Skip navigation

Partia Socialiste angazhohet që së bashku me aleatët, të rrisë luftën e saj opozitare në sallën e Kuvendit. Reformimi i drejtimit të kryesisë grupit parlamentar pritet të japë dhe rezultatet e para në drejtim të kontrollit të punës së qeverisë. Kështu, grupi kuvendor socialist ka programuar një sërë veprimesh konkrete opozitare, që nga interpelancat e deri tek komisionet hetimore, për disa çështje të ndryshme. Duke filluar nga java e ardhshme, ky grup parlamentar do të nisë një seri të gjatë interpelancash parlamentare me kryeministrin Berisha dhe duke përfshirë pothuajse të gjithë anëtarët e kabinetit të tij qeveritar. Nënkryetari i grupit kuvendor socialist, Erion Braçe ka prezantuar dje përpara medias një axhendë të plotë veprimesh parlamentare, për tre javët e ardhshme. Bëhet fjalë për 31 interpelanca, me drejtuesit e të gjitha sektorëve më problematikë që kanë qenë një shqetësim i vazhdueshëm për qytetarët shqiptarë gjatë këtyre kohëve. “Kemi vendosur të thërrasim në interpelancë kryeministrin Sali Berisha, lidhur me rezultatet e luftës së tij kundër korrupsionit. Natyrisht, kryeministri Berisha duhet të japë dhe sqarime dhe për premtimin e tij të pambajtur, për të bërë pensionet minimale në fshat 5 mijë lekë dhe në qytet 10 mijë lekë. Të ardhurat dhe kompensimet e kanë kaluar këtë vlerë por pensionet, thjesht si masë pensionesh, janë ende poshtë vlerave të premtuara nga Kryeministri. Besoj se grupi ditën e hënë do të vendosë të thërrasë një interpelancë urgjente me Kryeministrin, për të sqaruar pozicionin e tij dhe të qeverisë së tij, lidhur edhe me sfidën që anëtarë të qeverisë i bëjnë organeve të drejtësisë”,- u shpreh Braçe, në lidhje me interpelancat që kanë bëjnë vetëm me kryeministrin Berisha. Ndërkohë që ai ka bërë të ditur dhe të gjitha interpelancat e tjera që do të thirren me pjesëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar. Në qendër të tyre natyrisht që do të jetë dhe sektori më problematik, që është ai që merret direkt me investimet në infrastrukturë. Kështu ministri i Transporteve, Sokol Olldashi do të thirret për të dhënë shpjegime për rrugën Durrës-Kukës apo dhe për rrugë të tjera, si ajo Levan-Vlorë si pjesë e segmentit Fier-Vlorë. Në interpelancë do të thërriten dhe ministrat Ridvan Bode, Genc Ruli, Bujar Nishani, Jemin Gjana, Nard Ndoka apo dhe ministri i Punës dhe Çështjeve Socialiste, Kosta Barka. “Ministri Olldashi do të thërritet për të raportuar në lidhje me rrugën Levan-Vlorë, rrugë e cila megjithëse është inauguruar që në muajin shkurt, nuk është bërë ende asnjë veprim konkret në terren. Gjithashtu ai do të duhet të japë shpjegime për ecurinë e punimeve në rrugën Tepelenë-Gjirokastër. Kemi vendosur gjithashtu të thërrasim ministrin e Bujqësisë, Jemin Gjana, për të dhënë sqarime mbi shkaqet dhe efektet e rritjes së çmimit të drithërave. Ndërsa Genc Rulit do t’i duhet t’i përgjigjet pyetjeve në lidhje me çmimin e karburanteve, si dhe për premtimin e pambajtur për furnizimin e vendit me 24 orë drita”,- u shpreh Braçe. Ndërsa ministri Ndoka do të duhet të përgjigjet në lidhje me gjendjen në të cilën ndodhet sot sistemi shëndetësor në vend, si dhe për skandalin e fundit të infektimit të një pacienti me SIDA. Në interpelancë do të thërritet edhe ministri i Arsimit, Genc Pollo, i cili do të duhet të japë shpjegime për situatën arsimore në prag të fillimit të vitit të ri akademik, si dhe për problemet që ekzistojnë midis kësaj ministrie dhe drejtuesve të arsimit të lartë në vend. Kërkesat për këto interpelenca pritet të depozitohen në kryesinë e Kuvendit, që nga dita e martë.

Hetim për tenderin e rrugës Rrëshen-Kalimash, blerjen e energjisë dhe shitjen e “Albtelekomit”

Socialistët, të martën kërkesat për tre komisione hetimore

Grupi parlamentar socialist do të dorëzojë të martën në kryesinë e Kuvendit kërkesat për ngritjen e tre komisioneve hetimore parlamentare. Nisma e shpallur shumë kohë më parë nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, pritet të konkretizohet ditën e martë, pasi të jenë mbledhur më parë firmat e nevojshme gjatë mbledhjes së grupit që do të mbahet nesër. Numri dy i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe, ka konfirmuar dje se kërkesat për hetimin parlamentar do të zyrtarizohen pas konsultimit të tyre në grup. “Ditën e martë, bashkë me interpelancat do të formalizohen edhe 3 komisione hetimore parlamentare, që kanë të bëjnë me prokurimet publike nga fondet e buxhetit të shtetit”,- u shpreh Braçe. Socialistët do të kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentare për procedurat tenderuese të rrugës Rrëshen-Kalimash, si pjesë e aksit Durrës-Kukës dhe Fier-Vlorë. Një komision tjetër do të kërkohet për hetimin e blerjes së energjisë elektrike nga KESH. Gjithashtu një komision i veçantë do të kërkohet edhe për shitjen e “Albtelekomit” kompanisë turke “Çalik” dhe refuzimi i ofertës nga “DoiçeTelekom”. Sipas Braçes, këto komisione nuk do të synojnë të bëjnë të zëvendësojnë punën e Prokurorisë, por do të kërkohet që të vërtetohen për publikun e gjerë të gjitha akuzat për shpërdorim të fondeve publike nga qeveritarët e sotëm. “Këto komisione hetimore nuk do të kthehen në organe të mirëfillta hetimi sipas Kodit Penal, apo organe që zëvendësojnë Prokurorinë, por do të shërbejnë thjesht për të zbardhur përfundimisht dhe për t’i dhënë përgjigje shqiptarëve, lidhur me çështjet që i kanë shqetësuar gjatë këtyre muajve të fundit”,- u shpreh Braçe. Ndërkohë që, me kërkesat, PS dhe aleatët e saj pritet të caktojnë dhe deputetët që do të marrin pjesë në secilin prej këtyre komisioneve.

shekulli

8 Comments

    • gene
    • Posted September 19, 2007 at 8:09 PM
    • Permalink

    Zyrtarët e korruptuar i denoncoi humbësi në tenderin e Hasit
    Në 15 tendera përfituan 50 milionë euro. Dëme të konsiderueshme janë zbuluar në tenderin e rrugës së Qafë Prushit, të Himarës, si dhe në rrugën dytësore Tiranë-Vorë

    Florenc Bakillari
    Tiranë – Rreth 50 milionë euro mund të jetë dëmi ekonomik i shkaktuar nga aferat korruptive të kryera nga zyrtarët e Ministrisë së Transporteve. Por arrestime të tjera mund të kryhen në ditët në vazhdim nëse prokuroria dhe gjykata do të kërkojnë një masë të tillë. Gjatë një konference për shtyp, zëvendësministri i Brendshëm, Gent Strazimiri, bëri publike dhe detajet e operacionit “Duart e pastra”. Sipas Strazimirit, kolegu i tij Jaka dhe gjashtë zyrtarët e tjerë akuzohen për korrupsion pasiv dhe shpërdorim të detyrës shtetërore. Ndërkohë që dy biznesmenët e arrestuar akuzohen për korrupsion aktiv. Strazimiri tha se hetimet janë kryer gjatë një periudhe dymujore. Si rrjedhojë janë grumbulluar prova dhe fakte të mjaftueshme për të vërtetuar akuzat ndaj zyrtarëve të arrestuar. Zyrtarët e lartë të MPPTT dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve rezultojnë të jenë përfshirë në veprimtari korruptive me vlera të konsiderueshme, kundrejt favorizimit të paligjshëm të shoqërive pjesëmarrëse në prokurimet publike të kryera në këtë institucion, – ka deklaruar zëvendësministri i Brendshëm, Strazimiri.
    Arrestimet
    Arrestimi spektakolar i tyre është bërë mbrëmjen e së hënës pasi Gjykata e Tiranës kishte firmosur urdhërarrestet. Prangosjet janë kryer në të njëjtën orë nga skuadrat e Sektorit kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Të shtatë zyrtarët janë kapur në befasi në banesat e tyre ose në lokale. Ndërkohë, zëvendësministri i Transporteve, Nikolin Jaku, është arrestuar në zyrën e tij te Kullat Binjake përballë Kryeministrisë. Sipas burimeve zyrtare, askush nga zyrtarët apo dy biznesmenët nuk ka bërë rezistencë në momentin e arrestimit. Ata nuk kishin më të voglin dyshim se mund të ishin nën hetim, – tha një burim i sigurt në Ministrinë e Brendshme. Zëvendësministri tha se operacioni është kryer në një fshehtësi të madhe. Po kështu, Strazimiri shtoi se policia konsideron të mbyllur çështjen por nëse gjykata dhe prokuroria do të kërkojnë arrestime të tjera, Struktura e Luftës kundër Krimit Ekonomik është gati t’i kryejë ato menjëherë.
    Hetimet
    Sipas hetimeve të para, janë 15 tendera ku janë zbuluar shkelje mjaft të rënda. Kështu, dëme të konsiderueshme janë zbuluar në tenderin e rrugës së Qafë Prushit, të Himarës, si dhe në rrugën dytësore Tiranë-Vorë. Kjo e fundit është marrë në dorëzim nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, edhe pse nuk ka përfunduar ende. Sipas burimeve, të nëntë të arrestuarit janë zbuluar në aferat e tyre korruptive në tenderin e rrugës Has-Kukës. Ky tender është anuluar tri herë derisa në fund është shpallur fituese firma për të cilën ishin të interesuar zyrtarët e Ministrisë së Transporteve. Pikërisht një nga biznesmenët që kishte humbur tenderin i është drejtuar policisë duke vënë në dijeni për afera korruptive që po kryheshin. Menjëherë, Seksioni i Luftës kundër Krimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë i është drejtuar prokurorisë për të përgjuar zyrtarët e dyshuar. Kështu, në muajin gusht, prokuroria ka dhënë leje për përgjimin e zëvendësministrit të Transporteve dhe zyrtarëve të tjerë. Pasi janë siguruar provat e nevojshme, Gjykata e Tiranës ka firmosur paraditen e së hënës nëntë urdhërarrestet. Sipas hetimeve të deritanishme, dëmi llogaritet deri në 50 milionë euro. Megjithatë, burimet thanë se kjo shifër është paraprake pasi mund të ndryshojë në përfundim të hetimeve. Ndërkohë, zëvendësministri Strazimiri tha se tenderimet e kryera në mënyrë korruptive nga zyrtarët e Ministrisë së Transporteve më së shumti i përkasin gjashtëmujorit të dytë të vitit 2007.

    Strazimiri
    Më vjen keq që si zëvendësministër më duhet të jap lajmin se një zëvendësministër tjetër është arrestuar. Mirëpo ligji është i barabartë për këdo. Dua të siguroj të gjithë se këto arrestime nuk kanë asnjë prapavijë politike. Kodi Penal nuk njeh sulme politike dhe policia ka zbatuar vetëm ligjin, – ka deklaruar zëvendësministri i Brendshëm, Gent Strazimiri. Ai ka sqaruar më tej se i gjithë hetimi ka qenë iniciativë e Policisë së Shtetit, më saktë, Sektorit të Luftës kundër Krimit Ekonomik. “Me prokurorinë kemi bashkëpunuar vetëm për të zbatuar ligjin në mënyrë procedurale, kërkesat për fletarresti. Çdo veprim tjetër hetimor është kryer vetëm nga policia”, – ka thënë numri dy i Ministrisë së Brendshme. Në fund, Strazimiri tha: “Gjej rastin të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për qytetarët që me denoncimet, bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë, bënë të mundur realizimin me sukses të këtij operacioni”.

    Të arrestuarit

    Nikolin Jaka, 35 vjeç, me funksion zëvendësministër i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit.

    Bashkim Kamberi, 40 vjeç, me funksion shef i Sektorit Juridik dhe Prokurimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve.

    Alban Qafa, 30 vjeç, me funksion specialist në Sektorin Juridik të Prokurimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve.

    Arian Sheti, 44 vjeç, me funksion drejtor i Drejtorisë Juridike në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve.

    Enton Resuli, 34 vjeç

    Ilirjan Berzani, 39 vjeç, me funksion drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

    Xhevahir Muçogllava, 58 vjeç, me funksion drejtor i Drejtorisë së Programimit dhe Koordinimit si dhe kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve.

    Skënder Bokciu, 40 vjeç, ortak i shoqërisë ARIFAJ Sh.p.k.

    Isuf Ukperaj, 48 vjeç, ortak i shoqërisë Vllazëria Sh.p.k.

    • gene
    • Posted September 19, 2007 at 8:09 PM
    • Permalink

    Të arrestuarit e Transporteve, zyrtarë me pasuri të pafundme
    Vetëm vlera e orëve të zëvendësministrit Nikolin Jaka kap shumën e 30 mijë eurove. Drejtori i Rrugëve, Berzani, zotërues i mijëra sipërfaqeve truall në Durrës

    Shaban Sulçe

    Pasuria e tyre kap shifra marramendëse, megjithatë kjo duket se nuk u ka mjaftuar për t’i kursyer vetes arrestimin nga policia për shkak të abuzimeve me detyrën dhe akuzave për korrupsion. Dy zyrtarët e lartë të Ministrisë së Transporteve, zëvendësministri Nikolin Jaka dhe drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Ilirjan Berzani, të arrestuar dy ditë më parë së bashku me 7 persona të tjerë, rezultojnë ndër njerëzit më të pasur në Shqipëri. Një gjë e tillë konstatohet në deklaratat e pasurisë së tyre, të bëra gjatë këtij viti pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, deklarata të cilat zbardhen sot në gazetën “Albania” për të gjithë lexuesit.
    Deklarata më “tronditëse” është ajo e zëvendësministrit Nikolin Jaka, pasuria e të cilit ia vlen të përkufizohet me termin “e pafundme”. I angazhuar në postin e zëvendësministrit, pas një eksperience shumë të suksesshme në fushën e biznesit, Jaka mund të konsiderohet si një ndër njerëzit më të pasur në Shqipëri. Pasuria e tij kap shifrën e disa miliona eurove, ndërkohë që aktiviteti i tij është i përqendruar kryesisht në fushën e ndërtimeve. Jaka, i cili rezulton të ketë qenë aksioner në disa firma ndërtimi pallatesh, ka një kapital të pafund aksionesh dhe zotërime trojesh. Ai zotëron një sipërfaqe prej 5000 metrash katrorë në Bërxullë të Tiranës, me vlerën e 4.5 milionë lekësh, një sipërfaqe prej 1500 metrash katrorë në Sauk, me vlerën 700 mijë lekë, pronar i një vile në Lalëz të Durrësit, pronar i një vile në Rrugën e Elbasanit (që kushton 50 mijë dollarë) pronar i një sipërfaqeje prej 750 metrash katrorë në Plazhin e Durrësit, me vlerë 200 mijë dollarë. Jaka ka paguar gjithashtu 260 mijë euro për blerjen e zyrave te Kullat Binjake, si dhe 10 mijë euro për blerjen e një garazhi po te Kullat. Zëvendësministri, tashmë i arrestuar nga policia, shënonte në pasurinë e tij edhe tre automjete luksoze me vlerë më shumë se 1 milion lekë, ndërkohë edhe tre orët e tij të markave të klasit të lartë kushtojnë më shumë se 10 mijë euro. Aktiviteti i Jakës në fushën e ndërtimeve rezulton një sukses i jashtëzakonshëm, ku vetëm nga të ardhurat si aksioner i firmës “Avanca” ai ka siguruar një pasuri prej 1 miliard lekësh. Por pasuria e zëvendësministrit të Transporteve do të marrë një tjetër bum, pasi firmat e administruara prej tij janë duke ndërtuar më shumë se 15 pallate në kryeqytet. Edhe drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Ilirjan Berzani, rezulton me një pasuri të madhe, të siguruar nga angazhimi i tij në fushën e biznesit, nga kursimet si emigrant dhe nga paga si ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Ai rezulton pronari i një sipërfaqeje rreth 2000 metra katrorë në qytetin e Durrësit, si dhe pronari i një vile katërkatëshe me vlerë 24 milionë lekë.

    Nikolin Jaka
    Zëvendësministër i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve
    Deklarata e pasurisë lëshuar në vitin 2007

    Pasuritë e paluajtshme

    Truall me sipërfaqe 4565 metra katrorë, në Bërxullë Tiranë, të blerë me të ardhurat nga biznesi. Vlera: 4 milionë lekë

    Truall me sipërfaqe 556 metra katrorë, në Bërxullë Tiranë, të blerë me të ardhurat nga biznesi. Vlera: 500 000 lekë

    Ndërtesë vilë me sipërfaqe 61.5 metra katrorë në Lalëz Durrës, të blerë me të ardhurat nga biznesi. Vlera: 20 mijë euro

    Truall me sipërfaqe 1500 metra katrorë në Sauk, të blerë me të ardhurat nga biznesi.
    Vlera: 700 mijë lekë

    Truall+vilë banimi. Sipërfaqja e truallit 660 metra katrorë. Sipërfaqja e ndërtimit 76 metra katrorë+140 metra katrorë për legalizim, në Rrugën e Elbasanit, të blerë me të ardhurat nga biznesi. Vlera: 50 mijë dollarë

    Truall me sipërfaqe 750 metra katrorë në Plazhin e Durrësit. Ky truall është ende në proces ndërtimi. Është blerë me të ardhura nga biznesi.
    Vlera: 200 mijë euro

    Zyra me sipërfaqe 110 metra katrorë, te Kullat Binjake, të blera nga të ardhurat nga biznesi. Vlera: 260 mijë euro

    Garazh, sipërfaqe 21 metra katrorë te Kullat, të blerë me të ardhurat nga biznesi.
    Vlera 10 mijë euro

    Truall sipërfaqe 475 metra katrorë, rruga “Dora Distria”, në Tiranë. Trualli është dhënë për ndërtim. I blerë nga kursimet personale.
    Vlera: 20 mijë dollarë

    Truall sipërfaqe 1000 metra katrorë, mbrapa TV Klanit, Tiranë i blerë me të ardhurat nga biznesi. Vlera: 650 mijë euro

    Truall me sipërfaqe 63 metra katrorë, mbrapa TV Klanit, Tiranë i blerë me të ardhurat nga biznesi. Vlera: 41 mijë euro

    Truall me sipërfaqe 63 metra katrorë, mbrapa TV Klanit, Tiranë, i blerë me të ardhurat nga biznesi. Vlera: 38 mijë euro.

    Zyra me sipërfaqe 175 metra katrorë, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, Tiranë, i blerë me të ardhurat nga biznesi. Vlera: 150 mijë dollarë

    Truall me sipërfaqe 920 metra katrorë, të blerë nga të ardhurat e biznesit. Vlera: 150 mijë dollarë. Likuiduar deri tani 7 mijë dollarë

    Autoveturë “Mercedes Benz 220 CD”, i blerë me të ardhurat nga biznesi. Vlera: 1 milion lekë

    Autoveturë “Mercedes Benz”, blerë me të ardhurat nga biznesi. Vlera: 35 348 euro. Çmimi i pagesës së doganës: 1.8 milionë lekë

    Autoveturë “Mercedes Benz”, blerë me të ardhurat nga biznesi. Vlera 490 000 lekë

    Autoveturë “Land Rover”, blerë me të ardhura nga biznesi. Vlera: 17 mijë euro

    Orë “Rolex Daytona”. Vlera: 10 mijë euro
    Orë “Blancpian”, vlera: 10 mijë euro
    Orë “Breitling”, vlera: 7 mijë euro
    Të blera nga të ardhurat nga biznesi

    Të ardhura nga angazhime dhe veprimtari private ose publike

    505 729 lekë para të siguruara nga shoqëria “Art Construktori”, ortak me 50%, administrator i dorëhequr

    99 793 812 lekë të siguruara nga “Avanca 1” sh.p.k, Administrator ortak me 90%.
    Dhënë dorëheqjen si administrator dhe ortak
    78 394 lekë të siguruara nga “Avance: sh.p.k, administrator dhe ortak i vetëm 50%.
    Dhënë dorëheqjen si administrator dhe ortak
    16 435 000 lekë të siguruara nga “SORI-AL” sh.p.k ortak 50%. Kanë nisur procedurat e transferimit
    1 960 300 lekë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë
    625 000 lekë në muaj të siguruara nga kontrata e qirasë së zyrave të shoqërisë “Avance” sh.p.k.
    Niko Kompani Sh.p.k administrator ortak i vetëm 100% (financim ndërtimi), dhënë dorëheqjen si administrator

    Shitje autoveture tip “Benz Mercedes” vlera 50 mijë euro

    Shitje autoveture tip “Benz Mercedes”, vlera 6.5 milionë lekë

    Kontratë sipërmarrje ndërtimi “ART Construction”, në rrugën “Dora Distria”
    Pallati në proces hipotekimi

    Kontratë sipërmarrje ndërtimi “Niko Kompani”. Pallat në proces

    Kontratë sipërmarrje ndërtimi “Niko Kompani” në rrugën “Sulejman Pasha”
    Pallati në proces

    Kontratë sipërmarrje ndërtimi “Art Construction” në rrugën “Shemsi Flaka”
    Pallati në proces

    Kontratë sipërmarrje ndërtimi “Niko Kompani” në rrugën “Pandi Dardha”
    Pallati në procces

    Kontratë sipërmarrje ndërtimi “Niko Kompani” në rrugën “Petro Nini Luarasi”
    Pallati në proces

    Kontratë sipërmarrje ndërtimi “Niko Kompani” datë 19.04.2006

    Kontratë sipërmarrje ndërtimi “Niko Kompani”, në rrugën “Kongresi i Manastirit”
    Pallati në proces

    Kontratë sipërmarrje ndërtimi “Art Construction” datë 29.10.2005
    Në proces

    Kontratë sipërmarrje ndërtimi “Niko Kompani”, datë 29.03.2006
    Në proces

    Akt marrëveshje për financim “Niko Kompani” sh.p.k Në proces

    Kontratë sipërmarrje ndërtimi “Niko Kompani” sh.p.k datë 16.09.2006
    Në proces

    Kontratë sipërmarrje ndërtimi “Niko Kompani” sh.p.k datë 30.12.2006
    Në proces

    Kontratë sipërmarrje ndërtimi datë 29.08.2005. Në ndërtim

    Kontratë sipërmarrje ndërtimi “Art Construction” datë 17.10.2006. Në proces.
    Kontratë sipërmarrje ndërtimi “Art Construction” datë 25.10.2006. Në proces

    Kontratë qiraje zyra “Bulevardi Dëshmorët e Kombit”, sipërfaqja 60 metra katrorë
    750 000 lekë në muaj

    Kontratë qiraje Zyra Sipërfaqe 25 metra katrorë
    625 000 lekë në muaj

    Kontratë qiraje Rezidencë Rruga e “Elbasanit”
    1 200 000 lekë në muaj

    Shënim: Mund të ketë kontrata të tjera që mund të jenë tek noteri, në momentin e identifikimit do të bëhet edhe deklarimi i tyre

    Ilirjan Berzani
    Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve
    Deklarata e pasurisë lëshuar në vitin 2007

    Pasuritë e paluajtshme

    Banesë 4-katëshe e ndërtuar në një truall prej 500 metra katrorë. Lagjja numër 1 Durrës. Burimet nga të ardhurat si deputet, nga biznesi dhe nga një huadhënie
    Vlera: 24 milionë lekë

    Truall me sipërfaqe 500 metra katrorë në Lagjen numër 1 në Durrës.
    Ky truall është blerë me të ardhurat nga emigracioni.
    Vlera: 2 milionë lekë

    Truall me sipërfaqe 2000 metra katrorë në Lagjen numër 17 në Durrës.
    Ky truall është blerë me të ardhurat nga emigracioni.
    Vlera: 2 milionë lekë

    Truall me sipërfaqe 1433 metra katrorë në Lagjen numër 14 në Durrës.
    Vlera: 5.9 milionë lekë

    Të ardhura të siguruara nga angazhime dhe veprimtari private ose publike

    50 milionë lireta të siguruara gjatë emigracionit në Itali në periudhën 1991-1993

    50 mijë dollarë të siguruara nga emigracioni i vëllait në SHBA

    2.7 milionë lekë të siguruara nga fitimet nga aktiviteti privat, së bashku me ortakun

    4.8 milionë lekë të siguruara nga kursimet si deputet

    700 000 lekë të siguruara nga të ardhura si ish-deputet

    240 000 lekë të siguruara nga të ardhurat e bashkëshortes si mësuese

    …. Paga si drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve

    Pasuri të luajtshme

    Makinë “Peugot”, e dhuruar

    Furgon tip “Mercedes-Benz”, çmimi i blerjes 2.2 milionë lekë

    50% të aksioneve të shoqërisë Mobil BPB Sh.p.k me aktivitet shitje mobiliesh

    Detyrime financiare

    40 mijë euro kredi e marrë në Banka Tirana në vitin 2005, për përfundimin e shtëpisë.

    33 mijë euro shuma e mbetur ende e pashlyer nga kredia e marrë

    10 milionë lekë huamarrje nga një person fizik

    • gene
    • Posted September 19, 2007 at 8:10 PM
    • Permalink

    Gati arrestimi i zyrtarëve për tenderat e HEC-eve me koncesion

    Habjon Hasani
    Prokuroria e kryeqytetit do të urdhërojë këto ditë arrestimin e disa zyrtarëve të Ministrisë së Ekonomisë, investigimi i të cilëve ka faktuar se janë autorët e një skeme të mirorganizuar, e cila konsistonte në manipulimin dhe vjedhjen e projekteve për ndërtimin e HEC-eve dhe kalimin e tyre për llogari të kompanive të tjera që kishin lidhje me këta zyrtarë. “Albania” ka mundur të sigurojë dje shkeljet kryesore të konstatuara te këta zyrtarë, por pa mundur të zbardhë emrat e të dyshuarve, pasi hetuesit nuk duan të përballen me ndonjë ”surprizë” gjatë ekzekutimit të fletë-arresteve. Sipas dokumentacionit të mbledhur deri tani, është përllogaritur se dëmi financiar që kanë shkaktuar këta zyrtarë arrin në disa milionë euro, ndërsa ekspertët e Antikrimit Financiar mendojnë se kanë rënë në gjurmët e rrjetit më të madh që kontrollon aferat në energjetikë. Përgjimet e telefonatave dhe dokumentacioni që prokurorët kanë në dorë faktojnë, sipas tyre, se ky grup zyrtarësh që pritet të arrestohet në orët e ardhshme, kishte arritur të vinte nën kontroll pjesën dërrmuese të projekteve dhe tenderave për dhënien me koncesion të HEC-eve dhe kontrollonte thuajse të gjithë hierarkinë shtetërore që ishte përgjegjëse për zhvillimin e tyre.

    Skema abuzive

    Ligji i ri i koncesioneve, i miratuar rreth dy vite më parë, nxiste iniciativën e lirë të biznesmenëve për të paraqitur projekte për ndërtimin e minihidrocentraleve për prodhimin e energjisë elektrike. Si rregull paraqitësit e projekteve do të ishin të favorizuar në tender në shenjë shpërblimi për iniciativën e tyre, por duket se në realitet ata jo vetëm nuk janë favorizuar, por projektet u janë vjedhur dhe u janë atribuuar firmave dhe bizneseve të tjera që nuk kishin pasur më parë lidhje me këto HEC-e, porse lidhjet i kishin (tashmë të dokumentuara) me personat që “qëndisnin” tenderat. Të gjithë të dyshuarit nga prokuroria, që pritet të arrestohen së shpejti, janë pikërisht personat që kanë manipuluar dhe trafikuar dokumentet e firmave që ideuan projektet, që në gjuhën teknike njihen si propozuesit e pakërkuar. E, me sa duket, kanë qenë vërtet “të pakërkuar” dhe të padëshiruar nga ekspertët dhe drejtuesit e tenderave, për të cilët prokuroria mendon se e kanë shndërruar procesin e rëndësishëm të dhënies së koncesioneve në energjetikë në një pazar të pastër në favor të interesave personale dhe në kundërshtim flagrant me ligjin. Sidoqoftë, firmat e prekura nga kjo skemë korruptive nuk kanë ndenjur duarkryq dhe kanë denoncuar gjithçka në organin e akuzës. Kjo e fundit tashmë ka vendosur që të priten fletë-arrestet.

    Kontraktuesit

    Ligji i ri i koncesioneve dikton që Autoriteti Kontraktues është i autorizuar të shqyrtojë “propozimet e pakërkuara”, në përputhje me procedurat e parashikuara, me kusht që këto propozime të mos kenë të bëjnë me një projekt, për të cilin ka filluar ose është shpallur procedura e përzgjedhjes. Pas marrjes dhe shqyrtimit fillestar të “propozimit të pakërkuar”, Autoriteti Kontraktues përcakton nëse Projekti Koncesionar konsiderohet të jetë në interes publik. Pas një shqyrtimi të tillë, Autoriteti, brenda 90 ditësh pas marrjes së “propozimit të pakërkuar”, informon propozuesin, nëse projekti është konsideruar në interes publik. Nëse Projekti Koncesionar konsiderohet në interes publik, Autoriteti Kontraktues fton propozuesin të paraqesë informacionin e nevojshëm në lidhje me projektin e propozuar për t’i dhënë mundësi Autoritetit të bëjë vlerësimin e duhur për kualifikimet e propozuesit dhe fizibilitetin teknik dhe financiar të projektit, si dhe të përcaktojë nëse projekti mund të zbatohet me sukses në mënyrën e propozuar, në kushte të pranueshme për të. Për këtë qëllim, brenda 120 ditëve nga ftesa e Autoritetit Kontraktues, propozuesi duhet të paraqesë një studim fizibiliteti teknik dhe financiar dhe informacion të mjaftueshëm në lidhje me konceptin ose teknologjinë e parashikuar në propozim.

    Ligji: “Bonus për propozuesit individualë”

    Me anë të këtij ligji, qeveria vlerëson idetë krijuese dhe novatore të sektorit privat dhe kërkon që këto ide të bëhen promotorë të zhvillimit të sektorëve të veçantë. Projektligji bën një trajtim të kujdesshëm të kësaj forme specifike bashkëpunimi, pasi janë marrë në konsideratë dhe janë vlerësuar si parimi i konkurrencës në dhënien e koncesioneve, por dhe njohja e të drejtave të autorit dhe përpjekjeve të tjera të bëra nga një propozues. Kështu, është vendosur që çdo propozim i ardhur nga sektori privat, pasi të kalojë një fazë diskutimi dhe të kualifikohet si “propozim i pakërkuar”, do t’i nënshtrohet garës njëlloj si në rastin e “propozimeve të kërkuara”. Ndërkohë, me vendim të Këshillit të Ministrave, propozuesit të “idesë” i njihet një bonus deri në 10% të pikëve në procedurën konkurruese. Bonusi dhe emri i personit që i jepet ky bonus tregohen qartë në dokumentet e garës.

    BOX
    Koncesionet, qeveria liberalizoi Autoritetet Kontraktuese

    Janë dashur më shumë se gjashtëmbëdhjetë vite që vendi ynë të hartojë një ligj, i cili do të arbitrojë fushëveprimin e kompanive private në realizimin dhe investimin e ndërmarrjeve dhe veprave të mëdha në vendin tonë. Këshilli i Ministrave miratoi dje projektligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat. Projektligji dikton se autoritetet publike që kanë kompetencën të lidhin Kontrata Koncesioni si Autoritete Kontraktuese, janë ato ministri dhe njësi të qeverisjes vendore që, në përputhje me aktet ligjore, janë përgjegjëse për aktivitetin ekonomik për të cilin jepet koncesioni. Për të shmangur çdo lloj keqinterpretimi, për Koncesionet Vendore, Autoritetet Kontraktuese janë autoritetet kompetente të njësive të qeverisjes vendore. Qeveria Shqiptare përcakton Autoritetin Kontraktues për çdo koncesion, pas identifikimit të listës strategjike që përcakton fushat dhe sektorët në të cilët vepron mundësia e koncesionimit. Njësia e Trajtimit të Koncesioneve është një person juridik publik që krijohet me vendim të Këshillit të Ministrave, nën varësinë e ministrit përgjegjës për ekonominë. Është përcaktuar gjithashtu edhe struktura organizative, kompetencat, financimi si dhe marrëdhëniet e saj me autoritetet kontraktuese apo organet e tjera shtetërore. Kompetencat e Njësisë së Trajtimit: të nxisë koncesionet në Republikën e Shqipërisë në mënyrë transparente dhe të sigurojë njëtrajtshmëri në trajtimin e koncesioneve nëpërmjet autoriteteve publike dhe agjencive përkatëse. Gjithashtu, asaj i lejohet të asistojë Autoritetet Kontraktuese në vlerësimin dhe shqyrtimin e koncesioneve, veçanërisht në lidhje me rentabilitetin dhe fizibilitetin, hartimin e kërkesës për propozim, dokumenteve për parakualifikimin dhe akteve të tjera që kanë lidhje me garën. Nga ana tjetër, që të kualifikohen për të marrë pjesë në një procedurë përzgjedhëse, ofertuesit e interesuar duhet të plotësojnë disa kritere objektive, të cilat Autoriteti Kontraktues, i konsideron të nevojshme për një procedurë të caktuar. Këto kritere që shprehen në dokumentet parakualifikuese, duhet të përfshijnë të paktën: kualifikime profesionale dhe teknike, burime njerëzore, makineri dhe asete të tjera të nevojshme për të kryer të gjitha fazat e Projekteve Koncesionare, duke përfshirë projektimin, ndërtimin, operimin dhe kur është e nevojshme dhe mirëmbajtjen. Ofertuesit duhet të garantojnë aftësi të mjaftueshme për të administruar aspektet financiare të projekteve dhe aftësinë për të financuar projektin.

    • gene
    • Posted September 25, 2007 at 7:17 PM
    • Permalink

    • TIRANE – Dëshmitari kryesor i Prokurorisë në akuzat që ajo ka ngritur ndaj zyrtarëve të arrestuar për abuzime në tenderat e rrugës është aksionari kryesor

    i një firme, e cila ka dalë humbëse nga tenderi i datës 3 gusht 2007, me vlerë 471 milionë lekë për punimet e rrugës Has-Qafë-Prushi. Sipas grupit hetimor të Antikrimit Ekonomik në Prokurori, ky person mësohet se pasi ka bërë kallëzimin ka treguar me detaje dhe hollësi mënyrën si ishte anuluar tenderi tri herë me radhë derisa ishte fituar nga firmat me të cilat kishte prova, se zyrtarët kishin bërë marrëveshje paraprake. Në listën e Prokurorisë ndodhen edhe rreth 19 persona të tjerë që janë marrë në pyetje dhe pritet të japin përsëri deklarime në fazën e hetimeve paraprake, lidhur me skandalin e abuzimeve të dyshuara në tenderat e rrugëve. Organi i akuzës ka pohuar se i konsideron të provuara veprat penale, të cilat ua ka komunikuar disa prej nëntë personave të arrestuar nga aksioni “Duar të Pastra”. t.s

    • gene
    • Posted September 27, 2007 at 10:18 AM
    • Permalink

    Prokuroria: Lista me 20 zyrtarët e lartë

    Nga ministrat dhe poshtë, emrat që janë nën hetim me akuzën e korrupsionit në tenderë apo atë të shpërdorimit të detyrës

    Shpërdorimi i detyrës, shkelja e barazisë në tenderë, mitëmarrja, si dhe akuza të tjera që kanë të bëjnë me shkeljet në administratë, madje edhe pjesëmarrje në grupe të strukturuara kriminale kanë çuar më shumë se 20 politikanë dhe zyrtarë në prokurori. Në një hark kohor prej dy muajsh, Prokuroria e Tiranës ka filluar një hetim të plotë ndaj qeverisë “Berisha”, madje duke arrestuar një zv/ministër, ngritjen e një akuze për një tjetër, si dhe me arrestimin e zyrtarëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Prokurorët kanë në “dorë” edhe ministra të tjerë për të cilët vetëm Prokuroria e Përgjithshme mund t‘i hetojë apo t‘i vërë para përgjegjësisë ligjore, vetëm në rastet kur Parlamenti vendos heqjen e imunitetit.

    I pari që u përball me drejtësinë, nga anëtarët e kabinetit qeveritar, ishte Lulzim Basha, ish-ministër i Transporteve, aktualisht ministër i Jashtëm, i cili po hetohet për mënyrën e tenderit të rrugës Durrës-Kukës. Dosja, që mban emrin e ministrit ndodhet aktualisht në akuzën qendrore në pritje të verifikimeve materiale. Ndërsa Prokuroria e Tiranës, disa javë më parë, për këtë dosje ka marrë të pandehur ish-zv/ministrin e Transporteve, Armand Teliti, aktualisht drejtor i Gjendjes Civile, si dhe Lejla Saraçin, drejtoreshë e Përgjithshme e Rrugëve. Ndërkaq, prokuroria tha dje se po verifikon edhe Ministrinë e Ekonomisë, për privatizimin e kompanisë telefonike Albtelekom. Në lidhje me abuzimet gjatë ndërtimit të rrugëve, policia ka arrestuar Nikolin Jakën, zv/ministër i Transporteve, i cili akuzohet për marrje ryshfeti. Bashkë me zëvendësministrin, prokuroria ka marrë të pandehur, në gjendje arresti edhe për Ilirian Berzanin, ish-drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve, Xhevair Muçogllavën, kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në DPRR, si dhe Arjan Shetin, drejtor i Drejtorisë Juridike në DPRR.

    Ndërkaq, prokuroria prej më shumë se dy muajsh zbuloi disa abuzime në Drejtorinë e Tatim-Taksave në Tiranë. Nëpërmjet përgjimeve dhe filmimeve u zbulua marrja e ryshfetit nga drejtori i Tatim-Taksave, Flamur Mallkuçi, i cili u arrestua. Mallkuçi, sipas akuzës, akuzohet për mitëmarrje së bashku me inspektorët Dritan Metani, Genci Murthi, Aurel Cenolli dhe Migen Katroshi. Prokuroria tha se ka filluar procedimin penal ndaj ish-drejtorit të KESH-it, Andi Beli. Ky i fundit akuzohet për shpërdorim detyre, ndërsa për vërtetimin e akuzave grupi hetimor ka marrë në pyetje edhe drejtorin aktual të korporatës Gjergj Bojaxhi. Abuzimet në administratën shtetërore kanë vënë para përgjegjësisë penale shefin e urbanistikës në Bashkinë e Tiranës. Dritan Agolli akuzohet për shpërdorim detyre, pas një kontrolli të KLSH-së. Vartësit e Sollakut kanë filluar procedime penale edhe për abuzimet në diplomatikë. Faik Dishnica, konsull në Greqi, akuzohet për marrje ryshfeti, gjatë mënyrës së pajisjes së emigrantëve me pasaportë. Ndërsa Bujar Muharremi, ish-ambasador i Shqipërisë në Kosovë, akuzohet për marrje ryshfeti, në kohën kur drejtonte selinë diplomatike. Prokuroria tha se ka përfunduar hetimet për zyrtarët e Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, Çelo Hoxha dhe Tomorr Gostivari, të cilët akuzohen për falsifikim dokumentesh. Si pjesëmarrës në grupin kriminal, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vënë në pranga Met Bozin, ish-kryetar i Partisë Socialiste në Cërrik, i cili akuzohet për vrasjen e gjashtë gardistëve gjatë “masakrës së Cërrikut”.

    Lista

    20 zyrtarët

    1-Lulzim Basha, ish-ministër i Transporteve, aktualisht ministër i Jashtëm, nën hetim për rrugën Durrës-Kukës

    2-Genci Ruli, ministër i Ekonomisë, prokuroria po verifikon rolin e ministrisë që drejton në privatizimin e Albtelekomit

    3-Nikolin Jaka, zv/ministër i Transporteve, i akuzuar për marrje ryshfeti për ndërtimin e rrugëve

    4-Armand Teliti, ish-zëvendësministër i Transporteve, aktualisht drejtor i Gjendjes Civile, akuzohet për rrugën Durrës-Kukës

    5-Lejla Saraçi, drejtoreshë e Përgjithshme e Rrugëve, akuzohet për rrugën Durrës-Kukës

    6-Ilirian Berzani, ish-drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve, akuzohet për abuzime në ndërtimin e rrugëve

    7-Xhevair Muçogllava, kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, DPRR, akuzohet për abuzime me detyrën

    8- Arjan Sheti, drejtor i Drejtorisë Juridike në DPRR, akuzohet për marrje ryshfeti

    9-Drejtori i Tatim-Taksave, Flamur Mallkuçi, akuzohet për mitëmarrje

    10-Dritan Metani, inspektor te tatim-taksat, akuzohet për mitëmarrje

    11-Genci Murthi, inspektor te tatim-taksat, akuzohet për mitëmarrje

    12-Aurel Cenolli, inspektor te tatim-taksat, akuzohet për mitëmarrje

    13-Migen Katroshi, inspektor te tatim-taksat, akuzohet për mitëmarrje

    14-Andi Beli, ish-drejtori i KESH-it, akuzohet për shpërdorim detyre

    15-Faik Dishnica, konsull në Greqi, akuzohet për marrje ryshfeti

    16-Bujar Muharremi, ish-ambasador i Shqipërisë në Kosovë, akuzohet për marrje ryshfeti

    17-Artur Roshi, Partia e Ballit Kombëtar Demokrat, akuzohet për falsifikim dokumentesh

    18-Çelo Hoxha, sekretar i Përgjithshëm i PBKD-së, akuzohet për falsifikim dokumentesh

    29-Dritan Agolli, shef i urbanistikës në Bashkinë e Tiranës, akuzohet për shpërdorim detyre

    20-Met Bozi, ish-kryetar i Partisë Socialiste, akuzohet për masakrën e Cërrikut

    • gene
    • Posted September 28, 2007 at 3:00 PM
    • Permalink

    “Duart e pastra” mbërthejnë në pranga edhe pesë zyrtarë të Tatimeve të Lushnjes

    Florenc Bakillari
    Arben Velo

    “Duart e pastra” kapin pesë të dyshuar për korrupsion në Lushnje. Prangat sërish kanë rënë mbi tatimorët, të cilët akuzohen për falsifikim dhe shpërdorim detyre. Përgjimet e policisë kanë zbuluar se të paktën pesë nëpunës në Drejtorinë e Tatimeve të Lushnjes, mes tyre dhe drejtori i këtij institucioni, kishin abuzuar me detyrën në favor të disa subjekteve private. Operacioni i koduar “Duart e pastra 2” është kryer nga Seksioni i Luftës kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Prokurorinë e Lushnjes dhe policinë lokale. Sipas burimeve zyrtare, paraditen e djeshme janë arrestuar Gramoz Veliu, 41 vjeç, me detyrë kryetar i Degës së Tatim-Taksave Lushnje; Xheladin Brakola, 40 vjeç, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Vlerësimit dhe Mbledhjes në Degën e Tatim-Taksave; Ruzhdi Sina, 38 vjeç, me detyrë inspektor i mbledhjes në Degën e Tatim-Taksave; Naim Sina, 44 vjeç, si dhe Namik Taullahu, 54 vjeç, të dy me detyrë inspektorë të Vlerësimit në Degën e Tatim-Taksave, Lushnje. Sipas burimeve zyrtare të policisë, pesë punonjësit e Degës së Tatim-Taksave në Lushnje dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprën penale “falsifikim të dokumenteve” dhe “shpërdorim detyre”. Nga hetimet paraprake të kryera me metoda speciale të hetimit rezulton se pesë punonjësit e Tatim-Taksave, duke shpërdoruar detyrën, u kanë lëshuar vërtetime për tendera disa firmave private në rrethin e Lushnjes. Këto firma kanë qenë debitorë në Degën e Tatim-Taksave të këtij rrethi, ndërkohë që me vërtetimet që lëshonin pesë të ndaluarit në mënyrë të rreme figuronin me shlyerje të detyrimeve tatimore.
    Hetimet
    Sipas burimeve, Seksioni i Luftës kundër Krimit Ekonomik kishte marrë disa denoncime nga biznesmenë që pretendonin se firma të cilat rezultonin me borxhe dhe detyrime ndaj shtetit jo vetëm që kishin marrë pjesë në tendera, por kanë rezultuar edhe fituese. Sipas ligjit të prokurimeve publike, një nga dokumentet që firma pjesëmarrëse në tender duhet të paraqesë është edhe vërtetimi nga dega e Tatimeve ku konfirmohet nëse subjekti ka shlyer ose jo të gjitha detyrimet ndaj shtetit. Në rast se subjekti privat nuk ka shlyer detyrimet, ai skualifikohet automatikisht nga gara në tender. Por ndryshe ka ndodhur me të paktën katër firma në Lushnje, të cilat, edhe pse figurojnë debitore në shuma miliona lekësh ndaj degës së tatimeve të këtij qyteti, kanë mundur të marrin pjesë në tendera. Pas denoncimit, oficerët e policisë së Sektorit kundër Krimit Ekonomik kanë nisur procedurat e verifikimit të kartelave të firmave, të cilat ishin shpallur fituese në tenderat e kryera gjatë gjashtëmujorit të parë dhe të dytë të vitit 2007.
    Arrestimet
    Dokumentacioni i dorëzuar nga firmat është krahasuar me dosjet që këto subjekte kanë në Drejtorinë e Tatimeve në Lushnje. Pas verifikimeve, specialistët e policisë kanë zbuluar firmat që kishin paraqitur vërtetime të rreme, të cilat mbanin vulën dhe firmën e drejtorit të Tatimeve të qytetit të Lushnjes. Më pas policia i është drejtuar Prokurorisë duke vënë në survejim drejtorin e Tatimeve, Gramoz Veliun. Po kështu me anë të përgjimit të telefonit, Prokuroria dhe policia ka mundur të identifikojë edhe personat që kishin bashkëpunuar me drejtorin Veliu.
    Pasi kanë siguruar provat e mjaftueshme, punonjësit e policisë lokale të mbështetur edhe nga oficerët e luftës kundër krimit ekonomik kanë kryer arrestimet paraditen e djeshme. Të pestë nëpunësit janë ndaluar në Drejtorinë e Tatimeve, në zyrat e tyre të punës. Ndërkohë, prokuroria e Lushnjes ka nisur procedimin penal ndaj pesë nëpunësve të Drejtorisë së Tatimeve nën akuzën “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”.

    Box

    Të arrestuarit
    1. Gramoz Veliu, me detyrë kryetar i Degës së Tatim-Taksave, Lushnje
    2. Xheladin Brakola, me detyrë përgjegjës i Sektorit në Degën e Tatim-Taksave, Lushnje
    3. Ruzhdi Sina, me detyrë inspektor i mbledhjes në Degën e Tatim-Taksave, Lushnje
    4. Naim Sina, me detyrë inspektor i Vlerësimit në Degën e Tatim-Taksave, Lushnje
    5. Namik Taullahu, me detyrë inspektor i Vlerësimit në Degën e Tatim-Taksave, Lushnje

    Për korrupsion, 20 të arrestuar në shtator

    Tiranë – Shtatori ka rezultuar një muaj i nxehtë për zyrtarët e përfshirë në korrupsion. Prangat kanë rënë mbi 20 nëpunës të shtetit, dhjetë prej tyre vetëm në sektorin e Tatim-Taksave. Të parët që kanë përfunduar në qeli kanë qenë pesë punonjës të Policisë Tatimore të Tiranës, të cilët u akuzuan për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Më 14 shtator, Seksioni i Luftës kundër Krimit Ekonomik, në bashkëpunim me policinë e Tiranës, ka nisur operacionin e koduar “Gjoba e fundit”. Drejtori i Policisë Tatimore të Tiranës, Flamur Mallkuçi, është arrestuar bashkë me katër vartës të tij dhe një ekonomist i një subjekti privat. Mallkuçi dhe inspektorët e tjerë të Policisë Tatimore u akuzuan se u kishin bërë presion disa bizneseve të mëdha përgjatë autostradës për t’u dhënë ryshfet. Tatimorët do të favorizonin subjektet në këmbim të ryshfetit, për të fshehur disa parregullsi të konstatuara. Policia kishte vënë në përgjim tatimorët dhe mundi t’i arrestojë ata në momentin që do të paguheshin nga Klodian Myftari, ekonomist në një subjekt privat. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4900 euro, 3 000 dollarë, 100 000 lekë, si dhe tetë aparate celularë. Që të gjashtë të arrestuarit u lanë në qeli nga Gjykata e Tiranës edhe pse pretenduan se ishin të pafajshëm. Ende pa u tharë boja mbi mandatet e arrestit për tatimorët, Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për prangosjen e shtatë nëpunësve të lartë si dhe dy biznesmenëve, mes tyre edhe një zëvendësministër. Mbrëmjen e 17 shtatorit, skuadra e Luftës së Krimit Ekonomik prangosi zëvendësministrin e Transporteve, Nikolin Jakën, drejtorin e Përgjithshëm të rrugëve, Ilirian Berzanin, si dhe shtatë nëpunës dhe biznesmenë. Ata akuzohen për korrupsion pasiv dhe shpërdorim të detyrës shtetërore, ndërsa dy biznesmenët për korrupsion aktiv. Një nga biznesmenët që kishte humbur tenderin i është drejtuar policisë duke vënë në dijeni për aferat korruptive që po kryheshin.

    F. Bakillari

    Zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar

    1. Flamur Mallkuçi, shef i Policisë Tatimore pranë Degës të Tatimeve Tiranë, u arrestua për korrupsion pasiv
    2. Migen Katroshi, me detyrë shofer i grupit të Policisë Tatimore pranë Degës së Tatimeve Tiranë, u arrestua për korrupsion pasiv
    3. Genci Murthi, me detyrë oficer në Sektorin e Policisë Tatimore pranë Degës së Tatimeve Tiranë, u arrestua për korrupsion pasiv
    4. Dritan Metani, me detyrë oficer i Policisë Tatimore Tiranë, u arrestua për korrupsion pasiv
    5. Aurel Cenolli, me detyrë oficer i Policisë Tatimore Tiranë, u arrestua për korrupsion pasiv
    6. Nikolin Jaka, me funksion zëvendësministër i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit
    7. Bashkim Kamberi, me funksion shef i Sektorit Juridik dhe Prokurimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve
    8. Alban Qafa, me funksion specialist në Sektorin Juridik të Prokurimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve
    9. Arian Sheti, me funksion drejtor i Drejtorisë Juridike në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve.
    10. Enton Resuli, sekser
    11. Ilirian Berzani, me funksion drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve
    12. Xhevahir Muçogllava, me funksion drejtor i Drejtorisë së Programimit dhe Koordinimit, si dhe kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve.
    13. Skënder Bokçiu, ortak i shoqërisë ARIFAJ Sh.P.K.
    14. Isuf Ukperaj, ortak i shoqërisë Vllazëria Sh.p.k.
    15. Klodian Myftari ekonomist në firmën “Tar Tenda”.

    28 Shtator 2007

    Aktualitet
    Maxhoranca dhe opozita, takim pas konflikteve në Kuvend
    Abuzimi me legalizimet, kryebashkiaku denoncon inxhinierin
    Bashkia, gati dhënia e shtëpive 270 familjeve në Berat
    Gëzojnë për 48 orë kapelën e policit, lirohen 28 veta që do të ruanin burgjet
    Policët rrahin me rripa dy ish-drejtuesit e komunës
    Denoncon djalin, vodhi dyqanin për të larë borxhet
    Sherr në mes të shkollës, plagoset me thikë gjimnazisti
    Konflikti për pronën, plagosen rëndë dy persona
    Has, ilaçe kontrabandë, arrest në flagrancë për dy kosovarë
    “Duart e pastra” mbërthejnë në pranga edhe pesë zyrtarë të Tatimeve të Lushnjes
    Bie në pranga atentatori i dytë i oficerit të policisë
    Si dhe ku do të sistemohen 480 policët e objekteve në të gjithë Shqipërinë
    18 gjyqtarë padisin KLD-në në Gjykatën e Lartë
    Dy të keqtrajtuara brenda 3 orësh, u dhunuan nga bashkëshortët
    Alarmi, Spitali Infektiv në gjendje kritike
    Fier, së shpejti kompensimi i ish-pronarëve, përfundon lista me çmimet e tokave
    Këngëtarja Valbona Mema plagos 3 vetë, po ecte me shpejtësi
    Universitetet private: “Jemi kundër heqjes së sistemit part-time”
    Dekani: “S’ka diploma false në ‘Kristal’”
    Gastronomia shqiptare, një tjetër eksperiencë argëtuese që të ofron “ballkoni” i Dajtit
    HIMARË, banorët në protestë: Po na zaptojnë tokën
    16 familje kërcënojnë me bllokimin e Aeroportit të Rinasit
    Transportonin Canabis, ndalohen nga policia në Lin të Pogradecit
    KLD-ja shpall kandidaturat për vendet bosh në gjykata
    Tregtonin drogë, arrestohen nga policia 3 persona
    Policia kryeqytetase raporton zbulueshmëri të lartë të veprave penale
    Të dyshuarit do të lënë shenjat e gishtave në kufi
    Deshmia e 58-vjeçarit: “Ja si humba 150 karta nga telefonata mashtruese”
    Sarandë, 11-15 orë kufizime energjie për fshatrat
    Vidhen linjat elektrike, errësirë totale për tre fshatra

    • gene
    • Posted October 1, 2007 at 12:24 PM
    • Permalink

    Koha Jone
    E Diele, 30 Shtator 2007

    Deputete ne Kuvendit te Shqiperise prezent ne gjyqin e pese tatimoreve te Lushnjes, mes te cileve edhe drejtori i deges. Surprize pjesemarrja ne masen e sigurise, qe ka shtangur edhe familjaret e te ndaluarve e perfaqesuesit e drejtesise. Deputetet e Lushnjes, Ilir Bano dhe Blerim Cela, marrin pjese gjate seances gjyqesore per masen e sigurise ndaj pese tatimoreve, mes te cileve edhe ish-drejtorit Gramoz Veliu. Ndersa per Celen, gazeta nuk ka arritur te siguroje pamje te tij ne salle, per Banon dallohet qarte prezenca ne rreshtat e pare te Gjykates se Rrethit. Familjaret e te ndaluarve thane se Cela eshte pare gjate zhvillimit te seances se pare ne oren 09.30 dhe gjate seances se dyte nuk eshte vene re nga ta. I pyetur nga gazeta, Ilir Bano ka pohuar lajmin, duke thene se kishte marre pjese si qytetar dhe i ndodhur rastesisht ne kete qytet, ndersa me Celen nuk u be i mundur kontakti edhe pas perpjekieve per nje bisede telefonike. Nderkohe qe ka pasur zera se ndaj trupit gjykues jane bere dhe presione per lirimin e tatimoreve. Por, vete gjyqtarja Sotira Nako ka mohuar, duke thene se kishte dhene vendim te paanshem. Pese tatimoret, mes te cileve drejtori Gramoz Veliu, moren masen e sigurise “burg pa afat” diten e djeshme.

    Ligjvenesit jane vene re nga qytetaret e shumte dhe familjaret e te arrestuarve, ndersa ne tentativen e pare te seances kane qene ne salle prezent te ulur ne rreshtat e pare. Ky ka qene nje rast i rralle, kur deputetet marrin pjese ne nje gjyq, thjesht si perfaqesues te zones ku jane shpallur fitues gjate zgjedhjeve te fundit parlamentare te 3 korrikut 2005. Madje, gazeta “Koha Jone” ka arritur te siguroje edhe foto te prezences se Ilir Banos gjate mases se sigurise, ndersa ka pasur edhe zera per presion ndaj gjyqtares Sotira Nako. Por kjo e fundit mohoi per gazeten qe kishte pasur nderhyrje politike per te liruar apo mbajtur ne qeli tatimoret, duke thene se kishte dhene vendim te paanshem. Po keshtu, i pyetur ne nje bisede telefonike nga gazeta, deputeti Ilir Bano pohoi faktin se ishte prezent ne sallen e gjyqit gjate mases se sigurise, por thjesht si nje qytetar, qe po kalonte rastesisht ne Lushnje dhe jo qellimisht. “Jam interesuar thjesht si qytetar e kalimtar i rastesishem, duke u perzier me njerezit, pasi jam edhe deputet i kesaj zone”, tha Bano. Nderkohe qe per zerat se ai kishte ushtruar presion te gjyqtarja, ka thene se kjo s’ishte e vertete dhe se theksonte qe u gjend ne seance si nje qytetar i thjeshte. Ndersa ne perpjekje per te siguruar nje deklarate te deputetit tjeter te Lushnjes, Blerim Cela, biseda nuk u mundesua per shkak se telefoni i tij dilte i mbyllur. Masa e sigurise u dha diten e djeshme nga Gjykata e Lushnjes, “arrest me burg” per 5 tatimoret e arrestuar tri dite me pare.

    Nderkohe qe jane perhapur edhe fjale sikur dy deputetet e zones kane bere presion mbi gjyqtaren e gatshme qe te marre vendim te njeanshem per kryetatimorin Gramoz Veliu. E pyetur rreth ketij fakti nga gazeta “Koha Jone”, gjyqtarja e ceshtjes, Sotira Nako, pohoi se, “askush prej tyre nuk ka ardhur te me takoje, e jo me te me beje presion se si duhet te veproj. Duke mohuar lajmin dhe quajtur te rreme, Nako ka thene se vendimi ne masen e sigurise ishte i paanshem. “Gjyqesori eshte i pavarur dhe zbaton vetem ligjin. Keta dy deputete nuk i kam pare as ne sallen e gjyqit, pasi ne seancen e pare ne salle ka pasur shume familjare te te pandehurve”, tha Nako.

    • gene
    • Posted October 5, 2007 at 12:34 PM
    • Permalink

    “Duart e pastra 3”, prangat e radhës për drejtuesit e Albpetrolit”

    Florenc Bakillari

    “Duart e pastra” zbresin në Fier duke mbyllur pas hekurave katër ish-drejtues të Albpetrolit. Dëshmitë dhe verifikimi i dokumentacionit në ndërmarrjen “Albpetrol” ka ndihmuar policinë të zbulojë disa vjedhje të kryera të paktën dy vjet më parë. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, skuadrat e Luftës Kundër Krimit Financiar, Prokuroria e Fierit dhe policia lokale kryen operacionin “Duart e Pastra 3”. Aksioni i policisë është kryer njëkohësisht në Tiranë dhe Fier.
    Zyrtarët
    Në prangat e policisë kanë rënë Fatos Nika, 59 vjeç, ish-drejtori i Përgjithshëm i Albpetrol sh. a. Patos, në vitin 2005, i cili u ndalua në banesën e tij në Tiranë. Po kështu janë arrestuar edhe Ilmi Derraj, 57 vjeç, ish-shefi i Departamentit të Programit të Zhvillimit në Drejtorinë Albpetrol sh.a në Patos, në vitin 2005. Agim Asllanaj, 55 vjeç, ish-drejtor i Nafta Impleks në Patos në vitin 2005, Llambi Bucka, 56 vjeç, ish-drejtor i Ndërmarrjes së Rërës Bituminoze në Patos në vitin 2005. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme të Policisë, për të katër ish-drejtuesit e Albpetrolit, Gjykata e Fierit kishte dhënë masën e arrestit burg që në datën 2 tetor. Ish-drejtuesit e Albpetrol sh.a akuzohen për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim të dokumenteve. Hetimet e policisë kanë nisur katër muaj më parë.
    Arrestimi
    Në fshehtësi të plotë policia ka verifikuar dokumentacionin e Albpetrolit gjatë vitit 2004 dhe 2005. Po kështu, në pyetje nga policia janë marrë 10 persona, të cilët kanë dhënë dëshmitë e tyre në lidhje me veprimtarinë e ndërmarrjes gjatë kohës kur në krye të saj ka qenë Fatos Nika. Po kështu janë kontrolluar me imtësi dokumentacionet e disa drejtorive të rëndësishme. Specialistët e policisë kanë zbuluar se të katër drejtuesit i kanë shkaktuar shtetit një dëm ekonomik mjaft të madh. Pasi kanë siguruar provat e mjaftueshme prokurori i Fierit i ka kërkuar gjykatës që të vendosë për katër ish-drejtuesit e Albpetrolit. Ndërkohë që policia, përgjatë gjithë kohës që janë kryer hetimet, ka mbajtur në survejim të dyshuarit. Pasi gjykata ka dhënë lejen për arrestimin e të dyshuarve, skuadrat e policisë brenda 30 minutave kanë vendosur në pranga në Tiranë dhe Fier katër ish-drejtuesit e ndërmarrjes së përpunimit të naftës.
    Operacioni i radhës
    Operacioni i djeshëm është i katërti brenda harkut kohor të një muaji që ndërmerret nga Sektori i Luftës Kundër Krimit Ekonomik. Më parë ky sektor ka kryer operacionet “Gjoba e Fundit”, ku u arrestuan 5 tatimorë, “Duart e pastra”, ku u prangosën nëntë zyrtarë të lartë, mes tyre edhe zëvendësministrin e Transporteve. Po kështu, pak ditë më parë “Duart e pastra 2” “fshinë” në Lushnjë Drejtorinë e Tatimeve, ku pesë zyrtarë u akuzuan për korrupsion.

    Apeli lë të lirë “sekserin” e zyrtarëve

    Tiranë – Gjykata e Apelit riktheu dje në qeli të gjithë zyrtarët e arrestuar për rrugën “Kalimash- Morinë”. Vetëm Enton Resuli, i cilësuar deri dje nga prokuroria si sekseri, ka mundur të fitojë lirinë për shkak të mungesës së provave. Ndërkohë, zv.ministri Jaka dhe zyrtarët e tjerë janë njohur me të njëjtën masë sigurie si ajo e dhjetë ditëve më parë, me “arrest me burg”. Burime pranë kësaj gjykate shpjeguan dje për gazetën “Albania” se të arrestuarit nuk kanë reaguar në lidhje me akuzat duke ia lënë avokatëve të tyre të shprehen për kërkesat. Pas masave ata janë rikthyer sërish në qelitë e paraburgimit. Arrestimi spektakolar i tyre është bërë vetëm dhjetë ditë më parë, pasi Gjykata e Tiranës kishte firmosur urdhër-arrestet. Prangosjet janë kryer në të njëjtën orë nga skuadrat e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Të shtatë zyrtarët janë kapur në befasi në banesat e tyre ose në lokale. Ndërkohë, zëvendësministri i Transporteve, Nikolin Jaku, është arrestuar në zyrën e tij te Kullat Binjake përballë Kryeministrisë. Sipas burimeve zyrtare, askush nga zyrtarët apo dy biznesmenët nuk ka bërë rezistencë në momentin e arrestimit. Ata nuk kishin më të voglin dyshim se mund të ishin nën hetim, tha një burim i sigurt në Ministrinë e Brendshme. Zëvendësministri tha se operacioni është kryer në një fshehtësi të madhe. Po kështu, Strazimiri shtoi se policia konsideron të mbyllur çështjen, por nëse gjykata dhe prokuroria do të kërkojnë arrestime të tjera, Struktura e Luftës Kundër Krimit Ekonomik është gati t’i kryejë ato menjëherë. Sipas hetimeve të para, janë 15 tendera ku janë zbuluar shkelje mjaft të rënda. Kështu, dëme të konsiderueshme janë zbuluar në tenderin e rrugës së Qafë Prushit, të Himarës, si dhe në rrugën dytësore Tiranë-Vorë. Kjo e fundit është marrë në dorëzim nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, edhe pse nuk ka përfunduar ende. Sipas burimeve, të nëntë të arrestuarit janë zbuluar në aferat e tyre korruptive në tenderin e rrugës Has-Kukës. Ky tender është anuluar tri herë derisa në fund është shpallur fituese firma për të cilën ishin të interesuar zyrtarët e Ministrisë së Transporteve. Pikërisht një nga biznesmenët që kishte humbur tenderin i është drejtuar policisë duke vënë në dijeni për afera korruptive që po kryheshin.

    4 Tetor 2007
    albania


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: