Skip navigation

Autostrada Durrës-Kukës, sëmuren 270 punëtorë turq

Eglantina Bardhi

04-09-2007

Sipas specialistëve të ISHP-së punëtorët turq nuk u janë përshtatur kushteve klimaterike. Ishin me temperaturë të lartëPunëtorët e ardhur nga Turqia për rregullimin e autostradës Durrës-Kukës janë sëmurë në mënyrë masive. Plot 270 punëtorë janë sëmurë duke ndërprerë punën të paktën për 3 ditë. Shkak për këtë është bërë infektimi nga një tip virozë që ndodhet në ajër, të cilën turqit nuk e kanë përballuar. Këtë e pohojnë specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, të cilët e kanë ndjekur ngjarjen në terren. Gjithashtu, ata pohojnë se punëtorët turq janë futur në vendin tonë jashtë çdo rregulloreje, pasi nuk kanë pasur me vete asnjë dokument mjekësor, për të cilat çdo shtet i zbaton me korrektësi. “Punëtorët ishin të pa pajisur me dokument mjekësor, gjë që duhet t’i ketë çdo punëtor që futet në një territor të huaj për të punuar”,- pohon specialisti i ISHP-së që ka ndjekur rastin në terren, Dritan Simaku.

Sëmundja

Në kampin e Repsit, ku janë të vendosur punëtorët e ardhur nga Turqia për të punuar në autostradën Durrës-Kukës kanë ndërprerë punë për 3 ditë pasi janë sëmurë. “Temperaturë dhe këputje trupore kanë pasur të gjithë të sëmurët, të cilët për disa ditë janë pajisur me raport mjekësor, pasi nuk kanë mundur të punojnë”,- pohon specialisti Dritan Simaku. Sëmundja e shumicës së punëtorëve turq, sipas tij, ka ndodhur pikërisht në datat 27-28 dhe 29 gusht, dhe gjendja e tyre shëndetësore ka qenë e rënduar. “Tashmë situata pothuajse është normalizuar, por ne do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta”,- pohon specialisti Dritan Simaku. Sipas tij, një tip virozë respiratorë, që kap rrugët e frymëmarrjes, ka sjellë edhe sëmundjen tek punëtorët e ardhur nga Turqia. Gjithashtu specialistët e ISHP-së pohuan, se nga analizat që kanë bërë rezultoi se gjysma e tyre janë me streptokok (lloj mikrobi në fyt). “Zakonisht kjo u ndodh atyre që transferohen nga një shtet në tjetrin, pasi nuk iu përshtaten ndryshimeve klimaterike që pësojnë kur transferohen”,- pohojnë specialistët, duke shtuar se punëtorët shqiptarë nuk kanë pësuar sëmundje. Ndërkohë ata theksuan se situata do të mbahet në survejim, pasi mund të shfaqen përsëri probleme të tilla. Të ndodhur në këto kushte, punëtorët turq, në vend që të përfitojnë para nga firma ndërtuese e autostradës Durrës-Kukës, si fillim kanë përfituar sëmundje.

Punëtorët ilegalë

Nëse në vende të tjera kontrolli mjekësor i çdo shtetasi të huaj është primare, kjo në vendin tonë nuk zbatohet. Madje ata mund të futen brenda territorit pa asnjë dokumentacion, që verifikon gjendjen e tyre shëndetësore. Sipas specialistëve të ISHP-së punëtorët me kombësi turke kanë hyrë në vendin tonë pa analiza, pa ekzaminime mjekësore, pa fletë shoqëruese të vaksinimit dhe pa asnjë raport mjekësor. “Sigurisht që kjo është shkelje, pasi nuk lejohet në vendet e huaja që punëtorët e huaj të futen pa këto dokumente që janë të domosdoshme”,-pohojnë specialistët e ISHP-së, të cilët theksojnë se për këtë problem janë organet kompetente që duhet të marrin masa. Ndërkohë ata theksojnë se, fakti që të huajt futen në vendin tonë pa kontroll mjekësor mund të sjellë probleme serioze edhe për shtetasit shqiptarë, dhe kjo sidomos kur kanë sëmundje infektive. “Pikërisht dokumentacioni që duhet të shoqërojë të huajt minimizon rrezikshmërinë e transmetimit të sëmundjeve nga njëri vend në tjetrin”,- pohojnë specialistët.

www.shekulli.com.al

2 Comments

    • gene
    • Posted September 6, 2007 at 9:22 AM
    • Permalink

    A nuk eshte e habitshme qe ne ndertimin e rrugeve te shqiperise te punesohen kaq shume persona nga turqia (apo ngado qofshin)?

    Efekt i politikave te gabaura te migracionit apo i tenderave “urgjente” me kushte habitese?

    • gene
    • Posted September 6, 2007 at 9:24 AM
    • Permalink

    Personalisht njoh plot pesona aktualisht te papune por me eksperience ne ndertimin e rrugeve. Disa kane punuar me fimat italiane qe nuk kane mundur te fitojne me tenderat e rrugeve ne shqiperi.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: