, në varësi të kryeministrit ose të ministrit, me karakter shpjegues, që shtjellon me hollësi të gjitha urdhërimet e ligjit ose të vendimit të Këshillit të Ministrave;
    d) urdhri, që është akti nënligjor i kryeministrit, i ministrit ose drejtuesit të institucionit qendror, në varësi të kryeministrit ose ministrit, që ka karakter të brendshëm, që mund të vendosë rregulla sjelljeje, të përgjithshme, ose mund të rregullojë një marrëdhënie konkrete.
    Në këtë rast kemi të bëjmë me akte individuale që rregullojnë një marrëdhënie juridike konkrete.
    Kodi i Procedurave Administrative parashikon:

    NENI 118

    1. Aktet nënligjore nxirren në bazë dhe për zbatim të ligjeve nga organet e parashikuara në Kushtetutë.
    2. Ligji duhet të autorizojë nxjerrjen e akteve nënligjore, të përcaktojë organin kompetent, çështjet që duhen rregulluar, si dhe parimet në bazë të të cilave nxirren këto akte.
    3. Organi i autorizuar me ligj për të nxjerrë akte nënligjore, siç specifikohet në paragrafin 2 të këtij neni, nuk mund t’ia delegojë kompetencën e tij një organi tjetër.

    Në rastin konkret asnjë ligj nuk e ka lejuar dhe autorizuar Këshillin e Ministrave që të miratojë këtë kontratë të disfavorshme për shtetin shqiptar dhe në kundërshtim të hapur me ligjin shqiptar.

    VKM-ja nr. 651 datë 27.09.2006 ka si bazë ligjore nenin 100 të Kushtetutës dhe VKM-ja nr. 481 datë 14.06.2006 dhe ky i fundit bazohet në nenin 3 të ligjit “Për prokurimet publike” si dhe nenin 100 të Kushtetutës.

    Neni 3 i Ligjit “Për prokurimet publike” parashikon:

    Neni 3
    Fusha e zbatimit
    Ky ligj zbatohet për të gjitha prokurimet publike, përveç rasteve kur Këshilli i Ministrave, për arsye të interesit të sigurimit ose mbrojtjes kombëtare, mund të përcaktojë një procedurë tjetër për prokurimin publik të mallrave, ndërtimeve e shërbimeve.

    Kushtetuta në nenin 100 të saj parashikon:

    NENI 100

    1. Këshilli i Ministrave përcakton drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore.
    2. Këshilli i Ministrave merr vendime me propozim të kryeministrit ose të ministrit përkatës.
    3. Mbledhjet e Këshillit të Ministrave bëhen të mbyllura.
    4. Aktet e Këshillit të Ministrave janë të vlefshme kur nënshkruhen nga kryeministri dhe ministri propozues.
    5. Këshilli i Ministrave nxjerr vendime dhe udhëzime.

    Kodi Civil, në nenin 663, pjesa V, te kontratat, parashikon:
    Konditat e nevojshme për qenien e kontratës janë: pëlqimi i palës që merr përsipër detyrimin, shkaku i ligjshëm në të cilin mbështetet detyrimi, objekti që formon lëndën e kontratës dhe forma e saj e kërkuar nga ligji.
    Në këtë rast zbatohen dispozitat e Kodit Civil, pasi neni 35 paragrafi 5 parashikon që për kontratën e prokurimit publik zbatohen dispozitat e Kodit Civil.

    Në nenin 41 të Ligjit “Për prokurimet publike”, parashikohet aplikimi i nenit 35 në rastin e procedurave të “Tenderit të hapur ndërkombëtar”. Gjatë procedurave të “Tenderit të hapur ndërkombëtar” zbatohet i gjithë kreu V i Ligjit “Për prokurimet publike” dhe në rastin konkret jemi para tenderit të hapur ndërkombëtar.

    Në këtë rast konstatojmë se nuk kemi ndonjë arsye emergjente të shtetit shqiptar apo cenohet siguria kombëtare apo vendi rrezikohet nga ndonjë sulm i jashtëm dhe ka emergjencë në ndërtimin e rrugës (force madhore), nuk ka asnjë shkak të ligjshëm ku bazohet detyrimi i ngarkuar nga VKM nr. 651 datë 27.09.2006, në disfavor të Republikës së Shqipërisë.

    Në vitin 2006, sipas tabelës së realizimit të shpenzimeve, rezulton në të gjithë Shqipërinë të jenë financuar objekte për ndërtim rrugësh nacionale me vlerë prej 19.608.964 lekë, nga të cilat 9.075.719.000 lekë (gati gjysma e investimeve të vitit 2006) janë shpërdoruar për rrugën Rrëshen – Kalimash.

    12 Shtator 2007

    • gene
    • Posted September 12, 2007 at 4:50 PM
    • Permalink

    Lajthit Ministria e Transporteve, “ le “jetime” vartësit e saj

    Habjon Hasani
    Ligjërisht hartimin dhe zbatimin e kontratës për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash e kryen Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, por paradoksalisht të gjitha procedurat rezultojnë të jenë kryer e firmosur nga tre persona të tjerë (Teliti, Toma, Basha), duke shmangur në mënyrë arbitrare DPD-në. Këtë mospërputhje serioze e vërteton vetë faqja zyrtare e Ministrisë së Transporteve, e cila në përshkrimin e përgjithshëm që i bën aksionit për ndërtimin e rrugës, i njeh ekskluzivitetin e përfaqësimit nga pala shqiptare Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Por ndryshe nga ç’shkruhet zyrtarisht, prokurorët e çështjes kanë faktuar se të gjitha veprimet janë hartuar dhe nënshkruar nga persona jokompetentë. Në fakt, vetë ish-drejtoresha e Përgjithshme e Rrugëve, Lejla Saraçi, ka pohuar para prokurorëve se të gjitha shkresat dhe termat e kontratave ishin bërë pa dijeninë e saj. Ajo ka theksuar se i gjithë ky aksion antiligjor drejtohej vetëm nga tre njerëz (Basha, Teliti, Toma) dhe se ajo ishte nxjerrë jashtë loje me kohë. Në dëshminë e saj Saraçi ka theksuar se këta tre persona kanë kryer çdo veprim duke “i rrëmbyer” kompetencat vetë asaj dhe duke qenë vetëm ata timonierët e këtij skandali. Materiali i dosjes për këtë çështje që po boton gazeta është marrë me shkëputje nga dosja e plotë dhe të gjitha pasazhet e përzgjedhura botohen sikurse shkruhen në dosje. Tashmë dosja me shkeljet ndodhet mbi tryezën e kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, ish-zëvendësi i tij, Armand Teliti, shefi i zyrës juridike në Ministrinë e Transporteve Andi Toma, ish-drejtoresha e Përgjithshme e Rrugëve Lejla Saraçi, janë të akuzuarit dhe të proceduarit penalë lidhur me këtë dosje. Gjithsesi, nga leximi i radhëve të kësaj dosjeje prej 46 faqesh kupton se rezultantja e të gjitha shkeljeve është kryeministri Sali Berisha, ku sipas prokurorisë, rezulton se ai ka mbështetur me forcë dhe me të gjitha mënyrat e mundshme abuzimet dhe shkeljet, si dhe ka injoruar dhe kundërshtuar me më shumë forcë të gjitha relacionet e ministrive që e vinin atë në dijeni për abuzimin prej qindra miliarda eurosh që kishte projektuar Ministria e Transporteve. Ka shumë të ngjarë që tanimë që dosjen e ka nën shqyrtim Prokuroria e Përgjithshme, çështja të zgjerohet dhe bashkë me të dhe numri i të akuzuarve në kupolën qeveritare.

    Vendndodhja: Shqipëri

    Klienti: Drejtoria Përgjithshme e Rrugëve Qeveria Shqiptare

    Kontraktori: Bechtel & Enka Joint Venture (www.bechtel.com dhe http://www………...)

    Fusha e Shërbimit: Menaxhim Ndërtimesh Kohëzgjatja e Projektit 2006 – 2009

    Tipare kryesore: Gjatësia: 60.85 km (5.53 km tunel)

    Tipi: 4-korsi autostradë

    Shpejtësia e planifikuar: 80 -100 km/orë

    Ura: 27 copë në total

    Rruga: 2 korsi në çdo drejtim, plus shpatulla të fuqishme
    3,75 m linja gjatë, si dhe 2 m shpatull e fortë

    Lista e akuzave të ngritura për rrugën Rrëshen-Kalimash

    1. Objektet ndërtohen në bazë të projekteve të zbatimit të hartuar nga organe të pajisura me licencë përkatëse.
    Në rastin konkret, kontrata është lidhur dhe më pas
    është miratuar, pa pasur një projekt përfundimtar për ndërtimin e rrugës.
    2. Ligji thotë që oponenca teknike për projektet e
    ndërtimit të objekteve do të bëhet për të gjitha llojet e ndërtimeve. Në rastin konkret, nuk ka asnjë oponencë teknike.
    3. Kontrata është lidhur, miratuar më pas me VKM dhe ka filluar përmbushja e detyrimeve të kontratës pa pasur mbikëqyrësin e punimeve (supervizorin), gjë që është detyrim ligjor.
    4. Gjithmonë kur bëhet një tender ka një fond limit. Në rastin konkret vërehet se nuk ka një fond limit për lëvrimin e fondeve nga buxheti i shtetit.
    5. Paradhënia nuk mund të kalojë më shumë se 10%
    të vlerës së kontratës (në rastin konkret vlera fillestare e çmimit të synuar të kontratës ishte 418.333.986 euro), pasi në rastin konkret i janë dhënë sipërmarrësit mbi 100 milionë euro.
    6. Në kontratë parashikohet se do të zbatohet ligji
    anglez. Në asnjë rast nuk mund të kenë efekt mbi
    territorin shqiptar, ligjet e një vendi të huaj.
    7. Shkelje tjetër është dhe fakti se një pjesë e
    dokumenteve të paraqitura për pagesë si dhe të
    dokumentacionit në përgjithësi janë në gjuhën angleze, çka përbën shkelje të ligjit.
    8. Shkelje tjetër është dhe fakti se çmimi i kësaj rruge prej 418 milionë eurosh është një çmim i synuar (çmim në njësi) dhe jo çmim përfundimtar.
    9. Përgjegjësia e përgjithshme maksimale e
    sipërmarrësit ndaj shtetit shqiptar është 10% e çmimit sipas çmimit të synuar të kontratës (41 milionë euro), ndërkohë që sipërmarrësi ka marrë 100 milionë euro.
    10. Agjencia e Prokurimit Publik ka sugjeruar zbatimin e Ligjit nr. 7971 “Për prokurimet publike”, por që nga Ministria e Transporteve nuk është marrë në konsideratë.
    11. Punimet në terren kanë filluar dhe mjedisi po
    dëmtohet pa u marrë leja mjedisore dhe pa u bërë
    debati publik i parashikuar për këtë çështje.
    12. Nuk është marrë leja minerare. Vazhdimi i
    punimeve, shfrytëzimi i tokës pa leje gjeologjike përbën një shkelje të ligjit.
    13. Katër vendime qeveria nuk janë bazuar në
    Kushtetutë dhe në ligje, nuk kanë asnjë bazë ligjore dhe janë nxjerrë jashtë kompetencave që ka Këshilli i Ministrave.
    14. Shkelje tjetër është fakti se për 4 vendimet e
    qeverisë të vitit 2006 ka pasur vërejtje nga Ministria e Financës, Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia e Prokurimit Publik.
    15. Pas dorëheqjes së shtetasit shqiptar Niko Naska
    nga komisioni i tenderit për shkak të mosnjohjes së
    gjuhës së huaj, duhej që tenderi të ndërpritej dhe të mos vazhdonte më. Kjo është një tjetër shkelje ligjore.
    16. Sipërmarrësi është përjashtuar nga TVSH-ja. Në
    mënyrë të padrejtë dhe haptazi antiligjore është përjashtuar sipërmarrësi i tenderit nga disa taksa dhe tatime.
    17. Çmimet për njësi të paraqitura nga firma ndërtuese e tenderit janë shumë herë më të larta se çmimet shqiptare. Nëse kontrata do të realizohej me çmimet e tregut shqiptar, kontrata do të ishte 191 milionë euro më e lirë.
    18. Caktimi i kompanisë konsulente “Ecorys Group”
    pa tender, me prokurim të drejtpërdrejtë, përbën një shkelje të ligjit për prokurimet publike dhe tregon se kjo kompani ka qenë e preferuara e MPPTT-së.
    19. Nga praktika shkresore nuk del asnjë kërkesë e bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve si organi i specializuar i fushës përkatëse në rastin konkret, të rrugëve.

    Etapat e transaksioneve

    Viti 2006 – I jepen konsorciumit “Bechtel-Enka” 72 milionë euro paradhënie (Burimi: Buxheti i Shtetit 2006 dhe tabela e realizimit të investimeve e MPPTT-së)

    Mars 2007 – Konsorciumit “Bechtel-Enka” i jepet një tjetër shumë prej 32 milionë eurosh (Burimi: Faksimile e transaksionit botuar në media)

    Maj 2007 – Qeveria merr një kredi prej 230 milionë eurosh në bankat greke me interes 6%, posaçërisht për aksin Rrëshen-Kalimash

    TOTALI: 230+72+32=334 milionë euro të shpenzuara deri sot

    12 Shtator 2007

    • gene
    • Posted September 13, 2007 at 11:58 AM
    • Permalink

    SHKELJET

    1. Projekti përfundimtar

    2. Oponenca teknike

    3. Supervizioni

    4. Fondi limit

    5. Paradhënia

    6. Ligji i zbatimit të kontratës

    7. Gjuha e përdorur në dokumentet e tenderit

    8. Çmimi për njësi i parashikuar në kontratë

    9. Kufizimi i përgjegjësisë për sipërmarrësin

    10. Procedura e prokurimit

    11. Leja e Mjedisit

    12. Leja Gjeologjike

    13. Paligjshmëria e V.K.M.-ve nr.460, 481, 526 dhe 651 të vitit 2006

    14. Mendimi i ministrive dhe institucioneve që nuk u morën parasysh

    15. Mungesa e anëtarit shqiptar në komisionin vlerësues në tender

    16. Kufizimi i sipërmarrësit nga detyrimet tatimore

    17. Çmimet për njësi më të larta se çmimi i tregut shqiptar

    18. Relacionet e mbajtura nga ministri M.P.T.T. para Këshillit të Ministrave

    19. Inicimi i procedurës për në M.P.P.T.T. për nxjerrjen e vendimeve nr.460, 481, 526 dhe 651 të vitit 2006

    • gene
    • Posted September 14, 2007 at 11:59 AM
    • Permalink

    Alarmi i Prokurorisë: Në dhjetor abuzimi me rrugën shkon 300 milionë euro

    Habjon Hasani

    “Aktualisht vendit është duke iu shkaktuar një dëm prej 100 milionë eurosh nga rruga Rrëshen-Kalimash. Ky është konkluzioni i prokurorëve të çështjes, të cilët, përveç 191 milionë eurove abuzim të faktuara, kanë shtuar dhe 100 milionë euro të tjera në faturën abuzive të ndërtimit të kësaj rruge. Buxheti i dytë, ose i ashtuquajturi Buxheti Shtesë për vitin 2007, duket se është dhe prova më e fortë e prokurorisë, pasi qeveria vendosi t’i kalonte 50 milionë euro ndërtimit të kësaj rruge në muajin gusht, ndërsa prokuroria ishte duke hetuar fondet e dhëna dhe të lëvruara me anë të disa paradhënieve të jashtëligjshme gjatë vitit 2006 dhe gjatë muajit shkurt 2007. Sipas prokurorëve nguti i qeverisë për të lëvruar të tjera shuma të konsiderueshme të hollash në një kohë që nuk ishin justifikuar transaksionet paraardhëse përbën një provë të qartë se qeveria jo vetëm ka bërë fakt të kryer kontratën antiligjore të lidhur me konsorciumin “Bechtel-Enka”, por edhe dorëzimin antiligjor të miliardave të buxhetit të shtetit. Deri në muajin shkurt të vitit 2007 qeveria shqiptare i ka dorëzuar firmës së kontraktuar rreth 104 milionë euro. Pikërisht për këto fonde, organi i akuzës filloi hetimet në muajin prill dhe kërkoi ndërprerjen e të gjitha lëvrimeve të fondeve. Ndërkohë që qeveria, edhe pse ishte e vetëdijshme për hetimin që po kryhej ndaj saj, i paraqiti në muajin gusht Parlamentit Buxhetin Shtesë, me anë të të cilit rrugës Rrëshen-Kalimash i akordoheshin edhe 50 milionë euro të tjera për vitin 2007. Me gjithë fondet e marra nga Buxheti Shtesë, kjo rrugë për vitin 2007 përftoi rreth 120 milionë euro në total (buxheti i parë i akordoi 70 milionë dollarë). Nga kjo shumë Drejtoria e Rrugëve lëvroi 32 milionë euro në shkurt të vitit 2007, ndërkohë që e gjithë pjesa tjetër (88 milionë euro) nuk është lëvruar dhe kjo shumë qëndron e konservuar, pasi hyrja e prokurorisë në lojë e ka bërë thuajse të pamundur kalimin e tyre në bankë për llogari të konsorciumit “Bechtel-Enka”. Gjithsesi, parimisht këto lekë e kanë një destinacion të përcaktuar, edhe pse deri më sot rezultojnë të ngrira. Por cila është kostoja e bllokimit të këtyre shumave dhe cili është justifikimi i qeverisë për lëvrimin e tyre në një kohë që prokuroria po gjurmon dhe lëvrimet paraardhëse?

    Kontrata

    Prokurorët që po ndjekin çështjen janë të sigurt se krerët qeveritarë po përpiqen ta kthejnë në një rreth vicioz hetimin e kësaj çështjeje. Kjo pasi ndërsa qeveria po hetohet për lëvrimin e 104 milionë eurove deri në shkurt të vitit 2007, papritmas e njëjta qeveri vazhdon të akordojë të tjera shuma miliardere në drejtim të kësaj rruge. Sipas hetuesve të çështjes ky është një veprim që fakton katërçipërisht vullnetin dhe predispozitën e qeverisë për të finalizuar shkeljen dhe për të dorëzuar me shpejtësi të gjithë shumën e të hollave që i detyrohet konsorciumit “Bechtel-Enka”, sikurse është rënë dakord në kontratën antiligjore të lidhur mes tyre.

    Dëmi

    Prej disa muajsh, qeveria shqiptare mban të bllokuara rreth 88 milionë euro, të cilat i kishte parashikuar në Buxhetin e vitit 2007 (70 milionë euro, ndërkohë që 32 milionë janë dhënë në muajin shkurt) dhe në Buxhetin Shtesë të vitit 2007 (50 milionë euro) për të paguar konsorciumin turko-amerikan “Bechtel-Enka” në bazë të kontratës antiligjore që ka nënshkruar me këtë konsorcium për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Arsyeja e bllokimit të kësaj shume lidhet me hetimin e tenderit të kësaj rruge nga ana e prokurorisë. Burime nga institucioni i Prokurorisë kanë bërë të ditur se qeveria shqiptare deri pak kohë më parë kishte kryer të gjitha procedurat ligjore të lëvrimit të këtij fondi dhe se ngelej vetëm kryerja e transaksionit. Ka qenë pikërisht ky i fundit, i cili nuk është realizuar dot nga qeveria, sepse ndërsa ishin marrë masat për transferimin e 88 milionë eurove të mbetura, të cilat ishin të akorduara nga buxhetet e vitit 2007, organi i akuzës i kërkonte Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ministrisë së Transporteve llogari për paradhënien prej 72 milionë eurosh (dokumentuar në Buxhetin 2006) të bërë vitin e kaluar dhe për 32 milionë euro që janë dhënë në muajin shkurt të vitit 2007 (e dokumentuar në media me faksimile). Pra qeveria ishte e detyruar të bllokonte 88 milionë eurot e mbetura e akorduara për vitin 2007, në një kohë që nuk mund të justifikonte shumën totale prej 104 milionë eurosh që ajo i kishte dhënë me paradhënie konsorciumit “Bechtel-Enka” deri në muajin mars të këtij viti. Jo pak, por 104 milionë euro ka shkuar paradhënia deri në muajin mars, ndërkohë që punimet për rrugën Rrëshen-Kalimash filluan në muajin shkurt të vitit 2007. Ndërkohë që një tjetër burim problemesh mund të jetë dhe kredia tregtare prej 230 milionë eurosh që qeveria ka marrë nga bankat e huaja për ndërtimin e kësaj rruge. Duke qenë se kjo hua i është dhënë qeverisë tonë në këmbim të një norme të lartë interesi, vonesat në lëvrimin e tyre mund të shtojnë kostot e saj.

    DOSJA E PLOTË

    Vepra penale që dyshohet se është kryer

    Faktet e parashtruara më lart dëshmojnë shkelje të qarta dhe të njëpasnjëshme të ligjeve të shtetit shqiptar, duke filluar që nga procedurat për inicimin e VKM-së, procedurat përzgjedhëse të prokurimeve deri në nënshkrimin e kontratës, miratimin e saj dhe lëvrimin e fondeve në formë paradhënie në favor të shoqërisë sipërmarrëse “Bechtel Enka”, cilësohen si vepra penale, sepse pasojat e dëmshme kanë ardhur dhe dëmtimi i interesave të shtetit shqiptar sa vjen dhe shtohet. Del fare qartë lidhja shkakësore midis veprimeve apo mosveprimeve të paligjshme (të Andi Tomës, Armand Telitit, Lulzim Bashës) me pasojën e ardhur. Dëmi i shkaktuar, i llogaritur në terma konkrete, vetëm për përfitimin në dëm të shtetit shqiptar nga manovrimi me çmimet për njësi, sipas aktit të ekspertimit teknik – vlerësues, kap shifrën e rëndësishme 191 860 492 euro. Dëmi aktual i shtetit shqiptar është dhe lëvrimi i një shume mbi 100 000 000 eurosh nga buxheti i shtetit shqiptar në kundërshtim me ligjin. Si persona të dyshuar si përgjegjës për këtë vepër penale janë shtetasit Andi Toma, Armand Teliti dhe Lulzim Basha, të cilët kanë përgatitur të gjithë dokumentacionin dhe kanë iniciuar procedurat e VKM-ve nr. 460, 481, 526 dhe 651 të vitit 2006. Shtetasit Andi Toma, Armand Teliti dhe z. Lulzim Basha janë të dyshuar se janë përgjegjës për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim” të parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal. Shtetasve Andi Toma dhe Armand Telitit i është njoftuar akuza për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim” të parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal, pasi siç e shpjegova më lart, janë këta persona të cilët kanë përgatitur dokumentacionin për VKM-të nr. 460, 481, 526 dhe 651 të vitit 2006. Gjithashtu dhe shtetases Lejla Saraçi i është njoftuar akuza për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim” të parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal, pasi kjo shtetase ka nënshkruar në kontratën për ndërtimin e Rrugës Rrëshen-Kalimash. Në vazhdim të hetimeve duke marrë dhe prova të tjera, duhet vlerësuar nëse ka ose jo përgjegjësi penale kjo shtetase, pasi bazuar në nenin 21 të Kodit Penal, drejtoresha ka vepruar në bazë të VKM-ve dhe normalisht çdo person, në rrethana kur i vjen një VKM për zbatim, e zbaton menjëherë atë.

    13 Shtator 2007

    • gene
    • Posted September 14, 2007 at 12:10 PM
    • Permalink

    Vendosur: 14/09/2007 – 10:51
    • Ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, aktualisht ministër i Jashtëm pranon se për punimet e aksit rrugor Rrëshen-Kalimash nuk ekziston një projekt përfundimtar.

    Fatos Mahmutaj

    Basha ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, ku dha sqarimet e tij lidhur me procedurat e tenderit të rrugës Durrës-Kukës dhe hetimet e Prokurorisë lidhur me këtë rast. Debati juridik u përqendrua në hetimin që ka nisur Prokuroria e kryeqytetit, të cilin pak ditë më parë e transferoi në Prokurorinë e Përgjithshme për shkak të kompetencave. I pyetur nëse do të paraqitej apo jo në Prokurori për të dhënë deklarimet e veta, Basha iu përgjigj se nuk kishte aspak frikë, por fletëthirrjet e organit të akuzës kishin mbërritur në adresë të tij gjatë kohës që ai ndodhej jashtë shtetit. Basha mbrojti projektin qeveritar të ndërtimit të rrugës, duke pohuar se ishin segmente të caktuara të Prokurorisë ato që inicioheshin nga Partia Socialiste dhe që e kundërshtonin atë. “Jam i gatshëm t’iu bindem ligjeve të këtij shteti pa nëpërkëmbur aspak zgjedhësit që më kanë dhënë votat”, tha Basha, duke argumentuar faktin pse nuk ishte paraqitur në Prokurorinë e kryeqytetit katër ditë më parë.
    Ish-ministri i Transporteve argumentoi se ndërtimi i rrugës i sjell shtetit një fitim afërsisht 60 milionë USD në vit, të cilat ishin vlerësuar si humbje nga ekspertë ndërkombëtarë të rekomanduar nga Banka Botërore. Sipas tij, projekti për ndërtimin e kësaj rruge është i vjetër dhe dhe i njohur, madje socialistët gjatë qeverisjes së tyre vendosën një taksë të veçantë për ndërtimin e kësaj rruge. Basha tha se nga kjo taksë për dy vjet me radhë u mblodhën rreth 56 milionë euro. Duke parë në kompleks këto kushte sipas Bashës, qeveria “Berisha” kishte parë të arsyeshme të niste sa më shpejt ndërtimin e rrugës, pasi veç tjerash, Porti i Durrësit kthehej në një nyje strategjike jo vetëm për 5.5 milionë banorët e Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe për jugun e Serbisë, Maqedoninë, e madje edhe kryeqytetin bullgar Sofje. “Ky segment i rëndësishëm, rreth 170 kilometër, që të çon në Prishtinë për më pak se dy orë, konkurron ndjeshëm “Korridorin VIII”, ndërkohë fut në planin gjoestrategjik edhe infrastrukturën e porteve të Shëngjinit dhe Vlorës”, pohoi Basha. Ish-ministri i Transporteve, tashmë ministër i Jashtëm tha më tej se pas rekomandimeve të Bankës Botërore, qeverisë shqiptare i ishte lejuar të merrte deri në 683 milionë euro kredi për ndërtimin e kësaj rruge. Pikërisht të nisur nga këto arsye qeveria shqiptare kishte nisur ndërtimin e rrugës pa pasur një projekt përfundimtar. Pas për-zgjedhjes së firmës fituese asaj i është dorëzuar një shumë e konsiderueshme në dorë, ndërsa deri në këto momente vlera e rrugës ka shkuar në rreth një miliard euro që do rëndojnë për mjaft vite në xhepat e shqiptarëve. Kjo shumë pritet të rritet në të ardhmen pasi ende nuk ka një projekt përfundimtar për këtë rrugë.

    • gene
    • Posted September 14, 2007 at 12:35 PM
    • Permalink

    Patozi: Mazhoranca e gatshme të rikthejë draftin për imunitetet

    F.Braushi
    14-09-2007

    E-mail Print
    Komentet Komenti juaj + –

    Kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi tha se pozita do rikthejë draftin për kufizimin e imunitetit
    TIRANË- Shumica qeverisëse është e gatshme që të rikthejë për diskutim në Kuvend projektligjin për kufizimin e imunitetit të deputetit. Pas kërkesës së vazhdueshme të opozitës për dorëzimin e imunitetit nga të gjithë ata zyrtarë që akuzohen nga prokuroria për përfshirje në afera korruptive, siç është dhe rasti i rrugës Durrës-Kukës, të djathtët janë përgjigjur me një kundërpropozim. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi ka shprehur dje vullnetin e deputetëve që ai drejton për të votuar pro kufizimit të imunitetit, por kjo duke u bërë me ligj dhe jo në mënyrë vullnetare. Për këtë arsye ai ka kërkuar nga opozita që t’i bashkëngjitet kësaj nisme të iniciuar gati një vit e gjysmë më parë dhe të votojë për kufizimin e mandatit të imunitetit me ligj.

    “Grupi parlamentar i PD-së është i gatshëm që në seancën e radhës të risjellë projekt-vendimin e rrëzuar kategorikisht nga opozita një vit më parë, që e kufizon imunitetin me ligj. Në rast se opozita është e gatshme ta mbështesë atëherë kështu bien të gjitha demagogjitë”,- u shpreh Patozi. Sipas tij, ka qenë opozita ajo që në mënyrë të vazhdueshme refuzoi të pranojë që të kufizojë imunitetin, duke kërkuar dhe mendimin e kualifikuar të Komisionit të Venecias. Duke iu referuar pikërisht këtij qëndrimi të atëhershëm, Patozi nuk ka ngurruar t’i cilësojë kërkesat e sotme të opozitës si demagogji. Gjatë vitit 2005, menjëherë pas ardhjes në pushtet, demokratët ndërmorën nismën ligjore për kufizimin e mandatit. Por opozita e majtë e kundërshtoi këtë projekt, duke cilësuar si një përpjekje të mazhorancës për të goditur politikisht individë të veçantë nga e majta. Për këtë arsye kjo e fundit kërkoi dhe interpretimin e Komisionit të Venecias, i cili i dha të drejtë, duke i rekomanduar Kuvendit që ta miratojë këtë nisëm vetëm me një shumicë të cilësuar prej 3/5 e deputetëve, pra me pëlqimin e opozitës. Nisma në fjalë parashikonte kufizimin në përgjithësi të imuniteteve të deputetëve dhe të funksionarëve të lartë me vendim të Parlamentit.

    • gene
    • Posted September 14, 2007 at 12:41 PM
    • Permalink

    Tiranë- Partia Socialiste vazhdon të jetë insistuese në kërkesën e bërë ditët e fundit që të gjithë zyrtarët e përfshirë në hetimet për skandalin e rrugës Durrës- Kukës të dorëzojne menjëherë imunitetin, për t’i hapur rrugë prokurorisë për të zbardhur skandalin. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist Erion Braçe tha se një gjë e tillë është në programin e qeverisë dhe kjo nuk është aspak siç thotë maxhoranca që është e hapur për hetim. “maxhoranca e re angazhohet se gjithë trupa parlamentare e saj heq dorë nga imuniteti dhe se do të rishikojë konceptin e imuniteteve sipas modeleve më të avancuara europiane. Pra kemi të bëjmë me një angazhim të dyfishtë gjithe trupa parlamentare e maxhorancës heq dorë nga imuniteti dhe këtu përfshihen të gjithë dhe pastaj jemi gati sipas gjykimit edhe të Komisionit të Venecias të diskutojmë për ta sjellë imunitetin në konceptet europiane por këta së pari duhet të heqin dorë nga suporti politik për gjithë zyrtarët e akuzuar apo vënien nën hetim për këtë çështje, së dyti janë pa imunitet sepse ky program është votuar në parlament dhe sipas tij e gjithë trupa parlamentare e PD nuk ka imunitet, dhe së treti nuk mund të ketë imunitet të zyrtarëve kur ata kryejnë krime ordinere veçanërisht të tilla në korrupsion”, tha Braçe, duke shtuar se rasti ka të bëjë me vjedhjen e shekullit është një nga rastet më ordinere të korrupsionit në rradhët më të larta të shtetit. “Ne nuk duam që kjo çështje të kthehet në debat politik në parlament dhe do të kthehet në debat politik në parlament kur njëri do të flasë për patriotizëm dhe pala tjetër që do të flasë për ligjin dhe shkeljen e procedurave të ligjit”, ka vënë theksin Braçe se e majta nuk e do këtë debat politik, “ne duam të gjithë mundësinë për të hetuar këta njerëz maxhoranca duhet të plotësojë dy angazhime themelore e para të mos japë mbështetje politike për korrupsion dhe për zyrtarët e dyshuar për të korruptuar dhe duhet të pranojë faktin që e ka shprehur në program ka hequr dorë trupa e saj parlamentare nga imuniteti apo jo”, sqaroi ai.

    • gene
    • Posted September 14, 2007 at 1:54 PM
    • Permalink

    Tiranë – Prokuroria e Përgjithshme dje ka marrë në dorëzim dosjen aq të përfolur për skandalin e abuzimit me tenderin e rrugës Rreshen Kalimash. Disa burime pohuan se dosja e lakuar aq shume nga mediat per abuzimet ne zhvillimin e tenderit i kaloi prokurorise se pergjthshme nga ajo e Tiranes
    Prokuroria e pergjithshme qe nga dje ka ne dore dosjen e shumeperfolur te rruge Rreshen-Kalimash pjese e aksit te rendesishem Kukes-Morine. Burime nga organi qendror i akuzes pohuan per News 24 se, dosja e lakuar se fundmi nga mediat per abuzimet e medha ne zhvillimin e tenderit i kaloi Prokurorise se Pergjthshme nga ajo e Tiranes. Shqyrtimi i dosjes nga Prokuroria e Pergjithshme lidhet me mundesine e marrjes se afermi ne pyetje te zyrtareve te larte te dikasterit te Ministrise se Transporteve qe kane hedhur firmat mbi tenderin e zhvilluar ne kete aks. Nen hetim mund te vihen persona me imunitet ndaj te cileve prokuroria e Tiranes nuk ka kopetence per ty pyetur.
    Pritet që i pari në listë të jetë Ministri akual i Punëve të Jashtme Lulëzim Basha, dhe më pas Sali Berisha e Ridvan Bode. E drejta ligjore per te kerkuar heqjen e imunitetit te zyrtareve te larte i takon vetem Prokurorise se Pergjithshme. Deri tani tre ish zyrtare jane marre te pandehur nga prokuroria e Tiranes mes te cileve ish-Zv.ministri i Transporteve Armand Teliti, Drejtori juridik Andi toma dhe ish-Drejtoresha e Pergjithshme e Rrugeve Lejla Saraci. Tre ish-zyrtaret akuzohen per shperdorim detyre. Dosja Rreshen-Kalimash sipas hetimeve dhe kontrolleve te zhvilluara nga KLSH dhe organet hetimore bart nje sere shkeljesh. E konsideruar me te drejte si rruga e florinjte vlera fillestare e projektit nga 418 milione euro arriti ne 700 milione euro per ndertimin e nje segmenti prej 57 km. Nderkohe qe, ligji prokurorimeve parashikon parapagimin vetem te 10 % te rpojektit ne rastin ne fjale firmes “Bechtel&Enka” iu dhane si paragaim 27% e vleres se projektit. Shkalla e abuzimit rendohet me teper kur punimet filluan pa nje projekt perfundimtar si dhe pa siguruar kontraten.
    Seksioni i krimit ekonomik, i pagëzuar së fundi si “Task-Forca kundër informalitetit” në Prokurorinë e Tiranës, dje filloi zyrtarisht punën. I krijuar disa ditë para ardhjes në Shqipëri të Presidentit të SHBA-së, Xhorxh W. Bush, Task-Forca ka marrë në zotërim dosjet e para. Ai pritet të marrë në dorëzim dosjen për skandalin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë akuzës qendrore. Sipas saj, organika e strukturës së re po plotësohet me hetues nga Prokuroria e Tiranës, nga SHISH, nga tatimet, doganat dhe nga Ministria e Financave. Ndërkohë që ditët e fundit organika e Task-Forcës po plotësohet me prokurorë edhe nga Prokuroria për Krime të Rënda. Ky grup përbëhet nga Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Financave dhe Shërbimi Inteligjent Shqiptar. Tri hallkat kyçe të informacionit, SHISH, prokuroria e financat formuan strukturën më të re të luftës kundër krimit ekonomik dhe pastrimin e parave.
    Task-Force do të marrë në dorë hetimet për tenderin e rrugës Durrës-Kukës. Burimet thanë se dosja do të verifikohet nga hetues të SHISH dhe të Ministrisë së Financave. Pas marrjes si të pandehur të personave të parë, të cilët janë Armand Teliti, Andi Toma dhe Lejla Saraçi, akuza qendrore ka tërhequr një pjesë të dokumenteve të tenderit të rrugës Durrës-Kukës. Në shkresat e marra evidentohen se personat që kanë hedhur firmat janë persona me imunitet. Bëhet fjalë për ish-ministrin e Transporteve, Lulëzim Basha, dhe kreun e qeverisë, Sali Berisha.

    Dosja për shkeljet e Rreshen Kalimash, 3000 fashikuj

    Tiranë – Dosja e Prokurorisë së Tiranës për shkeljet e ligjit për tenderin për ndërtimin e rrugës Rreshen Kalimash me një vlerë 418 milionë Euro përbëhet nga 3000 fashikuj. Në këtë dosje gjenden të gjitha procedurat e ndjekura nga administrata qëndrore për ndërtimin e aksit rrugor Rrëshen-Kalimash. Ky tender është realizuar me shkelje të rënda ligjore deri dhe kushtetuese. Ato lidhen me lëvrimin e disa qindra miliardë lekëve në kundërshtim me ligjet e vendit. Këto shuma, sipas prokurorisë, janë lëvruar pas vendimit të Këshillit të Ministrave, i cili ka ligjëruar kontratën me konsorciumin “Bechtel-Enka” për ndërtimin e rrugës, ndërkohë që termat e kësaj kontrate kanë rezultuar tërësisht antiligjore dhe antikushtetuese. Më 27 shtator të vitit 2006, kryeministri Berisha firmosi Vendimin Nr. 651 të qeverisë, me anë të të cilit qeveria bën “miratimin e projekt-kontratës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe shoqërisë së përbashkët “Bechtel International, Inc.-ENKA”, për ndërtimin me ritme të përshpejtuara të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, të autostradës Durrës-Kukës-Morinë”.

    Task Force, struktura e ngritur nga amerikanët

    Tirane – Seksioni i krimit ekonomik, i pagëzuar së fundi si “Task-Forca kundër informalitetit” në Prokurorinë e Tiranës, dje filloi zyrtarisht punën. I krijuar disa ditë para ardhjes në Shqipëri të Presidentit të SHBA-së, Xhorxh W. Bush, Task-Forca ka marrë në zotërim dosjet e para. Pas marrjes si të pandehur të personave të parë, të cilët janë Armand Teliti, Andi Toma dhe Lejla Saraçi, akuza qendrore ka tërhequr një pjesë të dokumenteve të tenderit të rrugës Durrës-Kukës. Në shkresat e marra evidentohen se personat që kanë hedhur firmat janë persona me imunitet. Bëhet fjalë për ish-ministrin e Transporteve, Lulëzim Basha, dhe kreun e qeverisë, Sali Berisha. Organi i akuzës tha se materialet sapo janë marrë dhe në ditët në vazhdim do të verifikohen. Nëse konstatohen elemente të veprës penale, atëherë dikasteri i Sollakut do t’i kërkojë Parlamentit heqjen e imunitetit. Sipas dokumenteve, puna për ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash ka filluar në shkurt të këtij viti, pasi, më 27 shtator të vitit 2006, Kryeministri Berisha hodhi firmën e tij në Vendimin Nr. 651 të Këshillit të Ministrave. Krahas hetimit të hipotekave të Durrësit dhe Tiranës hetues të saj pritet të marrin në dorëzim dosjen për skandalin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë akuzës qendrore. Sipas saj, organika e strukturës së re po plotësohet me hetues nga Prokuroria e Tiranës, nga SHISH, nga tatimet, doganat dhe nga Ministria e Financave. Ndërkohë që ditët e fundit organika e Task-Forcës po plotësohet me prokurorë edhe nga Prokuroria për Krime të Rënda.
    Task-Forca do të marrë në dorë hetimet për tenderin e rrugës Durrës-Kukës. Burimet thanë se dosja do të verifikohet nga hetues të SHISH dhe të Ministrisë së Financave. Nga burimet mësohet se një nga shkeljet në procedurat e tenderit, është gjuha me të cilën është hartuar dokumentacioni. Ndërsa nga shqyrtimi i dokumentacionit që shpallte fituese dy firmat, është vërejtur se mungonte projekti i ndërtimit të rrugës. Firmat janë shpallur fituese pa një projekt dhe për rrjedhojë, edhe pa një shifër konkrete të vlerës së investimit që do të kryhej. Qeveria shqiptare u ka lëvruar firmave në fjalë rreth 27 për qind të shumës fillestare prej 418 milionë eurosh që u parashikua për ndërtim, në një kohë kur ligji i prokurimeve publike thotë qartë se nuk duhet paguar mbi 10 për qind të shumës si parapagim. Instancat shtetërore madje kanë pranuar fillimin e punimeve, ndërkohë që firmat ndërtuese të rrugës nuk kishin paguar garancinë e kontratës.

    Prokuroria. 17 akuza kundër Berishës

    Tiranë – Prokuroria Shqiptare ka ngritur 17 akuza ndaj kryeministrit Sali Berisha. Dosja prej tre mijë fashikujsh, në të cilën gjenden të gjitha procedurat e ndjekura nga Ekzekutivi për ndërtimin e aksit rrugor Rrëshen-Kalimash (pjesë e rrugës Durrës-Morinë), mbart disa shkelje të rënda ligjore deri dhe kushtetuese, që lidhen me lëvrimin e disa qindra miliardë lekëve në kundërshtim me ligjet e vendit. Këto shuma, sipas prokurorisë, janë lëvruar pas vendimit të Këshillit të Ministrave, i cili ka ligjëruar kontratën me konsorciumin “Bechtel-Enka” për ndërtimin e rrugës, ndërkohë që termat e kësaj kontrate kanë rezultuar tërësisht antiligjore dhe antikushtetuese. Më 27 shtator të vitit 2006, kryeministri Berisha firmosi Vendimin Nr. 651 të qeverisë, me anë të të cilit qeveria bën “miratimin e projekt-kontratës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe shoqërisë së përbashkët “Bechtel International, Inc.-ENKA”, për ndërtimin me ritme të përshpejtuara të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, të autostradës Durrës-Kukës-Morinë”.
    Sipas kontratës së nënshkruar, pagesa paraprake që është vënë në dispozicion të sipërmarrësit, ka qenë në dy derdhje: derdhja e parë, në shumën 20 milionë euro, në përputhje me nenin 8.1 (fillimi i punimeve) dhe derdhja e dytë, në shumën 20 milionë euro, brenda 5 muajve pas datës efektive. E, ndërsa 40 milionë eurot janë dhënë me dy këste, firma ende nuk kishte filluar punë. Segmenti rrugor ku janë hasur shkelje të shumta është ai Rrëshen-Kalimash, me një gjatësi rreth 60 km, ku përfshihet ndërtimi i tunelit me gjatësi rreth 6 km. Kontrata e firmosur prej rreth 170 faqesh, mes qeverisë shqiptare, përfaqësuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe konsorciumit “BECHTEL” dhe “ENKA” u nënshkrua më 15 shtator 2006.

    Kronologjia e skandalit për rrugën Rreshen – Kalimash

    14 korrik 2006
    Vendim i Këshillit të Ministrave për lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të përdorë procedurën “Prokurim i hapur ndërkombëtar”, për ndërtimin, me ritme të përshpejtuara, të segmentit rrugor Rreshen – Kalimash, të autostradës Durrës – Kukës – Morinë

    16 korrik 2006
    Publikohet kërkesa për shprehje interesi, në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet njoftimit në “Gazetën zyrtare” të Komisionit Europian dhe gazetën “Financial Times”

    27 korrik 2006
    Në njoftimin për shtyp të Këshillit të Ministrave të datës 27 korrik 2006 thuhet se: Kryeminstri Berisha zhvilloi një takim me përfaqësuesit e kompanisë turke të ndërtimit ENKA, Presidentin e nderit të kësaj kompanie Dr. Sharik Tara, Kryetarin e Bordit Sinan Tara, presidentin e Bordit Haluk Gerçek dhe asistent drejtorin ekzekutiv, Ozger Inal

    2 gusht 2006
    Vendim për caktimin e anëtarëve të Komisionit Ndërkombëtar të Vlerësimit për tenderin e hapur ndërkombëtar, për ndërtimin, me ritme të përshpejtuara, të segmentit rrugor Rreshen – Kalimash, pjesë e autostradës Durrës – Kukës – Morinë

    3 gusht 2006
    Hapen ofertat e tenderit. Shoqerite pjesemarrese ne kete tender jane: STRABAG AG Austri, BECHTEL LTD SHBA, AL KHARAFI GROUP Kuvajt, KONSTRUKTOR Kroaci

    4 gusht 2006
    Pas vleresimit individual te seiciles prej ofertave, Komisioni Vleresimit paraqiti vleresimin e konsoliduar dhe unanim. Oferta e Kompanise Amerikane “Bechtel” u vleresua si oferta me e kualifikuar mbi bazen e dokumentacionit te paraqitur nga kandidatet

    12 shtator 2006
    Komisioni i Vlerësimit të tenderit për hartimin e projektit për ndërtimin e segmentit rrugor Rreshen Kalimash ka shpallur firmën fituese “Scheatereux”. Me marrjen e detyrës së projektimit dhe nënshkrimin e kontratës përkatëse firma sipas termave të saj brënda 8 muajve do të hartojë projektin e plotë të ndërtimit për segmentin rrugor Rreshen Kalimash

    27 shtator 2006
    Keshilli i Ministrave miraton projektkontratën ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, dhe shoqërisë së përbashkët “Bechtel International, Inc.-ENKA”, për ndërtimin, me ritme të përshpejtuara, të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, të autostradës Durrës-Kukës-Morinë

    6 tetor 2006
    Nëshkruhet kontrata mes qeverisë shqiptare dhe shoqërisë “Bechtel International inc.-Enka”.

    4 shkurt 2007
    Berisha inauguron nisjen e punimeve për ndërtimin e autostradës Rreshen – Kalimash

    15 mars 2007
    Prokuroria fillon hetimet për abuzimet e kryera nga qeveria për ndërtimin e rrugës Rreshen Kalimash

    Mars 2007
    Paradhënia ndaj firmës Bechtel Enka arrin 104 milionë Euro

    7shtator 2007
    Merren të pandehur ish-Zëvëndësministri i Transporteve Armand Teliti, ish-Drejtoresha e Përgjithshme e Rrugëve Lejla Saraçi dhe Drejtori i Drejtorisë Juridike në Ministrinë e Transporteve Andi Dumi

    10 shtator 2007
    Prokuroria e Përgjithshme merr në dorëzim dosjen e skandalit të tenderit të rrugës Rreshen Kalimash

    • gene
    • Posted September 16, 2007 at 10:18 AM
    • Permalink

    “Ministria e Financave shpeshherë kundërshton për fonde që nuk i duken të arsyeshme. Është normale që vendimi është kolegjial”,- tha ministri Bode

    • gene
    • Posted September 25, 2007 at 7:15 PM
    • Permalink

    Rrëshen-Kalimash, enigmat nga Enver Hoxha deri te Lulzim Basha
    Nga i dërguari ynë në Fan të Mirditës, Bejdo Malo

    Për të shkuar vija e partisë dhe në strofullën e katolicizmit shqiptar, Enver Hoxha, kundër të gjitha logjikave ekonomike ndërtoi hekurudhën Milot-Rrëshen, me idenë për ta nxjerrë në Klos të Burrelit. Edhe pse specialistë si Luan Babameto, Farudin Hoxha dhe një grup prej 40 ekspertësh të fushës së ndërtimit i kishin thënë se kostoja e kësaj hekurudhe nuk shlyej as për 150 vjet, Byroja Politike vendosi dhe e filloi. Duke u paguar një faturë shumë e rëndë, treni mbërriti në Rrëshen. Por në vitin 1990, fërshëllima e tij u dëgjua për herë të fundit. Hekurudha e heshtur ishte si një dhuratë e çmuar jo vetëm për qeverinë e Pandeli Majkos, por dhe për qeverinë e Sali Berishës. Në vitin 2007 gjerat duken sikur kanë ecur në të kundërt të rrjedhës. Kokallat e fabrikës së bakrit në Rubik dhe kokallat e hekurudhës së Enver Hoxhës të shoqërojnë për rreth 25 kilometra. Peizazh i zymtë kudo. Lumi ka një ngjyrë kafenjtë shumë të errët. Fabrika e pasurimit të bakrit është ndërtuar nga italianët në vitet 30-të pasi ata kishin konstatuar se nëse bakrit i bëhej pasurim i thellë kishte përqindje floriri. Edhe kjo dhuratë e çmuar gjeologjike nuk u ka sjellë asnjë të mirë banorëve të këtyre zonave. Ata kanë mbetur po aq të varfër sa në vitin 1912. Në këtë luginë jeta e njerëzve ka ndryshuar shumë pakë ose aspak. Rruga Rrëshen-Kalimash fillon tek Ura e Milotit. Më saktë tek urat e Milotit. Ura e Mbretit Zog ka mbetur si një gërdallë e vjetër dhe katër harqet e saj impozantë për atë kohë tani duken të vjetruar dhe të lënë në harresë. Ura e re e trenit i ka marrë të gjitha atributet. Ajo tashmë është më shumë një relike historike se një urë që do të shërbejë për kalimin e automjeteve. Ish-hekurudha e ndërtuar nga diktatori Enver Hoxha e përfunduar nga ish-presidenti i fundit komunist Ramiz Alia është kthyer në lotin e parë të kësaj rruge. Nga Miloti në Rrëshen, janë çmontuar shinat dhe traversat e hekurudhës dhe është mbushur me zhavorr. Ish-ministri i Punëve Publike dhe Transporteve zoti Spartak Poçi thotë se: “Ndryshimi i destinacionit të hekurudhës në autostradë u firmos nga Qeveria Socialiste, pasi të huajt nuk e pranuan koston fillestare të rrugës”. Ata kërkuan uljen e kostos dhe pas studimeve të hollësishme u arrit në përfundimin se duhej të varrosej hekurudha e Enver Hoxhës dhe duhet të kthehej në autostradë. Punën në këtë segment të rëndësishëm të rrugës e kryen ushtarët e Ministrisë së Mbrojtjes në kohën që ministër ishte zoti Pandeli Majko. Në vend të hekurudhës tani shikon një gjurmë rruge të mbuluar me zhavorr. Enver Hoxha kishte investuar në këtë hekurudhë rreth 100 milionë dollarë dhe Ministria e Mbrojtjes përfitoi rreth 50 milionë dollarë nga puna gjysmake e kryer. Zoti Spartak Poçi thotë se: “Isha kundër kryerjes së punimeve nga ushtria pasi kishte vend për abuzim”. Vepra më e madhe e hekurudhës së Enver Hoxhës është ura mbi lumin e Matit. Nëse do të ndërtohej nga e para ajo do të kishte një kosto prej 2,5 milionë eurosh. Enver Hoxha dhe Ramiz Alia i lanë trashëgim qeverisë së Pandeli Majkos rreth 150 milionë euro në autostradën Rrëshen Kalimash. Ndërsa Pandeli Majko i la trashëgim qeverisë së Sali Berishës, rreth 63 milionë euro të cilat ishin integruar në Buxhetin e Shtetit dhe mund të futej dora dhe të merreshin nga ana e Sali Berishës kur të donte. Kjo shumë ishte mbledhur nga Taksa “Majko”. Këto llogari bënim kur udhëtonin nga Miloti në Rrëshen. Rruga në këtë segment është lënë pas dore dhe nuk ka asnjë dritë jeshile për tu shtruar shtresa e asfaltit. Ish-hekurudha e cila ishte bërë tërësisht me punë vullnetare tani ngjante si një gjurmë zhavorri. Askush nuk është në gjendje të japë një përgjigje se kur do të asfaltohej. Ajo do të zgjidhte shumë e shumë probleme të transportit në nga Tirana në Rrëshen. Kostoja e saj nuk është e shprehur as në projektin e rrugës. Mos vallë do të lihet për në fund që të jetë një mënyrë për të nxjerrë një dorë para. Për të dhënë një përgjigje të saktë e ka të vështirë të japë një përgjigje edhe opozitari i vërtetë i autostradës Rrëshen-Kalimash pedagogu i mirënjohur i inxhinierisë së ndërtimit zoti Arben Meçe. Hekurudha rreth 30 kilometra e gjatë pret shtresën e asfaltit ndërkohë që çdo makinë dhe çdo udhëtar heqin të zitë e ullirit në rrugën tejet të amortizuar Milot-Rrëshen. Paradokse të tilla janë të pranishme në çdo cep të Shqipërisë por në këtë autostradë që është cilësuar dhe si aferë dhe si një vepër patriotike nga palët kundërshtare tingëllon shumë trishtueshëm. Pse o të uruar të perëndisë nuk hidhini një shtresë asfalti tek ajo që kini të gatshme. I hidhni dhe pakë hi syve këtij dreq mileti. Shoferi që guidon autoveturën e tipit Ford thotë: Ç’ja fusni kot dhe juve! Kush bën llogari në këtë vend. I fut një dopjo raki kumbulle dhe ja merr një këngë sipas avazit mirditor.

    Rrugë e spërkatur me gjak derri

    Ku do të gjenden 600 milionë euro që të përfundojë rruga në Rrëshen-Kalimash?! Deri tani janë gjetur rreth 400 milionë euro. !03 janë paguar KESH, nga buxheti i shtetit të vitit 2007, që zoti Arben Meçe e konsideron si rrënimin e parë të ekonomisë shqiptare, 230 milionë janë marrë kredi nga banka dhe të tjerët janë marrë nga shporta Majko. Por kjo shumë nuk mjafton për të mbaruar rrugën që kushton një miliardë euro. Zoti Spartak Poçi është shumë pesimist. Do të na duhet shumë vite të futim dorën në buxhet për të gjetur këtë shumë. Por le ti shikojmë gjerat në vend dhe me qetësi. Kjo rrugë ka mbi 35 ura, të cilat kushtojnë secila nga një milionë dollarë. Italianët kanë filluar punë që në prillin e 2007 dhe kanë ngritur një kantier të madh në Reps të Mirditës duke punuar me cikël të mbyllur. Kantieri italian zien nga puna. Atu prodhohen konstruksionet e urave që kanë lartësi nga 10 deri në 30 metra. Italianët kanë pakë ditë që e kanë marrë projektin në dorë për është shumë e vështirë që të tregojnë. Në Ministrinë e Transporteve mëson se projekti ka përfunduar, u është dorëzuar zbatuesve kuptohet fituesve të tenderit. Puna të paktën në 50 për qind të urave ka filluar. Por, lepuri, sipas shumë specialistëve, fle në segmentin nga Rrësheni deri në Reps. Në këtë lot siç e quajnë specialistët janë ndryshuar dhe shtuar shumë kthesa. Por nëse shton një kthesë atëherë do të thotë që të shtosh një tender që bën 10 milionë euro. Në thelb transparenca e Qeverisë në lidhje me projektin mungon dhe çdo akuzë duket sikur zë vend. Më të përfolura janë makineritë që kryejnë punimet në këtë rrugë. Makinat e tunelit janë suedeze, të cilat thuhet se kanë rendimet të ulët. Ne, që i kemi njohuritë të kufizuara, na duken moderne dhe rentabël. Por, kur vjen në Tiranë dhe dëgjon shumë nga specialistët e rrugëve bëhesh pesimist. Në rreth 70 për qind të rrugës punimet nuk kanë filluar. Por, nëse i merr punët me radhë shikon se gjatë gjithë gjatësisë së rrugëve ka kantiere ku lëvizin me qindra makineri të rënda. Firma Bechtel po merret me para përgatitjet dhe ngritjen e infrastrukturës. Për të qenë realist pyetja se ku do të gjenden dhe 600 milionë euro dhe kur do të shlyhet kostoja e kësaj rruge na godasin si çekiç në kokë. Nga kjo marramendje na nxjerr një derr i madh sa një lopë që ishte shtrirë në një sofat guri në qendër të fshatit Fan. Nja dhjetë burra po e rripnin dhe i kishin prerë kokën. Brenda pakë minutave ai u shndërrua në një trung lisi qindra vjeçar të trashë në ngjyrë të bardhë dhe nga qafa e tij e prerë dilte pa pushim gjak. Mbi 10 qenë kishin festë se gjakun që kullonte e përpinin. Nuk mund ta shikoja dot atë pamje. Për banorët e kësaj zone kjo ishte një zbavitje shumë e këndshme. Derri është dhe pasuria më e çmuar për këto anë….. Përveç ditës së premte mishi i tij është i pranishëm dimër e verë. Banorët e kësaj zone janë mjeshtëria të rritjes së derrit. Si unë dhe turqit shtojnë shpejtësinë e makinës dhe llahtarisemi nga kjo festë e banorëve të Fanit. Por turqit janë të detyruar ti thonë derrit dajë dhe bëjnë sikur nuk i vënë re këto gjera. Ata do të qëndrojnë shumë gjatë në këto zona. Shumë prej banorëve të kësaj zone kanë përfituar nga arat e tyre gurishte sepse janë kthyer në gurore. Nuk kishte asnjë lloj konflikti në këtë drejtim. Ja vlente më mirë t’ia jepje turkut që ta kthente në gurore se sa ta mbillje misër për derra. Firma turke Enka kishte sjellë një lloj bashkëjetese të re në këto anë. Në fillim turqit kishin marrë shoferë banorë vendas për autoveturat e tyre, por pas muajit të tretë, me shumë lezet, i kishin larguar. Punëtorët turqit dalloheshin shumë lehtë nga ata shqiptarë. Turqit nuk e hiqnin kasketën prej bakeliti nga koka asnjëherë. Ndërsa, malësorët nuk mbanin asnjëherë kasketë edhe pse ishte një kërkesë e domosdoshme e sigurimit teknik. Puna në tërë kantieret ishte 12 orë në ditë dhe jo 8 orë si zakonisht. Kjo për shkak se në dimër ritmi i punës do të binte se bora në muajin janar i bllokonte rrugët. Toma, mësuesi i fshatit Konjat, tha se: “Shkollën dhe punët i bëjmë me aksion me goditje të përqendruar. Nja dy muaj në dimër nuk ka fëmijë që të shkojë në shkollë dhe besoj se edhe puna në rrugë do të pezullohet”. Tani është vjeshtë dhe në Fan është ftoftë sa në janar në Tiranë. Njerëzit janë mësuar të rrinë me xhaketë dhe ne nuk guxojmë dot që të hapim xhamin e makinës. Gjatë gjithë rrugës na tungjatjetojnë të gjithë banorët edhe pse me ta nuk njihesh fare. Në luginën e Fanit është zakon që të përshëndoshesh me këdo. Cilido udhëtari që i bie rasti të kalojë në luginën e Fanit është në besën e burrit. Ky zakon ka mbetur nga Gjon Markagjoni dhe vazhdon që të jetojë dhe sot. Edhe italianët dhe turqit janë përshtatur. Të përshëndesin duke buzëqeshur.
    Por pas bombës që lëshoi ministri i Financave Ridvan Bode se kjo rrugë nuk është rentabël vjen një bombë tjetër nga inxhinieri Arben Meçe dhe nga ish-ministri i Transporteve Spartak Poçi. Koha e shlyerjes së investimit është afër shekullit. Kjo mjafton që ky udhëtim atje ku ndërtohet tuneli më i gjatë dhe më i vështirë i vendit të mbetet gjatë në mendje. Ankesave të punëtorëve shqiptarë për diskriminim në raport me specialistët e huaj e ke të vështirë tua vësh veshin. Një rrogë 50 mijë lekë të reja në muaj është një luks për ne në Tiranë. Por ata argumentojnë se punojnë në thellësi të tunelit dhe në avujt e fosforit. Ata kanë të drejtë por çfarë gjeje është e drejtë në tërë këtë rrugë dhe në këtë vend. Çdo gjë është e mbështjellë me një tymnajë.

    25 Shtator 2007

    • gene
    • Posted October 4, 2007 at 3:11 PM
    • Permalink

    Shqip
    Prokuroria: Firmat konkurruese nuk kanë paraqitur ofertë monetare

    Prokuroria e Përgjithshme ka zbardhur shkelje të tjera në tenderin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Krahas 19 problemeve themelore që janë hasur gjatë verifikimit të kontratës mes qeverisë shqiptare dhe firmës fituese të tenderit, “Bechtel International” nga Prokuroria e Tiranës, janë konstatuar se firmat që pretendonin të fitonin ndërtimin e rrugës nuk kanë paraqitur një vlerë financiare, por vetëm projektet që kanë zbatuar në vendet e tjera. Kjo ka sjellë çudinë e hetuesve të çështjes, teksa një problem tjetër mbetet gjuha e përdorur gjatë procesit të tenderit. Dy hetues të çështjes kanë vizituar Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, ku kanë sekuestruar projektet e tri firmave që konkurronin, krahas firmës fituese “Bechtel International”. Në dokumente bie në sy mënyra sesi firmat pretendonin të fitonin tenderin. Mësohet se materialet kanë mbërritur në organin qendror të akuzës dhe pritet që të fillojë një hetim i hollësishëm. Shkelja e radhës është vazhdimi i “serisë” së parregullsive të konstatuara gjatë procedurave të tenderit të rrugës Durrës-Kukës. Abuzimi më i butë i kontratës për tenderin është leja mjedisore dhe ajo minerare që duhet të lëshohet nga ministritë përkatëse. Ndërkohë, vijnë me radhë shkeljet e tjera: Kontrata është lidhur dhe më pas është miratuar, pa pasur një projekt përfundimtar për ndërtimin e rrugës. Ligji parashikon që objektet të ndërtohen në bazë të projekteve të zbatimit të hartuar nga organe të pajisura me licencën përkatëse. Gjithashtu, ligji thotë që oponenca teknike për projektet e ndërtimit të objekteve do të bëhet për të gjitha llojet e ndërtimeve. Në rastin konkret, nuk ka asnjë oponencë teknike. Po kështu, kontrata mes palëve është lidhur, miratuar më pas me VKM dhe ka filluar përmbushja e detyrimeve të kontratës pa pasur mbikëqyrësin e punimeve (supervizorin), gjë që është detyrim ligjor. Nga ana tjetër, gjithmonë kur bëhet një tender ka një fond limit. Në rastin konkret vërehet se nuk ka një fond limit për lëvrimin e fondeve nga buxheti i shtetit. Një tjetër shkelje vërehet te paradhënia, e cila nuk mund të kalojë më shumë se 10% të vlerës së kontratës (në rastin konkret vlera fillestare e çmimit të synuar të kontratës ishte 418.333.986 euro), pasi në rastin konkret i janë dhënë sipërmarrësit mbi 100 milionë euro. Nga ana tjetër, në kontratë parashikohet se do të zbatohet ligji anglez. Në asnjë rast nuk mund të kenë efekt mbi territorin shqiptar, ligjet e një vendi të huaj. Shkelje tjetër është dhe fakti se një pjesë e dokumenteve të paraqitura për pagesë, si dhe të dokumentacionit në përgjithësi janë në gjuhën angleze çka përbën shkelje të ligjit. Të gjitha këto shkelje gjenden në duart e hetuesve të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilët pritet të japin verdiktin e tyre. Për këto parregullsi, Prokuroria e Tiranës ka njoftuar Armand Telitin dhe Andi Tomën për veprën penale shpërdorim detyre. E njëjta akuzë rëndon edhe mbi Lulzim Bashën, por ministri aktual i Jashtëm nuk u është përgjigjur thirrjeve të njëpasnjëshme të organit hetimor. “Si persona të dyshuar si përgjegjës për këtë vepër penale janë shtetasit Andi Toma, Armand Teliti dhe Lulzim Basha, të cilët kanë përgatitur të gjithë dokumentacionin dhe kanë iniciuar procedurat e VKM nr. 460, 481, 526 dhe 651 të vitit 2006″, thanë burimet nga akuza qendrore.

    • gene
    • Posted October 6, 2007 at 12:57 PM
    • Permalink

    Gjergj Lezhja: “Nuk u jap prokurorëve asnjë dokument për dosjen Rrëshen-Kalimash”
    Bisesa e plotë telefonike. Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë ka pohuar se nuk do t’i vërë në dispozicion asnjë dokument tjetër Prokurorisë së Përgjithshme

    Habjon Hasani
    Ka mohuar në mënyrë kategorike t’i vërë një pjesë të dokumenteve në dispozicion të organit të akuzës dhe është shprehur i bindur se ky qëndrim i tij është në përputhje me ligjet dhe vendimet në fuqi. Gjergj Lezhja, sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë, pasi është njohur me vullnetin e organit të akuzës për ta ndjekur penalisht atë për “pengim të hetimeve për dosjen Rrëshen-Kalimash, ka pohuar se as ky veprim i Prokurorisë nuk do të mund të ndryshojë diçka në qëndrimin e tij. Tashmë, pasi ekipi i prokurorëve në Prokurorinë e Përgjithshme ka vendosur të procedojë penalisht sekretarin e Përgjithshëm Lezhja, ky i fundit ka treguar se “nuk bën shaka” kur refuzon prokurorët për të vënë dokumente në dispozicion të tyre. Gazeta “Albania” informoi një ditë më parë se pas refuzimeve të njëpasnjëshme që Lezhja u ka bërë kërkesave të prokurorisë, atij do t’i komunikohet padia penale për “pengimin e qëllimshëm të hetimeve”, pasi, sipas prokurorëve, Lezhja ka fshehur dokumentacionin zyrtar dhe ka penguar prokurorët të kryejnë funksionin e tyre kushtetues.

    Arrestimi

    Nëse ndodh që edhe pas shoqërimit në Prokurori Lezhja do të vazhdojë t’i “fshehë” këto dokumente, atëherë prokurorët kanë parashikuar arrestimin e tij, duke qenë se ai përbën një rrezik për hetimin e mëtejshëm të çështjes. Ndryshe nga aktorë të tjerë të lidhur me çështjen, Lezhja nuk gëzon kurrfarë imuniteti, pasi është person i emëruar në atë post dhe nuk ka mburojë ligjore përballë padisë së prokurorëve. Sipas prokurorëve, Lezhja kishte premtuar se do të dorëzonte të paktën deri ditën e enjte dokumentet, por ai nuk e ka bërë një gjë të tillë. Prokurorët e kanë pritur të enjten deri në orën 14:30 Lezhjen, por pa rezultat. Tashmë hetuesit e çështjes janë gati të veprojnë duke shfrytëzuar të drejtat që u jep ligji për të realizuar detyrën e tyre kushtetuese e në fakt janë duke përpiluar argumentet juridike për të ngritur padinë penale ndaj sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë. Dosja “Rrëshen-Kalimash” ka kaluar prej tri javësh nën kompetencën e Prokurorisë së Përgjithshme dhe një ndër arsyet që prokurori i Tiranës, Ervin Karanxha, ia kaloi Prokurorisë së Përgjithshme këtë çështje ishte dhe pamundësia e tij për të pasur akses në tërheqjen e disa dokumenteve në Kryeministri si pasojë e refuzimeve të përsëritura nga ana e sekretarit të Përgjithshëm, Lezhja.

    Dokumente
    Prokurorët e çështjes, veç transkriptit të mbledhjes së qeverisë, kanë kërkuar edhe pesë dokumente të tjera, ndërkohë që kanë arritur të zotërojnë në rrugë zyrtare vetëm një pjesë të vogël të dokumentacionit që për nga rëndësia e hetimeve lë shumë për të dëshiruar. Dinamika e hetimeve për këtë çështje ka marrë tjetër përmasë dhe tashmë prokurorët po hetojnë në një tjetër pistë e për të kryer misionin deri në fund duhet të kontrollojnë dhe të përdorin si argument juridik edhe pesë dokumentet e reja që i kanë kërkuar së fundi Këshillit të Ministrave. Por duket se edhe këto dokumente janë klasifikuar si “Top Sekret”, por prokurorët janë shprehur se vetëm u është thënë verbalisht një gjë e tillë (që janë klasifikuar si sekrete) pasi gjë të shkruar nuk kanë parë. Ndërkohë që një pjesë e dokumentacionit të ri që po kërkohet sipas prokurorëve përbën një lloj dokumentacioni që si rregull duhet të ishte afishuar në faqen elektronike të Kryeministrisë pasi, sipas tyre, si rregull nuk ka asgjë sekrete në vendimet e kërkuara. Mirëpo, refuzimi nga ana e sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Gjergj Lezhja, për të dhënë edhe këto dokumente, ka ndezur dyshime serioze në radhët e prokurorëve.

    Non grata
    Burime konfidenciale nga ekipi i prokurorëve në Prokurorinë e Përgjithshme, që merret posaçërisht me këtë çështje, i thanë “Albania”-s dy ditë më parë se ndalimi i Lezhjes është i domosdoshëm në kushtet kur nga ana e Këshillit të Ministrave kërkesat legjitime të prokurorëve gati janë shpallur si “non grata”. Prokurorët, gjithsesi, janë të bindur se përsa kohë që zotërimi i këtij dokumentacioni do të jetë një e drejtë e tyre kushtetuese, askush nuk do të ketë forcën t’i privojë. “Në një kohë që pikërisht nga ana e këtij institucioni reklamohet me të madhe se procedurat kanë qenë transparente, neve nuk na lejohet që të njihemi me to. Për më tepër, në bazë të ligjeve shqiptare, dokumentacioni që ne kemi kërkuar nuk kategorizohet si i klasifikuar apo si sekret shtetëror, sikurse pretendojnë zyrtarët e Kryeministrisë”, – i tha “Albania”-s njëri prej hetuesve të skandalit.

    INTERVISTA E PLOTË TELEFONIKE

    Lezhja: “Kryeprokurori Sollaku m’i kërkoi zyrtarisht dokumentet”

    Gjatë intervistës telefonike dhënë gazetës “Albania”, sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Gjergj Lezhja, jo vetëm ka pohuar se nuk do të lëshojë asnjë dokument tjetër përveç atyre që i ka dorëzuar prokurorëve deri sot, por ka shtuar se veprimi i tij dhe vendosmëria për të mos vënë në dispozicion të Prokurorisë së Përgjithshme një pjesë të dokumenteve të kërkuara është e bazuar në vendime të posaçme dhe krejt ligjore.

    – Zoti Lezhja, ju telefonojmë nga gazeta “Albania”

    -Po, urdhëroni.

    – Sot (dje), gazeta “Albania” ka botuar një artikull ku në bazë të të dhënave të grupit të prokurorëve, që merren me çështjen “Rrëshen-Kalimash”, mësuam dhe botuam faktin se prokuroria do t’ju kalojë ju për ndjekje penale duke qenë se keni refuzuar t’i përcillni atyre disa dokumente, të cilat jua kanë kërkuar. Në pamundësi për t’u lidhur me ju ditën e djeshme, do t’ju luteshim të na tregonit qëndrimin tuaj lidhur me këtë zhvillim, pasi kjo gjë do të na ndihmonte pa masë për të realizuar një pasqyrim sa më të balancuar të zhvillimeve për këtë çështje. Cili është qëndrimi juaj, zoti Lezhja?

    -E kam parasysh artikullin. Dua të them se unë kam vepruar në bazë të ligjit dhe i kam vënë në dispozicion Prokurorisë të gjitha ato dokumente që ligji më lejonte t’i jepja. Sa për të tjerat, nuk kam për t’i dhënë pasi është e ndaluar. Mesa shoh, ju keni kontakt me prokurorët kështu që përcilljani edhe atyre këtë qëndrim, pasi nuk kanë për t’i marrë ato dokumente që klasifikohen si konfidenciale. Për shembull, transkripti i mbledhjes së qeverisë me një vendim të caktuar ligjor është klasifikuar si dokument konfidencial dhe ata nuk mund ta marrin.

    – Gjithsesi, zoti Lezhja, prokurorët pretendojnë se jo vetëm ai dokument (transkripti i mbledhjes së qeverisë), por edhe një sërë dokumentesh të tjera që ata kanë kërkuar nuk përbëjnë sekret shtetëror apo dokumente për përdorim vetëm brenda institucionit. Ju si e shihni këtë qëndrim të Prokurorisë?

    – Unë jua thashë edhe një herë që nuk më lejohet t’i jap ato dokumente që janë të klasifikuara si konfidenciale. E njoh pretendimin e Prokurorisë pasi më ka ardhur një shkresë nga Prokuroria e Përgjithshme e firmosur nga kryeprokurori Sollaku, i cili më kërkonte t’ia vija në dispozicion të gjitha dokumentet. Në rrugë zyrtare gjithashtu i jam përgjigjur me anë të një shkrese, ku i bëra të qartë qëndrimin tim.

    -Zoti Lezhja, ju falënderoj për sqarimin!

    -Me të mira!

    “Rrëshen-Kalimash”, 88 milionë euro të “bllokuara” për vitin 2007

    Prej disa muajsh, qeveria shqiptare mban të bllokuara rreth 88 milionë euro, të cilat i kishte parashikuar në Buxhetin e vitit 2007 (70 milionë euro, ndërkohë që 32 milionë janë dhënë në muajin shkurt) dhe në Buxhetin Shtesë të vitit 2007 (50 milionë euro) për të paguar konsorciumin turko-amerikan “Bechtel-Enka”, në bazë të kontratës antiligjore që ka nënshkruar me këtë konsorcium për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Arsyeja e bllokimit të kësaj shume lidhet me hetimin e tenderit të kësaj rruge nga ana e Prokurorisë. Burime nga institucioni i Prokurorisë kanë bërë të ditur se qeveria shqiptare deri pak kohë më parë kishte kryer të gjitha procedurat ligjore të lëvrimit të këtij fondi dhe se ngelej vetëm kryerja e transaksionit. Ka qenë pikërisht ky i fundit që nuk është realizuar dot nga qeveria, sepse ndërsa ishin marrë masat për transferimin e 88 milionë eurove të mbetura, të cilat ishin të akorduara nga buxhetet e vitit 2007, organi i akuzës i kërkonte Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ministrisë së Transporteve llogari për paradhënien prej 72 milionë eurosh (dokumentuar në Buxhetin 2006) të bërë vitin e kaluar dhe për 32 milionë euro që janë dhënë në muajin shkurt të vitit 2007 (e dokumentuar në media me faksimile). Pra, qeveria ishte e detyruar të bllokonte 88 milionë eurot e mbetura të akorduara për vitin 2007, në një kohë që nuk mund të justifikonte shumën totale prej 104 milionë eurosh që ajo i kishte dhënë me paradhënie konsorciumit “Bechtel-Enka” deri në muajin mars të këtij viti. Jo pak, por 104 milionë euro ka shkuar paradhënia deri në muajin mars, ndërkohë që punimet për rrugën Rrëshen-Kalimash filluan në muajin shkurt të vitit 2007. Ndërkohë, një tjetër burim problemesh mund të jetë dhe kredia tregtare prej 230 milionë eurosh që qeveria ka marrë nga bankat e huaja për ndërtimin e kësaj rruge. Duke qenë se kjo hua i është dhënë qeverisë sonë në këmbim të një norme të lartë interesi, vonesat në lëvrimin e tyre mund të shtojnë kostot e saj.

    6 Tetor 2007

    Investigimi
    Gjergj Lezhja: “Nuk u jap prokurorëve asnjë dokument për dosjen Rrëshen-Kalimash”
    Prokuroria: “Sekretari i Pergjithshem i Kryeministrise, penalizim sipas ligjit”
    Ministria e Punës: “Për një vit nuk do të ketë shkurtime punonjësish në Albtelekom”
    Paratë e “Albtelekom”-it, gjysmat për Durrës-Kukës dhe gjysmat për borxhin e jashtëm
    Turqit e kompanisë “Çalik”, hapin zyre pune per intervista pune ne “Albtelekom”
    Qeveria mban peng pesë milionë USD për punonjësit e “Albtelekomit”
    Kriza energjetike, qeveria mban të bllokuar institutet kërkimore
    Ministritë shkelin ligjin duke fshehur informacionin zyrtar
    Tjetërsimi i pronës se Llagameve nga zyrtaret, Hipoteka shkel afatet
    Pushtetarët çojnë për privatizim pronën e vjedhur
    Në Tiranë, pushtetarët grabisin pronën private në mes të ditës
    KESH-i vazhdon fushatën e faturave afrofe në Tiranën e Re
    Lista e firmave ku KESH-i ka blerë energji me prokurim të drejtpërdrejtë
    Gati arrestimi i zyrtarëve për tenderat e HEC-eve me koncesion
    Të arrestuarit e Transporteve, zyrtarë me pasuri të pafundme
    Jala, “kurbani” i radhës i planit për Bregdetin e Jugut
    Ja e vërteta e projektit shumëmiliardësh për Bregdetin e Jugut
    Prapaskenat 9 milionë USD të Gjykatës së Lartë me statusin e “nëpunësit civil”
    Emrat e ish-tatimorëve që janë ankuar në KSHC për largimet nga puna
    Vendimi, hiqet statusi i nëpunësit civil për doganierët
    Alarmi i Prokurorisë: Në dhjetor abuzimi me rrugën shkon 300 milionë euro
    Lajthit Ministria e Transporteve, “ le “jetime” vartësit e saj
    Prokuroria: Rrëshen-Kalimash, qeveria abuzoi me sigurinë kombëtare
    Mafia e pyjeve, miliona lekë nga tokat e shkrumbuara
    97 kryezyrtare, gati “burgun” per 20 mije leket e gjobes se pasurise
    Gjiganti gjerman “Axos”, lobing kundër qeverisë ”Berisha” për Albtelekomin në Bruksel
    Kryekomunarët, korrupsion me fatkeqësitë e zjarreve për 1 mijë lekë
    Te gjitha pasurite e tre kandidateve per deputet ne Zonen 31
    Rruga Rrëshen-Kalimash, të gjitha kulisat në qeveri dhe prokurori
    Skandali “Rrëshen-Kalimash”, Berisha mban peng 120 milionë dollarë

    • gene
    • Posted October 7, 2007 at 11:01 AM
    • Permalink

    Dëshmia, Basha “i shpëton” Prokurorisë

    Flamur Vezaj
    07-10-2007

    E-mail Print
    Komentet Komenti juaj + –

    Lulzim Basha, ministri i jashtem

    Prokuroria e Përgjithshme, në pritje të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për rrugën Rrëshen-Kalimash. Prokuroria: Ministri Lulzim Basha mund të dëshmojë vetëm nëse e kërkon vetë këtë gjë
    TIRANË- Hetimet e Prokurorisë së Përgjithshme për rrugën Rrëshen-Kalimash janë përqendruar tek rimarrja në pyetje e të gjithë zyrtarëve të përfshirë në këtë skandal. Në prokurorinë e Tiranës janë pyetur rreth 12 persona, pa përfshirë këtu denoncuesin e këtyre shkeljeve, Arben Meçe. Zyrtarë të Prokurorisë së Përgjithshme bëjnë me dije se do të rimarrin në pyetje ish.zv/ministrin e Transporteve, Armand Teliti, drejtorin Jurdik, Andi Toma dhe drejtoreshën e komanduar të rrugëve, Lejla Saraçi, sa i përket zyrtarëve të përfshirë në procedurat e tenderit të rrugës. Po a do të thirret ministri aktual i Jashtëm, Lulzim Basha për të dëshmuar në Prokurorinë e Përgjithshme për procedurat e ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës? Të pyetur për këtë çështje, burime nga grupi hetimor sqaruan mundësinë që ofron ligji për dëshminë e Bashës, pa hequr imunitetin parlamentar. “Sipas nenit 289 të Kodit të Procedurës Penale, parashikohet që ministri Basha mund të merret në pyetje vetëm në rast se ai e kërkon vetë këtë gjë, si person që ka dijeni për çështjen. Ndërsa organi i akuzës mund ta thërrasë si të pandehur apo person nën hetim, vetëm pasi të ketë marrë autorizimin nga parlamenti, autorizim ky që nënkupton heqjen e imunitetit”,-thanë burimet.

    Fati i hetimit për segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash pritet të përcaktohet vetëm pas daljes së raportit përfundimtar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Zyrtarë të Prokurorisë së Përgjithshme pohojnë për “Shekullin” se janë në pritje të raportit të KLSH-së, kontrolli i të cilit ka përfunduar vetëm tre ditë më parë për procedurat e tenderimit dhe përzgjedhjes së firmës fituese “Bechtel& Enka”.Kreu i KLSH-së, Robert Çeku ka urdhëruar ngritjen e një grupi kontrolli, pas denoncimeve të publikuara në media për një sërë shkeljesh proceduriale, ligjore dhe financiare në ndërtimin e segmentit rrugor prej 57 km. “Ky kontroll dymujor në aksin Rrëshen-Kalimash tashmë ka përfunduar nga inspektorët e KLSH-së, ndërkohë që po punohet për hartimin e relacionit, pas verifikimeve të kryera në terren”,-pohojnë burime pranë grupit hetimor të çështjes.

    E ndërsa pritej një vendim i Prokurorisë së Përgjithshme për imunitetin e ministrit Lulzim Basha duket se hetimi për së dyti i dosjes do të zgjasë edhe për ca kohë. Edhe pse KLSH ka përfunduar verifikimet e veta, përgatitja e relacionit zgjat rreth dy javë. Sipas ligjit, KLSH ia dërgon një kopje të relacionit Ministrisë së Transporteve, ku për një afat 10 ditor, personat përgjegjës kthejnë përgjigje. Vetëm në rast se nuk ka asnjë përgjigje nga personat përgjegjës apo drejtues të Ministrisë së Transporteve, ky relacion merret i mirëqenë dhe dërgohet në prokurori, bashkë me kallëzimin përkatës. Duket se Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur të presë ekspertizën e KLSH-së, për të marrë vendimet e pritshme në lidhje me personat e cilësuar përgjegjës për rrugën Rrëshen-Kalimash nga organi i akuzës së kryeqytetit.

    Neni 289

    Ndalimi për të kryer veprime

    1. Deri në dhënien e autorizimit për të proceduar nuk lejohet

    ndalimi, caktimi i masave të sigurimit, kontrollimet, këqyrja e personit,

    njohja, ballafaqimi dhe përgjimi i bisedimeve ose i komunikimit ndaj

    personit për të cilin kërkohet autorizimi. Ai mund të merret në pyetje

    vetëm nëse e kërkon vetë.

    2. Kur procedohet ndaj disa personave, për disa nga të cilët është

    i nevojshëm autorizimi dhe dhënia e këtij vonohet, mund të procedohet

    vetëm kundër të pandehurve për të cilët autorizimi nuk është i

    nevojshëm.

    Interpretimi i Gjykatës Kushtetuese

    Me vendimin nr.39, datë 23.6.2000, ka interpretuar paragrafin e dytë të nenit 73 të Kushtetutës, duke

    vendosur: “Për çështjet e parashikuara nga neni 59 i Kodit të Procedurës Penale, kërkesa për marrjen autorizim për ndjekjen penale të personave që gëzojnë imunitet i drejtohet Kuvendit të Republikës së

    Shqipërisë nga vetë gjykata pranë të cilës është depozituar kërkesa e të dëmtuarit akuzues.”

    DËSHMITË

    Hetimi, fletë-thirrje të reja për 12 zyrtarët e përfshirë

    TIRANË- Sipas prokurorisë, fletë-thirrjet për të dëshmuar për dosjen Rrëshen-Kalimashu janë drejtuar tashmë 12 personave, mes tyre edhe tre të pandehurve të kësaj dosjeje. “Janë bërë gati fletë-thirrjet për të pandehurit Armand Teliti, Andi Toma e Lejla Saraçi, duke vazhduar me personat që kanë dijeni për shkeljet. Ata janë: Ylli Gjoni, i emëruar gojarisht prej ish-ministrit Basha si personi i kontaktit me firmat, ish-zvministri i Ekonomisë, Gjergji Bojaxhi, anëtari shqiptar në tender i vetëdorëhequr, Niko Naska, si dhe ekspertët e caktuar për të bërë oponencën teknike, Sokol Allaraj, Arben Kasoruho, Piro Bedo, Nustret Nela dhe Celesina Dobro, të cilët kanë dëshmuar njëherë në prokurori mbi këtë çështje”,-pohuan dje për “Shekullin” burime nga Prokuroria e Përgjithshme. Mësohet gjithashtu se do të rimerren në pyetje edhe përfaqësuesit e shoqërisë “Bechtel& Enka”, George R.Alsop dhe Ozger Inal.

    • gene
    • Posted October 13, 2007 at 12:57 PM
    • Permalink

    Braçe: Abuzimet e reja me çmimet në rrugën Durrës-Kukës

    PS-ja vazhdon të denoncojë atë çka e ka cilësuar skandalin më të madh nga viti ‘92

    Partia Socialiste vazhdon të insistojë se qeveria shqiptare nuk ka koston reale të ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës. “Mbi të gjitha, kostoja reale e ndërtimit të kësaj rruge do të jetë në dorë të matjeve ose rimatjeve, që do të kryejë në vendin e punës një inxhinier i vetëm”, tha dje nënkryetari i grupit socialist Erion Braçe. Sipas tij, kjo do të jetë në dorë të kompanisë dhe të një inxhinieri të caktuar me mirëkuptim. “Si mundet që një çmim kaq i shtrenjtë të jetë në dorë vetëm të kompanisë që e ndërton dhe natyrisht edhe të një inxhinieri”, shtroi pyetjen Braçe, duke kërkuar që këtë ta thotë qeveria. Opozita shprehet se

    Kryeministri Berisha dhe ministri i tij, Lulzim Basha, zgjodhën alibi politike për t‘u mbrojtur për problematikën që ka kjo kontratë, ose gjithë procedura e ndërtimit të segmentit Rrëshen-Kalimash. “Në rast se aplikohet nxjerrja e çmimit të kontratës, sipas sasive të matura në terren konkretisht dhe veçanërisht çmimeve për njësi, do të dalë një çmim shumë herë më i madh sesa çmimi prej 418 milionë eurosh, që është parashikuar hipotetikisht në këtë kontratë”, sqaroi Braçe. Ndërsa shtoi se në disa nene të kësaj kontrate pranohet hapur dhe botërisht që çmimi prej 418 milionë eurosh, mbi bazën e të cilit janë bërë llogaritë në këtë kontratë, nuk është çmimi real, por do të jetë çmimi minimal i mundshëm për ndërtimin e kësaj vepre. “Çmimet për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash, i ka vendosur sipërmarrësi, i ka vendosur Bechtel, jonit ventures dhe kjo pranohet botërisht në kontratë, në pikën F, faqe 71 e kapitullit 12, matjet dhe vlerësimi”, u shpreh Braçe. Ai konstatoi se sipërmarrësi që është, Bechtel Enka, pranon të ketë përgatitur çmimin e njësisë, sipas shtojcës 1, për të përmbledhur të gjitha aktivitetet e kërkuara, për të përfunduar punimet në përputhje me detyrimet e tij, sipas kësaj kontrate dhe rrugës inter urbane kryesore të detajuar në detaj.

    shqip

    • gene
    • Posted October 13, 2007 at 7:27 PM
    • Permalink

    Firma “Ecorys” u pagua 150 mijë euro pa kryer asnjë punë

    Habjon Hasani

    Jo vetëm nuk ka përgatitur dokumentacionin e tenderit për rrugën Rrëshen-Kalimash (sikurse ra “dakord” me qeverinë), por ka përfituar edhe 150 mijë euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Pasi “Albania” ka informuar dje faktin se firma “Ecorys” nuk ka kryer kurrë kryerjen e procedurave të tenderit të rrugës Rrëshen-Kalimash, së fundi zbulohet se “prokurimi i drejtpërdrejtë” që qeveria shqiptare i bëri kësaj firme, e cila kurrë nuk mundi të kryente detyrën e saj, ka kushtuar 150 mijë euro. Në bazë të dokumentit të siguruar nga Agjencia Kombëtare e Prokurimit Publik është mësuar se qeveria shqiptare i ka paguar rreth 18 milionë lekë kësaj kompanie, e cila duhej të kryente përgatitjen e tenderit dhe mbikëqyrjen e tij. Por ndërsa kjo pagesë është ezauruar, faktet treguan se “Ecorys” nuk është hartuesja e vërtetë e termave të tenderit pasi ajo vetë ka deklaruar se “do të fillonte përgatitjen e termave të tenderit dhe do të afronte asistencën e saj konsultive” më 21 korrik 2006, ose më mirë tri ditë pasi tenderi ishte hapur. Ndërsa qeveria kishte shpallur që në datën 18 korrik edhe në gazetën “Financial Times” tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e rrugës “Rrëshen-Kalimash”, tri ditë më vonë, në datën 21 korrik, firma “Ecorys” zotohej se do të niste sa më shpejt punën për të formuluar termat e tenderit për firmat e interesuara. “Firma ‘Ecorys’ ka vendosur të pranojë ofertën e qeverisë shqiptare dhe shumë shpejt do të angazhohet për të filluar punën për hartimin sa më rigoroz dhe të shpejtë të kushteve të termave të tenderit”, -shprehet në reagimin e saj zyrtar firma “Ecorys”, e cila ndoshta nuk e dinte se nga ana tjetër qeveria shqiptare kishte tri ditë që kishte shpallur në gazetën “Financial Times” jo vetëm tenderin, por edhe kriteret dhe kategorizimin e kushteve për firmat apo subjektet private që do të ishin të interesuara për të konkurruar. Këtë fakt e vërteton vetë njoftimi i qeverisë në gazetën “Financial Times” si dhe zbulimi i shpalljes së tenderit në faqen elektronike DG MARKET, e cila është një faqe elektronike e mirënjohur për publikimin e tenderave me rëndësi dhe kosto të konsiderueshme.

    Oferta
    Vetë firma “Ecorys” shprehet në faqen e saj zyrtare se, ”Ministria e Transporteve të Holandës ka ndërhyrë pranë saj për t’i kërkuar që të ofronte mbështetjen për organizimin e zhvillimit të tenderit ndërkombëtar për rrugën Rrëshen-Kalimash”. Por ndërsa Vendimi Nr. 460, datë 10 korrik 2006 i qeverisë pretendon se ka filluar procedurat e prokurimit me firmën “Ecorys”, zbulohet se vetëm 11 ditë më vonë “Ecorys” ishte vënë në dijeni të interesit të shfaqur nga qeveria jonë për zhvillimin e tenderit. “Ecorys” ka shpallur publikisht se në datën 21 korrik është njohur me ofertën e qeverisë shqiptare, porse nga ana tjetër qeveria jonë kishte shpallur tenderin ndërkombëtar! Kjo është mëse e vërtetë, pasi “Albania” ka zbuluar se në datën 18 korrik 2006, personi i kontaktit në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, Ylli Gjoni, njoftonte të gjitha firmat ndërkombëtare për zhvillimin e këtij tenderi.
    Përplasja
    Ky fakt përbën edhe elementin e dytë që fakton falsitetin e vendimit të qeverisë shqiptare, e cila pretendon se me Vendimin Nr. 460, dt. 10 korrik 2006, kishte urdhëruar të kryente procedurën e prokurimit të drejtpërdrejtë për të pajtuar firmën “Ecorys” që të hartonte parametrat e tenderit. Për hir të së vërtetës, ditën kur ka dalë ky vendim i qeverisë, firma “Ecorys” as që e dinte se diku mes Rrëshenit dhe Kalimashit po ndërtohej një rrugë shumë e shtrenjtë, pasi vetë kjo firmë, më datën 21 korrik, bën të ditur se sapo ka marrë ftesën nga qeveria shqiptare për të asistuar tenderin.

    Mashtrimi, tenderi u hartua para se të pajtohej “Ecorys”

    Njoftimi i qeverisë shqiptare në “Financial Times” dhe në gazetën zyrtare të Komisionit Europian, i vendosur që në datën 18 korrik 2006, ka të radhitura edhe termat dhe kushtet për firmat e interesuara për konkurrim. Siç mund të konstatohet edhe në shpalljen publike të tenderit, janë të radhitura një sërë kushtesh për firmat e interesuara. Në këto kushte lind natyrshëm pyetja: Çfarë kushtesh dhe parametrash do të përcaktonte “Ecorys” për këtë tender, ndërsa ky i fundit ishte shpallur me gjithë kushtet tri ditë para se vetë “Ecorys” të njoftohej?! Mesa duket, kjo është një pyetje së cilës qeveritarët shqiptarë kanë vendosur të mos i përgjigjen kurrë, pasi dhe kërkesat e prokurorisë ndaj Këshillit të Ministrave për të vënë në dispozicion një sërë vendimesh lidhen pikërisht me këtë skandal. Të paktën deri tani është vërtetuar matematikisht se prokurimi i drejtpërdrejtë dhe paratë që qeveria jonë ka paguar për firmën “Ecorys” janë një shpërdorim i pastër, pasi është katërçipërisht dhe shkencërisht e vërtetuar se kjo firmë nuk mund të ketë hartuar rregullat dhe kushtet për tenderin. Në të njëjtën kohë, ky fakt implikon në mënyrë të drejtpërdrejtë qeverinë shqiptare, pasi në mënyrë të organizuar është ndërmarrë një aksion antiligjor, i cili fillon që me falsifikimin e vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe përfundon me tentativën për të fshehur gjurmët e krimit, duke u bashkëngjitur këtyre vendimeve të paligjshme të tjera vendime, që përpiqen të fshehin gjurmët. Por tashmë çdo gjë rezulton e kotë, pasi mjafton njoftimi zyrtar i “Ecorys”, e cila pretendon se është vënë në dijeni në datën 21 korrik 2006 dhe shpallja që qeveria i bëri tenderit më 18 korrik 2006 për të kuptuar të gjithë skemën false. Ndërkaq, ajo që e implikon më tepër qeverinë është fakti se të gjithë këtë falsitet e ka shoqëruar me Vendimin Nr. 460, dt. 10 korrik 2006, të cilin nuk e ka shpallur në faqet zyrtare dhe që nuk ia vë në dispozicion organit të akuzës. Përmbajtja e këtij vendimi është marrë vesh nga letërkëmbimi që ka patur Ministria e Transporteve me Agjencinë e Prokurimit Publik dhe me Ministrinë e Financave, ku që të dy këta institucione e konsideronin kërkesën e ish-ministrit të Transporteve, Basha, për të prokuruar drejtpërdrejt firmën “Ecorys” si antiligjore. Në fakt, kjo kërkesë e Bashës rezulton së fundi jo vetëm si antiligjore, por edhe si një tentativë e pastër për të fshehur gjurmët e trukimit të tenderit ndërkombëtar.

    Lezhja: “Nuk i jap prokurorisë asnjë dokument”

    Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Gjergj Lezhja, ka mohuar në mënyrë kategorike t’i vërë një pjesë të dokumenteve në dispozicion të organit të akuzës dhe është shprehur i bindur se ky qëndrim i tij është në përputhje me ligjet dhe vendimet në fuqi. Gjergj Lezhja, sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë, pasi është njohur me vullnetin e organit të akuzës për ta ndjekur penalisht atë për “pengim të hetimeve për dosjen Rrëshen-Kalimash”, ka pohuar se as ky veprim i Prokurorisë nuk do të mund të ndryshojë diçka në qëndrimin e tij. Tashmë, pasi ekipi i prokurorëve në Prokurorinë e Përgjithshme ka vendosur të procedojë penalisht sekretarin e Përgjithshëm, Lezhja, ky i fundit ka treguar se “nuk bën shaka” kur refuzon prokurorët për të vënë dokumente në dispozicion të tyre. Gazeta “Albania” informoi pesë ditë më parë se pas refuzimeve të njëpasnjëshme që Lezhja u ka bërë kërkesave të prokurorisë, atij do t’i komunikohet padia penale për “pengim të qëllimshëm të hetimeve”, pasi, sipas prokurorëve, Lezhja ka fshehur dokumentacionin zyrtar dhe ka penguar prokurorët të kryejnë funksionin e tyre kushtetues.

    11 Tetor 2007

    • gene
    • Posted October 13, 2007 at 7:28 PM
    • Permalink

    Rrëshen-Kalimash, qeveria falsifikoi vendimet për firmën “Ecorys”
    Zbulohet mashtrimi, qeveria pretendon se vendosi të pajtojë firmën “Ecorys” në datën 10 korrik 2006, ndërsa vetë “Ecorys” shprehet se është njoftuar tri ditë pasi është shpallur tenderi ndërkombëtar

    Habjon Hasani

    Qeveria shqiptare ka manipuluar të gjitha vendimet e saj që lidhen me ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Ky fakt i rëndë komprometon direkt të gjithë Këshillin e Ministrave, i cili është “kokë e këmbë” i implikuar në një skemë të çorganizuar të fshehjes dhe falsifikimit të dokumentacionit. Duket se vetë firma “Ecorys”, e përzgjedhur për të hartuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për zhvillimin e tenderit ndërkombëtar, “ka hedhur në erë” qeverinë shqiptare. Ndërsa qeveria shqiptare ka shpallur tenderin ndërkombëtar në datën 18 korrik 2006, vetë firma “Ecorys”, në datën 21 korrik 2006, bën të ditur se është thirrur nga qeveria shqiptare për të përcaktuar parametrat e tenderit, që në të vërtetë kishte tri ditë që ishte shpallur! Por ky nuk është i vetmi element që vërteton falsitetin e veprimeve të qeverisë, pasi një tjetër vendim konkret i saj zbulon të gjithë skemën e falsifikimit të vendimeve. Duke iu referuar dosjes hetimore të prokurorisë për këtë rrugë, ndër rreshta zbulohet se me Vendimin Nr. 460, datë 10 korrik 2006, qeveria shqiptare ka urdhëruar “lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të përdorë procedurën prokurim i drejtpërdrejtë’ me konsorciumin ‘Ecorys Group’ për shërbim konsulence në përgatitjen e termave të prokurimit, konkurrimit ndërkombëtar, vlerësimin, përzgjedhjen dhe negocimin e kontratës për të ndërtuar Seksionin Qendror të Autostradës Durrës-Kukës-Morinë”! Në një kohë që firma “Ecorys” ende nuk ishte njoftuar, qeveria shqiptare i kërkonte Agjencisë së Prokurimit Publik mendim për prokurimin e drejtpërdrejtë që i kishte bërë kësaj firme.

    “Ecorys”

    Vetë firma “Ecorys” shprehet në faqen e saj zyrtare se ”Ministria e Transporteve të Holandës ka ndërhyrë pranë saj për t’i kërkuar që të ofronte mbështetjen për organizimin e zhvillimit të tenderit ndërkombëtar për rrugën Rrëshen-Kalimash”. Por ndërsa Vendimi Nr. 460, datë 10 korrik 2006 i qeverisë pretendon se ka filluar procedurat e prokurimit me firmën “Ecorys”, zbulohet se vetëm 11 ditë më vonë, “Ecorys” ishte vënë në dijeni të interesit të shfaqur nga qeveria jonë për zhvillimin e tenderit. “Vetë Ecorys” ka shpallur publikisht se në datën 21 korrik është njohur me ofertën e qeverisë shqiptare, porse nga ana tjetër qeveria jonë kishte shpallur tenderin ndërkombëtar! Kjo është mëse e vërtetë, pasi “Albania” ka zbuluar se në datën 18 korrik 2006, personi i kontaktit në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, Ylli Gjoni, njoftonte të gjitha firmat ndërkombëtare për zhvillimin e këtij tenderi. Ky fakt përbën edhe elementin e dytë që fakton falsitetin e vendimit të qeverisë shqiptare, e cila pretendon se me Vendimin Nr. 460, dt. 10 korrik 2006, kishte urdhëruar të kryente procedurën e prokurimit të drejtpërdrejtë për të pajtuar firmën “Ecorys” që të hartonte parametrat e tenderit. Për hir të së vërtetës, ditën kur ka dalë ky vendim i qeverisë, firma “Ecorys” as që e dinte se diku mes Rrëshenit dhe Kalimashit po ndërtohej një rrugë shumë e shtrenjtë, pasi vetë kjo firmë, më datën 21 korrik, bën të ditur se sapo ka marrë ftesën nga qeveria shqiptare për të asistuar tenderin.

    Zotimi

    Ndërsa qeveria kishte shpallur që në datën 18 korrik edhe në gazetën “Financial Times” tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e rrugës “Rrëshen-Kalimsh”, tri ditë më vonë, në datën 21 korrik, firma “Ecorys” zotohej se do të niste sa më shpejtë punën për të formuluar termat e tenderit për firmat e interesuara. “Firma ‘Ecorys’ ka vendosur të pranojë ofertën e qeverisë shqiptare dhe shumë shpejt do të angazhohet për të filluar punën për hartimin sa më rigoroz dhe të shpejtë të kushteve të termave të tenderit”, -shprehet në reagimin e saj zyrtar firma “Ecorys”, e cila ndoshta nuk e dinte se nga ana tjetër qeveria shqiptare kishte tri ditë që kishte shpallur në gazetën “Financial Times” jo vetëm tenderin, por edhe kriteret dhe kategorizimin e kushteve për firmat apo subjektet private që do të ishin të interesuara për të konkurruar. Këtë fakt e vërteton vetë njoftimi i qeverisë në gazetën “Financial Times” si dhe zbulimi i shpalljes së tenderit në faqen elektronike DG MARKET, e cila është një faqe elektronike e mirënjohur për publikimin e tenderave me rëndësi dhe kosto të konsiderueshme.

    Mashtrimi, rregullat e tenderit nuk i ka përcaktuar “Ecorys”

    Njoftimi i qeverisë shqiptare në “Financial Times” dhe në gazetën zyrtare të Komisionit Europian, i vendosur që në datën 18 korrik 2006, ka të radhitura edhe termat dhe kushtet për firmat e interesuara për konkurrim. Siç mund të konstatohet edhe në shpalljen publike të tenderit, janë të radhitura një sërë kushtesh për firmat e interesuara. Në këto kushte lind natyrshëm pyetja: Çfarë kushtesh dhe parametrash do të përcaktonte “Ecorys” për këtë tender, ndërsa ky i fundit ishte shpallur me gjithë kushtet tri ditë para se vetë “Ecorys” të njoftohej?! Me sa duket kjo është një pyetje së cilës qeveritarët shqiptarë kanë vendosur të mos i përgjigjen kurrë, pasi dhe kërkesat e prokurorisë ndaj Këshillit të Ministrave për të vënë në dispozicion një sërë vendimesh lidhen pikërisht me këtë skandal. Të paktën deri tani është vërtetuar matematikisht se prokurimi i drejtpërdrejtë dhe paratë që qeveria jonë ka paguar për firmën “Ecorys” janë një shpërdorim i pastër, pasi është katërçipërisht dhe shkencërisht e vërtetuar se kjo firmë nuk mund të ketë hartuar rregullat dhe kushtet për tenderin. Në të njëjtën kohë ky fakt implikon në mënyrë të drejtpërdrejtë qeverinë shqiptare, pasi në mënyrë të organizuar është ndërmarrë një aksion antiligjor, i cili fillon që me falsifikimin e vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe përfundon me tentativën për të fshehur gjurmët e krimit, duke u bashkëngjitur këtyre vendimeve të paligjshme të tjera vendime, që përpiqen të fshehin gjurmët. Por tashmë çdo gjë rezulton e kotë, pasi mjafton njoftimi zyrtar i “Ecorys”, e cila pretendon se është vënë në dijeni në datën 21 korrik 2006 dhe shpallja që qeveria i bëri tenderit më 18 korrik 2006 për të kuptuar gjithë skemën false. Ndërkaq, ajo që e implikon më tepër qeverinë është fakti se të gjithë këtë falsitet e ka shoqëruar me Vendimin nr. 460, dt. 10 korrik 2006, të cilin nuk e ka shpallur në faqet zyrtare dhe që nuk ia vë në dispozicion organit të akuzës. Përmbajtja e këtij vendimi është marrë vesh nga letërkëmbimi që ka patur Ministria e Transporteve me Agjencinë e Prokurimit Publik dhe me Ministrinë e Financave, ku që të dyja këto institucione e konsideronin kërkesën e ish-ministrit të Transporteve Basha për të prokuruar drejtpërdrejt firmën “Ecorys” si antiligjore. Në fakt kjo kërkesë e Bashës rezulton së fundi jo vetëm si antiligjore, por edhe si një tentativë e pastër për të fshehur gjurmët e trukimit të tenderit ndërkombëtar.

    10 Tetor 2007

    • gene
    • Posted October 13, 2007 at 7:30 PM
    • Permalink

    Datat, dyshime për vendimin e qeverisë që miratoi kontratën

    Habjon Hasani
    Nëse për pajtimin e firmës konsulente të tenderit Ecorys është faktuar falsiteti i vendimeve të qeverisë, së fundi është zbuluar se ekzistojnë të paktën indicie të tjera për abuzim në miratimin që qeveria i ka bërë kontratës së lidhur me “Bechtel-Enka”. Që në fjalinë e parë të kësaj kontrate është shkruar se “KJO KONTRATË e lidhur sot më 15 shtator 2006” ndërkohë që në fund të faqes shkruhet se “SI REZULTAT palët e pranishme lidhin këtë kontratë e cila hyn në fuqi ditën, muajin dhe vitin e sipërpërmendur” ndërkohë që rezulton të jetë firmosur nga drejtoresha Lejla Saraçi dhe përfaqësuesit e “Bechtel-Enka” në datën 6 tetor 2006. Sakaq të dyja këto të dhëna bëjnë një rezonancë të fortë nëse i krahason me Vendimin Nr. 651, datë 27 shtator 2006, të qeverisë shqiptare i cili përcakton se, “Në mbështetje të Nenit 100 të Kushtetutës dhe të Vendimit Nr.481, datë 14 qershor 2006, “Për lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të përdorë procedurën e prokurimit “Tender i hapur ndërkombëtar”, për ndërtimin, me ritme të përshpejtuara, të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash të autostradës Durrës-Kukës-Morinë, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave vendosi: Miratimin e projektkontratës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe shoqërisë së përbashkët “Bechtel International, Inc.-ENKA”, për ndërtimin, me ritme të përshpejtuara, të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, të autostradës Durrës-Kukës-Morinë”. Thënë thjesht dhe shkurt, një vendim i marrë nga qeveria në datën 27 shtator 2006 ratifikonte një kontratë të lidhur nga Drejtoria e Përgjithshme në datën 6 tetor 2006! Praktikisht e pamundur dhe tërësisht antiligjore. Si mundet që qeveria të miratojë një kontratë që ende nuk ishte lidhur apo si mundet që drejtoresha Lejla Saraçi të nënshkruante një kontratë në muajin tetor në një kohë që Këshilli i Ministrave, i cili është një institucion madhor, e kishte ratifikuar këtë kontratë që më 27 shtator?! Çfarë dinte paraprakisht qeveria shqiptare kur mori këtë vendim në datën 27 shtator dhe për më tepër ku gjendet sot (apo a ka ekzistuar ndonjëherë) kontrata, të cilën po miratonte qeveria shqiptare në datën 27 shtator të vitit 2006?!
    Kontrata
    Natyrisht që për opinionin publik kjo kontratë nuk ekziston, pasi kontrata që ka vënë në dispozicion Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve përcakton qartë që në faqen e parë të saj se është nënshkruar në datën 6 tetor 2006. Natyrisht, që kjo mospërputhje kompetencash lë shteg për dyshime serioze lidhur me procedurat e ndjekura, pasi në kushtet kur është vërtetuar falsiteti me pajtimin e konsulentit Ecorys tashmë del që edhe vendimi i qeverisë për të ratifikuar kontratën është në mospërputhje të plotë jo vetëm me datat, por mbi të gjitha është në mospërputhje me hierarkinë e kompetencave mes qeverisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Praktikisht, është e pamundur që drejtoresha e Rrugëve, Lejla Saraçi, ta ketë nënshkruar kontratën një muaj pasi institucioni madhor i Këshillit të Ministrave e kishte ratifikuar atë si kontratë!! Çfarë ka ndodhur në të vërtetë?
    Datat përplasen Një tjetër element i vendimit në fjalë (nr. 481, datë 14 qershor 2006) të Këshillit të Ministrave lidhet me datën kur qeveria autorizoi Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve për të shpallur tenderin e hapur ndërkombëtar. Në radhët e këtij vendimi shkruhet se “në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të Vendimit Nr. 481, datë 14 qershor 2006 për lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të përdorë procedurën e prokurimit ‘Tender i hapur ndërkombëtar’ për ndërtimin, me ritme të përshpejtuara, të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash të autostradës Durrës-Kukës-Morinë”. Pra sa më sipër del se Drejtoria e Rrugëve është autorizuar që më 14 qershor 2006 për të shpallur tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e kësaj rruge! Edhe në njoftimin për këtë tender, që qeveria ka bërë në gazetën “Financial Times” më 16 korrik 2006, shkruhet se është bazuar pikërisht në vendimin e kësaj date. Por në këtë datë ende qeveria nuk kishte kërkuar që të bënte prokurimin e firmës që do të hartonte rregulloren e tenderit (Ecorys). Kjo pasi të paktën zyrtarisht qeveria pretendoi se kjo firmë u prokurua në datën 10 korrik 2006, ndonëse gazeta “Albania” fakton se vetë kjo firmë ka deklaruar se është njoftuar për herë të parë në datën 21 korrik 2007, pra 3 ditë pasi tenderi ishte shpallur me të gjitha kriteret (që si rregull do t’i përcaktonte “Ecorys”) e për më shumë që qeveria kishte nisur të priste e të përcillte firmat e para që shfaqën interes për këtë tender. Kronologjia e skandalit me “Ecorys” 14 korrik 2006 Vendim i Këshillit të Ministrave për lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të përdorë procedurën “Prokurim i hapur ndërkombëtar”, për ndërtimin, me ritme të përshpejtuara, të segmentit rrugor Rrëshen – Kalimash, të autostradës Durrës – Kukës – Morinë 16 korrik 2006 Publikohet kërkesa për shprehje interesi, në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet njoftimit në “Gazetën zyrtare” të Komisionit Europian dhe gazetën “Financial Times” 21 korrik 2006 Firma “Ecorys” njofton zyrtarisht se e ka kontaktuar qeveria shqiptare për ta asistuar në hartimin e gjuhës dhe termave të tenderit ndërkombëtar 27 korrik 2006 Në njoftimin për shtyp të Këshillit të Ministrave të datës 27 korrik 2006 thuhet se: “Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me përfaqësuesit e kompanisë turke të ndërtimit “ENKA”, presidentin e nderit të kësaj kompanie, Dr. Sharik Tara, kryetarin e Bordit, Sinan Tara, presidentin e Bordit, Haluk Gerçek dhe asistentdrejtorin Ekzekutiv, Ozger Inal.

    10 Tetor 2007

    • gene
    • Posted October 16, 2007 at 11:14 AM
    • Permalink

    REPUBLIKA E SHQIPËRISËPROKURORI I PËRGJITHSHËM

    Nr_____Prot. Tiranë ____.____.2007

    L E N D A: Kërkohet autorizim për procedim penal ndaj deputetit zotit Lulëzim Basha

    KUVENDIT TË SHQIPËRISË

    T I R A N Ë

    Të nderuar deputetë !

    Në datë 09 Mars 2007, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal Nr.893 për veprën penale të shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim, vepër penale e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe që bën fjalë për shkelje të kryera nga zyrtarët e strukturave të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit gjatë financimeve të kryera për ndërtimin e rrugëve të ndryshme kombëtare dhe kryesisht për financimet e kryera për ndërtimin e segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morinë.

    Bazuar në hetimet e kryera Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arritur në konkluzionin se gjatë procedurave të ndjekura për përzgjedhjen e firmës që do ndërtonte segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash, gjatë procedurave të ndjekura për lidhjen e kontratës me subjektin fitues dhe gjatë zbatimit të kësaj kontrate, punonjës të administratës shtetërore kanë konsumuar elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës. Mbi këtë bazë janë marrë të pandehur disa zyrtarë të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

    Nga Prokuroria e Tiranës është arritur gjithashtu në konkluzionin se përgjegjës për shkeljet e konstatuara është edhe ish-Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe njëkohësisht deputet, zoti Lulzim Basha.

    Bazuar në nenin 141 të Kushtetutës, në nenin 13 të ligjit Nr.8737 datë 12.02.2001 “Për Organizmin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” dhe nenin 74 të Kodit të Procedurës Penale, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm është kompetente për ushtrimin e ndjekjes penale ndaj deputetëve. Në këto kushte me vendimin e datës 07.09.2007, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka shpallur moskompetencën, duke kaluar aktet Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.

    Pas një muaj vlerësimi dhe hetimesh të kryera nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm është provuar se Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve ka kryer procedurat për përzgjedhjen e subjektit që do të ndërtonte segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash, ka kryer procedurat për pregatitjen dhe lidhjen e kontratës me subjektin e shpallur fitues dhe më pas Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka ndjekur ecurinë e zbatimit të punimeve. Për realizimin e këtij procesi nga kjo ministri janë pregatitur dhe paraqitur për miratim disa vendime të Këshillit të Ministrave. Vendimet e miratuara kanë të bëjnë me përzgjedhjen e firmës konsulente për organizimin e procedurave të prokurimit dhe pregatitjen e kontratës të zbatimit të punimeve, si dhe me përcaktimin e firmës fituese dhe miratimin e kontratës për zbatimin e punimeve.

    Segmenti rrugor Rrëshen-Kalimash përbën pjesën qëndrore të autostradës Durrës-Kukës-Morinë. Ndërtimi i këtij segmenti rrugor është parashikuar të realizohet totalisht me fonde buxhetore.

    Kjo rrugë sipas projekt-idesë, të hartuar pas lidhjes së kontratës dhe fillimit të punimeve, është parashikuar të jetë 65.1 km i gjatë dhe është ndarë në tre segmente të vecanta.

    1. Rrëshen-Reps 19 km

    2. Reps-Thirra 27 km

    3. Thirra-Kolsh 19.1 km, nga të cilat 5.6 km tunel.

    Pregatitja e procedurave të përzgjedhjes së firmës që do të ndërtonte rrugën, shpallja e firmës fituese, pregatitja e projekt kontratës dhe negocimi i cmimeve të saj janë bërë nga shoqëria “Ecorys Group”, me qëndër në Rotterdam të Hollandës, e cila bazuar në VKM Nr.481 datë 14.06.2006 i ka rekomanduar Drejtores së Përgjithshme të Rrugëve shpalljen fitues dhe lidhjen e kontratës me shoqërinë e përbashkët amerikano-turke “Bechtel Inc.-Enka”. Kontrata është lidhur me datën 06.10.2006.

    I. Hetimet e deritanishme kanë provuar se është ndjekur kronologjikisht procedura për përzgjedhjen dhe pagesën e firmës konsulente “Ecorys Group” si më poshtë:

    Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin Nr.460 datë 10.07.2006 “Për lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejt” për shërbim konsulence, për pregatitjen e termave të prokurimit publik/konkurimit ndërkombëtar, vlersimin, përzgjedhjen dhe negociimin e kontratës për ndërtimin e seksionit qëndror të autostradës Durrës-Kukës-Morinë.” Në këtë vendim parashikohet detyrimet e paraqitura më lart për konsulentin dhe detyrimi i palës shqiptare për të paguar në favor të tij shumën 180 mijë Usd.

    Mbi këtë bazë ka dalë Urdhëri i Prokurimit, i Drejtores së Përgjithshme të Rrugëve, Nr.113 datë 14.07.2006 për zbatimin e procedurave për lidhjen e kontratës me konsulentin Ecorys Group dhe me datën 20.07.2006 është lidhur kontrata ndërmjet Drejtores së Përgjithshme të Rrugëve Lejla Saraci dhe përfaqësuesit të “Ecorys Group”, Nienke Uil.

    Në vijim Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin Nr.867 datë 27.12.2006 “Për një ndryshimin në VKM 460 datë 10.07.2006” dhe mbi këtë bazë është lidhur Aneks Kontrata e datës 29.12.2006 ndërmjet Drejtores së Përgjithshme të Rrugëve, Lejla Saraci dhe konsulentit Ecorys Group. Me anë të këtyre dy akteve pagesa në favor të konsulentit është rritur me 95 mijë Usd, duke arritur në total 275 mijë Usd. Kjo rritje është bërë pa ndryshuar detyrimet dhe te drejtat e palëve të parashikuara në kontratën e datës 20.07.2006.

    Këshilli i Ministrave ka miratuar gjithashtu Vendimin Nr.526 datë 02.08.2006 “Për caktimin e anëtarëve të Komisionit Ndërkombëtar të Vlersimit për tenderin e hapur ndërkombëtar për ndërtimin me ritme të përshpejtuara të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morinë.”. Në zbatim të këtij vendimi ka dalë Urdhëri Prokurimit Nr.1/4 datë 14.07.2006 i Drejtores së Përgjithshme të Rrugëve Lejla Saraci, për caktimin e anëtarëve të Komisionit të Vlersimit të Ofertave. Me anë të këtyre dy akteve janë caktuar anëtarët e komisionit që do të përzgjidhte firmën fituese për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Janë caktuar zotërinjtë Stephen Ragget (britanik), Gerald Scott (Amerikan), Pim Zoeteëeij (Hollandez), Mate Jurisic (Kroat) dhe Niko Naska (Shqiptar).

    II. Hetimet e deritanishme kanë provuar se është ndjekur kronologjikisht procedura për përzgjedhjen dhe pagesën e firmës ndërtuese Bechtel Internacional, Inc. – Enka si më poshtë:

    Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin Nr.481 datë 14.06.2006 “Për lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të përdorë procedurën e prokurimit “Tender i hapur ndërkombëtar, për ndërtimin me ritme të përshpejtuara” të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, të autostradës Durrës-Kukës-Morinë.” Ky vendim përcakton procedurat dhe kriteret e vlersimit për subjektet që do marrin pjesë në tenderin e hapur ndërkombëtar.

    Me datën 19.07.2006 është botuar në gazetën Financial Times “Ftesa për Ofertë” me objekt “Ndërtim rruga Rrëshen-Kalimash”.

    Me datën 3.08.2006 janë paraqitur në ambjentet e Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit shoqëritë e huaja “Al-Kharafi”, Bechtel-Enka”, “Konstruktor” dhe “Strabag”.

    Me datën 4.08.2006 katër anëtarët shtetas të huaj të komisionit i kanë rekomanduar Drejtoreshës së Përgjithshme të Rrugëve Lejla Saraci, shoqërinë e përbashkët “Bechtel Internacional, Inc. – Enka” si shoqërinë më të vlersuar për të filluar negociatat, duke e vlersuar me 7.5 pikë nga 10 të mundshme. Në vend të dytë është klasifikuar shoqëria “Strabag” me 6.75 pikë.

    Duke analizuar pikët që komisioni u ka dhënë dy konkurentëve më të mirë rezulton se shoqëria “Strabag” është vlersuar si shoqëria më e mirë për ndërtim tunelesh me 0.7 pikë nga 0.6 që i është dhënë shoqërisë “Bechtel-Enka”. Shoqëria “Bechtel-Enka” është vlersuar më mirë për eksperiencën në menaxhim të procesit të hartimit të projektit, me 1.2 pikë nga 0.9 pikë të “Strabag”, është vlersuar më mirë për përvojën në lidhje me kontrata me cmime për njësi, me 0.4 pikë nga 0.3 pikë të “Strabag” dhe është vlersuar më mirë për treguesin e cmimeve të ndershme, të arsyeshme dhe realizim në kohë të punës, me 1.1 pikë nga 0.8 pikë të “Strabag”. Pra rezulton se diferenca që e ndan shoqërinë “Bechtel-Enka” me shoqërinë “Strabag” vjen si rezultat i klasifikimit më mirë të saj në tregues që nuk kanë qënë pjesë e punës që do bënte sipërmarrësi, si dhe nuk kanë qënë të mundshëm të krahasohen. Treguesi i eksperiencës në projektime nuk ka pse të ndikojë në vlersimin sepse projektimin e rrugës nuk është duke e bërë sipërmarrësi, por po realizohet nga shoqëri të tjera. Treguesi i cmimeve të ndershme, të arsyeshme dhe realizimi në kohë i punimeve nuk mund të matej përsa kohë nuk kishte një projekt dhe nuk kishte volume pune. Shoqëria “Strabag” në ofertën e paraqitur thekson se ajo nuk mund të paraqesë cmime për zëra punimesh dhe afat për sa kohë që nuk ka një projekt dhe nuk janë përcaktuar volumet e punës që do kryhen. (Transaction Report, pika 4.6 Rezultatet e vlersimit dhe rekomandimi për negociata, tabela 4.1)

    Në vazhdim Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin Nr.651 datë 27.09.2006 “Për miratimin e projektkontratës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë së përbashkët “Bechtel Internacional, Inc. – Enka” për ndërtimin me ritme të përshpejtuara të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, të autostradës Durrës-Kukës-Morinë.” Kontrata është firmosur nga palët me datën 06.10.2006. Sipas kontratës vlera e synuar për ndërtimin e këtij segmenti rrugor është 418 333 986 Eur, por kjo vlerë në varësi nga volumet e punës mund të ndryshojë dhe nuk është e detyrueshme për zbatim nga palët.

    III. Gjatë procedurave të përshkruara më sipër janë konstatuar shkelje të shumta ligjore, të cilat kanë sjellë humbje të konsiderueshme për buxhetin e shtetit.

    1. Janë miratuar nga Këshilli i Ministrave Vendimet Nr.481 datë 14.06.2006, Nr.460 datë 10.07.2006, Nr.526 datë datë 02.08.2006, Nr.651 datë 27.09.2006 dhe Nr.867 datë 27.12.2006. Nga verifikimet e kryera në Qëndrën e Publikimeve Zyrtare rezulton se nga Këshilli Ministrave janë dërguar për botim dhe janë botuar në Fletoren Zyrtare vetëm vendimet Nr.526 dhe Nr.651, pra vendimi që cakton anëtarët e komisionit që do përzgjedhë firmën fituese dhe vendimi që miraton kontratën me sipërmarrësin, ndërsa kontrata nuk është publikuar në Fletoren Zyrtare. Mospublikimi i këtyre vendimeve është një veprim në kundërshtim me nenin 117/1 të Kushtetutës ku thuhet se aktet normative të Këshillit të Ministrave marrin fuqi juridike vetëm pasi botohen në Fletoren Zyrtare.

    Nga ana tjetër nxjerrja e këtyre vendimeve nuk është bërë në zbatim të ndonjë ligji, i cili duhet të autorizojë nxjerrjen e aktit nënligjor, të përcaktojë organin kompetent (në rastin tonë KM) cështjet që duhen rregulluar, si dhe parimet mbi bazën e të cilave nxirren këto akte.

    Një situatë e tillë antikushtetuese e bën të atakueshëm ligjërisht në cdo moment procesin e vendimarrjes të autoriteteve shqiptare në lidhje me procedurat e ndjekura për këtë rast.

    Prokuroria ka marrë vendim sekuestrimi për gjithë dokumentacionin që lidhet me miratimin e këtyre vendimeve dhe që ndodhet në Këshillin e Ministrave. Nga dokumentacioni i kërkuar Sekretari i Përgjithshëm i Këshilli i Ministrave nuk ka pranuar që të vërë në dispozicion të hetimit proces verbalet e mbledhjeve të Këshillit të Ministrave. Oficerët e policisë gjyqsore nuk janë lejuar të hyjnë në aparatin e Këshillit të Ministrave për të sekuestruar dokumentacionin. Me gjithë kërkesat tona të vazhdueshme akoma dhe sot nuk na janë vënë në dispozicion këto proces verbale.

    2. Përzgjedhja e konsulentit “Ecorys Group” është bërë në shkelje të ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi. Përzgjedhja e tij ka qënë e paracaktuar nga zoti Lulëzim Basha. Ky subjekt është favorizuar duke u shpallur fitues pa konkurim dhe nga ana tjeter është favorizuar duke e paguar më shumë se kishte kërkuar vetë ai. Kjo provohet nga argumentat e paraqitura më poshtë :

    a) Në relacionin që shoqëron projekt vendimin e paraqitur për miratim në Këshillin e Ministrave, zoti Lulëzim Basha thotë se shoqëria “Ecorys Group” është zgjedhur nga një listë prej 5 shoqërish të sugjeruara nga ekspertë të Bankës Botërore. Nuk ka asnjë dokument apo dëshmi që të provoje se cili ekspert i Bankës Botërore ka bërë sugjerimin, kush janë shoqëritë e tjera të sugjeruara, cilat janë ofertat e tyre financiare. Për më tepër Banka Botërore në deklarimet që ka bërë në shtyp ka mohuar pjesmarrjen e saj në këto procedura. Nga hetimi është provuar që në të gjitha rastet që shoqëria “Ecorys Group” ka kontaktuar me autoritetet shqiptare deri në momentin e lidhjes së kontratës, ka komunikuar drejtpërdrejt me zotin Lulëzim Basha.

    b) Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.481 datë 14.6.2006, i cili përcakton procedurat dhe kriteret për vlersimin e firmës që do ndërtojë rrugën Rrëshen-Kalimash, përmend në përmbajtje të tij se komisioni për vlersimin e firmës fituese do të asistohet nga konsulenti “Ecorys Group”. Pra rezulton se konsulenti ka qënë i përcaktuar 20 ditë para së të miratohej me VKM 460, dt. 10.07.2006 dhe më shumë se një muaj para se të lidhej kontrata me të (kontrata dt. 20.07.2006).

    c) Anëtarët e Komisionit që do vlersonin ofertat e subjekteve pjesmarrës në tender i janë propozuar zotit Lulëzim Basha nga konsulenti “Ecorys Group” me datën 1.08.2006 dhe janë miratuar me VKM Nr.526 dt. 02.08.2006. Ndërkohë Drejtorja e Përgjithshme e Rrugëve, Lejla Saraci, kishte nxjerrë Urdhërin e Prokurimit Nr.1/4 dt. 14.07.2006, në të cilin përcaktohen anëtarët e komisionit që do vlersojnë ofertat e subjekteve pjesmarrëse në tender. Pra rezulton se anëtarët e komisionit (të cilët do t’i përzgjidhte konsulenti) kanë qënë të përcaktuar një javë para se të lidhej kontrata me konsulentin dhe 18 ditë para së të propozoheshin nga konsulenti dhe të miratoheshin me VKM Nr.526 dt.02.08.2006.

    d) Procedurat e miratimit të konsulentit Ecorys Group dhe pagesa e parashikuar në favor të tij janë kundërshtuar nga Ministria e Financave dhe Agjencia e Prokurimit Publik, si të pabazuara në ligj.

    Ministri i Financave me shkresën Nr.5260/1 dt. 14.07.2006 i kthen përgjigje zotit Lulëzim Basha se procedurat e propozuara për lidhjen e kontratës me konsulentin Ecorys Group janë në kundërshtim me ligjin “Për Prokurimin Publik”.

    Drejtorja e Agjencisë së Prokurimit Publik me shkresën Nr.10336/1 dt. 07.07.2006 e kundërshton propozimin e zotit Lulëzim Basha për lidhjen e kontratës së drejtpërdrejt me konsulentin, duke argumentuar se mungon relacioni i hollësishëm i përllogaritjes së fondit limit në shumën 180 mijë Usd, arsyet e përzgjedhjes së këtij subjekti dhe dokumentacioni ligjor i tij.

    Me datën 10.07.2006 zonja Patricia de Jonge, me detyrë punonjëse finance në shoqërinë Ecorys Group, i dërgon zotit Lulëzim Basha (në fax. Nr. 355 42 32 389) ofertën financiare të shoqërisë Ecorys Group për shërbimin që do kryente në favor të ndërtimit të rrugës Rrëshen-Kalimash. Vlera e kërkuar nga shoqëria “Ecorys Group” ishte 180 mijë Usd, pra aq sa kishte propozuar zoti Lulëzim Basha në projekt vendimin e paraqitur për miratim. Kjo ofertë i vihet në dispozicion Agjencisë së Prokurimit Publik, e cila përsëri kundërshton miratimin duke argumentuar se mungojnë relacioni i hollësishëm i përllogaritjes së fondit limit, ofertat nga kompani të tjera të njohura, arsyet e përzgjedhjes së kësaj shoqërie nga shoqëritë e tjera dhe dokumentacioni ligjor i shoqërisë “Ecorys Group”.

    Megjithë mangësitë ligjore të evidentuara, zoti Lulëzim Basha vazhdon procedurat dhe realizon lidhjen e kontratës me subjektin “Ecorys Group”.

    Si konkluzion mund të themi se “Ecorys Group” është një shoqëri e përzgjedhur nën ndikimin e drejtpërdrejtë të zotit Lulezim Basha. Nga ana tjetër përzgjedhja e saj është bërë në kundërshtim me ligjin Nr.7971 dt. 26.07.1995 “Për prokurimin publik”, sepse mungon argumentimi i fondit limit prej 180 mijë Usd, mungojnë ofertat nga kompani të tjera, si dhe mungon dokumentacioni ligjor i subjektit “Ecorys Group”. Akoma dhe sot nuk disponohet asnjë dokumentacion ligjor i shoqërisë “Ecorys Group”.

    Kontrata e lidhur me shoqërinë “Ecorys Group” ka përfunduar me datën 30.09.2006. Gjatë periudhës 20 korrik deri 30 shtator 2006 shoqëria “Ecorys Group” ka asistuar në përzgjedhjen e firmës që do ndërtonte rrugën Rrëshen-Kalimash dhe në negocimin e kontratës që Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka lidhur me subjektin fitues për ndërtimin e rrugës. Për këto dy detyra ka përfituar shumën prej 180 mijë Usd.

    Megjithëse kontrata me konsulentin ka përfunduar në 30 shtator 2006, me kërkesën e zotit Lulëzim Basha realizohet në ditët e fundit të muajit dhjetor 2006 një shtesë në kontratën e lidhur me konsulentin. Me inisiativën e zotit Lulëzim Basha miratohet VKM Nr.867 dt. 27.12.2006 dhe më pas Aneks Kontrata e datës 29.12.2006 ndërmjet Drejtorisë të Përgjithshme të Rrugëve dhe konsulentit “Ecorys Group”. Shtesa e kontratës ka të bëjë me ndryshimin e pagesës në favor të subjektit “Ecorys Group”, duke e rritur pagesën nga 180 mijë Usd në 275 mijë Usd, pra 95 mijë Usd më shumë. Shtesa prej 95 mijë Usd përballohet nga fondet që Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit kishte në dispozicion për rrugët kombëtare. Kjo shtesë pagese bëhet pa ndryshuar kushtet e tjera të kontratës të datës 20.07.2006, pra pa ndryshuar të drejtat dhe detyrimet e palëve të përcaktuara në kontratën bazë. Një shtesë e tillë është krejtësisht e pajustifikuar dhe shuma prej 95 mijë Usd përbën dëm për buxhetin e shtetit.

    3. Procedura e ndjekur për përzgjedhjen e firmës fituese për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash dhe lidhja e kontratës me këtë firmë për zbatimin e punimeve është kryer me shkelje të shumta ligjore, duke favorizuar subjektin sipërmarrës. Shkeljet e konstatuara kanë sjellë dhe dëme te konsiderueshme financiare për buxhetin e shtetit. Kjo provohet nga argumentat e paraqitura më poshtë :

    a) VKM Nr.481 i propozuar nga zoti Lulëzim Basha, i cili përcakton procedurat që do ndiqen për përzgjedhjen e subjektit që do ndërtojë segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash, është miratuar me datën 14.06.2006. Ndërkohë zoti Lulëzim Basha ka dërguar projekt vendimin përkatës për mendim në Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Ekonomisë dhe Agjencinë e Prokurimit Publik me shkresën Nr.7378 datë 14.07.2006, pra një muaj më vonë se është miratuar vendimi. Edhe në Këshillin e Ministrave projekt vendimi është dërguar për miratim nga zoti Lulëzim Basha me shkresën Nr.7378/5 datë 14.07.2006, pra një muaj pasi ishte miratuar Vendimi.

    b) Bazuar në pikën 1/a të vendimit duhet të bëhej publikimi i kërkesës për shprehje interesi në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë në Gazetën Zyrtare të Komisionit Europian dhe gazetën Financial Times. Rezulton se është bërë vetëm botimi në gazetën Financial Times të datës 19.07.2006. Nga ana tjetër ftesa dhe dokumentat nuk janë pregatitur edhe në shqip dhe botuar në një gazetë shqiptare, në kundërshtim me nenin 41/2 të ligjit Nr.7971 datë 26.07.1995 “Prokurimin Publik, i cili parashikon germën (a) se “ftesa për ofertë dhe dokumentat e tenderit duhet të jenë në shqip dhe në një gjuhë tjetër që përdoret gjerësisht në tregëtinë ndërkombëtare” dhe germën (b) se “ftesa për ofertë duhet të njoftohet në një gazetë që përdor po atë gjuhë që është përdorur në ftesë dhe që ka tirazh të mjaftueshëm për të tërhequr konkurrencën ndërkombëtare”. Këto shkelje ligjore kanë ndikuar në uljen e mundësive që të paraqiten sa më shumë subjekte të interesuara.

    c) Vendimi Nr.481 datë 14.06.2006 ka përcaktuar si procedurë për organizmin e tenderit të rrugës Rrëshen-Kalimash procedurën “Tender i hapur ndërkombëtar”. Në këto kushte duhet të ishin zbatuar procedurat e parashikuara në ligjin Nr.7971 datë 26.07.1995 “Për prokurimin publik”, kreu VII, ku parashikohet si duhet zhvilluar tenderi i hapur ndërkombëtar. Duke vlersuar procedurat e ndjekura nga Komisioni për shpalljen e firmës fituese rezulton se vlersimi është bërë vetëm mbi bazën e kurrikulum vitae të shoqërive që kanë marrë pjesë. Asnjë nga shoqëritë e huaja nuk ka paraqitur ofertë me cmim mbi bazën e të cilës do të shpallej fituesi. Kjo sepse nuk i është kërkuar një gjë e tillë dhe se nuk ka patur fond limit, nuk ka patur projekt të rrugës, etj.

    d) Pretendohet se janë zbatuar procedurat e parashikuara nga modeli ndërkombëtar FIDIC (Internacional Federation of Consulting Engineers). Një gjë e tillë nuk është e vërtetë sepse procedurat e parashikuara nga modeli FIDIC parashikojnë dy faza. Fazën e parakualifikimit, në të cilën bëhet një përzgjedhje e shoqërive mbi bazën e eksperiencës dhe kapaciteteve të tyre, si dhe faza e tenderimit, në të cilën subjektet e kualifikuara nga faza e parë paraqesin ofertat e tyre financiare, bazuar në volumet e punës dhe projektin e veprës. Ofertat e paraqitura në këtë rast vlersohen nga komisioni duke përcaktuar shoqërinë fituese. Në rastin objekt hetimi është zhvilluar vetëm faza e parë, parakualifikimi, dhe pastaj është negocuar dhe lidhur kontrata me shoqërinë Bechtel-Enka, pa patur projekt dhe volume pune. Pra rezulton se nuk janë zbatuar as procedurat e modelit ndërkombëtar FIDIC.

    e) Nga hetimi është provuar se shoqëria konsulente ka patur konflikt interesi me shoqërinë Bechtel-Enka, të cilën e ka rekomanduar si fituese. Rezulton se shoqëria “Ecorys Group” në bashkëpunim me shoqërinë “Parsons Brinckerhoff” janë aktualisht konsulentë dhe i ofrojnë asistencë teknike Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit. Rezulton se shoqëria “Parsons Brinckerhoff” është një shoqëri që ka bashkëpunuar për një kohë të gjatë me shoqërinë Bechtel Inc. për punime civile të kryera në qytetin Boston të SHBA. Gjatë periudhës që shoqëria konsulente po kryente procedurat e përzgjedhjes dhe negocimit të kontratës me shoqërine Bechtel, ajo ka qënë njëkohësisht së bashku me shoqërinë “Parsons Brinckerhoff” duke konkuruar në zyrat e Delegacionit Europian në Tiranë për të fituar të drejtën e konsulentit në Ministrinë e Punëve Publike e Transportit. Pra rezulton se veprimtaria e shoqërisë Ecorys Group gjatë procedurave të përzgjedhjes dhe negocimit të kontratës me shoqërinë që do ndërtonte segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash ka qënë në konflikt të hapur interesi. Një fakt i tillë duhet t’u kishte shërbyer strukturave të ministrisë për ta përjashtuar subjektin konsulent. Në realitet jo vetëm që nuk është përjashtuar, por është favorizuar hapur, duke lidhur kontratë të drejtpërdrejtë me të.

    Në këto kushte rezulton se procedurat e realizuara për përzgjedhjen e shoqërisë sipërmarrëse kanë qënë në kundërshtim me përcaktimet e ligjit “Për Prokurimin Publik”, në kundërshtim me procedurat e modelit ndërkombëtar FIDIC dhe kanë favorizuar padrejtësisht shoqërinë e zgjedhur si sipërmarrëse për ndërtimin e rrugës.

    f) Bazuar në VKM Nr.460 datë 10.07.2006 konsulenti “Ecorys Group” do të asistonte Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, përvec të tjerave, dhe në fazën e negocimit të kontratës me subjektin fitues. Nga deklarimet e Drejtoreshës së Përgjithshme të Rrugëve Lejla Saraci, rezulton se kontrata është pregatitur nga “Ecorys Group” dhe Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe asaj i është vënë në dispozicion për firmosje vetëm pasi është miratuar me VKM. Pra rezulton se zoti Lulëzim Basha, si drejtues i Ministrisë, ka qënë i përfshirë drejtpërdrejt në pregatitjen dhe diskutimin e kushteve të kontratës. Kontrata në vetevete përmban një numër të konsiderueshëm shkeljesh të ligjeve në fuqi, shkelje që po i paraqes në vazhdim.

    g). Kontrata është miratuar pa patur një projekt përfundimtar të detajuar për zbatim dhe në kushtet e mungesës së oponencës teknike për projektin që do zbatohet. Kjo është në kundërshtim me ligjin Nr.8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, neni 5, 6, si dhe me ligjin Nr.7971 datë 26.07.1995 “Për prokurimin publik”.

    Pretendohet se kontrata është lidhur duke u bazuar në modelin e kontratës tip FIDIC. Edhe në këtë rast duhet të themi se nuk është zbatuar modeli FIDIC i kontratës. Kjo për faktin se jemi në kushtet kur mungon projekti teknik, mungojnë volumet e punës që do kryhen dhe vlera e sipërmarrjes. Të gjitha këta elementë janë të domosdoshëm në kontratat e modelit FIDIC, por mungojnë në kontratën e lidhur me shoqërinë sipërmarrëse për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash.

    h). Bazuar në shtojcën 9 të kontratës rezulton se rruga Rrëshen-Kalimash do jetë e gjatë 57 km, e ndarë në tre segmente. Rrëshen – Reps 18 km, Reps – Thirra 27 km dhe Thirra – Kolsh 12 km (këtu përfshihet dhe tuneli). Afati përfundimtar i përfundimit të projektit për të tre segmentet ishte parashikuar data 31 mars 2007.

    Instituti i Ndërtimeve në Janar të vitit 2007, ka bërë oponencën teknike për tre segmentet e kësaj rruge bazuar në projekt ide. Sipas oponencës rezulton se gjatësia e rrugës, bazuar në projekt ide, është parashikuar të jetë 65.1 km e gjatë dhe ndarë sipas tre segmenteve të vecanta do të jetë, Rrëshen-Reps 19 km, Reps-Thirra 27 km dhe Thirra-Kolsh 19.1 km, nga të cilat 5.6 km tunel. Pra kemi një rritje të gjatësisë së rrugës prej 8 km më shumë sa ishte parashikuar në kontratë. Akoma dhe sot nuk është përfunduar projekti i plotë i kësaj rruge.

    i). Kontrata është lidhur pa patur të përcaktuar një fond limit. Kjo në kundërshtim me ligjin Nr.7971 datë 26.07.1995 “Për prokurimin publik”. Lidhja e kontratës është bërë me cmime për njësi të synuara, me vlerë të synuar prej 418 333 986 Eur. Një zgjidhje e tillë nuk bazohet në asnjë nga ligjet në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

    Sipas relacionit të paraqitur nga zoti Lulëzim Basha para Këshillit të Ministrave, rezulton se cmimet për njësi janë negociuar me sukses dhe është arritur në nivel të kënaqshëm të termave të kontratës (përfshirë cmimet për njësi) mbështetur në modelin ndërkombëtar FIDIC.

    Bazuar në hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se cmimet për njësi të vendosura në kontratë janë propozuar nga shoqëria sipërmarrëse dhe janë pranuar nga investitori si “të arsyeshme dhe të ndershme” pa u ndryshuar fare. Ky fakt konfirmohet nga raporti përfundimtar i shoqërisë konsulente Ecorys Group. Në pikat 25, 26 dhe 27 të “Transaction Report” (pregatitur nga Ecorys Group) thuhet se i është kërkuar shoqërisë sipërmarrëse të paraqesë cmimet për njësi dhe një vlerë të synuar për përfundimin e punimeve. Cmimet e paraqitura dhe vlera e synuar i janë nënshtruar një vlersimi nga shoqëria sllovene DDC, e cila në përfundim ka vlersuar se janë të ndershme dhe të arsyeshme duke patur parasysh dhe mungesën e projektit. Mbi këtë bazë janë pranuar në kontratë cmimet për njësi dhe vlera e synuar që ka propozuar sipërmarrësi. Pra rezulton se kemi “negocim të cmimeve”, duke pranuar pa ndryshuar asnjë nga cmimet e paraqitura nga sipërmarrësi. Edhe këtu duket hapur favorizimi që i është bërë subjektit sipërmarrës.

    Duke vlersuar kontratën rezulton se cmimet për njësi janë rekomanduese dhe mund të ndryshohen në negociata ndërmjet porositësit dhe sipërmarrësit, (Shtojca 1, paragrafët i dhe ii). Ky fakt dhe nga ana tjetër mungesa e projektit përfundimtar i japin mundësi shoqërisë sipërmarrëse të rrisë në mënyrë të pakontrolluar shumën e parave që duhen për përfundimin e kësaj rruge.

    Nga akti i ekspertimit tekniko-vlersues të administruar në dosje rezultojnë disa konkluzione si:

    1- Pagesa e infrastrukturës nga sipërmarrësi është vlersuar 10 % të vlerës së përgjithshme, në një kohë që në praktikën shqiptare kjo masë vlersohet me 2.1 % të vlerës së përgjithshme.

    2- Vlersimi i cmimeve të betoneve është bërë afërsisht 2 herë më i lartë se cmimet e përdorura në betonime nga firmat shqiptare.

    3- Ka zëra punimesh që përsëriten në dy forma, si p.sh. Analiza Nr.5a; Analiza 6 deri në analizën 11.

    4- Nuk është pasqyruar TVSH prej 20%, si element i domosdoshëm i vendosur nga ana e ligjit tatimor në Republikën e Shqipërisë.

    Nga llogaritjet e kryera nga ekspertët rezulton se cmimi i synuar i kontratës duhet të ishte 226 473 494 Eur, ose 191 860 492 Eur më pak se cmimi i negociuar dhe parashikuar në kontratën e miratuar.

    Pra nga negociatat e realizuara për vlerën e synuar rezulton e pajustifikuar një shumë prej 191 860 492 Eur, e cila përbën dëm për buxhetin e shtetit. Kjo vlerë përbën 84.7 % më shumë se vlera që duhet të kishte kontrata dhe është rritje e pajustifikuar e cmimit të synuar të kontratës. (shuma e pajustifikuar e cmimeve 191860492 Euro / vlera që duhet të ishte 226473494 Euro x 100 = 84.7 %)

    Deri tani është përfunduar projekti i segmentit Rreps-Thirre (27 km) duke përcaktuar një vlerë prej 187 milion Euro për ndërtimin e këtij segmenti. Për dy segmentet e tjera projekti është në përfundim e sipër. Duke marrë për bazë rekomandimet e oponencës teknike të bërë nga Insituti i Ndërtimit mbi bazën e projekt idesë, segmenti Thirre – Kolsh (19.1 km, nga të cilat 5.6 km janë tunel) mund të kushtojë rreth 460 milion Euro. Nuk është përcaktuar akoma ndonjë vlerë për segmentin Rrëshen – Rreps. Në këto kushte vetëm për dy segmente të rrugës kemi një rritje totale të vlerës fillestare të synuar të kontratës në shumën rreth 229 milion Eur (647 milion Euro – 418 milion Euro) Kjo rritje do të jetë edhe më e madhe kur të realizohen projektet përfundimtare për gjithë rrugën.

    Duke analizuar të dhënat e mësipërme rezulton se si rezultat i alikimit të cmimeve të pabazuara kemi një rritje të pajustifikuar prej 84.7 % të vlerës fillestare të kontratës. Duke përdorur të njëjtën analizë rezulton se rritja prej 229 milion Euro e vlerës fillestare nga projektet e pranuara nga oponenca teknike ka 84.7 % të saj të pajustifikuar. (229 milion x 84.7 % = 194 milion ) Në këto kushte dëmi i shkaktuar shkon në shifrat rreth 385 milion Euro, ( 191 milion + 194 milion ) vetëm për dy segmente të kësaj rruge. Megjithatë këto shifra duhet t’i nënshtrohen hetimit të metejshëm, pasi të merren edhe pretendimet e personave përgjegjës.

    h). Kontrata është lidhur dhe ka filluar të zbatohet pa patur një supervizor për mbikqyrjen e punimeve. Kjo është në kundërshtim me ligjin Nr.8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, neni 7. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ja ka deleguar provizorisht detyrën e mbikqyrjen kompanisë projektuese të tunelit Sceteurote deri në përfundimin e procedura të përzgjedhjes së supervizorit. Procedurat e lidhjes së kësaj kontrate janë bërë në mënyrë të kundraligjshme, pa tender nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Pretendohet se është bërë shtesë kontrate mbi kontratën e projektimit, por një veprim i tillë është i kundraligjshëm sepse projektimi dhe supervizioni janë dy kontrata të ndryshme, të cilat nuk mund të vijnë në vijim të njëra tjetrës. Edhe legjislacioni në fuqi nuk lejon që projektuesi dhe supervizori të jenë i njëjti subjekt. Një situatë e tillë lë vend për abuzime gjatë kryerjes së punimeve.

    i). Në kontratë (neni 12.3, f) parashikohet se porositësi (Drejtoria Përgjithshme e Rrugëve) është përgjegjës të paguajë autoritet përkatëse për të gjitha taksat doganore, taksat dhe tatimet për pajisjet e sipermarrësit dhe punëve të përkohshme në emër të sipërmarrësit dhe duhet të sigurojë që këto taksa e tatime të paguhen brenda periudhës kohore të kërkuar nga legjislacioni shqiptar. Pra rezulton se kontrata përjashton sipërmarrësin nga pagimi i disa taksave dhe tatimeve dhe ja ngarkon këtë pagesë autoriteteve shqiptare. Kjo është në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nenin 155, i cili thotë se “Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese.”

    j). Kontrata ka lejuar dhënien e paradhënies në favor të sipërmarrësit pa patur garanci të mëparshme dhe pa filluar punimet. Rezulton se janë dhënë paradhënie pa kryer punime rreth 6 miliard lekë ( mbi 55 milion Eur ). Bazuar në deklarimet e drejtuesit të projektit të shoqërisë, pagesat paraprake janë përdorur nga shoqëria për të siguruar pajisjet e ndërtimit, sheshin e ndërtimit dhe facilitetet e nevojshme për ndërtimin e autostradës. Pagesat paraprake do të kthehen nga sipërmarrësi gradualisht duke zbritur 12% të vlerës për cdo faturë punimesh të paraqitur më vonë. Konkluzioni që arrihet në këtë rast është se sipërmarrësi me paradhënien që i është paguar ka siguruar mjetet e nevojshme për ndërtimin e rrugës dhe ka paguar garancitë bankare të nevojshme. Me një mënyrë të tillë pagese paradhënie duket qartë favorizimi që i është bërë sipërmarrësit.

    Nga verifikimi në Degën e Thesarit rezulton se nga lidhja e kontratës dhe deri në fund të muajit 15 Shtator 2007 sipërmarrësit i janë paguar 15 879 354 663 lekë.

    Përvec sa më sipër në procedurat e ndjekura konstatohen dhe shkelje të tjera ligjore që kanë të bëjnë me mungesën e lejes mjedisore, mungesën e lejes gjeologjike, etj.

    Si konkluzion mund të themi se kontrata favorizon dukshëm subjektin sipërmarrës në dëm të interesave të shtetit shqiptar. Mungesa e projektit dhe mundësia për ndryshimin e vazhdueshëm të tij, mungesa e supervizorit, mundësia e ndryshimit të cmimeve për njësi dhe si rrjedhim dhe ndryshimi i vlerës së përgjithshme të kontratës dhe shkeljet e tjera të përcaktuara më sipër i japin mundësi shoqërisë Bechtel Inc.-Enka që të kërkojë dhe marrë shuma parash të pakontrolluara nga shteti shqiptar.

    Në një situatë të tillë shteti shqiptar nuk është në gjëndje të parashikojë me saktësi as shumën vjetore të parave të nevojshme për ndërtimin e kësaj rruge. Kjo provohet me faktin se në buxhetin e vitit 2006 fillimisht nuk ishte parashikuar asnjë fond për ndërtimin e kësaj rruge, por fondet jane shtuar gjatë vitit me buxhetin suplementar në shumën rreth 9 miliard lekë. Të gjitha këto para janë dhënë shoqërisë sipërmarrëse, por sic u provua më sipër pjesa më e madhe e tyre janë dhënë paradhënie, pa kryer punë.

    Nisur nga shkeljet e shumta ligjore dhe dëmi financiar i konstatuar deri tani, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka konkluduar se hetimi duhet të zgjerohet dhe të vazhdojë të kryhet edhe për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore” parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, veprën penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal dhe veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

    Bazuar në nenin 23 të Ligji Nr.9000 datë 30.01.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, hartimi i projekt akteve që shqyrtohen nga Këshilli i Ministrave bëhet nën mbikqyrjen e ministrit përkatës. Zoti Lulëzim Basha në kohën e pregatitjes dhe kryerjes së procedurave që u pasuan me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave kryente detyrën e Ministrit të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Ai është marrë personalisht me realizimin e këtij projekti, që nga organizimi i përzgjedhjes së konsulentit dhe deri në nënshkrimin e kontratës dhe modalitetet e fillimit të zbatimit të saj. Askush nga personat që kanë nënshkruar akte të caktuara nuk merr përsipër të jenë parashtruar variante apo të jenë diskutuar ato në drejtoritë e specializuara, por mjaftohen duke deklaruar se “me këtë punë është marrë Ministria”, fakt i cili përbën një indicje se “me këtë problem është marrë Ministri”, e dhënë e cila duhet të hetohet.

    Drejtoresha e Përgjithshme e Rrugëve e pyetur si deklaruese lidhur me procedurën e ndjekur nga ana e tyre për pregatitjen e projekt vendimeve Nr.460, 481, 526 dhe 651 të vitit 2006 të Këshillit të Ministrave përgjigjet si vijon :

    “Lidhur me këto VKM deklaroj se ato janë inicuar vetëm nga ana e Ministrisë së Punëve Publike dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve kanë ardhur vetëm vendimet e Këshillit të Ministrave pasi ato kanë kaluar të gjitha fazat dhe janë miratuar. Pra me procedurat e këtyre VKM Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve nuk është angazhuar fare. Nga ana e Drejtorisë Përgjithshme të Rrugëve ka qënë vetëm inxhinieri Ylli Gjoni, i cili ka qënë emëruar me gojë nga Ministri për të qënë person kontakti përfaqësues i DPRR për këtë projekt investimi. Ai vetëm ka qënë në dijeni për gjithshka ndodhte, por nuk ka patur asnjë kompetencë kontrolluese ose vendimarrëse.”

    Edhe zoti Ylli Gjoni, i pyetur si deklarues, ka thënë se projekt vendimet e Këshillit të Ministrave janë inicuar nga Ministria e Punëve Publike, por nuk sqaron se cili ka qënë personi konkret në këtë Ministri i ngarkuar me këtë detyrë. Në vijim znj. Lejla Saraci shpjegon se me procedurat e redaktimit të kontratës së nënshkruar prej saj me autorizim, pas miratimit nga KM, është marrë konsulenti i huaj, i cili është paguar në shumën 220 mijë Euro. Pyetjes së cfarë dokumentacioni i është vënë në dispozicion shoqërisë konsulente dhe shoqërisë sipërmarrëse, ajo përgjigjet : “Nuk i kemi vënë asgjë në dispozicion pasi nuk na kanë kërkuar asgjë”. Zoti Andi Toma, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Juridike në Ministri, i pyetur si deklarues shpjegon një situatë krejt tjetër. Ai deklaron se “… në rastin konkret gjykoj se projekt vendimet së bashku me relacionet përkatëse janë sërvirur nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe janë punuar nga Drejtoria e Shërbimeve Juridike, ku unë kam ushtruar detyrën e drejtorit.” Pra mbetet ende për qartësuar se si është e mundur që materialet të jenë vënë në dispozicion konsulentit dhe Drejtoria e Rrugëve, si organ i specializuar të mos ketë dijeni. Ose fakti që projekt vendimet të kenë dalë nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, por drejtorja të mos ketë patur dijeni.

    Në këto rrethana, provat e grumbulluara deri tani dhe sqarimi i fakteve të paraqitura më sipër e bëjnë të domosdoshme ushtrimin e ndjekjes penale ndaj zotit Lulëzim Basha. Zoti Lulëzim Basha është thirrur disa herë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor për t’u pyetur si deklarues, por nuk ka pranuar të paraqitet, duke ju shmangur hetimit. Zoti Lulëzim Basha është deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe si i tillë ai gëzon imunitet ndaj ndjekjes penale, bazuar në neni 73/2 të Kushtetutës.

    Për sa më sipër, me qëllim që të vazhdojmë hetimet për veprat penale të mësipërme, për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të përgjegjësisë ligjore të gjithë personave të përfshirë në shkeljet ligjore të konstatuara, bazuar në nenin 288/1 të Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë autorizim per procedim penal në ngarkim të deputetit te Kuvendit të Shqiperisë, Zotit Lulëzim Basha.

    PROKURORI PERGJITHSHEM

    THEODHORI SOLLAKU

    • gene
    • Posted October 16, 2007 at 11:15 AM
    • Permalink

    Neni 118
    Heqja e imunitetit të deputetit

    1. Kërkesa dhe dokumentet shoqëruese për dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit i paraqiten Kryetarit të Kuvendit nga Prokurori i Përgjithshëm. Kryetari ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe vë në dijeni Kuvendin në seancën plenare më të parë.
    2. Deputeti, për të cilin kërkohet dhënia e autorizimit, lajmërohet për kërkesën e bërë dhe dokumentet që e shoqërojnë atë, si dhe i bëhet e ditur koha në të cilën Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të fillojë shqyrtimin e kërkesës. Deputeti ka të drejtë të paraqesë në Këshill, me shkrim ose me gojë, shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes.
    3. Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli, brenda 4 javëve, harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit. Raporti i Këshillit u shpërndahet deputetëve.
    4. Shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose arrestimin e një deputeti vendoset si pikë e parë e rendit të ditës të seancës së dytë pasardhëse, pas paraqitjes së raportit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Në seancë plenare fjala i jepet në fillim deputetit, ndaj të cilit është paraqitur kërkesa, për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi. Kuvendi vendos me votim të fshehtë nëse do të jepet ose do të rrëzohet dhënia e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit.
    5. Procedura e parashikuar në pikat 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni zbatohet edhe në rastin kur kërkohet autorizimi për arrestimin e një deputeti.
    6. Në rastin kur Kuvendi nuk merr vendim për dhënien ose mosdhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose të arrestimit të një deputeti brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës përkatëse, atëherë kërkesa konsiderohet e rrëzuar nga Kuvendi.
    7. Përcaktimet e bëra në këtë nen zbatohen edhe në rastet e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose për dhënien e autorizimit për arrestimin e anëtarit të Këshillit të Ministrave.

    • gene
    • Posted October 16, 2007 at 11:32 PM
    • Permalink

    Kuvendi, debate për shkresën zyrtare

    Opozita akuzon mazhorancën se fshehu shkresën, por kundërshton Beja: Letra nuk ka mbërritur

    Dorëzimi ose jo në protokollin e Kuvendit të kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, ku kërkon heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës, ka shkaktuar mjaft debate dje në sallën e Kuvendit. Deputetët e opozitës kanë akuzuar kryetarin e seancës Fatos Beja se po e mban të fshehtë këtë kërkesë për të shmangur futjen e saj në kalendarin trijavor. Ndërsa vetë Beja e ka kundërshtuar një deklaratë të tillë, duke thënë se në zyrën e protokollit të Kuvendit nuk është paraqitur asnjë shkresë nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, por vetëm kërkesa e bërë nga 28 deputetët e mazhorancës, të cilët kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e Kryeprokurorit. Por kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, ka shprehur dyshimet e saj për vërtetësinë e fjalëve të kryetarit të seancës Beja, dhe ka kërkuar 30 minuta pushim për t‘u dhënë kohë deputetëve të opozitës dhe vetë drejtuesit të seancës, që të verifikojnë ose jo protokollimin e kësaj shkrese. Pas ndërprerjes së seancës, kryetarja e grupit të PS-së, Valentina Leskaj ka deklaruar se deputetët e opozitës nuk janë lënë që të shikojnë regjistrin e protokollit të Kuvendit, me argumentin se në orët e pasdites nuk kanë ku të gjejnë punonjësit e administratës, të cilëve iu ka përfunduar orari zyrtar. Ajo ka akuzuar drejtuesit e Kuvendit se u kanë kufizuar lejen për të parë dhe për të marrë një dokument në administratën e Kuvendit, me argumentin se nuk kemi ku të gjejmë administratën. Leskaj ka akuzuar Bejën se ka përdoruar dy standarde, pasi kryetari i seancës ka dijeni për një kërkesë të mbërritur nga 28 deputetët e grupit të PD-së dhe nuk paska dijeni për shkresën e mbërritur në protokoll nga Prokurori i Përgjithshëm për këto zhvillime, që kanë mbërritur në një ditë. Por pretendimi i Leskaj është hedhur poshtë nga kryetari i seancës Beja, i cili i ka kujtuar drejtueses së grupit të PS-së se në bazë të rregullores çdo letër që vjen në Kuvend protokollohet dhe i drejtohet titullarit dhe në lidhje me këtë procedurë, dje më ka ardhur me procedurë të rregullt administrative ligjore kërkesa e 28 deputetëve të mazhorancës dhe nuk më ka ardhur në zyrë asnjë kërkesë nga Prokurori i Përgjithshëm. Por kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, ka deklaruar se po fshihet qëllimisht shkresa e ardhur nga Prokuroria e Përgjithshme për të fituar sa më shumë kohë. Sipas Gjinushit, e gjithë kjo betejë e mazhorancës bëhet për të mbrojtur korrupsionin. Ndërsa deputeti i pavarur Spartak Ngjela ka deklaruar se në një Parlament, kur nuk dihet nëse shkresa e dërguar nga një institucion i pavarur që ndjek akuzën e shtetit ka mbërritur apo jo, kur media e ka marrë vesh më parë, është shumë e rëndë për një kryetar Kuvendi. Një kryetar Kuvendi që nuk është permanent për shkresat, ka theksuar Ngjela, mund të na thotë se nuk e ka marrë në shqyrtim shkresën e luftës, se më mungonte recenti i pakove, që nuk mendojnë se janë përfaqësues të frymës së popullit, por të dy apo tri vetave, atëherë ky Kuvend duhet të shpërndahet dhe ky kryetar nuk mund të rrijë as pesë minuta, i cili shprehet se nuk di se çfarë bëhet, kur e ka marrë vesh i gjithë opinioni publik se ç‘po ndodh. Ndërsa deputeti i PS-së Balla ka deklaruar se në zyrën e protokollit është depozituar kërkesa në orën 10:05. Por pavarësisht deklaratave të opozitës kryetari i seancës Beja ka vazhduar normalisht seancën parlamentare, duke vijuar me diskutimet për raportin e KLSH-së.

    • gene
    • Posted October 24, 2007 at 2:33 PM
    • Permalink

    Prokuroria: Basha, eja vetë te ne

    “Sollaku” i kërkon ish-ministrit të Transporteve të japë shpjegime për rrugën Durrës-Kukës

    Prokuroria e Përgjithshme i kërkon ish-ministrit të Transporteve, Lulzim Basha, të japë shpjegime para hetuesve për tenderin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë. Basha, aktualisht ministër i Jashtëm, mund të thirret në akuzën qendrore si person që ka dijeni mbi faktet, ndërsa në ditët në vazhdim, në drejtim të tij do të dërgohet një fletë-thirrje. Gjithsesi burimet thanë se ministri, që mban imunitetin e deputetit, nuk mund të detyrohet të japë dëshmi para hetuesve. Ndaj, zyrtarët e akuzës, i bëjnë thirrje Bashës të japë shpjegime vullnetarisht para hetuesve. “Zoti Lulzim Basha është thirrur disa herë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor për t‘u pyetur si deklarues, por nuk ka pranuar të paraqitet, duke ju shmangur hetimit. Lulzim Basha është deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe si i tillë ai gëzon imunitet ndaj ndjekjes penale”, thanë burimet nga akuza qendrore, e cila për abuzimet në rrugën Durrës-Kukës i ka kërkuar autorizim për procedim penal në ngarkim të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas tyre, edhe pse i deklaruar zyrtarisht si person i pandehur, prokurorët thanë se Basha nuk mund të thirret të dëshmojë në këtë cilësi pa u shprehur më parë Kuvendi.

    Prokuroria e Tiranës ka njoftuar Armand Telitin dhe Andi Tomën për akuzën për veprën penale “shpërdorim detyre”. Hetuesit thanë se e njëjta akuzë rëndon edhe mbi Lulzim Bashën, por ministri aktual i Jashtëm nuk iu është përgjigjur thirrjeve të njëpasnjëshme të organit hetimor. “Si persona të dyshuar si përgjegjës për këtë vepër penale janë shtetasit Andi Toma, Armand Teliti dhe Lulzim Basha, të cilët kanë përgatitur të gjithë dokumentacionin dhe kanë iniciuar procedurat e VKM nr. 460, 481, 526 dhe 651 të vitit 2006. Shtetasit Andi Toma, Armand Teliti dhe Lulzim Basha janë të dyshuar si përgjegjës për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal. Toma e Teliti i janë njoftuar akuzat për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal, pasi janë këta persona të cilët kanë përgatitur dokumentacionin”, – thuhet në hetimin e Prokurorisë.

    • gene
    • Posted October 24, 2007 at 2:42 PM
    • Permalink

    Vendosur: 24/10/2007 – 09:35
    • TIRANE – Prokuroria e Përgjithshme nuk mund të thërrasë për të marrë në pyetje Lulzim Bashën për sa kohë ai gëzon imunitetin parlamentar.

    Tri herë radhazi ish-ministri i Transporteve ka refuzuar të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë sqarime, ndërsa tashmë duket se organi i akuzës nuk ka asnjë mundësi ligjore të thërrasë ish-ministrin për ta marrë në pyetje. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të grupit hetimor, të cilat të pyetura dje nga gazeta shpjeguan përse nuk po kërkojnë paraqitjen e Lulzim Bashës në Prokurori. “Ish-ministri i Transporteve është thirrur tri herë në Prokurorinë e Tiranës dhe ka refuzuar të paraqitet. Pas refuzimit të tretë, sipas ligjit, Prokuroria ka të drejtë të thërrasë forcërisht dëshmitarin ose personin në hetim, por kjo nuk mund të bëhet në rastin e Lulzim Bashës për shkak të imunitetit”, thanë burimet nga grupi hetimor. Sipas tyre, Prokuroria është në pritje të procedurës për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Transporteve dhe më pas do ta thërrasë atë për ta marrë në pyetje. Ish-kreu i Ministrisë së Transporteve, Lulzim Basha, sipas Prokurorisë, rezulton të ketë bërë disa shkelje në procedurën e nënshkrimit dhe zbatimit të kontratës së punimeve në segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash. Dëmi mbi 385 milionë euro, fshehja e disa vendimeve të propozuara në qeveri, mungesa e projektit dhe çmimet sa dyfishi i tregut janë disa nga shkeljet që Prokuroria i adreson Lulzim Bashës, ndaj të cilit është kërkuar heqja e imunitetit për t’i hapur rrugë hetimeve të mëtejshme. tr.so

    • gene
    • Posted November 23, 2007 at 10:30 AM
    • Permalink

    V E N D I M

    PËR

    PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9643, DATË 20.11.2006, “PËR PROKURIMIN PUBLIK””

    Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

    V E N D O S I:

    Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik””, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    K R Y E M I N I S T R I

    SALI BERISHA

    P R O J E K T L I GJ

    PËR

    DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9643, DATË 20.11.2006, “PËR PROKURIMIN PUBLIK”

    Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

    V E N D O S I :

    Në ligjin nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

    Neni 1
    Në nenin 3, “Përkufizime”, pas pikës 8 shtohet pika 8/1, me këtë përmbajtje:

    “8/1. “Marrëveshja publike kuadër”, nënkupton një marrëveshje për një periudhë të kufizuar, ndërmjet autoritetit kontraktor dhe një ose më shumë operatorëve ekonomikë, e cila ka për qëllim të krijojë kuadrin e përgjithshëm për lidhjen e kontratave të veçanta për mallrat apo shërbimet, që do të prokurohen gjatë kësaj periudhe, veçanërisht, për objektin e kontratës dhe, nëse është e nevojshme, për shtrirjen kohore, sasinë e parashikuar, si dhe çmimin.”.

    Neni 2

    Në nenin 7, “Përjashtimet e veçanta”, bëhen shtesa dhe ndryshimi, si më poshtë vijon:

    a) Pas shkronjës “d” shtohet shkronja “dh”, me këtë përmbajtje:

    “dh) blerjen e energjisë elektrike, të prodhuar në vend.”.

    b) Në paragrafin e fundit shkronja “d” zëvendësohet me shkronjën “dh”.

    Neni 3

    Pas shkronjës “c”, të pikës 2, të nenit 33, shtohen shkronjat “ç”, “d” e “dh”, me këtë përmbajtje:

    “ç. për mallrat e kuotuara dhe të blera në bursën e mallrave, në përputhje me rregullat e prokurimit publik;

    d. për blerje, që mundësojnë prokurimin e mallrave për një kohë shumë të shkurtër, ose për një rast veçanërisht të leverdisshëm, që paraqitet në një kohë shumë të shkurtër dhe me një çmim dukshëm, më të ulët se çmimet normale të tregut dhe në përputhje me kriteret e parashikuara në rregullat e prokurimit publik;

    dh. për kontratat, që do të prokurohen në bazë të një marrëveshjeje kuadër, me kusht që të plotësohen kërkesat e përcaktuara në nenet 35/1 dhe 35/2, të ligjit.”.

    Neni 4

    Pas nenit 35 shtohen nenet 35/1 e 35/2, me këtë përmbajtje:

    “Neni 35/1

    Marrëveshja publike kuadër

    1. Autoriteti kontraktor përdor një procedurë, të hapur ose të kufizuar, për të lidhur një marrëveshje publike kuadër, në rastet e përcaktuara në këtë ligj dhe në rregullat e prokurimit publik, nga Këshilli i Ministrave. Asnjë procedurë tjetër nuk mund të përdoret për të lidhur një marrëveshje publike kuadër. Afati i një marrëveshjeje kuadër nuk mund të tejkalojë 24 muaj, me përjashtim të rasteve, të veçanta dhe të justifikueshme, veçanërisht nga objekti i marrëveshjes kuadër.

    2. Autoriteti kontraktor mund të marrë parasysh lidhjen e një marrëveshjeje publike kuadër, vetëm nëse paraqiten një ose disa nga rrethanat e mëposhtme:

    a) Objekti i kontratës janë mallrat, shërbimet ose punët, që nuk mund të kategorizohen aktive afatgjata;

    b) Objekt i kontratës janë riparimet e vazhdueshme ose shërbimet e mirëmbajtjes;

    c) Kur autoriteti kontraktor planifikon të prokurojë disa kontrata të njëjta për periudhën, që do të mbulojë marrëveshja kuadër, dhe me kushtin që lidhja e një marrëveshjeje të tillë, që mbulon dy ose më shumë kontrata, do të reduktonte kostot administrative dhe ato të prokurimit.

    Neni 35/2

    Procedurat e marrëveshjes publike kuadër

    1. Kontratat, që janë bazuar mbi një marrëveshje kuadër, shpallen fituese në përputhje me procedurat e parashikuara në pikat 3 e 4, të këtij neni, ose duke përdorur procedurën me negociim, pa shpallje paraprake të njoftimit, të përcaktuar në nenin 33, të këtij ligji. Procedurat për lidhjen e kontratave mund të zbatohen vetëm ndërmjet autoritetit kontraktor dhe operatorëve ekonomikë, pjesëtarë fillestarë (palë) të marrëveshjes kuadër.

    2. Në prokurimin e kontratave, të bazuara mbi një marrëveshje publike kuadër, autoriteti kontraktor nuk mund të bëjë, në asnjë lloj rrethane, ndryshime të ndjeshme të kushteve, që janë përcaktuar në atë marrëveshje kuadër, veçanërisht në rastin, që i referohet pikës 5, të këtij neni.

    3. Kur një marrëveshje publike kuadër është lidhur me një operator ekonomik të vetëm, kontratat e bazuara mbi atë marrëveshje jepen brenda kufijve dhe kushteve, të përcaktuara në marrëveshjen kuadër. Në lidhjen e këtyre kontratave, autoriteti kontraktor komunikon me shkrim me operatorin ekonomik të marrëveshjes publike kuadër, duke i kërkuar atij të dorëzojë ofertën e tij, në përputhje me kërkesën.

    4. Kur marrëveshja publike kuadër është lidhur me disa operatorë ekonomikë, numri i tyre nuk mund të jetë më pak se tre, për sa kohë të ketë një numër të mjaftueshëm operatorësh ekonomikë, që përmbushin kriteret e përzgjedhjes dhe/ose të ofertuesve të pranuar, që plotësojnë këto kritere.

    Kontratat e bazuara në marrëveshjen kuadër, me disa operatorë ekonomikë, mund të lidhen në bazë të zbatimit të kushteve të parashikuara në marrëveshjen kuadër, pa rihapur konkurrimin, ose kur jo të gjitha kushtet janë parashikuar në marrëveshjen kuadër, me kushte të tjera, të hartuara e specifikuara, më saktë, në zbatim të marrëveshjes kuadër, në përputhje me procedurat e mëposhtme:

    a) Për çdo kontratë, që do të lidhet, autoriteti kontraktor njofton me shkrim ose me çfarëdo lloj mënyre tjetër, në zbatim të nenit 24, të ligjit, operatorët ekonomikë, që përmbushin kërkesat për zbatimin e kontratës dhe që janë palë në marrëveshjen kuadër;

    b) Autoriteti kontraktor cakton një afat kohor, të mjaftueshëm, që lejon paraqitjen e ofertave për çdo kontratë të veçantë, duke marrë parasysh faktorë të tillë si kompleksitetin e objektit të kontratës dhe kohën, që nevojitet për përgatitjen dhe dorëzimin e ofertave;

    c) Ofertat duhen të paraqiten me shkrim ose me çfarëdo lloj mënyre tjetër, në zbatim të nenit 24, të këtij ligji, dhe përmbajtja duhet të mbahet e fshehtë, deri në skadimin e afatit kohor, përfundimtar për përgjigje;

    ç) Autoriteti kontraktor shpall fitues të kontratës operatorin, që ka paraqitur ofertën më të mirë, sipas kritereve të përzgjedhjes, të përcaktuara në bazë të marrëveshjes kuadër.”.

    Neni 5

    Në kreun V, pas nenit 37 shtohet neni 37/1, me këtë përmbajtje:

    “Neni 37/1

    Për qëllime optimizmi, lejohet përdorimi njëherësh, për të njëjtën periudhë kohore, i llojeve të ndryshme të procedurave të prokurimit të energjisë elektrike.”.

    Neni 6

    Në nenin 43 bëhen këto shtesa:

    a) Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

    “2.1. Në procedurën e hapur për prokurimin e energjisë elektrike, me vlerë më të lartë se kufiri i lartë monetar, afati kohor për marrjen e ofertave është jo më pak se 20 ditë, nga data në të cilën është botuar njoftimi i prokurimit.

    Në rast të dështimit të kësaj procedure prokurimi ose të mosplotësimit të sasive të energjisë elektrike të kërkuar, autoriteti kontraktor fillon një procedurë të hapur, të re, dhe afati kohor për marrjen e ofertave është jo më pak se 10 ditë, nga data në të cilën është botuar njoftimi i prokurimit.

    b) Pas pikës 7 shtohet pika 8, me këtë përmbajtje:

    “8. Kur njoftimet janë hartuar dhe publikuar me mjete elektronike, në përputhje me formatin dhe procedurat për transmetim, të përcaktuara në rregullat e prokurimit publik, afatet kohore për marrjen e ofertave, të parashikuara në pikat 2 e 5, të këtij neni, për procedura të hapura, mund të shkurtohen 7 ditë, ndërsa afatet kohore për marrjen e kërkesës për pjesëmarrje, të parashikuara në shkronjat “a” e “b”, të pikës 3, dhe në shkronjat “a” e “b”, të pikës 6, të këtij neni, për procedurat e kufizuara dhe me negociim, mund të shkurtohen 5 ditë.”.

    Neni 7

    Hyrja në fuqi

    Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

    • gene
    • Posted November 23, 2007 at 10:32 AM
    • Permalink

    me kujton shprehjen e berishes kur i thane ne parlament se zbrazja e institutit te veprave kulturore per t’ia dhene leka zogut ishte e jashteligjshme

    IA KISHA PREMTUAR, IA DHASHE, PO TE DUHEN FORMALITETE I BEJME EDHE ATO!

    • gene
    • Posted November 24, 2007 at 9:55 AM
    • Permalink

    Durrës-Kukës, rruga kushton 620 milionë euro

    J. Llupo
    24-11-2007

    E-mail Print PDF
    Komentet Komenti juaj + –

    Pas 1 viti që kanë filluar punimet, qeveria deklaron se tashmë për rrugën ka një projekt përfundimtar

    Olldashi: Rruga ka një projekt përfundimtar, segmenti Rrëshen-Kalimash kushton 520 milionë euro

    Qeveria më në fund ka gjetur se sa kushton rruga Durrës-Kukës. Rruga Durrës-Kukës ka tashmë një projekt përfundimtar dhe kostoja e këtij projekti shkon 620 milionë euro. Kjo ka qenë deklarata që ka dhënë ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, gjatë diskutimit të projektbuxhetit 2008 në Komisionin parlamentar të Ekonomisë. Interesimit të deputetëve të opozitës për fatin e projektit të kësaj rruge, ku tashmë ka një vit që punohet dhe ende nuk ka një projekt, Olldashi i është përgjigjur se rruga tashmë ka një projekt dhe kostoja totale shkon në 620 milionë dollarë. Por përsëri ministri nuk ka qenë i sigurt në deklaratat e tij, duke sqaruar se ende po rishikohet një pjesë e projektit të kësaj rruge. “Ne po ripunojmë një pjesë, për të reduktuar kostot e projektit. Besoj se vlera përfundimtare për segmentin Rrëshen-Kalimash do të vërtitet rreth 520 milionë euro”,- tha Olldashi.

    Kostoja e një kilometri 9.6 milionë euro

    Segmenti Rrëshen-Kalimash është rruga më e shtrenjtë që Shqipëria ka ndërtuar ndonjëherë, duke kapur një vlerë prej 9.6 milionë euro, për 1 kilometër. Në total kostoja e këtij segmenti, sipas Olldashit, shkon në 520 milionë euro, ose 84% e kostos totale të rrugës Durrës-Kukës. Në këtë segment rruga parashikohet që të realizohet me 4 korsi dhe në këtë segment do të ketë 2 tunele. Në këtë rrugë parashikohet që të paguhen rreth 300 milionë euro nga buxheti i shtetit, për vitin 2008. Borxhi që do të merret nga ana e qeverisë për vitin e ardhshëm është kundërshtuar nga ana e opozitës, ndërsa nuk ka gjetur as miratimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar. FMN ka bërë të ditur se mbetet skeptike për këtë borxh të marrë, në një kohë që nuk dihet kostoja e tij dhe se kush do të jenë financuesit e qeverisë gjatë këtij viti.

    Socialistët, vlera e rrugës ishte 335 milionë euro

    Segmenti më i kushtueshëm i rrugës Durrës-Kukës, ai Rrëshen-Kalimash, sipas vendimit të Partisë Socialiste kur ishte në pushtet, llogaritej në 335 milionë euro. Kjo vlerë është sa gjysma e asaj që i duhet tani qeverisë aktuale për të paguar koston e kësaj rruge. Ndërtimi i kësaj rruge do të jetë me 4 korsi, ndërsa parashikohet ndërtimi i dy tuneleve me gjatësi 5.6 kilometra.

    Transportet marrin 70 miliardë investime

    Fondet në total për vitin 2008 për MPPTT arrijnë në 73.34 miliardë lekë ose 6.8% të PBB-së. Fondet në total për këtë ministri janë rritur me 82% kundrejt vitit 2007. Shpenzimet për mallra e shërbime për vitin 2008 janë në nivelin 1.31 miliardë lekë, duke pësuar një rritje prej 13.8% në krahasim me vitin 2007. Ndërsa nëse i referohemi vetëm investimeve që do të realizohen në vitin 2008, kjo ministri do të përfitojë 65.8% të totalit të investimeve publike ose 69.4 miliardë lekë. Kjo ministri përfiton 44.3% të investimeve me financim të brendshëm dhe 78.3% të investimeve me financim të huaj. Në krahasim me buxhetin e vitit 2007, ku raporti midis financimit të brendshëm dhe atij të huaj ishte 1.02, këtë vit ky raport ulet ndjeshëm në 0.33.

    Borxhi 670 mln, gjysma për Rrëshen-Kalimash

    Rritja e borxhit të jashtëm për vitin 2008, 3 herë më i lartë se në 2007 dhe 4 herë më shumë se 2006

    Rritja në investime gjatë vitit 2008 nuk ka ardhur nga rritja në të ardhurat në buxhet, por vetëm nga shtimi i borxheve. Kështu nëse e krahasojmë me vitin 2007, në vitin 2008 kemi një rënie të investimeve që do të realizohen me financim të brendshëm. Në vitin e ardhshëm, investimet me financim të brendshëm do të jenë vetëm 3.6% e Produktit të Brendshëm Bruto, ndërsa në vitin 2007 ky tregues ishte 3.8%.

    Qeveria parashikon rritjen me 3 herë të investimeve me financim të huaj për vitin 2008, në krahasim me 2007. Sipas relacionit shoqërues të Ministrisë së Financave, rritja me 3 herë e borxhit nga jashtë për të realizuar investime strategjike, është bërë e mundur pas prezantimit të instrumenteve të tjerë të borxhit. Pjesa më e madhe e këtij borxhi do të merret për rrugën Durrës-Kukës. Rreth 280 milionë euro janë parashikuar që të merren gjatë vitit të ardhshëm, vetëm për segmentin Kalimash-Morinë. Në total, buxheti i vitit të ardhshëm parashikon që shpenzimet kapitale do të jenë në nivelin 105.9 miliardë lekë, nga të cilat, investime me burime të brendshme 38.9 miliardë lekë dhe me burime të huaja 66.9 miliardë lekë. Ky nivel i shpenzimeve kapitale, sipas Financave, është 51.1% më i lartë krahasuar me vitin 2007.

    Një rritje në këto nivele e borxhit të jashtëm brenda një viti ka shqetësuar edhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, që ka kërkuar uljen në nivele të pranueshme të deficitit. Në deklaratën e saj të fundit FMN ka bërë të ditur se qeveria duhet të ruajë një nivel të deficiti në masën 5%. Por në buxhetin e vitit 2008 është parashikuar që niveli i deficitit të shkojë në 7.9% ku pjesa më e madhe vjen si pasojë e marrjes borxh jashtë vendit, me interesa tregtare.

    Duke zhvilluar një politikë financimi të investimeve me rritje të borxhit, gjatë vitit 2008 qeveria do të paguajë më shumë interesa për kreditë e marra. Referuar relacionit të buxhetit, shpenzimet korrente rriten me rreth 7.2% kundrejt një viti më parë. Një pjesë e kësaj rritjeje i dedikohet rritjes së interesave me rreth 18.3%, respektivisht interesat e brendshme parashikohet të rriten me 17.2% dhe interesat e huaja rriten me 26.5%.

    Rrugët ku do shpenzohen 52 miliardë lekë

    •Rruga Lushnjë – Fier

    •Ndërtimi i segmentit rrugor Fier-Vlorë (Levan-Vlorë)

    •Ndërtimi i segmentit rrugor Fier (Levan) – Tepelenë

    •Ndërtimi i rrugës Rrëshen-Kalimash

    •Ndërtimi i rrugës Kalimash-Rexhepaj

    •Ndërtim rruga Plloçë-Korçë

    •Ndërtim Rruga Bulqizë-Bllatë

    •Ndërtimi i segmentit Milot-Rrëshen

    • gene
    • Posted November 25, 2007 at 2:22 PM
    • Permalink

    F.Braushi
    Shekulli
    25-11-2007

    Keshilli per Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet

    Skadon afati katër javor për shqyrtimin e kësaj çështjeje nga Këshilli i Rregullores dhe Mandateve

    Kuvendi harron kërkesën e prokurorisë për imunitetin e Bashës

    Socialistët dhe demokratët e interpretojnë ndryshe Rregulloren e Kuvendit për këtë çështje

    Me largimin e kryeprokurorit Thedhori Sollaku duket se është mbyllur dhe çështja e imunitetit të ministrit të Jashtëm, Lulëzim Basha. Megjithëse ka skaduar afati 4 javor i përcaktuar më parë për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit Lulëzim Basha, ende Këshilli për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet nuk ka arritur të hartojë një raport në lidhje me këtë çështje, duke kaluar çdo limit kohor. Por për këtë kërkesë, të dyja palët në komision, nisur edhe nga interesat politike që mbrojnë, kanë qëndrime krejtësisht të ndryshme. Sipas të majtëve Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila drejton dhe këshillin në fjalë, ka zvarritur qëllimisht diskutimin e çështjes, duke bërë që afati 4 javor i përcaktuar nga Rregullorja e Kuvendit të skadojë dhe kërkesa e prokurorit për heqjen e imunitetit ministrit Basha të rrëzohet vetvetiu. Kështu anëtari socialist, Petro Koçi, referuar nenit 118, pika 3, të Rregullores së Kuvendit, pretendon se Këshilli i Rregullores dhe Mandateve duhet të kishte përfunduar shqyrtimin dhe të kishte përgatitur raportin për çështjen në fjalë. Por, sipas tij, pas tre mbledhjeve të para mazhoranca, nisur nga interesi i saj për ta zvarritur këtë çështje deri në largimin e Sollakut, nuk e ka mbledhur më Këshillin, duke krijuar në këtë mënyrë një situatë të paqartë procedurale për mënyrën se si do të vijohet më tej. Por krejt ndryshe mendojnë përfaqësuesit e djathtë në këtë këshill, të cilët të njëjtin nen e interpretojnë ndryshe. Sipas anëtarit demokrat të këtij këshilli, Ilir Bano, rregullorja e përcakton qartë se raporti duhet të hartohet 4 javë pas mbarimit të shqyrtimit të kërkesës. Bano thekson se, në rregulloren për shqyrtimin e kërkesës nuk përcaktohet afat kohor. Ndërsa, përsa i përket mos mbledhjes së këshillit gjatë dy javëve të fundit ai bën përgjegjëse pikërisht prokurorinë e cila, sipas tij, nuk i është përgjigjur kërkesës së Kuvendit për dorëzimin e dokumenteve shtesë për argumentim më të plotë të kërkesës së paraqitur. Por kjo për socialistët mbetet një pretekst për të justifikuar zvarritjen e çështjes deri në zëvendësimin e Sollakut, me Kryeprokuroren e re. Nisur edhe nga zhvillimet e fundit, të majtët kanë humbur dhe çdo shpresë se Kuvendi do ta marrë në konsideratë kërkesën e bërë më parë nga Sollaku. Këshilli e mori kërkesën në shqyrtim në datën 22 tetor dhe zhvilloi tre seanca mbledhjesh, ku në një prej tyre dëgjoi dhe pretendimet e vetë ministrit Lulëzim Basha.

    Rregullorja

    Neni 118. Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli, brenda 4 javëve, harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit. Raporti i Këshillit u shpërndahet deputetëve. Në rastin kur Kuvendi nuk merr vendim për dhënien ose mosdhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose të arrestimit të një deputeti, brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës përkatëse, atëherë kërkesa konsiderohet e rrëzuar nga Kuvendi.

    • gene
    • Posted December 6, 2007 at 10:30 AM
    • Permalink

    Prokuroria terhiqet perpara kerkeses per heqjen e imunitetit te Bashes
    Kryetarja e Keshillit te Mandateve, Jozefina Topalli, u shpreh se Prokuroria nuk ka derguar material shtese per mbeshtetjen e kerkeses per heqjen e imunitetit te ministrit te Jashtem, Lulzim Basha

    Erald Kapri

    Prokuroria ka “harruar” te dergoje ne Kuvend materiale shtese ne mbeshtetje te kerkeses se saj per heqjen e imunitetit te ish-ministrit te Transporteve, Basha, te kerkuara nga kryetarja Jozefina Topalli. Ne cilesine e kryetares se Keshillit te Rregullores dhe Mandateve, Topalli u shpreh dje gjate mbledhjes se ketij Keshilli se Prokuroria nuk ka derguar ne Kuvend asnje material shtese. “Ne keto 3 jave Prokuroria nuk solli asnje material shoqerues per kerkesen e saj, ashtu siç ishte kerkuar ne mbledhjen e kaluar nga ky Keshill”, – tha Topalli. Paradoksalisht me deklaratat e meparshme, kryetarja Topalli beri te ditur se raporti do te ndertohet edhe pa keto materiale dhe do t’i dergohet Kuvendit, ndonese nuk do te kete asnje mbeshtetje ligjore per heqjen e imunitetit te ministrit Basha. “Eshte koha qe te nise hartimi i raportit nga Keshilli i Imunitetit, nderkohe qe Kuvendi mbetet ne pritje te Prokurorise qe te plotesoje kerkesen per heqjen e imunitetit te ministrit Basha”, – vijoi me tej Topalli. Rreth nje muaj me pare u kerkuan materialet shtese me force nga kryetarja Topalli nga institucioni i akuzes, por tashme keto materiale nuk jane me te domosdoshme.
    Refuzimi
    Qendrimin refuzues te Prokurorise nuk e ka permendur askush, duke ditur edhe qe kur Kuvendi kerkon materiale shtese, kjo e fundit ka nje detyrim per t’i dhene. Keshilli i Rregullores dhe Mandateve kerkoi dokumentacion shtese per te plotesuar kete kerkese, pasi sipas kryetares Topalli, kerkesa nuk ishte justifikuar. Ndonese nje kerkese te tille e kerkuar nga ky keshill nuk mund te refuzohet nga Prokuroria, kjo e fundit nuk ka bere asnje hap. Ndryshimi i drejtuesit te institucionit te Prokurorise duket se paraqitet si shkaku kryesor i terheqjes nga kjo kerkese e meparshme. Neglizhenca e mosdergimit te dokumentacionit shtese ne Kuvend per çeshtjen e heqjes se imunitetit te Bashes nuk ka pergjigje zyrtare nga Prokuroria. Opozita nuk ngurron te deklaroje dhe te akuzoje se “maxhoranca ka nderhyre nepermjet presionit politik ndaj Prokurorise, pasi ndryshe nuk shpjegohet qendrimi i saj”. Terheqja e ketij institucioni nuk eshte verejtur vetem ne kete çeshtje, por edhe ne disa te tjera, siç ishte kerkesa per me shume kohe ne Gjykaten Kushtetuese per menyren e shkarkimit te ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Prokuroria dergoi jave me pare ne Kuvend kerkesen per heqjen e imunitetit te ministrit te Jashtem Lulzim Basha, ne menyre qe ai te ndiqej penalisht per shperdorim detyre gjate periudhes qe ishte ne krye te Ministrise se Transporteve.
    Raporti
    Lidhur me kerkesen per heqjen e imunitetit te Bashes, Parlamentit pritet t’i dorezohet nje raport nga Keshilli i Rregullores dhe Mandateve, ndonese ky raport pritet te jete me shume mungesa. Paraqitja e ketij raporti, ku kerkohet heqja e imunitetit te Bashes, pritet te hase ne vota kunder ne Kuvend, ndonese kryeministri Berisha eshte shprehur se imuniteti i Bashes do te hiqet per te siguruar transparence. Kryetarja Jozefina Topalli shkon me tej ne deklaraten e saj, duke premtuar standarde ne kete çeshtje. “Nga ky Keshill duhet te dalim me nje raport te perbashket, me nje vendim te perbashket mbi kerkesen per heqjen e imunitetit te zotit Lulzim Basha. Ky vendim besoj se do te sherbeje si standard per çdo rast sot dhe ne te ardhmen, qe nese vjen nje kerkese nga Prokuroria, ne t’i hapim rruge si Parlament dhe te heqim imunitetet tona. Kjo sherben edhe per rastin ne fjale”, – tha Topalli.
    Akuzat
    Opozita shqiptare ka mbeshtetur kerkesen e Prokurorise per heqjen e imunitetit te Bashes, duke bere nje lufte politike ne Kuvend. Kerkesa e Prokurorise dhe opozites eshte bere prej javesh debati politik kryesor mes paleve. Ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, kerkohet te ndiqet penalisht, pasi sipas Prokurorise, ka dyshime per shperdorime te detyres ne procedurat e rruges Durres-Kukes. Kryeministri Berisha u shpreh jave me pare ne Kuvend se do te votoje per heqjen e ketij imuniteti, por duhet nje kerkese e mbeshtetur mire nga ana e prokurorise.

    5 Dhjetor 2007

    • gene
    • Posted May 14, 2008 at 6:14 PM
    • Permalink

    “Ekonomia, e kërcënuar nga tejkalimi i kostos së Rreshen Kalimash dhe KESH”
    14 May, 2008 03:43:00
    Germezoni:
    Gerwin Bell Shefi i FMN per Shqiperine Ndihmuar nga politika të matura fiskale, politika monetare mund të synojë të ankorojë pritjet për inflacionin dhe të ruajë stabilitetin financiar. Banka e Shqipërisë duhet

    FMN: Kompensim të varfërve për çmimet, kufizim pagash për buxhetorët

    Shefi i Misionit të FMN: Ndërsa ndihma ndaj të varfërve për të kompensuar efektet e çmimeve të rritura të ushqimeve dhe të energjisë është e drejtë, rritjet reale të rrogave në sektorin publik duhet të kufizohen fort, për të shmangur nxitjen e një spiraleje paga-inflacion.

    Tiranë – “Ndërsa ndihma ndaj të varfërve për të kompensuar efektet e çmimeve të rritura të ushqimeve dhe të energjisë është e drejtë, rritjet reale të rrogave në sektorin publik duhet të kufizohen fort, për të shmangur nxitjen e një spiraleje paga-inflacion”, deklaroi dje Gerwin Bell, Shef i Misionit të FMN-së për Shqipërinë në konferencën e përbashkët për shtyp me Zëvëndësministrat e Financave dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

    Ndërsa, Zëvëndësministri i Financave Sherefedin Shehu deklaroi se, “krahas rritjes së pagave dhe pensioneve nga fondi i kontigjencës, të ketë një rritje të përfitimeve edhe për shtresat që trajtohen me ndihmë ekonomike. Ideja është që shtresat që marrin ndihmë ekonomike, pensionistët dhe ata që kanë paga të ulëta, kërkojnë mbështetje për kompensim të efekteve të inflacionit, sipas planeve që kemi ne dhe që do t’i zbatojmë muajt e ardhshëm”. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani tha se, “rëndësi e veçantë i duhet kushtuar edhe masave të mundshme që autoritetet mund të ndërmarrin për të zbutur efektin e rritjes së çmimeve të mallrave ushqimorë. Në këtë drejtim Banka e Shqipërisë gjykon të arsyeshme që të adoptohen masa që mundësojnë financimin e drejtpërdrejtë të njerëzve në nevojë. Kjo nënkupton, skema apo programe të caktuara publike të mbështetjes së kategorive më të varfra të popullatës. Çdo masë e natyrës tjetër subvencionuese apo e rritjes së pagave, duhet të jetë e studiuar mirë për të shmangur efektet anësore të natyrës së raundit të dytë dhe nxitjen e një cikli të ri inflacionist ( ku çmimet rrisin pagat dhe pagat rrisin çmimet)”.

    Në deklaratën zyrtare të FMN-së për Shqipërinë thuhet se, presionet globale mbi inflaionin kërkojnë kujdes dhe vigjilencë. Tregjet financiare ndërkombëtare mbeten të pastabilizuara, rritja e partnerëve tregtarë është duke u ngadalësuar dhe çmimet botërore të mallrave bazë kanë arritur nivele rekord. Megjithatë, falë politikave të matura buxhetore dhe monetare, inflacioni në Shqipëri parashikohet të mbahet në 4 përqind në 2008, më i ulët se në vendet e tjera të rajonit. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme të evitohen presionet e brendshme ndaj kërkesës. Në mënyrë të veçantë, ndërsa ndihma ndaj të varfërve për të kompensuar efektet e çmimeve të rritura të ushqimeve dhe të energjisë është e drejtë, rritjet reale të rrogave në sektorin publik duhet të kufizohen fort, për të shmangur nxitjen e një spiraleje paga-inflacion.

    Ndihmuar nga politika të matura fiskale, politika monetare mund të synojë të ankorojë pritjet për inflacionin dhe të ruajë stabilitetin financiar. Banka e Shqipërisë duhet të vazhdojë të jetë gati për t’iu përgjigjur çdo efekti të raundit të dytë nga presionet globale të çmimeve, përfshirë këtu edhe me rritje të mëtejshme të normave të interesit.

    Ndërsa Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Fullani tha se, “inflacioni vjetor në fund të muajit prill 2008 u ndal në nivelin 4.4 për qind, duke tejkaluar me rreth 0.4 pikë përqindjeje kufirin e sipërm të intervalit 3+/-1 %, të synuar nga Banka e Shqipërisë. Kjo shifër në vetvete pasqyron kontributin e grupit të ushqimeve të përpunuara dhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike, në muajin mars 2008. Rritja e fundit e çmimit të energjisë elektrike ka kontribuar me 0.7 pikë përqindjeje. Mbështetur në parashikimet afatshkurtra, rezulton se inflacioni do të vazhdojë të luhatet në nivelet aktuale edhe gjatë muajve në vazhdim, duke arritur në fund të vitit 2008 pak më poshtë se niveli i sipërm i zonës objektiv, të synuar prej Bankës së Shqipërisë”.

    Tiranë – Në deklaratën e përbashkët të Shefit të Misionit të FMN për Shqipërinë Gerwin Bell dhe përfaqësueses së përhershme të FMN – së në Shqipëri Ann Margret Westin thuhet se, “duke qenë se disa rreziqe fiskale mbeten—p.sh. tejkalimi i kostos në rrugën Rrëshen-Kalimash dhe situata e keqe financiare e KESH-it— planet e Ministrisë së Financave për të mbajtur fonde kontigjence të mjaftueshme janë të mirëpritura”.

    Sipas deklaratës, Shqipëria ka bërë një përparim ekonomik mbresëlënës gjatë dekadës së fundit. Prodhimi kombëtar bruto (PBB) për frymë i shprehur në dollarë është më shumë se dyfishuar, ndërsa inflacioni është mbajtur i ulët. Këto faktorë, së bashku me dërgesat e larta të emigrantëve, kanë përmirësuar ndjeshëm kushtet sociale. Ky përparim i madh i detyrohet politikave të matura makroekonomike dhe politikave strukturore që kanë rritur produktivitetin dhe investimet dhe kanë kontribuar në stabilitetin e bilancit të pagesave. Përparimi ekonomik i shpejtë mund të vazhdojë, në rast se disa probleme të rrënjosura thellë adresohen me vendosmëri. Në mënyrë të veçantë, sektori i energjisë elektrike që operon me humbje, përbën një rrezik të madh për buxhetin dhe ul potencialin e rritjes ekonomike, ndërsa në vija më të përgjithshme, mjedisi i biznesit kërkon përmirësime për të tërhequr investimet cilësore që nevojiten. Rreziqet fiskale do të duhet të adresohen me vendosmëri. Rritja e bollshme e të ardhurave duhet përdorur për të konsoliduar financat publike dhe për të mbajtur defiçitin e buxhetit në 5.2 përqind të PBB-së. Duke qenë se disa rreziqe fiskale mbeten—p.sh. tejkalimi i kostos në rrugën Rrëshen-Kalimash dhe situata e keqe financiare e KESH-it— planet e Ministrisë së Financave për të mbajtur fonde kontigjence të mjaftueshme janë të mirëpritura.

    Në përfundim të programit me FMN-në, buxheti duhet të ankorohet fort dhe të ulë borxhin në raport me PBB-në, të rrisë besueshmërinë dhe transparencen. Kjo çështje bëhet edhe më urgjente në një kohë kur Shqipëria do të fillojë të marrë hua në tregjet ndërkombëtare të kapitalit. Ne i inkurajojmë autoritetet të miratojnë një rregull formal fiskal—qoftë i bazuar në shpenzimet, qoftë në defiçit—më e mira do ishte duke filluar që nga buxheti i 2009. Përforcimi i kapacitieteve në menaxhimin e borxhit është gjithashtu i rëndësishëm.

    Gerwin Bell: Qeveria të permirësojë klimën me biznesin

    TIRANE- Shefi i misionit te FMN-se Geruin Bell pranon se ekonomia shqiptare ka bere perparime gjate 10 viteve te fundit por shton se ajo kercenohet nga rreziqe te shumta. Ne nje konference te perbashket per shtyp me Ministrin e Finanvace Ridvan Bode dhe kreun e Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, Shefi i FMN ka renditur problemet qe kercenojne ekonomine shqiptare. Sipas tij problem i madh eshte Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare e cila aktualisht ka nje gjendje te dobet financiare. Problematike eshte niveli i madh i humbjeve dhe niveli i arketimeve te cilet duhet te rriten ende.
    Probleme mbetet dhe klima e perkeqesuar midis mardhenieve te qeverise dhe biznesit. Sipas zotit Bell ne te gjitha raportet e nderkombëtarëve raporti i qeverise tone me sipërmarrjen private del i perkeqesuar. Nje rrezik per ekonomine dhe financat e shtetit eshte edhe tejkalimi i kostove te rruges Durres-Kukes projekti me i madh infrastrukturor ne vendin tone. FMN-ja eshte shprehur pozitive per sa i perket situates inflancioniste ne vend. Ai ka cilësuar si shume problematike krizen boterore te ushqimeve e cila mund te rrezikoje te gjitha vendet dhe se inflacioni i cili ka arritur ne nivelin 4,4% sipas INSTAT-it nuk eshte “shume problem per vendin tone duke pasur parasysh kete tregues ne vendet e tjera”. Sipas Bell deri ne fund te vitit inflacioni pritet te mbaj nivelin e 4% i cili eshte edhe kufiri me i larte i parashikuar nga BSH. Por shton ai “qe te ruhet ky nivel inflacioni i cili eshte i pranueshem dhe i kontrollueshem duhet pervec monitorimit te vazhdueshem nga BSH edhe financimi nga buxheti i shtetit”. Bell i kujtoi qeverise se “nuk duhet te ushtroje presione inflacioniste ne ekonomi nepermjet shpenzimeve buxhetore”, per kete arsye eshte parashikuar edhe nje ulje e ketyre shpenzimeve dhe nje ulje e deficitit buxhetore ne masen 5.2% te produktit te brendshem bruto.
    http://www.zeripopullit.com

    • gene
    • Posted December 6, 2008 at 1:43 PM
    • Permalink

    Nga Blendi Fevziu
    Marrë nga Gazeta TemA
    Pritet që ju të jeni si pandehur, si e gjykoni zoti Basha?

    Kjo nuk është në dorën time, është në dorën e prokurorisë për të vepruar sipas ligjeve të vendit, për të çuar në gjykatë, nëse ka dyshime, por sigurisht edhe ky është një proces ligjor që ecën sipas procedurave ligjore të shtetit shqiptar. Por, me sa duket, prokuroria e ka humbur rrugën.

    Përse e ka humbur?

    Mendoj se ky nuk është thelb i debatit, por, siç e keni vënë re dhe nga deklaratat e avokatit tim, duket se prokuroria po kryen shkelje pas shkeljesh procedurale, e cila fatkeqësisht vërteton atë që është thënë prej shumë kohësh, që ka një motivim të thellë politik në këtë çështje.

    Prokuroria pretendon se nuk ka ndonjë shkelje procedurale…

    Mendoj se nuk ia vlen të futemi në këtë çështje. Është midis prokurorisë, avokatit tim dhe gjykatës.

    A jeni thirrur për t’u pyetur ndonjëherë që prej vitit 2007, kur ju hoq imuniteti?

    Imuniteti u hoq, pasi parlamenti mendoi se ia vlen të hiqet. Pasi Këshilli për Imunitetet konkludoi se kërkesa e prokurorisë ishte e pabazuar, por mbështetur në vullnetin tim personal, në përkushtimin e mazhorancës për t’iu përgjigjur çdo thirrjeje për heqjen e imunitetit dhe me kërkesën time dhe të kryetarit të mazhorancës, ajo votoi për heqjen e imunitetit për t’i hapur rrugë hetimeve, në mënyrë që askush mos kishte pretendimet që kjo mazhorancë i fsheh deputetët e saj nga ligjit dhe përgjegjësia.

    Që prej dhjetorit 2007 e deri më sot jeni pyetur?

    Që prej 12 shtatorit, kur Prokurori i Përgjithshëm atëherë ndikoi ndaj meje, unë i ofrova dëshminë time, e cila nuk u mor parasysh deri më 10 dhjetor. Në këtë datë, 18 ditë para heqjes së imunitetit, deponova vullnetarisht në Prokurorinë e Përgjithshme. Dhe nga ai moment e deri më sot nuk më është kërkuar një deponim shtesë. Çdo prezencë e imja në prokurori prej atij momenti ka qenë në funksion të zgjatjes së hetimeve dhe njohjes me dy dokumente të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe raportit nga ekspertët.

    Keni kontaktuar me zonjën Rama që nga momenti kur ajo erdhi në krye të prokurorisë?

    Më 10 dhjetor, ku dy ditë më parë i dërgova një letër me kërkesën për të bërë deponimin e parë mbi këtë çështje, u takova me të në zyrën e saj për një kohë të fare të shkurtër. E më pas u takova me prokurorët e çështjes, ku kamë bërë dhe deponimin tim.

    Ky ka qenë i vetmi rast në të cilin ju keni shkuar në prokurori gjatë një viti?

    Ky është i vetmi rast, ku unë kam deponuar në prokurori. Në 3 apo katër raste të tjera kam shkuar, kur është kërkuar zgjatje e procedurës hetimore.

    Prokuroria vendosi javën e kaluar t’ju ftonte sërish për të dhënë sqarime. Ju fillimisht pranuat të shkoni e më pas refuzuat..

    Ta sqarojmë këtë çështje, se ka tri gjëra këtu që nuk qëndrojnë. Prokuroria nuk më ftoi të shkoj, por më dërgoi një fletëthirrje pas vendimit të gjykatës, ku më njoftonte se duhet të paraqitesha për t’u njohur me akuzën dhe për t’u marrë në pyetje në cilësinë e të pandehurit. Veprime që avokati im i konsideron joligjore dhe në kundërshtim me vendimin e datës 18 nëntor të gjykatës, që në mënyrë kategorike për këtë çështje penale e ndalon prokurorinë të vazhdojë hetimet përtej datës 6 nëntor. Këtu ka një diferencë, një ndryshim interpretimi, prokuroria pretendon se ky vendim ka të bëjë vetëm me zotin Anti Toma dhe Armand Teliti. Ndërkohë që duket nga vendimi i gjykatës, dhe ky është qëndrimi i mbrojtësit tim dhe i imi, se vendimi nuk ka të bëjë me personat, por ka të bëjë me çështjen penale. Dhe ka vetëm një çështje penale, është çështja që është kundër rrugës Durrës-Kukës dhe vendimi i gjykatës shtrin efektin mbi këtë çështje penale dhe organin e akuzës. Por, sa i përket pretendimit se unë në fillim kam deklaruar se do shkoja të deponoja dhe më pas jo, është një sajesë mediatike e zotit Rama. E medieve afër zotit Rama. Unë s’kam deklaruar në asnjë moment, në asnjë çast, nëse do shkoj apo jo në prokurori.

    Si ka nisur ideja e rrugës Durrës-Kukës? Ishte ide e kryeministrit apo jo?

    Ideja e rrugës është e vjetër, e thënë për herë të parë nga presidenti Berisha, në administratën e parë të demokratëve në ‘92-‘96. Rruga u mendua të shtrohej deri në Kukës, sepse situata gjeopolitike ishte e tillë. Ish-Jugosllavia po shpërbëhej, rreziku kryesor ishte situata e sigurisë në Kosovë. Por, pavarësisht, ekzistonte një vizion, dhe kishte një projekt të qartë dhe politik që do lidhte Kosovën me Shqipërinë në rrugën më të shpejtë të mundshme. Dhe në funksion të kësaj, me një vendim të Këshillit të Ministrave në 1994 për krijimin e fizibilitetit për rrugën Durrës-Kukës. Pastaj më vonë dihet se për motive të njohura ky projekt nuk u realizua. Rihapet diskutimi nga ish-kryeministri Majko që vuri dhe një taksë, shuma e së cilës përllogaritet deri diku te 300 milionë dollarë dhe në funksion të kësaj duhet të niste puna. Fatkeqësisht, në tetë vite qeverisje, këto pará s’u përdorën as për të përfunduar projektin teknik. Këtu duket qartë se kishim të bënim me një përplasje mes grupeve të ndryshme në mazhorancën e atëhershme të PS dhe rezultati është që për 6 vjet taksa u mblodh dhe nuk u investua as për projektin teknik. Një mungesë e qartë e vullnetit politik e PS dhe një vullnet për të mashtruar dhe shqiptarët, dhe në Shqipëri, dhe në Kosovë, pasi retorika për rrugën nuk pushoi asnjë moment, ndërkohë që nuk u ndërmor as një hap. As projekti teknik, mungesa e të cilit e bllokoi rrugën për 5-6 vjet.

    Përse lindi ideja e rrugës Durrës-Kukës?

    Në fushatën e 2005, PD e cilësoi projektin e rrugës si një projekt me rëndësi të madhe. U bë pjesë e pandarë e qeverisjes. Më 10 shtator 2005, ditën e dytë të qeverisjes, Banka Botërore organizoi një takim në Durrës për koordinimin e projekteve të qeverisë dhe donatorëve. Ishin të pranishëm të gjitha bankat që japin kredi të buta dhe kabineti qeveritar. Në këtë ditë, një sesion i veçantë iu kushtua infrastrukturës, ku i kërkuam BB dhe donatorëve të tjerë të na ndihmonin në realizimin e këtij projekti madhor Durrës-Kukës.

    Banka Botërore ka qenë kundër, se mendonte se ky projekt nuk ishte fitimprurës?

    Do t’ju tregoj historinë. BB premtoi mbështetje për projektin. Kërkoi me ngulm që të tërhiqeshim nga një tjetër projekt të ndërmarrë nga ish-qeveria ‘Nano’, atë të trenit që do të lidhte rrugën Tiranë-Durrës. Ishim në një situatë të vështirën, nga një anë kishim presion nga kjo kompani, “General Electric”, dhe presioni maksimal i BB që thoshin se, nëse ju nuk e anuloni këtë projekt, ne nuk mund të flasim për prioritetet tuaja dhe për Durrës-Kukës. Në fund ne morëm vendimin pas tre muajsh të tërheqjes nga kontrata me “General Electric”. Kur u tërhoqëm nga kontrata, biseduam me BB dhe kërkuam ndihmë për Durrës-Kukës-Morinë. Përgjigjja ishte OK, por të shikojmë si do të bëhet me dy apo me 4 korsi. Dukej qartë se po tërhiqeshin nga premtimi që kishin bërë. BB është një bankë, e cila kryesisht financohet nga vendet në zhvillim, projektet e saj financohen me kredi të buta, në zbutje të varfërisë. Pra, jo projekte gjeostrategjike. Kishte dhe faktorë të tjerë në lojë që ishin gjeostrategjikë dhe disa herë një refraktarizëm ndaj idesë së portit të Durrësit me Ballkanin, gjoja se do ndryshonte ekuilibrat gjeostrategjikë. Ekzistonte frika se disa porte të tjera të vendeve të tjera do rrezikonin. Ka pas lobim brenda BB që ishte i qartë e mirë-dokumentuar nga zyrtarët shqiptarë, që kërkonte një marrëveshje midis Tiranës, Athinës dhe Beogradit, para se të ecej me një projekt që do të transformonte portin e Durrësit, me një peshë shumë të madhe në Ballkan. Duke parë rezistencën e BB ne bëmë dy hapa. Në mars 2006, shpallëm tenderin e rrugës Kalimash-Morinë, për të treguar se e bëjmë dhe me paratë tona. I thamë BB se, nëse ata nuk marrin një vendim, ne do ecim vetëm, pa të, në ndërtimin e rrugës.

    BB ishte refraktare për arsyet e kostos së rrugës apo për arsye gjeostrategjike, si thatë?

    Qëndrimi zyrtar ishte se një rrugë me parametra të tillë nuk futej në prioritetet e saj.

    Kur ajo e quajti të parakohshëm, pse Shqipëria e ndërmori një hap të tillë?

    Shqipëria është një vend sovran dhe konsideronte aspektin gjeostrategjik, jo parametrin e BB për zbutjen e varfërisë. Ky është një projekt gjeostrategjik. Ne kishim vendim politik për ta përfunduar këtë projekt. BB në fund, pas një takimi në zyrën time, tha dakord, është vendim politik, OK. Ne kërkojmë të ecni të asistuar me ekspertë ndërkombëtarë. Ramë dakord për të nisur procesin e prokurimit.

    A mund ta ndërtojë Shqipëria një projekt të tillë me pará buxheti?

    Absolutisht po, ne me pará buxheti po e ndërtojmë. Ishim të sigurt se do realizohej. Përllogaritjet ekonomike tregonin se kjo rrugë kishte leverdi ekonomike për Shqipërinë. Nisëm nga studimet e ekspertëve. 2 ekspertë së fundi bënë studime fizibiliteti ekonomik në 3 vitet e fundit. Të dy arritën në përfundim se mos-ndërtimi i rrugës i sjell dëm vit për vit Shqipërisë prej 80 milionë eurosh. Ekzistenca e aksit rrugor do i sillte ekonomisë shqiptare 200 apo 250 milionë euro dhe pozicioni ekonomik tregtar dhe politik i Shqipërisë karshi vendeve të rajonit, dhe Evropës; dhe Kosova ka leverdi në këtë rrugë disa herë më shumë. Të gjitha ngjarjet shpalosen në zhvillime të shpejta në Kosovë. Lidhja e Kosovës me një rrugë me parametra evropiane, për në portet detare të Shqipërisë, merrte një rëndësi puro strategjike. Ka një leverdi të qartë ekonomike dhe strategjike.

    Në dy kompanitë që morët, një nga BB dhe një nga qeveria, për sa vite shlyhet kjo rrugë?

    Sipas analizave, rruga ka një rikthim të vlerës së investimit në 14% në vit. Me vlerë quhet çdo projekt që arrin në 5%.

    Si një projekt me kaq vlerë, pse asnjë kompani nuk futet për ta marrë me koncesion?

    Të mos të futemi në një terren spekulativ. Koncesioni është një figurë shumë e vështirë ligjore për t’u futur në një vend të vogël, me një numër të vogël automjetesh. Asnjë ndërtim rruge s’ka pas sukses e leverdi në Ballkan dhe Evropë. Kërkon fluks të madh automjetesh. Ajo që kjo rrugë arrin është se nga Prizreni në Tiranë një automjet do udhëtojë për 1 orë e 45 minuta në një kohë që tani është 5 orë.

    Ju thoni se s’ka leverdi që rrugët të jepen me koncesion, ndërkohë që ka një vendim nga qeveria ‘Berisha’ për t’i dhënë; po jepet me koncesion Tuman Rrogozhinë..

    Kam dyshimet e mia mbi këtë rast. Jam skeptik për suksesin e atij projekti. Ndërtimi i një rruge me koncesion më duket i parealizueshëm.

    Konkurruan tri projekte për rrugën Durrës-Kukës, përse u zgjodh projekti më i shtrenjtë dhe i vështirë me një tunel 5.7 km të gjatë?

    Ka pasur tri versione. I pari që kalon në luginën e Drinit, i dyti Milot -Rrëshen dhe Kalimash-Morinë, dhe i treti është ky që shmang malet e Pukës. Nga këto tri versione Këshilli Teknik i rrugëve zgjodhi me unanimitet që në kohën e Majkos, zgjodhi të tretin. Më i shtrenjti në investim në ndërtimin e një tuneli që është më i gjati në Ballkan.

    Ka mundësi Shqipëria të ndërtojë një tunel të tillë?

    Shkoni në Kalimash e shikojeni. Çdo dollar euro dhe lek që po hidhet në këtë rrugë do ta lajë veten shumë shpejt. Për çdo vit që rruga nuk ndërtohet, vendi ka humbje të mëdha të nivelit ekonomik dhe gjeostrategjik. Ndërtimi do të ndryshojë tërësisht Shqipërinë.

    Pse për 3 vjet ndërtimi, që të ishte në prag të zgjedhjeve elektorale?

    Dy kanë qenë arsyet e marrjes së vendimit që rruga të ndërtohet për tre vjet. I pari për arsye ekonomike, se humbja është e madhe, kur për çdo vit, po nuk u ndërtua rruga, humbja është e madhe. Së dyti, situata gjeostrategjike. Në pamundësi, mund t’i thoshim Kosovës prisni 4 apo 10 vjet. Por vullneti i qeverisë për ta ndërtuar sa më shpejt, i shërben interesave të Shqipërisë dhe të kombit.

    A janë anashkaluar procedurat e tenderimit të shtetit shqiptar?

    Absolutisht jo. Në bazë të ligjit të prokurimeve Këshilli i Ministrave ka ushtruar funksionin në bazë të ligjeve dhe ka zhvilluar procesin e tenderimit më transparent që është ndërmarrë ndonjëherë.

    Ndërtimi i rrugës kërkon një projekt përfundimtar, pse nuk e ka ende? Të paktën zyrtarisht rezulton se mungon. A mund të ndërtohet një rrugë pa projekt përfundimtar?

    Asnjë cm katror nuk po lëvizet apo investohet pa projekt. Mungesa e projektit Rrëshen-Kalimash ishte veprimi më kriminal i ish-mazhorancës së PS. Bota perëndimore vepron sipas mënyrës projektim-ndërtim. Pra, një rrugë ndërtohet pa u përfunduar tërësisht projekti. Është një mundësi që të jep rastin të fillosh dhe para se të përfundojë projekti, sepse koha është flori, akoma më shumë kur bëhet fjalë për vepra publike. Kjo metodë përdoret për të korrur sa më shpejt rezultatin.

    Keni idenë sa do kushtojë rruga?

    Është e vërtetë, nuk dihet. Nuk ka asgjë të çuditshme, as kriminale. Është rrjedhoja e vendimit të marrë për ndërtimin e rrugës. Kemi një ide të përafërt sa mund të jetë, është diku te 580 -620 milionë euro. Detyra e qeverisë është të përpiqet ta mbajë koston nën kontroll.

    Si do e mbani, kur kosto e betonit që përdoret është disa herë më e lartë, kur nuk deklarohet TVSH etj?

    Janë të njëjtat shpifje si të Ramës që ri-qarkullojnë. Ata që kanë bërë këto shpifje, do përgjigjen. Vlera e projektit është subjekt i dy kompanive që janë marrë. Procedurat që ka ndjekur Ministria e Transporteve dhe qeveria janë transparente. Kosto e rrugës nuk do të jetë absolutisht më e lartë se rrugë të krahasueshme me rrugë të ngjashme në Ballkan.

    Çmimi synohej të ishte rreth 430 milionë euro para projektit, pas përfundimit të projektit çmimi është rritur 70% e vazhdon të rritet. A rrezikon të shkojë në 1 miliard?

    Po spekuloni mbi çështje teknike. Qeveria ka marrë masat për supervizimin dhe financimin e rrugës.

    Kur nuk ka shifër të saktë sa do të kushtojë rruga, a nuk lë vend për abuzim?

    Si mund të abuzohet, kur projekti bëhet nga projektuesit, një italian një francez?! Projekti ekzekutohet nga një firmë e zgjedhur me tender ndërkombëtar, supervizohet. Ku bëhet abuzimi këtu? Të lëshojmë fjalë në erë, vetëm sepse prokuroria dhe segmente të Partisë Socialiste bëjnë sikur s’e kuptojnë, është kriminale. Nuk kemi shkelje të procedurave të shtetit shqiptar. Firma “Ecorys” u rekomandua nga BB, u zgjodh me prokurim të drejtpërdrejtë, e qarkullon thashethemi se është një firmë holandeze dhe unë kam kryer studimet aty, e ka konflikt interesi. U përzgjodh nga ekspertë të BB, nuk e njihja më parë si kompani. Opinioni publik është helmatisur me aludime se unë kam lidhje me të, se kam qenë student në Holandë. Ka dëshmitar fizik, krye-ekonomisti i BB që ta pyesë, nëse versioni im është i vërtetë apo jo. Prokuroria s’ka denjuar ta marrë në pyetje.

    Në projektin teknik të paraqitur për Rrëshen-Kalimash mungon oponenca teknike, që është detyrim ligjor…

    Në ligjin për prokurimin publik, në nenin 3 qeveria shqiptare nxjerr vendim. Në këtë vendim thuhet se lejohet Drejtoria e Rrugëve të nisë projektimin me ritme të përshpejtuara. Mënyra e parë ishte mënyra klasike, mënyra e dytë me tender të drejtpërdrejtë, mënyra e tretë e prokurimit përcaktohet nga neni 3. Ky vendim është ligji që është zbatuar pikë për pikë në këtë rast. “Bechtel” ka qenë një nga katër ofertuesit.

    A ishte përzgjedhur paraprakisht firma “Bechtel”?

    Kemi një procedurë të qartë se çfarë përfaqëson kjo ofertë. Është përzgjedhur sipas një tenderi transparent. Kushtet i përcaktoi një komision i përbashkët ndërkombëtar. Ligji thotë 5 anëtarë të një jurie ndërkombëtare dhe nuk është e domosdoshme që të kishte një shqiptar.

    Nuk mund të gjendej një tjetër?

    Që ta zëvendësosh, duhet të bësh një tjetër vendim të Këshillit të Ministrave.

    Si shpjegohet që në dokumente shkruhet në gjuhën angleze, a është kjo një shkelje ligji?

    Jo, nuk është një shkelje ligji. Kjo ka të bëjë me shkallën e ulët të mosbesimit te sistemi gjyqësor shqiptar, për këtë arsye, investitorë të huaj zgjedhin një anë ligjore që parashikon një kontratë paanshmërie me sistemin shqiptar.

    A janë çmimet-njësi më të larta se ato të tregut?

    Cilat janë çmimet-njësi normale të tregut?!

    Kjo rrugë që ju po ndërtoni, mund të ngelë në rrugën e Morinës, sepse me buxhetin aktual palës kosovare i duhet 10 vjet për ta përfunduar, është e vërtetë?

    Unë e njoh pak situatën, ka një avantazh, nuk ka një qeveri që bllokon 8 vjet me radhë projektin, menjëherë pasi institucionet u ndërtuan, Ministria e Transporteve autorizoi projektin e plotë Merdare-Morinë. Një kompani që ka përdorur teknologjinë më të fundit dhe ka nxjerrë një vlerë të përafërt prej 1 miliard dollarësh, me një tunel të shkurtër rreth 1 kilometër. Ata e kanë të hapur rrugën, ky është buxheti i parë i Kosovës së pavarur, buxheti i tyre shkon 1.5 miliardë dollarë. Duke e parë që projekti është i përfunduar, ato do ta kenë shumë më të lehtë të investohet edhe për pjesën tjetër të rrugës.

    Ndërkohë që rruga po mbaron, porti i Durrësit ende është i papërfunduar, si mund të nxjerrë kjo fitimet, kur nuk është shpenzuar në këtë port?

    Duhen parë ambientet e ardhshme të portit, për momentin edhe për një periudhë 2-vjeçare do të përballojë shtimin e punës që do të ketë.

    Si shpjegohet që në këtë rrugë, që qenka kaq fitimprurëse dhe që nuk qenka vjedhur asnjë gjë, prokuroria është kaq agresive me ju?

    Le të themi, cila është arsyeja që ky projekt, i cili ka këtë leverdi në gjeostrategjinë shqiptare. I pari në valle është Edi Rama dhe jo prokuroria shqiptare.

    Cili është interesi?

    Interesi është i shumëfishtë…

    Që është?

    Së pari, rruga Durrës-Kukës bashkon shqiptarët, por edhe ndan disa shqiptarë nga shqiptarët e tjerë.

    Çfarë do të thotë kjo?

    Njerëz që në vijën e tyre politike, korrupsionin dhe vjedhjen e kanë pasur metodë pune 8 vjet në pushtet, kjo vepër i nxjerr lakuriq përpara shqiptarëve. Që do të thotë, nëse ne për 3 vjet arrijmë ta mbarojmë rrugën, pse ata në 8 vjet s’e bënë dot? Kjo do të thotë, nëse dikush ka qenë kryetar bashkie dhe ka pastruar parqe e kioska, dhe ato i ka pastruar me paratë e Ilir Metës, nuk ka më faqe të dali përpara shqiptarëve, një njeri që ka prerë çdo 100 metra nga 10 herë. Kjo rrugë e nxjerr para shqiptarëve lakuriq Edi Ramën si bllofist. Karrierën e tij politike e ka bërë me një marketing shumë të shtrenjtë që është paguar nga paratë e shqiptarëve. Ky është elementi politik

    Nuk po ju sulmon Edi Rama, po ju sulmon Prokuroria e Shqipërisë, ka një ekspertizë të KLSH, opozita thjesht ka bërë publike…

    Opozita është ajo që ka nisur këtë rrugë. E dyta është ajo që ka pasur gjithmonë një bashkëpunimin tim, prokuroria ka zgjedhur të injorojë dhe të kryejë në mënyrë të pafalshme një hetim. Zoti Edi Rama dhe mercenarët e tij kanë një pjesë të madhe të përgjegjësisë.

    A keni ju mbështetjen e plotë të kryeministrit në këtë hetim?

    Absolutisht.

    A keni frikë se mund të dënoheni deri me heqjen e lirisë për këto shkelje?

    Nuk kam asnjë fije frikë. Ju thashë edhe njëherë, njeriu nuk mund të mohojë atë që është.

    • gene
    • Posted December 6, 2008 at 1:46 PM
    • Permalink

    Mbyllen hetimet, Lulzim Basha në gjyq
    Prokuroria ka dorëzuar dje në mesditë në Gjykatën e Lartë pesë fashikujt e akuzave ndaj ministrit Basha, për akuzat shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tender

    Flamur Vezaj (www.shekulli.com.al)
    Shtune, 06 Dhjetor 2008 08:17:00

    Prokuroria ka dorëzuar dje në mesditë në Gjykatën e Lartë pesë fashikujt e akuzave ndaj ministrit Basha, për akuzat shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tender

    TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme dorëzon në gjykatë dosjen kundër ministrit Lulzim Basha, duke i dhënë fund kalvarit 20- mujor të debateve dhe akuzave nga të gjitha palët. Ministri është cilësuar fajtor nga prokuroria për abuzimet në rrugën Durrës- Kukës. Ai akuzohet për shpërdorim të detyrës dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike në bashkëpunim me Andi Tomën. Hetimi i prokurorit Arben Kraja është firmosur nga kryeprokurorja Ina Rama dhe dje ka qenë në duart e gjykatësve.

    ***

    Burimet zyrtare të prokurorisë pohuan se Kraja ka dorëzuar në kryesekretarinë e Gjykatës së Lartë pesë fashikujt e gjykimit ndaj Ministrit të Jashtëm Basha dhe drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve Toma. Sipas akuzës, dy të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kohën kur Lulëzim Basha drejtonte dikasterin e Ministrisë së Transporteve dhe Andi Toma ishte në detyrën e Drejtorit Juridik pranë kësaj ministrie, kanë abuzuar me detyruat, duke favorizuar me të gjitha mundësitë e mundshme kompaninë që u shpall fituese për ndërtimin e rrugës Rrëshen – Kalimash, “Bechtel Inc.-Enka”.“Pas analizës së dosjes, të kryer mesditën e djeshme, vetëm pak minuta pas mos paraqitjes së të pandehurit Lulëzim Basha dhe avokati të tij mbrojtës Zef Nikaj për tu njohur me dosjen dhe aktet hetimore, është arritur në përfundimin se dosja duhet dorëzuar në gjykatë”,- thanë burimet e prokurorisë. Menjëherë pas këtij vendimi janë caktuar dy avokatë kryesisht, të cilët janë njohur me aktet hetimore dhe kanë firmosur për mbylljen e hetimeve, duke i hapur rrugë prokurorisë për ta mbyllur dosjen hetimore dhe dorëzuar në Gjykatën e Lartë për gjykim. Gjithashtu, me anë të ftuesit të Prokurorisë së Përgjithshme, i është dërguar në adresë të banesës dhe punës së Ministrit të Jashtëm një kopje e kërkesës për gjykim që tashmë është dërguar pranë gjykatës për shqyrtim.

    ***

    Mësohet se nga hetimi 20- mujor është arritur të faktohet nga organi i akuzës, se dy të pandehurit kanë kryer një numër të pafundmë shkeljesh, duke filluar që nga zbatimi i vendimit të Këshillit të Ministrave, tek zgjedhje e konsulentit “Ecorys Group” e deri tek lidhja e kontratës me fituesen “Bechtel & Enka”, një kontratë aspak favorizuese për buxhetin e shtetit. “Shekulli” ditë më parë ka publikuar një pjesë të akt-akuzës së Prokurorisë, ku renditen shkeljet kryesore në të ashtuquajturin skandali i rrugës Durrës-Kukës. “Bazuar në hetimet e kryera nga Prokuroria e Përgjithshme është arritur në konkluzionin se gjatë procedurave të ndjekura për përzgjedhjen e firmës që do ndërtonte segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash që përbën pjesën qendrore të autostradës Durrës-Kukës-Morinë. Gjatë procedurave të ndjekura për lidhjen e kontratës me subjektin fitues dhe gjatë zbatimit të kësaj kontrate, punonjës të administratës shtetërore të drejtuar nga ish-ministri i Transporteve, tashmë ministri i Jashtëm Lulëzim Basha dhe ish-drejtori juridik i kësaj ministrie, Andi Toma, kanë konsumuar veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” në bashkëpunim”-thuhet në kërkesën për gjykim që ndodhet në kryesekretarinë e Gjykatës së Lartë. Kjo dosje të martën në mëngjes pritet të siglohet nga kryetarja e kësaj Gjykate, Shpresa Beçaj, dhe më pas të hidhet në short për caktimin e trupës gjykues të gjyqtarëve që do të gjykojnë këtë çështje penale.

    ————————————————————————————————

    Në organin e akuzës u paraqit vetëm avokati mbrojtës, i cili nuk pranoi të firmoste mbylljen e hetimeve

    Basha injoron për herë të dytë prokurorinë

    TIRANË- Lulzim Basha ka injoruar dje për të dytën herë institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme, duke mos iu përgjigjur ftesës për tu njohur me materialet hetimore. Gjatë paradites së djeshme, konkretisht në ora 11:00, mbrojtësi ligjor i të pandehurit Lulëzim Basha, avokat Zef Nikaj, është paraqitur në protokollin e këtij institucioni duke mjaftuar me dorëzimin e një memorieje në adresë të zyrës së kryeprokurores Ina Rama dhe prokurorit të çështjes Arben Kraja, njëkohësisht duke refuzuar të firmosë mbylljen e fazës hetimore të dosjes penale me nr.1 të datës 9 mars 2007. Sipas avokatit mbrojtës, veprimet e Prokurorisë së Përgjithshme ndaj klientit të tij, ish-ministrit të Transporteve, aktualisht ministër i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha janë të paligjshme. “Ju bëj me dije se që nga data 6 nëntor 2008 e në vazhdim veprimet tuaja hetimore janë ndërprerë për procesin penal nr. 1 të vitit 2007, me vendimin gjyqësore nr.1494 akti të datës 18 nëntor 2008 të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Ç’ka do të thotë se si organ akuze nuk gëzon asnjë status ligjor për të kryer veprime të mëtejshme jashtë datës 6 nëntor 2008, ku deri në këtë datë klienti ime ka statusin e personit nën hetim. Dhe meqenëse ju po vazhdoni të kryeni veprime flagrante të paligjshme që bien ndesh me Kushtetutën e Kodit të Procedurës Penale, si avokat mbrojtës i shtetasit Lulzim Basha nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e këtyre veprimeve të paligjshme të institucionit tuaj që ju po vazhdoni të kryeni qoftë edhe me datën 5 dhjetor 2008”,- thuhet në memorien e dorëzuar dje në Prokurorinë e Përgjithshme. Të njëjtin qëndrim mbajti dy ditë më parë edhe mbrojtësi ligjor i të pandehurit Andi Toma, Genc Gjokutaj, i cili mbron interesat e ish-drejtorit juridik pranë kësaj ministrie.

    SHKELJET

    Përzgjedhja e konsulentit “Ecorys Group” është bërë në shkelje të ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi. Përzgjedhja e tij ka qenë e paracaktuar nga zoti Lulëzim Basha. Ky subjekt është favorizuar duke u shpallur fitues pa konkurrim dhe nga ana tjetër është favorizuar duke e paguar më shumë se kishte kërkuar vetë ai.

    Procedura e ndjekur për përzgjedhjen e firmës fituese për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash dhe lidhja e kontratës me këtë firmë për zbatimin e punimeve është kryer me shkelje të shumta ligjore, duke favorizuar subjektin sipërmarrës. Shkeljet e konstatuara kanë sjellë dhe dëme te konsiderueshme financiare për buxhetin e shtetit.

    Nga hetimi është provuar se shoqëria konsulentë ka pasur konflikt interesi me shoqërinë Bechtel-Enka, të cilën e ka rekomanduar si fituese. Rezulton se shoqëria “Ecorys Group” në bashkëpunim me shoqërinë “Parsons Brinckerhoff” janë aktualisht konsulentë dhe i ofrojnë asistencë teknike Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit.

    Rezulton se shoqëria “Parsons Brinckerhoff” është një shoqëri që ka bashkëpunuar për një kohë të gjatë me shoqërinë Bechtel Inc. për punime civile të kryera në qytetin Boston të SHBA.

    Bazuar në hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se çmimet për njësi të vendosura në kontratë janë propozuar nga shoqëria sipërmarrëse dhe janë pranuar nga investitori si “të arsyeshme dhe të ndershme” pa u ndryshuar fare. Ky fakt konfirmohet nga raporti përfundimtar i shoqërisë konsulente Ecorys Group.

    Për çfarë akuzohet ministri Basha

    1- Përzgjedhja pa konkurrim e Ecorys Group

    2-Kontrata për ta paguar 95 mijë USD më shumë

    3-Katër vendimet e qeverisë, të iniciuara nga Basha

    4- Komisioni ndërkombëtar, pa shqiptar

    5- Modeli ndërkombëtar FIDIC, i pazbatuar

    6- Mungesa e ofertave nga firmat e huaja në tender

    7- Mungesa e një projekti përfundimtar

    8-Mungesa e një fondi limit

    9-Çmimet e aplikuara në kontratë për njësi

    10-Shtimi i 8 kilometrave rrugë në kontratë

    11- Pagesa e infrastrukturës, 10 % të shumës së kontratës

    12-Çmimet e betonit, sa 2-fishi i tregut shqiptar

    13- TVSH është marrë përsipër nga shteti shqiptar

    14- Konflikti i interesit të “Ecorys Group”

    15- Refuzimi për të dëshmuar në prokurori

    Kryeprokurorja ka pohuar se ka raste kur personat mbahen në qeli jashtë afateve. Mungon koordinimi me prokurorinë

    Ina Rama: Gjykatat mbajnë njerëzit kot në burg

    TIRANË – Kryeprokurorja Ina Rama ka lëshuar dje akuza të forta kundër sistemit gjyqësor duke e cilësuar atë si shkaktarin kryesore të shumë problematikave që lidhen me të dënuarit. Gjatë një seminari të zhvilluar dje në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, kryeprokurorja i ka përqendruar akuzat e saj, kundër Gjykatës së shkallës së parë dhe Gjykatës së Lartë. “Kur Gjykata e Lartë, vendos të rikthejë vendimet e gjykatave më të ulëta për rigjykim, ne vihemi në dijeni për këtë kur çështja ka shkuar në gjykatën e Apelit”,- është shprehur Ina Rama.

    Sipas saj, ky është një fakt që që tregon mos koordinim dhe bashkëpunim koherent midis prokurorisë dhe gjykatës së vendit. Kryeprokurorja, rreshtoi një sërë shqetësimesh dhe akuzash të tjera që lidhen me pushtetin gjyqësor. Ina Rama ka shprehur edhe njëherë shqetësimin e saj, për shumë të dënuar që vuajnë dënimin në ambientet e burgimit dhe paraburgimit tej afateve ligjore. Për këtë fakt mjaft shqetësues, kryeprokurorja ka akuzuar Gjykatën e Shkallës së Parë si shkaktaren kryesore në këtë dëm që i bëhet një pjese të qytetarëve. “Gjykata nuk njofton për pushimin e çështjeve, gjë e cila ka si rrjedhojë që shumë të dënuar të qëndrojnë në burg tej afateve”, ka thënë Rama. Në vijim të akuzave të saj ndaj Gjykatës, Rama, është përqendruar edhe në ekzekutimin e vendimeve penale. Këto lloj ekzekutimesh janë të përfshira nga vonesa për shkak të zvarritjes së dërgimit të dosjes gjyqësore nga Gjykata e Tiranës në Prokurori është shprehur Rama, duke hedhur akuza më të rënda për Gjykatën e Tiranës. “Gjykata e Apelit, Gjykata e Lartë, duhet të përcjellin brenda afateve ekzekutimin në gjykatën e shkallës së parë”,- është shprehur Rama.

    Kryeprokurorja është përqendruar edhe në trajtimin e problematikave dhe të ankesave që vijnë shpesh nga institucionet por edhe nga të dënuarit, për mos njohjen nga ana e prokurorëve të ditëve të punës të të burgosurve. Sipas Ramës, duhet që më parë të ekzistojnë kritere të qarta në lidhje me këtë fakt pastaj të kalojmë në stadin tjetër për të folur më konkretisht. Problemi këtu qëndron se kush do të jetë dëmshpërblimi nga këta të dënuar për punën që kryejnë, do të jetë në formën e uljes së dënimit apo do të jetë një dëmshpërblim financiar. “Duhet të vendoset njëherë kriteri, pastaj të kalojmë në llogaritjen e njohjes së ditëve të punës të të burgosurve”,- është shprehur gjatë seminarit të djeshëm kryeprokurorja. Ina Rama tregoi gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar në lidhje me këto problematika të trajtuara në këtë seminar edhe në qoftë se kjo kërkon që të ndërhyhet në ligj.

    • gene
    • Posted December 6, 2008 at 2:25 PM
    • Permalink

    “Basha”, PS: U manipulua shorti për dosjet
    Manjani ka theksuar se të dyja këto dosje janë devijuar drejt gjykatësish të lidhur qartë dhe hapur me Partinë Demokratike dhe kjo ka ndodhur në shkelje të plotë të Kodit të Procedurës Penale

    Shekulli Online
    Premte, 05 Dhjetor 2008 14:07:00

    Tiranë- “Shorti për gjykimin e dy dosjeve që janë bërë objekt i debatit publik dhe që lidhen njëra me Lulëzim Bashën dhe tjetra me sekserin serb të Sali Berishës është manipuluar”. Deklaratën e ka bërë kryetari i komisionit të ligjeve pranë PS-së, Ylli Manjani, sipas të cilit kjo është një tjetër provë shumë e rëndë për deformimin e marrëdhënieve mes qeverisë e drejtësisë. Ai i ka bërë apel qeverisë të largojë duart nga drejtësia dhe ta lërë atë të qetë të bëjë punën e saj për të vënë përballë ligjit përgjegjësit.

    Gjatë një deklarate për shtyp, Manjani ka theksuar se të dyja këto dosje janë devijuar drejt gjykatësish të lidhur qartë dhe hapur me Partinë Demokratike dhe kjo ka ndodhur në shkelje të plotë të Kodit të Procedurës Penale, të ligjit e të etikës së domosdoshme për çdo lloj gjykimi, e jo më për gjykimin e këtyre dy skandaleve të mëdha me prapavijë të qartë politike e dëme të dukshme ekonomike e morale për qytetarët shqiptarë.

    “Në bazë të nenit 278/2 të Kodit të Procedurës Penale, të gjitha veprimet hetimore dhe vlefshmërinë e tyre e shqyrton i njëjti gjyqtar, pra në rastin konkret, gjyqtari i cili gjykoi tre jave më parë kërkesën për pezullimin e afateve lidhur me hetimin e dosjes penale të Lulëzim Bashës duhet të shqyrtonte edhe kërkesën e të pandehurit Lulëzim Basha”- tha Manjani, duke sqaruar se kjo nuk ndodhi dhe përmes kancelarit të kontrolluar politikisht nga Ministria e Drejtësisë dhe në kundërshtim flagrant me kërkesat e procedurës penale, u hodh një short i paligjshëm që e çoi ministrin e Partisë Demokratike në duart e një gjykatësi të lidhur qartë dhe hapur me Partinë Demokratike.

    Ai ka treguar më tej se nga ana tjetër u morr një gjyqtar i seksionit të të miturve, por i lidhur qartë dhe hapur me Partinë Demokratike për të gjykuar dosjen e Damir Fazlliçit, i cili siç e dinë të gjithë, nuk është aspak i mitur, por përkundrazi një i rritur që ka probleme madhore me ligjin e që është kthyer në një problem madhor për Sali Berishën.

    “Duke nënvizuar se kur sistemi i drejtësisë shqiptare merret me ministrat, trajtimi i çështjeve të lidhura me ta është gjykuar gjithnjë vetëm nga Gjykata e Lartë, në bazë të kërkesës së Kushtetutës, por edhe të praktikës së Gjykatës së Tiranës, ne e denoncojmë publikisht këtë farsë politike dhe i bëjmë apel qeverisë të largojë duart nga drejtësia, sepse asnjë gjykim i cenuar ligjërisht e moralisht nuk mund ta shpëtojë nga drejtësia as ministrin e pandehur dhe as sekserin serb të Sali Berishës”- përfundoi ai.

    • Anonymous
    • Posted April 10, 2009 at 2:29 PM
    • Permalink

    Gjykata e Lartë: Hetimet për ministrin Basha, të pavlefshme
    Shekulli Online | 10/04/2009 | Lajm i fundit | 29 KOMENTE | SHARE | – +
    [ posto kete artikull ne faqet me poshte ]
    del.icio.us
    blinklist
    digg
    Facebook
    Furl
    ma.gnolia
    Newsvine
    Pownce
    reddit
    StumbleUpon
    Technorati
    Twitter
    TIRANË- Gjykata e Lartë i ka cilësuar të pavlefshme hetimet ndaj Lulzim Bashës, ish ministër i Transporteve dhe aktualisht ministër i Jashtëm, akuzuar për abuzime me fondet në ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Në seancën e sotme, me një vendim të prerë gjykata e ka quajtur kërkesën për gjykim të pavlefshme, duke u shprehur se hetimet e bëra pas datës 6 nëntor janë të pavlefshme.
    Për pasojë, edhe akti sipas të cilit ish kreu i Transporteve, Basha është i pandehur nuk është i vlefshëm. “Hetimet për ministrin Lulzim Basha janë jashtë afateve hetimore”- është deklaruar nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë. Vendimi i Gjykatës së Lartë për pavlefshmërinë e akuzave ndaj Bashës dhe drejtorit të rrugëve Andi Toma është i formës së prerë. Kolegji Penal vendosi që ministri të mos jetë më i pandehur duke hedhur poshtë kështu aktin e Prokurorisë për të.
    Pas një hetimi prej më shumë se një viti, Basha u akuzua nga Prokuroria e Përgjithshme për “shpërdorim detyre” dhe “favorizim në tendera” lidhur me fondet për ndërtimin e rrugës Rrëshen- Kalimash gjatë kohës kur drejtonte ministrinë e Punëve Publike. Dëmi i shkaktuar sipas Prokurorisë nga ish-ministri dhe ish-drejtori i rrugëve është 232 milionë euro.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: