Skip navigation

Kushtetuta, vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe çështja “Sollaku”

 

Niazi Jaho

gazeta shqip

22-10-2007

Pak histori: Lidhur me trajtimin e kësaj çështjeje, mendova t‘i referohem legjislacionit tonë në periudha të caktuara si dhe zbatimit të tij në praktikën e derisotshme për probleme të veçanta që pjesërisht mund të jenë edhe të diskutueshme, por ato janë në fuqi dhe si të tilla duhen zbatuar.

Në ligjin kushtetues nr. 7561 dt. 29.4.1992 thuhej se: “Prokuroria organizohet dhe funksionon brenda pushtetit gjyqësor si organ unik dhe i centralizuar”. Në nëntor të vitit 1998 u miratua Kushtetuta. Në nenin 148 të saj thuhet: “Prokuroria ushtron ndjekjen penale si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Prokuroria kryen edhe detyra të tjera të caktuara me ligj. Prokurorët janë të organizuar dhe funksionojnë pranë sistemit gjyqësor si një organ i centralizuar. Në ushtrimin e kompetencave të tyre, prokurorët u nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjeve”.

Përmbajtja e nenit të mësipërm të bind se kushtetutëbërësit kanë dashur të sanksionojnë pavarësinë e prokurorisë në raport me pushtetet dhe organet e tjera. Kjo zgjidhje, veç të tjerave, ishte dhe është në përputhje edhe me rezolutën e Kongresit të 14-të Ndërkombëtar të Drejtësisë Penale të vitit 1989, ku theksohet se “Prokuroria mund të marrë direktiva të përgjithshme në fushën e kriminalitetit, por për probleme të veçanta ajo duhet të veprojë me pavarësi të plotë”.

Ndoshta për koincidencë, përmbajtja e mësipërme e kësaj rezolute ka gjetur pasqyrim konkret në nenin 54 të ligjit nr. 8737 dt. 12.2.2001 “për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë së Republikës së Shqipërisë” ku bëhet fjalë për marrëdhëniet e prokurorisë me Këshillin e Ministrave. Në këtë nen thuhet se “çdo vit, jo më vonë se data 31 mars, ministri i Drejtësisë, në emër të Këshillit të Ministrave, i përcjell Prokurorit të Përgjithshëm rekomandimet që duhet të mbahen parasysh në luftën kundër kriminalitetit”, dhe më poshtë “në marrëdhëniet e Prokurorit të Përgjithshëm me Këshillin e Ministrave ndalohen rekomandimet për të proceduar ose jo për çështje konkrete”.

Po marrëdhëniet e Prokurorit të Përgjithshëm me Kuvendin si janë rregulluar?

Sipas pikës 4 të nenit 149 të Kushtetutës, Prokurori i Përgjithshëm informon herë pas here Kuvendin për gjendjen e kriminalitetit. Ky detyrim është konkretizuar dhe detajuar edhe në nenin 53 të ligjit mbi prokurorinë, por për të përjashtuar çdo lloj keqinterpretimi po në këtë dispozitë theksohet se: “nuk lejohet njoftimi për çështje konkrete, me përjashtim të çështjeve të dërguara me vendim të Kuvendit”.

Formulimi i dispozitave të mësipërme të lejon të konkludosh se detyrimi i Prokurorit të Përgjithshëm për të informuar Kuvendin lidhur me gjendjen e kriminalitetit nuk e cenon pavarësinë e këtij organi. Si rrjedhim, njoftimi në Kuvend nuk është i natyrës llogaridhënëse.

Bëhet pyetja: Cili organ legjitimohet të ushtrojë kontroll në veprimtarinë e prokurorisë? A është ky i pakontrollueshëm, i imunizuar nga shkeljet dhe gabimet? Jo, edhe organi i prokurorisë është i kontrollueshëm, por ky kontroll ka specifikat e veta. Kështu për shembull, gjykata verifikon dhe shqyrton veprimtarinë e prokurorisë nëpërmjet akteve apo çështjeve që i dërgohen asaj nga vetë prokuroria ose kallëzuesit, në ato raste kur ata nuk janë dakord me vendimet e prokurorit për mosfillimin ose pushimin e çështjeve penale. Ministria e Drejtësisë ka të drejtën e kontrollit, kështu sipas nenit 56 të ligjit mbi prokurorinë, Ministria e Drejtësisë ushtron kontroll për çështjet që kanë përfunduar hetimet paraprake dhe për rezultatin e kontrollit vihet në dijeni Presidenti i Republikës, Prokurori i Përgjithshëm dhe Prokurori, veprimtaria e të cilit ka qenë objekt kontrolli.

Mendimet e shfaqura se ky kontroll është i kufizuar, i pamjaftueshëm dhe jo efektiv mund të jenë objekt diskutimi në kuadrin e përmirësimit të mëtejshëm të legjislacionit dhe që mund t‘i shërbente thellimit të reformës edhe në këtë organ.

A mund të shkarkohet Prokurori i Përgjithshëm!

Po, ai mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës me propozimin e Kuvendit në rastet e mëposhtme:

a. për shkelje të Kushtetutës

b. për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij

c. për paaftësi mendore e fizike

ç. për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e prokurorit.

Kjo histori e shkurtër me referime ndaj Kushtetutës dhe disa dispozitave ligjore mund të shërbente për një konceptim më të drejtë të asaj që është e debatueshme: shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Nisma e parë (pas miratimit të Kushtetutës) për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm i përket vitit 2002.

Kuvendi i Shqipërisë më datë 18.3.2002 vendosi t‘i propozojë Presidentit të Republikës shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm të asaj kohe z. Arben Rakipi për akte dhe sjellje që diskreditonin rëndë pozitën e tij. Këtë propozim e mori në konsideratë Presidenti i Republikës dhe në mars të vitit 2002 dekretoi shkarkimin e tij. Në atë kohë nuk u ndoq rruga e ngritjes së komisionit të hetimit, sepse ligji mbi organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore u miratua në maj të vitit 2002. Nuk u zbatua gjithashtu edhe procedura e përcaktuar sipas nenit 114 të Rregullores së Kuvendit që u miratua më dhjetor të vitit 2004.

Gjykata Kushtetuese e shqyrtoi çështje “Rakipi” në bazë të ankimit të tij për një proces jo të rregullt ligjor dhe arriti në përfundim se ishte shkelur parimi kushtetues për një proces të rregullt ligjor dhe me këtë shkelje sipas gjykatës ishte pajtuar dhe Presidenti i Republikës. Me që ka mendime se kur propozon Kuvendi aq më tepër kur votohet pro shkarkimit nga një numër i madh deputetësh, Presidenti s‘ka pse të mos konfirmohet me këtë propozim, e shoh të nevojshme t‘i referohem përsëri vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku thuhet se: “është Presidenti i Republikës i ngarkuar nga Kushtetuta për të kryer një verifikim nga pikëpamja kushtetuese si dhe të procedurave të ndjekura nga Kuvendi për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm”. Ky konkluzion siç thuhet në vendim, del nga mënyra e formulimit të nenit kushtetues, në të cilin përdorimi i shprehjes “mund të shkarkohet” do të thotë se vendimi i Kuvendit për propozimin e shkarkimit të prokurorit nuk është përfundimtar, por “është vetëm inicimi i një procedure shkarkimi, bazueshmëria në ligj dhe në Kushtetutë i së cilës, vlerësohet në këtë rast nga Presidenti i Republikës”.

Kërkesa I për shkarkimin e Prokurorit Sollaku.

Në vitin 2006, një grup deputetësh paraqitën në Kuvend kërkesën për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku. Kërkesa mbështetej në nenin 149 të Kushtetutës dhe në ligjin për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore. E shikojmë të nevojshme të përmendim se: Në këtë ligj thuhet se komisioni nuk mund të ngrejë akuza penale, se grupi nismëtar paraqet qëllimin e krijimit të komisionit dhe çështjet që do të hetohen, se komisionet hetimore të Kuvendit ngrihen dhe funksionojnë mbi bazën e parimeve kushtetuese.

Kuvendi miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor, por meqë për rolin dhe funksionimin e këtyre komisioneve ka pasur mendime të ndryshme dhe qëndrime subjektive u desh të kërkohej interpretimi i nenit 77 pika 2 e Kushtetutës, ku bëhet fjalë për komisionet hetimore. Gjykata Kushtetuese e shqyrtoi këtë kërkesë dhe mori vendimin përkatës interpretues në të cilin, veç të tjerave thuhet: “Në një sistem parlamentar, duke qenë se qeveria formohet nga shumica parlamentare, e cila ka në dorë shumë mjete të tjera ligjore, e drejta e kontrollit hetimor është sidomos atribut i pakicës, e cila duke i pasur të kufizuara mjetet mund ta shndërrojë atë në një instrument të fuqishëm kushtetues”. Por pavarësisht nga kjo, as Kushtetuta e as ligji nuk përjashtojnë mundësinë që edhe shumica parlamentare të kërkojë ngritjen e këtij apo atij komisioni hetimor për shqyrtimin e një çështjeje të veçantë. Në vendimin e Gjykatës që përmendëm më lart thuhet gjithashtu se: “Kontrolli parlamentar duhet zhvilluar në mënyrë të atillë që të mos ndërhyjë pa kufizim në veprimtarinë e pushteteve të tjera”. Se “një nga parimet kushtetuese thelbësore që merr rëndësi esenciale dhe që lidhet me garantimin e së drejtës për një proces të rregullt ligjor është parimi i prezumimit të pafajësisë”. Duke iu referuar një vendimi të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Gjykata Kushtetuese shprehet se: “Ky parim është pranuar se mund të cenohet jo vetëm nga gjyqtarët apo gjykata, por edhe nga autoritetet publike”. Duke interpretuar nenin 77 të Kushtetutës në këtë vendim i kushtohet vëmendje të veçantë objektit të hetimit. Ai duhet të jetë në përputhje me respektimin e parimeve të sanksionuara nga Kushtetuta. Një prej të cilave është dhe ai i ndarjeve të pushteteve. Në vitin 2006, pas propozimit të Kuvendit për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe mosmiratimit të këtij propozimi nga Presidenti i Republikës, Gjykata Kushtetuese për të njëjtën çështje, por në një drejtim tjetër u vu në lëvizje nga Prokurori i Përgjithshëm. Ajo e shqyrtoi çështjen dhe në përfundim vendosi: “Të zgjidhë mosmarrëveshjen e kompetencave midis dy organeve shtetërore, subjekt në këtë mosmarrëveshje”. Po ku konsistonte kjo mosmarrëveshje?

Këtë na e sqaron prerazi por me argumente Gjykata Kushtetuese. Në vendimin e saj thuhet: “Kuvendi i Shqipërisë nuk ka kompetenca të kontrollojë dhe të vlerësojë vendimet e prokurorisë. Në çështjet konkrete për mosfillimet e procedimit penal, për pezullimin e hetimeve, për pushimin e çështjeve, marrjen e masave të sigurimit si dhe vendimeve e veprimeve të tjera që përfshihen në ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimit të akuzës në gjyq”. (Vendimi nr. 26, dt. 04.12.2006). Pjesa urdhëruese e këtij vendimi është rezultat i arsyetimit kritik, analitik dhe objektiv të pjesës konstatuese, ku midis të tjerave thuhet: “Veprimtaria e Komisionit Hetimor në këtë rast përbën tejkalim të funksioneve të Kuvendit, mosrespektim të parimeve Kushtetuese dhe ndërhyrje në kompetencat e organit të Prokurorisë”. Se “kontrolli i bazueshmërisë në ligj i vendimeve dhe vlerësimi e shfuqizimi i tyre përbën atribut të vetë Prokurorisë ose të organeve të caktuara me ligj siç janë gjykatat”. Ndërsa lidhur me vendimet e mosfillimit ose pushimit të çështjeve të denoncuara, Gjykata Kushtetuese u referohet neneve përkatëse të kodit të Procedurës Penale, që u njeh të drejtën denoncuesve të ankohen në Gjykatë.

Gjykata Kushtetuese vlerëson gjithashtu se “Prokurori i Përgjithshëm si drejtues i organit të prokurorisë nuk ka përgjegjësi politike para Kuvendit”. Se “një zgjidhje e tillë kushtetuese ka për qëllim krijimin e një organi që bazohet në profesionalizëm”. Në bazë të kësaj analize Gjykata Kushtetuese arriti në përfundimin se mjetet e kontrollit parlamentar mbi prokurorinë nuk mund të përdoren asnjëherë si instrument për të shqyrtuar dhe vlerësuar vendimet e marra nga ana e prokurorëve për çështjet konkrete. Megjithatë në vendimin e saj Gjykata Kushtetuese vlerëson rolin e Parlamentit në aspektin se ai mund të ndikojë në institucionin e Prokurorisë nëpërmjet problemeve të tij ligjvënëse. Edhe pse Gjykata vlerësimin e mësipërm nuk e zbërthen, kam mendimin se kjo ka të bëjë me përmirësimet e mëtejshme në legjislacionin tonë në fushën e reformës në drejtësi dhe si rrjedhim edhe në fuqizimin dhe organizimin më të mirë dhe më efektiv të prokurorisë.

Në të kaluarën ka pasur keqkuptime dhe paqartësi se cili duhet konsideruar prokurori më i lartë. Duke marrë shkas nga këto, në një vendim të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë të muajit tetor 2002, midis të tjerave thuhet se: “Të gjitha vendimet që merren gjatë fazës së hetimeve paraprake, si ato për pushimin e çështjes edhe ato për dërgimin e çështjes në gjykatë janë vendime që merren nga titullari i organit të prokurorisë”. se “Prokurori më i lartë është sipas rastit Prokurori i Rrethit apo Prokurori i Përgjithshëm”. Në këtë vështrim kur shtrohet çështja e shkarkimit të Prokurorit të Përgjithshëm mendoj se krahas detyrave të tij funksionale të përcaktuara në nenin 8 të Ligjit mbi Prokurorinë, duhet të vlerësohen në kompleks edhe dispozitat e tjera ligjore, sepse në këtë mënyrë do të krijohej mundësia e përcaktimit më të mirë të përgjegjësisë individuale.

Në mbyllje të kësaj pjese, duke iu kthyer edhe njëherë vendimit nr. 26 dt. 04.12.2006 që përmendëm më lart, qofsha i gabuar, por kam përshtypjen se ky vendim kaq i rëndësishëm nga të dy krahët e politikës nuk është vlerësuar me seriozitetin e duhur. Kjo mendoj se duhej ose duhet bërë, edhe për faktin se vendimet Gjykatës Kushtetuese janë të formës së prerë dhe të detyrueshme për zbatim nga të gjithë, duke përfshirë këtu: Parlamentin, Presidentin, Qeverinë etj. Mund të mos jesh dakord, madje mund edhe ta kritikosh atë, por je i detyruar ta zbatosh dhe ta kesh parasysh kur shtrohen për diskutim dhe shqyrtim çështje që trajtohen në të.

Kërkesa II për shkarkimin e Prokurorit Sollaku

Pa kaluar as dhjetë muaj nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të dhjetorit 2006, një grup deputetësh iu drejtuan Kuvendit me kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor lidhur me shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Duke pasur parasysh kohën relativisht të shkurtër që ndërmerret kjo nismë, logjika normale të bën të shtrosh pyetjet: Çfarë e re që nuk dihej më parë është zbuluar tani? A e ngarkon ky fakt me përgjegjësi Prokurorin e Përgjithshëm në kuptim të nenit 149 pika 2 e Kushtetutës? Çfarë shkelje të rënda të ligjit ka kryer Prokurori i Përgjithshëm, gjithmonë në kuptim të nenit të mësipërm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese? Këto mendoj se janë disa pyetje, që qoftë edhe formalisht u duhet dhënë një përgjigje, ndërsa në proces ato kërkojnë verifikim dhe provim.

E themi këtë duke pasur parasysh se ngritja e komisionit hetimor kur kërkohet nga 1/4 e deputetëve është e detyrueshme, por objekti i hetimit nuk mund të jetë i pakufizuar. Si rregull debati dhe kontestimet nuk zhvillohen kur paraqitet kërkesa, por kur përcaktohet objekti i hetimit që konkretizohet në planin e hetimit. Eventualisht në këtë fazë ndoshta do të duhej të sqaroheshin ose t‘u jepeshin përgjigje shumë pyetjeve, sepse pa përgjigjen e tyre do të vihej në pikëpyetje fakti nëse hetimi do të zhvillohej në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese ose jo. Do të ishte e dëmshme dhe e papranueshme që apriori çdo çështje të paragjykohej. Në këtë drejtim do të na vinte në ndihmë respektimi i parimit të prezumimit të pafajësisë. Pa respektimin e këtij parimi, mund të gabonim qysh në fillim sepse do të ngrinte krye subjektivizimi dhe do të vështirësohej shqyrtimi i plotë i gjithanshëm dhe objektiv i çështjes. Nëse ka vullnet për një zgjidhje sa më të drejtë të këtij problemi, jo në mbrojtje të atij që kërkohet të shkarkohet dhe as për ta vënë atë në poligonin e qitjes, kryesorja është respektimi i parimeve kushtetuese. Prandaj del nevoja që në çdo hap të procedurave të shqyrtimit të kësaj çështjeje të kihen parasysh dhe të zbatohen me përpikëri: Kushtetuta, dispozitat përkatëse ligjore dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ku në mënyrë direkte apo indirekte trajtohen probleme që kanë të bëjnë me komisionet hetimore në përgjithësi dhe në veçanti çështje që lidhen me zbatimin e nenit 149, pika 2 e Kushtetutës.

Kuvendi siç dihet është ligjbërësi, pra është pushteti legjislativ dhe në të njëjtën kohë edhe politik. Në diskutimin e debatin për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm vështirë të shmangen elementët politikë. E dëmshme do të ishte politizimi i problemit, ndërsa pozitive do të ishte që edhe kur thuhet “PO” edhe kur thuhet “JO” të sillen argumente. Do të ishte mirë që në rastin objekt shqyrtimi përparësi t‘i jepej argumenteve të karakterit kushtetues dhe ligjor.

Pak mund të flitet për kërkesën e dytë drejtuar Kuvendit për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, sepse procedura parlamentare sapo ka filluar. Është dhënë njoftimi se (sot) më datë 22 tetor 2007, do të mblidhet për këtë çështje Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Thuhet se në zbatim të Rregullores së Kuvendit në këtë mbledhje është thirrur për të dhënë sqarime edhe Prokurori i Përgjithshëm. Kam mendimin se veçanërisht e rëndësishme është mënyra, mjetet dhe procedura që do të zbatohet. Si rrjedhim duhet bërë e qartë dhe e provuar ku konsiston përgjegjësia individuale e Prokurorit të Përgjithshëm. Në ç‘kushte dhe në ç‘raste janë lejuar shkeljet e ligjit që konsiderohen të rënda dhe që lidhen me ushtrimin e funksioneve të tij. Për sa i përket zbatimit të mjeteve të verifikimit, procedurave dhe metodave që do të përdoren, mendoj se duhen pasur parasysh objeksionet që bëhen me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Është vështirë të shprehësh mendim lidhur me kërkesën e grupit të deputetëve për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm që pata mundësinë ta lexoja në gazetën “RD” të datës 16 tetor 2007, jo sepse ajo nuk përmban çështje të rëndësishme madje pjesërisht edhe shqetësuese, por sepse ato janë brenda kornizës konstatuese që kërkojnë verifikim dhe vërtetim. Nëse do të njiheshim me procedurën që do të ndiqej për konfirmimin e këtyre konstatimeve mund të shprehnim edhe ndonjë mendim, kuptohet gjithmonë në aspektin kushtetues edhe ligjor. Megjithatë duke i hedhur një sy kërkesës që përmendëm më lart me rezerva mund të ndaleshim fare shkurt në disa momente. Kështu për shembull: në kërkesë thuhet se në vitin 2006, vetëm 31.8% e çështjeve janë dërguar për gjykim dhe kjo për shkak të trajtimit të papërgjegjshëm të kallëzimeve penale të depozituara. Kjo nënkupton se shumë kallëzime pa të drejtë, në mënyrë të nxituar ose në kundërshtim me ligjin nuk kanë filluar, ose janë pushuar. Po të ishte kështu, mendoj se verifikimi duhet të synonte për të konkretizuar: Cilët prokurorë kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, sa nga këto vendime janë atakuar në gjykatë etj. Vetëm të dhënat statistikore, krahasuese, mendoj se nuk mund të jenë përcaktuese për të fajësuar për shkelje të rëndë të ligjit Prokurorin e Përgjithshëm, ose edhe prokurorë të tjerë titullarë të rretheve të ndryshme të vendit. Vlen të përmendet gjithashtu se komisionit parlamentar nuk i lejohet të ndërhyjë në kompetencat e Prokurorisë dhe siç thotë Gjykata Kushtetuese nuk i lejohet të bëjë vlerësimin e vendimeve që merr prokurori.

Në mënyrë të detajuar bëhet fjalë në kërkesë për ekstradimet. Të them të drejtën me përjashtim të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, legjislacionin në këtë fushë nuk e njoh. Megjithatë, po shfaq ndonjë mendim edhe pse mund të jetë i diskutueshëm. “Prokurori i Përgjithshëm – thuhet në kërkesë – “ka marrë atributet e ministrit të Drejtësisë në trajtimin e këtyre çështjeve, duke e lënë këtë të fundit në pozitën e marrjes në dijeni ose të ndërlidhjes për kërkimin e dokumentacionit të çështjes”. Kur e lexon këtë pjesë të kërkesës natyrshëm lindin disa pyetje: A) Sa kohë ka kjo praktikë e kundërligjshme? B) Përse është toleruar deri më sot siç thuhet dhe nuk janë parandaluar pasojat e dëmshme? C) Nëse është konstatuar më parë, a nuk mund të zgjidhej me mirëkuptim? Ç) Përse nuk u kërkua zgjidhja ligjore e çështjes me objekt: konflikt kompetencash.

Këto edhe çështje të tjera do të ishte e nevojshme të sqaroheshin me qëllim që të përcaktohej përgjegjësia individuale. Nuk mund të pretendohet që të arrihen konkluzione të argumentuara vetëm duke iu referuar kërkesës për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Le të shpresojmë se çështjet do të sqarohen në proces dhe veprimet e mëvonshme do të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
 

 

————————————————– 

Topi shtoi se institucioni i prokurorise, ashtu sikurse te gjithe institucionet e tjera te drejtesise, ka nevoje jetike per reformim. Duke folur per kreun aktual te organit te akuzes, Topi risolli ne vemendje qendrimin e pakufizuar te Sollakut ne krye te prokurorise, duke perfshire mandatet e tre presidenteve. Numri nje i shtetit theksoi se kriza e kredibilitetit te sistemit te drejtesise lidhet ne menyre te patjetersueshme me apatine e organit te akuzes. “Kur flitet per prokurorine, sigurisht qe behet fjale per nje institucion qe eshte mjaft i rendesishem ne shoqeri. Kur flasim per krizen e kredibilitetit ne drejtesi, sigurisht bazohemi ne perceptimin qytetar, i cili lidhet patjeter edhe me pamjaftueshmerine e prokurorise. Une e konsideroj prokurorine nje institucion si te gjithe institucionet e tjera te drejtesise, qe kane nevoje jetike dhe te domosdoshme per reformim”, u shpreh Topi. Kreu i shtetit tha se minimalisht, Sollaku duhet te jape nje sinjal publik, qe mbeshtet kufizimin e mandatit te tij, pasi askush nuk eshte i perjetshem. “Sollaku eshte dekretuar nga Meidani, ka kaluar gjithe mandatin e Moisiut dhe tani eshte ne mandatin e Topit, pra ka prekur tre presidente. Edhe ne nje sistem ku prevalon pozitivja ndaj elementeve defektoze, edhe atehere shikohet mundesia e rigjallerimit. Me tej ai nxori ne pah se institucioni i prokurorise ka pasur probleme te theksuara, por qe, sipas tij, nuk lidhen me individe, ndonese theksoi se pergjegjesia kryesore per problemet e institucionit bie mbi drejtuesin e tij. “Ky institucion ka pasur probleme dhe nuk i ka problemet thjesht me nje individ, por ka te beje me sistemin. Natyrisht qe individi, sidomos ai qe e drejton institucionin e prokurorise, ka pergjegjesite e veta. Une nuk jam per ta percaktuar kete marredhenie individuale. Eshte marredhenie e institucionit, e cila ka nevoje te limitohet ne kohe”, nenvizoi me tej Topi.

korrieri

Komisioni i Pare
E Hene, 15 Tetor 2007
Raporti i komisionit te pare hetimor qe kerkonte shkarkimin e kryeprokurorit u miratua nga mazhoranca me 79 vota “pro”. Opozita ate kohe ne shenje proteste braktisi seancen, ndersa i vetmi qe votoi kunder ishte deputeti i PBDNJ-se, Spiro Peci. Vete kryeprokurori e vleresoi si shpifje gjithcka pretendon mazhoranca, ndersa me pas mori te drejten e ankimimit te tij ne Gjykaten Kushtetuese per objektin e hetimit. Me 4 dhjetor, pasi presidenti Moisiu nuk e dekretoi kerkesen per shkarkim, Gjykata Kushtetuese i dha te drejte ankeses se kryeprokurorit. Ne vendimin e saj thuhej se parlamenti nuk ka kompetence te kontrolloje dhe vleresoje vendimet e prokuroreve ne nje sere ceshtjesh konkrete. I. S

44 Comments

    • gene
    • Posted October 1, 2007 at 11:44 AM
    • Permalink

    • Presidenti i Republikës, Bamir Topi, reagoi dje përsëri në lidhje me pozicion e Prokurorit të përgjithshëm, duke lënë të nënkuptohet se tashmë debateve për shkarkimin e Sollakut i ka ardhur fundi.

    “Për çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm do të bëhet më shumë sesa flitet”, u shpreh Presidenti Bamir Topi. Reagimi i kreut të shtetit vjen, pasi përfaqësues të opozitës, të cilët janë vendosur në mbrojtje të Sollakut, i kanë kërkuar Presidentit që të mos kërkojë dorëheqjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Dy ditë më parë, në një intervistë për TVSH-në, Presidenti Topi, duke komentuar çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm, është shprehur pro kufizimit të mandatit kohor të tij, ndërsa tha se është në pritje të një reagimi nga ana e kryeprokurorit Sollaku për postin që ai mban. “Dëshiroj të jem shumë transparent, në radhë të parë me qytetarët shqiptarë. Bëhet fjalë për një institucion, i cili është mjaft i rëndësishëm në një shoqëri, është institucioni i akuzës. Kur themi për krizën e kredibilitetit në drejtësi, sigurisht ne në perceptimin qytetar, pra në perceptimin qytetar kriza e drejtësisë lidhet edhe me pamjaftueshmërinë e institucionit të akuzës”, tha Topi në intervistën e dhënë në TVSH. Ai solli edhe shembullin e dorëheqjes së prokurorit Gonzales në SHBA. “Unë kam pasur kontakte me Sollakun gjatë kësaj periudhe dhe kemi diskutuar rreth nevojës për reformim. Kam bërë propozime shumë interesante. I kam thënë Sollakut të bëhet pjesë e reformimit të sistemit, me idenë që çdo ekspert në institucione të ndryshme të bëhet pjesë e ekspertizës. I kam thënë Sollakut që ai, së pari, të jepte një sinjal publik, që rreth një pozicioni të palimituar, kur të gjithë pozicionet e tjera e kanë të limituar, presidenti pas 5 viteve detyrohet të lëshojë vendin për dikë tjetër, kryeministri në rastin më të mirë pas katër vitesh lëshon vendin, kur ka rrotacion, ka raste kur edhe brenda një legjislature ndryshohen disa qeveri. Pra nga kjo pikëpamje ka pasur një thirrje që duhet të jetë bashkëpunues në këtë çështje, një çështje me sensibilitet të lartë publik, në mënyrë që të japim një imazh të ri për një reformë”, theksoi Topi.

    panorama

    • gene
    • Posted October 1, 2007 at 11:44 AM
    • Permalink

    Vendosur: 01/10/2007 – 11:21
    • Opozita ka dalë në mbrojtje të prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku. Pas socialistëve, dje PDS dhe PSD e kanë konsideruar jo me vend ndërhyrjen e presidentit për të kërkuar largimin e Sollakut.

    aristir lumezi

    Kreu i PDS-së gjatë konferencës së Tiranës së kësaj partie, tha se korrupsioni shënon shkallë të larta në radhët e qeverisë. “Me një gur kërkon të vriten dy zogj, një gjest që gjoja po goditet korrupsioni dhe nga ana tjetër të goditet ose të paralajmërohet një parti politike për vicklat që hedh dhe për t’i dhënë edhe një sinjal që kujdes me hajdutët që ke brenda në parti. Pra lufta kundër korrupsionit nuk është penguar dhe as pengohet nga prokurori i përgjithshëm”, tha Milo. Kreu i PDS-së tha se qeveria po mundohet të mbulojë korrupsionin me komisione hetimore. “Tani del grupi parlamentar i maxhorancës dhe thotë se do ta bëjmë ne hetimin e rrugës Durrës-Kukës. E para nuk mund të bëjë hetim Parlamenti kur është Prokuroria, institucioni i specializuar i akuzës që e ka marrë përsipër këtë çështje dhe po jep shenja të angazhimit serioz në luftën kundër korrupsionit. Bëhet për të postuar vëmendjen nga hetimi dhe për ta sjellë çështjen në Parlament kur dihet se do të rrihet uji në havan, një muaj apo tre muaj dhe do të përfundojë pastaj me një relacion qesharak që do të miratohet nga maxhoranca”, tha Milo. Ndërsa PSD, përmes kryetarit të grupit parlamentar, Engjëll Bejtaj, tha se deklarata e Topit ishte e nxituar dhe jo produktive. “PSD shpreh opinionin se deklarata e Presidentit të Republikës për dorëheqjen e prokurorit te Përgjithshëm është e nxituar, e pamatur dhe jo produktive. Kjo deklaratë bie ndesh me frymën dhe mesazhin që vetë Presidenti i Republikës desh të përcillte me thirrjen e tavolinës ndërpartiake për reformën në drejtësi”, u shpreh Bejtaj. Sipas tij, kjo tavolinë u thirr pas përvojës negative të dy viteve të fundit, që treguan se reformat, veçanërisht në drejtësi, nuk mund të jenë produkt i shantazhit, presionit dhe diversionit ndaj institucioneve të pavarura dhe titullarëve të tyre, por duhet të jenë produkt konsensusi, bashkëpunimi të këtyre institucioneve dhe mbi të gjitha respektimit të Kushtetutës. “Presidenti i Republikës duhet t’i rikthehet betimit të bërë para Kushtetutës se do të jetë garant i respektimit të saj, si dhe angazhimit të marrë para Kuvendit për ruajtjen e institucioneve të pavarura, garantimin e funksionimit të tyre si dhe realizimin e reformave reale”, tha Bejtaj.

    panorama

    • gene
    • Posted October 1, 2007 at 11:45 AM
    • Permalink

    Vendosur: 01/10/2007 – 11:21
    • Ish presidenti, Rexhep Meidani në periudhën 1997-2002 propozoi zyrtarisht Theodhori Sollakun për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të vendit.

    Më parë Sollaku ka qenë këshilltar juridik i ish presidenti Berisha dhe në zgjedhjet e vitit 1997 ai ishte kandidat për deputet i Partisë Demokratike në një nga zonat e Fierit. Më pas Sollaku ishte këshilltar juridik i ish-presidentit Meidani deri sa ai në prill të vitit 2002 e propozoi për Prokuror të Përgjithshëm. Fillimisht Meidani mori miratimin e ish-kryeministrit Ilir Meta dhe përkrahësve të tij në Kuvend dhe më pas të liderit të opozitës dhe ish presidentit të vendit, Sali Berisha. Në një intervistë televizive pak ditë më parë presidenti Topi tha se pesë vjet më parë ai bëri të mundur ndërmjetësimin e miratimit të kandidaturës së Sollakut mes Meidanit dhe Berishës. Në prill të vitit 2002 Sollaku u votua në Parlament dhe mori 72 vota pro.

    panorama

    • gene
    • Posted October 1, 2007 at 11:46 AM
    • Permalink

    Vendosur: 01/10/2007 – 11:20
    • Ish-presidenti Meidani i konsideron deklaratat e Presidentit Bamir Topi të paragjykuara nga pozicioni, partia dhe aspak institucionale.

    Robert Rakipllari

    Në rolin e presidentit, sipas zotit Meidani, kreu i shtetit në zbatim të detyrimeve kushtetuese duhet të ndjekë në vazhdimësi punën e prokurorit të Përgjithshëm dhe ta gjykojë atë vetëm mbi bazën e Kushtetutës dhe jo të ndikimeve të mëparshme partiake, kur ai luante rolin e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së.
    Z. Meidani, presidenti Topi i kërkoi publikisht dorëheqjen prokurorit të Përgjithshëm. Ju si ish-president si e gjykoni këtë gjest te tij? A mund të bëjë presidenti thirrje publike për dorëheqje apo duhet të veprojë sipas Kushtetutës?
    Pavarësisht ç’është thënë apo si është komentuar në media, në të gjitha rastet që përcaktojnë një pozicionim të pastër institucional të presidentit, larg ndikimit apo trysnisë partiake, përgjigjja është e thjeshtë, madje një dhe e vetme: ligjore e kushtetuese. Dhe normalisht, lidhur ngushtë dhe me të, aspak deklarative e publike…
    Për sa i përket pohimeve konkrete të z. Topi, të përfshira dhe në pyetjen tuaj, më duhet të sqaroj se as nuk e kam dëgjuar atë intervistë të tij në mënyrë të drejtpërdrejtë, as nuk e kam lexuar të zbardhur në median e shkruar. Megjithatë, duke ndjekur leximin televiziv të materialeve kryesore të shtypit të ditës, në rubrikën e mëngjesit, më kanë lënë një përshtypje, më saktë një shije negative, titujt me germa të mëdha të disa gazetave për këtë çështje. P.sh., në mos gabohem, në gazetën tuaj “Panorama” nxinte ky titull: “Topi: Sollaku nuk e ka besimin tim”; në gazetën “Shekulli”: “Topi: Pres dorëheqjen e Sollakut”, e kështu me radhë. Natyrisht po të jenë artikuluar në atë mënyrë!…
    Si i gjykoni argumentet e z. Topi se mandati i Sollakut ka kapur mandatin e 3 presidentëve dhe se ai duhet të largohet për shkak të kredibilitetit të ulët të Prokurorisë në perceptimin qytetar?
    Argumenti i parë është jashtë logjikës kushtetuese. Sipas saj zyra e prokurorit të Përgjithshëm është neutrale dhe e pavarur, prandaj nuk ka afat kohor të kushtëzuar nga rotacioni politik ose institucional. Në Kushtetutë nuk thuhet gjëkundi që titullari i kësaj zyre duhet të bashkëpunojë vetëm me një president, me dy, me tre apo më shumë! Aq më shumë që në rastin konkret ky prokuror është zgjedhur me votat e bashkuara të grupeve parlamentare të majta dhe të djathta (sipas “përkufizimit zyrtar” të sotëm).
    Për argumentin e dytë, për të mos bërë vlerësime, që mund të konsiderohen si subjektive po jap thjesht tabelën e sondazhit të Institutit Demokratik Amerikan (NDI 2005) mbi perceptimin e shkallës së korrupsionit të disa kategorive në Shqipëri. Aty vendin e parë me nivelin më të lartë të korrupsionit: afro 84% e zënë politikanët. Atëherë me këtë kredibilitet kaq të ulët në Shqipëri ç’duhet të bëjë vetë politika, apo të gjitha institucionet e gjeneruara prej saj, përfshirë dhe atë të drejtuesve kryesorë të shtetit?!…
    Ju jeni presidenti që keni propozuar z. Sollaku, a vlerësoni se tani pas pesë vitesh se keni bërë një zgjidhje pozitive?
    Z. Sollaku ka qenë këshilltari juridik i z. Berisha si president i vendit. Për aftësitë e tij të larta profesionale ai vazhdoi detyrën po në këtë pozicion politik dhe gjatë kohës që e drejtoja unë institucionin e kryetarit të shtetit. Ndoshta, ky luajalitet ndaj detyrës e profesionit, ligjit e Kushtetutës, por jo individit konkret është dhe “fatkeqësia” e tij e tanishme!…
    Për të njëjtat aftësi të shpalosura, por dhe shkallën e lartë të njohjes së legjislacionit shqiptar, pas konsultimeve me përfaqësuesit e grupeve parlamentare kryesore, unë e propozova atë në detyrën e prokurorit të Përgjithshëm, në pranverë 2002. Duke mos harruar shkopinjtë në rrota, duke konsideruar dhe deklaratat e turpshme publike, “arrogancën joligjore” të disa drejtuesve partiake apo trysnitë e forta politike mbi institucionet e pavarura, sidomos dy vitet e fundit, në gjykimin tim puna e këtij institucioni ka qenë në përmirësim e maturim të vazhdueshëm, në profesionalizëm e vendosmëri në rritje. Prandaj, domosdoshmëri e kohës është që ky institucion të respektohet në radhë të parë nga politika, të ndihmohet e mbështetet dhe jo të pengohet e sulmohet çdo ditë e orë!…
    Si e shikoni zgjidhjen e çështjes tani që presidenti Topi thotë se nuk i ka dhënë besimin Sollakut dhe se kërkesa për dorëheqje është publike?
    Në një intervistë të mëparshme, po në gazetën tuaj (“Panorama”, 22 gusht 2007), kam shfaqur mendimin e mëposhtëm: “Për sa i përket institucionit kushtetues të prokurorit të Përgjithshëm, modelet në vende të ndryshme janë jo të njëjta, si për sa i përket piramidës së emërimit e varësisë, ashtu dhe mandatit të tij. Dhe askush nuk ka pretenduar, në një vend demokratik, se një model është më i mirë apo më funksional se tjetri. Aq më shumë që në rastin tonë, hartimi i Kushtetutës u bë nën përkujdesjen e plotë të Komisionit të Venecias, pas një përvoje pozitive në mjaft vende ish-komuniste. Kjo është dhe për mandatin. E kundërta është p.sh. për gjykatësit e Gjykatës së Lartë apo Kushtetuese te ne. Ata kanë mandate të caktuara dhe të papërsëritshme, ndërkohë që në Gjykatën e Lartë (që luan dhe rolin e Gjykatës Kushtetuese) në SHBA ata kanë emërim të përjetshëm. Nga ana tjetër, nuk duhet harruar që çdo ndryshim që kryhet mbi një ligj të caktuar, përfshirë dhe Kushtetutën, sipas normave juridike demokratike ndërkombëtare, nuk mund të ketë prapa-veprim. Dhe kjo duhet kuptuar drejt, qoftë nga presidenti e Parlamenti, qoftë nga partitë politike që paskan deklaruar ashtu siç pohoni ju. Gjithmonë nëse bëhet fjalë për zgjidhje demokratike, ligjore e kushtetuese.
    Këtij mendimi i qëndroj pa hequr as dhe një presje edhe sot. Ajo që mund të shtoj është që nëse z. Topi e ka bërë pohimin e mësipërm për “punën e besimit”, ai, pa dashje ose me dashje, koshient apo i detyruar, ka shprehur një paragjykim partiak dhe jo institucional. Partiak sepse, normalisht ai atë besim, nga ana politike-partiake, këto dy vitet e fundit nuk duhet (apo nuk mund) ta kishte më, përderisa mbështeti gjithçka si nënkryetar i PD-së dhe kryetar i grupit parlamentar të saj, në fushatën 2-vjeçare denigruese ndaj institucionit të prokurorit të Përgjithshëm. Ndërkohë që, për mendimin tim, si president i vendit, për të humbur besimin mbi drejtuesin e një institucioni të pavarur, duhet ta ndjekësh në vazhdimësi punën e tij, ta analizosh atë me imtësi, të peshosh aspektet pozitive e negative, angazhimin, seriozitetin e ndershmërinë, mundësitë e ndikimit pozitiv, etj. Por, në asnjë rast – veçse duke u nisur nga ndonjë paragjykim partiak – nuk mund të bësh “deklarata besimi” pas një muaj pushim dhe një muaji punë. Kërkohet një periudhë e mirëfilltë bashkëpunimi e njohjeje. Sidomos sot kur janë hapur karta të rëndësishme!…
    Lë pastaj faktin, që kjo puna e kryetarit të shtetit nuk më duket fare punë “deklaratash besimi”. Ajo është vënie në piedestalin e Kushtetutës dhe e ligjeve, e përpjekjeve të pandërprera për ndërveprimin normal midis institucioneve kushtetuese, për respektimin e ndarjes së pushteteve, për funksionimin e mekanizmave demokratikë e kushtetues të kontroll-balancimit, për pengimin e interferencave e të komandave partiake mbi strukturat e pavarura të shtetit, sidomos të trysnive të ndryshme mbi sistemin e drejtësisë, etj. Pikërisht kjo i jep besim të vërtetë qytetar institucionit të kryetarit të shtetit, që duke veshur “kostumin” pa ngjyrë partiake, duhet ta ndjejë peshën kushtetuese dhe përgjegjësinë mbipartiake të tij…

    panorama

    • gene
    • Posted October 1, 2007 at 11:47 AM
    • Permalink

    Vendosur: 01/10/2007 – 11:20
    • profil

    HENRI ÇILI

    Këtë javë aktualitetin e ka bërë Presidenti
    i Republikës, Bamir Topi, me interv
    istën e dhënë drejtorit të lajmeve të TVSH, Lufti Dervishi, ditën e premte. Jo intervista në vetvete, por mesazhi i tij i parë, i qartë dhe konkret, pas gati 10 javësh në krye të shtetit, lidhur me çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm, Sollaku, ka bërë debatin e fundit të javës së shkuar dhe me siguri do të bëjë aktualitetin e javëve në vazhdim.
    Të futemi në çështjen nëse Presidenti i ri Republikës, Bamir Topi, duhet ta shkarkojë apo jo Prokurorin e Përgjithshëm, nëse ky i fundit duhet ta japë vetë dorëheqjen etj., etj., është t’i futemi një diskutimi të vjetër, i cili jo se nuk ka rëndësi. Por risi nuk ka. Palët i kanë të qarta pozicionet rreth kësaj çështje dhe secili do të operojë me fuqinë dhe mjetet që ka në dispozicion në konfigurimin e ri politik, që është krijuar pas 20 korrikut.
    Ajo për çfarë vlen më shumë kjo fabul është qenia e saj, absolutisht një test për mënyrën se si do të strukturohet aksioni i Presidentit të ri të Republikës, se cili do të jetë profili që Bamir Topi do t’i japë Presidencës së tij, se cila do të jetë perspektiva e raportit të Presidentit Topi me të paktën katër aktorë politikë dhe shoqërorë, që janë në lojë në momentin aktual. Presidenti Topi, për mënyrën sesi u zgjodh, për natyrën dhe interesat e faktorëve që e zgjodhën atë president apo që e kundërshtuan si të tillë, ndodhet në mes të një “katërkëndëshi bermudian”, në cepat e të cilit ndodhen të paktën katër aktorë me interesa diametralisht të kundërta. T’i rezistosh këtij tensioni, që këto katër pole kanë me njëri-tjetrin, nuk është aspak e lehtë. Është shumë e vështirë, madje.

    Por përpara se të ren
    disim këto katër faktorë
    që Presidenti Bamir Topi duhet të marrë në konsideratë në aksionin e tij këtej e tutje, është me vend të riafirmojmë disa vlera dhe merita, kapacitete dhe fuqi që personaliteti politik i Bamir Topit bart në vetvete.
    Intelektual dhe akademik, me aftësi të rralla për të mos krijuar negacion rreth vetes apo rreth asaj që bën, i matur dhe i moderuar të paktën në gjuhën politike, edhe pse kjo nuk mund të thuhet për aksionet politike të PD-së, të cilat ka qenë i detyruar të ndjekë, ose rreth të cilave të heshtë edhe kur s’ka qenë dakord, Bamir Topi rezultonte para zgjedhjes së tij president politikani më i kuotuar i të djathtës. Të gjitha këto pa qenë asnjëherë në një pozicion të tillë politik nga ato ku një politikan merr përsipër një projekt, a një ide, një akt a aksion politik, një betejë politike që të bartte vërtet autorësinë dhe identitetin e tij. Duke qenë dhe duke mbetur gjithnjë “një potencë politike”, një premtim politik, një shpresë politike për shumëkënd, Bamir Topi arriti, 10 vjet pas futjes në politikën aktive, te shkallët e Presidencës, pikërisht si i tillë. Këto e bënë atë një president të pranuar unanimisht nga të gjithë aktorët brenda dhe jashtë vendit, edhe pse për shumëkënd votat shtesë të deputetëve socialistë mbështetës të Fatos Nanos, që praktikisht mundësuan zgjedhjen e tij si president, mbeten ende të errëta për nga mënyra si i siguroi ato mazhoranca. Mbeten të papranueshme politikisht si një precedent i rrezikshëm që deformon përfaqësimin politik të shqiptarëve.
    Me një gjuhë dhe logjikë pa asnjë gabim, ashtu sikurse pa ndonjë ide shkëlqyese a vizion nga ato që në politikë të bëjnë të kthesh kokën e të ndalesh fort, Bamir Topi në 24 korrik filloi një presidencë tejet komode. Pas kësaj “hyrjeje” dhjetë javore me takime dhe ceremoni, të gjithë janë në pritje të akteve të tij sot.
    Më shumë se kushdo të paduruar rreth akteve të tij, më i pari i të cilëve është çështja e Prokurorit të Përgjithshëm, është Kryeministri Berisha. Ajo që Presidenti Topi tha për një “reformë në drejtësi”, mbeti në formulë që nuk kënaq sidomos mazhorancën dhe kryeministrin. Ajo është një tezë e përgjithshme, kërkon kohë dhe investim politik shumë kompleks. Ndaj katër aktorët politikë janë që të gjithë në pritje.

    Të parët, nga aktorët e katërkëndëshit ber
    mudian, në të cilin gjendet Presidenti
    Bamir Topi, janë grupi i deputetëve të PD-së, që e futi në garë dhe që e mbajti në garën për president kundrejt të gjithë kurtheve të rrugës deri në 20 korrik 2007. Ky grup brenda PD-së, i pakënaqur nga shpërndarja e pushtetit që Berisha ka bërë. Ende pa ndonjë artikulim politik publik, ata i kërkojnë pushtet Berishës dhe për këtë të vetmen kartë kanë të zgjedhurin e tyre, Bamir Topin në Presidencë. Ata ndodhen në një paradoks, pasi me vajtjen e Topit në Presidencë në të njëjtën kohë pozitat e tyre në parti dobësohen, duke mos pasur më kreun e grupit dhe, nga ana tjetër, pushteti i Kryeministrit Berisha, pasojë e shanseve për të marrë nën kontroll të gjitha institucionet e pavarura, për të cilat e pengonte deri dje Moisiu, është rritur tepër. Sidoqoftë ky grup normalisht pretendon nga Presidenti Topi një “dorë” për të avancuar pozitat e tij në riformatimet e ardhshme qeveritare e më gjerë.

    Të dytët, nga aktorët që pretendojnë nga
    Presidenti Topi është Kryeministri Ber
    isha dhe nukli i njerëzve nga mazhoranca, pa votat dhe mbështetjen e të cilëve, kandidatura e tij nuk do të kishte shpresë për garim. Eshtë e qartë që Kryeministri Berisha tanimë është në të drejtën e tij legjitime të pretendojë ndryshimet që ka dy vjet që kërkon në ato institucione që ai trashëgoi nga pushteti paraardhës, me të cilët ai qe në konflikt të pareshtur. Berisha ka arritur të zgjedhë presidentin dhe, për pasojë, pret normalisht vendosjen e aksesit në këto institucione. Duke filluar nga Prokuroria.

    Të tretët që pretendojmë nga Bamir Topi
    janë Nano dhe grupi i tij në Partinë So
    cialiste. Dhe me të drejtë. Pa 6 votat e mbështetësve të Nanos, e gjitha sa më sipër nuk do të kishte asnjë vlerë. Vendi ose do të kishte një president nga radhët e minorancës, sikurse parasheh Kushtetuta e Republikës, e cila duke vënë shumicë të cilësuar prej 84 votash për zgjedhjen e presidentit, ka parashikuar logjikisht një president nga radhët e opozitës të pranuar nga shumica, në funksion të një ekuilibri mes institucioneve dhe pushteteve në Shqipëri. Interesat politike të Nanos janë të qarta: Goditja e lidershipit aktual të opozitës përmes institucioneve, në funksion të rivalitetit brenda partiak. Kjo do të kërkonte minimalisht një prokurori, e cila “vendos drejtësinë” lidhur me raportin me ligjin të drejtuesve aktualë të opozitës. Në pamëshirshmërinë e politikës, duhet të mësohemi me normalitetin e këtij qëllimi të Fatos Nanos. Shumica është para detyrimit t’i japë Fatos Nanos ato avantazhe që ai do të krijonte në rivalitetin brenda partiak nga “zbatimi i ligjit”, meqenëse ai i dha shumicës presidentin.

    Të katërtit, janë Edi Rama
    dhe opozita tjetër, e cila edhe
    pse nuk e pranoi politikisht procesin e zgjedhjes së Bamir Topit, vendosi një raport mjaft normal me Presidentin e ri të Republikës, duke i ofruar atij mundësinë e “provës”, duke i lënë atij kohën për ta demonstruar me fakte premtimin e Topit për të qenë “president i të gjithëve”. Edi Rama dhe opozita kanë kontakte shumë normale me Presidentin Topi, opozita i është përgjigjur të gjitha ftesave, ceremonive dhe takimeve bipartizane që presidenti ka iniciuar. Falë kësaj, Bamir Topi është sot presidenti i parë me origjinë politike, i cili ka pasur komoditetin të njihet nga opozita, të ketë mbështetjen dhe bashkëpunimin e saj. Ky është një shans i jashtëzakonshëm që Bamir Topi nuk duhet asesi ta shpërdorojë. Këtë shans nuk e patën paraardhësit e tij, presidentë me origjinë politike, Ramiz Alia, Sali Berisha dhe Rexhep Meidani. Opozita përfaqëson demokracinë. Qeveri dhe pushtet ka pasur në gjithë kohët dhe regjimet, opozitë ka vetëm në demokraci. Sado politik dhe me origjinë partiake të jetë një president në një republikë parlamentare, ai është moralisht i prirur të ruajë raporte të mira me opozitën, edhe kur kjo është kundër interesave të tij. Kjo për faktin e thjeshtë se emri, reputacioni dhe autoriteti i një presidenti në publik dhe histori kalon patjetër nga noterizimi i opozitës.
    Ky konfiguracion, i cili në të katër këndet e tij prodhon një tension të madh kundrejt këndeve të tjera, është një skemë e thjeshtuar e dilemave që gjenden sot në tavolinën e Presidentit Topi. Ky komplikim e vështirëson fort, shumë fort, shansin e suksesit të Presidencës Topi. Por nuk është i pamundur. Bëhet. Thjesht duhet të jesh një president brilant.

    panorama

    • gene
    • Posted October 1, 2007 at 11:55 AM
    • Permalink

    Opozita: Topi? I nxituar dhe i pamatur

    Pas PS-së dhe LSI-së reagojnë socialdemokratët dhe Milo

    Opozita insiston se përpjekja e shumicës për të larguar Kryeprokurorin është antikushtetuese. Në deklarimet publike, dy prej aleatëve të Partisë Socialiste kanë kritikuar deklaratën e para dy ditëve të lëshuar nga kreu i shtetit Bamir Topi. Socialdemokratët dhe Demokracia Sociale konstatuan se Presidenti duhet t‘i përmbahet angazhimit për të qenë garant i Kushtetutës. “Deklarata e Presidentit të Republikës për dorëheqjen e Prokurorit të Përgjithshëm është e nxituar, e pamatur dhe jo produktive”, u shpreh nënkryetari i PSD-së, Ëngjëll Bejtaj. Sipas tij, deklarata bie ndesh me frymën dhe mesazhin që vetë Presidenti i Republikës donte të përcillte me thirrjen e tavolinës ndërpartiake për reformën në drejtësi. Bejtaj sqaroi se kjo tavolinë u thirr pas përvojës negative të dy viteve të fundit, që treguan se reformat, veçanërisht në drejtësi, nuk mund të jenë produkt i shantazhit. “Presionit dhe diversionit ndaj institucioneve të pavarura dhe titullarëve të tyre, por duhet të jenë produkt konsensusi, bashkëpunimi të këtyre institucioneve dhe mbi të gjitha respektimit të Kushtetutës”, insistoi ai. Nënkryetari socialdemokrat pranoi se thirrja e kësaj tavoline u kuptua nga të gjithë si një distancim i Presidentit nga kjo përvojë negative, që siç dihet është e nxitur kryesisht nga ekzekutivi shqiptar. Ndërsa, shtoi se, deklarata e fundit e Presidentit është një tentativë për t‘u rikthyer në metodat e mëparshme të frymëzuara dhe të përdorura nga Kryeministri aktual, të cilat kanë dështuar tashmë dhe janë cilësuar si antikushtetuese nga vetë Gjykata Kushtetuese. “Ky presion bëhet në një kohë kur të gjithë e kanë të qartë se shkaktari kryesor i korrupsionit është ekzekutivi”, konstatoi Bejtaj. Duke kujtuar se ky ekzekutiv po akuzohet për një sërë aferash korruptive dhe kur vetë Kryeministri dhe përfaqësuesit e shumicës në vend të bashkëpunimit me organet e drejtësisë dhe veçanërisht prokurorinë, janë të preokupuar për mbulimin e këtij korrupsioni. Bejtaj gjeti rastin në këtë mënyrë t‘i bëjë thirrje Presidentit të Republikës të mos rreshtohet me ta. “Në këtë situatë opinioni i shëndoshë, ligji dhe Presidenti i Republikës duhet të jenë në krah të prokurorisë për luftën ndaj korrupsionit”, theksoi Bejtaj. Mbështetje që në vlerësimin e tij duhet dhënë për hetimin e akuzave të bëra tashmë në adresë të qeverisë dhe strukturave vartëse të saj dhe jo të vihen në shërbim të ekzekutivit për fshehjen e akuzave dhe mbulimin e korrupsionit. “Edhe historia më e fundit e disa prej funksionarëve të PDK-së të akuzuar tregon se ekzekutivi kontrollon mjetet dhe metodat e luftës kundër korrupsionit dhe se për të luftuar korrupsionin nuk është pengesë prokuroria”, nënvizoi Bejtaj. Edhe në rastin kur ekziston vullneti i ekzekutivit, vijoi ai, di të godasë edhe korrupsionin gati të padukshëm të rrugicave, ndërkohë që nuk godet mega-korrupsionin e autostradave. “Presidenti i Republikës duhet t‘i rikthehet betimit të bërë para Kushtetutës se do të jetë garant i respektimit të saj, si dhe angazhimit të marrë para Kuvendit për ruajtjen e institucioneve të pavarura, garantimin e funksionimit të tyre si dhe realizimin e reformave reale”, këmbënguli nënkryetari i PSD-së. Sakaq kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, konstatoi dje se është e papranueshme edhe nisma e shumicës për të hetuar tenderin e rrugës Durrës-Kukës. “Nuk mund të bëjë hetim Kuvendi kur këtë gjë e bën prokuroria, e cila tani po jep shenja të punës së saj në luftën kundër korrupsionit”, tha Milo. Kjo, shtoi kreu i PDS-së, bëhet për të tërhequr vëmendjen e për ta sjellë çështjen në Kuvend, ku do hidhet ujë në havan e më pas do ketë një raport qesharak që do të hartohet nga mazhoranca. “Qeveria po i humbet njëri pas tjetrit të gjithë kuajt e betejës, me të cilët fitoi zgjedhjet”, vuri në dukje Milo.

    shqip

    • gene
    • Posted October 1, 2007 at 11:56 AM
    • Permalink

    Presidenti, gabimi i parë

    Nga Arben Rrozhani
    01-10-2007

    Prej zgjedhjes së z.Bamir Topi si President i vendit më 24 korrik 2007, mosbesuesit kanë pasur një kartë të fortë në dorë: z.Topi ka në jetëshkrimin e tij një përvojë të gjatë politike në Partinë Demokratike, e cila e kishte pasur ministër këtu e 12 vite më parë, pastaj drejtues të lartë të saj, në postin e nënkryetarit, madje edhe kryetar të grupit parlamentar. Ndaj dhe nuk ishte e vështirë për mosbesuesit, të kishin frikë se Presidenti i ri do të merrte me vete në Presidencë viruset, që historikisht kanë pasur si strehë selinë blu.

    Presioni i tij për dorëheqje ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, mëse dy muaj pas kurorëzimit si President, tregon veç të tjerash se sa e nevojshme ishte zgjedha në “postin e unitetit” e një figure që nuk kishte pasur lidhje të origjinës me frymën anti-institucionale që ka ushqyer në vend PD-ja, para dhe pas rikthimit në pushtet në shtator 2005.

    Sjellja e fundit ndaj institucionit të kryeprokurorit është një firo morale e presidentit të ri. Ai, gjatë këtyre 70 ditëve në krye të Presidencës, ka bërë përpjekje të shumta për të krijuar profilin e përfaqësuesit të të gjithëve. Në një kohë të ngushtë, ka takuar të gjithë faktorët politikë dhe socialë të vendit, ka promovuar nisjen apo vazhdimin e reformave të mbetura peng në vend, siç janë ato për zgjedhjet dhe ajo për drejtësinë. Për të mos mbetur peng vetëm i spektrit politik nga erdhi, PD-së, që dikur shprehte distancimin nga Lufta Nacionalçlirimtare, ka marrë pjesë edhe në ceremonitë përkujtimore për festa çlirimi, që vazhdojnë të mbetet “ekskluzivisht” veprimtari të së majtës. Gjeti kohë të ulte në një tryezë edhe krerët e papajtueshëm PD-PS, për vizionin e Tiranës së nesërme. Dhe pasi e mbushi kupën me të mira, i ra një shqelm, duke rihapur ngërçin më të madh të politikës së dy viteve të fundit: shkarkimin medoemos të Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku.

    Nëse këtë do ta bënte Bamir Topi i para 24 korrikut, ky nuk do të ishte një haber i ri nga tabori i selisë blu. Pa hyrë thellë në histori, ashtu siç e pranoi vetë presidenti Topi në prononcimin e parë publik, emri i ri i Prokurorit të Përgjithshëm ishte një kandidaturë e propozuar dhe e mbështetur në mars 2002 nga vetë PD-ja, për shkaqe “parimore” shumë shpejt ai u demantua si mbështetës i të majtës asokohe në pushtet. Partia e tij ngriti një komision hetimor, duke e denigruar edhe familjarisht Prokurorin e Përgjithshëm. Në krye të grupit parlamentar të PD-së, ai arriti të siguronte votat që e votuan raportin e komisionit hetimor parlamentar dhe Legjislativi “i lau duart” me z.Sollaku, paçka se aksioni me goditje të përqendruar të PD-së për të rrëzuar prokurorin e përgjithshëm, dështoi nga refuzimi i ish-presidentit Moisiu për të shkarkuar kreun e akuzës në vend.

    Por, kur shkarkimin apo vetëlargimin e Prokurorit të Përgjithshëm e thotë Bamir Topi, dy muaj pas mandatimit si President i vendit, skeptikët e dikurshëm për figurën më të votuar të PD-së, kanë të drejtë të pyesin se pse ai ka shkelur betimin e bërë solemnisht para deputetëve më 24 korrik, pra edhe para shtetasve të Republikës së Shqipërisë: “Sot, dal nga politikat partiake dhe bindjet përkatëse, jo vetëm formalisht, por edhe në mënyrë të qenësishme, për misionin që kam mbi supe të kryej. Pozicioni im nuk i takon më një pjese, qenia ime i takon së pari qytetarit, i cili projekton bindjet e tij demokratike në partitë politike, që do të thotë se nga ky çast e gjithë veprimtaria ime shndërrohet në institucionale, në respekt të ligjeve dhe interesit kombëtar”. Dhe më tej, se: “Do të përmbush me korrektësi dhe vendosmëri, të gjitha detyrimet kushtetuese që burojnë nga ligji themeltar i shtetit, Kushtetuta e Shqipërisë, ligjet e vendit, duke u bërë garant i tyre dhe ruajtës i lirive dhe të drejtave themelore të popullit tim”.

    Ata kanë të drejtë edhe t’i kërkojnë Presidentit të vendit, të tregojë me vepra ndarjen përfundimtare ideologjike nga partia që e çoi në Presidencë dhe nga përdorimi i goditjes së përqendruar ndaj institucioneve të pavarura kushtetuese.

    shekulli

    • gene
    • Posted October 1, 2007 at 12:08 PM
    • Permalink

    Një hap larg nga uzurpimi total i shtetit

    Mustafa Nano

    Deklarata e ditëve të fundit bërë nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, shënon sulmin final të kësaj mazhorance në tentativën për të pushtuar totalisht të gjitha institucionet e strukturat e shtetit. E tok me të, na bën me dije dhe mbi trajektoren presidenciale që do të ndjekë Bamir Topi. “I kam kërkuar dorëheqjen Prokurorit të Përgjithshëm”, deklaroi ai para dy ditësh në televizionin publik shqiptar. “Ky është vetëm fillimi. Gjëra të tjera më të rëndësishme do të ndodhin”, tha ai një ditë më pas. Teksa Prokurori i Përgjithshëm nuk po duket se ka ndërmend t‘ia vërë veshin “lutjes” së Presidentit, shumëkush po çuditet me këtë “gjest të butë” të “njeriut të mirë”, Bamir Topi. A nuk e ka marrë vesh zoti Topi, se largimi i Sollakut është një çështje e mbyllur njëherë e mirë në rrugë kushtetuese? A nuk e ka marrë vesh, se për ta larguar atë lipset ndryshimi i kushtetutës, me fjalë të tjera lipset konsensusi i opozitës? Pse këmbëngul atëherë në këtë pikë? A mos vallë për hir të koherencës së qëndrimeve të veta? E nëse është kështu, ç‘na hyn në qese neve meraku për të përputhur qëndrimet e Bamirit President me qëndrimet e Bamirit deputet? A ka kuptim respektimi i këtij meraku banal përpara respektimit të Kushtetutës? Në fakt, çështja është e thjeshtë, e nuk ka lidhje as me padijen, as me merakun për koherencë të Presidentit. Çështja është të çohet deri në fund meraku i Kryeministrit: të shkarkohet Sollaku me çdo kusht; të shkarkohet sidomos tani, që kanë dalë e po dalin shumë të palara të këtij pushteti. Është Kryeministri pra ai që urdhëron. Presidenti veç përcjell vullnetin e tij.

    Mirëpo këtu duhet të ndalemi. Nëse edhe Prokuroria e Përgjithshme bie në duart e mazhorancës (është pikërisht kjo gjë që po synohet; vetëm syleshët duan të besojnë se halli është te zëvendësimi i Sollakut, e se objektivi është ndërtimi i një prokurorie të frytshme e rezultative në luftën kundër korrupsionit), atëherë me këtë akt do të kemi këputjen e hallkës së fundit joqeveritare në zinxhirin shtetëror, e kësisoj e gjithë ngrehina e shtetit nuk do të jetë gjë tjetër, veçse një sipërmarrje private e Kryeministrit. Ky i fundit do të jetë padroni absolut i gjithçkaje, ndërsa dinjitarët e tjerë – përfshirë kryetarin e shtetit – do të vijojnë të ushtrojnë sa për sy e faqe detyrat e tyre ex officio, s‘ka gjë se de facto do të jenë thjesht manager-ë të kësaj sipërmarrjeje nën hyqmin e në interes të padronit.

    Njerëz, që s‘mund të bien dakord me sa thashë më sipër, mund të pyesin: Pse na qenka kjo hallka e fundit joqeveritare (edhe këtu, edhe më lart, termi “hallkë joqeveritare” ka kuptimin e “strukturës së shtetit që s‘ka të bëjë me qeverinë) e uzurpuar nga mazhoranca? Hëm, në fakt ka mbetur vetëm Gjykata Kushtetuese, por në këtë mes është vendi të thuhet, se nga njëra anë ajo “kala” do të pushtohet së shpejti, e se nga ana tjetër pushteti nuk ka ndonjë ngut për ta pushtuar këtë “kala” (e pse duhet të ngutet? Gjykata Kushtetuese mund të vendosë ç‘të dojë, por puna është që pushteti do ta injorojë dhe pikë. Kështu ka bërë dhe deri më tani). Po kështu, pushteti as që do të ndiejë nevojën të ngutet për “të reformuar” edhe ndonjë institucion tjetër, sidozot kontrolli i shtetit. Ky i fundit, e ndonjë tjetër i ngjashëm me të, nuk vlejnë asnjë lek në vetvete. Edhe po ta zëmë se institucione të tilla do të jenë të vendosura për të zmbrapsur kulaçin/kërbaçin e pushtetit, vullneti i tyre do të jetë një zë në shkretëtirë.

    Puna është që pushteti ka pushtuar ato institucione e ato struktura shtetërore që i lipsen qoftë në tentativën për të përjetësuar pushtetin, qoftë në tentativën për ta mjelë pa frikë këtë pushtet. Administrata publike është e tëra në duart e Kryeministrit. Ai nuk është mjaftuar me adoptimin e praktikës së njohur antishtet të emërtuar spoils system, gjë që duket te shpërblimi i dhjetëra mijërave militantëve të partisë në Tiranë e në rrethe, nuk është mjaftuar gjithashtu as me krijimin e rrjetit nepotik, në qendër të të cilit është vajza e tij “enigmatike”, as me emërimin e bodyguard-ëve të vet në poste të rëndësishme të policisë, por është shtyrë edhe në krijimin e një klime të sipërmarrjes, në të cilën po mbinë e gjallojnë më së shumti biznese blu; ndërsa gjithë pjesa tjetër e sipërmarrësve është e trembur si asnjëherë tjetër. Nëse bëhen të gjallë, do t‘u duhet të merren ne ushtrinë e taksidarëve, që ia behin në derë qysh të nesërmen. Dhe kështu na rezulton, që ky pushtet ka pushtuar jo vetëm pjesën politike të entitetit “Republika e Shqipërisë”, por edhe pjesën jopolitike. Këtu mund të përfshini edhe njerëz e institucione të rëndësishme të këtij vendi, të cilët kanë hequr dorë prej shqetësimeve “nazike” lidhur me uzurpimin e gjithë botës publike e politike prej pushtetit. Hesht Ismail Kadare, i cili bëhet i gjallë veç kur i hipin xanxat kundër ndokujt (por ky e ka alibinë: unë nuk marr vesh nga politika), janë tulatur sipërmarrësit e këtij vendi (me sa duket, nuk ekzistuaka asnjë biznes me letra të kopsitura në këtë vend; ndryshe nuk ka se si shpjegohet); Fatos Nano është bërë bythë e brekë me Berishën; Neritan Ceka po i vardiset Berishës në mënyrë aspak qibare e aspak elegante; Ilir Meta spërdridhet sa andej, këtej; Edi Rama ka adoptuar një qasje anemike e ngalakaqe, aq sa na duhet të jemi shumë bujarë e dorëlëshuar për ta quajtur opozitar; Ben Blushi po bën sehir në mënyrë krejt të pandershme betejën Rama-Nano; Fatos Lubonja mund ta ketë inspirimin opozitar, por po pret që të arratiset Edi Rama, ashtu siç është arratisur edhe Blendi Gonxhe, Artan Fuga vijon të kërkojë pa u lodhur asnjë çikë seksin e engjëjve; Rexhep Meidani ka gjetur karar më së shumti te goditjet e pambukta të analizave; Ish-Presidenti Moisiu ka humbur pa nam e nishan; Gjykata Kushtetuese nxjerr vendime, dhe vë kapelen mënjanë; KLD-ja, me ikjen e Moisiut, është totalisht e dorëzuar; TVSH-ja nuk di të bëjë gjë tjetër, veçse të filmojë Kryeministrin, teksa na bën me dije se nuk ka lënë asnjë trap pa ftuar për një vizitë në Shqipëri; gazetat e televizionet merren ose me dashuritë e vajzave trushkulura të spektaklit shqiptar, ose me zhbirilimet e pafundme në jetën e mandarinëve të regjimit të kuq; e kështu me radhë.

    Duket sikur të vetmit që janë të gatshëm të bëjnë rezistencë deri në vetëmohim në këtë vend është një politikan pa ndonjë mbështetje elektorale, d.m.th. Skënder Gjinushi, një politikan i ri pa ndonjë karizëm, d.m.th. Erion Braçe, dhe një njeri gjynahqar, që s‘ta mbush mendjen për asgjë, emri i të cilit është – e dinë dhe fëmijët tashmë – Dhori Sollaku. Është qesharake, apo jo? Epo, të presësh në këtë kontekst Presidentin e Republikës që t‘u bjerë borive të alarmit me synimin për të parandaluar këtë uzurpim të shtetit, është njësoj si të presësh Godot-në. Qëndrimi i tij i fundit na bëri me dije, se është e kotë të pritet ndonjë gjë e hairit prej tij. Përkundrazi, duhet të pritet më e keqja. Dhe kjo nuk ka lidhje vetëm me mirënjohjen ndaj Berishës, të cilën ai nuk resht së artikuluari; nuk ka lidhje as me mënyrën e ndyrë, nëpërmjet së cilës u zgjodh në atë post nga Parlamenti; nuk ka lidhje as me profilin e mjerë politiko-institucional, gjë që e ka demonstruar qysh në krye të herës. Kjo ka lidhje me frikën që ai ka prej Berishës. Ç‘është kjo frikë? Me siguri do t‘i dalë tymi më vonë. Vetë Berisha do t‘ia nxjerrë tymin në momentin, që Presidenti Topi do të hedhë ndonjë vickël sado të vogël. Të kuptohemi, nëse i shkon mendja për të hedhur ndonjë vickël.

    shqip

    • gene
    • Posted October 2, 2007 at 12:14 PM
    • Permalink

    Gjinushi: Topi bëri një autogol me prokurorin

    Byroja e opozitës diskuton Sollakun dhe imunitetet

    Byroja e opozitës ka shënuar dje një tërheqje në qëndrimin përballë Presidentit Bamir Topi. Shkak për këtë ka qenë deklarata e kreut të shtetit, se priste dorëheqjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, vuri në dukje se ka një ndryshim në qëndrim, sepse mohohet fryma e krijuar, duke u kthyer aty ku ishim. “Kemi një kthim prapa në atë atmosferë politike që ekzistonte para dy viteve”, tha Gjinushi. Sipas të cilit, ky është devijim dhe një kthim prapa në komunikimin mes palëve politike. “Do të thotë të riciklosh krizën e para dy viteve, ndërsa për Topin është një autogol natyrisht, sepse nuk tregon se është mbi palët”, nënvizoi Gjinushi. Kreu socialdemokrat kujtoi se Kryeministri Berisha thotë se “për të luftuar korrupsionin e qeverisë zhvishni Kuvendin nga imunitetet dhe më jepni dhe prokurorin ta kem unë dhe të luftojmë korrupsionin tuaj e jo timin”. Në vlerësimin e Gjinushit, ky është një veprim për të bërë presion te deputetët. “Ashtu siç goditi dhe Partinë Demokristiane me çimka, por që nuk shkoi dot deri te deputetët se kanë imunitet, tani ai kërkon ta ketë dorën e lirë dhe premtimin e Topit për largimin e Sollakut që të godasë gjithkënd që do të guxojë të denoncojë korrupsionin e qeverisë”, insistoi Gjinushi. Duke iu referuar mbledhjes së tryezës, Gjinushi sqaroi se kishte pasur një rakordim, pasi kontaktet nuk është se kanë munguar. Aferat korruptive të qeverisë, vuri në dijeni Gjinushi, tanimë kishin dalë hapur dhe në shesh. “U është kërkuar edhe organeve të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe ka edhe një veprim nga prokuroria e grupet parlamentare, që në qershor e korrik kanë filluar të mendojnë për denoncimin ose për hetimin”, tha ai.

    shqip

    • gene
    • Posted October 5, 2007 at 9:32 AM
    • Permalink

    Sollaku: Më përjashtuan nga takimi

    Topi, kritika Prokurorisë: S‘tregon vullnet për hetime. Mungon Kryeprokurori

    Mosthirrja e prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, në konferencën “Reforma në pushtetin gjyqësor dhe prokurori, sfidë e kohës”, e organizuar nga Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve, është kaluar me indiferentizëm në akuzën qendrore. Stafi i ngushtë i Sollakut ka shprehur habinë për këtë konferencë, ndërsa kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për deklaratat “bombastike” të kreut të shtetit, Bamir Topi. Ky i fundit, përkrah anëtarit më të ri të KLD-së, Kreshnik Spahia, njëkohësisht drejtues i ZMQ-së, ka hedhur një “lumë” akuzash ndaj dikasterit të drejtuar nga Kryeprokurori Theodhori Sollaku. Këshilltari për mediat në Prokurorinë e Përgjithshme, Agim Neza, tha se “nuk kam dijeni për ndonjë konferencë të tillë”. Sipas tij, organizatat joqeveritare zhvillojnë shumë konferenca me tema që lidhen me organin qendror të akuzës.

    Telenovela vazhdon…

    Deklarata e lëshuar nga kreu i shtetit është vazhdimi i sulmeve të mazhorancës (tashmë edhe nga Presidenti i Republikës) ndaj institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme, në veçanti të drejtuesit të saj, Theodhori Sollaku. Gjatë dy viteve të fundit, kohë në të cilën Partia Demokratike është në pushtet, Kryeministri, ministra, deputetë, tashmë edhe kreu i shtetit, kanë bërë një sërë akuzash ndaj Theodhori Sollakut, si dhe dikasterit që drejton. Në muajin shtator 2005, Kryeministri do të artikulonte akuzat e para. Ai e cilësoi Kryeprokurorin si “mafioz” dhe të lidhur me bandat kriminale në Shqipëri. Kryeministri Berisha në një dalje publike deklaroi se “largimi i Sollakut është kusht vendimtar për integrimin në NATO, për progresin drejt BE, aq sa është kusht lufta kundër korrupsionit”. Sipas tij, kjo s‘ka të bëjë fare me asnjë segment të ekzekutivit, ka të bëjë para së gjithash me xhepin e atyre që nuk kanë dhe njerëzve të thjeshtë, që shteron gjithmonë e më shumë nëse zyrtarët e korruptuar nuk shkojnë para ligjit. Më tej do të vijonte se organi i akuzës nuk funksionon si duhet dhe se shumë dosje zënë pluhur, pasi Kryeprokurori nuk i shqyrton. Ai premtoi se nuk do të ndalet për largimin e tij nga akuza qendrore dhe se janë 410 dosje që nuk merren në shqyrtim. Sipas tij, Sollaku enkas bllokon shqyrtimin e tyre dhe është përgjegjësi kryesor për to. Sulmet e mazhorancës ndaj Kryeprokurorit janë ndërmarrë nga dy ministrat e fundit të Drejtësisë, përkatësisht nga Aldo Bumçi dhe Ilir Rusmali.

    Mbrojtja e prokurorisë

    Në një hark kohor të disa ditëve, kreu i shtetit ka lëshuar disa sinjale të forta për largimin me ose pa dëshirë të Kryeprokurorit. Në një dalje publike, Topi tha se i ka kërkuar Sollakut largimin nga Prokuroria e Përgjithshme. Megjithatë sinjalet duket se kanë rënë në “vesh të shurdhët”, pasi në asnjë rast stafi i Kryeprokurorit nuk i është kundërpërgjigjur. E kundërta ka ndodhur me replikat me Kryeministrin, të cilin Sollaku e ka cilësuar “me halucinacione”. Sipas Sollakut, jo vetëm që akuzat nuk kanë asgjë të vërtetë, por është një fyerje ndaj të gjithë prokurorëve në tërësi. Ai ka deklaruar se akuzat e Kryeministrit i konsideronte si “halucinacione të një politikani të deformuar, që me shpifjet e tij të tipit filo-dramatik, mundohet të krijojë imazhin që prokuroria është e lidhur me krimin”. Prokurori rrëzoi mundësinë e largimit të tij nga posti, gjë që kërkohet me ngulm nga mazhoranca. Ai do të deklaronte në daljen e fundit para mediave: “Procesi i zgjedhjes së Presidentit, duke u vendosur kushte institucioneve të tjera, si dhe prokurorit të Përgjithshëm, do ta komprometonte Presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë dhe njëkohësisht do të sillte një imazh të keq në përpjekjet e politikës për të shtrembëruar standardet e funksionimit ligjor”. Më tej do të vijonte se “karakteri i z.Berisha, imuniteti që ka fituar gjithë këto vite, e ka bërë atë që të mos japë asnjë të dhënë në akuzat ndaj tij për pasurinë”.

    Presidenti Topi përfitoi nga tribuna e krijuar për të sulmuar organin e akuzës

    Spahia: Në konferencë nuk kishim të ftuar asnjë titullar institucioni

    Konferenca me temë “Reforma në pushtetin gjyqësor dhe prokurori, sfidë e kohës”, e organizuar nën kujdesin e Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve (ZMQ) dhe “Transparency Internacional”, është pjesë e një programi që po zhvillohet në disa qytete të vendit tonë. Sipas drejtuesit të ZMQ-së, Kreshnik Spahia, një konferencë e tillë është zhvilluar edhe disa ditë më parë në qytetin e Elbasanit. Por ndryshe nga takimi i Elbasanit, në takimin e djeshëm në Vlorë ka marrë pjesë edhe Presidenti i vendit, Bamir Topi, duke shënuar kështu dhe vizitën e tij të parë zyrtare pas marrjes së postit të kreut të shtetit. Por ajo që u vu re në këtë takim ishte mungesa e kreut të institucionit të akuzës, Theodhori Sollaku. Ndërsa Presidenti Topi nuk i kurseu akuzat për prokurorinë, në një kohë kur personi ndaj të cilit drejtoheshin akuzat nuk ndodhej në sallë. Gjatë një prononcimi për “Shqip”, drejtuesi i ZMQ-së ka shpjeguar dhe arsyet se përse në konferencë nuk ishte ftuar kreu i akuzës, apo përfaqësues të institucioneve të tjera shtetërore të përfshirë në reformën në drejtësi. “Në Gjykatën e Apelit në Vlorë kishte një fluks të madh çështjesh dhe juridiksioni i këtij rrethi kap edhe disa qytete të tjera. I ftuar në takim nuk ka qenë asnjë drejtues i sistemit të drejtësisë, pra nuk ka pasur asnjë drejtues nga prokuroria dhe gjykata. Nuk ka pas as nga Ministria e Drejtësisë e as nga Prokuroria e Përgjithshme.

    “Ardhja e Presidentit nuk do të sillte domosdoshmërish dhe praninë e drejtuesve të lartë të institucioneve, pasi konferenca të tilla kryhen për të dëgjuar dhe shqetësimet e gjykatësve dhe prokurorëve që punojnë në bazë”, ka deklaruar drejtuesi i ZMQ-së dhe njëherazi dhe anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahia. Ai ka pohuar se qyteti i Vlorës është zgjedhur dhe për shkak numrit të madh të dosjeve që shqyrtohen në Gjykatën e Apelit, afro 12 mijë të tilla. E ndërsa prania e Presidentit u komentua si një dhënie rëndësie për gjykatën e rrethit, kreu i shtetit përfitoi nga rasti për të folur edhe një herë nga qyteti bregdetar për çështjen më të debatuar të momentit, atë të heqjes së Kryeprokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku. Topi madje gjatë konferencës ka vlerësuar punën e bërë nga policia duke eklipsuar atë çka është bërë nga ana e organit të akuzës.

    Topi kritikon nga Vlora: Prokuroria është apatike

    Presidenti i vendit, Bamir Topi, nuk ka ngurruar ta etiketojë punën e prokurorisë si apatike. Gjatë një konference të mbajtur në Vlorë me temë “Reforma në pushtetin gjyqësor dhe prokurori, sfidë e kohës” e organizuar nga ZMQ, kreu i shtetit ka pohuar se nga statistikat e deritanishme ka rezultuar se shumica e procedimeve penale kanë nisur kryesisht, çka do të thotë se hetimet kanë nisur nga denoncimet në media apo denoncimet e qytetarëve dhe jo nga puna e organit të akuzës. Edhe pse kjo ishte një konferencë për reformën e drejtësi në podin e konferencës mungonte drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Theodhori Sollaku.

    “Po të shohësh raportin midis kallëzimeve dhe fillimeve të hetimit, raporti është në disproporcion. Kjo do të thotë se institucionet e tjera kanë kërkuar drejtësi, ndërsa vetë institucioni i prokurorisë ka qenë apatik”, ka thënë më tej ai. Por Topi ka vënë në dukje edhe gjykatën, e cila është në eficensë në gjykim duke nisur nga statistikat në Vlorë. Topi ka akuzuar institucionet që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë, duke filluar nga zyra e regjistrimit të pasurive me radhë komuna, bashki për shkelje të dokumentacioneve, për mbivendosje pronash, për tjetërsime dhe mjaft shkelje të rënda ku brenda ka mjaft korrupsion. Ditën e djeshme, ai ka qenë i shoqëruar dhe nga deputetët demokratë të Qarkut të Vlorës. Në këtë konferencë ishin të pranishëm gjyqtarë dhe prokurorë të Vlorës, Fierit dhe Beratit dhe Presidenti Topi kërkoi angazhimin e të gjithëve për reformën e pritshme në drejtësi.

    “Në sistemin e drejtësisë ligjet do të përmirësohen vazhdimisht, pasi shoqëria shqiptare ka nevojë për drejtësi, e cila në shumë raste jepet në mënyrë të cunguar. Vetëm gjatë vitit 2006 këtu janë gjykuar në Gjykatën e Apelit 12 mijë çështje dhe duke i shumëzuar me dy janë mijëra palë, të cilat presin gjykim të drejtë nga proceset e ndryshme duke filluar nga ato civile dhe deri tek ato penale. Në këto procese të vazhdueshme gjyqësore janë të përfshirë qytetarë të thjeshtë dhe politikanë, biznesmenë dhe interesimi i tyre është vetëm drejtësia e dhënies në një proces jashtë çdo korrupsioni, por opinionet janë krejt të ndryshme kundrejt institucionit të drejtësisë”, ka vazhduar Topi në fjalën e tij përpara përfaqësuesve të drejtësisë.

    “Për fat të keq, Shqipëria rreshtohet mes vendeve që ka korrupsion të lartë dhe kriminalitet dhe që ta thyesh këtë barrierë nuk do të thotë aspak të jesh optimist, pasi të gjithë së bashku duhet të vendosim sistemin e drejtësisë”, ka vijuar ai.

    Pasi foli për tryezën e partive politike të iniciuar nga ai një muaj më parë, kreu i shtetit vuri në pah: “Me kënaqësi konstatova që të gjithë ishin të predispozuar, të motivuar dhe shprehën vullnetin e tyre që kjo reformë duhet të vazhdojë me ritme intensive. Mbas një muaji kemi tentativa të qarta të segmentimit të debatit politik. Ka më shumë dëshirë për të qenë interesant nëpër intervista televizive, për t‘u marrë me gjëra natyrisht që janë të rëndësishme, por përpara kësaj që kemi diskutuar konsiderohen të vogla në sensin relativ kuptohet. Por pas një muaji nuk kam dëgjuar asnjë zë që të thotë ‘hajde të fillojmë punën për komisionin për të cilin u ra dakord‘. Pra, politika shqiptare duhet të largohet nga llafet, nga retorika, nga debate të vogla dhe t‘i kthehet debatit themeltar”.

    Pasi falënderoi të gjithë ekspertizën ndërkombëtare dhe ata që janë të interesuar për ta parë Shqipërinë si një vend evropian të pozicionuar jo thjesht gjeografikisht në Evropë, por edhe me standardet që kërkon Evropa e Bashkuar dhe mbi të gjitha me standarde në fushën e drejtësisë, Presidenti Topi theksoi se: “Ne do ta vazhdojmë reformën. Do ta vazhdojmë, sepse në rast se kjo reformë nuk do të bëhet, ju siguroj se nuk do të bëhet ose do të zvarritet jo për fajin tuaj, përfaqësues të sistemit të drejtësisë. Në rast se nuk do të bëhet kjo reformë, kjo do të ndodhë, sepse nuk do të ketë vullnet politik. Nuk do të bëhet, sepse klasa politike, deputetët nuk do të jenë në gjendje që të bashkëpunojnë për të ofruar ekspertizën dhe për të reformuar ligjin. Pa dashur të paragjykoj askënd, kjo do të krijonte një handikap shumë të madh, i cili do të paguhet sigurisht me ata që na monitorojnë. Monitorimi bëhet në radhë të parë nga qytetarët, së dyti, monitorimi bëhet nga institucionet ku ne presim të integrohemi”.

    Kryetari i Gjykatës së Faktit në Vlorë, Artur Malaj, në këtë takim ka përmendur se sistemi i drejtësisë është parë i kufizuar dhe se kjo nuk përfshin vetëm gjykatën dhe prokurorinë, por edhe avokatinë dhe përmbarimorët. “Sistemi i reformës në drejtësi duhet të jetë tërësor për disa nga drejtimet që duhet të përqendrohet reforma. Kjo reformë quhet e personalizuar, pasi i gjithë debati është përqendruar në emra konkretë. Nëse ne do të pranojmë që prokuroria është një organ i pavarur dhe është pranë procesit gjyqësor, atëherë duhet të rrisim rolin dhe pavarësinë e prokurorisë dhe do të luftojmë luftën ndaj kriminalitetit”, ka pohuar ai. Ndërsa Kryeprokurori Petrit Çano ka bërë të ditur në këtë takim se “është e nevojshme rishikimi i ligjit të policisë gjyqësore, pasi oficerët e policisë gjyqësore nuk janë profesionistë dhe se paraqitja e dokumentacionit të hetimit nga ana e tyre e cila i dorëzohet prokurorit nuk është aspak e plotësuar”.

    shqip

    • gene
    • Posted October 5, 2007 at 12:19 PM
    • Permalink

    Berisha: Topi s’është vonë për të shkarkuar Sollakun

    panorama
    Vendosur: 05/10/2007 – 11:24
    • Presidenti Topi nuk është i vonuar në shkarkimin e prokurorit të Përgjithshëm, The-odhori Sollaku.

    I këtij mendimi është kryeministri Berisha, i cili vlerëson deklarimin publik të kreut të shtetit për zgjidhjen e çështjes së kreut të akuzës. Duke folur në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Berisha u shpreh, se presidenti Topi nuk është i vonuar në shkarkimin e kryeprokurorit. “Unë mendoj se presidenti ka informuar publikisht qytetarët shqiptarë për qëndrimin e tij, ka informuar zyrtarisht dhe publikisht prokurorin e Përgjithshëm për qëndrimin e tij, ka deklaruar vendosmërinë e tij në këtë qëndrim dhe nuk mund të them se është i vonuar”, u shpreh Berisha. Por, i pyetur nëse kreu i shtetit mund të shkarkonte në një kohë më të shkurtër kreun e Prokurorisë së Përgjithshme Berisha tha, se “Nuk kam ndërmend të hyj në axhendën e presidentit. E rëndësishme është që ai e bën këtë për bindjen e tij dhe interesin e vendit, pastaj mënyra se si zgjidhet i ka ofruar një mënyrë civile. I ka ofruar prokurorit një shans civil”, teksa shtoi, se nëse prokurori i Përgjithshëm nuk do t’i përgjigjet thirrjes së presidentit për t’u larguar, ky pastaj është një problem mes institucionit të presidentit, Parlamentit dhe prokurorit të Përgjithshëm. Duke iu referuar postit të kreut të shtetit, kryeministri Berisha konfirmoi dhe njëherë qëndrimin e tij, se në vitin 2012 presidenti i ri i vendit duhet të zgjidhet nga populli. “Po, sepse nuk më duket e drejtë të dënohen qytetarët, të dënohet vendi për pamundësinë e një kompromisi për qëllime të caktuara egoiste apo joegoiste apo gjykime politike të lidershipit të vendit dhe të futet në një serial zgjedhjesh. Në këto raste do të jetë shumë më mirë dhe nuk prish asnjë punë, se janë shumica e vendeve që bëjnë zgjedhje të përgjithshme, zgjedhje lokale, zgjedhje presidenciale”, theksoi Berisha, duke shtuar, se nëse presidenti do të zgjidhet nga populli nuk është e nevojshme ndryshimi i kompetencave të tij.
    Qeveria
    Kryeministri Berisha duket se ka prerë përfundimisht shpresat e zyrtarëve të lartë të partisë së tij në grupin parlamentar, por edhe jashtë tij për t’u përfshirë në qeveri, të paktën në një interval jo dhe aq të shkurtër kohor. I pyetur mbrëmë, nëse do të ndërmarrë ndryshime në qeveri, Berisha u shpreh, se nuk do ta bëjë një gjë të tillë, por u shpreh i hapur për një zgjerim të koalicionit me partinë e Neritan Cekës. “Nuk është e vërtetë. Ka një lloj tendence për zgjerim dhe unë nuk jam asnjëherë kundër përfshirjes. Ka një klimë që edhe forca të tjera politike mund të angazhohen dhe unë nuk e përjashtoj. Unë e vlerësoj deklaratën e Cekës dhe do shqyrtohet. Unë nuk e përjashtoj përfshirjen e Cekës në qeveri. Sot në Evropë është Evropa e koalicioneve”, shtoi Berisha. Duke u ndalur në arrestimin e dy zyrtarëve të lartë të administratës, të cilët janë propozime të Partisë Demokristiane, Berisha tha, se ato nuk janë arrestime politike, por kanë ardhur për shkak të implikimit të tyre në vepra korruptive. Sipas Berishës, në këto dy vite të qeverisjes së Partisë Demokratike 96% e zyrtarëve të arrestuar janë pikërisht të kësaj partie dhe vetëm 4% mund të jenë të partive aleate. Kryeministri Berisha foli gjithashtu edhe për rrugën Durrës-Kukës, pas akuzave të Partisë Socialiste për korrupsion me taksat e qytetarëve. Berisha u shpreh, se ekzistojnë të gjitha dokumentet që vërtetojnë se tenderi për përzgjedhjen e “Bechtel” është bërë sipas ligjit, madje i kërkoi opozitës që të përzgjedhë një firmë për të hetuar të gjithë dokumentacionin dhe procesin e ndërtimit të rrugës dhe qeveria, sipas tij, do të paguajë të gjithë koston e hetimit të rrugës nga kjo kompani e huaj.

    • gene
    • Posted October 5, 2007 at 12:19 PM
    • Permalink

    Topi: Asnjë titullar institucioni nuk është i përjetshëm

    panorama

    Vendosur: 05/10/2007 – 11:26
    • Asnjë nga titullarët e institucioneve nuk është i përjetshëm. Presidenti Bamir Topi tha dje nga qyteti i Vlorës, ku mori pjesë në konferencën

    “Reforma në pushtetin gjyqësor dhe prokurori, sfidë e kohës” e organizuar nga Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve (ZMQ), se “gjatë diskutimeve të mia me ekspertë kam konstatuar se ata ndajnë opinione të ndryshme, por nuk janë larg njëri- tjetrit. Titullarët e institucioneve qendrore nuk duhet ta konsiderojnë veten të përjetshëm. Por, le të mos futemi në konotacione të tjera pa paragjykuar askënd. Gjërat duhet t’i diskutojmë në princip”. Sipas kreut të shtetit, sistemi i drejtësisë nëse nuk reformohet, do të kthehet në një moçal ku do shpërthejnë epidemitë. “Sistemi i drejtësisë, përderisa perceptohet si i tillë, ka probleme, ka nevojë të rigjallërohet. Ndryshe, siç thotë një shkrimtar do të kthehet në një pellg, në një moçal ku shumëzohen mikrobet për të shpërthyer epidemitë. Natyrisht, ne nuk do të lejojmë këtë. Qoftë institucioni i presidentit, por në radhë të parë Parlamenti, i cili është vendi ku reformohen ligjet dhe të gjithë përfaqësuesit më në zë të sistemit të drejtësisë, të gjithë së bashku duhet të punojmë që këto ligje të reformohen sa më shpejt”, u shpreh Topi. Sipas kreut të shtetit, politika shqiptare duhet të largohet nga llafet, nga retorika, nga debate të vogla dhe t’i kthehet debatit themeltar. Në këtë konferencë, e organizuar në Vlorë ishin të pranishëm gjyqtarë dhe prokurorë të Vlorës, Fierit dhe Beratit dhe presidenti Topi kërkoi angazhimin e të gjithëve për reformën e pritshme në drejtësi. Duke iu referuar tryezës së thirrur një muaj më parë me kryetarët e partive parlamentare, Topi u shpreh, se në atë tryezë u ra dakord që të ngrihet një komision parlamentar për reformën në drejtësi, por deri tani nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. Sipas kreut të shtetit, “me kënaqësi konstatova që të gjithë ishin të predispozuar, të motivuar dhe shprehën vullnetin e tyre që kjo reformë duhet të vazhdojë me ritme intensive, por pas një muaji kemi tentaviva të qarta të segmentimit të debatit politik. Ka më shumë dëshirë për të qenë interesant nëpër intervista televizive, për t’u marrë me gjëra, natyrisht që janë të rëndësishme, por përpara kësaj që kemi diskutuar konsiderohen të vogla në sensin relativ kuptohet, por pas një muaji nuk kam dëgjuar asnjë zë që të thotë hajde të fillojmë punën për komisionin për të cilin u ra dakord. Pra, politika shqiptare duhet të largohet nga llafet, nga retorika, nga debate të vogla dhe t’i kthehet debatit themeltar”.

    • gene
    • Posted October 6, 2007 at 1:01 PM
    • Permalink

    Çështja “Sollaku”, gati rihapja e betejës politike PS-PD

    Skerdilajd Zaimi

    Dosja “Sollaku” shkon drejt rihapjes së saj politike. Pas vetëm një viti nga pushimi i “imponuar” i çështjes prej Alfred Moisiut, Partia Demokratike po dëshmohet e vendosur të materializojë konceptin e saj rreth organit të akuzës duke u fokusuar tek emri i Theodhori Sollakut. Rëndësia e këtij aksioni të promovuar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, lexohet mjaft mirë në vështrimin interpretativ të opozitës socialiste për reformën e tipit demokrat në drejtësi, një vështrim që ka përcjellë për opinionin faktin dominues se rrotacioni në Prokurori është pika e ekuilibrit në marrëdhëniet aktuale politike në vend. Klima e mosbesimit që ka mbërthyer palët në këtë proces ka shkuar shumë larg, duke sjellë në skenë një prag delegjitimimi funksional të tryezës së iniciuar nga kreu i shtetit, ku është vendosur që reforma të administrohet nga një komision i posaçëm parlamentar. Ngrirja në këtë pikë dhe aktivizimi i deklarimeve politike të Topit nuk kanë kaluar pa pasoja teksa selia rozë në një qëndrim të ri ka deklaruar se aplikimi i kësaj forme reformimi kurrsesi nuk mund të kalojë me miratimin apo pjesëmarrjen e saj aktive. Sollaku pra ka rimarrë mbrojtjen e socialistëve për të njëjtat arsye proceduriale e politike të 2 vjetëve më parë. “Ajo që po vihet re ditët e fundit është zelli i tepruar për të shkarkuar prokuronin e Përgjithshem duke nxjerrë në pah thelbin e qëllimit të refomës në drejtësi, atë të zëvendësimit politik të prokurorit të përgjithshëm. Nëse kjo “reformë” konceptohet nga maxhoranca dhe veglat e saj të përdorimit si instrument e qëllim për kapjen e prokurorisë në funksion të mbrojtjes e ruajtjes së pushtetit të saj politik, kjo nuk është gjë tjetër vetëm tallje me reformën dhe një recetë e dështuar për transplantimin e krizës politike edhe në sistemin e drejtësisë. Ne as kemi kërkuar dhe as do të pranojmë të jemi pjesë e një farse të tillë politike, pavarësisht se kush është frymëzuesi, katalizatori, promotori apo ekzekutuesi i një projekti të tillë me pasoja të rrezikshme për zhvillimet demokratike në vend dhe veçanërisht për pavarësinë e sistemit të drejtësisë”, – deklaroi sekretari për Çështjet Ligjore dhe Koordinimin në PS, Fatmir Xhafa. Është jashtë çdo dyshimi se një qëndrim i këtillë e implikon institucionin e Presidentit nëpërmjet pozicionimeve të Bamir Topit, në debatin e fortë mes dy palëve duke sjellë me vete edhe një minus të madh për kreun e shtetit në kuptimin e perceptimit të tij si një figurë mbi palët. Konkretisht, ky deklarim mund të lexohet edhe si një akuzë që paravepron tanimë si mekanizëm politik me efektin e fitilit ndezës që merr si shkak fillestar veçimin pa takt që edhe Presidenti, por edhe demokratët, i bëjnë reformës në drejtësi duke e cilësuar prokurorin e Përgjithshëm si një kapitull bazë të krizës. Një premisë e tillë analitike hedh në tryezë para opozitës propozimin thuajse urgjent të zëvendësimit të Sollakut, si pikënisje të reformës që në këtë mënyrë rrëshqet jashtë kuadrit themelor e parimor të punës së një komisioni të posacëm parlamentar. Më thjesht, problemi kyç po dëshmohet fakti që edhe Presidenti sipas PS-së po jep shenja të menaxhimit politiko-partiak të kompetencave duke i vënë ato mbi detyrimet kushtetuese që institucioni i tij ka në marrëdhënie me Parlamentin. Këtë dyshim Xhafa e ka shprehur shumë qartë duke lënë të kuptohet se rruga e firmosur në tryezën e partive është e vetmja e pranueshme për socialistët. “Tryeza e partive politike parlamentare, e zhvilluar nën drejtimin e Presidentit të Republikës, siguroi konsensusin e kërkuar politik për fillimin e këtij procesi nëpërmjet ngritjes së një komisioni ad hoc parlamentar që do të përcaktojë kornizën reformuese dhe instrumentet përkatëse të shprehur në ngritjen e një komisioni ekspertësh vendas të asistuar nga ekspertiza ndërkombëtare prezente në këtë fushë. PS e ka shprehur me kohë qëndrimin e saj në favor të reformës në sistemin e drejtësisë, të drejtuar nga Kuvendi dhe të mbështetur nga ekspertiza vendase dhe e huaj”, – tha Xhafa.

    Sugjerimi për PD-në, Isaraj: “Hetimi për prokurorin, i mundshëm vetëm për kriteret kushtetuese”

    “Etja e pashuar” demokrate për shkarkimin e Theodhori Sollakut nga detyra e prokurorit të Përgjithshëm mund të shuhet vetëm me një komision të ri hetimor. Propozimi, pse jo ironik, pas dështimit të dy viteve më parë, ka ardhur nga deputeti socialist Arben Isaraj, i cili, duke iu referuar nëntekstit të qartë të deklaratave të Presidentit, ka dhënë “ndihmën” e vet në cilësinë e juristit duke sugjeruar nisjen e procedurave për një komision të ri. Sipas tij,nëse PD-ja do të marrë këtë iniciativë ajo do të duhet të ketë si objekt hetimin e figurës së prokurorit në raport me katër kushtet kushtetuese që do të mund të justifikonin nismën e Kuvendit për propozimin e shkarkimit të Sollakut. Ky propozim bëhet edhe më tepër favorizues për PS-në nga pikëpamja politike, për arsye se me vendim të Gjykatës Kushtetuese Kuvendi nuk mund të hetojë më organin e akuzës për çështje të veçanta, një vendim që ka përcaktuar qartë edhe kufirin informativ se deri ku mund të shkojë ndërhyrja e legjislativit. Në analogji, Isaraj ka rihedhur në tryezë skemën tanimë të pamundur për realizimin rishtaz të precedentit “Rakipi”, ku shumica aktuale do të duhet të qëmtojë për Sollakun shkelje “të Kushtetutës ose shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve, paaftësinë mendore a fizike, aktet e sjelljes që diskretitojnë rëndë pozitën dhe figurën e prokurorit”.

    6 Tetor 2007

    • gene
    • Posted October 7, 2007 at 10:58 AM
    • Permalink

    Opozita: Sollaku, hakmarrje personale e Berishës

    S.G
    07-10-2007

    E-mail Print
    Komentet Komenti juaj + –

    Milo: Mazhoranca po vonon reformën në drejtësi për të larguar kryeprokurorin
    Opozita e majtë rikthen sërish në qendër të vëmendjes shqetësimin e saj se synimi i vetëm i mazhorancës, në kuadër të reformës në drejtësi, është largimi i Theodhori Sollakut nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, dhe kreu i PDS-së, Paskal Milo e kanë shprehur këtë shqetësim në takime të ndryshme që kanë zhvilluar gjatë ditës së djeshme. Ilir Meta ka deklaruar nga qytetit i Beratit se përqendrimi i reformës në drejtësi, vetëm tek emri i Sollakut, flet qartë për një hakmarrje personale të kryeministrit Berisha, ndërsa Paskal Milo ka thënë nga Tirana se vonesa në ngritjen e komisionit për reformën në drejtësi tregon se bëhet me vetëdije nga mazhoranca, e cila ka si synim vetëm largimin e Sollakut. “Simptomat e Berishës për të kapur të gjitha institucionet duken qartë. Nuk ka njerëz të përjetshëm, dhe kjo nuk është një çështje individësh. Jam për një reformë të plotë në sistemin e drejtësisë, por druhem se lufta politike po përqendrohet në një emër të përveçëm. Unë nuk jam dakord me këtë filozofi që ka në bazë uzurpimin e të gjitha pushteteve, me këtë filozofi të hakmarrjes personale të Berishës”, i është përgjigjur Ilir Meta interesimit të medias.

    Qëndrimi i Milos

    Ndryshe nga zv.kryeministri Gazmend Oketa, kreu i PDS-së, Paskal Milo, e ka interpretuar vonesën në ngritjen e komisionit të posaçëm si të qëllimshme nga ana e mazhorancës, me synimin e vetëm për të arritur objektivin e saj kryesor, largimin e kryeprokurorit Theodhori Sollaku. “E ashtuquajtura zhurmë apo shqetësim i mazhorancës për reformën në drejtësi nuk është real, por mbetet thjesht një lëvizje politike propagandistike, të cilën mazhoranca e ka konceptuar thjesht për largimin e Sollakut”, është shprehur Milo, duke e cilësuar reformën në drejtësi si të vonuar. Ditët e fundit ka pasur mjaft polemika lidhur me reformën në drejtësi, të cilat lindën si pasojë e një interviste të Presidentit Topi në media, në të cilën ai deklaronte hapur se ishte në pritje të dorëheqjes së kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Këtë deklaratë e ka pritur me sy të mirë vetëm Kryeministri Sali Berisha, i cili ka vlerësuar se Presidenti Topi ia ka ofruar Sollakut një shans civil. Por, lidhur me reformën në drejtësi, edhe vetë Presidenti ka hedhur kritika ndaj klasës politike. Ai e ka parë me mjaft shqetësim, faktin se, ndonëse ka kaluar kohë që nga marrja e vendimit në tryezën e kryesuar prej tij për ngritjen e komisionit për reformën në drejtësi, asnjë nga partitë nuk ka hedhur asnjë hap për ngritjen e tij.

    Meta për lëvizjen e Nanos

    Ilir Meta, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim e ka konsideruar dje lëvizjen që ka ndërmarrë ish-kryeministri Fatos Nano, si një fushatë që ka për qëllim përçarjen e së majtës. “Kam frikë ta them me bindje se kjo fushatë ka për qellim përçarjen e të majtës, por unë mund të them me bindje se edhe ai vetë nuk di çfarë po kërkon”, është shprehur Meta nga qyteti i Beratit.

    Zv.kryeministri ka deklaruar dje se iniciativa për reformën në drejtësi duhet të merret nga Kuvendi

    • gene
    • Posted October 9, 2007 at 11:51 AM
    • Permalink

    Topi: “Sollakun” e zgjidh Kuvendi

    Presidenti i Republikës u përgjigjet krerëve të mazhorancës për Kryeprokurorin

    Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka deklaruar se çështja e shkarkimit të Kryeprokurorit, Theodhori Sollaku, i takon vetëm Kuvendit dhe jo institucionit të kreut të shtetit. Pas deklaratave të njëpasnjëshme të drejtuesve të mazhorancës, të cilët i kanë bërë presion Presidentit për të firmosur largimin e kreut të institucionit të akuzës, Topi ka bërë të ditur se ai do të respektojë vetëm Kushtetutën. Këtë deklaratë e ka bërë përpara delegacionit të Parlamentit Evropian, të kryesuar nga Doris Pack. “Çështja e shumëdebatuar e shkarkimit ose jo të Prokurorit të Përgjithshëm i takon tashmë vetëm Kuvendit të Shqipërisë”, ka qenë fraza ekzakte e shqiptuar dje nga kreu i shtetit, Bamir Topi. Vetë Presidenti i Republikës theksoi se do të mbetet garantues i respektimit të Kushtetutës, i marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe i ekuilibrave politikë dhe atyre shoqërorë, në funksion të përmbushjes së detyrimeve për integrimin euroatlantik të vendit, por edhe të rritjes së mirëqenies së qytetarëve shqiptarë. Gjatë takimit me kreun e shtetit, europarlamentarja Doris Pack, çmoi faktin se me zgjedhjen e Presidentit Topi, Shqipëria ia doli mbanë të gjente një zgjidhje kushtetuese. Pack ka vlerësuar qëndrimin e kryetarit të shtetit për zgjidhjen e çështjes së Prokurorit të Përgjithshëm në Kuvend dhe jo në institucionin e Presidentit, si dhe rolin e Topit në procesin e pritshëm të reformimit të sistemit të drejtësisë. Duke qenë se reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore mbeten dy sfidat kryesore të vendit, Presidenti Topi ka folur për angazhimin e tij në reformën në sistemin e drejtësisë, si dhe për organizimin e tryezës me këtë temë, rezultat i së cilës ishte rënia dakord e të gjitha partive politike parlamentare për ngritjen e një komisioni parlamentar dhe të një komisioni teknik për realizimin e kësaj reforme. Sipas Presidentit, një nga shqetësimet e tij mbetet rritja e eficencës së institucionit të Prokurorisë. Kreu i shtetit ka theksuar se defekti që ekziston në legjislacionin shqiptar me mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm, duhet riparuar gjatë reformës në drejtësi. Megjithatë, ka vërejtur Topi, “çështja e shumëdebatuar e shkarkimit ose jo të Prokurorit të Përgjithshëm i takon tashmë vetëm Kuvendit të Shqipërisë”. Vetë Presidenti i Republikës ka theksuar se do të mbetet garantues i respektimit të Kushtetutës, i marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe i ekuilibrave politikë e atyre shoqërorë, në funksion të përmbushjes së detyrimeve për integrimin euroatlantik të vendit, por edhe të rritjes së mirëqenies së qytetarëve shqiptarë. Gjithashtu në këtë takim, Presidenti Topi ka vlerësuar ndihmën e vazhdueshme të institucioneve të Bashkimit Evropian për Shqipërinë në vitet e para të pluralizmit. Sipas njoftimit të bërë nga zyra e shtypit të Presidencës bëhet e ditur se ai ka bërë një panoramë të aktivitetit të tij në krye të shtetit shqiptar, që nga zgjedhja në këtë detyrë, sipas rrugës kushtetuese, duke theksuar rolin e Presidentit të Republikës për të qëndruar mbi palët gjatë ushtrimit të funksioneve të tij kushtetuese. Topi është ndalur në punën intensive të bërë me forcat politike, duke përmendur takimet e veçanta me kryetarët e partive politike parlamentare, dy tryezat e zhvilluara, njëra me temë të ardhmen e kryeqytetit të vendit, Tiranës, dhe tjetra për reformën në sistemin e drejtësisë. Po ashtu, kryetari i shtetit ka bërë me dije për vizitat e tij në rrethe të ndryshme të vendit, si dhe takimet me drejtuesit e pushtetit vendor, përfaqësues të forcave të ndryshme politike, ku ka theksuar nevojën e bashkëpunimit mes forcave politike dhe vijimin e procesit të decentralizimit. Pjesë e diskutimit mes europarlamentares Pack dhe Presidentit Topi ka qenë edhe çështja e statusit të Kosovës. Kreu i shtetit shqiptar ka shprehur qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të paketës së z. Ahtisari dhe të pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu anëtarët e tjerë të delegacionit kanë bashkëbiseduar me Presidentin e Republikës lidhur me pavarësinë e institucioneve dhe funksionimin e pushtetit lokal në Shqipëri.

    • gene
    • Posted October 11, 2007 at 9:16 AM
    • Permalink

    Opozita: Reforma konsensuale, e vetmja ofertë për çështjen “Sollaku”

    Skerdilajd Zaimi

    Opozita refuzon të njohë një rol të ri të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me çështjen e prokurorit të Përgjithshëm të Republikës. Duke iu referuar deklaratave të Presidentit Bamir Topi një ditë më parë, në të cilat zgjidhja e problemit kërkon një angazhim të Parlamentit, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka përcjellë një qëndrim kontrastues. Përkundrejt pozicionit të Topit që nuk sheh mundësi për bashkëpunimin me Theodhori Sollakun, Meta ka ritheksuar qëndrimin e së majtës duke e shprehur atë madje në formën e një oferte konstruktive. Bashkëpunim institucional me Prokurorinë dhe dalje e Presidentit jashtë axhendës partiake, – kjo ka qenë analiza e kreut të LSI-së që edhe një herë ka bërë thirrje për nisjen e bashkëpunimit. Madje, sipas tij, tezat e provokuara nga Presidenca për një komision të ri parlamentar kundrejt Sollakut nuk do të sillnin asgjë tjetër veçse një konsum të panevojshëm energjish. “E shikojmë që komisioni i ri parlamentar do të ishte i tepërt, pasi më parë ka qenë dhe një komision i tillë. Vendi ka një President të ri, të cilin ne e kemi uruar menjëherë pas zgjedhjes dhe kemi shpresuar se do të jetë mbi palët dhe të shkëputet gradualisht nga ndikimi i partisë së cilës i ka takuar për një periudhë të gjatë si një ndër drejtuesit kryesorë të saj… Është e rëndësishme që Presidenti i ri të përpiqet të ndërtojë një raport bashkëpunues dhe të ndikojë që edhe qeveria aktuale të bashkëpunojë me institucionin e prokurorisë. Çdo individualizim i institucionit të Prokurorisë, që është shumë i gjerë dhe afatgjatë dhe me një mbrojtje kushtetuese tek një emër i caktuar qoftë ky kryeprokurori aktual, e banalizon të gjithë reformën në të gjithë sistemin e drejtësisë dhe krijon rrezikun e politizimit të saj”, – tha Meta. Në mënyrë shumë të qartë, ai ka bërë të ditur një pozicionim izolues për shumicën e djathtë, e cila, teksa ka firmosur nismat për reforma konsensuale, tanimë gjendet nën presion të dyanshëm për çështjen e prokurorit të Përgjithshëm. Nga njëra anë, Presidenti që kërkon angazhimin e Kuvendit në përputhje me kriteret kushtetuese dhe, nga ana tjetër, qëndrimi i opozitës që e lë shumicën në një moment të shkëputur nga klima e konsensusit. Ky rreth i ngushtë, që e ka vendosur edhe Presidentin në një pozitë të vështirë, dikton me çdo kusht kalimin në skenarin e reformës konsensuale në Drejtësi nëpërmjet komisionit të krijuar në tryezën e partive në Presidencë, një reformë që në kontekstin e problemit “Sollaku” i jep opozitës të drejtën e vendimmarrjes. Më thjesht, situata aktuale po dëshmon se entuziazmi i zgjedhjes së Presidentit nga e djathta po rezulton i parakohshëm, përderisa edhe për këtë problem, shumica e djathtë po verifikon se ka nevojë për kontributin e opozitës apo ndonjë segmenti të saj.

    10 Tetor 2007

    • gene
    • Posted October 11, 2007 at 9:34 AM
    • Permalink

    Presidenti Topi e ka të pamundur që të shkarkojë Sollakun nga posti i kryeprokurorit. Këtë fakt e ka bërë të ditur europarlamentarja Doris Pack gjatë emisionit “Studio e Hapur” në TV Alsat.

    Pack ka bërë të ditur se presidenti kërkon që kjo çështje të zgjidhet nga presidenti. “Folëm me presidentin dhe ai nuk e tha këtë. Ai tha se nuk e heq dot prokurorin e Përgjithshëm. Ai po pret përgjigjen e Parlamentit dhe nëse e mbaj mend mirë, nuk ka asgjë kundër një tryeze të rrumbullakët për të zbuluar ku qëndron problemi. Nëse problemi mund të jetë prokurori mund të ketë një zgjidhje nëse jo, duhet të ndryshojë procedura. Nuk na e tha këtë”, deklaroi Pack. Ajo më pas theksoi se këtë çështje duhet ta zgjidhë klasa politike shqiptare, pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. “Lini ta zgjidhë politika shqiptare. Mos na kërkoni ne të ndërhyjmë; ne nuk jetojmë këtu. I keni zgjedhur këta njerëz dhe nëse bëhet fjalë për probleme ndërmjet presidentit e opozitës, apo presidentit dhe Parlamentit ata duhet ta zgjidhin. Mos na pyesni ne”, theksoi europarlamentarja. Ajo i kërkon një tryezë të përbashkët pozitës dhe opozitës për problemin e Prokurorisë së Përgjithshme, duke mos përjashtuar as vetë Sollakun. “E dini më mirë se unë se heqja nuk është kaq e thjeshtë. Ka pasur një votim në Parlament të hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese. Jemi në një situatë me një president të ri e ndërkohë kryeministri Berisha tha se nuk është më në dorën e tij, por në dorën e presidentit dhe Parlamentit të gjejë një zgjidhje. Folëm madje dhe me liderin e opozitës dhe në fund thashë se mund të mbledhim të gjithë aktorët në një tavolinë. Nëse populli ose kryeministri mendojnë se prokurori nuk punon si duhet, atëherë duhet të gjejmë një mënyrë që ta kontrollojmë. Duhet të bëjmë një diagnozë mbi situatën, së bashku me prokurorin e Përgjithshëm, jo pa të; me të në tryezë e me të tjerë, të kontrollojmë çfarë po ndodh. Nëse nuk punon si duhet apo është keqpërdorur mund të diagnostikohen e nëse ka një rezultat atëherë ka një zgjidhje për këtë problem”, theksoi Pack në intervistën dhënë në TV ALSAT. Europarlamentarja në emisionin “Studio e Hapur” u shpreh se “Nuk mendoj se ndryshimi i një pozicioni ndryshon gjithë çështjen”. “Nëse problemi është prokurori mendoj se do të zbulohet në rast kontrolli, nëse janë procedurat në këtë zyrë mund të zbulohen dhe atëherë duhen parë mënyrat e zgjidhjes dhe atëherë duhen parë mënyrat e zgjidhjes, por duhen marrë në konsideratë se bashku dhe nëse ka nevojë, të gjitha palët janë aty mund ta kontrollojnë e të gjejnë zgjidhjen. S’mund t’ia hedhësh fajin një personi të vetëm që drejton këtë zyrë, pasi nëse ja hedh duhet ta provosh. Por nuk mund të provosh asgjë pa kontrolluar të gjithë situatën. Nëse i mbledh të gjithë së bashku me prokurorin mendoj se mund të ketë një zgjidhje. Por dua të them se nevojitet që kjo çështje të trajtohet me më shumë qetësi”, deklaroi Pack. Ndërsa reporteri i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Libor Roucek për “Sollakun” thekson se “kjo është një çështje me shumë rëndësi”. “Duhet të kemi Prokurori, gjykata e gjykatës të pavarur. Kështu që p.sh, gjykatësit të mos kenë frikë të gjykojnë në bazë të fakteve e bindjeve të tyre pa u ndikuar nga kjo apo ajo parti. Mendoj se lidhjen me këto çështje e diskutuam dhe më parë me besimin e paanshmërinë në interes të të dyja palëve që këto parime të tilla si qjyqësori i pavarur të ngrihen”, theksoi Roucek.

    • gene
    • Posted October 12, 2007 at 6:49 PM
    • Permalink

    Presidenti Bamir Topi konfirmoi dje, se rruga e vetme që duhet të ndiqet për shkarkimin e prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, është ajo e ngritjes së një komisioni hetimor.

    Adi Shkëmbi

    Duke folur në emisionin “Top Story”, të gazetarit Sokol Balla kreu i shtetit u shpreh, se Kushtetuta parashikon që në rastin e shkarkimit të kreut të akuzës, iniciimi i këtij procesi bëhet pikërisht në Parlament. “Prokurori i Përgjithshëm propozohet nga presidenti, veprohet në Parlament, rikthehet te presidenti për t’u dekretuar, rruga e shkarkimit propozohet nga Parlamenti, vjen te presidenti për t’u dekretuar. Pra pozicionet dhe raportet janë më se të përcaktuara”, u shpreh Topi. Duke vazhduar më tej argumentin e tij në këtë pikë kreu i shtetit u shpreh, se duke pasur parasysh edhe precedentin e kaluar, duhet të jetë pikërisht komisioni hetimor i ngritur në Parlament ai që do të çojë në largimin e Dhori Sollakut nga pozicioni i kreut të akuzës. “Në rast se do të ngrihet sipas vullnetit të Parlamentit një komision dhe pastaj sikurse dihet rruga, ne kemi rastin e komisionit hetimor, sërish do të vijë në tavolinën e presidentit. Unë nuk besoj se është momenti të bëjmë parashikime, i dhashë të gjitha këto interpretime për të demonstruar që në të gjithë këtë debat politik mjafton të thuhet që presidenti, pozicion i shprehur edhe në Kuvendin e Shqipërisë, në momentin e betimit, i ritheksuar edhe sot, asnjëherë nuk do të dalë jashtë kornizës kushtetuese”, u shpreh më tej Topi. Por Topi nuk ka përjashtuar mundësinë e marrjes së një detyre tjetër të rëndësishme të Sollakut pas largimit. “Kur njerëzit konsolidohen në një detyrë marrin detyra të reja, po aq të rëndësishme. Pra nuk është e thënë që iku nga një detyrë dhe mund të pësosh regresion, pra të dalësh jashtë loje sepse sot mundësitë janë në një ekonomi tregu, në një sistem demokratik, njeriu ka hapësira të nevojshme kur është i zoti. Mund të jetë në institucione shtetërore, në institucione private, në institucione akademike, pra e rëndësishme është që të absorbohet ky parim, i cili është parim themelor i demokracisë”, tha Topi. I pyetur nëse do të vazhdojë prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, të mbajë këtë post, edhe pas ngritjes së komisionit për reformën zgjedhore, kreu i shtetit shprehu, se nuk ka ndryshuar asgjë nga qëndrimet e tij të mëparshme, çka do të thotë se ai vazhdon t’i qëndrojë mendimit, se Sollaku duhet të largohet nga pozicioni që mban aktualisht. “Kur jam prononcuar, do të thotë që ka qenë një bindje. Çështja në fjalë është një inerci edhe e deklarimeve të mëparshme. Kështu që mos prisni që sot të deklarohem ndryshe. Për hir të delikatesës së çështjes, për hir të domosdoshmërisë së futjes në korniza ligjore kushtetuese dhe për të demonstruar se Presidenti i Republikës edhe aty ku kërkohet që debati të intensifikohet apo të deformohet, unë mund t’u them që do qëndroj në mënyrë shumë rigoroze te korniza ligjore, që është shprehur dhe do marr në konsideratë edhe mjaft gjëra që mbeten për t’u konfirmuar”, theksoi Topi, teksa hodhi poshtë të gjitha zërat se në zyrën e tij ka një listë me emra që mendohet të jenë në pozicionin e Sollakut pas largimit të tij.
    Kriteret e kryeprokurorit
    Duke folur për kriteret që duhet të plotësojë prokurori i ri i Përgjithshëm, Topi tha, se kreu i akuzës duhet të jetë njeri i pastër moralisht, të jetë profesionist i fushës dhe të jetë mbi bazën e një etike komunikimi qytetar. “Tre janë parimet themelore: Duhet të jetë njeri me integritet moral, të ketë pastërti morale, të ketë predispozicion për të ushtruar profesionin, së dyti, duhet të jetë profesionit i fushës, jurist i zoti, së treti, që e kompleton imazhin duhet të jetë mbi bazën e një etike komunikimi qytetar. Pra nuk është e thënë që institucione të tilla të vishen me hijen dhe imazhin e së shkuarës, janë institucione të prokurorisë, të hetimit që lidhen me çështje penale dhe të japin përshtypjen e një njeriu të vrazhdë, jo”, u shpreh më tej Topi. Sipas kreut të shtetit, “Referenca nuk do të jetë politike, referencat nuk do të jenë ç’mendon X ç’mendon Y. E rëndësishme është që politika do të jetë kontribuuese mbi bazën e disa temave reference, ku të merren në konsideratë standardet”.

    • gene
    • Posted October 12, 2007 at 7:44 PM
    • Permalink

    • Deputeti i Partisë Demokratike, Preç Zogaj, tha dje se Parlamenti duhet të bëjë një propozim të ri për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku.

    Por, sipas tij, kjo duhet bërë duke marrë në konsideratë konkluzionet e komisionit të mëparshëm hetimor, pasi ngritja e një komisioni tjetër do të ishte energji tepër e harxhuar prej Parlamentit. “Parlamenti ka barrën e propozimit për shkarkimin, pasi propozimi i vjetër është bërë nul pas rrëzimit që i bëri ish-presidenti Moisiu. Pra, Presidentit Topi i duhet një propozim i ri. Unë mendoj se nuk ka nevojë për komision të ri hetimor, nuk ka nevojë për të shpenzuar këto energji. Unë mendoj se ka nevojë për të rimarrë konkluzionet e komisionit të parë dhe kjo është e mjaftueshme”, tha dje Zogaj. Pak ditë më parë në një intervistë për gazetën “Panorama”, Zogaj tha se nëse për Presidentin Topi duhet një propozim i ri për shkarkimin e Sollakut, atëherë kjo duhet të sqarohet në nivelin e krerëve të këtyre institucioneve për të përcaktuar edhe hapat që duhen hedhur, në mënyrë që kjo të mos duket si një lojë kungulleshkash. “Për të ardhur te rasti konkret, siç dihet, Kuvendi i Shqipërisë, me shumicë votash i ka pas propozuar ish-presidentit Moisiu shkarkimin Sollakut, propozim të cilin Moisiu nuk e mori në konsideratë. Duke njohur këtë histori, të gjithë ne kemi menduar se pengesa ishte Presidenti i Republikës, por nëse propozimi i parë i shumicës kuvendore është bërë nul pas refuzimit nga Moisiu, nëse për Presidentin Topi duhet një propozim i ri, atëherë kjo duhet të sqarohet në nivelin e krerëve të këtyre institucioneve për të përcaktuar edhe hapat që duhen hedhur”, tha Zogaj.

    • gene
    • Posted October 13, 2007 at 11:34 AM
    • Permalink

    PS: Sollaku, s’mund të ketë komision të dytë hetimor

    Fejzi Braushi
    13-10-2007

    E-mail Print
    Komentet Komenti juaj + –

    Socialistët e konsiderojnë antikushtetuese, ndërmarrjen e një nisme tjetër nga ana e Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e Sollakut
    TIRANË- Socialistët e konsiderojnë antikushtetuese ndërmarrjen e një nisme tjetër nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, për ngritjen e një komisioni parlamentar për hetimin e kryeprokurorit, Theodhori Sollaku. Duke marrë shkas nga deklaratat e kreut të shtetit, i cili ditët e fundit ka theksuar se çështja e shkarkimit të Sollakut i përket tashmë Kuvendit, Partia Socialiste ka kundërshtuar çdo tentativë tjetër nga ana e mazhorancës, për të realizuar një tjetër hetim ndaj punës së Prokurorit të Përgjithshëm. Erion Braçe, në emër të grupit kuvendor socialist, ka theksuar dje se Presidenti i Republikës dhe Kuvendi për këtë çështje duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e konsideroi të paligjshëm hetimin e punës së kryer nga organi i akuzës. Nisur nga ky fakt, ai i ka kërkuar kreut të shtetit që të heqë dorë nga një përpjekje e tillë dhe të mos bie preh e presionit të vazhdueshëm të mazhorancës, për shkarkimin e Sollakut. Sipas socialistëve, vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të jenë pikë referimi për veprimtarinë e mëpasshme të të gjithë institucioneve shtetërore, ndaj dhe Presidenti i Republikës, si garant i Kushtetutës, duhet të jetë i pari që duhet ta zbatojë atë.

    “Besoj se Presidenti i Republikës duhet të ketë parasysh, që një komision hetimor parlamentar është ngritur për çështjen e Z.Sollaku, veprimtaria e të cilit u gjet antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë. Që do të thotë që presidenti i mëparshëm, z.Moisiu ka marrë një vendim bazuar në Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që ka gjetur antikushtetuese veprimtarinë e një komisioni hetimor parlamentar të drejtuar nga kryetari i maxhorancës së sotme parlamentare, në raport me organin e Prokurorisë së Përgjithshme. Kështu që Presidenti duhet t’i referohet dokumenteve që ka në institucionin e tij, lidhur me këtë çështje”,- u shpreh Braçe. Për Partinë Socialiste, kjo çështje është mbyllur që në momentin e shpalljes së Vendimit nga Gjykata Kushtetuese, si organi suprem për vendimmarrjen ligjore. Në vijim të këtij qëndrimi, selia rozë thekson edhe një herë se, reforma në sistemin e drejtësisë nuk duhet të njësohet me largimin e Kryeprokurorit. “Jam i bindur që kjo çështje është e mbyllur dhe vulën lidhur me këtë çështje e ka vënë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, para të cilëve duhet të bindemi e të përkulemi të gjithë, pavarësisht se çfarë funksioni kemi, deputet apo President i Republikës”,- theksoi Braçe. Sipas PS-së, Presidenti mund ta shkarkojë Prokurorin e Përgjithshëm me propozim të Kuvendit, vetëm në katër rastet që parashikon Kushtetuta, pra, për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e Prokurorit.

    • gene
    • Posted October 14, 2007 at 1:50 PM
    • Permalink

    “Sollaku”, Topi mes Gjykatës Kushtetuese dhe Parlamentit

    Dilema e Presidentit për të shkarkuar kryeprokurorin

    Shkarkimi i Prokurorit të Përgjithshëm ka vendosur Bamir Topin mes Gjykatës Kushtetuese dhe Parlamentit. Presidenti i vendit nuk e ka aspak të lehtë të vërë në lëvizje mekanizmin që liron karrigen e kreut të akuzës. Shkak për këtë është se Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë hetimin e parë parlamentar që u krye ndaj kryeprokurorit. Por, përtej kësaj kreu i shtetit i njeh të drejtën shumicës për të kërkuar një tjetër komision hetimor. Duket se lufta do përqendrohet për momentin te ndryshimi i objektit të hetimit duke u larguar nga ai i vjetri.

    Kushtetuesja

    Në datën 04.12.2006, Gjykata Kushtetuese të zgjidhë mosmarrëveshjen e kompetencave të lindur midis dy organeve shtetërore, (Prokurori dhe Parlament) subjekt në këtë mosmarrëveshje. Ajo deklaroi se Kuvendi i Shqipërisë nuk ka kompetencë të kontrollojë dhe të vlerësojë vendimet e prokurorëve në çështjet konkrete për mosfillimin e procedimit penal, për pezullimin e hetimeve, për pushimin e çështjeve penale, për marrjen e masave të sigurimit, si dhe të vendimeve e veprimeve të tjera që lidhen me ushtrimin e ndjekjes penale e përfaqësimin e akuzës në gjyq. Duke miratuar kështu kërkesën e hartuar nga Theodhori Sollaku për shfuqizim si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 31, datë 02.05.2006 të Kuvendit të Shqipërisë “Për përcaktimin e përbërjes dhe të afatit të veprimtarisë së Komisionit Hetimor për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh mbi nisjen e procedurës së shkarkimit nga detyra të Prokurorit të Përgjithshëm”; zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave. Gjykata Kushtetuese vlerëson se, në aspektin kushtetues, fakti se Kuvendi jep pëlqimin për emërimin, ose propozon shkarkimin e këtij funksionari publik, nuk do të thotë se ky person është drejtpërdrejt përgjegjës ndaj Kuvendit. Edhe detyrimi për të informuar Kuvendin, nuk do të thotë se pavarësia e drejtuesit apo ajo e institucionit të drejtuar prej tij, është e kufizuar. Gjykata vlerëson, se vendimi i Kuvendit për ngritjen e komisionit hetimor, që ka për qëllim nxjerrjen e përfundimeve mbi nevojën e miratimit të ligjeve, ose evidentimin e dukurive e të përgjegjësisë së personave përgjegjës, është në pajtim me Kushtetutën. Por gjykata nuk e gjen të tillë vendimin e Kuvendit për sa i përket objektit të hetimit të komisionit hetimor, sepse siç rezulton edhe nga plani i hetimit, objekt hetimi janë bërë mjaft çështje e aspekte, të cilat përbëjnë problem në këndvështrimin kushtetues.

    Presioni

    Kreu i shtetit, gjithsesi, ndodhet përballë një presioni të shumëfishtë. Krahas një vendimi konkret të Gjykatës Kushtetuese është kërkesa e mazhorancës për t‘i shkuar deri në fund largimit të kryeprokurorit. Madje Topit i është kujtuar shpesh qëndrimi i tij i palëkundur kur ishte nënkryetar i Partisë Demokratike, që insistonte tek ikja e Sollakut. E vetmja mundësi që ka ngelur tashmë, e artikuluar deri diku politikisht, është ajo e ngritjes së një komisioni hetimor numër 2 me një tjetër objekt hetimi. Për të shkuar më pas në paraqitjen e një relacioni, votimin në Kuvend dhe dekretimin e shkarkimit nga Presidenti.

    Dorëheqja

    Presidenti aktual, Bamir Topi, ka deklaruar publikisht se i ka kërkuar dorëheqjen kreut të akuzës, Theodhori Sollaku. Këtë ai e ka thënë gjatë takimeve të përbashkëta kokë më kokë. Por, përgjigjja e kreut të organit të akuzës duket se ka qenë negative, përderisa nuk ka pranuar të largohet vullnetarisht

    shqip

    • gene
    • Posted October 16, 2007 at 11:23 AM
    • Permalink

    Nuk i ndahen Sollakut
    E Hene, 15 Tetor 2007
    Ilir Saqellari

    Komisioni “Sollaku 2” eshte ne prag. Padyshim qe nismetare per ngritjen e komisionit hetimor ndaj punes se kryeprokurorit Theodhori Sollaku eshte serish shumica e udhehequr nga PD-ja. 28 deputete te PD-se kane firmosur tashme dhe pritet te dorezojne sot ne kryesine e Kuvendit kerkesen per nisjen e procedurave per shkarkimin e kryeprokurorit. Kerkesa eshte e ndryshme nga ajo e komisionit te pare. Nuk ka me 80 shkelje edhe per ceshtje te vecanta, por 4 pika me te pergjithshme. Ne kete menyre, demokratet jane perpjekur te shmangin argumentin, per te cilin Gjykata Kushtetuese rrezoi veprimtarine e komisionit te pare e po ashtu, edhe rregullin ligjor qe nuk mund te denohesh dy here per te njejten shkelje. Gjithsesi ajo qe bie ne sy, eshte fakti qe sipas te gjitha gjasave, Sollaku kesaj here mund te mposhtet. Kreu i Prokurorise se Pergjithshme tashme nuk mund te mbrohet me nga mosdekretimi i shkarkimit nga Presidenti i Republikes, sic ndodhi kur ishte Moisiu. Bamir Topi e ka shprehur hapur kerkesen per largimin e kryeprokurorit, perpara dhe pasi u be president. Mazhoranca duket se i ka votat per te miratuar ne Kuvend si per ngritjen e komisionit, ashtu edhe per miratimin e kerkeses per shkarkim. Pas kesaj, gjithcka eshte ne doren e Bamir Topit, qe sigurisht do te jete pro shkarkimit. Kreu i shtetit vetem pak dite me pare i kerkoi doreheqjen Sollakut, cka nuk u realizua. “Kokefortesia” e kryeprokurorit solli ne iniciativen e dyte te demokrateve, e cila e ben thuajse e pashmangshme shkarkimin e Theodhori Sollakut, madje qe tani kane filluar te permenden emrat e mundshem si pasues te tij.

    Kerkesa

    Ne kerkese, demokratet japin nje sere argumentesh, qe sipas tyre tregojne papergjegjshmerine e kryeprokurorit dhe mbrojtjen qe ai u ben shkelesve te ligjit. “Trajtimi i papergjegjshem i ceshtjeve te pushuara nga gjykata per mungese provash”, ku sipas PD-se, prokurori ka treguar cilesi te dobet ne hetimin e paplote te ceshtjeve dhe mungese e vullneti per kryerjen e detyres”, – eshte nje nga pikat ku mbeshteten demokratet ne kerkesen e tyre. Me tej, argumente te tjera jepen ne rastin e ekstraktimeve. “Duke marre kompetencat e Ministrise se Drejtesise, Prokuroria e Pergjithshme ka refuzuar ekstradimet e shtetasve shqiptare ne vendet ku kane kryer krimet, duke rritur dyshimet per shfrytezim korruptiv te kesaj kompetence te uzurpuar nga Ministria e Drejtesise dhe duke iu dhene mundesi autoreve te veprave te renda penale, vrases dhe trafikante, te vijojne te pashqetesuar aktivitetin e tyre ne Shqiperi”, – shkruhet ne kerkese. Nje tjeter pike eshte trajtimi i papergjegjshem i rasteve flagrante te korrupsionit te kallezuara nga institucionet e tjera publike. Demokratet japin edhe nje shembull. “Mosveprimi i prokurorit per nje denoncim publik dhe zyrtar nga ministri i Drejtesise te mekanizimit korruptiv ne lirimin nga burgu te disa trafikanteve droge dhe vrasesve me falsifikimin e gjendjes se tyre shendetesore dhe psikike. Nga Prokurori i Pergjithshem nuk eshte ndermarre asnje veprim, edhe pse eshte bere kallezim penal ndaj nje gjyqtari dhe dy prokuroreve ne rastet kur te liruarit nga burgu jane verifikuar me pas me shendet te plote, qe i ka lejuar ata jo vetem te ushtrojne te qete bizneset e tyre, por madje edhe te martohen”, – thuhet ne kerkese. Vec kesaj, sipas demokrateve, kryeprokurori i ka trajtuar me papergjegjshmeri kallezimet penale te depozituara. “Statistikat tregojne se rritja e statistikave te kallezimeve ne prokurori eshte shoqeruar me uljen e numrit te ceshtjet e derguara per shqyrtim nga ky institucion, cka konfirmon mungese te dukshme te Prokurorit te Pergjithshem per te cuar para drejtesise autoret e dyshuar per vepra penale”, – shtojne demokratet ne fletushken qe pritet te dorezojne sot ne kryesine e Kuvendit. saqellari@korrieri.com

    • gene
    • Posted October 16, 2007 at 11:23 AM
    • Permalink

    Leskaj: Kerkesa, antikushtetuese
    E Hene, 15 Tetor 2007
    Opozita e quajti antikushtetuese mundesine qe mazhoranca te dorezoje sot kerkesen per ngritjen e nje komisioni te dyte hetimor, ndaj kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Valentina Leskaj, kryetare e grupit parlamentar te PS-se dhe kryetari i LSI-se, Ilir Meta, i thane “Korrierit” se kerkesa eshte antikushtetuese. Numri nje i socialisteve ne Kuvend, Leskaj, tha: “Kerkesa eshte antikushtetuese. Perderisa ka pasur me pare nje komision hetimor dhe nje vendim, nuk mund te kete te dyte. Kjo ka te beje me parimet baze te se drejtes. Qe nga shekulli XII, nuk mund te gjykohesh dy here per te njejten shkelje. Formulimi tregon qe kerkon te shmange pikerisht kete parim, po qellimi eshte i njejte”. Edhe lideri i LSI-se, Ilir Meta, e quajti antikushtetuese kerkesen e demokrateve. “Do te ishte marrezi jo vetem politike, por edhe antikushtetuese”, – tha ish-kryeministri Meta per “Korrierin”. Me tej Valentina Leskaj shtoi se demokratet me kete iniciative cenojne edhe punen e nisur per reformen ne drejtesi, me ngritjen e komisionit te posacem. “Kjo nisme tregon se mazhoranca nuk ka vullnet per te kryer reformen ne drejtesi. Politikisht krijon probleme dhe cenon punen e komisionit te reformes ne drejtesi. Per sa kohe kemi rene dakord per nje komision per reformen, cdo gje duhet te ishte pjese e kesaj pakete, qofte edhe kufizimi i mandatit. Te ngresh tani komision hetimor per kryeprokurorin, eshte si te prishesh procesin dhe angazhimin e reformes ne drejtesi”, – i Leskaj “Korrierit”.

    I. Saqellari

    • gene
    • Posted October 16, 2007 at 11:26 AM
    • Permalink

    Nderkohe sollaku ka paraqitur ne kuvend kerkesen per hetimin e deputetit basha aktualisht ministrer i jashtem per ceshjten e tenderit te rruges rreshen-kalimash ne kohen kur ishte minister i transporteve

    • gene
    • Posted October 16, 2007 at 11:34 PM
    • Permalink

    Beja thërret Sollakun të mbrohet në Kuvend

    Pas zyrtarizmit të kërkesës së grupit parlamentar të mazhorancës ku kërkohet nisja e procedurave për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Kuvendi nuk ka humbur asnjë minutë kohë. Pak orë pas depozitimit të kërkesës së PD-së në zyrën e protokollit të Kuvendit, nënkryetari i Kuvendit, Fatos Beja, në mungesë të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, i ka dërguar një shkresë Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, ku e vë në dijeni që Kuvendi ka vendosur ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e tij dhe ligjshmëria ose jo e ngritjes së këtij komisioni do të diskutohet ditën e mërkurë më 17.10.2007 në orën 10:00 në Komisionin e Ligjeve, ndaj kërkohet prania e tij. Në shkresën e Kuvendit drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm i kërkohet Kryeprokurorit Sollaku të konfirmojë ose jo pjesëmarrjen e tij në këtë mbledhje. Sipas nënkryetarit të Kuvendit, Fatos Beja, thirrja e Kryeprokurorit në Komisionin e Ligjeve bëhet në përputhje me nenin 114 të rregullores së Kuvendit. Në pikën 2 të nenit 114, thuhet se kryetari i Kuvendit i përcjell kërkesën e 28 deputetëve Komisionit të Ligjeve, i cili brenda 15 ditëve duhet t‘i paraqesë Kuvendit, raportin dhe propozimin e tij për ngritjen ose mos ngritjen e një komisioni hetimor. Gjithashtu në këtë nen i jepet e drejta, që personi për të cilin ngrihet komisioni hetimor, nëse do të shprehet, ka të gjitha të drejtat që të paraqitet në Komisionin e Ligjeve dhe komisioni ka të drejtë ta dëgjojë, duke i lënë një kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes dhe dhënien e sqarimeve. Kuvendi zhvillon debat në seancë plenare jo më vonë se 7 ditë nga data e paraqitjes së raportit të Komisionit të Ligjeve dhe në përputhje me kohën e përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve, sipas nenit 48 të kësaj rregulloreje. Në rast se Kuvendi rrëzon nëpërmjet votimit raportin dhe propozimin e paraqitur nga ky komision, procedura për shkarkimin e anëtarit të organit kushtetues ndërpritet. Kuvendi për të njëjtin motiv nuk mund të vendosë përsëri edhe nëse kërkesa paraqitet nga një grup tjetër deputetësh. Në rast se Kuvendi pranon nëpërmjet votimit raportin dhe propozimin e Komisionit, ngre brenda 2 ditëve një komision hetimor për këtë çështje. Gjithashtu komisioni hetimor është i detyruar të thërrasë dhe të dëgjojë mendimin e anëtarit të organit kushtetues, për të cilin kërkohet shkarkimi në lidhje me propozimin e paraqitur. Në përfundim të hetimit, komisioni hetimor duhet t‘i paraqesë Kuvendit, në mënyrë të arsyetuar, nëse ekzistojnë ose nuk ekzistojnë shkaqet për shkarkimin e anëtarit të organit kushtetues. Kuvendi shqyrton me debat dhe voton raportin e komisionit hetimor në një seancë të veçantë brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij. Në rast se anëtari i organit kushtetues, për të cilin kërkohet shkarkimi, konkretisht Sollaku, kërkon të dëgjohet në seancë plenare, Kuvendi është i detyruar ta dëgjojë atë. Raporti i komisionit hetimor, që i propozon Kuvendit shkarkimin e anëtarit të organit kushtetues, miratohet nga Kuvendi me shumicën e parashikuar në Kushtetutë.

    • gene
    • Posted October 16, 2007 at 11:36 PM
    • Permalink

    Jaho, Kuvendi të respektojë vendimet e Kushtetueses

    Intervista/ Flet konstitucionalisti i njohur, Niazi Jaho. Problemet ligjore që ndeshen me kërkesën e mazhorancës

    Konstitucionalisti i njohur, Niazi Jaho, në një intervistë për “Shqip”, paralajmëron deputetët se ngritja e komisionit hetimor për Kryeprokurorin bie ndesh me Kushtetutën, aq më shumë pasi për këtë çështje është shprehur Gjykata Kushtetuese…

    Një grup deputetësh të PD-së, paraqiti në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor lidhur me shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm. A është e ligjshme kjo nismë?

    Sipas nenit 77 pika 2 e Kushtetutës, Kuvendi ka të drejtë dhe me kërkesën e një të katërtës së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë komisionin hetimor për të shqyrtuar një çështje të veçantë. Nga kjo del se kur komisioni hetimor kërkohet nga 28 deputetë, ngritja e tij është e detyrueshme. Për këtë bëhet fjalë edhe në një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2003 që ka interpretuar nenin 77 pika 2 e Kushtetutës. Por duke pasur parasysh vendimin e mësipërm të Gjykatës Kushtetuese, e drejta e një të katërtës së deputetëve për të ushtruar hetim parlamentar “nuk mund të konsiderohet absolutisht e pakufizuar”. I vetmi kufizim, siç theksohet në këtë vendim, është i lidhur me detyrimin që objekti i hetimit “të jetë në përputhje me respektimin e parimeve të sanksionuara në Kushtetutë”. Në këtë vështrim, nisma e një të katërtës së deputetëve për ngritjen e këtij komisioni, bazohet në Kushtetutë dhe ligjin përkatës për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore. Ajo që mund të diskutohet, mund të ishte objekti i hetimit që duhet të konkretizohet edhe në planin e hetimit. Çështja e veçantë që përmendet në nenin 77 të Kushtetutës është e lidhur ngushtë me objektin e hetimit, problem ky që trajtohet gjerësisht në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

    Vitin e kaluar u ngrit një komision hetimor për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Kuvendi i propozoi Presidentit shkarkimin e tij, por ai e konsideroi atë të pabazuar dhe në kundërshtim me parimet kushtetuese. Më vonë, Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm. Tani kërkohet përsëri ngritja e një komisioni tjetër parlamentar. A është e ligjshme ngritja e këtij komisioni?

    Më sipër sqaruam se komisioni hetimor ngrihet kur këtë e kërkon një e katërta e të gjithë deputetëve. Por për të shprehur ndonjë mendim lidhur me pyetjen tuaj, do të duhej të dispononim dhe të studionim me vëmendje çfarë përmban objekti i hetimit të këtij komisioni, madje mund të ishte e nevojshme të njiheshim edhe me planin e hetimit të këtij komisioni, ku do të pasqyrohej mënyra, rrugët dhe metodologjia që do të zbatohej. Nëse do të supozonim, pyetjes suaj mund t‘i përgjigjeshim në dy variante të mundshme. Konkretisht: a) Në qoftë se objekti dhe plani i hetimit nuk do të respektonin parimet kushtetuese, d.m.th. nëse objekti i komisionit hetimor që mendohet të ngrihet do të ishte i njëjtë me objektin e hetimit që zbatoi komisioni hetimor i vitit të kaluar i ngritur për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, mund të thuhej pa hezitim se ai do të ishte i paligjshëm, antikushtetues. Në këtë konkluzion ka arritur Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj të datës 04.12.2006; b) Nëse objekti dhe plani i hetimit do të respektonin parimet e sanksionuara në Kushtetutë siç janë p.sh. pavarësia e organeve Kushtetuese, ndarja e pushteteve, prezumimi i pafajësisë etj., ngritja dhe veprimtaria e komisionit do të ishin të ligjshme.

    Mund të na thoni si trajtohen këto çështje në vendimin e Gjykatës Kushtetuese që përmendët më lart?

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është relativisht i gjatë, por analitik. Në këtë rast, Gjykata Kushtetuese u vu në lëvizje nga një kërkesë që i drejtoi asaj Prokurori i Përgjithshëm. Ai kërkonte shfuqizimin e vendimit të Kuvendit dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave. Po u referohem vetëm disa pjesëve të tij. Kështu p.sh., në pjesën konstatuese të këtij vendimi thuhet se organi i prokurorisë ka të drejta ekskluzive të vendosë ndjekjen penale ose jo, të dërgojë ose të mos dërgojë çështjen në gjyq, ta pushojë ose jo këtë apo atë çështje. Në vazhdim të analizës që bëhet në pjesën konstatuese të këtij vendimi, konkludohet se “Mjetet e kontrollit parlamentar, nuk mund të përdoren asnjëherë si instrument për të shqyrtuar dhe vlerësuar vendimet e marra nga ana e prokurorëve për çështje konkrete”.

    Çfarë vendimi mori Gjykata Kushtetuese?

    Në përfundim, siç rezulton nga vendimi nr. 26, dt. 04.12.2006, Gjykata Kushtetuese vendosi: “Të zgjidhë mosmarrëveshjen e kompetencave të lindur midis dy organeve shtetërore, subjekt në këtë mosmarrëveshje dhe të deklarojë se Kuvendi i Shqipërisë nuk ka kompetencë të kontrollojë dhe të vlerësojë vendimet e prokurorëve në çështjet konkrete për mosfillimin e procedimit penal, për pezullimin e hetimit, për pushimin e çështjeve penale, për marrjen e masave të sigurimit, si dhe të vendimeve e veprimeve të tjera që lidhen me ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjyq”.

    Presidenti i Republikës kur ishte nënkryetar i PD-së dhe kryetar i grupit parlamentar të kësaj partie është shprehur dhe ka votuar pro shkarkimit të Prokurorit të Përgjithshëm. Ky fakt a mund të ndikojë në qëndrimin e tij në rast të një propozimi për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm?

    Nuk më takon mua t‘i përgjigjem kësaj pyetjeje. Megjithatë, vetëm në aspektin ligjor, mund të shpreh ndonjë mendim. Presidenti i Republikës në çdo rrethanë zbaton me rigorozitet Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, si dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese që siç dihet janë të formës së prerë dhe të detyrueshme për zbatim. Ai përfaqëson unitetin e popullit. Vendimi i Presidentit nuk ka dhe nuk duhet të ketë karakter formal. Propozimit për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, ai mund t‘i përgjigjet me po ose jo. D.m.th. ta pranojë apo ta refuzojë atë, pavarësisht nëse nisma për ngritjen e këtij komisioni është marrë nga mazhoranca qeverisëse apo opozita. Është domethënëse dhe vlen të evidentohet ajo pjesë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese Nr. 75, datë 19.04.2002 ku thuhet: “Gjykata Kushtetuese çmon se është Presidenti i Republikës organi kompetent i ngarkuar nga Kushtetuta për të kryer një verifikim nga pikëpamja kushtetuese të shkaqeve dhe procedurave të ndjekura nga Kuvendi për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm”. Ky është vendim që interpreton nenin 149 pika 2 të Kushtetutës ku bëhet fjalë për rastet kur mund të shkarkohet Prokurori i Përgjithshëm. Ky interpretim citohet edhe në vendimin Nr. 76, datë 25.04.2002 të po kësaj gjykate lidhur me shqyrtimin e kërkesës së ish-Prokurorit të Përgjithshëm Z. Arben Rakipi.

    Cilat janë rastet që mund të shkarkohet Prokurori i Përgjithshëm?

    Sipas pikës 2 të nenit 149 të Kushtetutës, Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës me propozimin e Kuvendit për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e Prokurorit.

    • gene
    • Posted October 16, 2007 at 11:38 PM
    • Permalink

    Seance per Dhorin dhe Lulin
    E Marte, 16 Tetor 2007
    Ergys GJENCAJ

    Kerkesa e Prokurorise se Pergjithshme, drejtuar Kuvendit per heqjen e imunitetit te deputetit Lulzim Basha, eshte shnderruar ne mollen e sherrit mes mazhorances dhe opozites. Nga njera ane, opozita theksonte se nje kerkese e tille ka mberritur mengjesin e djeshem ne Kryesine e Kuvendit, e cila eshte edhe protokolluar. Por, ndryshe mendonte nenkryetari i Kuvendit, demokrati Fatos Beja, i cili ne mungese te kryeparlamentares Jozefina Topalli, ka marre fuqite e drejtuesit te Kuvendit. Beja bente te paditurin. Ai kembengulte se nje kerkese te tille nuk ka pare dhe lexuar dhe ne tavolinen e tij te punes nuk ka mberritur asnje kerkese. Padija e tij kaloi ne maksimum, saqe per pak do te betohej per atdhe dhe mbi Kushtetute. Ne fillim te seances, nenkryetari i Kuvendit njoftoi deputetet se eshte depozituar, ne baze te te gjitha rregullave procedurale dhe ligjore, nje kerkese nga 28 deputete, e cila bente fjale per nisjen e procedurave per shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem, Theodhori Sollaku. Per kete nuk pati ndonje reagim te fuqishem. Beja tha se per kete iniciative eshte vene ne dijeni edhe kryeprokurori Sollaku, dhe eshte ftuar te marre pjese ne mbledhjen e Komisionit te Ligjeve diten e neserme, ku do te diskutohet ligjshmeria e kesaj nisme. Por menjehere pas kesaj, opozita ka kerkuar te njihet nga drejtuesi i seances, se perse ai nuk njofton per kerkesen e prokurorise, derguar ne Kuvend per heqjen e imunitetit te ministrit Basha. Ketu nis dhe perplasja. Beja thoshte se nuk di gje per kete. Atehere opozita kerkon pushim, per te marre informacion per kete gje ne administrate. Pas disa debatesh, Beja dorezohet dhe lejon pushim 5 minuta, i cili zgjat pothuajse 45. Por pas ketij pushimi, opozita nuk mundi te zbardhte asgje. Nga ana e saj, kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, tha se opozita u kufizua ne kerkesen e saj, pasi iu tha se administrata nuk ishte ne pune, pasi orari kishte perfunduar. Por ajo theksoi se sic duket, ky bllokim eshte bere me qellim dhe me urdher nga lart. Por pas pretendimeve te opozites, ministri Basha, “koken” e te cilit kerkon Prokuroria, tha se eshte i gatshem te shkoje ne organin e akuzes menjehere, sigurisht ne perputhje me axhenden e tij. Duke folur me gjuhen e revanshit, ai tha se interesi i tij eshte te dale e verteta ne shesh, por edhe ajo e vertete e atyre qe kane nisur kete kryqezate antishqiptare.

    • gene
    • Posted October 17, 2007 at 11:46 PM
    • Permalink

    Ibrahimi: Ja mangësitë e kërkesës së PD

    Intervistoi: Fejzi Braushi
    17-10-2007

    E-mail Print
    Komentet Komenti juaj + –

    Intervista/ Juristi i njohur Genti Ibrahimi sqaron bazën ligjore të secilës prej akuzave të ngritura nga demokratët
    Z.Ibrahimi, mazhoranca ka ndërmarrë një nisëm të dytë për shkarkimin e kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Ndërkohë që opozita e ka konsideruar atë si antikushtetuese. Vlerësimi juaj?

    Si fillim, do të thosha se kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor “Sollaku II” duhet të ndahet qartë nga Komisioni “Sollaku I”. Në fakt, kërkesa e grupit të deputeteve të PD nuk duket se e mban parasysh këtë nevojë, teksa kërkon të merren parasysh përfundimet e komisionit të parë hetimor dhe në këtë kuptim ajo (kërkesa) bie ndesh me parimin themelor të gjësë së gjykuar.

    A është i vlefshëm sipas jush pretendimi i mazhorancës, se numri i kallëzimeve ka qenë shumë më i lartë se numri i çështjeve të çuara në gjyq?

    Kjo është një analizë statistikore, e cila mund të interpretohet në njëmijë e një mënyra. Për këtë arsye e shoh të vështirë kalimin nga këto të dhëna statistikore në përfundimin e kërkuar nga Kushtetuta, që të provohet se Prokurori i Përgjithshëm ka kryer shkelje të Kushtetutës apo shkelje të rënda të ligjit. Kreu i dytë i akuzës, që ka të bëjë me numrin e lartë të çështjeve të pushuara nga gjykata për mungesë provash, është i shtruar drejt teknikisht. Besoj që kjo kategori të dhënash, në rast se provohen në procesin e hetimit parlamentar, do të përbënte shkas të mjaftueshëm për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Sidoqoftë, edhe këtu unë shoh një problem. Pavarësisht se deputetët nismëtarë mund të kenë menduar që faktet dhe provat për këtë pretendim të tyre do t’i paraqesin gjatë seancave të hetimit, do të kishte qenë e udhës që disa fakte kryesore të përmendeshin që në kërkesën e tyre.

    Në kreun e tretë të saj, prokurori akuzohet edhe për trajtim të papërgjegjshëm të marrëdhënieve juridiksionale me të huajt.

    Edhe kjo çështje është shtruar drejt teknikisht, në kuptimin që dështimi i prokurorisë në menaxhimin e marrëdhënieve juridiksionale më autoritetet e huaja, do të ishte një arsye që mund të justifikonte shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Megjithatë, pretendimet e përmbledhura në kreun III të akuzës, janë në thelb pretendime për uzurpim kompetencash, pra, përmbajnë elementë të një konflikti juridiksional. Ky fakt e bën pretendimin në fjalë të papërshtatshëm për t’u gjykuar nga Parlamenti, në kuadrin e një procesi impeachment-i. Forumi i duhur për sqarimin e këtij konflikti do të ishte Gjykata Kushtetuese, e cila sipas germës “ç” të nenit 131 të Kushtetutës “vendos për mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve…”.

    Gjithashtu prokurori akuzohet edhe se ka lejuar një mekanizëm korruptiv, me anë të të cilit janë liruar shumë të burgosur. A mund të hetohet prokurori për këtë çështje?

    Ky pretendim, n.q.s provohet, duhet të na bëjë të gjithëve të dridhemi, qoftë edhe brenda mureve “të sigurta” të shtëpive tona. Fjala është për as më shumë e as më pak sesa për kriminelë që gëzojnë lirinë, për shkak të një ekspertimi mjeko-ligjor të rremë. Hetimi parlamentar i Prokurorit të Përgjithshëm për këtë çështje është thjesht i pamundur sepse e vetmja mënyrë për ta hetuar këtë pretendim, është hetimi i dosjeve konkrete të hartuara nga prokurorë konkretë. Është e tepërt të kujtoj që Gjykata Kushtetuese e quajti të papranueshme dhe antikushtetuese këtë formë të hetimit parlamentar, në vendimin e saj për kushtetueshmërinë e komisionit hetimor “Sollaku I”.

    Cili duhet të jetë qëndrimi që duhet të mbajë Kuvendi për këtë çështje?

    Do të isha i mendimit që Kuvendi, me anë të një vendimi, duhet ta kthejë kërkesën e deputeteve për fillimin e procedurave të shkarkimit, në mënyrë që ajo të zhvishet nga të metat dhe pasaktësitë e evidentuara më lart.

    • gene
    • Posted October 22, 2007 at 1:52 PM
    • Permalink

    Topi konverton qëndrimin për Sollakun

    Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dhënë shenjën e parë të kapërcimit të qerthullit politik në reformën në sistemin e Drejtësisë. Duke reflektuar nga kritikat e ardhura nga Brukseli, ai ka deklaruar gjatë konferencës së përbashkët me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hop Scheffer, se reformat e ndërmarra nuk duhet që të implikohen apo të shihen në funksion të emrave konkretë. “Nuk janë emrat e veçantë që determinojnë procesin, por janë proceset demokratike janë reformat”, – është shprehur Topi. Ky është ndoshta qëndrimi i parë që pajton optikën e shumicës së djathtë me opozitën e majtë lidhur me reformat. Po kështu duhet nënvizuar se një qëndrim i tillë thuajse i rishikuar i presidentit jep të kuptojë se Brukseli i sheh me shumë kritika nismat e fundit të qeverisë dhe shumicës së djathtë sidomos ndaj organeve të pavarura kushtetuese.

    20 Tetor 2007

    • gene
    • Posted October 22, 2007 at 1:53 PM
    • Permalink

    Pas presionit te Brukselit, Topi: “Per Sollakun do te jem mbi palet”
    Presidenti i Republikes zbut angazhimin e tij institucional lidhur me çeshtjen e prokurorit te Pergjithshem. Reforma ne Drejtesi dhe bashkepunimi me opoziten del ne plan te pare, pervijohet ideja e nje marreveshjeje

    Skerdilajd Zaimi

    Mesazhet e Brukselit lidhur me kushtet e anetaresimit te Shqiperise ne NATO kane prodhuar efekte te menjehershme ne skenen politike te vendit tone. Nyja e ngurtesuar e debatit me te forte politik, qe ka karakterizuar kete legjislature, çeshtja “Sollaku”, mund te thuhet se ka marre nje karakter te pergjithshem duke u transformuar ne premisen themelore te ecurise se metejshme te reformave te qenesishme qe kushtezojne hyrjen ne Aleancen e Atlantikut Verior e pse jo per pasoje edhe riidentifikimin elektoral te kahjes se pushtetit. Moderacion nga shumica e djathte dhe agresivitet nga opozita. Ky ka qene efekti konkret i deklaratave te forta te sekretarit te Pergjithshem te NATO-s, Jap de Hop Scheffer, i cili i ka bere te qarte Presidentit te Republikes, Bamir Topi, nevojen e permiresimit te klimes politike ne vend. Vetem nje dite me pas, kreu i shtetit ka modifikuar qendrimin e tij lidhur me kete çeshtje duke nenvizuar se gjykimi dhe angazhimi i institucionit te tij do te jete i matur, ne perputhje me rolin kushtetues e ate moral te te qenit mbi palet e per me teper ai do te ndervaret shume nga vleresimi i fakteve qe do te serviren nga Kuvendi i Shqiperise. “Vendimi persa i perket prokurorit te Pergjithshem do te vije pas vleresimit te konkluzioneve qe do te prezantoje Kuvendi i Shqiperise qe ka ngritur tanime nje komision. Une do te pres konkluzionet e Kuvendit per te gjykuar ne perputhje me to dhe me detyrimet kushtetuese, pasi une nuk jam me pjese e Kuvendit, por jam ne cilesine e Presidentit qe presupozon nje figure mbi palet”, – deklaroi Topi. Deklarimi i tij hedh ne skene dy risi domethenese: e para edhe pse njihet vlera juridike e komisionit ai rivendos diskutimin e çeshtjes edhe nga shumica e djathte ne nje plan ligjor, larg retorikes diskretituese dhe thellesisht te demshme me akuza publike e shantazhe politike. E dyta, Presidenti duket se te pakten ne pikepamjen etike i eshte rikthyer pozicionit te mbajtur ne tryezen e partive parlamentare ne rolin e tij si mediator, duke dhene nje mesazh çtensionimi ne raport me akuzat e fundit te opozites se majte. Ne kuptimin praktik, Presidenti eshte perpjekur te riaktualizoje vleren e Komisionit te posaçem Parlamentar per reformen ne Drejtesi, i cili u cenua rende ditet e fundit nga angazhimi i njeanshem i shumices se djathte per ngritjen e komisionit “Sollaku 2”. Garancia e Presidences ne kete drejtim, pra per shkarkimin e prokurorit te Pergjithshem me ane te nje praktike qe cilesohet nga opozita si antikushtetuese, duket se ka rene apo po shkon drejt maturimit te saj edhe per shkak se Presidenti se bashku me shumicen e djathte ndermori nje hap qe sfidoi nje vendim te pakontestueshem te Gjykates Kushtetuese. Ajo qe po kerkohet pas vizites se Topit ne Bruksel eshte ndoshta rruga e kompromisit politik me opoziten, e cila ia ka dale qe çeshtjen “Sollaku”, cilido qe te jete perfundimi i saj, ta ktheje ne nje nyje qe percakton menyren e vleresimit politik te shumices se djathte persa i perket reformave dhe cilesise se tyre.

    22 Tetor 2007

    • gene
    • Posted October 22, 2007 at 1:53 PM
    • Permalink

    Opozita: “Komisioni “Sollaku 2” perjashton mundesine e reformes ne Drejtesi”

    Komisioni “Sollaku 2” perjashton mundesine e realizimit te reformes ne sistemin e drejtesise. Opozita e majte ka shfrytezuar shume shpejt mesazhet e Brukselit, kesaj radhe te percjella “troç”, duke rivendosur ne tavoline kushte shume te forta per shumicen e djathte qeverisese. Nepermjet kreut te Partise Socialiste, Edi Rama, por edhe drejtuesve te tjere te opozites, ajo ka nenvizuar pozicionin e saj ne kuader te reformave, te cilat i sheh te minuara nga praktika antikushtetuese qe po perdoret ne rastin e angazhimit ndaj prokurorit te Pergjithshem. “Reformat e medha behen vetem ne rruge bipartizane. Jemi ne bindjen se nuk ka reforme ne drejtesi kur behet fjale per komisione hetimore antikushtetese te maxhorances te drejtuar ndaj kryeprokurorit apo nuk mund te kete reforme elektorale pa regjister kombetar”, – deklaroi Rama ne kongresin e dyte te Partise Demokracia Sociale. Duket se ka vetem nje lexim politik qe shumica e djathte mund t’u beje ketyre deklaratave. Bashkepunimi i detyrueshem per materializimin e reformave te medha ne vend nuk mund te funksionalizohen nese demokratet vijojne te mbajne si prioritet ne axhenden e tyre kryqezaten ndaj Theodhori Sollakut. Kete mendim e ndajne te gjithe te majtet teksa edhe Paskal Milo ka theksuar kerkesen per nje rol te ri mediator te Presidentit te Republikes, i cili duhet t’u permbahet angazhimeve politiko-institucionale ne tryezen e para nje muaji.

    22 Tetor 2007

    gazeta albania

    • gene
    • Posted October 22, 2007 at 1:56 PM
    • Permalink

    22 tetor 2007 – Komisioni i Ligjeve miraton kërkesën për fillimin e procedurave për shkarkimin nga detyra të Prokurorit të Përgjithshëm

    Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut u mblodh ditën e hënë, më 22 tetor 2007, nën drejtimin e Kryetarit Fatos Beja dhe mori në shqyrtim kërkesën e mbi 28 deputetëve për nisjen e procedurës së shkarkimit nga detyra të Prokurorit të Përgjithshëm, z. Theodhori Sollaku.
    Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe z. Sollaku, i cili ishte thirrur nga Komisioni për t’u shprehuar në lidhje me çështjet e ngritura në kërkesën e deputetëve.

    Kryetari, Beja u shpreh se kërkesa e paraqitur është e bazuar në nenin 149 të Kushtetutës, në nenin 7 të ligjit nr.8737, datë 12.2.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, si dhe në nenin114 të Rregullores së Kuvendit.

    Në emër të grupit nismëtar, deputeti Sali Shehu lexoi kërkesën për fillimin e procedurave për shkarkimin nga detyra të Prokurorit të Përgjithshëm, me qëllim hapjen rrugë të reformave në drejtësi, si dhe paraqitjen për shqyrtim, të kësaj kërkese, seancës plenare, Ai solli në vëmendje mungesën e theksuar të vullnetit nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm për të ushtruar ndjekjen penale si dhe për të kërkuar dënimin e të akuzuarve për korrupsion, mungesën e vullnetit për të ekzekutuar Urdhërat e Arrestit Ndërkombëtar, shkeljen e rëndë të ligjit organik, marrjen e atributeve të Ministrisë së Drejtësisë, etj., etj., që provojnë dështimin e Prokurorisë në realizimin e detyrave të saj.

    Nga ana e tij, Prokurori i Përgjithshëm, Sollaku e quajti jo kushtetuese këtë kërkesë.

    Deputetët, anëtarë të Komisionit, përfaqësues të mazhorancës dhe të opozitës, u shprehën pro dhe kundër kësaj kërkese.

    Në përfundim të diskutimeve, me 11 vota pro dhe 9 kundër, Komisioni vendosi pranimin e kërkesës së grupit nismëtar të deputetëve dhe paraqitjen e saj në seancën plenare.

    Mbledhja, e zhvilluar në Sallën e Byrosë Parlamentare të Kuvendit, ishte e hapur për median dhe u transmetua drejtpërdrejt e nga disa televizione kombëtare.

    Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit

    Tel/Fax: +355 4 23 74 18/ Tel: +355 4 26 48 95; e-mail: zyraeshtypit@parlament.al;
    pressoffice@parlament.al; info@parlament.al.

    • gene
    • Posted October 23, 2007 at 10:08 AM
    • Permalink

    Opozita, kundër ngritjes së komisionit hetimor

    Xhafa e Peçi: Të nisë reforma në drejtësi e të mos merremi me emra të përveçëm

    Nënkryetari i Ligjeve, deputeti i PS-së, Fatmir Xhafa ka shpjeguar në emër të opozitës mjaft qartë nga ana juridike pse është antikushtetuese ngritja e këtij komisioni. Xhafa tha se “nisma bie ndesh me Kushtetutën, vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka bazë ligjore”. Sipas tij, “Kushtetuta parashikon shkarkim të Kryeprokurorit në rastet kur ka shkelje të ligjit themeltar, por në kërkesën në fjalë në asnjë rast nuk thuhet se cili nen i ligjit është shkelur”. Kërkesa e mazhorancës, tha Xhafa, e bazuar në një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2006, i tejkalon kompetencat e Kuvendit. Ai i ka kërkuar mazhorancës ta tërheqë këtë kërkesë, duke theksuar se nëse Kuvendi do t‘i hapte rrugën hetimit parlamentar për Sollakun, atëherë kjo do të ishte një goditje e rëndë për reformën në drejtësi, për të cilën kanë dhënë konsensusin të dyja palët. të njëjtin shpjegim juridik i ka bërë nismës së 28 deputetëve të mazhorancës edhe deputeti i PBDNJ-së, Spiro Peçi. Por ai nuk e ka vlerësuar si antikushtetuese kërkesën duke theksuar se të gjithë deputetët kanë të drejtë të kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor. Sipas Peçit, antikushtetuese është mënyra sesi është hartuar kërkesa, duke mos saktësuar qartë se cilat nene dhe ligje ka shkelur Kryeprokurori gjatë ushtrimit të detyrës së tij. Peçi ka qenë dakord për shkarkimin e Kryeprokurorit, duke theksuar se në një situatë të tillë ai nuk mund të qëndrojë më, por ka theksuar se rruga që ka gjetur mazhoranca për ta shkarkuar duke sajuar skenarë të tillë është e padobishme. Sipas deputetit të PBDNJ-së, duhet të nisë puna për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe pjesë e këtij reformimi të jetë edhe ndryshimi i ligjit organik për prokurorin për të kufizuar mandatin e Kryeprokurorit. Mandat i cili, sipas Peçit, duhet të jetë gjashtëvjeçar. Ashtu si opozita, Peçi është shprehur kundër ngritjes së këtij komisioni hetimor, duke theksuar se rruga më e mirë për largimin e Sollakut është komisioni i reformës në drejtësi.

    • gene
    • Posted October 23, 2007 at 10:09 AM
    • Permalink

    Partia Demokratike: Tri arsyet pse duhet larguar Kryeprokurori i Republikës

    “Sollaku, fajtor për mosdënimin e kriminelëve, pushimin e çështjeve gjyqësore për mungesë provash dhe ekstradimet”

    Deputeti i PD-së Sali Shehu ka prezantuar dje në Komisionin e Ligjeve kërkesën e 28 deputetëve demokratë për të ngritur komisionin hetimor “Sollaku 2”. Sipas Shehut, duke iu referuar kërkesës së re të PD-së për hetimin e dytë të Prokurorit të Përgjithshëm, Sollaku duhet të mbajë përgjegjësi për

    katër aspekte që lidhen me punën e tij. Në dokumentin zyrtar të demokratëve, në ndryshim nga një vit më parë, vihet re se nuk kërkohet hetimi i çështjeve konkrete në ngarkim të prokurorëve, duke reflektuar kështu vendimin e Gjykatës Kushtetuese për komisionin e parë hetimor, ku nuk i njeh Kuvendit kompetencën e kontrollit dhe vlerësimit të vendimeve të prokurorëve për çështje konkrete. Pika e parë ku Sollaku duhet të japë llogari është trajtimi i papërgjegjshëm i kallëzimeve penale të depozituara. Në raportin e përgatitur, demokratët citojnë se statistikat tregojnë se rritja e kallëzimeve në Prokurori është shoqëruar me uljen e numrit të çështjeve të dërguara për gjykim nga ky institucion. Kjo konfirmon për mazhorancën mungesë të dukshme të vullnetit të Prokurorit të Përgjithshëm për të çuar para drejtësisë autorët e dyshuar për vepra penale. Argumenti tjetër i demokratëve ndaj tij është trajtimi i papërgjegjshëm i çështjeve të pushuara nga gjykata për mungesë provash, duke fajësuar organin e akuzës për cilësi të dobët në hetimin e paplotë të çështjeve dhe mungesën e vullnetit në kryerjen e detyrës. Së treti, është çështja e ekstradimeve të qytetarëve shqiptarë të kërkuar nga drejtësia e shteteve të tjera, që për demokratët është një provë e fortë kundër prokurorit. Në kërkesën e nisjes së procedurave në shkarkimin e prokurorit thuhet se, duke marrë kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme ka refuzuar ekstradimet e shtetasve shqiptarë në vendet ku kanë kryer krimet, duke rritur dyshimet për shfrytëzim korruptiv të kësaj kompetence të uzurpuar nga kjo ministri si dhe duke u dhënë mundësinë autorëve të veprave penale, vrasës apo trafikantë të vijojnë të aktivitetin e tyre në Shqipëri të pashqetësuar. Deputetët e mazhorancës kërkojnë së fundmi shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm për trajtimin e papërgjegjshëm të rasteve flagrante të korrupsionit të kallëzuara nga institucionet e tjera publike. Në kërkesën e PD-së sillet si shembull konkret mosveprimi i Sollakut për një denoncim publik dhe zyrtar nga ministri i Drejtësisë për mekanizmat korruptivë në lirimin nga burgu të disa trafikantëve dhe vrasësve në falsifikimin e tyre të gjendjes shëndetësore dhe psikike. Në kërkesën e PD-së thuhet se nga Sollaku nuk është ndërmarrë asnjë veprim edhe pse janë bërë kallëzime penale ndaj një gjyqtari dhe nja dy prokurorëve për rastet kur të liruarit nga burgu janë verifikuar më pas me shëndet të plotë, që i ka lejuar ata jo vetëm të ushtrojnë të qetë bizneset e tyre por edhe të martohen. Për të gjitha këto arsye, që në dokumentin zyrtar të mazhorancës detajohen edhe më tej, 28 deputetët demokratë kërkojnë nisjen e procedurave të shkarkimit të Sollakut, e cila nuk pritet të zgjasë shumë. Ndërkohë që enigma e vetme është emri i prokurorit të ri. Një nga çështjet për të cilat do të hetohet Prokurori i Përgjithshëm është dështimi në ekstradimet. Vetëm se në këtë rast qeveria ka pranuar se arsyeja kryesore e këtij dështimi është mungesa në legjislacion.

    • gene
    • Posted October 23, 2007 at 10:30 AM
    • Permalink

    “Unë do të parashtroj në mënyrë të hapur dhe pa asnjë kufizim para publikut, organit të akuzës dhe Parlamentit, të gjitha faktet dhe dokumentet që provojnë mashtrimin tuaj të madh. Por ato do të paraqiten edhe para drejtësisë shqiptare, për të dhënë përgjigjen e merituar për këtë akt të dënueshëm mashtrimi dhe shpifje për arsye personale”,- i drejtohet Basha, Sollakut.

    • gene
    • Posted October 23, 2007 at 10:46 AM
    • Permalink

    “Sollaku” dhe tirania e shumices Blu

    Andrea Stefani

    “Kjo procedurë që pritet të materializohet me anën e ngritjes së një komisioni të ri hetimor, është tërësisht jo kushtetuese, në kundërshtim me parimet e rendit juridik në një shtet demokratik dhe përbën, në të njëjtën kohë, një zhvillim të rrezikshëm në drejtim të paralizimit të plotë të institucioneve kushtetutshmërisht të pavarura në Shqipëri dhe vënien e tyre përfundimisht në vartësi të ekzekutivit”. Alarmi për lirinë e rrezikuar të institucioneve ka dalë dje nga goja e Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, ndërsa përpiqej të mbrohej para komisionit parlamentar të ligjeve. Por mos është vonë? Sepse na duket që në Shqipëri është instaluar tashmë tirania e shumicës blu të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. Përpara forcës së kartonit të kësaj shumice, që kontrollon të gjitha majat e shtetit (mjerisht mesa po duket edhe Presidentin e Republikës), para shumicës së deputetëve, jo vetëm të bindur, por edhe të zellshëm në zbatimin e strategjive autoritariste të Kryeministrit Berisha, po shihet se nuk kanë fuqi as Kushtetuta e Republikës, as institucionalizmi, as konstitucionalizmi, as parimet humane të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njerëzve.

    Logjika e ligjit po flaket rreptë dhe pa hezitim, gjithçka institucionale po shkelet dhe dhunohet nga vullneti sa i çelniktë dhe i verbër i një shumice që parimeve të demokracisë dhe lirisë, po i kundërvë me injorancë dhe arrogancë ekstreme dhunën e kartonit. Kjo dhunë u shfaq edhe dje, kur pavarësisht argumenteve dhe logjikës së konstitucionalizmit, shumica berishiste në komisionin e ligjeve miratoi ngritjen e komisionit të II-të hetimor për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ndodh e gjitha në një moment kur shihet qartë se pushteti autoritarit i Kryeministrit Berisha, po godet prokurorinë për të penguar hetimet që ajo ka nisur kundër korrupsionit skandaloz të këtij pushteti. Nën maskën e luftës urgjente kundër korrupsionit dhe krimit, autoritarizmi po turret të mbrojë korrupsionin e qeverisë së sotme, duke mbytur me votën e shumicave të tij, edhe zërat e fundit që mund ta denoncojnë atë, të asgjësojë edhe më të fundmet institucione të pavarura që kanë mbetur. Janë zhvillime shumë dramatike këto që duke rrezikuar edhe ato pak arritje institucionale 17-vjeçare të demokracisë në Shqipëri, po rrezikojnë seriozisht integrimin e saj në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

    ***

    Edhe pse Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të paligjshëm komisionin parlamentar të ngritur pak kohë më parë kundër Kryeprokurorit Sollaku, shumica ju kthye dje përsëri kësaj praktike. Një shenjë tjetër kjo e një pushteti autoritarist që shpërfill institucionet, ligjin dhe në këtë rast, vendimet e Gjykatës Kushtetuese që janë të detyrueshme për të gjithë. Sepse i vetmi institucion garant i Kushtetutës është Gjykata Kushtetuese dhe të dalësh mbi vendimet e saj, do të thotë të dalësh mbi Kushtetutën, të shpërfillësh, të dhunosh kontratën që qytetarët kanë me shtetin. Se Kushtetuta është kontrata që ne të gjithë kemi bërë me njëri-tjetrin. Askujt si lejohet të dalë mbi këtë kontratë pa na kërcënuar të gjithëve! Dhe shumica berishiste në kërkesën për ngritjen e Komisionit hetimor II ka dalë kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kundër Kushtetutës, kundër kontratës.

    Deputetët firmëtarë (shumë nga ata ose nuk e kuptojnë se po hapin precedentin e dhunimit të lirisë së institucioneve, ose janë tiranë të lindur) ankohen ndër të tjera, se prokuroria nuk ka nisur procedime penale në një sërë çështjesh apo se ka pezulluar një numër të konsiderueshëm çështjesh të tjera. Por pikërisht një gjë të tillë nuk ua u lejon Kushtetuta deputetëve të shumicës. Ata nuk mund të vlerësojnë punën e prokurorëve për çështje konkrete. Ndaj dhe Gjykata Kushtetuese, kur rreth një vit më parë e cilësoi si antikushtetues komisionin e I-rë hetimor kundër Sollakut, theksonte pikërisht se Kuvendi i Shqipërisë nuk ka kompetencë të kontrollojë dhe të vlerësojë vendimet e prokurorëve në çështjet konkrete, për mosfillimin e procedimit penal, për pezullimin e hetimeve apo për pushimin e çështjeve penale. Po a kontrollohet dhe a jep llogari prokuroria para ligjit? Pa dyshim. Në një sistem demokratik jo vetëm shumica dhe pushteti i saj, por as prokuroria nuk mund të jetë mbi ligjin.

    Por rezultatet e hetimeve të prokurorisë, ligjshmëria e tyre duhet të kontrollohen nga gjykatat. Kjo vlen edhe për të gjitha rastet e pezullimit apo pushimit të çështjeve. Subjektet e prekura nga këto vendime të prokurorisë janë të lirë ta atakojnë çështjen në gjykatë. Pra është i gjithë sistemi i drejtësisë dhe liria e qytetarëve për të mbrojtur të drejtat e tyre, përbëjnë atë sistem që verifikon drejtësinë e rezultateve të hetimeve apo pezullimit të tyre nga prokuroria. Pikërisht këtë funksionim të dorës së padukshme të sistemit, nuk e kupton mazhoranca e sotme që kontrollin e sistemit të drejtësisë mbi prokurorinë kërkon ta zëvendësojë me kontrollin autoritarit të ekzekutivit dhe shumicën nga ai ka dalë. Është një rrugë që nuk mund të mos çojë drejt kontrollit të prokurorisë nga Parlamenti, domethënë nga shumica, domethënë nga pushteti, domethënë nga partia, domethënë nga lideri, domethënë nga Berisha. Por a nuk ishte kjo situata që kishim nën diktaturën komuniste kur prokuroria ishte plotësisht nën kontrollin e partisë? Po a mund të jetë njeri i sigurt për jetën, pronën, dinjitetin kur akuza është në dorë të pushtetit dhe jo një institucion i pavarur i shtetit, kur pushteti mund ta përdorë akuzën në çdo rast si kërbaç kundër atyre që e kundërshtojë dhe kritikojnë?

    ***

    Respektimi i këtij mekanizmi të lirë dhe të decentralizuar që kontrollon punën e prokurorisë pa cenuar pavarësinë e saj, është shumë i rëndësishëm për konservimin e vetë sistemit të demokracisë. Por nëse procedurat kushtetuese shkelen në emër të luftës kundër Kryeprokurorit që, në thelb, shpallet nga Berisha armik i popullit, nëse tolerohet ky dhunim despotik jo vetëm i pavarësisë së një institucioni por edhe i parimit të prezumimit të pafajësisë së një qytetari qoftë ky Kryeprokuror ose jo, liritë e qytetarëve do të jenë shumë të kërcënuara dhe bashkë me to, edhe demokracia në Shqipëri. Dhe do të qe e pafalshme të harrohej që edhe në këtë rast, kemi të bëjmë me një lider si Berisha, i cili, ka dhënë prova të qarta jo vetëm sot por edhe në të kaluarën, të etjes për të kapur prokurorinë dhe abuzimit me këtë institucion në kurriz të të drejtave të njeriut, rivalëve politikë dhe kritikëve të pushtetit të tij. Komisioni i II-të hetimor kundër Sollakut, është shprehje e qartë e një vullneti politik që nuk përfill Kushtetutën dhe Gjykatën Kushtetuese. Nuk është i pari rast në historinë e Shqipërisë, që vullneti i një lideri del mbi të gjithë vullnetet e tjera, mbi marrëveshjet përfshi institucionet apo Kushtetutën vetë.

    Na kujtohet “Tarasi” që krejt në kundërshtim me vullnetin e të deleguarve të Frontit, grisi marrëveshjen e arritur në Mukje për të diktuar më pas një vijë përçarëse. Edhe sot po ndodh e njëjta gjë. Është përsëri vullneti i liderit, që në këtë rast nuk e ka pseudonimin “Taras” por “Doktor”, që hedh në kosh jo vetëm një vendim të Gjykatës Kushtetuese, por tradhton edhe atë që po formësohej mes partive politike si një marrëveshje për reformën zgjedhore. Sulmi i II-të berishist për shkarkimin e Sollakut, jo vetëm nuk është në linjën e luftës kundër korrupsionit, por është qartazi në mbrojtje të tij. Ai shpreh ankthin, urgjencën e Berishës për të larguar sa më shpejt një Kryeprokuror që jo vetëm nuk i bindet, por ka hapur hetimet për një superskandal si ai i rrugës Rrëshen-Kalimash. Por sulmi i dytë ndaj Sollakut, një sulm krejt në kundërshtim me angazhimet para ndërkombëtarëve për reformën në drejtësi, shpreh gjithashtu besimin e Berishës se krejt ndryshe nga ish-Presidenti Moisiu që nuk e dekretoi kohë më parë vendimin tiranik të shumicës, Presidenti Topi do ta dekretojë atë. Kështu ngritja e komisionit të II-të hetimor, shihet si një hap i dytë vendimtar i shumicës, në zbatim të strategjisë së saj autoritariste për kapjen e krejt shtetit.

    Dhe nëse Topi dekreton një vendim të shumicës për shkarkimin e Sollakut, atëherë do të shihet qartë se zgjedhja e tij President me votat nanoiste të trafikuara, ishte hapi i parë vendimtar i kësaj strategjie berishiste për kapjen e shtetit. Do të ishte një dekretim që do ta shtynte Shqipërinë fatalisht jo drejt NATO-s dhe Evropës, por drejt një “demokracie” totalitare. Kështu pikërisht në prag të agimit evropian, mbi Shqipëri rrezikon të bjerë muzgu blu i tiranisë.

    shqip

    • gene
    • Posted October 24, 2007 at 2:34 PM
    • Permalink

    Sollaku: Mbajtja e postit me çdo çmim, nuk është synimi im

    Shekulli
    23-10-2007

    E-mail Print
    Komentet Komenti juaj + –

    Kreu i organit të akuzës tha se ai kontribuon për reformimin e sistemit, edhe sikur ky reformim të sjellë pashmangshmërisht largimin e tij nga detyra
    TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku është i hapur për gjithçka. Jo pa qëllim në fillim të fjalës së tij, kreu i organit të akuzës ka argumentuar edhe njëherë se parimisht nuk shtrohej për diskutim fati i karrierës së tij personale, duke renditur me pak fjalë karrierën e tij profesionale. “Unë nuk kam probleme fati: një njeri me eksperiencë profesionale, këshilltar i dy presidentëve, Prokuror i Përgjithshëm, profesor i së Drejtës, nuk ka probleme të ardhmeje profesionale. Ndërkohë unë e kam fituar një betejë morale me shkelësit e ligjit”,- tha ai. Ashtu si në fillim të fjalës së tij, edhe në fund, Prokurori i Përgjithshëm, pas shpjegimit juridik të çështjes, ka shprehur vullnetin e tij për të kontribuar pa asnjë rezervë në reformimin e sistemit. Madje, kreu i organit të akuzës shkon edhe më tej, duke shtuar se ai kontribuon për reformimin e sistemit edhe sikur ky reformim të sjellë pashmangshmërisht largimin e tij nga detyra e Prokurorit të Përgjithshëm. “Mbajtja e postit me çdo çmim, nuk është pjesë e projekteve të karrierës time profesionale.

    Por, si Prokuror i Përgjithshëm i Republikës, unë kam përgjegjësinë dhe detyrimin që të mbroj pavarësinë dhe parimet demokratike të funksionimit të organit të akuzës. Zhvillimet e dy viteve të fundit, më krijuan bindjen se të mbrosh pavarësinë dhe vlerat e lirisë në kohë demokracie, është po aq e vështirë sa edhe në një regjim tiranik. Ju siguroj edhe njëherë, zotërinj deputetë, se sot ndjehem edhe më i vendosur për t’i mbrojtur ato”,- tha Sollaku. Në këtë mënyrë, kreu i organit të akuzës ka sqaruar pozicionin e tij kundrejt kërkesave deri në formë presionesh në rritje nga ana e mazhorancës, drejtues të së cilës disa herë kanë kërkuar edhe dorëheqjen e tij. Së fundmi këtë kërkesë e kishte parashtruar edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Në daljen e tij të parë për median, në një interviste televizive, kreu i shtetit deklaroi se gjatë takimit me Sollakun, ai i kishte kërkuar dorëheqjen, me qëllim zgjidhjen e krizës.

    • gene
    • Posted October 24, 2007 at 2:35 PM
    • Permalink

    Adi Shkëmbi
    Panorama

    Burime nga forca më e madhe politike e maxhorancës bëjnë të ditur se PD-ja ka gati propozimin e saj për komisionin hetimor që pritet të ngrihet nesër në Parlament. Sipas demokratëve, ky komision duhet të jetë vetëm 1 muaj, kohë kjo e mjaftueshme për t’i dëshmuar opinionit publik dhe deputetëve të Kuvendit se kryeprokurori duhet të largohet nga ky post. Diskutimi për ngritjen dhe përbërjen e komisionit hetimor për kryeprokurorin do të diskutohet gjatë seancës së ditës së enjte në Parlament, ku pritet që opozita ta kundërshtojë me forcë ngritjen e tij. Megjithatë, pavarësisht kundërshtimit të opozitës dhe të dy partive aleate të PD-së, Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Partisë Demokristiane, ngritja e këtij komisioni për PD-në është tashmë fakt i kryer, kjo edhe për faktin se ngritja e një komisioni bëhet me shumicë të thjeshtë votash, pas kërkesës së 28 deputetëve. Gjithsesi burime nga PD-ja bëjnë të ditur se ajo është e përgatitur për ta çuar deri në fund nismën e ndërmarrë pak ditë më parë për largimin nga detyra të prokurorit të Përgjithshëm. Deklaratat e presidentit Bamir Topi se është pikërisht Kuvendi ai që duhet të iniciojë procedurat për largimin e kryeprokurorit, vunë në lëvizje grupin parlamentar të Partisë Demokratike, për të ndërmarrë edhe njëherë nismën për ngritjen e një komisioni hetimor. Këtë veprim demokratët e bënë edhe një vit e gjysmë më parë, teksa ngritën një komision hetimor dhe miratuar në Parlament me 79 vota kërkesën për largimin e tij. Por kjo kërkesë u hodh poshtë nga presidenti i asaj kohe, Alfred Moisiu, i cili e argumentoi qëndrimin e tij me faktin se nuk gjente arsye për largimin e kryeprokurorit. Më pas do të vinte edhe një vendim i Gjykatës Kushtetuese, i cili do të nxirrte si antikushtetuese veprimtarinë e komisionit për hetimin e punës së prokurorit të Përgjithshëm. Por me ardhjen e Bamir Topit në postin e presidentit të vendit dhe pas deklaratave të tij se duhet të jetë legjislativi nismëtari, Partia Demokratike hartoi një kërkesë me katër pika ku provohej paaftësia e prokurorit të Përgjithshëm, si dhe kërkesa për largimin e tij nga detyra. Dy ditë më parë kërkesa e 29 deputetëve demokratë u miratua në komisionin e Ligjeve nga deputetët e maxhorancës, duke i hapur rrugën kështu ngritjes së tij në Kuvend. Nga ana e tij, prokurori i Përgjithshëm e cilësoi si antikushtetuese ngritjen e komisionit për faktin se nisma nuk është firmosur nga numri i duhur i deputetëve të Kuvendit, siç parashikohet në Kushtetutë dhe në ligj. “Kërkesa vjen ndesh edhe me nenet 77/2 të Kushtetutës dhe nenin 5 të ligjit ‘Për komisionet hetimore’, në të cilën parashikohet se komisionet hetimore mund të ngrihen me kërkesë të jo më pak se 35 deputetëve. Kërkesa përmban vetëm 29 deputetë dhe në këto kushte duhet konsideruar se nuk përmbush kushtet kushtetuese për të proceduar më tej”, deklaroi kryeprokurori. Por ky pretendim i Sollakut është hedhur poshtë nga kryetari i komisionit të Ligjeve, Fatos Beja i cili gjatë diskutimit në komision të kërkesës së PD-së, tha se “Kjo kërkesë është formuluar në përputhje me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese. Kërkesa nuk ka asnjë pengesë kushtetuese dhe është e formuluar mbi bazën e normave ligjore dhe rregullores së Kuvendit. Nisma synon të verifikojë akuzat që parashtrohen në kërkesën e saj, përmes ngritjes së një komisioni hetimor, komision që bën dhe prezumimin e pafajësisë. Vetëm hetimi parlamentar është ai që do të provojë vërtetësinë ose jo të akuzave. Kërkesa nuk kundërshton vendimin e Gjykatës Kushtetuese të dhjetorit 2006, por respekton vendimet e kësaj gjykate”. Gjithsesi debati më i madh i kësaj çështje pritet të jetë gjatë ditës së nesërme kur komisioni hetimor të marrë zyrtarisht detyrën.

    • gene
    • Posted October 24, 2007 at 2:37 PM
    • Permalink

    Vendosur: 24/10/2007 – 09:34
    • Opozita ende nuk është e qartë për pozicionin e saj për pjesëmarrje ose jo në komisionin hetimor për shkarkimin e Theodhori Sollakut të kërkuar nga maxhoranca.

    Në tryezën e tyre, kryetarët e partive opozitare të mbledhur një javë më parë, ishin mjaft të qartë se nëse maxhoranca nuk tërhiqte kërkesën për shkarkimin e Sollakut, ata do të bojkotonin jo vetëm komisionin hetimor, por edhe reformën në drejtësi. Edhe pse nuk u bë e njohur menjëherë pas këtij takimi, përfaqësuesit opozitarë e thanë hapur se reforma në drejtësi varej nga qëndrimi i maxhorancës për shkarkimin e Sollakut. Vetëm dy ditë pas kësaj tryeze, LSI përmes kryetarit të Komitetit Drejtues Kombëtar të saj, Edmond Haxhinasto, u shpreh se kjo parti do të marrë pjesë në komisionin hetimor ‘Sollaku’ për të monitoruar hetimin e maxhorancës, ndërsa vlerësoi domosdoshmëri për vendin bërjen sa më parë të reformës në drejtësi. Në të njëjtën linjë, me tone edhe më të ulëta, kreu i PS-së Edi Rama kërkoi një frymë dialogu për të bërë reformat që kërkohen, përfshirë këtu edhe atë në drejtësi. Pas tij, anëtari i kryesisë socialiste, Ylli Bufi garantoi pjesëmarrjen e socialistëve në reformën në drejtësi, pas takimeve me përfaqësues të lartë të Asamblesë së NATO-s. Ndërkaq grupi socialist i mbledhur pasditen e të hënës në kuvend, la të hapur, pa marrë asnjë vendim pjesëmarrje ose jo në komisionin hetimor. Vetë kreu i PDS-së, Milo tha se një vendim i tillë i opozitës do të merret në tryezën e krerëve të partive opozitare, duke lënë të hapur edhe mundësinë e pjesëmarrjes në të. Ndërsa dje, nënkryetari i grupit parlamentar socialist Erion Braçe, u shpreh në mënyrë kategorike se PS jo vetëm nuk merr pjesë në komisionin hetimor Sollaku, por as në komisionin parlamentar për reformën në drejtësi, duke treguar edhe njëherë se qëndrimet e opozitës ende nuk janë në koordinim të plotë edhe për çështjen më të mprehtë siç është shkarkimi i Prokurorit të Përgjithshëm me një komision të ri hetimor parlamentar.

    • gene
    • Posted October 24, 2007 at 2:47 PM
    • Permalink

    Berisha kërkon të çojë Ramën në burg”

    Lajme te ndryshme
    Prokuroria: Basha e humbi shansin, dëshmia pas heqjes së imunitetit
    • TIRANE – Prokuroria e Përgjithshme nuk mund të thërrasë për të marrë në pyetje Lulzim Bashën për sa kohë ai gëzon imunitetin parlamentar.
    Reforma të synojë eficencë në drejtësi
    • Nënkryetari socialist i komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa, tha dje në një prononcim për mediat se reforma në sistemin e drejtësisë që
    Opozita në kaos për komisionin “Sollaku”
    • Opozita ende nuk është e qartë për pozicionin e saj për pjesëmarrje ose jo në komisionin hetimor për shkarkimin e Theodhori Sollakut të kërkuar nga maxhoranca.
    Strasburg, vendimi i 7-të humbës për Shqipërinë
    • STRASBURG – Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut shpalli dje vendimin e 7 humbës për Shqipërinë, të cilin e ka shoqëruar me një faturë 49 mijë euro, në ngarkim të qeverisë tonë.

    Vendosur: 24/10/2007 – 09:35
    • Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe, tha dje se qëllimi i Kryeministrit Berisha për të larguar Prokurorin e Përgjithshëm është vetëm burgosja e kryetarit të PS-së, Edi Rama dhe deputetëve të opozitës.

    Aristir Lumezi

    “Gjatë dy ditëve të fundit keni pasur në vëmendjen tuaj dy deklarata të rëndësishme politike, të dy prej zyrtarëve më të lartë të PD-së, së pari, të nënkryetarit të grupit parlamentar bërë në oborr të Parlamentit dhe, së dyti, të zëdhënësit të PD-së, të cilët janë shprehur qartë se ata kërkojnë shkarkimin e Sollakut, sepse ai mban peng dosjet e kryetarit të PSSH, përndryshe kryetar i opozitës dhe të një sërë deputetësh të opozitës në Kuvend, që natyrisht përkthehet se këta duan të heqin Sollakun për të futur në burg kryetarin e opozitës dhe për të futur në burg deputetë të opozitës së Shqipërisë sipas urdhrave të Kryeministrit Sali Berisha”, tha Braçe. Deklarata e nënkryetarit të grupit parlamentar socialist erdhi si reagim ndaj publikimeve të gazetës zyrtare të PD-së, “Rilindja Demokratike”, e cila aludonte për lidhje korruptive të kreut socialist me Kryeprokurorin Sollaku. Braçe është shprehur se me këtë politikë që ndiqet nga maxhoranca, Partia Socialiste nuk do të marrë pjesë në Komisionin parlamentar për Reformën në Drejtësi. “PS-ja nuk mund të ulet në tryezën për reformën në drejtësi, për sa kohë që maxhoranca nuk respekton parimet mbi të cilat është rënë dakord në tavolinën e Presidentit të Republikës”. Duke argumentuar këtë qëndrim të PS-së, Braçe theksoi se, “opozita kishte rënë dakord që nga negociatat për zgjedhjen e Presidentit të Republikës për një reformë në drejtësi, por kjo reformë nuk mund të zhvillohet sipas konceptit të PD-së, që nuk garanton mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë”. “Në këto kushte, maxhoranca parlamentare po na nxjerr jashtë nga tavolina e reformave të rëndësishme dhe mbi të gjitha nga tavolina e reformës në drejtësi, sepse pas akuzave të maxhorancës ndaj kreut të PS-së dhe disa deputetëve të saj, është logjike që ne nuk mund të ulemi në tavolinë”, deklaroi Braçe.
    Sipas tij, “opozita ka qenë e vendosur për reformën në drejtësi që në fillim të këtij viti, por mesa duket shqetësimi i maxhorancës është thjesht dhe vetëm largimi i Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës”. “Maxhoranca nuk synon një reformë në drejtësi, por vetëm shndërrimin e luftës kundër korrupsionit, në një luftë kundër opozitës politike në këtë vend dhe, natyrisht ku viktima e parë është pikërisht sistemi i drejtësisë. Ne po mbrojmë vetëm institucionet dhe jemi të hapur për të gjitha organet e drejtësisë, por nuk jemi të hapur për organet që kontrollohen nga kryesia e PD-së”, deklaroi Braçe. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist kërkoi nga kreu i maxhorancës heqje dorë nga procedurat që po aplikohen në Kuvendin e Shqipërisë.
    “Ne do të kërkonim nga kryeministri i vendit, kryetari i maxhorancës që është përgjegjës edhe për këta ministrat e deputetët e tij, t’i japë fund kësaj procedure qesharake sipas letrës së zotit Basha dhe sipas veprimit të maxhorancës së tij. Në këtë Parlament jo të gjithë qenkan të hetueshëm. Ministri Basha qenka i pahetueshëm”, tha Braçe.

    • gene
    • Posted October 26, 2007 at 2:30 PM
    • Permalink

    Mustafa Nano
    Shqip

    Gati të gjithë (përveç Kryeministrit Berisha, i cili e di mirë se ç‘po bën) e kanë marrë lehtë e në mënyrë sportive çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Njerëzit e mazhorancës po bëjnë atë që bëjnë gjithmonë: po ndjekin verbtazi shefin e tyre. Një pjesë syresh, të cilëve nuk u është fikur përfare fuqia për të arsyetuar me kokën e tyre, janë ndoshta duke menduar, se largimi i Sollakut nuk është ndonjë veprim që ka të sharë (në këtë pikë, unë mendoj njësoj si ata), ngaqë ky i fundit nuk është se ka shkëlqyer në punën e vet. Dhe këtu injorojnë qoftë planet e Kryeministrit për të shtënë në dorë edhe një pushtet më shumë, qoftë motivacionin kryeministror të shkarkimit të Prokurorit të Përgjithshëm, në të cilin, në vend të dobësive në punë, theksohen hëm kuturú, hëm papërgjegjshmërisht, përzierja me mafien, me krimin e organizuar etj., etj.

    Kjo është arsyeja, që zgjidhjen, edhe pse e formulojnë rëndom me një gjuhë e stil kameratesk, në fakt e ofrojnë jashtë të gjitha sugjerimeve e udhëzimeve kushtetuese. “Të heqim Sollakun”, thotë fjala vjen ministri i Mbrojtjes, njëherazi kryetari i Partisë Republikane, “dhe më pas prokurorin e ri ta zgjedhim pas negociatash mazhorancë-opozitë”. Çfarë thotë Kushtetuta lidhur me këtë moment? Në nenin 149, pika 1, të kësaj Kushtetute, thuhet germë për germë, se “Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit”. Me sa duket, për Mediun, Presidenti është një agjent i bezdisshëm kushtetues, që mund e duhet të anashkalohet. Në mos, është ose një hiç, ose një instrument në duart e ustallarëve të mazhorancës. Nga Presidenca nuk ka dalë asnjë zë, që ta refuzojë logjikën e kryetarit të Partisë Republikane.

    Në anën tjetër, te një pjesë e madhe e opozitës po vihet re dukshëm “lodhja prej një çështjeje të vetme”. Me siguri thonë shpesh me vete apo mes vedi, që “boll u morëm me këtë gjë, pasi edhe Sollaku nuk meriton ndonjë mbrojtje kushedi se çfarë, edhe ne duhet t‘u qepemi disa përparësive të tjera, të cilat janë ku e ku më të rëndësishme. E në këtë mes, nuk është çudi t‘u duket punë pa bereqet të vihen në mbrojtje të njeriu të vetëm, duke rrezikuar kështu – gjithmonë sipas tyre – identifikimin e kotë të opozitës me një kryeprokuror, imazhi publik i të cilit është (jo vetëm për fat të tij) plasaritur goxhá në harkun e dy viteve të fundit. E nuk është vetëm çështje imazhi. Nën presionin këmbëngulës të politikës, i cili në të shumtën e rasteve merr forma banditeske, çmobilizimi i institucionit të Prokurorit të Përgjithshëm ka qenë një gjë e pritshme. Madje, mendja të shkon, se bash për këtë gjë është bërë ky presion. Duhet të çuditemi, që çmobilizimi i prokurorëve nuk ka arritur nivelet, të cilat kanë qenë të planifikuara prej arkitektëve të sulmit.

    Më tej, janë gazetarët e rëndësishëm të këtij vendi, të cilët të japin përshtypjen se janë gjithashtu të velitur me këtë çështje. Dhe velitja i ka bërë – në rastin më të mirë – të humbin nervat e durimin deri në atë pikë, sa u duket më e udhës të marrë fund në mënyrë të padrejtë kjo shamatë mediatike sesa të vijojë pa fund një betejë e një debat kinse i kotë në kërkim e në mbrojtje të së vërtetës e të së drejtës. Të krijohet përshtypja se janë të gatshëm të thonë: Në djall shkoftë meraku për të vërtetën e për legalitetin, veç të marrë fund kjo palo histori me Kryeministër e Kryeprokuror.

    Në fund është Presidenti i Republikës, i cili këtë çështje po e gjykon edhe në mënyrë konfuze, edhe në mënyrë të shpenguar, a thua se bëhet fjalë për një çikërrimë krejt të parëndësishme. Në fillim ai tha, se i ka kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm të bëhet pjesë e aksionit të reformimit të sistemit të drejtësisë, më pas tha se i ka kërkuar dorëheqje Prokurorit të Përgjithshëm (një dreq e di, se ku e gjeti këtë kompetencë për ta bërë këtë gjë dhe se ku e bazon këtë kurajë për ta deklaruar publikisht), ndërsa më pas akoma bëri një gjoja tërheqje, duke ia lënë topin Parlamentit. Në fakt, topin do ta ketë gjithmonë Topi. Ky do të jetë ai që do t‘i vërë vulën e fundit procesit të shkarkimit të Sollakut, i cili tashmë ka filluar për herë të dytë. Dhe të gjithë e dinë tanimë, që Topi do ta vërë atë vulë. Ndoshta do ta vërë atë vulë me plot dëshirë; por edhe në mos pastë dëshirë, nuk do të ketë fuqi të mos e vërë. Kjo duket sheshit.

    Kaq e thjeshtë e kaq e parëndësishme është vërtet kjo çështje? E thashë edhe më sipër: me sa duket, veç Kryeministri Berisha e di, që kjo çështje dhe mënyra se si do të zgjidhet ajo, janë vendimtare. Janë të tilla në çdo pikëpamje; janë të tilla për ata që besojnë te shteti i së drejtës, tek institucionet e pavarura kushtetuese e te demokracia gjenuine e funksionale, por edhe për ata, që ashtu si Berisha, e kanë mendjen veç te pushteti i tyre, të cilin duan ta ngrenë (e rrjedhimisht, ta përjetësojnë) duke kalëruar mbi principet e funksionimit të shtetit të së drejtës e të demokracisë. Me fjalë më konkrete, nëse Prokurori i Përgjithshëm dëbohet nga posti (kemi të bëjmë tamam me një dëbim), kjo do të ishte arritja më e shkëlqyer e Berishës në planin personal; do të ishte nga ato arritje, që e bëjnë atë të përjetojë orgazmën në kurvërimin me pushtetin. Por në anën tjetër, kjo do të ishte një humbje e madhe, pasi do të lëndohej mú në palcën e vet funksionimi institucional, ligjor e kushtetues i Republikës.

    Pse do të lëndohej? Kryesisht për dy arsye.

    Së pari; nëse një mazhorancë i njeh vetes të drejtën dhe fuqinë për të bërë ç‘të dojë me krerët e institucioneve të pavarura kushtetuese, mund të përfytyrohet lehtë se ç‘mund të bëjë ajo me institucione të tjera të komanduara në mënyrë kushtetuese prej instrumenteve të kësaj mazhorance (fjala vjen, shërbimet sekrete), me struktura të tjera të shtetit, (fjala vjen policia, pjesë të caktuara të administratës publike etj.) me aktorë të rëndësishëm të botës së biznesit, me të drejtat e njeriut, e kështu me radhë, e kështu pa fund.

    Së dyti; shkarkimi i Sollakut po synohet të bëhet pas një fushate kryqtarësh, të cilët, të udhëhequr nga kryekryqtari, nuk kanë lënë gjë pa thënë kundër Prokurorit të Përgjithshëm. Asgjë nuk është mundur të provohet, e megjithatë kryqëzimi nuk ka të pushuar as sot e kësaj dite. Çfarë e bën më të trishtueshme gjithë këtë situatë ka të bëjë me faktin, se pakkush ndër zërat publikë ka shprehur shqetësimin lidhur me tendencën e shefit të kësaj mazhorance për të ngritur e artikuluar akuza të rënda kundër eksponentëve të rëndësishëm të politikës e të institucioneve. Përkundrazi, duket sikur janë familjarizuar tanimë aq shumë me këtë sjellje, sa nuk u shkon në mendje të bëjnë një ushtrim të thjeshtë silogjizmi. Elementi i parë i arsyetimit silogjistik në këtë rast do të ishte: akuzat më të rënda e më të tërbuara Berisha i ka bërë kundër Fatos Nanos. Elementi i dytë i këtij arsyetimi do të ishte: Berisha sot është mik për kokë me Fatos Nanon. Po përfundimi? Përfundimi është i thjeshtë: ose Berisha ia fut kot sa herë që akuzon (kjo ka më shumë gjasa), ose për Berishën nuk kanë rëndësi të vërtetat; përkundrazi, ka rëndësi veç pushteti. Në të dyja rastet, do të duhej të ishim të shqetësuar sa s‘ka ku të shkojë. Shqetësimi do të duhej të ishte më i madh, kur shohim që, pavarësisht nga kjo histori akuzash kot më kot, Berisha vijon me stilin e njohur. E jo vetëm kaq. Ai, me gjithë këto bëma gjatë karrierës së vet të bujshme, po ia del të na imponohet po njësoj. Falë lodhjes së medias. Falë hutimit të shoqërisë civile. Falë ngecjes së opozitës në baltën e sherreve të brendshme. Falë mbështetjes pa kushte që i vjen nga brenda mazhorancës. Falë Presidentit të Republikës, që veç tani së fundi ka mësuar se mund të luajë edhe rolin e Ponc Pilatit.

    • gene
    • Posted November 7, 2007 at 11:05 AM
    • Permalink

    Kuvendi sharkon Sollakun, bojkotojne votimin Nano e Basha

    Procesi “Sollaku” ka mbyllur ekzistencen e vet si çeshtje e politikes. Kuvendi i Shqiperise, apo me sakte shumica e djathte brenda tij ka “dekretuar” vullnetin e vet per largimin nga detyra e Prokurorit te Pergjithshem te Republikes Theodhdori Sollaku duke i percjelle Presidentit Bamir Topi kerkesen per shkarkim. Pas rreth 7 ore debati deputetet e djathte kane votuar raportin final te Komsionit Hetimor te drejtuar nga demokrati Ferdinand Xhaferri duke miratuar rekomandimin e tij per shkarkimin e Sollakut me 77 vota pro, 36 kunder perfshi Spartak Ngjelen e Spiro Peçin dhe 3 abstenime t ardhura nga Vangle Dule, Tome Doshi e Leonard Solis. Ashtu sikurse ishte parashikuar seanca e djeshme e Kuvendit ka sherbyer edhe njehere si nje akt i demonstrimit te forces, teksa shumica e djathte ka arritur qe pavaresisht vetos se opozites te materializoje e miratoje nje dokument formal i cili tashme do te marre pergjigjen politike nga numri nje i shtetit Bamir Topi. Procedurialisht edhe pse opozita ka kontetsuar perfshirjen ne rendin e dites se raportit final te Komisionit “Sollaku 2” me synim pritjen e vendimit te Gjykates Kushtetuese, gjithashka eshte perqendruar ne kete çeshtje qe eshte promovuar me fjale e Ferdinand Xhaferri me leximin e raportit hetimor. Mos fillim te procesve hetimore, neglizhence ne detyre e me tej akoma bllokim te proceseve ekstradues te personave me pergjgjesi penale kane qene disa nga akuzat e tij ne adrese te Porkuorit te Pergjithshem te evidentuar gjithnje nga raporti i Ministrise se Drejtesise qe drejtohet nga Ilir Rusmali. Kunderpergjigja e Sollakut ka ardhur menjehere ne te gjitha permasat e lojes qe eshte zhvilluar gjate ketyre 2 vjeteve duke nisur qe nga evidentimi i shkeljeve kushtetuse e ligjore ne procesin hetimor e deri ne kundersulmin politik. Ai nuk ka munguar qe ne kapitullin e fundit te fjales se tij te artikuloje akuza te forta brenda logjikes se te cilave ka pranuar se kerkesa per shkarkim edhe pse jo domosdoshemrisht e gabuar ne kuptimin e lojes e qellimeve politike duhet te ishte minimalisht e logjikshme. Ne parashtrim te argumenteve te veta Sollaku ka parashtrura ne finale disa fakte te njohura te jetes politike te cilat sipas tij kane ngritur kurthin paralizues ndaj institucioneve te pavarura kushtetuese. Mbyllja e fjalimit te tij ne Kuvendin e Shqiperise eshte pasuar nga nje debat i zgjatur ku jane perfshire rreth 50 deputete te te dyja kampeve politike te cilet kane ndare qendrime diametralisht te kunderta. Finalizimi i tij eshte shoqeruar edhe me nje perpjkekje te fundit te opozites socialiste e cila ka kerkuar nga kryetarja e Kuvendit te Shqiperise votim te fshehte. Kjo kerkese eshte hedhur poshte nga Topalli me ane te interpretimit te nenit 114 te Rregullores e cila me amendamentin “Ngjela” parashikon menyren e votimit elektronik te raporteve per shkarkimin e drejtuesve te organeve kushtetuese. Ky episod ka mbyllur keshtu detyren e Parlamentit te Shqiperise si ne pikepmaje politike ashtu edhe teknike, duke e percjelle çeshtjen “Sollaku” per ratifikimin e Presidentit te Republikes Bamir Topi.

    6 Nentor 2007

    • gene
    • Posted November 7, 2007 at 11:07 AM
    • Permalink

    “Sollaku 2” i PD-se: Te gjitha mekatet e prokurorit te Pergjithshem
    Komisioni Hetimor Parlamentar, pa zhvilluar asnje hetim, dorezon ne Kuvend raportin perfundimtar kunder kreut te akuzes. Kerkohet zyrtarisht nga Presidenti Topi shkarkimi i Sollakut. Te henen raporti lexohet ne Parlament

    Armando Meta

    Ka mjaftuar nje jave dhe vetem kater mbledhje qe Komisioni Parlamentar per hetimin e veprimtarise se prokurorit te Pergjithshem, Theodhori Sollaku, i perbere vetem nga deputete te PD-se, t’i kerkoje rrufeshem Presidentit te Republikes, Bamir Topi, shkarkimin e kreut te akuzes. Komisioni “Sollaku 2” ka dorezuar dje ne Kuvend raportin perfundimtar, ne te cilin rendit mekatet e kryeprokurorit, te cilat ligjerojne, sipas raportit, shkarkimin e tij. Deputetet e PD-se ne komision e akuzojne Sollakun se: me ane te veprimeve dhe mosveprimeve te tij, ka sjelle si pasoje mosekzekutimin e jo me pak se 210 urdher-arresteve nderkombetare; Prokuroria ka pranuar lirimin e jo me pak se 22 te denuarve per vepra penale te renda per shkaqe teresisht manipulative dhe abuzive; Prokuroria ka arkivuar jo me pak se 19 dosje te pushuara nga gjykatat per vepra penale te renda si vrasje me paramendim, vrasje me dashje dhe vjedhje me arme. Keto shkelje te ligjit nga ana e prokurorit te Pergjithshem vleresohen prej ketij komisioni si shkelje te renda ne kuptimin kushtetues dhe me pasoja serioze per vendin, sistemin e Drejtesise dhe per shtetin ligjor. Komisioni, me vendim perfundimtar, ne mungese te anetareve te opozites se ketij komisioni, vendosi t’i propozoje Kuvendit te miratoje raportin e Komisionit hetimor parlamentar dhe t’i propozoje Presidentit te Republikes shkarkimin nga detyra te prokurorit te Pergjithshem, Theodhori Sollaku.
    Prapaskena
    Ne realitet Komisioni hetimor parlamentar nuk zhvilloi asnje hetim sa i perket akuzave te depozituara ne Komision nga ana e Ministrise se Drejtesise dhe asaj te Brendshme. Duke pasur parasysh faktin se asnje anetar i ketij komisioni nuk kishte njohurite me minimale juridike, eshte qartesisht e kuptueshme se si plani i hetimit, si hetimi dhe hartimi i konkluzioneve perfundimtare te pasqyruara ne kete raport, nuk jane veper e anetareve te Komisionit hetimor parlamentar. Thene me thjeshte, Komisioni nuk zhvilloi as nje minimum hetimi, i cili do te ligjeronte raportin e saj perfundimtar.
    Ekstradimet
    Pavaresisht kulisave per hartimin e raportit, Komisioni ka arritur ne konkluzionin se ne perfundim te hetimeve te kryera, rezultoi e provuar se prokurori i Pergjithshem, me ane te veprimeve dhe mosveprimeve te tij, ka sjelle si pasoje mosekzekutimin e jo me pak se 210 urdher-arresteve nderkombetare, te leshuara nga autoritetet e huaja per shtetasit shqiptare, lenien e lire te ketyre personave me rrezikshmeri te theksuar shoqerore dhe ka krijuar nje klime te madhe mosbesimi tek autoritet e huaja. Sipas raportit, shkelja e rende e ligjit perben pergjegjes kryesor prokurorin e Pergjithshem. Shkelja e rende e ligjit, e shoqeruar me pasoja te renda, te vazhdueshme dhe te pariparueshme per vendin, shoqerine dhe marredheniet me shtetet e tjera, cilesohet prej ketij komisioni si shume serioze.
    Lirimet nga burgu
    Komisioni meton se ka rezultuar e provuar nga raporti i Ministrise se Drejtesise lirimi i disa te denuarve, pasi ne sistemin e Prokurorise eshte instaluar nje fenomen korruptiv. Sipas raportit, prokuroret, ne shkelje te hapur te ligjit, kane pranuar lirimin e jo me pak se 22 te denuarve per vepra penale te renda per shkaqe teresisht manipuluese dhe abuzive. Komisionaret e PD-se pretendojne se institucioni i Prokurorise eshte bere pale me trafikantet dhe vrasesit e denuar nga gjykata me vendim te formes se prere. ”Moskryerja e ketyre detyrimeve kushtetuese nga ana e prokurorit te Pergjithshem, ka sjelle pasoja shume te renda per shtetin e se drejtes ne Shqiperi, duke krijuar imazhin e nje vendi ku trafikantet lirohen per shkak te humorit te keq dhe vrasesit per shkak se nuk jane optimiste per te ardhmen”, thuhet ne raport.
    Dosjet
    Perpos te dhenave te mesiperme komisionaret e PD-se, mbeshtetur po mbi raportet e Ministrise se Drejtesise, nenvizojne ne raport se eshte provuar arkivimi i jo me pak se 19 dosjeve te pushuara nga gjykatat. Ne raport theksohet se nga moszbatimi i kerkesave te parashikuara ne dispozitat ligjore, ka ardhur pasoja e rende e arkivimit te padrejte dhe ne kundershtim me ligjin te disa procedimeve penale per vepra penale te renda si vrasje me paramendim, vrasje me dashje dhe vjedhje me arme.
    Prokuroria
    Komisionaret e PD-se shprehen ne raport se mosperdorimi ose keqperdorimi nga Sollaku i instrumenteve te drejtimit dhe kontrollit te institucionit, ka sjelle ne rastin me te mire shkelje te renda ne ushtrimin e ndjekjes penale dhe perfaqesimin e akuzes ne emer te shtetit dhe ne rastin me te keq ka sjelle shformimin e gjithe institucionit, duke cenuar keshtu parashikimin imperativ te centralizimit te institucionit. Pergjegjesia per shkeljet e ligjit te konstatuara gjate kontrolleve ne disa prokurori te rretheve gjyqesore, nenvizon raporti, bien mbi prokurorin e Pergjithshem. Keto shkelje te ligjit nga ana e prokurorit te Pergjithshem vleresohen prej Komisionit si shkelje te renda ne kuptimin kushtetues dhe me pasoja serioze per vendin, sistemin e Drejtesise, per shtetin ligjor dhe si te tilla perbejne shkak ligjor per te kerkuar shkarkimin e prokurorit te Pergjithshem.

    Akuzat per Sollakun

    1. Trajtimi i papergjegjshem i marredhenieve juridike me autoritetet e huaja lidhur me kerkimet nderkombetare dhe zbatimin e masave shtrenguese.

    2. Shkeljet e renda te ligjit ne trajtimin e papergjegjshem te rasteve flagrante te korrupsionit te kallezuar nga institucionet e tjera lidhur me lirimin e disa te denuarve gjate 2006-2007-s.

    3. Trajtimi i papergjegjshem i çeshtjeve te pushuara nga gjykata per mungese provash.

    4. Mungese e theksuar e profesionalizmit ne drejtimin e Prokurorise se Republikes, e pasqyruar ne mungesen e theksuar te vullnetit per te ushtruar ndjekjen penale dhe ecurine e politikes penale ne çeshtjet e korrupsionit dhe trafikimit te narkotikeve dhe prostitucionit.

    Te henen raporti lexohet ne Kuvend

    Raporti hetimor per prokurorin e Pergjithshem, Theodhori Sollaku, do t’i prezantohet Kuvendit diten e hene. Kete e ka vendosur dje Konferenca e Kryetareve, e cila me shumice votash e ka integruar dokumentin ne fjale si pjese kalendarike te punimeve te seances plenare te dates 5 nentor. Konferenca ka bere me kete rast edhe lajmerimin e subjektit te hetimit, prokurorit te Pergjithshem, te cilin e ka informuar edhe rreth se drejtes per te degjuar apo per te folur ne kete seance.

    3 Nentor 2007

    Sollaku: “Zoti e ndihmofte Shqiperine!”

    Gjate viteve qe une drejtoj organin e akuzes, prokuroret tane kane punuar me pasion per te bindur partneret e huaj se ne Shqiperi krimi ndeshkohet, se ne institucionet e ligjit ka me shumice njerez te ndershem dhe te perkushtuar, ashtu sikurse ka edhe te paafte e te perfolur si te korruptuar. Ne kemi arritur te krijojme dhe te konsolidojme besimin e ndersjelle. Jane me dhjetera procedime te regjistruara pas marrjes se provave me leter-porosi nga autoritetet e huaja, te hetuara me sukses dhe te derguara ne gjyq. Kane filluar edhe hetime te perbashketa, eshte rritur si kurre ndonjehere vellimi i raporteve me homologet evropiane dhe marredheniet me ta jane te shkelqyera. Sot ne kemi jo me pak se kater komisione rogatore çdo muaj nga autoritetet gjyqesore te vendeve te Bashkimit Europian. Kjo eshte shenje e qarte besimi e partnereve tane europiane se Prokuroria shqiptare eshte ne rrugen e duhur, ndaj na kane mbeshtetur pa rezerva. Nese pretendohet se jane 225 urdhra arresti nderkombetar te paekzekutuar nga prokuroria, une mund t’ju konfirmoj se jane mbi 300 persona qe jane arrestuar dhe denuar per shkak te bashkepunimit nderkombetar gjyqesor gjate ketyre viteve.
    Lidhur me sa me siper, nuk ka asnje baze perfundimi i raportit se Prokurori i Pergjithshem ka shkelur ligjin ne raportet juridiksionale me shtetet e huaja. Prokurori i Pergjithshem po akuzohet pse nuk ka pranuar te shkele Kushtetuten dhe ligjin dhe kete perfundim ua argumentova hollesisht….
    Sikunder parashtrova ne fjalen time para Komisionit te Ligjeve, standardet e botes demokratike jane krejt te ndryshme. Inspektoreve te Ministrit, qe çdo person te hetuar e shohin si fajtor, iu ka ngelur sahati ne vitin 1974. Komisioneret qe gjoja bene hetime dhe vleresuan fakte, pse nuk iu referuan pak te dhenave qe ofrojne organizmat prestigjioze europiane dhe logjikes se tyre ne vleresimin e shifrave statistikore?…
    Une kam punuar qe sistemi yne i drejtesise penale t’i afrohet standardeve te ketyre vendeve, qe procesi penal te garantoje jo vetem zbatimin e ligjit penal, por edhe te drejtat e lirite e individit. Kjo Qeveri ka treguar, edhe me kete farse hetimore, se nuk deshiron t’i respektoje keto standarde. Prandaj jane duke kerkuar nje Prokuror tjeter.
    Me nje fjale, problemi i shifrave statistikore si “prova” qe Prokurori nuk ka drejtuar si duhet, aq me teper qe ka shkelur rende ligjet ne kuptimin kushtetues, nuk eshte gje tjeter veçse nje bllof qesharak….
    Te nderuar deputete!
    Dy dite me pare Presidenti Musharaf i Pakistanit arrestoi qindra njerez dhe shpalli gjendjen e jashtezakonshme. Arsyetimi i tij perballe botes, ishte i thjeshte. Gjykatat nuk po e linin qeverine te punonte e qete. Duke qene vetem ushtarak, Presidenti e zgjidhi ne menyre me te thjeshte krizen e tij shumeplaneshe.
    Mund te mos heqesh asnje paralele me rastin qe po perpiqeni te gjykoni sot ne salle. Ndoshta ngjashmeria vlen per shpejtesine me te cilen komisioni hetimor po perpiqet te beje punen e iniciuar nga homologu i Musharafit ne Shqiperi, i cili ne ndryshim nga pakistanezi e gjen te drejte te mos kete pune me arrestime masive, po te likuidoje hesapet me vete shkakun e shqetesimit. Pra me institucionet e drejtesise.
    Vete opozita apo dhe media mund ta gjejne kete ngjashmeri midis homologeve pakistanez dhe shqiptar ne shqetesimin qe ka qeveria ne problemet per rrugen Durres –Kukes, te cilat kerkojne shpjegim per ato qe ne i kemi quajtur ne kerkesen drejtuar Kuvendit si humbje e qindra milioneve euro fonde buxhetore, e kerkojne heqjen e imunitetit te njerit prej anetareve te qeverise. E cilesoj qesharake gjithsesi ngutjen per te likuiduar Prokurorin duke e lidhur problemin me skandalin e mesiperm. Kjo, sepse pervoja tregon se ne keto raste merr persiper dhe nje barre me te rende se ajo qe dyshohesh, e qe con ne nje studim akoma te hollesishem te shkaqeve. Abuzimi me nacionalizmin fals, qe Haveli e ka quajtur “streha e fundit e te gjithe batakçinjve”, nuk mund t’i sherbeje si “gjethe fiku” per te fshehur ate qe ne e kemi quajtur vjedhjen e parave te taksapaguesve shqiptare, te cilet po e paguajne betonin e segmentit te rruges Rreshen – Kalimash, 150 euro me shume per meter kub ne krahasim me çmimet e tregut. Nuk do te gjejne dot Prokuror te Pergjithshem te pergjegjshem qe te mbylle syte para nje krimi te tille.
    Nuk eshte profesioni im te kerkoj lidhje shkakesore te tipit politik. Kufizohem te them se ngjashmerite e verejtura me siper tregojne se sa pak po mesohet nga nje histori e riperseritur.
    Eshte e katerta here qe Gjykata Kushtetuese ka dhene verdiktin e saj se si duhet te sillet mazhoranca ne raste konflikti me Prokurorin e Pergjithshem. Kaq do te ishte e mjaftueshme per nje mazhorance politike qe te shihte punen e saj dhe te mos i ngaterrohej neper kembe pushteteve te tjera. Dhe as te mos sillej ne menyre bizantine me publikun ketu, apo me opinionin nderkombetar, te cilit keto ditet e fundit po i kerkohet ndihme po e tipit bizantin per te rregulluar sistemin e drejtesise.
    Duke qene nje njeri qe punon per shtetin dhe jo per pushtetin sic e kam theksuar dhe here te tjera, nuk me takon mua te shtyj perpara konkluzionet e nje pjese te mire te medias dhe opozites, e cila sheh qarte se ketu nuk po flitet per fatin apo te ardhmen e Prokurorit te Pergjithshem. Po eshte fare evidente se sjellja ndaj tij eshte e njejte apo thuajse e njejte me ate qe u ndoq dhe ndiqet me njerez apo institucione qe jane larg politikes se partise ne pushtet.
    Te nderuar deputete!
    Argumentet juridike jane pa peshe ne kete salle. Ketu ligji gjithnje e me pak po behet, e gjithnje e me shume po shkelet. Prandaj me lejoni te nderuar deputete t’ju flas me gjuhen tuaj. Pasi as une, por as ju nuk duhet te kemi iluzione; ky eshte nje votim politik. Si i tille ai nuk eshte domosdoshmerisht i gabuar, por te pakten duhet te jete i logjikshem, i argumentuar dhe koherent.
    Ne thelb te aksionit tuaj politik eshte akuza se Prokuroria nuk po lufton korrupsionin dhe krimin. Trakti i shkruar nga komisioni shkarkimor, pasi hetime ky komision nuk beri, deklaron;
    “Mosveprimin e qellimshem te Prokurorit te Pergjithshem per ushtrimin e ndjekjes penale ndaj zyrtareve te denoncuar nga komisione te njepasnjeshme hetimore si dhe nga kallezimet e Kontrollit te larte te shtetit.”
    Pra sot shumica parlamentare kerkon te me shkarkoje pasi Prokuroria e Pergjithshme nuk po heton dhe denon zyrtaret e korruptuar, ne nje kohe qe dihet se prokuroria eshte duke hetuar rreth njerit prej skandaleve me te medha te viteve te fundit, ate ne rrugen Rreshen -Kalimash. Natyrisht do te thoni ju, nuk behet fjale per zyrtaret apo ministrat tane, te cilet jane te pafajshem apriori. Behet fjale per zyrtaret e pales tjeter te cilet apriori jane fajtore. Por me lejoni t’ju kujtoj te nderuar deputete qe ata zyrtare dhe politikane qe ju dje i deklaronit mafioz, padrino, apo klane kriminale sot i keni shpallur te pafajshem. Madje keni deklaruar se akuzat ndaj tyre ishin per efekt elektoral. Epo Prokuroria nuk mund te ndjeke humorin politik te individeve apo grupeve te veçanta politike.
    Asnje prokuror, medioker apo hero nuk mund dhe nuk duhet te ktheje ne denime te gjithe akuzat pafund qe burojne nga kjo salle. Sidomos kur mafiozet e djeshem behen aleatet e sotem. Kur akuzat me te cilat eshte perbaltur institucioni i Prokurorise dje, sot konsiderohen trillime elektorale. Prandaj eshte e lehte ta akuzosh prokurorine politikisht. Ti kerkosh asaj te plase ne burg çdo individ qe dikujt i duket i dyshimte, pavaresisht nga procedura dhe ligji. E me pas ti kerkosh llogari Prokurorit te Pergjithshem per shkeljen e ligjit dhe procedures.
    Dje ju keni krijuar imazhin e nje prokurorie qe nuk heton klanet mafioze ne qeveri, privatizimet qindra milioneshe te aseteve publike si Albtelekom, abuzimet me prokurimet e drejtperdrejta apo me fabrika dhe biznese qeveritare. Sot skandalet e djeshme i keni votuar pike per pike ne kete parlament, prokurimet e drejtperdrejta qeveria juaj i ka shtuar, fabrikat qe dje ishin te krimit sot i peruroni vete.
    Dje me akuzonit per mos-hetim te ekzekutivit, sot ngrini komisione pikerisht kur Prokuroria ka filluar hetimin e ekzekutivit. Ne nje kohe kur skandalet korruptive te ketij ekzekutivi po mbijne si kerpudhat pas shiut ju kerkoni te shkarkoni Prokurorin e Pergjithshem sepse nuk po lufton korrupsionin.
    Natyrisht do te thoni ju qe hetimi i prokurorise ne rrugen Rreshen – Kalimash eshte politik dhe jo i motivuar per te luftuar korrupsionin, por ekzekutivin. Pra sipas jush duhet nje prokuror qe te hetoje vetem me miratimin e ekzekutivit, kur, si dhe ku te doje ekzekutivi. Duhet nje prokuror qe te hetoje ata zyrtare qe deshiron ekzekutivi. Duhet pra nje prokuror politik qe te perdoret nga ekzekutivi per hesape brenda vetes apo me opoziten. Dhe kjo eshte nje e mete e madhe e drejtimit tim. Ne morine e akuzave qe leshohen sipas parimit ‘shpif shpif se dicka do mbetet’ Prokuroria e Pergjithshme nuk eshte bere kurre vegel politike ne duart e askujt. Natyrisht ketu ku politika shpesh behet me dosje apo shantazhe, ky eshte nje handikap i madh i prokurorise. Tashme qe dosjet e komunizmit apo te sigurimit te shtetit po vjetrohen, duhen shtene ne dore dosjet e reja te korrupsionit.
    Te nderuar deputete te shumices!
    Sot ju me akuzoni se nuk kam luftuar krimin. Po sot ju krenoheni me luften kunder krimit si arritjen tuaj me te madhe. Me lejoni t’ju pyes te nderuar deputete si mund te jete e suksesshme lufta kunder krimit pa prokurorine? Si mund te luftohet krimi vetem me policine? Apo mos valle po jetojme ne nje shtet policesk? Ju do thoni se lufta kunder krimit mund te kish qene edhe me e suksesshme me nje tjeter prokuror. Nje prokuror me i zellshem per te arrestuar apo per te ekstraduar kriminelet. Por cilet kriminele? Cilet jane keto figura madhore te krimit qe Prokuroria nuk i ka ekstraduar? A nuk eshte vete ministria e drejtesise qe edhe sot e kesaj dite nuk po arrin ekstradimin e te pandehurve te tipit Aldo Bare etj. Sipas logjikes se komisionit tuaj shkarkimor perderisa keto ekstradime nuk po behen apo po vonohen, duhet te konkludojme se Ministri i Drejtesise eshte i lidhur me krimin.
    Natyrisht nuk jam ketu per te mohuar se ka pasur arritje ne luften kunder krimit. As per te thene se edhe puna e prokurorise, nuk ka vend per tu permiresuar. Jam ketu per te thene se arritjet ne luften kunder krimit jane nje fenomen politik. Ato burojne nga rotacioni qe nderpret mbeshtetjen politike per individe apo grupe te caktuara. Por, po i njejti vullnet politik qe eliminoi grupe te caktuar kriminale dje, mund te behet burim mbeshtetje per grupe te tjera sot dhe neser. E vetmja garanci qe kjo te mos ndodhe jane institucione si Prokuroria, jashte vullnetit dhe nevojave te caktuar politike. Garanci qe ju po e shkaterroni sot, duke e kthyer ekzekutivin ne prokurori.
    Te nderuar deputete!
    Ekzekutivi sot me shume sesa nje qeverie i ngjason nje prokurorie. Sot jemi ne nje situate paradoksale ku shume kriminele jane te famshem dhe shume qeveritare anonim. Ku qytetaret me shume se Aldo Bumçin njohin Aldo Baren, ku Lul Bashen mund ta ngaterrojne me Lul Berishen. Ne cilen demokraci ekzekutivi ben gjyqet e bandave dhe krimineleve ne media? Ne cilin vend promovimin mediatik te krimineleve e ben kryeministri? Perse valle kriminele te veçante behen kaq te rendesishem per nje force politike?
    Kjo ndodh te nderuar deputete sepse pas krimineleve te veçante ekzekutivi ka fshehur paaftesine qeverisese. Paaftesine per te sheruar plaget nga ku buron kriminaliteti i shoqerise sone. Me figura te veçanta nga bota e krimit vemendja largohet nga shkaqet e se keqes. Nga varferia, mungesa e shpreses, papunesia, deshperimi qe i shtyn njerezit drejt akteve te çmendura. Vemendja largohet nga lengimi i nje shoqerie qe doktori nuk e sheron dot. Prandaj doktori hiqet si prokuror. Prandaj i duhet te heqe prokurorin.
    Krimi nuk luftohet me dajak, por me zhvillim. Krimi eshte mbi te gjitha nje fenomen shoqeror. Ai i ka rrenjet tek varferia ne rritje, tek mungesa e alternativave ekonomike, tek traumat sociale, tek papunesia qe sherben si nje rezervuar i pashtershem per kontingjentin kriminal. Por keto jane probleme qe nuk zgjidhen nga prokuroria, por nga qeveria. Qe nuk zgjidhen me denime masive, por me reforma masive. Perndryshe, krimi do te vazhdoje te rritet, aq sa per ta luftuar ate do jeni te detyruar te burgosni te gjithe shoqerine. Kjo eshte diktatura zoterinj deputet: nje shoqeri e burgosur. E varfer, pa mundesi ekonomike, por me kriminalitet te ulet. Mbase kjo eshte shoqeria qe ju enderroni, perderisa shpresat per eliminimin e kriminalitetit i keni varur vetem tek instrumentet e dhunes.
    Duke u perqendruar tek disa kriminele ne veçanti ju keni perkeqesuar gjendjen e kriminalitetit ne pergjithesi. Sot ne Shqiperi ka me shume kriminele ne burg, por edhe me shume krim ne shoqeri. Shihni statistikat te krimit ordiner, veçanerisht vjedhjet, qe jane ne rritje. Duke selektuar krimin , ju keni rritur kriminalitetin.
    Duke u futur ne rolin e Prokurorit, ekzekutivi ka dale nga funksioni i qeverisjes. Madje me aq deshire dhe zell e kryen ekzekutivi kete funksion sa me duhet te pranoj se kryeministri aktual eshte kandidatura me e pershtatshme per kryeprokurorin e ardhshem. Me lejoni te nderuar deputete t’ju ftoje ta zgjidhni ate ne kete post, jo thjesht de fakto por edhe de jure. Ne kete menyre Shqiperia nuk humbet nje kryeminister, por fiton nje kryeprokuror!
    Dua te perfitoj nga rasti qe t’i kerkoj ndjese nga kjo foltore qytetareve shqiptar. Pa dashjen time jam bere pjese e perditshmerise se tyre. Nje pjese e merzitshme me siguri. Mbase dhe irrituese teksa keto dy vjet kane degjuar pa fund per Sollakun, don Sollakun, e keshtu pa fund. I kerkoj ndjese sepse kunder vullnetit tim kam zene shume me teper vend ne parlament dhe politike sesa problemet e tyre. Per shume syresh thjesht duhet te isha larguar prej kohesh. Sidomos perballe nje kryeministri qe nuk mund te qetesohet pa e organizuar shtetin sipas modelit te partise ku ai sundon. Por me lejoni t’ju siguroj se largimi im nuk do sjelle me shume qeverisje, pune, zhvillim apo shprese. Per ti arritur keto askujt nuk i duhet prokuroria. Perkundrazi eshte paaftesia per te qeverisur, per te zhvilluar shoqerine, qe e ben te nevojshme zgjerimin e pushtetit dhe kontrollin e prokurorise. Kush nuk rri dot ne pushtet nepermjet qeverisjes dhe zgjedhjeve, per te mbajtur pushtetin, i duhet prokuroria. Nuk ka korrupsion me te madh se ky. Eshte per te qare dhe qeshur qe prokuroria po merret nga ekzekutivi per te luftuar korrupsionin qe sot me shume se kudo buron nga vete ekzekutivi.
    Te nderuar deputete te shumices!
    Ju kerkoni te me shkarkoni sepse nuk kam denuar “te paprekshmit”, sepse nepermjet mosveprimit te prokurorise disa jane ngritur mbi ligjin. Ne kete pike ju shprehni nje shqetesim mbarepopullor. Ajo qe e shqeteson se tepermi qytetarin shqiptar sot eshte mungesa e drejtesise, fakti se jo te gjithe jane te barabarte para ligjit. Por a dini cilet jane keta individe ne perceptimin popullor? Politikanet. Dhe sot duke me akuzuar mua se nuk e kam zbatuar ligjin njesoj per te gjithe ju ngriheni mbi ligjin, dhe madje mbi kushtetuten. Sot ju po i tregoni qytetareve shqiptar se jo vetem beni ligjin, por se edhe jeni mbi ligjin. Ju me keni akuzuar se nuk kam denuar ‘te paprekshmit’. Por sot te paprekshmit jeni ju. Jo te gjithe, por ata jane mes jush, mbi ju.
    Sot ekzekutivi ka nje konflikt te hapur interesi me sistemin e drejtesise dhe Prokurorine. Njё sistem i fortё drejtesie do tё thote qe askush, qofte edhe kryeminister, nuk mund tё jetё mbi ligjin. Kjo ёshtё edhe arsyeja perse nё emer tё antikorrupsionit politika sulmon institucionet e drejtёsisё. Sulme qё synojne uljen e besueshmёrisё se ketyre institucioneve, perbaltjen, mosfunksionimin dhe paralizimin e tyre. Kush perfiton nga kjo? Natyrisht vet zyrtaret e lartё qё nё mungese tё njё sistemi tё forte drejtesie e kane tё lehte tё ngrihen dhe tё veprojne mbi ligjin. Dhe me pas te akuzojne Prokurorine se nuk zbaton ligjin. Pёrballё nje sistemi drejtesie qё mbahet i dobёt nёn goditjen e vazhdueshme tё pushtetit, zyrtaret e larte behen gjithnje e mё tё paprekshem.
    Ju e akuzuat prokurorine si te paafte per te luftuar krimin dhe korrupsionin, si mosvepruese apo apatike. Dhe per ta ndrequr kete te mete zhvilluat nje sulm frontal ndaj ketij institucioni. Kjo eshte nje arritje, meritat e se ciles duhet t’ia njihni vetvetes. Sot eshte e veshtire te hetosh nje zyrtar te larte te kesaj shumice. Por neser kjo do te jete e pamundur.
    Ju kerkoni te me shkarkoni mbase se mendoni se askush nuk duhet te jete gjate ne nje detyre, deri ne pension, apo siç e quajne disa “te perjetshem” ne krye te nje institucioni. Ketu kini te drejte. Mazhoranca me shume se kushdo tjeter i di rreziqet e kryetareve te perjetshem. Prandaj askush nuk duhet te jete i perjetshem. As ne krye te prokurorise, e aq me pak ne krye te nje partie politike. Por çeshtja nuk eshte se po hiqet Theodhori Sollaku, apo don Sollaku siç ka deshire te shprehet lideri juaj mendor dhe shpirteror. Problemi eshte se si po hiqet Sollaku. Cila eshte reforma qe garanton se drejtesia nuk mbetet çeshtje vullneti individual? Si eshte e mundur qe e gjithe reforma ne prokurori mbart emrin e nje individi? A nuk kane qene individet ata qe ju kane zhgenjyer juve vete? Une i pari. A nuk isha une nje i miratuar nga lidershipi juaj, dhe tani qe refuzoj t’i sherbej ketij lidershipi fisnikerohem me titullin don. A nuk ishte presidenti Moisiu nje tjeter kandidature e tille? A nuk ishim ne individe qe gjithmone sipas jush u kapem nga sistemi? Por cili eshte sistemi juaj, pertej individeve?
    Me lejoni t’ju pyes te nderuar deputete te shumices; po korrupsionin ne gjirin dhe ekzekutivin tuaj kush do ta hetoje? Cilat jane garancite qe ju ofroni sot se ky korrupsion do te hetohet neser? Mos valle prokurori qe do te emeroni ju vete? Po sa mund t’ju hetoj ju ky prokuror kur neser ju mund te mblidheni perseri si sot? Kur perseri neser ju mund te ngrini nje komision shkarkimor qe mblidhet ne mengjes dhe ne dreke del me nje raport mbi shkeljet qe ju mendoni se ka bere Prokurori i Pergjithshem. Pra cili Prokuror i Pergjithshem do te guxoje sot e tutje te hetoje eksponentet e larte politik te pushtetit tuaj? Natyrisht kjo eshte nje pyetje qe nuk ju shqeteson juve, por shqiptaret, shqetesimet e te cileve kane marre arratine nga kjo salle.
    Pikerisht per kete arsye precedenti politik qe ju vendosni sot eshte tejet i rrezikshem. Sot ju shuani nje here e mire shpresen se Prokuroria mund te hetoje zyrtaret e larte te ekzekutivit. Shpresen se nje dite askush nuk mund te jete mbi ligjin. Se midis ligjit dhe shefit, midis shefit dhe kushtetutes, prioritet do te kene ligji dhe kushtetuta.
    Shumica parlamentare ka mjaft arsye per te qene e vetekenaqur. Ajo tashme ka nje pushtet absolut qe fillon tek kjo salle dhe mbaron ne çdo cep te shtetit shqiptar. Por mos me keqkuptoni. Kjo e ben secilin prej jush me te dobet, me te pambrojtur. Ky eshte nje pushtet absolut kolektiv qe mund ti marre frymen cdo individi, qofte ky edhe deputet. Sot mund te jeni te kenaqur me pushtetin qe ushtroni kolektivisht, por neser mund te beheni viktimat e tij individualisht.
    Sot luhet akti i fundit i nje procesi qe filloi dhe mbaroi me Prokurorin e Pergjithshem; kapja e pjeses natyrore te shtetit. Sot ju si mazhorance kontrolloni pothuajse te gjitha institucionet kushtetuese te shtetit. Neser do te merrni ne kontroll edhe Prokurorine e Pergjithshme. Tashme shteti eshte reduktuar ne kete salle, madje ne nje pjese te saj. Ai eshte reduktuar tek nje grusht individesh qe jane rober te pushtetit qe ushtrojne. Prandaj votimi i sotem do jete certifikimi i pushtetit absolut te nje mazhorance qe u zgjodh me nje shumice te thjeshte. Dhe pushteti absolut korrupton ne menyre absolute. Eshte per te ardhur keq qe e gjitha po ndodh ne emer te luftes anti-korrupsion.
    Shqetesimi im sot nuk eshte thjesht shkaterrimi i sistemit, por edhe zhvleresimi qe ju i keni bere fjales. Ky eshte rreziku me i madh qe i kanoset demokracise sot. Ne kryqezaten e udheheqesit tuaj ndaj prokurorise jane perdorur shume fjale; kryemafioz, pjelle e krimit, don Sollaku, kriminel, etj, etj. Fjale, qe nje pjese e juaja as nuk i besojne, edhe pse sot do t’i votoni. Per te shkaterruar sistemin juve ju eshte dashur te shkaterroni fjalen; duke i thene te bardhes te zeze, ish mafiozit – aleat, erresires drite, korrupsionit investim, varferise zhvillim, duke premtuar 24 ore drita, uje, punesim. Vete udheheqesi juaj i perjetshem akuzat qe bente dje nga kjo foltore, sot i quan trillime elektorale. Inflacioni i fjales eshte shume me i larte ne kete salle sesa inflacioni i çmimeve jashte saj. Prandaj fjala ne kete salle sot vlen me pak se kurre. Dhe kjo eshte e rende, sepse neser per tu mbrojtur veç fjalet do kini, pasi sistemin po e shkaterroni sot.
    Ne fjalen time para ketij Kuvendi vitin e kaluar, i bera thirrje ndergjegjes suaj qe te votonit per vlerat universale te lirise. Sot, nuk kam asnje lloj besimi se kjo shumice parlamentare, e vene ne rresht me shkopin e çobanit, do te mund te ngrihet mbi interesat personale dhe te mbroje Kushtetuten, institucionet dhe ligjet e vendit. Nuk jep asnje lloj garancie edhe institucioni qe Kushtetuta e ngarkon te luaje rolin e garantit per nje gjykim te drejte, sepse “gjyqtari foli pa i shqyrtuar faktet”. Ndaj, i ndergjegjshem per zhvillimet e rrezikshme qe do te pasoje uzurpimi i institucionit te akuzes dhe venia e tij nen diktatin e Kryeministrit, nuk me mbetet tjeter veçse te shpreh nje deshire te fundit: “Zoti e ndihmofte Shqiperine!”

    6 Nentor 2007

    Politike
    Odiseja e kryeministrit Berisha për të shkarkuar Sollakun
    Sollaku: “Zoti e ndihmofte Shqiperine!”
    Vetevritet ne depresion e siper me kallashnikov 43-vjeçari
    Olldashi: “Durres-Kukes, alibi e socialisteve”
    Gjinushi: “Qeveria po mbulon korrupsonin”
    Meta: “Berisha, perpjekje per te uzurpuar prokurorine”
    Leskaj: “Goditje kunder institucioneve kushtetuese”
    Ngjela: “Parlamenti eshte mexhlis, jo ligjberes”
    Berisha: “Opozita eshte unifikuar me shtratin kriminal”
    Kuvendi sharkon Sollakun, bojkotojne votimin Nano e Basha
    Shpenzimet e deputeteve shqiptare me te lartat ne Europe
    Bello: “Qeveria po shkaterron universitetet”
    Namik Dokle: “Nano, marreveshje te pista me Berishen kunder PS-se”
    PS: Berisha skualifikoi 5 firma nga supervizimi
    Opozita: Raporti “Sollaku” te shqyrtohet pas deklarimit te Gjykates Kushtetuese
    Milo: “Reforma elektorale, peng e maxhorances”
    “Sollaku 2” i PD-se: Te gjitha mekatet e prokurorit te Pergjithshem
    Gjinushi: “Berisha-Nano, politike puçesh institucionale”
    Dervishaj: “Qeveritaret lokale te LSI-se do te bashkepunojne me qeverisjen qendrore”
    Meta: “Jemi te shqetesuar per veprimet antikushtetuese te Parlamentit”
    Deputetet, debat ne Kuvend per vilat e ministrave ne bregdet
    Tirana zyrtare ne ankthin e raportit te Komisionit Europian per Shqiperine
    Reforma ne polici, akuza Nishanit per emerime politike
    Bujqesia, axhenda e re e “Dialog me Shqiperine”
    LSI: “Klanet nepotike te Berishes po e largojne vendin nga BE-ja”
    Pergjimet e deputeteve, hetim Ministrise se Brendshme
    “Sollaku 2”, të hënën maxhoranca voton
    PD-PR përplasen për dëmshpërblimin
    Komisioni Europian shtyn për në 2009-n bisedimet Maqedoni-BE
    Brukseli: “Korrupsioni dhe krimi i organizuar po ngadalësojnë reformat ne Ballkan”

    • gene
    • Posted November 7, 2007 at 11:08 AM
    • Permalink

    Odiseja e kryeministrit Berisha për të shkarkuar Sollakun

    Shaban Sulçe

    Përplasje mes kryeministrit Berisha dhe kryeprokurorit të përgjithshëm datojnë shumë kohë më parë, se Berisha të vinte në pushtet. Sollaku ka qenë objekt akuzash edhe gjatë kohës që PD ishte në opozitë. Menjëherë pas instalimit të qeverisë në shtator 2005, kryeministri bëri të qartë se nuk do të bashkëpunonte me Sollakun, duke lënë të kuptohej se do të bënte gjithçka për shkarkimin e tij.
    3 prill 2006
    Berisha kërkoi nga deputetët e tij që të merrnin inisiativa ligjore për të shkarkuar kryeprokurorin. “Ekzistojnë prova se është i inkrimuar në fshehjen e dosjeve dhe shpejt do ua bëjmë të ditura, ky është një institucion që duhet reformuar me urgjencë, pasi po bëhet pengesë në zbatimin e reformave”, është shprehur kryeministri në mbledhjen e grupit.
    15 Prill 2006
    PD me anë të zëdhënsit të grupit parlamentar ka shpeshtuar akuzat e saj ndaj Sollakut, duke e akuzuar këtë të fundit për lidhje me bandën kriminale “Hakmarrje për Drejtësi”.
    15 Prill 2006
    PD konfirmoi se do të vazhdonte hetimin ndaj Sollakut dhe se do të kërkonte një komision hetimor parlamentar ndaj tij.
    16 prill 2006
    Reagon presidenti i Republikës Alfred Moisiu. Duke parë situatën e Moisiu ka kërkuar nga mazhoranca që të bashkëpunojë për forcimin e këtyre institucioneve dhe jo ti sulmojë ato.
    16 prill 2006
    Ndaj deklaratës së Berishës, ka reaguar vetë kryeprokurori Theollori Sollaku, i cili i ka quajtur absurde të gjitha akuzat e pabaza të bëra në drejtim të tij.
    17 prill 2006
    28 deputetë të Partisë Demokratike kërkojnë me një kërkesë zyrtare drejtuar kryetares së parlamentit Jozefina Topalli që të niste proçedurat e shkarkimit të Prokurorit të Përgjithshëm, Theollori Sollaku. Gjithashtu kjo kërkesë është shoqëruar me një dosje, në të cilën ishin publikuar të gjitha akuzat kundër Sollakut nga ana e Partisë Demokratike.
    18 prill 2006
    Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha sulmon deri edhe te familja e Sollakut. Kryeministri akuzon edhe bashkëshorten e tij, Zeqine Sollaku për shpronësimin e një shtetasi grek.
    18 prill 2006
    Deputeti i PD-së, Spartak Ngjela do të deklaronte se shteti është bllokuar nga kryeministri Berisha për shkak të luftës që ky i fundit po u bën institucioneve të pavarura.
    19 Prill 2006
    Presidenti Moisiu thërret në takim kryeministrin Berisha, të cilit i ka kërkuar shpjegime lidhur me çështjen Sollaku dhe shqetësimin që kjo çështje mbarte në opinionin publik, si sulm ndaj institucioneve të pavarura.
    24 Prill 2006
    Komisioni i Ligjeve miraton pa pjesëmarrjen e opozitës raportin për të nisur një komision hetimor ndaj kryeprokurorit Sollaku. Me nëntë vota pro, një abstenim, komisioni pranoi kërkesën e 33 deputetëve për të hetuar prokurorin e Përgjithshëm.
    26 prill 2006
    Opozita konfirmon pjesëmarrjen e saj në Komisionin Hetimor ndaj kryeprokurorit Sollaku.
    2 Maj 2006
    Me 76 vota pro dhe 44 kundër në Kuvend u pranua kërkesa për ngritjen e një komisioni Hetimor kundër kryeprokurorit Sollaku. Komisioni i përbërë nga 13 anëtarë, 7 nga shumica parlamentare dhe 6 nga opozita, për një kohëzgjatje 2 mujore.
    4 Maj 2006
    Deputetët e opozitës dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për antikushtetutshmërinë e objektit të komisionit Hetimor për shkarkimin e kryeprokurit Sollaku.
    8 Maj 2006
    Komisioni Hetimor parlamentar për kryeprokurorin Sollaku zhvillon mbledhjen e tij të parë. Në këtë mbledhje, deputetët e PD-së paraqesin edhe 8 akuza të tjera në drejtim të Sollakut.
    20 qershor 2006
    Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesën e deputetëve socialistë për objektin e hetimit të komisionit Hetimor “Sollaku”.
    21 qershor 2006
    Opozita braktis punimet e komisionit hetimor parlamentar për çështjen Sollaku.
    4 korrik 2006
    Komisioni i mbetur hetimor mbyll punimet me një kërkesë drejtuar Presidentit të Republikës, nga i cili kërkon shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku. Nga 83 akuza të ngritura nga PD, komisioni ka reduktuar vetëm 11 të tilla.
    8 korrik 2006
    Komisioni miraton një raport ku kërkohet largimi i Sollakut, duke i kërkuar njëkohësisht dhe ndjekje penale ndaj tij.
    24 korrik 2006
    Parlamenti voton pro shkarkimit të kryeprokurorit me anë të 79 votave pro të maxhorancës. Opozita shprehet kundër.
    13 tetor 2006
    Presidenti i vendit, Moisiu, refuzon kërkesën e Kuvendit, duke e cilësuar si të pabazuar në Kushtetutë.
    25 tetor 2007
    Krijohet komisioni hetimor parlamentar “Sollaku 2”, pas kërkesës së deputetëve të maxhorancës.
    2 nëntor 2007
    Komisioni hetimor “Sollaku2” harton raportin përfundimtar duke i kërkuar Parlamentit t’i rekomandojë Presidentit të Republikës, Bamir Topi, shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku

    6 Nentor 2007


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: