Skip navigation

Te gjitha pasurite e tre kandidateve per deputet ne Zonen 31

Shaban Sulce

Kandidati i Partise Demokratike per zgjedhjet elektorale ne Zonen 31, Edi Paloka, rezulton te jete me i pasur se rivalet e tij, Dashamir Shehi i LZHK-se dhe Luan Zhegu i PS-se. Te pakten nje gje e tille konfirmohet ne deklarimet e pasurise qe kane bere te tre kandidatet e zgjedhjeve te pjesshme te 23 shtatorit prane Inspektoratit te Larte te Deklarimit te Pasurive qe nga viti 2003. Gazeta “Albania” ka bere te mundur zbardhjen e ketyre deklaratave te pasurive, ne te cilat Paloka rezulton te jete disa here me i pasur se rivalet e tij. Ne deklaratat e pasurise se tre kandidateve per deputet te Zones 31 hasen fakte shume interesante, midis te cilave rezulton se kandidati i LZHK-se, Dashamir Shehi, ka kryer nje shtese ne apartamentin e tij, nje shtese e cila rezulton te jete pa leje dhe rrjedhimisht e pahipotekuar. Por po i pahipotekuar eshte edhe apartamenti i ri, te cilin Edi Paloka i PD-se e ka blere per shumen e 38 mije eurove. Nderkohe qe kandidati i PS-se, Luan Zhegu, edhe pse ka pasur nje page te mire, rezulton te jete nje kembesor i thjesht ne Tirane dhe pa blere minimalisht nje automjet.

Dashamir Shehi

Ish-deputeti i Parlamentit Shqiptar per disa legjislatura rresht dhe njekohesisht kryetari i Levizjes per Zhvillim Kombetar, Dashamir Shehi, ka deklaruar se eshte zoteruesi i nje apartamenti, gjysma e te cilit eshte i pahipotekuar si rezultat i ndertimit te nje shtese pa leje. Apartamenti ne te cilin jeton Shehi ze nje siperfaqe prej 143 metrash katrore dhe kap nje shifer prej 19.8 milione lekesh. Ky apartament eshte blere ne vitin 1994 me vleren 780 mije leke, dhene me autorizim shteteror, me siperfaqe 78 metra katrore. Por ne vitin 1996, ketij apartamenti i eshte bere nje shtese kati, rreth 65 metra katrore, me vlere 0.12 milione leke. Ndersa pjesa e vjeter e kesaj shtepie eshte e hipotekuar, shtesa duke qene se eshte bere pa leje shfrytezimi, edhe sot e kesaj dite vazhdon te jete e pahipotekuar. Ne deklaratat e pasurise se tij te bera deri ne vitin 2005, kandidati i LZHK-se per zgjedhjet ne Zonen 31, ka deklaruar se burimi i tij i vetem i te ardhurave ka qene paga vjetore si deputet i Parlamentit dhe nga pjesemarrja ne komisionet parlamentare. Gjithashtu, Shehi ka deklaruar se te ardhurat familjare kompletohen nga paga e bashkeshortes se tij ne ISSH. Po ne vitin 2005, ne perfundim te mandatit te tij parlamentar, Dash Shehi ka bere te mundur blerjen e nje apartamenti te ri me siperfaqe 1.9 milione leke si dhe blerjen e nje autoveture tip “Benz”, me vlere 450 000 leke.

Edi Paloka

Kandidati i PD-se per zgjedhjet ne zonen elektorale numer 31 rezulton si me i pasuri ne krahasim me rivalet e tij, pasi ai eshte zoteruesi i disa llogarive bankare, te cilat kapin shifren e disa dhjetera mijera dollareve. Si te mos mjaftonte kjo, Paloka i cili aktualisht eshte Drejtori i Agjencise Telegrafike Shqiptare, ka tre burime jo pak te bollshme te ardhurash: si Drejtor i ATSH-se (148.688 leke ne muaj), si ish-deputet i kuvendit (624.318 leke ne muaj) dhe si anetar i bordit te kompanise Albpetrol (267.072 leke). Ne deklaraten e leshuar prane Inspektoratit te Deklarimit te Pasurive ne vitin 2007, Paloka pohon se zoteron tre llogari bankare prane Raiffiesen Bank konkretisht 994.860 depozite ne lek, 10.000 depozite ne USD dhe 300.000 depozite ne lek ne Raiffeisen Bank. Nderkohe ne deklaraten e vitit 2003, Paloka deklaronte se kishte edhe dy depozita bankare perkatesisht 4000 dollare dhe 1 milion leke te reja. Po ne deklaraten e 2003, vit ne te cilin Paloka ishte deputet i PD-se ne parlamentin shqiptare deklaronte se kishte ne gjendje cash nje pasuri prej me shume se 47 mije dollaresh, te siguruara nga paga, dietat, kursime dhe shitja e nje apartamenti. Nderkohe pas shitjes se ketij apartamenti, Paloka do te blinte nje apartament te ri ne vitin 2005 me siperfaqe 77 metra katrore dhe me vleren e 38 mije eurove. Por ky apartament ende nuk eshte hipotekuar, pasi pallati nuk eshte perfunduar.

Luan Zhegu

Luan Zhegu, kandidati i Partise Socialiste per zonen 31 rezulton me i varfer ne krahasim me rivalet e tij. Ne deklaraten e pasurise qe ai ka bere prane Inspektoratit, Zhegu ka deklaruar se burimi i vetem i te ardhurave te tij gjate ketyre viteve ka qene paga mujore si kryetar i Njesise Bashkiake numer 9 ne kryeqytet. Per te kompletuar te ardhurat familjare te familjes se Zhegut eshte edhe paga e bashkeshortes se tij ne Njesine Bashkiake numer 8. Zhegu eshte zoteruesi i nje apartamenti banimi 2-1 i ndertuar ne vitin 1990, me siperfaqe 87 metra katrore, e blere pas privatizimit te banesave shteterore ne vitin 1993. Llogaria e vetme bankare qe zoteron ish-kryetari i Njesise Bashkiake numer 9 ne te vertete eshte nje llogari modeste, e cila nuk e kalon shifren e 1900 dollareve. Qe nga viti 2003 dhe deri ne shkurt te vitit 2007, kohe ne te cilen Zhegu dorezoi mandatin e tij si kryetar i Njesise Bashkiake numer 9 ka perballuar jetesen vetem nga paga e tij ne kete funksion. Madje ne deklaratat e pasurise se kandidati te PS-se, ndryshe nga rivalet e tij konstatohet edhe mungesa e nje automjeti. Ndryshimet ne pasurine e Zhegut kane qene te pakta, per te mos thene nuk kane ndryshuar fare, gjate ketyre viteve. Ritmet e rritjes se te ardhurave te tij kane ndodhur vetem nga rritja e pages se Zhegut si kryetar i Njesise Bashkiake numer 9 ne kryeqytet.

Shifrat

3
jane burimet e te ardhurave te kandidatit te PD-se Edi Paloka. Ai paguhet si drejtor i ATSH-se, si ish-deputet i parlamentit dhe anetar i bordit te “Albpetrol”

143
metra katrore eshte siperfaqja e apartamentit te kandidatit te LZHK-se Dash Shehi, por shtesa prej 65 m2 eshte bere pa leje dhe eshte e pahipotekuar

38
mije euro eshte vlera e apartamentit te blere nga Edi Paloka, apartament edhe ky ende i pahipotekuar, per shkak te mosperfundimit te punimeve

888
mije leke kane qene te ardhurat vjetore te kandidatit te PS-se Luan Zhegu si kryetar i Njesise Bashkiake dhe nga paga e bashkeshortes se tij

450
mije leke vlera e automjetit tip “Benz” te blere nga Dashamir Shehi, nderkohe qe kandidati i PS-se, Zhegu, rezulton te jete kembesor ne Tirane

Dashamir Shehi
Kryetar i Levizjes per Zhvillim Kombetar
Ish-deputet i Kuvendit te Shqiperise
Kandidat i LZHK-se per zgjedhjet e pjesshme parlamentare ne Zonen 31

Deklarata e pasurise ne vitin 2003

Shtepi banimi, siperfaqja 143 m2, vlera 19.8 milione leke. Shtepia eshte blere ne vitin 1994 ne vleren 7.8 milione leke, dhene me autorizim shteteror me siperfaqe 78 metra katrore. Ne vitin 1996 eshte bere shtese kati rreth 65 metra katrore me vlere 0.12 milione leke. (Ndertesa e vjeter eshte e hipotekuar. Shtesa eshte pa leje shfrytezimi dhe nuk eshte hipotekuar). Paga vjetore si deputet i Kuvendit te Shqiperise 1.441.034 leke
Paga vjetore e bashkeshortes Enkeleda Shehi ne Institutin e Sigurimeve Shoqerore 977.552 leke

Deklarata e pasurise ne vitin 2004

Paga vjetore si deputet i Kuvendit te Shqiperise 1.329.564 leke
+135.351 leke te ardhura nga pjesemarrja ne komisionet parlamentare
Paga vjetore e bashkeshortes Enkeleda Shehi si punonjese ne Institutin e Sigurimeve Shoqerore 840.760 leke

Deklarata e pasurise ne vitin 2005

Apartament banimi, siperfaqja 82 metra katrore, vlera 1 900 000 leke.
Autoveture tip “Benz”, prodhimi i vitit 1990, vlera 450 000 leke

Paga vjetore si deputet i Kuvendit te Shqiperise 1 329 564 leke + 135 351 leke nga pjesemarrja ne komisionet parlamentare. Paga vjetore e bashkeshortes Enkeleda Shehi si punonjese ne ISSH, 840760 leke

Edi Paloka

Drejtor i Agjencise Telegrafike Shqiptare
Ish-deputet i Kuvendit te Shqiperise
Kandidat i Partise Demokratike per zgjedhjet e pjesshme parlamentare ne Zonen 31

Deklarata e pasurise ne vitin 2003

Shtepi banimi, siperfaqja 110 metra katrore, vlera 10 milione leke, privatizuar ne vitin 1994

Autoveture tip “Alfa Romeo”, vlera 0.5 milione leke, blere ne Itali

Likuiditete (gjendje cash, ne llogari rrjedhese, ne depozite, bono thesari dhe huadhenie)

30 000 dollare amerikane gjendje cash te siguruara nga shitja e shtepise se banimit ne rrugen “Shyqyri Ishmi”
5 000 dollare amerikane gjendje cash te siguruara nga shitja e orendive shtepiake te apartamentit

10 000 dollare amerikane gjendje cash te kthyera nga prinderit pas huadhenies

2000 dollare amerikane gjendje cash te siguruara nga dietat e udhetimeve

4000 dollare amerikane te depozituara ne Banken Pro Credit nga babai ne favor te Edi Palokes

1 milion leke depozite ne Banken e Kursimit te siguruara nga te ardhurat nga rroga si deputet dhe dietat

1 627 226 leke te ardhura nga paga vjetore si deputet i Kuvendit te Shqiperise

Deklarata e pasurise ne vitin 2004

100 000 leke te ardhura te siguruara nga shitja e autovetures tip “Alfa Romeo”
1 326 199 leke te ardhura nga paga vjetore si deputet i Kuvendit te Shqiperise

Deklarata e pasurise ne vitin 2005 si drejtor i ATSH-se

Blerje apartamenti ne rrugen “Asim Vokshi”, siperfaqja 77 metra katrore dhe 22 metra katrore per hipotekim pritet mbarimi i pallatit. Vlera 38 mije euro katrore
148 688 leke te ardhura nga paga mujore si drejtor i Agjencise Telegrafike Shqiptare
1 526 342 leke te ardhura nga paga vjetore si ish-deputet i Kuvendit te Shqiperise
281.664 leke te ardhura nga paga mujore si anetar i Bordit te Albpetrolit

Deklarata e pasurise per vitin 2006

994 860 depozite ne lek ne Raiffeisen Bank

100 000 depozite ne USD ne Raiffeisen Bank

300 000 depozite ne lek ne Raiffeisen Bank

624 318 leke te ardhura nga paga si ish-deputet i Kuvendit te Shqiperise

903 660 leke te ardhura nga paga si drejtor i pergjithshem i ATSH-se

267 072 leke te ardhura nga pjesemarrja ne bordin e Albpetrolit

Luan Zhegu

Ish-kryetar i Njesise Bashkiake numer 9 ne Tirane
Kandidat i Partise Socialiste per zgjedhjet e pjesshme parlamentare ne Zonen 31

Deklarata e pasurise ne vitin 2003

Apartament banimi 2-1 i ndertuar ne vitin 1990, siperfaqe 87 metra katrore vlera 1.7 milione leke e blere pas privatizimit te banesave shteterore ne vitin 1993

744 000 leke te ardhura nga paga vjetore si kryetar i njesise bashkiake numer 9
144 000 leke te ardhura nga paga vjetore e bashkeshortes Miranda Zhegu si punonjese ne njesine bashkiake numer 8

Deklarata e pasurise ne vitin 2004

Nuk ka ndryshime nga deklarata e vitit te kaluar
744 000 leke te ardhura nga paga vjetore si kryetar i Njesise Bashkiake numer 9
144 000 leke te ardhura nga paga vjetore e bashkeshortes Miranda Zhegu si punonjese ne Njesine Bashkiake numer 8

Deklarata e pasurise ne vitin 2005

1900 USD depozite bankare ne “Tirana Bank”
840 000 leke te ardhura nga paga vjetore si kryetar i Njesise Bashkiake numer 9 Tirane
85 120 paga vjetore e bashkeshortes ne funksionin e punonjeses zevendesuese per 5 muaj ne Njesine Bashkiake numer 8
398 344 paga vjetore e vajzes ne funksionin e juristes ne degen e Metrologjise

Deklarata e pasurise ne vitin 2006
68000 leke te ardhura nga paga mujore
22000 leke te ardhura nga paga mujore e bashkeshortes

Deklarata e pasurise ne vitin 2007

88000 leke te ardhura nga paga mujore
22000 leke te ardhura nga paga mujore e bashkeshortes

Gazeta Albania

7 Comments

    • gene
    • Posted August 31, 2007 at 1:58 PM
    • Permalink

    Shehi hap zyrtarisht fushatën elektorale

    KZZ-ja mori dje vendimin për regjistrimin e kandidatit Dashamir Shehi, për kandidat në Zonën Nr. 31. Kandidati i LZHK-së, njëkohësisht kryetar i kësaj partie, ka ironizuar zvarritjen e regjistrimit të tij, për të zhvilluar rregullisht garën elektorale. “KZZ-ja më së fundi vendosi të zbatojë Kodin Elektoral. LZHK i falënderon të gjithë anëtarët e KZZ-së që kanë mbajtur qëndrim korrekt. Shehi ka ftuar të gjithë mediat dhe elektoralin e tij të bashkohen me projektin e LZHK-së si një alternativë e denjë. “Qysh sot jam në dispozicionin e qytetarëve të Zonës Nr. 31 për t’i takuar, për të komunikuar me ta, për të shkëmbyer mendimet gjithnjë në interes të qytetit tonë dhe të problemeve që ka vendi në përgjithësi”, – pohoi kandidati Shehi.

    31 Gusht 2007

    • gene
    • Posted August 31, 2007 at 2:01 PM
    • Permalink

    Paloka investon për ujin e pijshëm për 400 banorë

    PANORAMA

    Vendosur: 31/08/2007 – 09:00
    • Kandidati i PD-së ka nisur fushatën e djeshme, duke kontribuar financiarisht për rregullimin e furnizimit me ujë të pijshëm të banorëve të rrugës “Jordan Misja”.

    Vetë Paloka së bashku me ndërmarrjen e ujësjellësit ka ndërhyrë për të rregulluar avarinë e krijuar në zonën në fund të rrugës “Jordan Misja”. “Ky është një financim i disa miqve të mi biznesmenë dhe unë thjesht i kërkoj Bashkisë së Tiranës që të mos pengojë punimet, pasi do të mbeteshin pa ujë 400 familje. Para disa ditësh i kërkova bashkëpunim Bashkisë së Tiranës për të më lejuar të kryej disa punë që janë emergjente në këtë zonë. Fatkeqësisht në vend të bashkëpunimit pata një reagim tjetër, pasi dje, ditën kur nisën edhe punimet për instalimin e tubit të ujësjellësit, Policia Bashkiake u shfaq për të penguar punimet”, tha Paloka. Ndërkohë në lidhje me mitingun që u organizua dje në mbrëmje nga kandidati socialist në zonën nr.31 në Tiranë, Luan Zhegu, Paloka tha se, “ata le të vazhdojnë me mitingje, ne do të bëjmë punën”.

    • gene
    • Posted August 31, 2007 at 2:02 PM
    • Permalink

    Zhegu kritika Palokës për zonën 31. PD premton furnizim me ujë

    Socialistët, miting për hapjen e fushatës. Demokratët takim me banorët

    Kandidati i opozitës së bashkuar për deputet në zonën elektorale numër 31 në kryeqytet Luan Zhegu ka organizuar dje mitingun hapës të fushatës elektorale. Ndonëse ka zhvilluar prej disa ditësh biseda me zgjedhës të zonës së tij, zyrtarisht dje është bërë e mundur të hapet fushata. Bashkë me Zhegun, në miting kanë qenë edhe një numër i konsiderueshëm personalitetesh të Partisë Socialiste. Ndërsa zgjedhësve të pranishëm u është bërë thirrje të mbështesin kandidatin Zhegu dhe të votojnë në mbështetje të tij. Duke e parë alternativën që ai paraqet si të vetmen zgjidhje të problemeve dhe shqetësimeve që kanë. Vet Zhegu ka premtuar se nëse do të arrijë të fitojë, do të ndodhet shumë pranë elektoratit të zonës. Zhegu ka theksuar se zyra e tij do të jetë zona elektorale në të cilën nuk do të mungojë. Krerët e Partisë Socialiste kanë ngritur lart figurën e tij, duke e cilësuar një kandidat të denjë për mandatin e deputetit. Duke kritikuar jashtë mase rivalin e tij, por edhe krejt mazhorancën se di vetëm të keq qeverisë vendin. Në këtë linjë ata nuk hezituan të kujtojnë krizën energjetike dhe ekonomike në të cilën ndodhet vendi. Në orët e paradites, Zhegu zhvilloi një takim me qytetarët në rrugën “Mine Peza”. Ai u premtoi se bashkëpunimi i suksesshëm mes tij dhe Bashkisë së Tiranës do të vijë edhe kur ai të jetë deputet. Si sumbull të këtij bashkëpunimi kur Zhegu ka qenë kryetar i njësisë bashkiake, ai solli investimet prej 207 milionë lekë të reja, në sistemin e rrugëve dhe gjelbërimit.

    SHQIP

    • gene
    • Posted September 6, 2007 at 9:55 AM
    • Permalink

    Shehi: PD vetëm e djathtë nuk është

    panorama

    • Kandidati për deputet i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar për zonën zgjedhore nr.31, Dashamir Shehi, zhvilloi dje pasdite një sërë takimesh shtëpi më shtëpi me banorë të rrugës “Jordan Misja”.

    Duke iu drejtuar qytetarëve, kandidati i LZHK-së theksoi se “kam hyrë në garë në këtë zonë jo thjesht për të fituar mandatin e deputetit por me qëllimin që të përfaqësoj të djathtën e vërtetë në Parlament, e cila nuk identifikohet më me maxhorancën në pushtet”. “Kjo maxhorancë nuk ka të bëjë me të djathtën dhe dëshmi për këtë janë propozimet politike të saj që dëgjojmë kohët e fundit dhe reformat qeveritare, ku nuk shikojmë aspak elementë të së djathtës, duke filluar nga trajtimi i problemit të pronësisë në radhë të parë, si dhe nga trajtimi i ekonomisë tregut me një sërë reformash fiskale që nuk tentojnë mbështetjen e biznesit por goditjen e tij.

    • gene
    • Posted September 14, 2007 at 12:45 PM
    • Permalink

    Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama së bashku me kandidatin për deputet të zonës 31 Luan Zhegu dhe pjesëtarë të shtabit të tij elektoral, ka takuar banorë të kësaj zone duke kaluar përgjatë aksit kryesor të saj, Bulevardit “Zogu i Parë”. Në këto takime të rastësishme banorët e zonës janë shprehur për një mbështetje për kandidatin e përzgjedhur nga Opozita e Bashkuar, si një kandidat që përfaqëson vlerat e vërteta të qytetarisë tiranase dhe një njeri që ka qenë gjithnjë afër komunitetit. Në një miting të paparashikuar kandidati për deputet Luan Zhegu u shpreh se “në punën time si kryetar i minibashkisë së kryeqytetit asnjëherë nuk kam vlerësuar tek qytetarët ngjyrat partiake, por u kam dhënë ndihmë të gjithëve pa asnjë dallim. E njëjtë do të jetë puna ime edhe në Kuvendin e Shqipërisë”. Madje në këtë takim ai u premtoi gjithë të pranishmëve se ka për të qenë zëri i vetë qytetarëve që banojnë në këtë zonë në parlament për të përcjellë aty çdo shqetësim të tyre. Kryetari i Partisë më të madhe të opozitës Edi Rama duke folur për banorët e shumtë vlerësoi faktin se “në këtë miting nuk ka vetëm qytetarë të majtë që mbështesin kandidatin Zhegu por edhe të djathtë. Dhe ky është një fakt mjaft domethënës për fitoren e sigurt të kandidatit të majtë , tek i cili banorët e zonës 31 shohin një përfaqësues të solidaritetit qytetar. Luan Zhegu është një kandidat përtej partive politike. Zhegu do të meritojë votat e qytetarëve të zonës dhe do të jetë kandidati i denjë për t’i përfaqësuar ata”, tha ai. Rama u ka thënë të pranishmëve se nuk është e nevojshme që vetëm të votojnë për Luanin, ata që janë mbështetës të Partisë Socialiste, por që të trokasin tek fqinjët, të cilët mund të jenë me të drejtë aq të mërzitur sa s’duan të shkojnë fare të votojnë. Eshtë rasti që me votë të shprehet revolta dhe njëkohësisht të shprehet edhe dëshira për atë çka duhet të jetë politika. Politika e fytyrës njerëzore, politika e raportit njerëzor, politika e komunikimit njerëzor është e mishëruar tek ky kandidat i cili meriton që çdokush nga fqinjët tuaj të harxhojë pesë minuta, sepse për çdonjërin nga fqinjët tuaj Luan Zhegu ka harxhuar më shumë se pesë minuta duke i mirëpritur në zyrën e tij ka ripërsëritur. Rama ka shprehur besim në fitoren e Luan Zhegut për deputet në zonën numër 31 në kryeqytet, ku më datë 23 shtator do të jenë zgjedhjet.

    Zhegu: Do jem zëri i qytetarëve, pa dallim partiak

    Tiranë- Në takimin e djeshëm të kandidatit të opozitës së bashkuar Luan Zhegu dhe kreut të PSSH Edi Rama me banorë të zonës numër 31 në kryeqytet, është vënë re mbështetje e madhe për kandidaturën e tij. Duke marrë mbështetje si një kandidat që përfaqëson vlerat e vërteta të qytetarisë tiranase dhe një njeri që ka qenë gjithnjë afër komunitetit, Zhegu u ka premtuar të pranishmëve se do të kenë mbështetjen e tyre pavarësisht bindjeve partiake, por të gjithë ato që kanë nevojë do të jenë të mirëpritur tek ai. Duke u rikujtuar kohën që ka drejtuar minibashkinë në kryeqytet, Zhegu u është drejtuar të pranishmëve se “në punën time si kryetar i minibashkisë së kryeqytetit asnjëherë nuk kam vlerësuar tek qytetarët ngjyrat partiake, por u kam dhënë ndihmë të gjithëve pa asnjë dallim. E njëjtë do të jetë puna ime edhe në Kuvendin e Shqipërisë”, sipas tij. Madje ai në këtë takim u angazhua se ka për të qenë zëri i vetë qytetarëve që banojnë në këtë zonë në parlament për të përcjellë aty çdo shqetësim të tyre, duke vlerësuar në këtë mënyrë mbështetjen që ato kanë për ti dhënë. Zhegu duke thënë se është në mbështetje risive që Partia Socialiste ka sjellë në politikë ka garantuar mbështetjen e tij në organet më të larta të shtetit shqiptar. Unë do të jem zëri juaj për të gjitha problemet që ju shqetësojnë, do të jem fjala juaj, energjia juaj dhe shpresa juaj, u ka thënë ai të pranishmëve në takimin e djeshëm.

    • gene
    • Posted September 18, 2007 at 10:49 AM
    • Permalink

    Lufta politike me asfaltin elektoral

    Mentor Kikia

    Kandidati i Partisë Demokratike për zonën 31 në Tiranë, Edi Paloka, kërkoi ndihmën e mediave për të denoncuar Bashkinë e Tiranës, e cila u kishte bërë presion disa firmave që, sipas tij, kishin shtruar disa rrugë të ndërmjetme në zonën elektorale ku ai kandidon. Paloka tha se bashkia i ka cilësuar rrugët si ndërtime pa leje dhe ka kërkuar shpjegime nga firmat e ndërtimit për këto ndërhyrje të paautorizuara e pa projekt. Në dukje të parë ky nuk është tjetër veç një reflektim ordiner i luftës politike në kuadër të fushatës elektorale, pasi situata është shumë e thjeshtë. Kandidati i djathtë, me ndihmën e mekanizmave qeveritarë, ka mundur të “sigurojë” ndihmën e disa firmave të ndërtimit, të cilat me disa kamionë zhavorr e disa kamionë me asfalt u kanë hedhur një shtresë rrugëve të pluhurosura, që të bindë banorët e zonës të votojnë për të. Ndërsa bashkia, e drejtuar nga kryetari i Partisë Socialiste, për t‘iu gjendur dhe ajo kandidatit të saj Luan Zhegu që nuk ka pas firma ndërtimi, ka cilësuar si të paligjshëm shtrimin e këtyre rrugicave.

    Të mësuar vetëm me shtëpi pa leje, lokale pa leje, hotele pa leje dhe fshatra turistikë pa leje, ne s‘mund ta konceptojmë se çfarë do të thotë rrugë pa leje. Pasi deri tani asnjë biznesmen nuk është çmendur të ndërtojë një rrugë pa leje. Madje, ka nga ata që kanë ndërtuar vila si ato të ish-bosit kolumbian të drogës, Pablo Eskobar, dhe sapo dalin nga dera e tyre vënë këmbën në baltë, pasi nuk denjojnë të bëjnë diçka që nuk u përket vetëm atyre. Nuk duam të komentojmë nëse kishte të drejtë apo jo bashkia në këtë vendim, pasi ne nuk e dimë nëse kishte apo jo në plan ajo për të bërë së shpejti ndonjë rrugë të ligjshme aty. Gjithashtu ne e dimë se ajo shtresë asfalti e paligjshme nuk e shtyn as këtë dimër, ndaj polemika mes të ligjshmes dhe të paligjshmes në një zonë periferike të kryeqytetit, të mbytur nga pluhuri në verë dhe balta në dimër, është qesharake. Personalisht dua të bashkohem me banorët e zonës ku u shtruan rrugët e paligjshme, pasi si mijëra qytetarë të Tiranës jetoj në një qytet me nivelet më të larta të ndotjes në Evropë si pasojë e këtij pluhuri, dhe ku të gjithëve na kanë ardhur në majë të hundës leksionet politiko-inxhinieriko-qytetare të kryetarit të bashkisë për urbanistikën e shekullit të ardhshëm. Mijëra njerëz që banojnë në këtë qytet do të ishin të lumtur të ecnin në asfalt të paligjshëm dhe kjo do të ishte padyshim shkelja më e tolerueshme e ligjit. Duke e lënë pas këtë debat, ajo që ia vlen të ndalemi është mënyra sesi politika vazhdon të mashtrojë qytetarët për t‘u marrë atyre votën. Nuk është ndonjë marifet elektoral që po inaugurohet në zonën 31 bashkë me rrugën e paligjshme, por një shkollë ordinere që vazhdon të japë mësime të këqija.

    Përtej lumturisë që na jep shtrimi i një rruge gjatë fushatës, ne normalisht duhet të pyesim se përse këto firma ndërtimi i vijnë në ndihmë një kandidati për të shtruar rrugët e zonës së tij? Kush i detyron ato të paguajnë para për fushatën e një kandidati, në ç‘formë ato do të kompensohen për këto para që paguajnë këtu? Askush nuk mund ta besojë se ato firma e bënë këtë për të ndihmuar komunitetin dhe kjo rastis të ndodhë pikërisht në zonën ku po zhvillohen zgjedhje. Por ne tashmë e dimë se bizneset që kontribuojnë në fushata elektorale qerasen më pas me tolerime doganore, tatimore e tenderë, pra me këtë shtresë asfalti ato parapaguajnë përfitimin e paligjshëm e korruptiv, duke blerë aksione në bursën e pushtetit. Asfalti elektoral është një fenomen i hershëm në mashtrimin politik shqiptar. Çdo herë që zhvillohen zgjedhje, në qytete pastrohen plehrat, fadromat nisin të hapin ndonjë kanal, në rrugë duken makinat e bitumit që paralajmërojnë shtresën e parë dhe të fundit të asfaltit, diku hapet një gropë për ndërtimin e një ure që nuk mbaron etj. Kështu ndodh përherë. Madje në zgjedhjet e vitit 2001, një firmë private, për të ndihmuar fushatën e Anastas Angjelit, hodhi një shtresë kaq të hollë asfalti në një rrugë pranë shkollës së baletit, sa e mblodhën si tapet rrotat e makinave.

    Për fat të keq edhe në një minifushatë, si ajo në zonën 31, makinat e asfaltit elektoral u ndezën sërish, duke na kujtuar se jemi po atje, te mashtrimi kolektiv, asnjë hap më përpara. Ne i shikojmë përherë kandidatët për deputetë të premtojnë ndërtime shkollash, rrugësh e lulishtesh. Por ne të gjithë e dimë se asnjë deputet nuk ka buxhet në dispozicion për të investuar. Atëherë, me çfarë do t‘i realizojë ai këto premtime? Përgjigjja është e thjeshtë. Ai nuk mund t‘i realizojë ato, sepse këto investime nuk varen prej tij. Ai thjesht gënjen, duke përdorur një makinë me asfalt.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: