Skip navigation

Marr shkas  nga deklarata BOMBASTIKE  e njerit prej eksponenteve te opozites shqipetare te harxhoj disa bit ketu.

E kam fjalen per ish kreun e propagandes se partise socialiste Erion Brace. Ne fakt i konsideroja te imunizuar te majtet shqipetare nga semundja e histerise pseudo patriotike qe shohim te shperndahet me bollek ne teatrin politik keto dite te rilindjes pasverore.

Praktikisht, deputeti Brace AKUZOI qeverine shqiptare se ndryshimi i projektit te rruges Durres-Kukes ulte cilesine e saj (shpejtesine mesatare te pershkimit) dhe se kjo sillte avantazhe per korridorin 10 apo, sic e quajti,(nese nuk gaboj) ate Greko-Serb apo dicka te ngjashme. Pavaresisht fjaleve te vecanta qe u perdoren ne kete deklarate kuptimi ishte mjaft i qarte dhe akuza ishte ajo qe rendom degjojme te vije nga altoparlantet prane veshit te djathte: TRADHETI NDAJ ATDHEUT!!!!!!!!!!

Nuk mund te mos mirekuptojme nevojen e politikes per te perdorur edhe armen e patriotizmit ne retoriken e perditshme dhe mund te themi se deri diku kjo i ben mire kombit pasi na kujton se atdhedashuria eshte nje vlere pozitive qe nuk mund te vihet ne dyshim POOOOOOOOOOOOOOOR, si thote populli: “gjella me kripe e kripa me karar”

 (qe te vazhdojme me alegorine popullore) Kosova dhe kombi shqiptar ne pergjithesi do te jene se shpejti ne dore te nje kadiokrikurgu per shkak te artereoskelozes qe na ka pllakosur prej dekadash dhe perdorimi i tepert i kripes jo vetem na prish shijen por na rrezikon edhe jeten.

Mendoni se cfare demi i bejne politikanet shqipetare kosoves cdo here qe akuzojne gjysmen e shqiperise (aq sa perfaqeson ne fakt kundershtari politik) se nuk duan pavaresine e kosoves apo se perpiqen ta demtojne apo apo apo … !!!!!

Mendo per nje cast cfare rrethi vicioz qe krijohet. Sa here qe dikush akuzuohet, akuzuesi behet demtues dhe meriton te akuzohet  e pastaj me rradhe ne pafundesi ne dem te kosovareve. Dhe nuk po flas ketu fare per vlera ideale patriotike por per nje nevoje jetesore te kosovareve, PAVARESINE.

 Cdo here qe nje force politike shtyn ne llogoren “antipatriotike” nje tjeter force politike ne shqiperi, kosova peson nje goditje qe mund te kushtoje shtenjte (jo se shqiperia nuk ka demtime) dhe po te llogarisesh qe keto akuza rendom kane si efekt anesor nje ksenofobi histerike, demi amplifikohet.

2 Comments

    • gene
    • Posted October 16, 2007 at 11:54 AM
    • Permalink

    • Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, u shpreh dje i gatshëm në Parlament për të bashkëpunuar me Prokurorinë për hetimin dhe zbardhjen e plotë të të gjitha dyshimeve të saj lidhur me rrugën Durrës-Kukës.

    Adi Shkëmbi

    Madje, Basha tha se do të kërkojë nga të gjitha institucionet që ta çojnë deri në fund procesin për zbardhjen e përgjegjësisë së gjithsecilit në këtë proces. Sipas Bashës, interesi i të gjithë qytetarëve, përfshi edhe atë vetë, është që sado që të zgjasë procesi i hetimit rrugës Durrës-Kukës, të dalin përgjegjësitë e gjithsecilit. “Ju bëj thirrje këtij parlamenti, të gjithë opinionit publik që ky debat i nisur nga njerëz politikw të përfundojë me një transparencë të plotë të fakteve. Interesi im kryesor si qytetar, si deputet, por edhe si anëtar i këtij kabineti, është se në fund të këtij procesi sado që të zgjasë të merren vesh qartësisht se çfarë është përgjegjësia e Lulzim Bashës, çfarë është përgjegjësia e zyrtarit të Transporteve, çfarë është përgjegjësia e çdo kolegu dhe çfarë është përgjegjësia dhe motivi i atyre që e kanë nisur këtë kryqëzatë anti-shqiptare. Edhe sikur ky Parlament, edhe sikur Prokuroria, edhe sikur organet e tjera ta lënë këtë punë përgjysmë, ju garantoj me fjalën time të nderit që unë nuk do ta lë derisa të zbardhet krejtësisht”, u shpreh ish-ministri i Transporteve dhe Punëve Publike dje në fjalën e tij. Ministri i Jashtëm konfirmoi dje edhe njëherë qëndrimin e tij se është i gatshëm të shkojë në Prokurori për të dhënë dëshminë e tij lidhur me këtë çështje. Sipas Bashës, ai do t’i drejtohet organit të akuzës në momentin e parë që ky fundit kërkon ballafaqim me të. “Pa paragjykuar veprimtarinë e kolegëve të mi të nderuar të këtij Parlamenti, në lidhje me këtë kërkesë, ju bëj të qartë se që nga momenti i daljes së kësaj kërkese për heqjen e imunitetit, pra që nga momenti që Prokuroria e Përgjithshme ka bazë të besoj se unë Lulzim Basha dyshohem për veprimtari penale, unë jam në dispozicion të kësaj prokurorie dhe në momentin që ajo vendos të marrë informacione të mëtejshme apo gjykon se kërkon një ballafaqim me mua mjafton të më njoftojë dhe në përputhje me axhendën time jam gati të paraqitem në çdo çast”, tha më tej Basha. Lidhur me këtë çështje, kreu i diplomacisë shqiptare i akuzuar gjatë kohës që ka qenë ministër i Punëve Publike për korrupsion në rrugën Durrës-Kukës, tha se jo pa qëllim i është bashkuar nismës së maxhorancës së djathtë për heqjen e imunitetit të të gjithë deputetëve dhe zyrtarëve të lartë, të cilët dyshohen për korrupsion. “Më lejoni që nga ana parimore të rikonfirmoj edhe njëherë vullnetin tim personal, por edhe si anëtar i grupit parlamentar të PD për kufizimin e imunitetit të të gjithë anëtarëve të këtij Parlamenti, por edhe të organeve të tjera kushtetuese në rastet e akuzave për korrupsion”, u shpreh Basha.

    • gene
    • Posted October 16, 2007 at 11:54 AM
    • Permalink

    Ne parlament eshte dorezuar kerkesa per heqjen e imunitetit te bashes.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: