Skip navigation

Pritet se shpejti diskutimi i hetimit te ish ministrit Basha nga prokuroria shqipetare per dyshimin e vjedhjes se shumave marramendese ne tenderimin e rruges rreshen-kalimash. Ne fakt eshte kaluar faza e dyshimeve te pergjithshme dhe akuzat duket se kane marre forme konkrete. Edhe vete Lulezim Basha ka pranuar se fundmi disa prej fakteve te paraqitur nga prokuroria (psh, lidhja e kontrates pa nje projekt) por ka sqaruar se nuk perbejne ndonje shkelje.

Meqenese deputeti Basha (aktualisht minister i jashtem ne nje moment teper delikat per kosoven) gezon imunitetin parlamentar, po afron dita kur debati do te kaloje nga zyrat e gjyqesorit ne ato te legjislativit dhe mund te parashikojme se debati politik do te ndizet e mund te shkaktoje me shume deme se zjarret e kesaj vere ne pyjet tona.

Mbase ka ardhur koha kur sejcili nga ne (zgjedhesit, votuesit, sovranet) te filloje te zgjedhe nje pozicion te qarte ne lidhje me problemet qe shtrohen:

1- A duhet te lejohet prokuroria te hetoje mbi deputetin Basha?

2- A eshte e udhes sot qe deputeti Lulezim Basha te vazhdoje te udheheqe politiken e jashtme te shqiperise?

About these ads

31 Comments

    • gene
    • Posted September 16, 2007 at 10:21 am
    • Permalink
    • gene
    • Posted September 16, 2007 at 10:39 pm
    • Permalink

    Andrea Stefani
    Gazeta Shqip
    16 Shtator 2007

    Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar po ndihin qeverinë shqiptare si të dhunojë ligjet e vendit, madje shfaqen edhe të gatshme të kreditojnë me qindra milionë euro në praktika të dyshimta investimesh? Mbetet për t‘u provuar sa është i vërtetë ky alarm deri tani, kështu rezulton nga ato që deklaroi pak ditë më parë ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, në një debat lidhur me investimin, tashmë mjaft të përfolur, të rrugës Durrës-Kukës. I ndodhur përballë pyetjeve këmbëngulëse të përfaqësuesit të opozitës, Arben Isaraj, lidhur me bazën ligjore të këtij investimi, Basha përmendi mjaft terma impresionuese si “investimi i shekullit”, apo “vepër patriotike dhe gjeostrategjike”, por asgjë nga ligji shqiptar që të përligjë procedurat e këshillimit, tenderimit dhe financimit të kësaj rruge vërtet të rëndësishme, por ende pa një projekt. Dhe si është bërë i mundur tenderimi i ndërtimit të rrugës pa projekt? Kjo, sipas ministrit Basha, është mundësuar në saj të rekomandimeve dhe sugjerimeve të ardhura nga Banka Botërore. Të jetë vërtet kështu? Madje, Basha, në mbrojtje të pozicionit të tij dhe qeverisë, ka shtuar se edhe FMN ka krijuar një hapësirë kreditimi prej 685 milionë eurosh për këtë projekt. Dy institucionet e Bretton Woodsit nuk kanë bërë deri tani asnjë përgënjeshtrim apo saktësim të deklaratave të ministrit, deklarata që në fakt i nxjerrin ato si inspiruese dhe financuese të praktikave që, duke dhunuar ligjet e vendit, dyshohet se kanë krijuar premisa për atë që opozita e ka denoncuar me alarm si “korrupsioni patriotik” i qeverisë “me duar të pastra”.

    ***

    Më kot rreket qeveria që kritikat ndaj praktikave të dyshimta të tenderimit të rrugës Durrës-Kukës t‘i paraqesë si tradhti kombëtare. Në fakt, tradhti do të ishte kalimi i fshehtë i qindra milionëve të taksapaguesve shqiptarë në xhepa investitorësh e zyrtarësh dhe jo mpiksja e tyre në betonin, tunelet dhe asfaltin e kësaj vepre pa dyshim patriotike. Por nëse vetë rruga është patriotike, kjo nuk do të thotë se janë automatikisht të tilla edhe procedurat për tenderimin dhe financimin e saj. Ato mund të jenë korruptive dhe dihet se korrupsioni dhe të korruptuarit nuk kanë atdhe. Prandaj, ndryshe nga sa mendon edhe folësja e Kuvendit, Jozefina Topalli, që për fat të keq është shquar jo vetëm tani për gjuhë dhe mendim të çalë, antishqiptarizëm nuk është kritika dhe dyshimi për grabitjen e kontributeve patriotike (edhe në formë financiare) të publikut shqiptar, por mbyllja e syve para shkeljeve të ligjit, si premisa e parë e çdo korrupsioni. Por përpjekja për ta paraqitur rrugën Durrës-Kukës (në fakt procedurat burokratike të dyshimta) si një tabu atdhetare që nuk duhet prekur me kritika, është një shfaqje tjetër sesi patriotizmi bëhet dhe do të bëhet edhe për shumë kohë strehë e fundit e poshtërsisë. Të dalësh kundër lirisë së kritikës, duke e paraqitur si helm antishqiptar, do të thotë t‘ia kundërvësh atdheun lirisë së fjalës, patriotizmin demokracisë dhe kjo është një gjë që e ka çuar deri në përkryerje para Topallit, regjimi stalinist i Enver Hoxhës. Atdhedashuria dhe korrupsioni, si dhe praktikat që mbjellin korrupsion, nuk kanë asgjë të përbashkët. Madje korrupsioni mund të shpallet pa frikë si një nga format e tradhtimit të atdheut. Historikisht për atdheun kanë vrarë dhe janë shpallur heronj, janë vrarë dhe janë shpallur heronj, por nuk ka asnjë rast që shkelja e ligjeve të atdheut të jetë shpallur patriotizëm. Nëse Loku thoshte që atje ku nuk ka ligj nuk ka liri, ne mund të themi se atje ku nuk ka ligj nuk ka atdhe. Nuk ka gjë më të shenjtë, më atdhetare sot, për një vend të kalbur nga korrupsioni, si Shqipëria, sesa mbrojtja e ligjeve të saj që janë edhe ligjet e lirisë së atdheut.

    ***

    Një nga pikat më të dobëta të mbrojtjes publike që ish-ministri i Transporteve Basha u përpoq të bëjë në emisionin “Opinion”, qe pikërisht ky strehim pas patriotizmit, duke u përpjekur të paraqesë bolshevikisht opozitën si tradhtare. Por duke u strehuar pas “patriotizmit”, Basha dëshmoi pamundësinë për t‘u mbrojtur me ligj, dëshmoi tradhtimin e ligjit nga qeveria dhe bashkë me të edhe të atdheut. Sipas Bashës, qeveria, e frymëzuar nga patriotizmi, është në merak ta ndërtojë sa më shpejt rrugën Durrës-Kukës. Por projekti i kësaj vepre nuk ishte (dhe nuk është) gati akoma. Sipas ligjit shqiptar, nuk mund të organizosh kurrsesi prokurime publike për një vepër pa pasur projektin e kësaj vepre. Atëherë si i bëhej? Qeveria nxjerr një vendim për kontraktimin e një firme të huaj që do të këshillonte se si do të bëhej e mundur që të organizohej një tender ndërkombëtar pa projekt edhe pse një gjë të tillë e ndalon ligji shqiptar i prokurimeve publike dhe nuk e lejon asnjë ligj tjetër po shqiptar. Pra, shkurt, firma këshilluese e huaj do të këshillonte qeverinë shqiptare si ta shkelte ligjin pa e shkelur atë! Por çuditë vetëm nisin këtu. Ndërkohë mësohet se nuk ka as edhe një ligj shqiptar që të mundësojë punësimin e një firme të huaj për përgatitjen e procedurave të një tenderi. Gjithsesi qeveria e nxitur nga patriotizmi del mbi ligjet dhe pyet në Bankën Botërore se cila mund të jetë kompania që posedon këtë mjeshtëri magjike. Në Bankën Botërore i sugjerojnë nja 5 firma. Qeveria në vend të që organizojë një tender sipas ligjit shqiptar me këto 5 firma, i drejtohet fillimisht njërës prej tyre, një firme britanike, e cila nuk tregohet e gatshme të marrë përsipër konsulencën. Më pas i drejtohet një firme holandezo-britanike (Ekorys), e cila (a ka lidhje kjo me faktin që ministri Basha ka kryer studimet në Holandë) pranon. Është vështirë të besosh se shmangia e tenderit për firmën këshilluese të ketë qenë këshillë e Bankës Botërore, apo qoftë të jetë perceptuar si normale nga ajo, sikundër nënkupton Basha. Ndërkaq, vetë Basha, që vetëm 3 vjet më parë ishte në Tiranë një Mr.Kush (?), jep një argument të hatashëm mbi motivet që e shtynë qeverinë të shmangë tenderin në fjalë. Sipas Bashës, “bërja e një tenderi do të rrezikonte skedulën e punimeve të pritshme, pasi, sipas studimeve të fizibilitetit, nëse humbej sezoni i dimrit, humbej vlera ekonomike e kësaj rruge”. Është habi të dëgjosh një ministër të flasë për një rrugë si për një mall sezonal që kalbet (trangull), apo del jashtë loje në fund të stinës. Basha shton se ekonomia shqiptare humbet rreth 59 milionë euro për çdo vit që rruga nuk ndërtohet. Por a nuk është kjo e vlefshme për të gjitha veprat që projektohen? A nuk mund ta themi një gjë të tillë, madje të flasim për humbje më të mëdha, edhe për vepra të tjera që duhen ndërtuar, për TEC-e, hidrocentrale, autostrada? Çdo vepër kërkon një kohë prokurimi dhe ndërtimi dhe brenda kësaj periudhe kohore nuk mund të vjelësh fitim. Por mos do të thotë kjo se duhet të shmangim procedurat e prokurimit për të gjitha veprat? Mos të nxitur nga dëshira “patriotike” për t‘i hequr ekonomisë koston e disa dhjetra milionëve duhet të shkelim ligjet dhe procedurat prokuruese duke krijuar premisa për grabitjen e qindra milionëve?

    ***

    Sipas Bashës ishte Banka Botërore që sugjeroi përzgjedhjen e firmës këshilluese holandeze. Por ku shfaqet magjia e kësaj të fundit? Si bëri të mundur ajo që qeveria shqiptare të organizojë një tender ndërkombëtar (pa folur si u bë vet ky tender), për investimin në segmentin Rrëshen-Kalimash, pa pasur projekt? Si u bë e mundur një mrekulli juridike, pra që të respektohet ligji shqiptar duke shkelur ligjin shqiptar? Sipas Bashës, firma holandeze, e sugjeruar nga Banka Botërore, rekomandoi që të përdorej kontrata me çmime njësi, që po sipas Bashës është një praktikë e përdorur për raste të tilla në shumë shtete. Por një praktikë e tillë nuk njihet nga ligji shqiptar, reagon opozita dhe specialistët e saj. Bazohet, kundërshton Basha, bazohet te neni 100 i Kushtetutës (në fakt Kushtetuta i njeh qeverisë të drejtën e nxjerrjes së vendimeve, por të bazuara në një ligj) dhe në një nen të ligjit të vjetër të prokurimeve publike. Kemi marrë një vendim politik, shton Basha. Po a bazohet ky vendim politik në ligj, apo edhe nën Berishën politika prevalon mbi ligjin, si në kohë të Enverit? Kjo është thelbësore për luftën kundër korrupsionit dhe për (ato janë të pandara) demokracinë në Shqipëri. Dhe në këtë moment shfaqet mrekullia juridike e sugjeruar nga “Ekorys”. Vërtet praktika e kontratës me çmime njësi nuk njihet nga ligji shqiptar, por ajo u njihka nga ligji anglez. Qeveria shqiptare ka gjetur kështu “çelësin anglez” të zgjidhjes së këtij handikapi ligjor. Qeverisë nuk i shkon aspak nëpër tru fakti që anglezët zbatojnë praktika të tilla se i kanë në ligj, në atë ligj që qeveria e importon në Shqipëri me këshillë të “Ekorys”. Duket se qeverisë dhe Kryeministrit (për të mos folur për Bashën) ua ka marrë mendjen aq shumë patriotizmi, sa nuk kuptojnë se edhe patriotizmi nuk mund të dalë mbi ligjin, nuk mund të jetë i paligjshëm. “Çelësi anglez” hapi kështu rrugën për tenderin ndërkombëtar pa projekt, por edhe këtu jo pa shkelje. Vendimi i qeverisë për lidhjen e kontratës pretendon të jetë i bazuar në nenin 100 të Kushtetutës, që i njeh qeverisë të drejtën e nxjerrjes së vendimeve, si dhe në një vendim të mëparshëm të qeverisë. Por pikërisht kjo e fundit nuk lejohet nga Kushtetuta, pas nenit 100 të së cilës fshihet qeveria. Sepse sipas dokumentit themeltar të shtetit, baza ligjore e një vendimi të qeverisë nuk mund të jetë një vendim tjetër i qeverisë. Vendimi i vendimit të vendimit të çon në arbitraritet të ekzekutivit dhe nxjerrje jashtë loje të ligjit. Por a nuk është ky tamam rasti që po shqyrtojmë? Tenderi për rrugën Durrës-Kukës u fitua nga firma amerikano-turke, “Bechtel-Enka”, sipas pikëzimit të 4 ekspertëve të huaj. Në komisionin e tenderit duhej edhe një specialist shqiptar, por ai u tërhoq se nuk dinte anglisht, ndërkohë që ligji shqiptar kish nisur të ligjëronte në anglisht. Patriotizmi nuk e nxiti fare qeverinë që ta zëvendësojë me një shqiptar tjetër. Më pas odiseja “patriotike” vazhdoi me firmosjen e kontratës me firmën “Bechtel-Enka”. Në faqen e parë të kontratës është shkruar e zezë mbi të bardhë se sipërmarrja duhet të kryhet sipas legjislacionit shqiptar dhe për sa i takon interpretimit të kontratës, ligji i zbatueshëm është ligji që përcaktohet në kontratë dhe është ligji anglez. Kjo është as më shumë dhe as më pak, por akrobacia që kemi thënë, “të shkelësh ligjin shqiptar duke mos e shkelur”. Dhe këtë mrekulli e mundëson transplantimi i ligjit anglez. Por këtë mrekulli e mundëson edhe autoritarizmi dhe arroganca e qeverisë e frymëzuar nga Kryeministri Berisha, arrogancë që interpreton Kushtetutën, ligjet dhe kontratat me atë lirshmëri antisovrane (pra dhe antipatriotike) që Mark Alemi interpretonte ëndrrat në “Pallatin e Ëndrrave” të Ismail Kadaresë. Dhe e gjithë kjo histori ngjan pabesueshmërisht si një ëndërr! Kushedi se ç‘mrekullira juridike mund të bëjë qeveria Berisha në të ardhmen, duke importuar ligje kineze, marokene apo kushedi se nga. Ndërkaq, opozita ka denoncuar edhe parregullsi të tjera, si pagimin e një pjese të garancisë nga “Bechtel-Enka” me para të taksapaguesve shqiptarë, livrimin e shumave të mëdha kompanisë në mungesë të projektit, kostot disa herë më të larta të punimeve se përvoja e derisotme shqiptare (pra edhe patriotike), e lëndëve të para apo të një kilometri rrugë. Dhe të gjithë këtë aferë të themeluar mbi dhunimin e ligjit dhe Kushtetutës, ministri dhe qeveria e tij përpiqen ta maskojnë jo vetëm me demagogji patriotike, por edhe duke u përpjekur të sugjestionojnë publikun shqiptar me konsulenca të huaja, apo sugjerime nga institucione ndërkombëtare si BB dhe FMN. Pozicioni i qeverisë i ngjason atij të një pensionisti që për të kompensuar disi pensionin e varfër, del në trotuaret e kryeqytetit me një peshore. Dhe përpiqet të ndjellë njerëzit të peshohen, duke e reklamuar mjetin e tij si “peshore angleze”. Por ka shumë të ngjarë që “çelësi anglez” i patriotizmit qeveritar të jetë çelësi që i hap qeverisë së “antikorrupsionit” derën e korrupsionit.

    gazeta shqip

    • gene
    • Posted September 18, 2007 at 10:11 am
    • Permalink

    Seanca, Berisha interpelance per Durres- Kukes: Ngreni komision hetimor
    Kryeministri Berisha mbron me fanatizem ish ministrin e transporteve Lulezim Basha lidhur me aferren e rruges Durres-Kukes. „Shkoni ne Gjykaten kushtetuese ose krijoni komision hetimor parlamentar te zbuloni skandalin“, u eshte drejtuar deputeteve te opozites kryeministri. Version multimedial i ketij lajmi

    Ora 20:30 Berisha interpelance per Durres- Kukes: Nese doni, ngreni komision hetimor

    Eshte zhvilluar ne formen e nje maratone te ngjeshur akuzash dhe kunderakuzash, seanca kuvendore e kesaj te hene mes kryeministrit Berisha dhe deputeteve socialiste lidhur me skandalin e rruges Durres-Kukes. Deputeti socialist Erjon Brace e cilesoi shmangien nga hetimet, te ish-ministrit te transproteve me implikimin e drejtperdrejte te tij ne keqmenaxhimin e fondeve dhe abuzimeve me to. Duke iu drejtuar kryeministrit, Brace tha se ish-ministri Basha, ne kete refuzim qe i ben ligjit nuk ka asnje alibi ligjore vec asaj politike. Nderkohe, ka qene i gjate shpjegimi qe perdori kryeministri ndaj kerkeses per intereplenace te shtate deputeteve socialiste. Berisha tha se ish-ministri zbatoi nje vendim te qeverise e cila e trajtoi me prioritet rrugen qe lidh Shqiperine me Kosoven. Ai iu drejtua deputeteve te opozites qe nese ky vendim eshte ligjor ose jo kete e vendos sipas tij gjykata kushtetuese dhe ftoi deputetet t’i drejtohen kesaj gjykate. Berisha shpjegoi se per tenderimin dhe prokurimin e fondeve eshte shfrytezuar konsulenca me Banken Boterore dhe ndertimin e rruges e ka marre nje nga firmat me prestigjioze. Berisha iu rikthye edhe njehere takses Majko, duke akuzuar socialistet qe nga 200 milione dollaret e mbledhur nuk arriten te benin dot asnje projekt. Ai ftoi socialistet te krijonin nje komision hetimor parlamentar i cili te invetsigonte per gjithe procesin e ndjekur ne ndertimin e rruges. Me tej Berisha u ndal gjate edhe ne rendesine ekonomise dhe strategjise qe ka rruga. E menjehershme ka qene pergjigja e deputetit socialist Brace i cili i kerkoi kryeministrit te mbaje premtimin per venien ne dispozicion te gjithe dokumentacionit per rrugen, dhe kerkesa per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar nga opozita do te formalizohej qysh neser. Kurse Berisha ftoi deputetet te votonin pr/ligjin e ri per imunitetin e deputeteve i cili do te paraqitej nga mazhoranca shume shpejt

    Ora 19:30 Sapo ka nisur ne seancen e kuvendit interpelanca e kryeministrit Sali Berisha per rrugen Durres-Kukes. para se kryeministri te merrte fjalen e tij, nenkryetari i grupit parlamentar te PS-se, Erjon Brace, ka falenderuar
    Berishen qe pranoi te dilte ne interpelance per te dhene shpjegime lidhur me hetimet qe po kryehen
    per rrugen Durres Kukes. Brace kritikoi ne fjalen e tij mungesen e ish-ministrit te Trasporteve (aktualisht minister i jashtem) Lulzim Basha ne kete interpelance, per te cilin tha se duhej domosdoshmerisht te ishte i pranishem.

    Ora 19:02 Xhuveli interpelance per mjedisin
    Ne seancen e sotme ka dale ne interpelance edhe Ministri I Mjedisit, Lufter Xhuveli, e kerkuar kjo nga deputeti I Partise Socialiste, Flamur Hoxha I cili ka vene ne dukje se eshte situata mjedisore eshte teper serioze dhe se duhen dhene shpjegime per fondet qe harxhohen per mjedisin. Ne interpelancen e tij, Xhuveli tha se objektivi 4-vjecar I qeverise do arrihet brenda vitit 2008, ndersa ka theksuar se pajisja me lejet mjedisore eshte bere sipas rregullave. Xhuveli foli edhe cilesine e ajrit ceshtje per te cilen tha se eshte ne permiresim dhe se monitorohet cilësia e ajrit në 7 qytete. Per ministrin e Mjedisit, shqetesim madhor ne cilesine e ajrit eshte vetem pluhuri

    Ora 18:43 Pas kerkeses urgjente te Partise Socialiste, kryeministri Sali Berisha do te dale ne interpelancen e sotme ne Parlament per rrugen Durres- Kukes, pas refuzimit te ministrit Lulzim Basha per te deshmuar ne prokurori. Ndersa ne hyrje te seances se sotme, Presidenti Bamir Topi, ate qe nuk e beri seancen e pare te kuvendit ne sesionin e ri parlamentar te vjeshtes e beri kete fillim jave ku iu drejtua deputeteve me nje mesazh pershendetes. Kreu i shtetit kerkoi vullnet dhe bashkepunim te te gjitha partive per te realizuar reformat e nevojshme qe ka vendi dhe qe i hapin rrugen e integrimit ne BE dhe NATO. Ndersa permendi te paren reforme ne drejtesi kreu i shtetit tha se i njejti vullnet i perbashket kerkohet edhe ne realizimin e reformes zgjedhore. Per reformat ne fushat e tjera tha Topi si ne ate sociale te pronesise etj duhen bashkeveprim me grupet e interesit. Ne fund te fjalimit te tij para deputeteve kreu i shtetit u ndal edhe te ceshtja e Kosoves

    Ora 16:03 Partia Socialiste kerkon interpelance urgjente me kryeministrin Berisha pas refuzimit te ministrit Lulzim Basha per te deshmuar ne prokurori per rrugen Durres- Kukes. Ne kete menyre Partia Socialiste do te nise sot 31 interpelanca qe do te therrase ne tre jave me Berishen dhe ministrat e tij lidhur me krizat qe kane mberthyer vendin. Ne nje deklarate per shtyp Valentina Leskaj ka bere te ditur se “Grupi parlametar i Partise Socialiste, ne mbledhjen e tij te radhes vendosi qe te therrase ne nje interprelance urgjente kryeministrin e Shqiperise, lidhur me refuzimin qe ish ministri i puneve publike dhe i regullimit te territorrit ka bere ndaj zbardhjes se ceshtjes shume te perfolur te rruges Durres-Morine.

    Gjithashtu sot ne mbledhjen e grupit parlamentar u mor vendin per tre komisionet hetimoret te cilat tashme jane lancuar me kohe ne shtyp dhe qe kane te bejne me prokurimet publike, me koncesionet, pra me aferat e fundit, me te fresketa te korrupsionit te qeverise… Por ne e kemi bere te qarte qendrimin tone zyrtar qe ceshtja e imuintetit nuk e zgjidh aspak problemin. Ne kemi te bejme me nje ceshtje konkrete, me nje problem konkret, me nje emer konkret i cili ka refuzuar qe te zbardhi ceshjen”.

    (News24)

    • gene
    • Posted September 21, 2007 at 11:16 am
    • Permalink

    Basha: Gati të lë imunitetin

    Polemika në Kuvend për Durrës-Kukës. Ish-ministri mbron projektin, opozita lë sallën. Braçe: Berisha, në dijeni të abuzimeve

    Abuzimet e bëra në tenderët
    e rrugës Durrës-
    Kukës kanë qenë sërish
    objekt debatesh mes deputetëve
    të pozitës dhe
    mazhorancës, në seancën e
    djeshme parlamentare.
    Nënkryetari i grupit parlamentar
    të PS-së, Erjon
    Braçe, ka hedhur akuza ndaj
    Kryeministrit Berisha, duke
    deklaruar se ky i fundit ka
    qenë në dijeni të abuzimeve
    që po bëheshin në kurriz të
    rrugës Durrës-Kukës. Sipas
    Braçes, Kryeministri Berisha
    ka bërë rolin e drejtuesit të një
    enti prokurues. Këtë,
    nënkryetari i grupit socialist
    e lidh me takimet që Kryeministri
    Berisha ka bërë me përfaqësuesit
    e kompanisë
    turke, pak ditë para se të shpallej firma
    fituese për segmentin Rrëshen-
    Kalimash. Numri dy i grupit të PSsë,
    duke folur për skandalet e kësaj
    rruge, tha se Kryeministri ka
    përgjegjësinë më të madhe, për atë
    çka ka ndodhur në këtë aferë me
    korruptime, duke treguar me fakte,
    ai pohoi se prokuroria duhet ta drejtojë
    këtë hetim edhe ndaj kreut të
    qeverisë. Braçe i ka kërkuar qeverisë
    dhe Kryeministrit, emrin e një kompanie,
    që do të bënte konsultimin
    e gjithë procedurave të prokurimit,
    por edhe ndërtimit të rrugës Durrës-
    Kukës. “Drejtuesit e Bankës
    Botërore”, është shprehur deputeti
    Braçe “kanë kundërshtuar financimin
    e segmentit rrugor Rrëshen-
    Kalimash, pasi mungonte projekti”.
    Kjo është një nga pikat kyçe të gjithë
    kësaj ngjarjeje. Kjo është një nga
    akuzat themelore nga prokuroria
    lidhur me qeverinë dhe me kryeministrin”.
    Braçe i ka kërkuar prokurorisë
    nga foltorja e Kuvendit që t‘i drejtojë
    hetimet edhe nga Kryeministri i
    vendit, i cili sipas numrit dy të grupit
    të PS-së, “duhet të japë sqarime për
    gënjeshtrat dhe për dijeninë e tij”.
    Basha
    Nënkryetari i grupit të PS-së nuk
    e ka lënë çështjen e rrugës Durrës-
    Kukës me kaq. Ai ka akuzuar sërish
    ministrin Basha për abuzimet e tij
    dhe e ka kritikuar për mosrespektimin
    e ligjit nga ana e ministrit, i cili
    ka refuzuar paraqitjen e tij në
    prokurori, për të dhënë sqarimet
    përkatëse. Këto sqarime Basha është
    munduar t‘i jepte dje në një interpelancë
    të kërkuar nga deputeti i
    PD-së Ferdinand Xhaferri, e cila është
    kundërshtuar nga opozita. Braçe
    ka deklaruar se kjo nuk është e
    ligjshme, pasi ky ministër është
    kërkuar para tri ditësh në interpelancë
    nga opozita dhe ai nuk është
    paraqitur. Gjatë interpelancës së
    Bashës, opozita është larguar nga
    salla, duke përjashtuar kryetarin e
    PAD-së Ceka.
    Mbrojtja e Bashës
    Gjatë interpelancës së tij në Kuvend,
    ish-ministri i Transporteve, aktualisht
    ministër i Jashtëm, Lulzim
    Basha, deklaroi gatishmërinë e tij për
    të firmosur nismën “Për kufizimin e
    imunitetit dhe kushtet për autorizimin
    për ndjekje penale”. Ai ka theksuar
    se jo vetëm e mbështet këtë
    nismë në funksion të asaj që quhet
    transparencë në luftë kundër korrupsionit,
    por edhe është i bindur që një
    lëvizje e tillë do t‘i shërbejë maksimalisht
    pastrimit të imazhit të Kuvendit
    dhe punës së ligjit, i cili ka ngrirë prej
    tetë apo dhjetë vjetësh, kur bie fjala
    për ndjekje penale të zyrtarëve apo
    ish-zyrtarëve. “Nuk më mbetet gjë
    tjetër veçse të përsëris, që me
    ndërgjegje të pastër dhe të qetë do të
    jem ndër të parët që do ta firmos këtë
    nismë. Po ashtu, u bëj thirrje kolegëve
    të opozitës t‘i bashkëngjiten kësaj
    nisme dhe në tërësi, ky grup opozitar,
    ish-pushtetar, pa ndrojtje dhe pa
    frikë nga drejtësia, të bjerë dakord për
    kufizimin apo dhe heqjen e imunitetit
    të deputetëve dhe zyrtarëve të
    tjerë”, ka deklaruar Basha, duke mos
    pranuar asnjë nga akuzat që opozita
    ka bërë ndaj tij deri më tani.

    Balla-Bashës

    “Hajde të firmosim së bashku lënien e imunitetit”

    Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndërmori
    dje një gjest politik në sallën e Kuvendit. Ai kishte
    përgatitur një shkresë ku deklarohej lënia vullnetare e
    imunitetit të deputetit për Lulzim Bashën. Njësoj si
    kjo shkresë, deputeti Balla kishte përgatitur një tjetër
    që mbante emrin e tij. Pasi mori fjalën në seancë, ai
    ftoi ministrin e Jashtëm Lulzim Basha që të firmoste
    mbi atë deklaratë, duke siguruar se do bënte vet të
    njëjtin veprim bashkë me ministrin. Tentativa e Ballës
    mbeti pa përgjigje për shkak se nuk u pasua nga ky
    veprim i ministrit që së fundi është akuzuar prej
    opozitës për çështjen e rrugës Durrës-Kukës.

    • gene
    • Posted September 22, 2007 at 10:46 am
    • Permalink

    Andrea Stefani
    Shqip

    Deri më sot Lulzim Basha njihej në publik edhe me nofkën dashamirëse “ministri që qesh”, por pas deklaratës së Camille Naumah, përfaqësuese e përhershme e Bankës Botërore në Tiranë, ka shumë mundësi që Basha të fillojë të njihet si ministri që… gënjen. Sepse në fakt, ajo që shqiptoi Naumah, hedh poshtë pretendimet publike të Bashës se qeveria “Berisha” ka shmangur procedurat tenderuese për zgjedhjen e një kompanie të huaj këshilluese, duke u bazuar në sugjerimet përzgjedhëse të Bankës Botërore. Incidenti është pjesë e skandalit të sapo shpërthyer lidhur me superinvestimin në rrugën Durrës-Kukës, ku duket qartë se qeveria shqiptare ka dhunuar hapur ligjet e shtetit shqiptar lidhur me procedurat e tenderimit, duke ngjallur dyshime të forta të opozitës politike për premisa korrupsioni. Deklarata e Naumah e vendos në një pozitë të vështirë jo vetëm ministrin Basha, por edhe Kryeministrin Berisha. Dhe jo thjesht për deklaratat e tij në mbrojtje të Bashës, por për shkak se të gjitha procedurat që debatohen sot si të jashtëligjshme, bazohen në vendime të qeverisë “Berisha”.

    ***

    Në nisje të javës që po lëmë pas, ministri Lulzim Basha u shfaq në një debat televiziv në “Shqip” lidhur me investimin në rrugën Durrës-Kukës. Fakti që kjo rrugë është shpallur me të madhe nga qeveria si vepër patriotike, nuk e ka penguar opozitën të hedhë dyshime dhe të kërkojë sqarime sesa “patriotikisht” po përdoren paratë e taksapaguesve shqiptarë. Dhe ka përthithur vëmendje fakti i shkeljes nga qeveria të rregullave dhe procedurave të parashikuara në ligjin shqiptar për prokurimet publike. Një ndër këto shkelje, është edhe caktimi pa tender, nga qeveria dhe ministri Basha i firmës holandeze “Ekorys”, e cila do të këshillonte qeverinë shqiptare si të organizonte një tender ndërkombëtar për segmentin Rrëshen-Kalimash, në kushtet e mungesës së projektit për këtë segment. Po përse qeveria e pajtoi pa tender këshilluesen “Ekorys”? Sipas Bashës kish dy arsye: Së pari, organizmi i një tenderi do të hante kohë dhe humbja e sezonit të dimrit, do të thoshte humbje e vlerës ekonomike të rrugës. Është tepër e vështirë të logjikohet shkelja e ligjit me shkaqe të tilla “ekonomike”, por Basha dha edhe një “arsye” tjetër se përse qeveria “Berisha” shkeli ligjin. Kjo “arsye” e dytë që u pa nga qeveria më e arsyeshme se arsyeja e ligjit, ishte – sipas Bashës – një sugjerim i Bankës Botërore për firmën “Ekorys”. Por tani, Banka Botërore refuzon kategorikisht të ketë ndodhur një gjë e tillë. Ky institucion duket se pranon që mund të ketë sugjeruar një listë kompanish, por shton se kjo ndihmë, pra “ofrimi i një liste të tillë, sidoqoftë në asnjë mënyrë nuk përfaqëson një miratim të konsulentëve”. Kjo është dukshëm logjike. Banka nuk mund të sugjerojë diçka vetëm kur ajo është brenda ligjeve shqiptare. Dhe sipas ligjeve shqiptare, i binte që pas marrjes së listës sugjeruese me 5 kompani nga Banka Botërore, qeveria shqiptare të organizonte një tender që do të përzgjidhte atë kompaninë fituese. Shmangja e tenderit, pra e ligjit shqiptar, nuk mund të justifikohet as me sugjerime të BB-së dhe as me qëllime të larta “patriotike” të qeverisë “Berisha”. Ligji dhe patriotizmi nuk mund të bien ndesh me njëri-tjetrin. Mund të ketë arsye qeveritare që të shtyjnë të shmangësh ligjin, por jo arsye vërtet patriotike. Qeveria dhe Atdheu janë gjëra krejt të ndryshme dhe janë qesharake ato qeveri, që përpiqen të shiten si simbol i patriotizmit. Po aq vështirë i besueshëm, është edhe pretendimi i ministrit Basha se vlera ekonomike e rrugës varej nga muajt e një stine dimri. Dihet që sa më shpejt të mbarohet një vepër, aq më mirë është. Madje a ka mundësi që t‘i bëjmë të gjitha me “urdhrin e peshkut”? Por kjo dëshirë e mirë, nuk mund të jetë justifikim për shkeljen e ligjit që kërkon të organizohet një tender? Dhe përse duhet ecur me tendera dhe jo me caktime me gisht të firmave nga qeveritë? Që të minimizohen shanset e korrupsionit, të atij korrupsioni që qeveria “Berisha” (mjerisht demagogjikisht) e ka shpallur armik të saj. Kush shkel ligjin, i hap rrugën korrupsionit edhe sikur kjo të bëhet jo vetëm me këshillën e Bankës Botërore, por edhe të botës vetë. Vetëm besnikëria, fanatizmi ndaj ligjit (i vetmi fanatizëm pozitiv) shmang korrupsionin. Prandaj nuk mund të mos qeshësh me disa avokatë të qeverisë, kur dëgjon të shkruajnë dhe thonë se qeveria “Berisha” ka shkelur vetëm disa procedura, por nuk ka vjedhur para, ndërsa qeverisjet e mëparshme socialiste, nuk i shkelnin procedurat por vidhnin paratë. Kjo sipas mbrojtësve të sotëm të qeverisë është një hap përpara në luftën kundër korrupsionit. Ç‘të keqe ka shkelja e procedurave kur kjo bën të mundur ardhjen e një firme serioze? – shtrojnë problemin ata, duke iu referuar rastit të firmës “Ekorys”. Ka dhe shumë madje. Sepse shkelja e rregullit dhe e ligjit është premisë favoritizmi dhe favoritizmi, duke shmangur konkurrencën e ndershme, nuk mund të mos sjellë korrupsion. Është një hata të pranosh se shkelja e procedurave ligjore nuk është ndonjë hata! Pas kësaj, anarkia, shkelja e mëtejshme e ligjit, korrupsioni do të ishin të pashmangshëm. Vetëm respektimi i ligjit dhe jo shkelja e tij, bën të mundur ardhjen e firmave serioze. Sepse nuk ka “firma serioze” në vetvete, por janë ligjet e zbatuara seriozisht, administratat dhe qeveritë serioze ato që i detyrojnë firmat të jenë serioze. Nëse një qeveri dhe administratë është e gatshme të shkelë ligjin, atëherë edhe një firmë do ta shkelë ligjin, sado serioze që të jetë.

    ***

    Ministri Basha gënjeu publikisht kur u përpoq të bindte publikun se tenderi për përzgjedhjen e firmës konsulente, ishte shmangur për shkak të sugjerimit të Bankës Botërore. Por gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Banka Botërore e përgënjeshtroi Bashën. Nëse kjo nuk do të kish ndodhur, do të provonte bashkëfajësi të Bankës me qeverinë shqiptare në dhunimin e ligjeve shqiptare. Por Banka Botërore u shpreh qartë nëpërmjet përfaqësueses së saj. Që në krye të deklaratës Naumah nxitoi të thoshte: “se Banka Botërore nuk i ka sugjeruar qeverisë përzgjedhjen e ndonjë firme të caktuar konsulence”. Atëherë ndryshe nga sa tha ministri Basha, përgjegjësia për shmangien e tenderit është vetëm e qeverisë, e ministrit Basha dhe e Kryeministrit Berisha. Por shmangia e tenderit është, as më shumë dhe as më pak, shmangie e konkurrencës dhe favoritizëm në favor të një kompanie, në këtë rast të kompanisë holandeze “Ekorys”. Është në thelb e njëjta gjë që ka ndodhur me 6 zyrtarët e sapo arrestuar të Ministrisë së Transporteve, i njëjti dikaster që para pak muajsh, drejtohej nga Basha. Këta zyrtarë, së bashku me zëvendësministrin Nikolin Jaka, favorizonin firma në këmbim të ryshfeteve të majme që merrnin prej tyre. Mjeti i abuzimit ishte manipulimi i tenderave publikë për ndërtimin e rrugëve, duke paracaktuar firmën fituese. Kjo, në thelb, do të thotë ta organizosh tenderin vetëm formalisht dhe ta sabotosh konkurrencën që duhet të lindë nga ai. Zëvendësministri Jaka dhe bashkëpunëtorët e tij thuhet se e shmangën konkurrencën e tenderit, duke i kryer formalisht procedurat e tenderit, por duke i korruptuar ato. Tingëllon si ajo mënyra e vjetër, e qeverisjes socialiste, e korrupsionit duke “respektuar” procedurat. Ndërkaq, ministri Basha dhe qeveria “Berisha”, në rastin e “Ekorys” i shmangën fare procedurat e tenderit, duke argumentuar shkeljen e ligjit me qëllime të larta patriotike dhe me “sugjerimet” e Bankës Botërore që sapo u përgënjeshtruan. Njëra duket si korrupsion duke respektuar procedurat tenderuese tjetra, duke i flakur ato. Thelbi është i njëjtë, por reagimi i organeve të ligjit është shumë i ndryshëm. Zëvendësministri Jaka dhe bashkëpunëtorët e tij sapo janë arrestuar dhe do të gjykohen, ndërkohë që ministri Basha ka refuzuar të shkojë në prokurori. Pse? Mos vallë nga që qëndron më lart dhe shumë pranë Kryeministrit? Ajo që shihet qartë këto ditë në Shqipëri është mungesa e barazisë para ligjit. Por barazia para ligjit është e vetmja barazi e mundshme dhe pa të cilën, demokracia bëhet e pamundur. Ka ardhur koha që shqiptarët të kuptojnë se demokracia dhe liria që ata brohoritën në fillim të viteve ‘90, nuk mund ta ketë të gjatë nëse ligji gjunjëzohet para kulteve politike. Ligji nuk njeh Presidentë, Kryeministra, ministra apo politikanë. Përpara ligjit të gjithë janë shtetas që klasifikohen në ata që e zbatojnë dhe në ata që nuk zbatojnë ligjin. Dhe forma e parë e dhunimit të ligjit dhe barazisë para ligjit, është mospërfillja e ligjit, mosparaqitja për të dëshmuar kur ai të thërret. E ka bërë më parë edhe Berisha. Tani po e bën edhe ministri i tij. Kësaj i thonë, po të perifrazojmë një thënie popullore: “Bëmë Kryeministër të të ngjaj”. Veç nuk duhet harruar se pa barazi totale para ligjit (dhe ky është mjeti më efikas kundër të gjithë totalitarizmave dhe autoritarizmave), nuk mund të ketë as demokraci, as antikorrupsion, as integrim ballkanik dhe europian, dhe as patriotizëm. Sado rrugë të gjata dhe sado patriotike të ndërtojmë.

    • gene
    • Posted September 22, 2007 at 12:03 pm
    • Permalink

    198 Methods of Nonviolent Action

    These methods were compiled by Dr. Gene Sharp and first published in his 1973 book, The Politics of Nonviolent Action, Vol. 2: The Methods of Nonviolent Action. (Boston: Porter Sargent Publishers, 1973). The book outlines each method and gives information about its historical use.

    You may also download this list of methods.

    THE METHODS OF NONVIOLENT PROTEST AND PERSUASION

    Formal Statements
    1. Public Speeches
    2. Letters of opposition or support
    3. Declarations by organizations and institutions
    4. Signed public statements
    5. Declarations of indictment and intention
    6. Group or mass petitions

    Communications with a Wider Audience
    7. Slogans, caricatures, and symbols
    8. Banners, posters, and displayed communications
    9. Leaflets, pamphlets, and books
    10. Newspapers and journals
    11. Records, radio, and television
    12. Skywriting and earthwriting

    Group Representations
    13. Deputations
    14. Mock awards
    15. Group lobbying
    16. Picketing
    17. Mock elections

    Symbolic Public Acts
    18. Displays of flags and symbolic colors
    19. Wearing of symbols
    20. Prayer and worship
    21. Delivering symbolic objects
    22. Protest disrobings
    23. Destruction of own property
    24. Symbolic lights
    25. Displays of portraits
    26. Paint as protest
    27. New signs and names
    28. Symbolic sounds
    29. Symbolic reclamations
    30. Rude gestures

    Pressures on Individuals
    31. “Haunting” officials
    32. Taunting officials
    33. Fraternization
    34. Vigils

    Drama and Music
    35. Humorous skits and pranks
    36. Performances of plays and music
    37. Singing

    Processions
    38. Marches
    39. Parades
    40. Religious processions
    41. Pilgrimages
    42. Motorcades

    Honoring the Dead
    43. Political mourning
    44. Mock funerals
    45. Demonstrative funerals
    46. Homage at burial places

    Public Assemblies
    47. Assemblies of protest or support
    48. Protest meetings
    49. Camouflaged meetings of protest
    50. Teach-ins

    Withdrawal and Renunciation
    51. Walk-outs
    52. Silence
    53. Renouncing honors
    54. Turning one’s back

    THE METHODS OF SOCIAL NONCOOPERATION

    Ostracism of Persons
    55. Social boycott
    56. Selective social boycott
    57. Lysistratic nonaction
    58. Excommunication
    59. Interdict

    Noncooperation with Social Events, Customs, and Institutions
    60. Suspension of social and sports activities
    61. Boycott of social affairs
    62. Student strike
    63. Social disobedience
    64. Withdrawal from social institutions

    Withdrawal from the Social System
    65. Stay-at-home
    66. Total personal noncooperation
    67. “Flight” of workers
    68. Sanctuary
    69. Collective disappearance
    70. Protest emigration (hijrat)

    THE METHODS OF ECONOMIC NONCOOPERATION: (1) ECONOMIC BOYCOTTS

    Actions by Consumers
    71. Consumers’ boycott
    72. Nonconsumption of boycotted goods
    73. Policy of austerity
    74. Rent withholding
    75. Refusal to rent
    76. National consumers’ boycott
    77. International consumers’ boycott

    Action by Workers and Producers
    78. Workmen’s boycott
    79. Producers’ boycott

    Action by Middlemen
    80. Suppliers’ and handlers’ boycott

    Action by Owners and Management
    81. Traders’ boycott
    82. Refusal to let or sell property
    83. Lockout
    84. Refusal of industrial assistance
    85. Merchants’ “general strike”

    Action by Holders of Financial Resources
    86. Withdrawal of bank deposits
    87. Refusal to pay fees, dues, and assessments
    88. Refusal to pay debts or interest
    89. Severance of funds and credit
    90. Revenue refusal
    91. Refusal of a government’s money

    Action by Governments
    92. Domestic embargo
    93. Blacklisting of traders
    94. International sellers’ embargo
    95. International buyers’ embargo
    96. International trade embargo

    THE METHODS OF ECONOMIC NONCOOPERATION: (2)THE STRIKE

    Symbolic Strikes
    97. Protest strike
    98. Quickie walkout (lightning strike)

    Agricultural Strikes
    99. Peasant strike
    100. Farm Workers’ strike

    Strikes by Special Groups
    101. Refusal of impressed labor
    102. Prisoners’ strike
    103. Craft strike
    104. Professional strike

    Ordinary Industrial Strikes
    105. Establishment strike
    106. Industry strike
    107. Sympathetic strike

    Restricted Strikes
    108. Detailed strike
    109. Bumper strike
    110. Slowdown strike
    111. Working-to-rule strike
    112. Reporting “sick” (sick-in)
    113. Strike by resignation
    114. Limited strike
    115. Selective strike

    Multi-Industry Strikes
    116. Generalized strike
    117. General strike

    Combination of Strikes and Economic Closures
    118. Hartal
    119. Economic shutdown

    THE METHODS OF POLITICAL NONCOOPERATION

    Rejection of Authority
    120. Withholding or withdrawal of allegiance
    121. Refusal of public support
    122. Literature and speeches advocating resistance

    Citizens’ Noncooperation with Government
    123. Boycott of legislative bodies
    124. Boycott of elections
    125. Boycott of government employment and positions
    126. Boycott of government depts., agencies, and other bodies
    127. Withdrawal from government educational institutions
    128. Boycott of government-supported organizations
    129. Refusal of assistance to enforcement agents
    130. Removal of own signs and placemarks
    131. Refusal to accept appointed officials
    132. Refusal to dissolve existing institutions

    Citizens’ Alternatives to Obedience
    133. Reluctant and slow compliance
    134. Nonobedience in absence of direct supervision
    135. Popular nonobedience
    136. Disguised disobedience
    137. Refusal of an assemblage or meeting to disperse
    138. Sitdown
    139. Noncooperation with conscription and deportation
    140. Hiding, escape, and false identities
    141. Civil disobedience of “illegitimate” laws

    Action by Government Personnel
    142. Selective refusal of assistance by government aides
    143. Blocking of lines of command and information
    144. Stalling and obstruction
    145. General administrative noncooperation
    146. Judicial noncooperation
    147. Deliberate inefficiency and selective noncooperation by enforcement agents
    148. Mutiny

    Domestic Governmental Action
    149. Quasi-legal evasions and delays
    150. Noncooperation by constituent governmental units

    International Governmental Action
    151. Changes in diplomatic and other representations
    152. Delay and cancellation of diplomatic events
    153. Withholding of diplomatic recognition
    154. Severance of diplomatic relations
    155. Withdrawal from international organizations
    156. Refusal of membership in international bodies
    157. Expulsion from international organizations

    THE METHODS OF NONVIOLENT INTERVENTION

    Psychological Intervention
    158. Self-exposure to the elements
    159. The fast
    a) Fast of moral pressure
    b) Hunger strike
    c) Satyagrahic fast
    160. Reverse trial
    161. Nonviolent harassment

    Physical Intervention
    162. Sit-in
    163. Stand-in
    164. Ride-in
    165. Wade-in
    166. Mill-in
    167. Pray-in
    168. Nonviolent raids
    169. Nonviolent air raids
    170. Nonviolent invasion
    171. Nonviolent interjection
    172. Nonviolent obstruction
    173. Nonviolent occupation

    Social Intervention
    174. Establishing new social patterns
    175. Overloading of facilities
    176. Stall-in
    177. Speak-in
    178. Guerrilla theater
    179. Alternative social institutions
    180. Alternative communication system

    Economic Intervention
    181. Reverse strike
    182. Stay-in strike
    183. Nonviolent land seizure
    184. Defiance of blockades
    185. Politically motivated counterfeiting
    186. Preclusive purchasing
    187. Seizure of assets
    188. Dumping
    189. Selective patronage
    190. Alternative markets
    191. Alternative transportation systems
    192. Alternative economic institutions

    Political Intervention
    193. Overloading of administrative systems
    194. Disclosing identities of secret agents
    195. Seeking imprisonment
    196. Civil disobedience of “neutral” laws
    197. Work-on without collaboration
    198. Dual sovereignty and parallel government

    Source: Gene Sharp, The Politics of Nonviolent Action, Vol. 2: The Methods of Nonviolent Action (Boston: Porter Sargent Publishers, 1973).

    • gene
    • Posted September 24, 2007 at 1:12 pm
    • Permalink

    HENRI ÇILI
    Panorama

    Sikur për një moment, të harronin datat, personazhet dhe rolet përkatëse, mënyra sesi opozita po e akuzon ish-ministrin e Transporteve, Lulzim Basha, lidhur me tenderin e rrugës Durrës-Kukës është identike me mënyrën se Berisha dje, kryetar i opozitës i “qepej” ndonjë ministri socialist e ndonjë afere të prezumuar si të kryer prej tij. Shtrati për këtë tipologji akuze, për këtë tipologji fajësimi është i shtruar tanimë në kulturën tonë politike dhe me sa duket kjo si strukturë paska ngjitur, derisa opozita e mori dhe po e përdor njësoj skemën. Ah po! Ka një shtesë: Prokuroria. Por, po të marrim parasysh degradimin e marrëdhënieve mes kësaj qeverie dhe prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku, futja e Prokurorisë në lojë; tani dhe këtu, për këtë çështje dhe sidomos kundrejt këtij ministri të Berishës, nuk i kontribuon kushedi se çfarë fajësisë së ministrit Basha. Prandaj për momentin, ky element në analizën e ngjarjeve ia vlen të lihet jashtë analizës. Edhe pse të gjithë në një sistem të hapur jemi edhe më të hapur ndaj provave të reja që mund të ketë Prokuroria. Ndaj të gjithë jemi sy e veshë duke pritur provat të reja të Prokurorisë, më bindëse, më të drejtpërdrejtë lidhur për përgjegjësinë e ministrit Basha apo të kujtdo tjetër. Personazhet e kësaj skeme kanë rënë secili në kontradiksionin e vet: Rama nga njëra anë që po akuzon si Berisha dhe Berisha që nga ana tjetër është i detyruar të mbrohet vetë dhe të mbrojë ministrin e tij si socialistët dikur. Po ashtu Berisha gjendet në një kontradiksion të dyfishtë: edhe ka kërkuar pafund që Prokuroria të veprojë dhe tani bërtet se ministri i tij është i pafajshëm. Pjesa tjetër e fabulës është njësoj.
    Po çfarë ka të re kjo fabul e javës së shkuar, e cila për nga interesi dhe për nga rëndësia i konkurroi të gjitha lajmet e tjera. Ka sigurisht disa të reja, të cilat lidhen ose nuk lidhen drejtpërdrejt me ministrin Lulëzim Basha apo më keq akoma: e përdorin atë si pretekst në fabul.
    * * *
    Së pari, goditja e rrugës Durrës-Kukës, kur ky projekt është një nga ngjarjet historike të zhvillimit të Shqipërisë në shekullin e ri tregon se opozita është e shqetësuar nga fakti që qeveria mund, dhe me siguri do të korrë kredit elektoral në vitin 2009, nëse ajo arrin të përurojë këtë projekt para votës së ardhshme. Dhe ndoshta këtu opozita është më legjitime se sa në të gjitha pikat e tjera të luftës së saj lidhur me këtë çështje. Ideja se kjo rrugë me rëndësi kombëtare dhe patriotike mund të jetë bërë me korrupsion, e ndot pak imazhin e këtij projekti dhe ul kreditin elektoral të qeverisë. Një rrugë e motivuar nga vjedhja vlen pak elektoralisht.

    * * *
    Së dyti, prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, është në momentin më delikat të karrierës së tij. Me këtë zgjidhje që mori çështja e Presidentit të ri të Republikës, është e qartë se statusi i tij dobësohet shumë. Ai është para dy alternativave: ose ta shkarkojnë si “fajtor” ose të largohet butë drejt një posti tjetër të lartë, në gjyqësorin shqiptar. Pikërisht për këtë prokurorit të Përgjithshëm i duhet një fabul e madhe, me një personazh me rëndësi në qendër, me vlerë për ta përdorur në dy rastet: Për ta përdorur publikisht si shkak të shkarkimit. Pra: “më shkarkoi Berisha se fillova të godas korrupsionin e ministrave të tij, dhe më shkarkoi një president politik si Topi, më shkarkoi nën/kryetari i PD-së”. Ose tjetra: ta përdorë çështjen Basha si një monedhë shkëmbimi për një largim të butë dhe me nder nga ai pozicion. Nuk është se kjo nuk është gjetje e mirë, në publik ngjit dhe duket e besueshme po luhet me virtuozitet.

    * * *
    Së treti, veprimi i Prokurorisë, brenda kontekstit të sipër shkruar, për të gjetur korrupsionin në një vepër të tillë duket një cinizëm i madh, kur në Prokurorinë e Përgjithshme rrinë me male dhe male dosje për çështje aspak patriotike, për çështje aspak dinjitoze, si dhe për nivele korrupsioni me personazhe të dorës së parë, nga radhët e ministrave të djeshëm socialistë apo ministrave të sotëm demokratë. Dhe më lart madje. Zbatimi i ligjit, sigurisht që është diçka e mirëpritur, por asesi nuk mund të legjitimohet i gjithë mosveprimi i deritashëm i Prokurorisë ndaj korrupsionit, me një çështje, e cila ka ngërdhesh brenda saj jo thjesht një rrugë, jo thjesht një firmë, jo thjesht një projekt: Bëhet fjalë për rrugën Durrës-Kukës, bëhet fjalë për gjigandin amerikan “Bektel”, bëhet fjalë në fund të fundit për një projekt gjeopolitik me rëndësi jetike. Me ose pa këtë dosje “biografia” e Prokurorisë në luftën ndaj korrupsionit nuk ndërron gjë të madhe.
    * * *

    Së katërti:
    Në këtë
    kuptim, po të kemi parasysh historinë e kësaj rruge, zvarritjet e saj të qëllimshme gjatë qeverisjes socialiste është e pritshme se urgjenca e vënies në jetë të këtij projekti, pengesat gjeopolitike që duhet të kapërcente kjo rrugë për t’u mundësuar përfundimi i saj, nuk ka se si të mos i jepnin asaj një status të veçantë: duhej një procedurë që mbaronte shpejt, një firmë e fortë, jo thjesht në biografi, por dhe prapavijë e mbështetje gjeopolitike, si rasti i amerikanes “Bektel”.

    * * *
    Së pesti. Nuk do mend, e për këtë ka prova të qarta dhe të mjaftueshme edhe tani, që tenderi i rrugës Durrës-Kukës ka probleme teknike dhe procedurale. Të rënda po të doni. Ai është bërë shpejt, është bërë pa i pasur të gjitha letrat në rregull, pa prudencën dhe rigorozitetin që kërkon një tender që harxhon paratë e republikës. Por fatkeqësisht real-politika duhet përditë të na mësojë gjëra edhe më të hidhura. Mes tre alternativash: pa korrupsion por pa rrugë; me shkelje procedurash dhe potencialisht edhe me korrupsion, por me rrugë të bërë; me rrugë të bërë dhe pa korrupsion, për momentin duhet të kënaqemi me të dytën: Pra; një rrugë që bëhet edhe pse aty ka shkelje procedurash dhe potencialisht ndonjë korrupsion. E mira do të qe e treta: “rruga e bërë dhe pa korrupsion”, por ja që nuk është ende e mundur dhe lufta për një republikë të duarve të pastra mbetet një lavdërueshme për këdo që e bën.
    Po ministri Lul Basha, çfarë hyn në këtë histori. Mendoj se hyn pak. Ajo është dhe mbetet vërtet një rrugë që ka qenë në “varësinë” e Lul Bashës, por rruga Durrës-Kukës është projekti i kryeministri Sali Berisha, meritat dhe përgjegjësitë e së cilës i mbeten atij. Në këtë rast ministri Basha është thjesht një “viktimë e anti- korrupsionit berishian” dhe sigurisht që ai do të ketë kosto politike për profilin e tij, edhe sikur çështja të mbyllej sot. Pa përjashtuar dhe provësurprizën që mund të ekzistonte potencialisht që të bënte atë vërtet autor të abuzimit me këtë tender.
    Ndaj, Basha si politikan nuk më zhgënjen me rolin e tij në këtë çështje. Tjetërkund, në një tjetër kohë luhet prova dhe ambicia e tij politike. Për momentin, ai është një prej ministrave të zakonshëm të qeverisë “Berisha”, me të njëjtën mesatare bilanci apo dështimi si 2/3 e pjesëtarëve të kabinetit aktual që qeveris vendin. Ai po konservon veten duke “vegjetuar” në sfidën e protagonizmit politik brenda të djathtës, për arsyen e thjeshtë se ajo sot për sot nuk ekziston. Në hapat e parë të futjes së tij në politike kishte shenja se Basha premtonte në politikë. Ky është zhgënjimi.

    • gene
    • Posted September 28, 2007 at 2:59 pm
    • Permalink

    Zëri i Amerikës: Zoti Berisha, a keni qenë ju një qeveri transparentë sa duhet në prokurimet për një projekt kaq të rëndësishëm dhe kaq strategjik për Shqipërinë siç është rruga Durrës-Kukës. A jepni ju garanci se nuk janë bërë shkelje në një investim të tillë strategjik?

    Sali Berisha: Mund t’iu them se si prokurim, është prokurimi më transparent në historinë e atij vendi. Pse… të jem i hapur për faktin e thjeshtë se qeveria ime, në atë kohë por dhe sot, nuk kishte kapacitetet administrative të mjaftueshme të trajtonte atë prokurim. Dhe në këto kushte, në dijen time, ky është prokurimi i parë madhor, i bërë i tëri me një juri ndërkombëtare vlerësimi. Meqënëse “Bechtel” punon mbi bazën e një kontrate çmim për njësi vëllimi, kushdo që të ketë dyshimin më të vogël, se “Bechtel” po rrit çmimin për njësi vëllimi, jam i bindur se gjigandi amerikan është totalisht i hapur për çdo lupë, çdo kontroll.

    Intervisten e plote e gjeni ne

    http://www.voanews.com/albanian/2007-09-27-voa2.cfm

    ————————————————-

    Mua me beri pershtypje kjo pergjigje e Berishes per nje arsye kryesore

    - Mr “une ju garantoj ju!” kete here nuk na dha asnje garanci, perkundrazi, na tha qe ai nuk kishte dhe nuk ka mundesi te beje ndonje vleresim. (Une nuk dija, nuk di, nuk mund te di, nuk mund te jem fajtor).

    A nuk duket ky si fillimi i fundit te ministrit Basha, promotor dhe realizues te procedurave te prokurimit te tipit “liza ne boten e cudirave”?

    • gene
    • Posted October 4, 2007 at 3:14 pm
    • Permalink

    LSI: Kufizimi i imunitetit, nismë e Berishës për presion ndaj aleatëve

    Skerdilajd Zaimi

    Akti i dorëzimit vullnetar të imunitetit nga deputetët socialistë nuk ka arritur të depërtojë në aksionet politike të pjesës tjetër të opozitës. Ai është vlerësuar nga aleatët e selisë rozë si një hap thjesht dhe vetëm propagandistik pa asnjë vlerë juridike të mirëfilltë. “Përsa i takon vlerës juridike të iniciativës dhe debatit që bëhet për heqjen e imuniteteve, nuk më takon mua të flas, por Komisionit të Ligjeve dhe në fund fare sovrani i kësaj çështjeje është Gjykata Kushtetuese, nëse ka paqartësi. Por përsa i takon vlerës morale dhe politike, ne si LSI jemi shprehur qartë se Prokuroria është e mirëpritur për çdo çështje që mund të ketë për çdo deputet të LSI-së. Ne e konsiderojmë veten pa imunitet në drejtim të çdo lloj akuze, e cila ka të bëjë me korrupsionin apo çështje të tjera të shkeljes së ligjit”, – deklaroi kreu i LSI-së, Ilir Meta. Duke ofruar si shembull rastin e tij personal të heqjes së imunitetit në vitin 1992, ai ka deklaruar gatishmërinë e plotë politike dhe ligjore ndaj çdo nisme të Prokuroirsë, si organi i vetëm që drejton hetimin penal në Shqipëri. Po kështu edhe juristi Spartak Braho vlerësoi se veprimi i socialistëve, edhe pse pason nismën sipas tij antikushtetuese të shumicës së djathtë për kufizimin e imunitetit, nuk mund të shihet përtej aspektit propagandistik. Një risi që nuk është theksuar deri tani nga selia rozë është interpretimi i Metës lidhur me arsyet e supozuara të nismës së mësipërme të demokratëve, pra atë për kufizimin e imunitetit të deputetit apo funksionarëve të lartë për veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Sipas tij, reagimi i socialistëve është mjaft i relativizuar në frikën që ai bart për një instrumentalizim të mundshëm ndaj opozitës për shkak se qëllimi i draftit në fjalë është vetëm uniteti i koalicionit të djathtë dhe mbajtja e tij nën presion të vazhdueshëm. “Për qëllimin e vërtetë të kësaj iniciative nga ana e PD-së, mund t’ju rikonfirmoj se nuk është synim kryesor thjesht shantazhi ndaj përfaqësuesve të caktuar të opozitës, por synimi kryesor është që përmes kësaj iniciative demagogjike të mbajë nën terror dhe kontroll aleatët e vet kjo maxhorancë. Ne nuk e shohim të arsyeshme që të bëhemi një instrument i këtyre qëllimeve të z.Berisha, që nuk kanë të bëjnë aspak me luftën kundër korrupsionit. Sepse askush nuk e ka penguar maxhorancën apo prokurorinë për të hequr mandatin e çdo deputeti apo qeveritari të akuzuar”, – tha kreu i LSI-së. Po kështu, lidhur me çështjen “Sollaku”, Meta u shpreh se deklarimi i Topit prek një të vërettë që lidhet me mandatin e prokuorit, por ai kapërcen tryezën e partive duke mos përcaktuar as edhe kriteret e ndryshimit.

    • gene
    • Posted October 4, 2007 at 3:18 pm
    • Permalink

    Unë Valentina Leskaj deputete, anëtare e grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë me vullnetin tim të lirë, në mënyrë të parevokueshme deklaroj: Heq dorë nga imuniteti parlamentar apo çdo e drejtë që lidhet me paragrafin 1 të pikës 2 të nenit 73 të Kushtetutës të Republikës se Shqipërisë lidhur me ndjekjen penale për veprat që lidhen me korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës të parashikuara nga nenet 135,164 A, 244, 245, 245\1, 248,258, 259, 260, 312 dhe 319 të kodit penal të Republikës së Shqipërisë. Në çdo rast që organet e hetimit kërkojnë të fillojnë ndjekjen penale ndaj personit tim jam e gatshme që në respekt të Kushtetutës dhe të ligjeve të vendit tim të paraqitem për të dëshmuar dhe përgjigjur pranë organit të akuzës në rastin e një akuze zyrtare të formuluar nga organet përkatëse të drejtësisë, konform legjislacionit përkatës në fuqi.
    Autorizimi i Kuvendit në rastin e kësaj procedure jepet mbi vullnetin e shprehur nga ana ime në këtë deklaratë. Ky deklarim është i vlefshëm gjatë gjithë mandatit tim të deputetit për legjislaturën në vijim, pa qenë nevoja për t’u shprehur përsëri për këtë çështje.

    • gene
    • Posted October 4, 2007 at 3:33 pm
    • Permalink

    Tiranë- Nënkryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka firmosur dje përpara kamerave deklaratën për lënien e imunitetit, duke kërkuar që të njëjtën gjë të bëjnë edhe deputetë të partive të tjera, pasi socialistët janë të gjithë të bindur se me anë të kësaj nuk i mbyllet rruga prokurorisë për të hetuar në raste të ndryshme. Duke u ndalur tek çështja e imunitetit, Braçe i ka bërë thirrje prokurorisë që të ushtrojë funksionet e saj lidhur me ministrin dhe me kryeministrin. “I kërkojmë organit të prokurorisë që të bëjë detyrën në raport me ministrin Basha po e po por dhe në raport me qeverinë e kryeministrit Berisha organi i prokurorisë nuk mund të jetë një tigër prej letre. Organi i prokurorisë duhet të respektojë deri më një detyrimet e veta ligjore. Në rast se ka refuzim nga qeveria për të vënë në dispozicion të organit të prokurorisë dokumenta zyrtare të zbatohet ligji derui më nji për secilin nga zyrtarët e qeverisë , po të dojë edhe për kryeministrin ashtu sic ka ndodhur në rastet e tjera homologe”, tha Braçe. Deklarata e tij ka ardhur si pasojë e asaj që është bërë publike fakti që organi i prokurorisë nuk merr dot protokollin e një mbledhje qeverie që kryeministri herë – herë e bën të hapur edhe për mediat. “Nuk po kërkojmë llogari se pse mbledhja për Rrëshen -Kalimash u bë me dyer të mbyllura, larg vëmendjes kur ka nevojë kryeministri i vendit të deklarojë vendimet demagogjike për pagat, pensionet i bën mbledhjet e hapura. Kur ka nevojë të bëjë veprime korruptive i bën mbledhjet e mbyllura. Por ne na shqetëson fakti që ky kryeministër del e flet në parlament për transparencën nuk i vë në dispozicion materiale organit të prokurorisë”, tha Braçe. Në një moment të tillë Braçe i ka bërë edhe njëhërë thirrje kryeministrit dhe qeverisë që të mos i fshehin më faktet e abuzimit me rrugën Durrës- Kukës, pasi nuk ka për të patur asnjë të fshehtë në këtë drejtim, dhe e gjithë skema e vjedhjes me këtë rrugë do të zbardhet.

    • gene
    • Posted October 4, 2007 at 3:43 pm
    • Permalink

    Balkanweb
    03/10/07

    Erjon Brace ka kerkuar sot nga ministri i jashtem Basha te heqe dore nga imuniteti, sic beri sot ai vete e beri. I menjehreshem reagimi i PD

    Ne prani te medias numri dy i grupit kuvendor te PS-se, ka firmosur sot deklaraten per heqje dore nga imuniteti i deputetit. Pas ratifikimit nga grupi parlamentar i vendimit te kryesise, Erjon Brace tha se te gjithe depuetetet socialiste do te firmosin kete deklarate. Duke e quajtur inciativen e shumices, nje zhurme per t’i shpetuar hetimit, Brace ftoi Ministrin Basha te beje te njeten gje. Brace ka vleresuara deklaraten qe sipas tij ka te shprehur si vullnetinn politik edhe ate juridik, gje qe eshte hedhur poshte ne nje deklarate te mevonshme nga numri 1 i grupit kuvendor te PD-se. Astrit Patozi la te hapur mundesine e bashkepunimit me segmente brenda opozites per te miratuar ligjin e paraqitur nga shumica per kufizimin e imunitetit. Po keshtu, Patozi ka quajtur absurde kerkesen e grupit te PS-se per te ndryshuar ligjin per ngritjen e komisioneve hetimore me qellim qe kete te drejte ta kete vetem opozita.

    • gene
    • Posted October 5, 2007 at 12:14 pm
    • Permalink

    Ruçi: Qeveria të bashkëpunojë për imunitetin

    panorama

    Vendosur: 05/10/2007 – 11:27
    • Kryetari i Asamblesë Kombëtare të PSSH-së, Gramoz Ruçi, përshëndeti nismën më të fundit të deputetëve socialistë për heqjen dorë nga imuniteti, duke e cilësuar si një akt moral politik dhe institucional.

    Ruçi e konsideroi antikushtetuese nismën e maxhorancës për të sjellë në Kuvend projektligjin për kufizim të imunitetit. Por kryetari i Asamblesë Kombëtare ftoi maxhorancën të bashkëpunojë me opozitën për të bashkuar votat që do të çonin në ndryshimet kushtetuese për këtë çështje. “Nëse ata vërtet do të ishin për t’i hequr imunitetin deputetëve, shumë thjesht 94 vota të koalicionit të bisedonin me socialistët dhe ta aprovonin në emër të kushtetutës, por jo duke marrë nisma antikushtetuese. Këto s’janë nisma por janë pseudonisma të maxhorancës parlamentare”, tha Ruçi. Duke përshëndetur këtë vendim të deputetëve të PS-së, Ruçi tha se “ky akt shpreh vullnetin tonë, për një transparencë të çdo deputeti, në çdo rast kur kërkohet një gjë e tillë nga institucionet kushtetuese të vendit”. Deputeti i maxhorancës, Spiro Peçi, duke komentuar nismën e maxhorancës për kufizim imuniteti të deputetëve, por dhe ndryshimeve kushtetuese që nevojiten për ti dhënë asaj efekt ligjor, deklaroi dje gjatë një prononcimi për mediat, se “nisma e opozitës është vetëm një deklaratë politike dhe vetëm nëse gjithësecili nga ata që e kanë firmosur i qëndron në momentin që thirret nga prokuroria, atëherë ka vlerë. Pra, duhet që këtë deklaratë ta bëjë edhe para organit të prokurorisë në momentin që merr vesh se ndaj tij ka një nxitje për të bërë ndjekje penale. Imuniteti që ka deputeti nuk e mbron nga kryerja e veprave penale prej tij, por është një imunitet i cili garanton atë trysni që mund të ketë politika ndaj tij”, tha Peçi.

    • gene
    • Posted October 5, 2007 at 12:16 pm
    • Permalink

    Vendosur: 05/10/2007 – 11:26
    • Ish-ministri i Punëve Publike, Lulzim Basha, është shprehur dje i gatshëm për të shkuar në Prokurori për të dëshmuar për hetimet e hapura për rrugën Durrës-Morinë.

    Adi Shkëmbi

    I pyetur nga mediat nëse do të shkojë në Prokurorinë e Përgjithshme, kur kjo e fundit ta thërrasë, Basha tha, se “Të jeni i sigurt se unë do t’i bindem ligjit pikë për pikë dhe do të bëj detyrën time si deputet, si ministër dhe qytetar”. Basha ka sqaruar para mediave edhe thirrjen e mëparshme që i ka bërë Prokuroria e Tiranës për të dëshmuar për hetimet e hapura për këtë rrugë. Sipas tij, në momentin që i kanë ardhur ftesat për të dëshmuar në organin e akuzës ai ka qenë jashtë shtetit dhe më pas nuk ka marrë asnjë ftesë për t’iu drejtuar Prokurorisë. “Edhe kjo çështje është shtrembëruar me anë të tellallëve të zotit Rama, siç e dini Prokuroria e Tiranës 3 herë më ka thirrur, dhe 3 herë i kam kthyer përgjigje që koha ka qenë e pavolitshme, dy herë kam qenë jashtë shtetit për angazhime të larta protokollare dhe pas këtyre thirrjeve nuk kam pasur asnjë thirrje tjetër nga Prokuroria, përveç thirrjeve që bën tellalli i zotit Rama”, tha më tej Basha. Ish-ministri i Punëve Publike, Lulzim Basha, u akuzua nga Partia Socialiste si i përfshirë në skandalin e tenderit të rrugës që do të lidhë Tiranën me Prishtinën, ndërkohë që gjatë këtij hetimi u thirr për të dëshmuar edhe ish zv.ministri i këtij dikasteri, Armand Teliti. Sipas Bashës, zyrtarët e lartë të PS-së kanë hedhur baltë mbi rrugën Durrës-Kukës dhe megjithëse kanë kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje, nuk e kanë ndërmarrë këtë iniciativë. “Thanë se do të bëjnë komision hetimor, nuk e bënë, thanë se s’do të bëjnë prokurorin, po bëjnë prokurorin dhe gjykatësin vit për vit, tani që ftohen të marrin pjese në një komision hetimor, dalin kundër komisionit hetimor. Komisioni hetimor do të bëhet për të zbardhur sipas procedurave parlamentare çdo gjë që është bërë për këtë rrugë dhe kur komisioni hetimor të përfundojë punimet do të jetë zoti Rama që do të japë llogari se pse është ngritur kundër këtij projekti”, tha më tej Basha. Përsa i përket nismës së maxhorancës për dorëzimin e imunitetit, Basha u shpreh, se deputetët e Partisë Socialiste po pengohen prej Ramës për të miratuar këtë ligj në Kuvend. “Unë i bëj thirrje Edi Ramës ta lërë propagandën e shfaqjes, ta luajë në teatër dhe jo në politikë dhe të lejojë grupin parlamentar të PS t’i bashkëngjitet nismës parlamentare për heqjen e imuniteteve”, përfundoi Basha.

    • gene
    • Posted October 5, 2007 at 12:17 pm
    • Permalink

    Prokuroria: Ne kemi folur me Lulzim Bashën

    Vendosur: 05/10/2007 – 11:26
    • TIRANE – Prokuroria e Tiranës, e cila deri më 3 shtator 2007 ka zhvilluar hetime për punimet në segmentin Rrëshen-Kalimash, pjesë e rrugës Durrës-Kukës, konfirmoi dje se ka pasur kontakte me

    ish-ministrin e Transporteve, Lulzim Basha, i cili është thirrur dy herë për të dëshmuar. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare të Prokurorisë së Tiranës, të cilët të pyetur dje pas deklaratës së Bashës, konfirmuan se ish-ministri i Transporteve, aktualisht në funksionin e ministrit të Jashtëm, ka komunikuar me përfaqësues të organit të akuzës. Komunikimi mes ish-ministrit të Transporteve dhe Prokurorisë së Tiranës mësohet se është bërë pasi Lulzim Bashës i kishte mbërritur thirrja e dytë për t’u paraqitur dhe për të dëshmuar për hetimet e dosjes “Rrëshen-Kalimash”. Prokuroria e kryeqytetit sqaroi se jo vetëm ka komunikuar me ish-ministrin, por edhe ka marrë disa sqarime prej tij lidhur me mosparaqitjen në Prokurori dhe detaje të tjera objekt hetimi në abuzimet e dyshuara me punimet në segmentin Rrëshen-Kalimash. Organi i akuzës preferoi të mos bëjë publike detaje, por tha se Lulzim Basha ka dhënë sqarime verbalisht jo vetëm për mosparaqitjen e tij në Prokurori, por edhe për çështje të tjera që lidhen me hetimet e tenderimit dhe kontratës së punimeve në segmentin Rrëshen-Kalimash. Reagimi i Prokurorisë erdhi dje pas deklaratës së Lulzim Bashës, se ai nuk ishte njohur me ndonjë kërkesë për të dëshmuar në Prokurori. t.s

    • gene
    • Posted October 7, 2007 at 11:05 am
    • Permalink

    Hetimet për Durrës-Kukës, opozita kërcënon me bojkot

    Braçe: Nëse nuk pranohet kërkesa për tre komisionet hetimore

    Partia Socialiste është në prag të bojkotit politik. Numri dy i grupit parlamentar deklaroi dje se shkak për këtë qëndrim mund të bëhet mungesa e përgjigjes pozitive nga Kuvendi për nismat e ndërmarra. Në sekretarinë e Parlamentit janë depozituar prej kohësh kërkesat për ngritjen e tri komisioneve hetimore parlamentare. Kjo bashkangjitur me një numër relativisht të madh interpelancash me funksionarët e qeverisë. Socialistët i bënë thirrje Kryetares së Kuvendit të mos bëjë rolin e nënkryetares së Partisë Demokratike. “Pra të mos pengojë më nismën e deputetëve socialistë dhe të opozitës, për të hetuar prokurorimet publike për vitet 2006-2007 ku më i rëndësishmi dhe më i kushtueshmi mbetet ai prej miliona eurosh të segmentit Rrëshen- Kalimash”, tha Braçe. Sipas tij, pa këtë akt procedural nuk do të ketë seancë ditën e hënë. “Nëse Kryetarja e Kuvendit vazhdon të na e mohojë këtë të drejtë, ne si deputetë socialistë dhe deputetëve të tjerë që i janë bashkëngjitur kësaj nisme, do të jemi të shtrënguar të rishohim pozicionin tonë në të gjitha tavolinat e bashkëpunimit me PD-në dhe aleatët e saj”, insistoi Braçe. Ai i kërkoi prokurorisë të mos humbasë më kohë me shkresa apo me pingpongun e shkresave sa nga prokuroria në qeveri dhe nga qeveria në prokurori, por të zbatojë ligjin penal për të gjithë zyrtarët që po pengojnë drejtësinë të zbardhë këtë çështje. “Presidenti i Republikës të ndalë sulmet ndaj Prokurorit të Përgjithshëm në këtë moment. Të ndalë presionin lidhur me këtë çështje, hetimi për të cilën ka nisur kryesisht dhe të shprehet njëherë të vetme në mbështetje të prokurorisë për të hetuar deri në fund këtë çështje”, vijoi Braçe. Duke nënvizuar se kreu i shtetit nuk do të ketë mbështetjen e opozitës nëse e kthen reformën në drejtësi në një vepër të gjykatësve, që mbyllën çështjen e parë korruptive të qeverisë së Sali Berishës dhe të pluralizmit, apo me shantazh personal të prokurorit për të ndërprerë hetimin e skandalit të shekullit. “Presidenti nuk mund të lajë borxhet ndaj Sali Berishës, ish-kryetarit të partisë së tij në këtë formë”, vlerësoi Braçe. Nënkryetari i grupit parlamentar tha se Kryeministri Berisha po implikohet gjithnjë e më shumë, në skandalin financiar të segmentit Rrëshen-Kalimash, prokurimit, zbatimit dhe financimin e këtij projekti. “Deklarata më e fundit e Kryeministrit lëshuar dje në Durrës, pohon botërisht se kompania “Bechtel” tha se do të blinte – thotë Kryeministri, materiale shumë milionëshe në vend, por më pas u tërhoq, sepse nuk i jepnin çmimin real të mallit, duke i afruar fatura me gjysmën e çmimit”, sqaroi Braçe. Kjo deklaratë, shtoi ai, ka qenë në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, por sot (dje) në mëngjes nuk rezulton më, është hequr. “Rritja artificiale e çmimeve, që e pohon dhe Kryeministri, rezultati i zgjedhjes qeveritare për prokurim për njësi, dhe jo sipas projektit dhe preventivit përkatës, prodhon sigurisht rritjen e kostos së ndërtimit të këtij segmenti”, argumentoi Braçe.

    • gene
    • Posted October 16, 2007 at 11:28 am
    • Permalink

    Sollaku: Shkeljet e Lul Bashës në dosjen “Rrëshen-Kalimash”

    Lajme te ndryshme
    Basha: Hetimi të shkojë deri në fund
    • Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, u shpreh dje i gatshëm në Parlament për të bashkëpunuar me Prokurorinë për hetimin dhe zbardhjen e plotë të të gjitha dyshimeve të saj lidhur me rrugën Durrës-Kukës.
    Kushtetuesja, akademikët poste drejtuese edhe pas moshës 75 vjeç
    • Zhbllokohen zgjedhjet për drejtuesit e akademisë së shkencave. Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar dje nenin 8 të ligjit “Për akademinë e shkencave”, që u hiqte të drejtën e zgjedhjes në poste drejtuese akademikëve pas moshës 75 vjeç.
    Lesi largohet nga PDK, del i pavarur
    • Pas mosmarrëveshjesh të shumta me kryetarin aktual të Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ish-kryetari Nikollë Lesi ka bërë publik përfundimisht divorcin e tij me këtë forcë politike.
    Berisha mbush 62 vjeç: Vera më e shijshme kur vjetrohet
    • Kryeministri Sali Berisha ka pasur një axhendë tejet të ngjeshur dje, teksa përveç angazhimeve të përditshme ka festuar me stafin e tij të ngushtë dhe ministrat ditëlindjen e 62-të të tij.

    Vendosur: 16/10/2007 – 09:21
    • Dy zyrtarë të Prokurorisë së Përgjithshme u paraqitën dje në orën 08:13 të mëngjesit në Kuvendin e Shqipërisë.

    Trazhgim Sokolaj

    Pasi pritën për rreth 30 minuta ata dorëzuan kërkesën e firmosur nga prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Transporteve, Lulëzim Basha, aktualisht ministër i Jashtëm. Sipas Prokurorisë ish-kreu i Ministrisë së Transporteve ishte implikuar në abuzimet e konstatuara gjatë nënshkrimit dhe zbatimit të kontratës për punimet në segmentin Rrëshen-Kalimash, pjesë e rrugës Durrës-Kukës. Dokumenti i cili në formatin e hartuar nga Prokuroria arrin 23 faqe, në fund të tij mban nënshkrimin e kryeprokurorit Sollaku dhe përmbledh veç kërkesës për heqjen e imunitetit, të gjitha shkeljet që i faturohen ish-ministrit të Transporteve, Lulëzim Basha. Sipas dokumentit, bazuar në përllogaritjet e bëra deri më tani nga Prokuroria e Tiranës dhe Zyra e prokurorit të Përgjithshëm, dëmi ekonomik i shkaktuar shtetit nga kontrata për punimet në dy pjesë të segmentit Rrëshen-Kalimash është 385 milionë euro. Deri më tani dosja në fjalë është hetuar me akuzat e “shpërdorimit të detyrës”, por në dokumentin e dorëzuar dje në Parlament thuhet se janë mbledhur prova të mjaftueshme për ngritjen e akuzave të korrupsionit aktiv dhe pasiv të funksionarëve publikë. Ish-drejtorët e Ministrisë së Transporteve, Lejla Saraçi dhe Andi Toma në deklarimet e tyre në Prokurori rezulton të kenë ngarkuar me përgjegjësi Ministrinë e Transporteve.
    Hetimi
    “Më 9 mars 2007, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal nr.893 për veprën penale të shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim nga zyrtarët e strukturave të Ministrisë së Transporteve gjatë financimeve të kryera për ndërtimin e segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morinë”, thuhet në kërkesën për heqjen e imunitetit të Lulëzim Bashës. Sipas saj, Prokuroria e Tiranës ka arritur në konkluzionin se punonjës të administratës shtetërore kanë konsumuar elementë të veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”. “Mbi këtë bazë janë marrë të pandehur disa zyrtarë të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Nga Prokuroria e Tiranës është arritur në konkluzionin se përgjegjës për shkeljet e konstatuara është edhe ish-ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe njëkohësisht deputet, zoti Lulzim Basha”, thuhet në kërkesë. Aty thuhet se me vendimin e datës 7 shtator 2007, Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencën, duke i kaluar aktet Zyrës së prokurorit të Përgjithshëm.
    Procedurat e kontratës
    Abuzimi i parë për të cilin Prokuroria e akuzon Lulëzim Bashën është përzgjedhja e firmës konsulente për zbatimin e kontratës së punimeve në aksin Rrëshen-Kalimash. Sipas akuzës, pas vendimit të parë të qeverisë për pagesën 180 mijë USD, me një vendim të dytë, më 27 dhjetor 2006 me firmën konsulente është lidhur një kontratë tjetër duke rritur pagën për këtë firmë me 95 mijë dollarë, duke arritur në total 275 mijë USD. Qeveria ka miratuar më 2 gusht 2006 caktimin e anëtarëve të Komisionit Ndërkombëtar të Vlerësimit për tenderin e hapur për ndërtimin me ritme të përshpejtuara të segmentit Rrëshen-Kalimash”. Më pas janë caktuar anëtarët e komisionit që do të përzgjidhte firmën fituese për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash, zotërinjtë Stephen Ragget (britanik), Gerald Scott (Amerikan), Pim Zoeteëeij (Hollandez), Mate Jurisic (Kroat) dhe Niko Naska (Shqiptar). “Më 3 gusht 2006 janë paraqitur në ambientet e Ministrisë së Transporteve shoqëritë e huaja “Al-Kharafi”, Bechtel-Enka”, “Konstruktor” dhe “Strabag”. Katër anëtarët e komisionit, shtetas të huaj, me 4 gusht 2006 i kanë rekomanduar drejtoreshës së Përgjithshme të Rrugëve Lejla Saraçi, shoqërinë e përbashkët “Bechtel Internacional, Inc. – Enka” si shoqërinë më të vlerësuar për të filluar negociatat, duke e vlerësuar me 7.5 pikë nga 10 të mundshme”, tha Prokuroria. Sipas saj, në vend të dytë është klasifikuar shoqëria “Strabag” me 6.75 pikë. “Duke analizuar pikët që komisioni u ka dhënë dy konkurrentëve më të mirë rezulton se shoqëria “Strabag” është vlerësuar si shoqëria më e mirë për ndërtim tunelesh me 0.7 pikë nga 0.6 që i është dhënë shoqërisë “Bechtel-Enka”. Diferenca që e ndan shoqërinë “Bechtel-Enka” me shoqërinë “Strabag” vjen si rezultat i klasifikimit më mirë të saj në tregues që nuk kanë qenë pjesë e punës që do bënte sipërmarrësi”, dyshon Prokuroria. Më 27 shtator 2006 Këshilli i Ministrave ka miratuar projektkontratën mes qeverisë së Shqipërisë dhe shoqërisë së përbashkët “Bechtel Internacional, Inc. – Enka” për ndërtimin e segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash”. Kontrata është firmosur nga palët më datën 6 tetor 2006. Sipas saj, vlera e synuar për ndërtimin e këtij segmenti rrugor është 418 333 986 euro, por kjo vlerë në varësi nga volumet e punës mund të ndryshojë dhe nuk është e detyrueshme për zbatim nga palët.
    Abuzimet me përzgjedhjen
    Në listën e abuzimeve në procedurat e ndjekura Prokuroria rendit veprimet e Lulëzim Bashës me propozimet që ai dërgonte në qeveri, pasi vetëm dy prej tyre janë botuar në Fletoren Zyrtare. Sipas akuzës, qeveria ka miratuar në vendimet nr.481 më datë 14 qershor 2006, nr.460 datë 10 korrik 2006, nr.526 më datë 2 gusht 2006, nr.651 datë 27 shtator 2006 dhe nr.867 datë 27 dhjetor 2006. “Nga verifikimet e kryera në Qendrën e Publikimeve Zyrtare rezulton se nga qeveria janë publikuar vetëm vendimet nr.526 dhe nr.651, pra vendimi që cakton anëtarët e komisionit që do përzgjedhë firmën fituese dhe vendimi që miraton kontratën me sipërmarrësin, ndërsa kontrata nuk është publikuar në Fletoren Zyrtare. Mospublikimi i këtyre vendimeve është një veprim në kundërshtim me nenin 117/1 të Kushtetutës”, thotë Prokuroria. Sipas saj, “një situatë e tillë antikushtetuese e bën të atakueshëm ligjërisht në çdo moment procesin e vendimmarrjes të autoriteteve shqiptare. Sipas akuzës, përzgjedhja e konsulentit “Ecorys Group” është bërë në shkelje të ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi. “Përzgjedhja e tij ka qenë e paracaktuar nga zoti Lulëzim Basha. Ky subjekt është favorizuar duke u shpallur fitues pa konkurrim dhe nga ana tjetër është favorizuar duke e paguar më shumë se kishte kërkuar vetë ai”, tha akuza. Sipas saj, Lulëzim Basha ka pretenduar se shoqëria “Ecorys Group” është zgjedhur nga një listë prej 5 shoqërish të sugjeruara nga ekspertë të Bankës Botërore. “Nuk ka asnjë dokument apo dëshmi që të provojë se cili ekspert i Bankës Botërore ka bërë sugjerimin, cilat janë shoqëritë e tjera të sugjeruara, cilat janë ofertat e tyre financiare”, thotë Prokuroria. Sipas saj, vendimi i qeverisë nr.481 datë 14 qershor 2006, i cili përcakton procedurat dhe kriteret për vlerësimin e firmës që do ndërtojë rrugën Rrëshen-Kalimash përmend në përmbajtje të tij se komisioni për vlerësimin e firmës fituese do të asistohet nga konsulenti “Ecorys Group”. “Pra rezulton se konsulenti ka qenë i përcaktuar 20 ditë para së të miratohej me VKM 460, dt. 10 korrik 2006 dhe më shumë se një muaj para se të lidhej kontrata me të”, thuhet në dokument. Sipas tij, anëtarët e komisionit që do vlerësonin ofertat e subjekteve pjesëmarrës në tender i janë propozuar zotit Lulëzim Basha nga konsulenti “Ecorys Group” me datën 1 gusht 2006 dhe janë miratuar me vendim qeverie më 2 gusht 2006. “Drejtorja e Përgjithshme e Rrugëve, Lejla Saraçi, ka nxjerrë më 14 shtator 2006 urdhrin në të cilin përcaktohen anëtarët e komisionit që do vlerësojnë ofertat e subjekteve pjesëmarrëse në tender”, tha akuza. “Pra rezulton se anëtarët e komisionit (të cilët do t’i përzgjidhte konsulenti) kanë qenë të përcaktuar një javë para se të lidhej kontrata me konsulentin dhe 18 ditë para së të propozoheshin nga konsulenti dhe të miratoheshin me vendim qeverie”, thotë Prokuroria. “Vlera e kërkuar nga shoqëria “Ecorys Group” ishte 180 mijë USD, pra aq sa kishte propozuar zoti Lulëzim Basha në projekt vendimin e paraqitur për miratim. Prokuroria thotë se “si konkluzion mund të themi se “Ecorys Group” është një shoqëri e përzgjedhur nën ndikimin e drejtpërdrejtë të zotit Lulëzim Basha. Vendimi i qeverisë i propozuar nga Lulëzim Basha për përzgjedhjen e subjektit që do ndërtojë segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash është miratuar më datën 14 qershor 2006. Basha ka dërguar projektvendimin përkatës për mendim në Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Ekonomisë dhe Agjencinë e Prokurimit Publik më 14 shtator 2006, pra një muaj më vonë se është miratuar vendimi. Sipas Prokurorisë, shkeljet në shpalljen e tenderit kanë ndikuar në uljen e mundësive që të paraqiten sa më shumë subjekte të interesuara. Asnjë nga shoqëritë e huaja nuk ka paraqitur ofertë me çmim mbi bazën e të cilës do të shpallej fituesi. Kjo sepse nuk i është kërkuar një gjë e tillë dhe se nuk ka pasur fond limit, nuk ka pasur projekt të rrugës, etj. Sipas akuzës, nga hetimi është provuar se shoqëria konsulente ka pasur konflikt interesi me shoqërinë “Bechtel-Enka”, të cilën e ka rekomanduar si fituese. Kjo pasi, shoqëria “Ecorys Group” në bashkëpunim me shoqërinë “Parsons Brinckerhoff” janë aktualisht konsulentë dhe i ofrojnë asistencë teknike Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit. Shoqëria “Parsons Brinckerhoff” është një shoqëri që ka bashkëpunuar për një kohë të gjatë me shoqërinë “Bechtel Inc”, për punime civile të kryera në qytetin Boston të SHBA.
    Dëmi financiar
    Sipas kontratës rruga Rrëshen-Kalimash do jetë e gjatë 57 km, e ndarë në tre segmente. Rrëshen-Reps 18 km, Reps-Thirra 27 km dhe Thirra-Kolsh 12 km (këtu përfshihet dhe tuneli). Instituti i Ndërtimeve në Janar të vitit 2007, ka bërë oponencën teknike dhe sipas saj gjatësia e rrugës është parashikuar të jetë 65.1 km e gjatë, ndërkohë që sipas Prokurorisë, është bërë më pas një rritje të gjatësisë së rrugës prej 8 km më shumë sa ishte parashikuar në kontratë. Akuza pohon se kontrata është lidhur pa pasur të përcaktuar një fond limit dhe kjo është në kundërshtim me ligjin “Për prokurimin publik”. Lidhja e kontratës është bërë me çmime për njësi të synuara, me vlerë të synuar prej 418 333 986 euro. Sipas Prokurorisë, një zgjidhje e tillë nuk bazohet në asnjë nga ligjet në fuqi në Republikën e Shqipërisë. “Nga akti i ekspertimit rezultojnë disa konkluzione si: Pagesa e infrastrukturës nga sipërmarrësi është vlerësuar 10% të vlerës së përgjithshme, kur në praktikën shqiptare kjo masë vlerësohet me 2.1% të vlerës. Vlerësimi i çmimeve të betoneve është bërë afërsisht 2 herë më i lartë se çmimet e përdorura në betonime nga firmat shqiptare. Ka zëra punimesh që përsëriten në dy forma. Nuk është pasqyruar TVSH prej 20%, si element i domosdoshëm i vendosur nga ana e ligjit tatimor në Republikën e Shqipërisë. “Negociatat e realizuara për vlerën e synuar rezulton e pajustifikuar një shumë prej 191 860 492 euro, e cila përbën dëm për buxhetin e shtetit”, tha akuza. Sipas saj, duke marrë për bazë rekomandimet e oponencës teknike të bërë nga Instituti i Ndërtimit mbi bazën e projekt idesë, segmenti Thirre – Kolsh (19.1 km, nga të cilat 5.6 km janë tunel) mund të kushtojë rreth 460 milion Euro. “Nuk është përcaktuar akoma ndonjë vlerë për segmentin Rrëshen-Rreps. Në këto kushte vetëm për dy segmente të rrugës kemi një rritje totale të vlerës fillestare të synuar të kontratës në shumën rreth 229 milionë euro (647 milionë euro – 418 milionë euro). Si rezultat i aplikimit të çmimeve të pabazuara kemi një rritje të pajustifikuar prej 84.7% të vlerës fillestare të kontratës. Rritja prej 229 milionë euro e vlerës fillestare nga projektet e pranuara nga oponenca teknike ka 84.7 % të saj të pajustifikuar. (229 milionë x 84.7 % = 194 milionë ) Në këto kushte dëmi i shkaktuar shkon në shifrat rreth 385 milionë euro, (191 milionë + 194 milionë ) vetëm për dy segmente të kësaj rruge. Sipas Prokurorisë, kontrata është lidhur dhe ka filluar të zbatohet në mënyrë të paligjshme, pa tender nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. “Si konkluzion mund të themi se kontrata favorizon dukshëm subjektin sipërmarrës në dëm të interesave të shtetit shqiptar”, dyshon Prokuroria. Sipas saj, në një situatë të tillë shteti shqiptar nuk është në gjendje të parashikojë me saktësi as shumën vjetore të parave të nevojshme për ndërtimin e kësaj rruge. Në buxhetin e vitit 2006 fillimisht nuk ishte parashikuar asnjë fond për ndërtimin e kësaj rruge, por fondet janë shtuar gjatë vitit me buxhetin suplementar në shumën rreth 9 miliardë lekë”.
    Ish-drejtorët
    Sipas Prokurorisë, hartimi i projekt akteve që shqyrtohen nga Këshilli i Ministrave bëhet nën mbikëqyrjen e ministrit përkatës. Zoti Lulëzim Basha në kohën e përgatitjes dhe kryerjes së procedurave që u pasuan me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave kryente detyrën e ministrit të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Ai është marrë personalisht me realizimin e këtij projekti, që nga organizimi i përzgjedhjes së konsulentit dhe deri në nënshkrimin e kontratës dhe modalitetet e fillimit të zbatimit të saj. Askush nga personat që kanë nënshkruar akte të caktuara nuk merr përsipër të jenë parashtruar variante apo të jenë diskutuar ato në drejtoritë e specializuara, por mjaftohen duke deklaruar se “me këtë punë është marrë ministria”, fakt i cili përbën një indice se “me këtë problem është marrë ministri”, Drejtoresha e Përgjithshme e Rrugëve përgjigjet si vijon: “Lidhur me këto vendime të qeverisë, deklaroj se ato janë iniciuar vetëm nga ana e Ministrisë së Punëve Publike dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve kanë ardhur vetëm vendimet e Këshillit të Ministrave pasi ato kanë kaluar të gjitha fazat dhe janë miratuar. Pra me procedurat e këtyre VKM Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve nuk është angazhuar fare. Nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve ka qenë vetëm inxhinieri Ylli Gjoni, i cili ka qenë emëruar me gojë nga ministri për të qenë person kontakti përfaqësues i DPRR për këtë projekt investimi. Ai vetëm ka qenë në dijeni për gjithçka ndodhte, por nuk ka pasur asnjë kompetencë kontrolluese ose vendimmarrëse”. Sipas akuzës, edhe zoti Ylli Gjoni, i pyetur si deklarues, ka thënë se projektvendimet e Këshillit të Ministrave janë iniciuar nga Ministria e Punëve Publike, por nuk sqaron se cili ka qenë personi konkret në këtë ministri i ngarkuar me këtë detyrë. Lejla Saraçi ka sqaruar se me procedurat e redaktimit të kontratës së nënshkruar prej saj me autorizim, pas miratimit nga KM, është marrë konsulenti i huaj, i cili është paguar në shumën 220 mijë euro. Pyetjes së çfarë dokumentacioni i është vënë në dispozicion shoqërisë konsulente dhe shoqërisë sipërmarrëse, ajo përgjigjet: “Nuk i kemi vënë asgjë në dispozicion pasi nuk na kanë kërkuar asgjë”. Andi Toma, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Juridike në ministri, i pyetur si deklarues shpjegon një situatë krejt tjetër. “… Në rastin konkret gjykoj se projektvendimet së bashku me relacionet përkatëse janë servirur nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe janë punuar nga Drejtoria e Shërbimeve Juridike, ku unë kam ushtruar detyrën e drejtorit”, ka thënë Andi Toma. “Pra mbetet ende për qartësuar se si është e mundur që materialet të jenë vënë në dispozicion konsulentit dhe Drejtoria e Rrugëve, si organ i specializuar të mos ketë dijeni. Ose fakti që projekt vendimet të kenë dalë nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, por drejtorja të mos ketë pasur dijeni”, thotë Prokuroria. Sipas saj, në këto rrethana, provat e grumbulluara deri tani dhe sqarimi i fakteve të paraqitura më sipër e bëjnë të domosdoshme ushtrimin e ndjekjes penale ndaj zotit Lulëzim Basha.

    panorama

    • gene
    • Posted October 16, 2007 at 11:29 am
    • Permalink

    REPUBLIKA E SHQIPËRISËPROKURORI I PËRGJITHSHËM

    Nr_____Prot. Tiranë ____.____.2007

    L E N D A: Kërkohet autorizim për procedim penal ndaj deputetit zotit Lulëzim Basha

    KUVENDIT TË SHQIPËRISË

    T I R A N Ë

    Të nderuar deputetë !

    Në datë 09 Mars 2007, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal Nr.893 për veprën penale të shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim, vepër penale e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe që bën fjalë për shkelje të kryera nga zyrtarët e strukturave të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit gjatë financimeve të kryera për ndërtimin e rrugëve të ndryshme kombëtare dhe kryesisht për financimet e kryera për ndërtimin e segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morinë.

    Bazuar në hetimet e kryera Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arritur në konkluzionin se gjatë procedurave të ndjekura për përzgjedhjen e firmës që do ndërtonte segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash, gjatë procedurave të ndjekura për lidhjen e kontratës me subjektin fitues dhe gjatë zbatimit të kësaj kontrate, punonjës të administratës shtetërore kanë konsumuar elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës. Mbi këtë bazë janë marrë të pandehur disa zyrtarë të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

    Nga Prokuroria e Tiranës është arritur gjithashtu në konkluzionin se përgjegjës për shkeljet e konstatuara është edhe ish-Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe njëkohësisht deputet, zoti Lulzim Basha.

    Bazuar në nenin 141 të Kushtetutës, në nenin 13 të ligjit Nr.8737 datë 12.02.2001 “Për Organizmin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” dhe nenin 74 të Kodit të Procedurës Penale, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm është kompetente për ushtrimin e ndjekjes penale ndaj deputetëve. Në këto kushte me vendimin e datës 07.09.2007, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka shpallur moskompetencën, duke kaluar aktet Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.

    Pas një muaj vlerësimi dhe hetimesh të kryera nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm është provuar se Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve ka kryer procedurat për përzgjedhjen e subjektit që do të ndërtonte segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash, ka kryer procedurat për pregatitjen dhe lidhjen e kontratës me subjektin e shpallur fitues dhe më pas Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka ndjekur ecurinë e zbatimit të punimeve. Për realizimin e këtij procesi nga kjo ministri janë pregatitur dhe paraqitur për miratim disa vendime të Këshillit të Ministrave. Vendimet e miratuara kanë të bëjnë me përzgjedhjen e firmës konsulente për organizimin e procedurave të prokurimit dhe pregatitjen e kontratës të zbatimit të punimeve, si dhe me përcaktimin e firmës fituese dhe miratimin e kontratës për zbatimin e punimeve.

    Segmenti rrugor Rrëshen-Kalimash përbën pjesën qëndrore të autostradës Durrës-Kukës-Morinë. Ndërtimi i këtij segmenti rrugor është parashikuar të realizohet totalisht me fonde buxhetore.

    Kjo rrugë sipas projekt-idesë, të hartuar pas lidhjes së kontratës dhe fillimit të punimeve, është parashikuar të jetë 65.1 km i gjatë dhe është ndarë në tre segmente të vecanta.

    1. Rrëshen-Reps 19 km

    2. Reps-Thirra 27 km

    3. Thirra-Kolsh 19.1 km, nga të cilat 5.6 km tunel.

    Pregatitja e procedurave të përzgjedhjes së firmës që do të ndërtonte rrugën, shpallja e firmës fituese, pregatitja e projekt kontratës dhe negocimi i cmimeve të saj janë bërë nga shoqëria “Ecorys Group”, me qëndër në Rotterdam të Hollandës, e cila bazuar në VKM Nr.481 datë 14.06.2006 i ka rekomanduar Drejtores së Përgjithshme të Rrugëve shpalljen fitues dhe lidhjen e kontratës me shoqërinë e përbashkët amerikano-turke “Bechtel Inc.-Enka”. Kontrata është lidhur me datën 06.10.2006.

    I. Hetimet e deritanishme kanë provuar se është ndjekur kronologjikisht procedura për përzgjedhjen dhe pagesën e firmës konsulente “Ecorys Group” si më poshtë:

    Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin Nr.460 datë 10.07.2006 “Për lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejt” për shërbim konsulence, për pregatitjen e termave të prokurimit publik/konkurimit ndërkombëtar, vlersimin, përzgjedhjen dhe negociimin e kontratës për ndërtimin e seksionit qëndror të autostradës Durrës-Kukës-Morinë.” Në këtë vendim parashikohet detyrimet e paraqitura më lart për konsulentin dhe detyrimi i palës shqiptare për të paguar në favor të tij shumën 180 mijë Usd.

    Mbi këtë bazë ka dalë Urdhëri i Prokurimit, i Drejtores së Përgjithshme të Rrugëve, Nr.113 datë 14.07.2006 për zbatimin e procedurave për lidhjen e kontratës me konsulentin Ecorys Group dhe me datën 20.07.2006 është lidhur kontrata ndërmjet Drejtores së Përgjithshme të Rrugëve Lejla Saraci dhe përfaqësuesit të “Ecorys Group”, Nienke Uil.

    Në vijim Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin Nr.867 datë 27.12.2006 “Për një ndryshimin në VKM 460 datë 10.07.2006” dhe mbi këtë bazë është lidhur Aneks Kontrata e datës 29.12.2006 ndërmjet Drejtores së Përgjithshme të Rrugëve, Lejla Saraci dhe konsulentit Ecorys Group. Me anë të këtyre dy akteve pagesa në favor të konsulentit është rritur me 95 mijë Usd, duke arritur në total 275 mijë Usd. Kjo rritje është bërë pa ndryshuar detyrimet dhe te drejtat e palëve të parashikuara në kontratën e datës 20.07.2006.

    Këshilli i Ministrave ka miratuar gjithashtu Vendimin Nr.526 datë 02.08.2006 “Për caktimin e anëtarëve të Komisionit Ndërkombëtar të Vlersimit për tenderin e hapur ndërkombëtar për ndërtimin me ritme të përshpejtuara të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morinë.”. Në zbatim të këtij vendimi ka dalë Urdhëri Prokurimit Nr.1/4 datë 14.07.2006 i Drejtores së Përgjithshme të Rrugëve Lejla Saraci, për caktimin e anëtarëve të Komisionit të Vlersimit të Ofertave. Me anë të këtyre dy akteve janë caktuar anëtarët e komisionit që do të përzgjidhte firmën fituese për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Janë caktuar zotërinjtë Stephen Ragget (britanik), Gerald Scott (Amerikan), Pim Zoeteëeij (Hollandez), Mate Jurisic (Kroat) dhe Niko Naska (Shqiptar).

    II. Hetimet e deritanishme kanë provuar se është ndjekur kronologjikisht procedura për përzgjedhjen dhe pagesën e firmës ndërtuese Bechtel Internacional, Inc. – Enka si më poshtë:

    Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin Nr.481 datë 14.06.2006 “Për lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të përdorë procedurën e prokurimit “Tender i hapur ndërkombëtar, për ndërtimin me ritme të përshpejtuara” të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, të autostradës Durrës-Kukës-Morinë.” Ky vendim përcakton procedurat dhe kriteret e vlersimit për subjektet që do marrin pjesë në tenderin e hapur ndërkombëtar.

    Me datën 19.07.2006 është botuar në gazetën Financial Times “Ftesa për Ofertë” me objekt “Ndërtim rruga Rrëshen-Kalimash”.

    Me datën 3.08.2006 janë paraqitur në ambjentet e Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit shoqëritë e huaja “Al-Kharafi”, Bechtel-Enka”, “Konstruktor” dhe “Strabag”.

    Me datën 4.08.2006 katër anëtarët shtetas të huaj të komisionit i kanë rekomanduar Drejtoreshës së Përgjithshme të Rrugëve Lejla Saraci, shoqërinë e përbashkët “Bechtel Internacional, Inc. – Enka” si shoqërinë më të vlersuar për të filluar negociatat, duke e vlersuar me 7.5 pikë nga 10 të mundshme. Në vend të dytë është klasifikuar shoqëria “Strabag” me 6.75 pikë.

    Duke analizuar pikët që komisioni u ka dhënë dy konkurentëve më të mirë rezulton se shoqëria “Strabag” është vlersuar si shoqëria më e mirë për ndërtim tunelesh me 0.7 pikë nga 0.6 që i është dhënë shoqërisë “Bechtel-Enka”. Shoqëria “Bechtel-Enka” është vlersuar më mirë për eksperiencën në menaxhim të procesit të hartimit të projektit, me 1.2 pikë nga 0.9 pikë të “Strabag”, është vlersuar më mirë për përvojën në lidhje me kontrata me cmime për njësi, me 0.4 pikë nga 0.3 pikë të “Strabag” dhe është vlersuar më mirë për treguesin e cmimeve të ndershme, të arsyeshme dhe realizim në kohë të punës, me 1.1 pikë nga 0.8 pikë të “Strabag”. Pra rezulton se diferenca që e ndan shoqërinë “Bechtel-Enka” me shoqërinë “Strabag” vjen si rezultat i klasifikimit më mirë të saj në tregues që nuk kanë qënë pjesë e punës që do bënte sipërmarrësi, si dhe nuk kanë qënë të mundshëm të krahasohen. Treguesi i eksperiencës në projektime nuk ka pse të ndikojë në vlersimin sepse projektimin e rrugës nuk është duke e bërë sipërmarrësi, por po realizohet nga shoqëri të tjera. Treguesi i cmimeve të ndershme, të arsyeshme dhe realizimi në kohë i punimeve nuk mund të matej përsa kohë nuk kishte një projekt dhe nuk kishte volume pune. Shoqëria “Strabag” në ofertën e paraqitur thekson se ajo nuk mund të paraqesë cmime për zëra punimesh dhe afat për sa kohë që nuk ka një projekt dhe nuk janë përcaktuar volumet e punës që do kryhen. (Transaction Report, pika 4.6 Rezultatet e vlersimit dhe rekomandimi për negociata, tabela 4.1)

    Në vazhdim Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin Nr.651 datë 27.09.2006 “Për miratimin e projektkontratës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë së përbashkët “Bechtel Internacional, Inc. – Enka” për ndërtimin me ritme të përshpejtuara të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, të autostradës Durrës-Kukës-Morinë.” Kontrata është firmosur nga palët me datën 06.10.2006. Sipas kontratës vlera e synuar për ndërtimin e këtij segmenti rrugor është 418 333 986 Eur, por kjo vlerë në varësi nga volumet e punës mund të ndryshojë dhe nuk është e detyrueshme për zbatim nga palët.

    III. Gjatë procedurave të përshkruara më sipër janë konstatuar shkelje të shumta ligjore, të cilat kanë sjellë humbje të konsiderueshme për buxhetin e shtetit.

    1. Janë miratuar nga Këshilli i Ministrave Vendimet Nr.481 datë 14.06.2006, Nr.460 datë 10.07.2006, Nr.526 datë datë 02.08.2006, Nr.651 datë 27.09.2006 dhe Nr.867 datë 27.12.2006. Nga verifikimet e kryera në Qëndrën e Publikimeve Zyrtare rezulton se nga Këshilli Ministrave janë dërguar për botim dhe janë botuar në Fletoren Zyrtare vetëm vendimet Nr.526 dhe Nr.651, pra vendimi që cakton anëtarët e komisionit që do përzgjedhë firmën fituese dhe vendimi që miraton kontratën me sipërmarrësin, ndërsa kontrata nuk është publikuar në Fletoren Zyrtare. Mospublikimi i këtyre vendimeve është një veprim në kundërshtim me nenin 117/1 të Kushtetutës ku thuhet se aktet normative të Këshillit të Ministrave marrin fuqi juridike vetëm pasi botohen në Fletoren Zyrtare.

    Nga ana tjetër nxjerrja e këtyre vendimeve nuk është bërë në zbatim të ndonjë ligji, i cili duhet të autorizojë nxjerrjen e aktit nënligjor, të përcaktojë organin kompetent (në rastin tonë KM) cështjet që duhen rregulluar, si dhe parimet mbi bazën e të cilave nxirren këto akte.

    Një situatë e tillë antikushtetuese e bën të atakueshëm ligjërisht në cdo moment procesin e vendimarrjes të autoriteteve shqiptare në lidhje me procedurat e ndjekura për këtë rast.

    Prokuroria ka marrë vendim sekuestrimi për gjithë dokumentacionin që lidhet me miratimin e këtyre vendimeve dhe që ndodhet në Këshillin e Ministrave. Nga dokumentacioni i kërkuar Sekretari i Përgjithshëm i Këshilli i Ministrave nuk ka pranuar që të vërë në dispozicion të hetimit proces verbalet e mbledhjeve të Këshillit të Ministrave. Oficerët e policisë gjyqsore nuk janë lejuar të hyjnë në aparatin e Këshillit të Ministrave për të sekuestruar dokumentacionin. Me gjithë kërkesat tona të vazhdueshme akoma dhe sot nuk na janë vënë në dispozicion këto proces verbale.

    2. Përzgjedhja e konsulentit “Ecorys Group” është bërë në shkelje të ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi. Përzgjedhja e tij ka qënë e paracaktuar nga zoti Lulëzim Basha. Ky subjekt është favorizuar duke u shpallur fitues pa konkurim dhe nga ana tjeter është favorizuar duke e paguar më shumë se kishte kërkuar vetë ai. Kjo provohet nga argumentat e paraqitura më poshtë :

    a) Në relacionin që shoqëron projekt vendimin e paraqitur për miratim në Këshillin e Ministrave, zoti Lulëzim Basha thotë se shoqëria “Ecorys Group” është zgjedhur nga një listë prej 5 shoqërish të sugjeruara nga ekspertë të Bankës Botërore. Nuk ka asnjë dokument apo dëshmi që të provoje se cili ekspert i Bankës Botërore ka bërë sugjerimin, kush janë shoqëritë e tjera të sugjeruara, cilat janë ofertat e tyre financiare. Për më tepër Banka Botërore në deklarimet që ka bërë në shtyp ka mohuar pjesmarrjen e saj në këto procedura. Nga hetimi është provuar që në të gjitha rastet që shoqëria “Ecorys Group” ka kontaktuar me autoritetet shqiptare deri në momentin e lidhjes së kontratës, ka komunikuar drejtpërdrejt me zotin Lulëzim Basha.

    b) Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.481 datë 14.6.2006, i cili përcakton procedurat dhe kriteret për vlersimin e firmës që do ndërtojë rrugën Rrëshen-Kalimash, përmend në përmbajtje të tij se komisioni për vlersimin e firmës fituese do të asistohet nga konsulenti “Ecorys Group”. Pra rezulton se konsulenti ka qënë i përcaktuar 20 ditë para së të miratohej me VKM 460, dt. 10.07.2006 dhe më shumë se një muaj para se të lidhej kontrata me të (kontrata dt. 20.07.2006).

    c) Anëtarët e Komisionit që do vlersonin ofertat e subjekteve pjesmarrës në tender i janë propozuar zotit Lulëzim Basha nga konsulenti “Ecorys Group” me datën 1.08.2006 dhe janë miratuar me VKM Nr.526 dt. 02.08.2006. Ndërkohë Drejtorja e Përgjithshme e Rrugëve, Lejla Saraci, kishte nxjerrë Urdhërin e Prokurimit Nr.1/4 dt. 14.07.2006, në të cilin përcaktohen anëtarët e komisionit që do vlersojnë ofertat e subjekteve pjesmarrëse në tender. Pra rezulton se anëtarët e komisionit (të cilët do t’i përzgjidhte konsulenti) kanë qënë të përcaktuar një javë para se të lidhej kontrata me konsulentin dhe 18 ditë para së të propozoheshin nga konsulenti dhe të miratoheshin me VKM Nr.526 dt.02.08.2006.

    d) Procedurat e miratimit të konsulentit Ecorys Group dhe pagesa e parashikuar në favor të tij janë kundërshtuar nga Ministria e Financave dhe Agjencia e Prokurimit Publik, si të pabazuara në ligj.

    Ministri i Financave me shkresën Nr.5260/1 dt. 14.07.2006 i kthen përgjigje zotit Lulëzim Basha se procedurat e propozuara për lidhjen e kontratës me konsulentin Ecorys Group janë në kundërshtim me ligjin “Për Prokurimin Publik”.

    Drejtorja e Agjencisë së Prokurimit Publik me shkresën Nr.10336/1 dt. 07.07.2006 e kundërshton propozimin e zotit Lulëzim Basha për lidhjen e kontratës së drejtpërdrejt me konsulentin, duke argumentuar se mungon relacioni i hollësishëm i përllogaritjes së fondit limit në shumën 180 mijë Usd, arsyet e përzgjedhjes së këtij subjekti dhe dokumentacioni ligjor i tij.

    Me datën 10.07.2006 zonja Patricia de Jonge, me detyrë punonjëse finance në shoqërinë Ecorys Group, i dërgon zotit Lulëzim Basha (në fax. Nr. 355 42 32 389) ofertën financiare të shoqërisë Ecorys Group për shërbimin që do kryente në favor të ndërtimit të rrugës Rrëshen-Kalimash. Vlera e kërkuar nga shoqëria “Ecorys Group” ishte 180 mijë Usd, pra aq sa kishte propozuar zoti Lulëzim Basha në projekt vendimin e paraqitur për miratim. Kjo ofertë i vihet në dispozicion Agjencisë së Prokurimit Publik, e cila përsëri kundërshton miratimin duke argumentuar se mungojnë relacioni i hollësishëm i përllogaritjes së fondit limit, ofertat nga kompani të tjera të njohura, arsyet e përzgjedhjes së kësaj shoqërie nga shoqëritë e tjera dhe dokumentacioni ligjor i shoqërisë “Ecorys Group”.

    Megjithë mangësitë ligjore të evidentuara, zoti Lulëzim Basha vazhdon procedurat dhe realizon lidhjen e kontratës me subjektin “Ecorys Group”.

    Si konkluzion mund të themi se “Ecorys Group” është një shoqëri e përzgjedhur nën ndikimin e drejtpërdrejtë të zotit Lulezim Basha. Nga ana tjetër përzgjedhja e saj është bërë në kundërshtim me ligjin Nr.7971 dt. 26.07.1995 “Për prokurimin publik”, sepse mungon argumentimi i fondit limit prej 180 mijë Usd, mungojnë ofertat nga kompani të tjera, si dhe mungon dokumentacioni ligjor i subjektit “Ecorys Group”. Akoma dhe sot nuk disponohet asnjë dokumentacion ligjor i shoqërisë “Ecorys Group”.

    Kontrata e lidhur me shoqërinë “Ecorys Group” ka përfunduar me datën 30.09.2006. Gjatë periudhës 20 korrik deri 30 shtator 2006 shoqëria “Ecorys Group” ka asistuar në përzgjedhjen e firmës që do ndërtonte rrugën Rrëshen-Kalimash dhe në negocimin e kontratës që Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka lidhur me subjektin fitues për ndërtimin e rrugës. Për këto dy detyra ka përfituar shumën prej 180 mijë Usd.

    Megjithëse kontrata me konsulentin ka përfunduar në 30 shtator 2006, me kërkesën e zotit Lulëzim Basha realizohet në ditët e fundit të muajit dhjetor 2006 një shtesë në kontratën e lidhur me konsulentin. Me inisiativën e zotit Lulëzim Basha miratohet VKM Nr.867 dt. 27.12.2006 dhe më pas Aneks Kontrata e datës 29.12.2006 ndërmjet Drejtorisë të Përgjithshme të Rrugëve dhe konsulentit “Ecorys Group”. Shtesa e kontratës ka të bëjë me ndryshimin e pagesës në favor të subjektit “Ecorys Group”, duke e rritur pagesën nga 180 mijë Usd në 275 mijë Usd, pra 95 mijë Usd më shumë. Shtesa prej 95 mijë Usd përballohet nga fondet që Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit kishte në dispozicion për rrugët kombëtare. Kjo shtesë pagese bëhet pa ndryshuar kushtet e tjera të kontratës të datës 20.07.2006, pra pa ndryshuar të drejtat dhe detyrimet e palëve të përcaktuara në kontratën bazë. Një shtesë e tillë është krejtësisht e pajustifikuar dhe shuma prej 95 mijë Usd përbën dëm për buxhetin e shtetit.

    3. Procedura e ndjekur për përzgjedhjen e firmës fituese për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash dhe lidhja e kontratës me këtë firmë për zbatimin e punimeve është kryer me shkelje të shumta ligjore, duke favorizuar subjektin sipërmarrës. Shkeljet e konstatuara kanë sjellë dhe dëme te konsiderueshme financiare për buxhetin e shtetit. Kjo provohet nga argumentat e paraqitura më poshtë :

    a) VKM Nr.481 i propozuar nga zoti Lulëzim Basha, i cili përcakton procedurat që do ndiqen për përzgjedhjen e subjektit që do ndërtojë segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash, është miratuar me datën 14.06.2006. Ndërkohë zoti Lulëzim Basha ka dërguar projekt vendimin përkatës për mendim në Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Ekonomisë dhe Agjencinë e Prokurimit Publik me shkresën Nr.7378 datë 14.07.2006, pra një muaj më vonë se është miratuar vendimi. Edhe në Këshillin e Ministrave projekt vendimi është dërguar për miratim nga zoti Lulëzim Basha me shkresën Nr.7378/5 datë 14.07.2006, pra një muaj pasi ishte miratuar Vendimi.

    b) Bazuar në pikën 1/a të vendimit duhet të bëhej publikimi i kërkesës për shprehje interesi në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë në Gazetën Zyrtare të Komisionit Europian dhe gazetën Financial Times. Rezulton se është bërë vetëm botimi në gazetën Financial Times të datës 19.07.2006. Nga ana tjetër ftesa dhe dokumentat nuk janë pregatitur edhe në shqip dhe botuar në një gazetë shqiptare, në kundërshtim me nenin 41/2 të ligjit Nr.7971 datë 26.07.1995 “Prokurimin Publik, i cili parashikon germën (a) se “ftesa për ofertë dhe dokumentat e tenderit duhet të jenë në shqip dhe në një gjuhë tjetër që përdoret gjerësisht në tregëtinë ndërkombëtare” dhe germën (b) se “ftesa për ofertë duhet të njoftohet në një gazetë që përdor po atë gjuhë që është përdorur në ftesë dhe që ka tirazh të mjaftueshëm për të tërhequr konkurrencën ndërkombëtare”. Këto shkelje ligjore kanë ndikuar në uljen e mundësive që të paraqiten sa më shumë subjekte të interesuara.

    c) Vendimi Nr.481 datë 14.06.2006 ka përcaktuar si procedurë për organizmin e tenderit të rrugës Rrëshen-Kalimash procedurën “Tender i hapur ndërkombëtar”. Në këto kushte duhet të ishin zbatuar procedurat e parashikuara në ligjin Nr.7971 datë 26.07.1995 “Për prokurimin publik”, kreu VII, ku parashikohet si duhet zhvilluar tenderi i hapur ndërkombëtar. Duke vlersuar procedurat e ndjekura nga Komisioni për shpalljen e firmës fituese rezulton se vlersimi është bërë vetëm mbi bazën e kurrikulum vitae të shoqërive që kanë marrë pjesë. Asnjë nga shoqëritë e huaja nuk ka paraqitur ofertë me cmim mbi bazën e të cilës do të shpallej fituesi. Kjo sepse nuk i është kërkuar një gjë e tillë dhe se nuk ka patur fond limit, nuk ka patur projekt të rrugës, etj.

    d) Pretendohet se janë zbatuar procedurat e parashikuara nga modeli ndërkombëtar FIDIC (Internacional Federation of Consulting Engineers). Një gjë e tillë nuk është e vërtetë sepse procedurat e parashikuara nga modeli FIDIC parashikojnë dy faza. Fazën e parakualifikimit, në të cilën bëhet një përzgjedhje e shoqërive mbi bazën e eksperiencës dhe kapaciteteve të tyre, si dhe faza e tenderimit, në të cilën subjektet e kualifikuara nga faza e parë paraqesin ofertat e tyre financiare, bazuar në volumet e punës dhe projektin e veprës. Ofertat e paraqitura në këtë rast vlersohen nga komisioni duke përcaktuar shoqërinë fituese. Në rastin objekt hetimi është zhvilluar vetëm faza e parë, parakualifikimi, dhe pastaj është negocuar dhe lidhur kontrata me shoqërinë Bechtel-Enka, pa patur projekt dhe volume pune. Pra rezulton se nuk janë zbatuar as procedurat e modelit ndërkombëtar FIDIC.

    e) Nga hetimi është provuar se shoqëria konsulente ka patur konflikt interesi me shoqërinë Bechtel-Enka, të cilën e ka rekomanduar si fituese. Rezulton se shoqëria “Ecorys Group” në bashkëpunim me shoqërinë “Parsons Brinckerhoff” janë aktualisht konsulentë dhe i ofrojnë asistencë teknike Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit. Rezulton se shoqëria “Parsons Brinckerhoff” është një shoqëri që ka bashkëpunuar për një kohë të gjatë me shoqërinë Bechtel Inc. për punime civile të kryera në qytetin Boston të SHBA. Gjatë periudhës që shoqëria konsulente po kryente procedurat e përzgjedhjes dhe negocimit të kontratës me shoqërine Bechtel, ajo ka qënë njëkohësisht së bashku me shoqërinë “Parsons Brinckerhoff” duke konkuruar në zyrat e Delegacionit Europian në Tiranë për të fituar të drejtën e konsulentit në Ministrinë e Punëve Publike e Transportit. Pra rezulton se veprimtaria e shoqërisë Ecorys Group gjatë procedurave të përzgjedhjes dhe negocimit të kontratës me shoqërinë që do ndërtonte segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash ka qënë në konflikt të hapur interesi. Një fakt i tillë duhet t’u kishte shërbyer strukturave të ministrisë për ta përjashtuar subjektin konsulent. Në realitet jo vetëm që nuk është përjashtuar, por është favorizuar hapur, duke lidhur kontratë të drejtpërdrejtë me të.

    Në këto kushte rezulton se procedurat e realizuara për përzgjedhjen e shoqërisë sipërmarrëse kanë qënë në kundërshtim me përcaktimet e ligjit “Për Prokurimin Publik”, në kundërshtim me procedurat e modelit ndërkombëtar FIDIC dhe kanë favorizuar padrejtësisht shoqërinë e zgjedhur si sipërmarrëse për ndërtimin e rrugës.

    f) Bazuar në VKM Nr.460 datë 10.07.2006 konsulenti “Ecorys Group” do të asistonte Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, përvec të tjerave, dhe në fazën e negocimit të kontratës me subjektin fitues. Nga deklarimet e Drejtoreshës së Përgjithshme të Rrugëve Lejla Saraci, rezulton se kontrata është pregatitur nga “Ecorys Group” dhe Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe asaj i është vënë në dispozicion për firmosje vetëm pasi është miratuar me VKM. Pra rezulton se zoti Lulëzim Basha, si drejtues i Ministrisë, ka qënë i përfshirë drejtpërdrejt në pregatitjen dhe diskutimin e kushteve të kontratës. Kontrata në vetevete përmban një numër të konsiderueshëm shkeljesh të ligjeve në fuqi, shkelje që po i paraqes në vazhdim.

    g). Kontrata është miratuar pa patur një projekt përfundimtar të detajuar për zbatim dhe në kushtet e mungesës së oponencës teknike për projektin që do zbatohet. Kjo është në kundërshtim me ligjin Nr.8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, neni 5, 6, si dhe me ligjin Nr.7971 datë 26.07.1995 “Për prokurimin publik”.

    Pretendohet se kontrata është lidhur duke u bazuar në modelin e kontratës tip FIDIC. Edhe në këtë rast duhet të themi se nuk është zbatuar modeli FIDIC i kontratës. Kjo për faktin se jemi në kushtet kur mungon projekti teknik, mungojnë volumet e punës që do kryhen dhe vlera e sipërmarrjes. Të gjitha këta elementë janë të domosdoshëm në kontratat e modelit FIDIC, por mungojnë në kontratën e lidhur me shoqërinë sipërmarrëse për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash.

    h). Bazuar në shtojcën 9 të kontratës rezulton se rruga Rrëshen-Kalimash do jetë e gjatë 57 km, e ndarë në tre segmente. Rrëshen – Reps 18 km, Reps – Thirra 27 km dhe Thirra – Kolsh 12 km (këtu përfshihet dhe tuneli). Afati përfundimtar i përfundimit të projektit për të tre segmentet ishte parashikuar data 31 mars 2007.

    Instituti i Ndërtimeve në Janar të vitit 2007, ka bërë oponencën teknike për tre segmentet e kësaj rruge bazuar në projekt ide. Sipas oponencës rezulton se gjatësia e rrugës, bazuar në projekt ide, është parashikuar të jetë 65.1 km e gjatë dhe ndarë sipas tre segmenteve të vecanta do të jetë, Rrëshen-Reps 19 km, Reps-Thirra 27 km dhe Thirra-Kolsh 19.1 km, nga të cilat 5.6 km tunel. Pra kemi një rritje të gjatësisë së rrugës prej 8 km më shumë sa ishte parashikuar në kontratë. Akoma dhe sot nuk është përfunduar projekti i plotë i kësaj rruge.

    i). Kontrata është lidhur pa patur të përcaktuar një fond limit. Kjo në kundërshtim me ligjin Nr.7971 datë 26.07.1995 “Për prokurimin publik”. Lidhja e kontratës është bërë me cmime për njësi të synuara, me vlerë të synuar prej 418 333 986 Eur. Një zgjidhje e tillë nuk bazohet në asnjë nga ligjet në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

    Sipas relacionit të paraqitur nga zoti Lulëzim Basha para Këshillit të Ministrave, rezulton se cmimet për njësi janë negociuar me sukses dhe është arritur në nivel të kënaqshëm të termave të kontratës (përfshirë cmimet për njësi) mbështetur në modelin ndërkombëtar FIDIC.

    Bazuar në hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se cmimet për njësi të vendosura në kontratë janë propozuar nga shoqëria sipërmarrëse dhe janë pranuar nga investitori si “të arsyeshme dhe të ndershme” pa u ndryshuar fare. Ky fakt konfirmohet nga raporti përfundimtar i shoqërisë konsulente Ecorys Group. Në pikat 25, 26 dhe 27 të “Transaction Report” (pregatitur nga Ecorys Group) thuhet se i është kërkuar shoqërisë sipërmarrëse të paraqesë cmimet për njësi dhe një vlerë të synuar për përfundimin e punimeve. Cmimet e paraqitura dhe vlera e synuar i janë nënshtruar një vlersimi nga shoqëria sllovene DDC, e cila në përfundim ka vlersuar se janë të ndershme dhe të arsyeshme duke patur parasysh dhe mungesën e projektit. Mbi këtë bazë janë pranuar në kontratë cmimet për njësi dhe vlera e synuar që ka propozuar sipërmarrësi. Pra rezulton se kemi “negocim të cmimeve”, duke pranuar pa ndryshuar asnjë nga cmimet e paraqitura nga sipërmarrësi. Edhe këtu duket hapur favorizimi që i është bërë subjektit sipërmarrës.

    Duke vlersuar kontratën rezulton se cmimet për njësi janë rekomanduese dhe mund të ndryshohen në negociata ndërmjet porositësit dhe sipërmarrësit, (Shtojca 1, paragrafët i dhe ii). Ky fakt dhe nga ana tjetër mungesa e projektit përfundimtar i japin mundësi shoqërisë sipërmarrëse të rrisë në mënyrë të pakontrolluar shumën e parave që duhen për përfundimin e kësaj rruge.

    Nga akti i ekspertimit tekniko-vlersues të administruar në dosje rezultojnë disa konkluzione si:

    1- Pagesa e infrastrukturës nga sipërmarrësi është vlersuar 10 % të vlerës së përgjithshme, në një kohë që në praktikën shqiptare kjo masë vlersohet me 2.1 % të vlerës së përgjithshme.

    2- Vlersimi i cmimeve të betoneve është bërë afërsisht 2 herë më i lartë se cmimet e përdorura në betonime nga firmat shqiptare.

    3- Ka zëra punimesh që përsëriten në dy forma, si p.sh. Analiza Nr.5a; Analiza 6 deri në analizën 11.

    4- Nuk është pasqyruar TVSH prej 20%, si element i domosdoshëm i vendosur nga ana e ligjit tatimor në Republikën e Shqipërisë.

    Nga llogaritjet e kryera nga ekspertët rezulton se cmimi i synuar i kontratës duhet të ishte 226 473 494 Eur, ose 191 860 492 Eur më pak se cmimi i negociuar dhe parashikuar në kontratën e miratuar.

    Pra nga negociatat e realizuara për vlerën e synuar rezulton e pajustifikuar një shumë prej 191 860 492 Eur, e cila përbën dëm për buxhetin e shtetit. Kjo vlerë përbën 84.7 % më shumë se vlera që duhet të kishte kontrata dhe është rritje e pajustifikuar e cmimit të synuar të kontratës. (shuma e pajustifikuar e cmimeve 191860492 Euro / vlera që duhet të ishte 226473494 Euro x 100 = 84.7 %)

    Deri tani është përfunduar projekti i segmentit Rreps-Thirre (27 km) duke përcaktuar një vlerë prej 187 milion Euro për ndërtimin e këtij segmenti. Për dy segmentet e tjera projekti është në përfundim e sipër. Duke marrë për bazë rekomandimet e oponencës teknike të bërë nga Insituti i Ndërtimit mbi bazën e projekt idesë, segmenti Thirre – Kolsh (19.1 km, nga të cilat 5.6 km janë tunel) mund të kushtojë rreth 460 milion Euro. Nuk është përcaktuar akoma ndonjë vlerë për segmentin Rrëshen – Rreps. Në këto kushte vetëm për dy segmente të rrugës kemi një rritje totale të vlerës fillestare të synuar të kontratës në shumën rreth 229 milion Eur (647 milion Euro – 418 milion Euro) Kjo rritje do të jetë edhe më e madhe kur të realizohen projektet përfundimtare për gjithë rrugën.

    Duke analizuar të dhënat e mësipërme rezulton se si rezultat i alikimit të cmimeve të pabazuara kemi një rritje të pajustifikuar prej 84.7 % të vlerës fillestare të kontratës. Duke përdorur të njëjtën analizë rezulton se rritja prej 229 milion Euro e vlerës fillestare nga projektet e pranuara nga oponenca teknike ka 84.7 % të saj të pajustifikuar. (229 milion x 84.7 % = 194 milion ) Në këto kushte dëmi i shkaktuar shkon në shifrat rreth 385 milion Euro, ( 191 milion + 194 milion ) vetëm për dy segmente të kësaj rruge. Megjithatë këto shifra duhet t’i nënshtrohen hetimit të metejshëm, pasi të merren edhe pretendimet e personave përgjegjës.

    h). Kontrata është lidhur dhe ka filluar të zbatohet pa patur një supervizor për mbikqyrjen e punimeve. Kjo është në kundërshtim me ligjin Nr.8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, neni 7. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ja ka deleguar provizorisht detyrën e mbikqyrjen kompanisë projektuese të tunelit Sceteurote deri në përfundimin e procedura të përzgjedhjes së supervizorit. Procedurat e lidhjes së kësaj kontrate janë bërë në mënyrë të kundraligjshme, pa tender nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Pretendohet se është bërë shtesë kontrate mbi kontratën e projektimit, por një veprim i tillë është i kundraligjshëm sepse projektimi dhe supervizioni janë dy kontrata të ndryshme, të cilat nuk mund të vijnë në vijim të njëra tjetrës. Edhe legjislacioni në fuqi nuk lejon që projektuesi dhe supervizori të jenë i njëjti subjekt. Një situatë e tillë lë vend për abuzime gjatë kryerjes së punimeve.

    i). Në kontratë (neni 12.3, f) parashikohet se porositësi (Drejtoria Përgjithshme e Rrugëve) është përgjegjës të paguajë autoritet përkatëse për të gjitha taksat doganore, taksat dhe tatimet për pajisjet e sipermarrësit dhe punëve të përkohshme në emër të sipërmarrësit dhe duhet të sigurojë që këto taksa e tatime të paguhen brenda periudhës kohore të kërkuar nga legjislacioni shqiptar. Pra rezulton se kontrata përjashton sipërmarrësin nga pagimi i disa taksave dhe tatimeve dhe ja ngarkon këtë pagesë autoriteteve shqiptare. Kjo është në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nenin 155, i cili thotë se “Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese.”

    j). Kontrata ka lejuar dhënien e paradhënies në favor të sipërmarrësit pa patur garanci të mëparshme dhe pa filluar punimet. Rezulton se janë dhënë paradhënie pa kryer punime rreth 6 miliard lekë ( mbi 55 milion Eur ). Bazuar në deklarimet e drejtuesit të projektit të shoqërisë, pagesat paraprake janë përdorur nga shoqëria për të siguruar pajisjet e ndërtimit, sheshin e ndërtimit dhe facilitetet e nevojshme për ndërtimin e autostradës. Pagesat paraprake do të kthehen nga sipërmarrësi gradualisht duke zbritur 12% të vlerës për cdo faturë punimesh të paraqitur më vonë. Konkluzioni që arrihet në këtë rast është se sipërmarrësi me paradhënien që i është paguar ka siguruar mjetet e nevojshme për ndërtimin e rrugës dhe ka paguar garancitë bankare të nevojshme. Me një mënyrë të tillë pagese paradhënie duket qartë favorizimi që i është bërë sipërmarrësit.

    Nga verifikimi në Degën e Thesarit rezulton se nga lidhja e kontratës dhe deri në fund të muajit 15 Shtator 2007 sipërmarrësit i janë paguar 15 879 354 663 lekë.

    Përvec sa më sipër në procedurat e ndjekura konstatohen dhe shkelje të tjera ligjore që kanë të bëjnë me mungesën e lejes mjedisore, mungesën e lejes gjeologjike, etj.

    Si konkluzion mund të themi se kontrata favorizon dukshëm subjektin sipërmarrës në dëm të interesave të shtetit shqiptar. Mungesa e projektit dhe mundësia për ndryshimin e vazhdueshëm të tij, mungesa e supervizorit, mundësia e ndryshimit të cmimeve për njësi dhe si rrjedhim dhe ndryshimi i vlerës së përgjithshme të kontratës dhe shkeljet e tjera të përcaktuara më sipër i japin mundësi shoqërisë Bechtel Inc.-Enka që të kërkojë dhe marrë shuma parash të pakontrolluara nga shteti shqiptar.

    Në një situatë të tillë shteti shqiptar nuk është në gjëndje të parashikojë me saktësi as shumën vjetore të parave të nevojshme për ndërtimin e kësaj rruge. Kjo provohet me faktin se në buxhetin e vitit 2006 fillimisht nuk ishte parashikuar asnjë fond për ndërtimin e kësaj rruge, por fondet jane shtuar gjatë vitit me buxhetin suplementar në shumën rreth 9 miliard lekë. Të gjitha këto para janë dhënë shoqërisë sipërmarrëse, por sic u provua më sipër pjesa më e madhe e tyre janë dhënë paradhënie, pa kryer punë.

    Nisur nga shkeljet e shumta ligjore dhe dëmi financiar i konstatuar deri tani, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka konkluduar se hetimi duhet të zgjerohet dhe të vazhdojë të kryhet edhe për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore” parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, veprën penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal dhe veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

    Bazuar në nenin 23 të Ligji Nr.9000 datë 30.01.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, hartimi i projekt akteve që shqyrtohen nga Këshilli i Ministrave bëhet nën mbikqyrjen e ministrit përkatës. Zoti Lulëzim Basha në kohën e pregatitjes dhe kryerjes së procedurave që u pasuan me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave kryente detyrën e Ministrit të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Ai është marrë personalisht me realizimin e këtij projekti, që nga organizimi i përzgjedhjes së konsulentit dhe deri në nënshkrimin e kontratës dhe modalitetet e fillimit të zbatimit të saj. Askush nga personat që kanë nënshkruar akte të caktuara nuk merr përsipër të jenë parashtruar variante apo të jenë diskutuar ato në drejtoritë e specializuara, por mjaftohen duke deklaruar se “me këtë punë është marrë Ministria”, fakt i cili përbën një indicje se “me këtë problem është marrë Ministri”, e dhënë e cila duhet të hetohet.

    Drejtoresha e Përgjithshme e Rrugëve e pyetur si deklaruese lidhur me procedurën e ndjekur nga ana e tyre për pregatitjen e projekt vendimeve Nr.460, 481, 526 dhe 651 të vitit 2006 të Këshillit të Ministrave përgjigjet si vijon :

    “Lidhur me këto VKM deklaroj se ato janë inicuar vetëm nga ana e Ministrisë së Punëve Publike dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve kanë ardhur vetëm vendimet e Këshillit të Ministrave pasi ato kanë kaluar të gjitha fazat dhe janë miratuar. Pra me procedurat e këtyre VKM Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve nuk është angazhuar fare. Nga ana e Drejtorisë Përgjithshme të Rrugëve ka qënë vetëm inxhinieri Ylli Gjoni, i cili ka qënë emëruar me gojë nga Ministri për të qënë person kontakti përfaqësues i DPRR për këtë projekt investimi. Ai vetëm ka qënë në dijeni për gjithshka ndodhte, por nuk ka patur asnjë kompetencë kontrolluese ose vendimarrëse.”

    Edhe zoti Ylli Gjoni, i pyetur si deklarues, ka thënë se projekt vendimet e Këshillit të Ministrave janë inicuar nga Ministria e Punëve Publike, por nuk sqaron se cili ka qënë personi konkret në këtë Ministri i ngarkuar me këtë detyrë. Në vijim znj. Lejla Saraci shpjegon se me procedurat e redaktimit të kontratës së nënshkruar prej saj me autorizim, pas miratimit nga KM, është marrë konsulenti i huaj, i cili është paguar në shumën 220 mijë Euro. Pyetjes së cfarë dokumentacioni i është vënë në dispozicion shoqërisë konsulente dhe shoqërisë sipërmarrëse, ajo përgjigjet : “Nuk i kemi vënë asgjë në dispozicion pasi nuk na kanë kërkuar asgjë”. Zoti Andi Toma, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Juridike në Ministri, i pyetur si deklarues shpjegon një situatë krejt tjetër. Ai deklaron se “… në rastin konkret gjykoj se projekt vendimet së bashku me relacionet përkatëse janë sërvirur nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe janë punuar nga Drejtoria e Shërbimeve Juridike, ku unë kam ushtruar detyrën e drejtorit.” Pra mbetet ende për qartësuar se si është e mundur që materialet të jenë vënë në dispozicion konsulentit dhe Drejtoria e Rrugëve, si organ i specializuar të mos ketë dijeni. Ose fakti që projekt vendimet të kenë dalë nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, por drejtorja të mos ketë patur dijeni.

    Në këto rrethana, provat e grumbulluara deri tani dhe sqarimi i fakteve të paraqitura më sipër e bëjnë të domosdoshme ushtrimin e ndjekjes penale ndaj zotit Lulëzim Basha. Zoti Lulëzim Basha është thirrur disa herë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor për t’u pyetur si deklarues, por nuk ka pranuar të paraqitet, duke ju shmangur hetimit. Zoti Lulëzim Basha është deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe si i tillë ai gëzon imunitet ndaj ndjekjes penale, bazuar në neni 73/2 të Kushtetutës.

    Për sa më sipër, me qëllim që të vazhdojmë hetimet për veprat penale të mësipërme, për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të përgjegjësisë ligjore të gjithë personave të përfshirë në shkeljet ligjore të konstatuara, bazuar në nenin 288/1 të Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë autorizim per procedim penal në ngarkim të deputetit te Kuvendit të Shqiperisë, Zotit Lulëzim Basha.

    PROKURORI PERGJITHSHEM

    THEODHORI SOLLAKU

    postuar ne http://www.peshkupauje.com nga “krasta krau”

    • gene
    • Posted October 16, 2007 at 11:51 am
    • Permalink

    • Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, u shpreh dje i gatshëm në Parlament për të bashkëpunuar me Prokurorinë për hetimin dhe zbardhjen e plotë të të gjitha dyshimeve të saj lidhur me rrugën Durrës-Kukës.

    Adi Shkëmbi

    Madje, Basha tha se do të kërkojë nga të gjitha institucionet që ta çojnë deri në fund procesin për zbardhjen e përgjegjësisë së gjithsecilit në këtë proces. Sipas Bashës, interesi i të gjithë qytetarëve, përfshi edhe atë vetë, është që sado që të zgjasë procesi i hetimit rrugës Durrës-Kukës, të dalin përgjegjësitë e gjithsecilit. “Ju bëj thirrje këtij parlamenti, të gjithë opinionit publik që ky debat i nisur nga njerëz politikw të përfundojë me një transparencë të plotë të fakteve. Interesi im kryesor si qytetar, si deputet, por edhe si anëtar i këtij kabineti, është se në fund të këtij procesi sado që të zgjasë të merren vesh qartësisht se çfarë është përgjegjësia e Lulzim Bashës, çfarë është përgjegjësia e zyrtarit të Transporteve, çfarë është përgjegjësia e çdo kolegu dhe çfarë është përgjegjësia dhe motivi i atyre që e kanë nisur këtë kryqëzatë anti-shqiptare. Edhe sikur ky Parlament, edhe sikur Prokuroria, edhe sikur organet e tjera ta lënë këtë punë përgjysmë, ju garantoj me fjalën time të nderit që unë nuk do ta lë derisa të zbardhet krejtësisht”, u shpreh ish-ministri i Transporteve dhe Punëve Publike dje në fjalën e tij. Ministri i Jashtëm konfirmoi dje edhe njëherë qëndrimin e tij se është i gatshëm të shkojë në Prokurori për të dhënë dëshminë e tij lidhur me këtë çështje. Sipas Bashës, ai do t’i drejtohet organit të akuzës në momentin e parë që ky fundit kërkon ballafaqim me të. “Pa paragjykuar veprimtarinë e kolegëve të mi të nderuar të këtij Parlamenti, në lidhje me këtë kërkesë, ju bëj të qartë se që nga momenti i daljes së kësaj kërkese për heqjen e imunitetit, pra që nga momenti që Prokuroria e Përgjithshme ka bazë të besoj se unë Lulzim Basha dyshohem për veprimtari penale, unë jam në dispozicion të kësaj prokurorie dhe në momentin që ajo vendos të marrë informacione të mëtejshme apo gjykon se kërkon një ballafaqim me mua mjafton të më njoftojë dhe në përputhje me axhendën time jam gati të paraqitem në çdo çast”, tha më tej Basha. Lidhur me këtë çështje, kreu i diplomacisë shqiptare i akuzuar gjatë kohës që ka qenë ministër i Punëve Publike për korrupsion në rrugën Durrës-Kukës, tha se jo pa qëllim i është bashkuar nismës së maxhorancës së djathtë për heqjen e imunitetit të të gjithë deputetëve dhe zyrtarëve të lartë, të cilët dyshohen për korrupsion. “Më lejoni që nga ana parimore të rikonfirmoj edhe njëherë vullnetin tim personal, por edhe si anëtar i grupit parlamentar të PD për kufizimin e imunitetit të të gjithë anëtarëve të këtij Parlamenti, por edhe të organeve të tjera kushtetuese në rastet e akuzave për korrupsion”, u shpreh Basha.

    Panorama

    • gene
    • Posted October 16, 2007 at 11:32 pm
    • Permalink

    Kuvendi, debate për shkresën zyrtare

    Opozita akuzon mazhorancën se fshehu shkresën, por kundërshton Beja: Letra nuk ka mbërritur

    Dorëzimi ose jo në protokollin e Kuvendit të kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, ku kërkon heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës, ka shkaktuar mjaft debate dje në sallën e Kuvendit. Deputetët e opozitës kanë akuzuar kryetarin e seancës Fatos Beja se po e mban të fshehtë këtë kërkesë për të shmangur futjen e saj në kalendarin trijavor. Ndërsa vetë Beja e ka kundërshtuar një deklaratë të tillë, duke thënë se në zyrën e protokollit të Kuvendit nuk është paraqitur asnjë shkresë nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, por vetëm kërkesa e bërë nga 28 deputetët e mazhorancës, të cilët kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e Kryeprokurorit. Por kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, ka shprehur dyshimet e saj për vërtetësinë e fjalëve të kryetarit të seancës Beja, dhe ka kërkuar 30 minuta pushim për t‘u dhënë kohë deputetëve të opozitës dhe vetë drejtuesit të seancës, që të verifikojnë ose jo protokollimin e kësaj shkrese. Pas ndërprerjes së seancës, kryetarja e grupit të PS-së, Valentina Leskaj ka deklaruar se deputetët e opozitës nuk janë lënë që të shikojnë regjistrin e protokollit të Kuvendit, me argumentin se në orët e pasdites nuk kanë ku të gjejnë punonjësit e administratës, të cilëve iu ka përfunduar orari zyrtar. Ajo ka akuzuar drejtuesit e Kuvendit se u kanë kufizuar lejen për të parë dhe për të marrë një dokument në administratën e Kuvendit, me argumentin se nuk kemi ku të gjejmë administratën. Leskaj ka akuzuar Bejën se ka përdoruar dy standarde, pasi kryetari i seancës ka dijeni për një kërkesë të mbërritur nga 28 deputetët e grupit të PD-së dhe nuk paska dijeni për shkresën e mbërritur në protokoll nga Prokurori i Përgjithshëm për këto zhvillime, që kanë mbërritur në një ditë. Por pretendimi i Leskaj është hedhur poshtë nga kryetari i seancës Beja, i cili i ka kujtuar drejtueses së grupit të PS-së se në bazë të rregullores çdo letër që vjen në Kuvend protokollohet dhe i drejtohet titullarit dhe në lidhje me këtë procedurë, dje më ka ardhur me procedurë të rregullt administrative ligjore kërkesa e 28 deputetëve të mazhorancës dhe nuk më ka ardhur në zyrë asnjë kërkesë nga Prokurori i Përgjithshëm. Por kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, ka deklaruar se po fshihet qëllimisht shkresa e ardhur nga Prokuroria e Përgjithshme për të fituar sa më shumë kohë. Sipas Gjinushit, e gjithë kjo betejë e mazhorancës bëhet për të mbrojtur korrupsionin. Ndërsa deputeti i pavarur Spartak Ngjela ka deklaruar se në një Parlament, kur nuk dihet nëse shkresa e dërguar nga një institucion i pavarur që ndjek akuzën e shtetit ka mbërritur apo jo, kur media e ka marrë vesh më parë, është shumë e rëndë për një kryetar Kuvendi. Një kryetar Kuvendi që nuk është permanent për shkresat, ka theksuar Ngjela, mund të na thotë se nuk e ka marrë në shqyrtim shkresën e luftës, se më mungonte recenti i pakove, që nuk mendojnë se janë përfaqësues të frymës së popullit, por të dy apo tri vetave, atëherë ky Kuvend duhet të shpërndahet dhe ky kryetar nuk mund të rrijë as pesë minuta, i cili shprehet se nuk di se çfarë bëhet, kur e ka marrë vesh i gjithë opinioni publik se ç‘po ndodh. Ndërsa deputeti i PS-së Balla ka deklaruar se në zyrën e protokollit është depozituar kërkesa në orën 10:05. Por pavarësisht deklaratave të opozitës kryetari i seancës Beja ka vazhduar normalisht seancën parlamentare, duke vijuar me diskutimet për raportin e KLSH-së.

    • gene
    • Posted October 17, 2007 at 3:55 pm
    • Permalink

    • Zëvendëskryeministri Gazmend Oketa e konsideron si të motivuar politikisht kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, për imunitetin e Lulzim Bashës.

    “Unë nuk mendoj se është thjesht vetëm maxhoranca që e quan një hetim politik. Këtu nuk bëhet fjalë për të përdorur terma ushtarakë: do ta dorëzojë apo jo maxhoranca zotin Basha. Këtu bëhet fjalë për një çështje konkrete. Fatmirësisht falë edhe ndihmës së medias, shqiptarët vetë po e shikojnë nëse ky hetim është politik apo jo”, tha Oketa. Në këtë drejtim, zv.kryeministri u shpreh se, “të bën çudi fakti që menjëherë pas kërkimit nga ana e maxhorancës të ngritjes së komisionit Sollaku nr. 2, pak orë më pas, vjen një kërkesë e tillë nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila ka pasur të gjithë kohën e mjaftueshme në dispozicion për të vepruar edhe më parë”. “Gjithsesi opinioni gjykon vetë dhe nxjerr konkluzionet e tij. Unë nuk do të dëshiroja që të bëja deklarime politike, por sjellja e Prokurorisë dhe fakti që dhe në seancën e djeshme përfaqësues të së majtës morën përsipër të sqarojnë edhe procedurat se si një shkresë e Prokurorisë qarkullon, me data apo me minuta, dhe se cili person e ka pritur, të bën të mendosh se më përpara se zoti Sollaku të marrë një vendim, fillimisht konsultohet me zyrat e partive politike të së majtës dhe më pas reagon”, deklaroi Oketa.

    • gene
    • Posted October 17, 2007 at 11:52 pm
    • Permalink

    Mazhoranca nuk e dorëzon Bashën

    PD: Eshtë sulm politik. Sot, Sollaku përballë Komisionit të Ligjeve

    Mazhoranca e cilëson si sulm politik kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për dorëzimin e imunitetit të ministrit Basha. Shumica duket se do të refuzojë kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për të dorëzuar imunitetin e njërit prej anëtarëve të kabinetit qeveritar. Numri dy i qeverisë, Gazmend Oketa, ka bërë me dije se Kuvendi ka procedurat e tij dhe ato do të respektohen. “Ministri Basha, krejt qartë dhe fare thjesht, sqaroi pozicionin e tij lidhur me këtë çështje. Mazhoranca ka një qëndrim të qartë, jo thjesht për emra konkretë, por një qëndrim për sa i takon imunitetit të deputetëve”, tha Oketa. Sipas tij, ky është një qëndrim i cili është bërë publik këtu e dy vite më parë dhe shumica sugjeron që të mos kapemi thjesht me një emër apo me një çështje konkrete. Zv/kryeministri Oketa ka deklaruar se nuk është vetëm mazhoranca ajo që e cilëson këtë hetim si politik nga ana e prokurorisë. Lidhur me dorëzimin apo jo të ministrit Basha në duart e Sollakut, për akuzat ndaj rrugës Rrëshen-Kalimash, Oketa u shpreh se “mendoj se këtu nuk bëhet fjalë për të përdorur terma ushtarakë, nëse do të dorëzohet apo jo Basha në prokurori nga mazhoranca. Këtu bëhet fjalë për një çështje konkrete”. Numri dy i qeverisë është shprehur gjithashtu se direktivat e Sollakut dalin nga zyrat e partive opozitare. “Të bën çudi fakti që menjëherë pas nismës së mazhorancës për ngritjen e komisionit hetimor të “Sollakut 2″, pak orë më pas vjen një kërkesë nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila ka pasur gjithë kohën e mjaftueshme në dispozicion për të vepruar më parë”, tha ai. Megjithëse është shprehur se nuk dëshiron të bëjë deklarime politike për këtë çështje, Oketa ka deklaruar se “sjellja e prokurorisë dhe fakti që në seancën e djeshme përfaqësues të së majtës morën përsipër të sqarojnë edhe procedurat sesi një shkresë e prokurorisë qarkullon me data dhe minuta, dhe se cili person i ka pritur të bën të mendosh se përpara se Sollaku të marrë një veprim fillimisht konsultohet në zyrat e partive politike të së majtës dhe më pas reagon”. Burime nga Partia Demokratike tregojnë se shumica është duke u përgatitur për të rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për t‘i hequr imunitetin ministrit Basha. Pra sipas demokratëve, Sollaku do të hiqet përpara se të hiqet imuniteti i Bashës. Rregullorja i jep Kuvendit tre muaj kohë për ta mbajtur nën shqyrtim çështjen e imunitetit të një deputeti dhe nëse tre muaj pas kërkesës së Sollakut nuk ka një vendim, atëherë kërkesa e tij quhet e rrëzuar. Megjithatë, duket se nuk do të jetë varianti që mazhoranca të refuzojë kërkesën e prokurorit, pasi sipas saj, Sollaku nuk do të jetë më Prokuror i Përgjithshëm i vendit. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, tha se opozita duhet t‘i bashkohet shumicës për komisionin hetimor ndaj Sollakut. Kreu i grupit kuvendor të PD-së informoi se komisioni për Sollakun nuk është një presion i PD-së për të hequr dorë nga kërkesa për heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës, por ka shprehur mosbesimin ndaj mënyrës së hetimit nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm. “Është jo normale të reagosh në atë mënyrë dhe të kërkosh heqjen e imunitetit për një deputet apo ministër, pasi kuvendi nis procedurën për shkarkimin tënd. Do të thotë që filozofia me të cilën Sollaku ka drejtuar gjatë këtyre viteve është filozofi tipike mafioze”, tha Patozi.

    Sollaku nuk kthen përgjigje për kërkesën e Bejës

    Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, nuk ka kthyer asnjë përgjigje zyrtare nëse do të jetë sot apo jo në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku do të diskutohet ligjshmëria e kërkesës së 28 deputetëve të mazhorancës për ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e tij. Nga zyra e Kuvendit mësohet se nuk ka mbërritur asnjë përgjigje nga letra që nënkryetari i Kuvendit, njëherësh dhe kryetar i Komisionit të Ligjeve, Fatos Beja, i ka nisur ditën e hënë Kryeprokurorit Sollaku. Në shkresën e Kuvendit drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm, i kërkohet Kreut të Akuzës Qendrore, Theodhori Sollaku, të konfirmojë ose jo pjesëmarrjen e tij në këtë mbledhje. Sipas nënkryetarit të Kuvendit, Fatos Beja, thirrja e Kryeprokurorit në Komisionin e Ligjeve, bëhet në përputhje me nenin 114 të rregullores së Kuvendit. Në pikën 2 të nenit 114 thuhet se kryetari i Kuvendit i përcjell kërkesën e 28 deputetëve Komisionit të Ligjeve, i cili brenda 15 ditëve duhet t‘i paraqesë Kuvendit raportin dhe propozimin e tij për ngritjen ose mos ngritjen e një komisioni hetimor. Gjithashtu në këtë nen i jepet e drejta personit për të cilin ngrihet komisioni hetimor, nëse do të shprehet, ai i ka të gjitha të drejtat që të paraqitet në Komisionin e Ligjeve dhe komisioni ka të drejtë ta dëgjojë, duke i lënë një kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes dhe dhënien e sqarimeve. Kuvendi zhvillon debat në seancë plenare jo më vonë se 7 ditë nga data e paraqitjes së raportit të Komisionit të Ligjeve dhe në përputhje me kohën e përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve, sipas nenit 48 të kësaj rregulloreje. Në rast se Kuvendi rrëzon nëpërmjet votimit raportin dhe propozimin e paraqitur nga ky komision, procedura për shkarkimin e anëtarit të organit kushtetues ndërpritet. Kuvendi për të njëjtin motiv nuk mund të vendosë përsëri, edhe nëse kërkesa paraqitet nga një grup tjetër deputetësh. Në rast se Kuvendi pranon nëpërmjet votimit raportin dhe propozimin e komisionit, ngre brenda dy ditëve një komision hetimor për këtë çështje. Gjithashtu komisioni hetimor është i detyruar të thërrasë dhe të dëgjojë mendimin e anëtarit të organit kushtetues, për të cilin kërkohet shkarkimi në lidhje me propozimin e paraqitur. Në përfundim të hetimit, komisioni hetimor duhet t‘i paraqesë Kuvendit në mënyrë të arsyetuar nëse ekzistojnë ose nuk ekzistojnë shkaqet për shkarkimin e anëtarit të organit kushtetues. Kuvendi shqyrton me debat dhe voton raportin e komisionit hetimor në një seancë të veçantë brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij. Në rast se anëtari i organit kushtetues, për të cilin kërkohet shkarkimi, konkretisht Sollaku, kërkon të dëgjohet në seancë plenare, Kuvendi është i detyruar ta dëgjojë atë. Raporti i Komisionit Hetimor, që i propozon Kuvendit shkarkimin e anëtarit të organit kushtetues, miratohet nga Kuvendi me shumicën e parashikuar në Kushtetutë.

    • gene
    • Posted October 22, 2007 at 3:43 pm
    • Permalink

    22 tetor 2007- Kryetarja e Kuvendit mbledh Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve

    Në mbështetje të nenit 118, pika 1 të Rregullores së Kuvendit, Kryetarja e Kuvendit, Zonja Jozefina Topalli i ka dërguar Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, kërkesën e ardhur në Kuvendin e Shqipërisë nga Prokurori i Përgjithshëm me të cilën kërkohet autorizim për procedim penal ndaj deputetit Lulzim Basha.

    Menjëherë sapo u njoh me kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm, Kryetarja e Kuvendit, në përmbushje të nenit 13, pika 1 dhe 3 të Rregullores së Kuvendit, sot me datë 22 tetor 2007, ora 16.00, thirri mbledhjen e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve për t’i njohur anërtarët e tij me përmbajtjen e kërkesës.

    Në mbledhje, Kryetarja e Kuvendit u shpërndau anëtarve të Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve edhe nga një kopje të kërkesës për ballafaqim të Ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm dhe dërguar, për dijeni, edhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

    Sipas Nenit 118, pika 3 e Rregullores së Kuvendit “Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli, brenda 4 javëve, harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit. Raporti i Këshillit u shpërndahet deputetëve.”

    22 tetor 2007 – Komisioni i Ligjeve miraton kërkesën për fillimin e procedurave për shkarkimin nga detyra të Prokurorit të Përgjithshëm

    Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut u mblodh ditën e hënë, më 22 tetor 2007, nën drejtimin e Kryetarit Fatos Beja dhe mori në shqyrtim kërkesën e mbi 28 deputetëve për nisjen e procedurës së shkarkimit nga detyra të Prokurorit të Përgjithshëm, z. Theodhori Sollaku.
    Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe z. Sollaku, i cili ishte thirrur nga Komisioni për t’u shprehuar në lidhje me çështjet e ngritura në kërkesën e deputetëve.

    Kryetari, Beja u shpreh se kërkesa e paraqitur është e bazuar në nenin 149 të Kushtetutës, në nenin 7 të ligjit nr.8737, datë 12.2.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, si dhe në nenin114 të Rregullores së Kuvendit.

    Në emër të grupit nismëtar, deputeti Sali Shehu lexoi kërkesën për fillimin e procedurave për shkarkimin nga detyra të Prokurorit të Përgjithshëm, me qëllim hapjen rrugë të reformave në drejtësi, si dhe paraqitjen për shqyrtim, të kësaj kërkese, seancës plenare, Ai solli në vëmendje mungesën e theksuar të vullnetit nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm për të ushtruar ndjekjen penale si dhe për të kërkuar dënimin e të akuzuarve për korrupsion, mungesën e vullnetit për të ekzekutuar Urdhërat e Arrestit Ndërkombëtar, shkeljen e rëndë të ligjit organik, marrjen e atributeve të Ministrisë së Drejtësisë, etj., etj., që provojnë dështimin e Prokurorisë në realizimin e detyrave të saj.

    Nga ana e tij, Prokurori i Përgjithshëm, Sollaku e quajti jo kushtetuese këtë kërkesë.

    Deputetët, anëtarë të Komisionit, përfaqësues të mazhorancës dhe të opozitës, u shprehën pro dhe kundër kësaj kërkese.

    Në përfundim të diskutimeve, me 11 vota pro dhe 9 kundër, Komisioni vendosi pranimin e kërkesës së grupit nismëtar të deputetëve dhe paraqitjen e saj në seancën plenare.

    Mbledhja, e zhvilluar në Sallën e Byrosë Parlamentare të Kuvendit, ishte e hapur për median dhe u transmetua drejtpërdrejt e nga disa televizione kombëtare.

    Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit

    Tel/Fax: +355 4 23 74 18/ Tel: +355 4 26 48 95; e-mail: zyraeshtypit@parlament.al;
    pressoffice@parlament.al; info@parlament.al

    • gene
    • Posted October 23, 2007 at 10:06 am
    • Permalink

    Imuniteti i Bashës shtyhet për javën tjetër

    Këshilli i Rregullores së Kuvendit shqyrton shkresën e Sollakut

    Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pas kthimit nga vizita e saj njëjavore në Kanada, ka nisur punën me shqyrtimin e kërkesës së prokurorit të Përgjithshëm për heqjen e imunitetit të deputetit të PD-së, Lulzim Basha. Dje Topalli ka mbledhur Këshillin e Imunitetit, një strukturë e cila ka përfaqësim të barabartë mes mazhorancës dhe opozitës. Kryetarja e Kuvendit u ka shpërndarë të gjithë anëtarëve të këshillit të imunitetit për shqyrtim materialin e sjellë nga Prokuroria e Përgjithshme, si dhe letrën e deputetit Basha. Gjithashtu, letra e Bashës drejtuar Sollakut u është shpërndarë dje në seancën e pasdites edhe të gjithë deputetëve të Kuvendit. Anëtarët e këshillit të imunitetit dhe mandatit janë njohur në parim me kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit të deputetit Basha dhe pritet që në fillim të javës që vjen të bëhet një tjetër mbledhje për të nisur shqyrtimin në detaje të kësaj kërkese. Sipas nenit 118, pika 3 e rregullores së Kuvendit, “në përfundim të shqyrtimit, këshilli, brenda 4 javëve, harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit”. Para se të bëjë raportin për Kuvendin, bazuar mbi dokumentacionin e Prokurorisë së Përgjithshme, ky këshill është i detyruar të dëgjojë edhe shpjegimet e deputetit për të cilin kërkohet fillimi i ndjekjes penale. Në bazë të nenit 118 të rregullores së Kuvendit, deputeti, për të cilin kërkohet dhënia e autorizimit, lajmërohet për kërkesën e bërë dhe dokumentet që e shoqërojnë atë, si dhe i bëhet e ditur koha në të cilën Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të fillojë shqyrtimin e kërkesës. Deputeti ka të drejtë të paraqesë në këshill, me shkrim ose me gojë, shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes. Shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose arrestimin e një deputeti vendoset si pikë e parë e rendit të ditës të seancës së dytë pasardhëse, pas paraqitjes së raportit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Në seancë plenare fjala i jepet në fillim deputetit, ndaj të cilit është paraqitur kërkesa, për të dhënë shpjegime ose për t‘iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Raporti i këshillit nuk është objekt diskutimi. Kuvendi vendos me votim të fshehtë nëse do të jepet ose do të rrëzohet dhënia e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit. Në rastin kur Kuvendi nuk merr vendim për dhënien ose mosdhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale, ose të arrestimit të një deputeti brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës përkatëse, atëherë kërkesa konsiderohet e rrëzuar nga Kuvendi. Përcaktimet e bëra në këtë nen zbatohen edhe në rastet e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose për dhënien e autorizimit për arrestimin e anëtarit të Këshillit të Ministrave.

    shqip

    • gene
    • Posted October 23, 2007 at 10:07 am
    • Permalink

    Kryeministri: Të gjithë të hetueshëm

    Berisha: S‘e dorëzojmë Bashën të vetëm

    Në mbledhjen e përjavshme të grupit të PD-së, Kryeministri Berisha është shprehur pro ligjit për lënien e imunitetit të deputetëve dhe ministrave. Kryetari i PD-së para deputetëve të vet ka theksuar se në Shqipëri nuk ka dhe nuk do të ketë individë të pahetueshëm. Qëndrimi i Kryeministrit për lënien e imunitetit të ministrit Basha është që imuniteti të dorëzohet nga të gjithë deputetët dhe ministrat dhe për këtë të ketë një ligj të posaçëm, siç është ai i kufizimit të imunitetit dhe gjithçka të bëhet në mënyrë ligjore. Kryeministri ka kërkuar të bëjë një sqarim publik për çështjen e imunitetit, duke u shprehur se “në Shqipëri nuk ka dhe nuk do të ketë në mënyrë absolute të pahetueshëm, prandaj vendimi ynë për të kaluar ligjin për kufizimin e imunitetit, është vendimi më i drejtë, sikundër edhe njëherë parim themelor është se të gjithë jemi të hetueshëm në çdo rast që të kërkohet”. Kreu i qeverisë u ka shprehur deputetëve të djathtë se nuk do të lëvizë nga qëndrimi i tij për të kaluar në Kuvend ligjin për kufizimin e imunitetit. “Ky është qëndrimi nga i cili ne nuk lëvizim”, tha ai. Kryeministri Berisha, duke sqaruar qëndrimin e mazhorancës, theksoi se nuk ka dhe nuk do të ketë në mënyrë absolute të pahetueshëm në këtë vend. Ideja e mazhorancës është të mos hetohen vetëm disa emra konkretë, por të ketë një qëndrim të plotë për këtë çështje, duke kërkuar ndërtimin e një ligji që do të kufizojë imunitetin, në mënyrë që deputeti të jetë i hetueshëm në momentin kur kërkohet dhe shikohet e nevojshme. Kryeministri ka theksuar në grupin e PD-së se këtë javë do të dorëzohet buxheti për vitin 2008 dhe deputetët e djathtë kanë kërkuar nga qeveria të kontribuojë më shumë për zonat e tyre elektorale, veçanërisht në fushën e infrastrukturës.

    shqip

    • gene
    • Posted November 7, 2007 at 11:24 am
    • Permalink

    Kuvendi sharkon Sollakun, bojkotojne votimin Nano e Basha

    Procesi “Sollaku” ka mbyllur ekzistencen e vet si çeshtje e politikes. Kuvendi i Shqiperise, apo me sakte shumica e djathte brenda tij ka “dekretuar” vullnetin e vet per largimin nga detyra e Prokurorit te Pergjithshem te Republikes Theodhdori Sollaku duke i percjelle Presidentit Bamir Topi kerkesen per shkarkim. Pas rreth 7 ore debati deputetet e djathte kane votuar raportin final te Komsionit Hetimor te drejtuar nga demokrati Ferdinand Xhaferri duke miratuar rekomandimin e tij per shkarkimin e Sollakut me 77 vota pro, 36 kunder perfshi Spartak Ngjelen e Spiro Peçin dhe 3 abstenime t ardhura nga Vangle Dule, Tome Doshi e Leonard Solis. Ashtu sikurse ishte parashikuar seanca e djeshme e Kuvendit ka sherbyer edhe njehere si nje akt i demonstrimit te forces, teksa shumica e djathte ka arritur qe pavaresisht vetos se opozites te materializoje e miratoje nje dokument formal i cili tashme do te marre pergjigjen politike nga numri nje i shtetit Bamir Topi. Procedurialisht edhe pse opozita ka kontetsuar perfshirjen ne rendin e dites se raportit final te Komisionit “Sollaku 2” me synim pritjen e vendimit te Gjykates Kushtetuese, gjithashka eshte perqendruar ne kete çeshtje qe eshte promovuar me fjale e Ferdinand Xhaferri me leximin e raportit hetimor. Mos fillim te procesve hetimore, neglizhence ne detyre e me tej akoma bllokim te proceseve ekstradues te personave me pergjgjesi penale kane qene disa nga akuzat e tij ne adrese te Porkuorit te Pergjithshem te evidentuar gjithnje nga raporti i Ministrise se Drejtesise qe drejtohet nga Ilir Rusmali. Kunderpergjigja e Sollakut ka ardhur menjehere ne te gjitha permasat e lojes qe eshte zhvilluar gjate ketyre 2 vjeteve duke nisur qe nga evidentimi i shkeljeve kushtetuse e ligjore ne procesin hetimor e deri ne kundersulmin politik. Ai nuk ka munguar qe ne kapitullin e fundit te fjales se tij te artikuloje akuza te forta brenda logjikes se te cilave ka pranuar se kerkesa per shkarkim edhe pse jo domosdoshemrisht e gabuar ne kuptimin e lojes e qellimeve politike duhet te ishte minimalisht e logjikshme. Ne parashtrim te argumenteve te veta Sollaku ka parashtrura ne finale disa fakte te njohura te jetes politike te cilat sipas tij kane ngritur kurthin paralizues ndaj institucioneve te pavarura kushtetuese. Mbyllja e fjalimit te tij ne Kuvendin e Shqiperise eshte pasuar nga nje debat i zgjatur ku jane perfshire rreth 50 deputete te te dyja kampeve politike te cilet kane ndare qendrime diametralisht te kunderta. Finalizimi i tij eshte shoqeruar edhe me nje perpjkekje te fundit te opozites socialiste e cila ka kerkuar nga kryetarja e Kuvendit te Shqiperise votim te fshehte. Kjo kerkese eshte hedhur poshte nga Topalli me ane te interpretimit te nenit 114 te Rregullores e cila me amendamentin “Ngjela” parashikon menyren e votimit elektronik te raporteve per shkarkimin e drejtuesve te organeve kushtetuese. Ky episod ka mbyllur keshtu detyren e Parlamentit te Shqiperise si ne pikepmaje politike ashtu edhe teknike, duke e percjelle çeshtjen “Sollaku” per ratifikimin e Presidentit te Republikes Bamir Topi.

    6 Nentor 2007

    • gene
    • Posted December 6, 2007 at 10:31 am
    • Permalink

    Prokuroria terhiqet perpara kerkeses per heqjen e imunitetit te Bashes
    Kryetarja e Keshillit te Mandateve, Jozefina Topalli, u shpreh se Prokuroria nuk ka derguar material shtese per mbeshtetjen e kerkeses per heqjen e imunitetit te ministrit te Jashtem, Lulzim Basha

    Erald Kapri

    Prokuroria ka “harruar” te dergoje ne Kuvend materiale shtese ne mbeshtetje te kerkeses se saj per heqjen e imunitetit te ish-ministrit te Transporteve, Basha, te kerkuara nga kryetarja Jozefina Topalli. Ne cilesine e kryetares se Keshillit te Rregullores dhe Mandateve, Topalli u shpreh dje gjate mbledhjes se ketij Keshilli se Prokuroria nuk ka derguar ne Kuvend asnje material shtese. “Ne keto 3 jave Prokuroria nuk solli asnje material shoqerues per kerkesen e saj, ashtu siç ishte kerkuar ne mbledhjen e kaluar nga ky Keshill”, – tha Topalli. Paradoksalisht me deklaratat e meparshme, kryetarja Topalli beri te ditur se raporti do te ndertohet edhe pa keto materiale dhe do t’i dergohet Kuvendit, ndonese nuk do te kete asnje mbeshtetje ligjore per heqjen e imunitetit te ministrit Basha. “Eshte koha qe te nise hartimi i raportit nga Keshilli i Imunitetit, nderkohe qe Kuvendi mbetet ne pritje te Prokurorise qe te plotesoje kerkesen per heqjen e imunitetit te ministrit Basha”, – vijoi me tej Topalli. Rreth nje muaj me pare u kerkuan materialet shtese me force nga kryetarja Topalli nga institucioni i akuzes, por tashme keto materiale nuk jane me te domosdoshme.
    Refuzimi
    Qendrimin refuzues te Prokurorise nuk e ka permendur askush, duke ditur edhe qe kur Kuvendi kerkon materiale shtese, kjo e fundit ka nje detyrim per t’i dhene. Keshilli i Rregullores dhe Mandateve kerkoi dokumentacion shtese per te plotesuar kete kerkese, pasi sipas kryetares Topalli, kerkesa nuk ishte justifikuar. Ndonese nje kerkese te tille e kerkuar nga ky keshill nuk mund te refuzohet nga Prokuroria, kjo e fundit nuk ka bere asnje hap. Ndryshimi i drejtuesit te institucionit te Prokurorise duket se paraqitet si shkaku kryesor i terheqjes nga kjo kerkese e meparshme. Neglizhenca e mosdergimit te dokumentacionit shtese ne Kuvend per çeshtjen e heqjes se imunitetit te Bashes nuk ka pergjigje zyrtare nga Prokuroria. Opozita nuk ngurron te deklaroje dhe te akuzoje se “maxhoranca ka nderhyre nepermjet presionit politik ndaj Prokurorise, pasi ndryshe nuk shpjegohet qendrimi i saj”. Terheqja e ketij institucioni nuk eshte verejtur vetem ne kete çeshtje, por edhe ne disa te tjera, siç ishte kerkesa per me shume kohe ne Gjykaten Kushtetuese per menyren e shkarkimit te ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Prokuroria dergoi jave me pare ne Kuvend kerkesen per heqjen e imunitetit te ministrit te Jashtem Lulzim Basha, ne menyre qe ai te ndiqej penalisht per shperdorim detyre gjate periudhes qe ishte ne krye te Ministrise se Transporteve.
    Raporti
    Lidhur me kerkesen per heqjen e imunitetit te Bashes, Parlamentit pritet t’i dorezohet nje raport nga Keshilli i Rregullores dhe Mandateve, ndonese ky raport pritet te jete me shume mungesa. Paraqitja e ketij raporti, ku kerkohet heqja e imunitetit te Bashes, pritet te hase ne vota kunder ne Kuvend, ndonese kryeministri Berisha eshte shprehur se imuniteti i Bashes do te hiqet per te siguruar transparence. Kryetarja Jozefina Topalli shkon me tej ne deklaraten e saj, duke premtuar standarde ne kete çeshtje. “Nga ky Keshill duhet te dalim me nje raport te perbashket, me nje vendim te perbashket mbi kerkesen per heqjen e imunitetit te zotit Lulzim Basha. Ky vendim besoj se do te sherbeje si standard per çdo rast sot dhe ne te ardhmen, qe nese vjen nje kerkese nga Prokuroria, ne t’i hapim rruge si Parlament dhe te heqim imunitetet tona. Kjo sherben edhe per rastin ne fjale”, – tha Topalli.
    Akuzat
    Opozita shqiptare ka mbeshtetur kerkesen e Prokurorise per heqjen e imunitetit te Bashes, duke bere nje lufte politike ne Kuvend. Kerkesa e Prokurorise dhe opozites eshte bere prej javesh debati politik kryesor mes paleve. Ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, kerkohet te ndiqet penalisht, pasi sipas Prokurorise, ka dyshime per shperdorime te detyres ne procedurat e rruges Durres-Kukes. Kryeministri Berisha u shpreh jave me pare ne Kuvend se do te votoje per heqjen e ketij imuniteti, por duhet nje kerkese e mbeshtetur mire nga ana e prokurorise.

    5 Dhjetor 2007

    • gene
    • Posted December 18, 2007 at 11:52 am
    • Permalink

    Shqipëri: Pozita për heqjen e imunitetit të ministrit të Jashtëm
    Armand Mero
    Tiranë
    17-12-2007

    Në Shqipëri, shumica në pushtet rikonfirmoi qëndrimin e saj për heqjen e imunitetit të ministrit të Jashtëm, Lulëzim Basha, pas kërkesës së prokurorisë për të nisur hetimet ndaj tij për çështjen e rrugës Durrës-Kukës. Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, kërkoi sot që këshilli i rrugulloreve dhe mandateve të hartojë raportin përfundimtar në mënyrë që të hënën e ardhshme të votohet heqja e imunitetit.

    Prokuroria do të ketë dorë të lirë për të marrë si të pandehur, sic edhe ka kërkuar nga parlamenti, ministrin e Jashtëm Lulëzim Basha për çështjen e rrugës Rrëshën-Kalimash, pjesë e aksit që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën.

    Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli rishprehu sot qëndrimin e shumicës për të hequr imunitetin e ministrit:

    “Ne kemi një cështje në dorë që smund ta lëmë kurrsesi të kalojë në sesionin tjetër. Kemi marrë nje vëndim, kemi shprehur një vullnet që brenda këtij sesioni duhet të hiqet imuniteti i zotit Basha”.

    Zonja Topalli i dorëzoi anëtareve të Këshillit të Rregullores një propozim project për raportin përfundimtar i cili sipas saj duhet të përfundojë Brenda dy ditësh në mënyrë që votimi i parlamentit të bëhet të hënën e ardhshme:

    “Unë ju kërkoj që deri të mërkurën të depozitoni raportin. Meqënëse ditën e enjte përfundimisht duhet të votojmë këtu dhe të hënë tjetër do të hidhet në seancë plenare kërkesa për heqje të imunitetit të zotit Basha”.

    Përfaqësuesi i Partisë socialiste, Petro Koci, duke vlerësuar qëndrimin e shumicës kërkoi që edhe prokuoria ti shkojë deri në fund kësaj cështjeje:

    “Eshte një vullnet që duhet përshëndetur. Por shpresoj që prokuorja e re e përgjithshmë të mos ndërrojë prokurorët që kanë hapur këtë cështje dhe shpresoj gjithashtu që i njejti vullnet I prokuorisë për ta hetuar këtë cështje të rëndësishme të vazhdojë edhe në të ardhmen”.

    Heqja e imunitetit është një vendim politik i shumicës, i përkrahur dhe nga vetë zoti Basha dhe kështu ka shumë mundësi që në raportin që do I paraqitet parlamentit të mos mbështeten dyshimet e prokuorisë, por kërkesa të pranohet vetëm si një akt politik. Ai vetë u paraqit në Prokurori vullnetarisht javën e shkuar, por dëshmia e tij do të jetë e pavlefshme nëse ai do të merret si i pandehur e për pasojë do të jetë i detyruar të paraqitet sërish përpara prokurorëve.

    http://www.voanews.com/albanian/2007-12-17-voa2.cfm

  1. It has more than six colors to choose from in the entire samsung
    galaxy series. 95mm 8 3 inches, and Apple’s iPhone 4 S a run for their money. The Samsung Galaxy Pro comes with a variety of reasons. The frames presented are great to see, although warmer than real colors, & bumped up contrast.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

%d bloggers like this: