Skip navigation

Rubrika:: Ekskluzive

Armët Kimike Shqiptare, Vdekja e fshehur prapa Dajtit

Shkruan : Lorenc Vangjeli

Po Irakun pse e kemi sulmuar? Pse nuk sulmuam më parë Shqipërinë”? Pyetja ironike e gazetarit amerikan të Washington Post në pranverën e vitit 2005 merr një përgjigje drithëruese nga një oficer i Forcave të Armatosura shqiptare. “Kemi pasur 16 ton lëndë helmuese luftarake (saktësisht 16.678 kilogram). Vetëm 300 gram prej tyre, e vendosur si mbushje në një predhë, ishte e mjaftë për të zhdukur çdo formë jete në një sipërfaqe toke prej një dynym dhe do të bënte vdekjeprurës ajrin në një sipërfaqe prej një hektarësh. E imagjinoni dot se çfarë mund të ndodhte me 16 ton helmi të tillë luftarak?”, pyet sërish koloneli N. S., specialist i armës së kimisë. “Tiranën, nja 100 predha të tilla ose vetëm 30-40 kilogram nga këto tonelata, do ta shndërronin në Hiroshimë”.
Rënia në duar të gabuara të “gjuetarëve” të armëve, do të ishte një mundësi e artë për cilindo terrorist që të kthente objektivin e tij në epokën e gurit për shumë e shumë vite. Por me të njëjtin çmim do të paguhej dhe ndonjë pakujdesi njerëzore. Për këto arsye, vendndodhja e këtij tmerri, e mbajtur sekret për vite me rradhë, ruhej në supermasa të rrepta sigurie. “As bankat nuk ruheshin në atë mënyrë. Mure betoni, tela me gjemba, dyer metali solid të salduara, roje të armatosura dhe survejim 24 orësh me kamera”, thotë koloneli shqiptar, i cili gjithashtu për arsye sigurie dhe të ruajtjes së sekretit ushtarak, nuk pranon as të identifikohet dhe as të japë hollësi të mëtejshme.
Sot në Qafë Mollë pak kilometra në lindje të Tiranës, “përbindëshi” është vënë sërish në gjumë. Quhej me disa emra, të cilët kanë qenë familjarë për të gjithë shqiptarët që kanë kaluar në zboret e famshëm të së shkuarës. Iprit, Luizit, Zaharinë dhe Kloropikrinë, ishin katër elementët kryesorë që ruheshin në fuçi metalike të izoluara, të mbledhura që mbas vitit 1992 në një vend të vetëm dhe të shtuara dhe nga një sasi tjetër, e panjohur më parë, dhjetë vjet më pas, në dhjetor 2002. Që atëherë ato u strehuan në Qafë Mollë në kushtet e një sekreti, nga të vetmit e ruajtur me aq fanatizëm nga shteti shqiptar prej publikut. “Do të ishte e kotë të thuhej ndonjë detaj më parë për këtë stok vdekjeprurës. Shoku, paniku dhe tmerri kolektiv do të ishte i pashmangshëm, por dhe i panevojshëm”, thonë në ministrinë e mbrojtjes.

Historia
Edhe mbasi është tejkaluar tërësisht ky rrezik, sërish tmerri nga e panjohura është i jashtëzakonshëm, kur nis e zbulohen detaje për të. Fatmirësisht, një program ndërkombëtar, inicuar kryesisht me inisiativën amerikane të dy senatorëve Nunn dhe Lugar dhe një fondi prej 50 milionë dollarësh të firmosur nga Presidenti amerikan Xhorxh Bush, e ka asgjesuar tërësisht këtë stok të vdekjes. Prej saj ka mbetur vetëm ujë dhe ajër. Që të dy këto “mbetje” plotësisht të padëmshme për shëndetin e njeriut. “Madje uji që del nga djegia e LHL-ve, është në parametrat e ujit të pijshëm”, thotë koloneli shqiptar, që shton me humor se megjithatë nuk ka guxuar të kthejë ndonjë gotë prej tij.
Në mes të korrikut, ministria shqiptare e mbrojtjes njoftoi zyrtarisht fundin e një prej mistereve më të rrezikshëm ushtarakë të fundviteve 90’. Ministria komunikoi se i gjithë arsenali i lëndëve helmuese luftarake, trashëgim nga e kaluara diktatoriale, ishte asgjesuar tërësisht duke shënuar kështu një nga rastet e rralla që Shqipëria ka plotësuar në mënyrë shembullore detyrimet ndërkombëtare që ajo ka firmosur. Por për të mbërritur deri këtu është ecur në një rrugë tepër të gjatë dhe të mbushur me plot paqartësi dhe ankth pritjeje.
Ish-kryeministri Aleksandër Meksi kujton se qeveria e tij ka ratifikuar në korrik 1993 konventën “Për ndalimin e zhvillimit, prodhimit, magazinimit e përdorimit të armëve kimike dhe për shkatërrimin e tyre”. Dhe e vetmja gjë që mund të bënte atëherë Shqipëria që në atë kohë kishte probleme të cilat nisnin që me sigurimin e bukës së përditshme të qytetarit, ishte vetëm që të njoftonte se kishte në dispoziocion arsenalin tashmë të ndaluar luftarak. E pastaj të priste. Dhe do të duhej të kalonin plot 14 vjet, që vendi, përfundimisht të mos e kishte më këtë “luks” të së keqes që fshihej në depot misterioze të ushtrisë. Pas Meksit, një tjetër ish-kryeministër dhe ministër Mbrojtjeje, Pandeli Majko, do të mbante gjatë në tryezën e tij dosjen e nxehtë dhe do t’i kushtohej zgjidhjes së këtij problemi. Që si dhe herë të tjera, erdhi nga jashtë. Kështu, në korrik 2003, Shqipëria nënshkruan një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për parandalimin dhe shkatërrimin e armëve të shkatërrimit në masë, ndërsa një vit më pas implementon konventën po për armët kimike. Në nëntor 2003, Kongresi amerikan miratoi ligjin Nunn-Lugar, që do të thoshte se SHBA autorizonte zgjerimin e këtij aktiviteti edhe në Shqipëri mbas vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik. Autorizimi presidencial i dha startin nisjes së punës në Shqipëri për këtë qëllim duke afruar dhe një fond prej 50 milion dollarësh. “Bota është bërë tani më e sigurtë dhe ky është një kontribut domethënës për sigurinë rajonale dhe atë ndërkombëtare,” reagoi pak ditë më parë vetë Senatori Lugar, njeriu tek i cili Shqipëria ka mbetur në një borxh të jashtëzakonshëm moral.

Hoxha: Ne vend lider në çarmatimin kimik
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Major Luan Hoxha, beson sinqerisht se ka të drejtë të marrë frymë i lehtësuar. Por nuk e fsheh edhe krenarinë e tij kur thotë se projekti për shkatërrimin e këtyre lëndëve helmuese luftarake është ndoshta projekti më i rëndësishëm i zbatuar deri tani në rang botëror. “Ky është një proces që e ka renditur Shqipërinë si vendin e parë në botë që arrin të shkatërrojë agjentët kimikë sipas kërkesave të Konventës Kimike dhe Shqipëria është një vend lider në fushën e çarmatimit kimik”, thotë Gjeneral Hoxha. Por gjenerali tregohet i rezervuar kur e pyet për shkallën e rrezikut që afronin këto armë. Si një ushtarak profesionist ai mendon se ushtria duhet të bëjë detyrën e saj dhe se në këtë rast, nuk mund të përdorë term tjetër përveçse “e shkëlqyer”, për punën që kanë bërë vartësit e tij. “Dua të them se Forcat e Armatosura në këtë vend janë një gur i jashtëzakonshëm themeli, ndoshta nga më të qëndrueshmit dhe një bosht jetik për të gjithë shoqërinë shqiptare. Ne nuk qëndrojmë në “gazerme” përballë shoqërisë sonë, jemi jashtë tyre dhe në dispozicion të saj”, thotë ai.
Muajt e gjatë të përgatitjes për asgjesimin e lëndëve helmuese kanë përfunduar dhe ai kujton se pothuaj çdo dy javë, njëlloj si dhe paraardhësi i tij në detyrë Gjeneral Pëllumb Qazimi shkonte për të inspektuar depot sekrete në Qafë Mollë. Dhe bashkë me të, në Qafë Mollë, fare pak kilometra në lindje të Tiranës, kanë qëndruar non stop deri në tre inspektorë të huaj të Organizatës së Ndalimit të Armëve Kimike, me qendër në Hagë. Ndërsa çdo dy javë bëhej një raport i hollësishëm për të gjithë procedurën e ndjekur, një të tillë e firmoste pala shqiptare, por që kontrollohej dhe kundërfirmosej nga ekspertët ndërkombëtarë.

Asgjësimi
Në fillim të viteve 90´, hapja e Shqipërisë solli në vend dhe valanga të tëra gazetarësh të huaj që kërkonin të hidhnin dritë mbi këtë qoshe të izoluar e të panjohur të botës. Dhe pothuaj në çdo shkrim me temë nga Shqipëria nuk mungonin dy detaje që përsëriteshin e citoheshin vazhdimisht: varfëria dhe bunkerët. Por gazetarëve ju kishte “shpëtuar” ky mister ushtarak. Shqipëria kishte në zotërim po të njëjtit agjentë kimikë që kishte përdorur për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore diktatori iraken Sadam Hysein, si ndaj popullsisë kurde, po ashtu dhe në Iran gjatë luftës dhjetëvjeçare mes këtyre dy vendeve. Befasia e të ardhurve rishtaz në qeverisje kur u zbulua se Shqipëria posedonte këto armë të shkatërrimit në masë, ishte e jashtëzakonshme. Po aq sa dhe pafuqia e tyre. Në po të njëjtën kohë, një sasi pesticidesh helmuese u zbulua se ndodheshin në stacionin hekurudhor të Bajzës në skajin verior të vendit, në Shkodër, çka shkaktoi vërtet panik dhe u shndërrua në një problem kombëtar. Atë kohë me siguri ushtarakët e paktë që ishin në dijeni të sekretit të armëve kimike që kishte vendi, kanë qeshur me ironi me këtë shqetësim. Njëlloj si koloneli që tregon sot historinë e këtyre armëve. “Pesticidet në Bajzë? Eshtë njëlloj si të shqetësoheshim për ca kuti me parfum kur nën tokë mbanim bomba atomike”, betohet se nuk ekzagjeron ai. Dhe betohet sërish se nuk e di me saktësi origjinën e prodhimit të këtyre armëve që patën si stacion fundor shndërrimin në ujë dhe ajër në Shqipëri. “Di të them se Shqipëria ka pasur aq armë sa është e pamundur ta rrokë një mendje dhe logjikë normale. Në një rast, kur kemi nxjerrë në 99´ nga depot tanket, nga shumë prej tyre, u derdhej grurë dhe oriz nga zinxhirët. Nuk kishin bërë asnjë kilometër në tokë dhe në Shqipëri kishin ardhur nga Kina të fshehur në hambaret e anijeve të ngarkuara po me grurë dhe oriz”, thotë ai për atë kohë të largët, kur Shqipëria bëhej gati të luftonte marrëzisht me gjithë pjesën tjetër të botës. “Dhe nëse ndodhte një gjë e tillë, marrëzia shqiptare mund të shkaktonte një kasapanë të tmerrshme”, shton me frikë.
Koloneli tregon se falë dollarëve amerikanë, por dhe vendosmërisë së dy senatorëve Nunn dhe Lugar, Shqipëria mundi të hyjë në programin e shkatërrimit të këtyre armëve. Vitin e kaluar në Qafë Mollë u instalua makineria kombinat që do të mundësonte këtë shkatërrim. Vlera e investimit 5 milion dollarë. “Eshtë si një furrnaltë gjigante. Oxhaqet e saj janë deri në 15 metra të lartë. Brenda saj bëhej djegia e materialit që kalonte pastaj në një mori filtrash. Domethënë, në barkun e makinës hynte vdekje dhe dilte jetë, ujë i pijshëm dhe ajër i pastër. Mbas çdo procesi, bëheshin analizat e detajuara të materialit që mbeste. “Ngjante si një magji e vërtetë”, thotë koloneli që ende është i mahnitur nga ajo kryevepër inxhinierike dhe elektronike. E cila tashmë është një thesar në pronësi të shtetit shqiptar që mund ta verë sërish në punë. “Mund të djegë mbeturinat spitalore apo çdo gjë tjetër të rrezikshme për ambientin. Vetëm se kërkohen fonde për mirëmbajtjen e saj dhe si do të funksionojë më pas kjo punë, unë nuk di më shumë”.
Koloneli N.S. ka vapë. Vapë është dhe në lartësinë e Dajtit, fare pranë vendit më të izoluar në Shqipëri kur për muaj të tërë, në fshehtësi të plotë, është bërë asgjesimi i armëve kimike, të njëjta me ato që kanë vrarë me dhjetra mijëra civilë e ushtarakë në Iran dhe Irak 30 vjet më parë. Ai shkopsit një kopsë të xhaketës së tij ushtarake dhe në gjoks i dallohet një shenjë djegieje. Ndjen vështrimin tek shenja e plagës së diegies dhe qesh. “E kam peshqesh po prej tyre, nga një stërvitje treguese shumë e shumë vite më parë. Por kjo nuk asgjë asgjë në krahasim me përvëlimin që të shkaktojnë ato armë. Nuk ka vdekje më të tmerrshme sesa ajo që shkaktojnë lëndët helmuese luftarake. Eshtë një vdekje që nuk dallon dhe merr me vetë gjithkënd. Një vdekje që nuk fle, por gëlltit jetë dhe shumë e shumë vite më pas. Për zotin, kemi shpëtuar paq”, përmend për herë të parë zotin në bisedë ai. Por një zot, që sipas tij, nuk kishte mundur të shihte se çfarë fshihej për vite e vite me rradhë në katakombet ushtarake. Prej nga i nxorrën 50 milionë dollarët e amerikanëve dhe vendosmëria e dy senatorëve të urtë po amerikanë. Senatorët Nunn dhe Lugar pritet të vijnë në Shqipëri brenda këtij viti në një konferencë ky me siguri do të marrin duartrokitje dhe mirënjohje shqiptare. Me siguri dhe dekoratat më të larta të shtetit shqiptar, që kësaj rradhe arriti të shkëputet nga një mallkim i vjetër i së shkuarës. Po ende jo plotësisht sa për të dhënë një përgjigje serioze për pyetjen ironike të gazetarit të Washington Post, pothuaj dy vjet më parë: “”Po Irakun pse e kemi sulmuar? Pse nuk sulmuam më parë Shqipërinë”?

10 Comments

    • gene
    • Posted August 31, 2007 at 2:57 PM
    • Permalink

    Une personalisht ndjej pak keqardhje.

    Sidomos kur me thone se jemi me te zellshmit per tu c’armatosur

    • gene
    • Posted August 31, 2007 at 3:22 PM
    • Permalink

    nga i njejti burim (MAPO)

    UÇK, sërish nën armë

    Shkruan : Ben Andoni

    Durimi e ka një kufi. Dhe, durimi i veteranëve shqiptarë të UÇK-ve të trojeve shqiptare, nuk është kaq i madh. Ky ishte lajtmotivi, që pas shumë kohësh, gati një javë më parë në Deçan, ata u mblodhën bashkë si dikur. Duket se reagimi i parë është ndaj përgatitjeve të Gardës së Car Llazarit, që ka kërcënuar se për 2 orë e marrin të gjithë Kosovën. Por, ajo që ende nuk thuhet është përballë: Çdo të bëhet nëse statusi i Kosovës do të shtyhet ende?! Abdyl Mushkolaj, Komandanti i Veteranëve të Dukagjinit është i qartë dhe bëhet i tmerrshëm, kur bëhet fjalë për provokimin e fundit të serbëve. “Aj, janë 30.000 veta anëtarë të Gardës së Car Llazarit që pretendojnë se për dy orë e marrin Kosovën. Ej,… nanën, ne u tregojmë vendin”, thotë për MAPO-n dhe një qeshje me zë e shkul nga telefoni. “Zoti Mushkolaj, po armët me të cilat do i përballni, ku i keni?”-pyesim. “A ka shtëpi shqiptari pa armë?”, përgjigjet ai me një tjetër pyetje. Pak muaj më parë ka qenë i akuzuar se ka goditur Manastirin e Deçanit.
    Faik Fazlliu, kryetari i veteranëve të lënduar të Kosovës është më diplomatik se Mushkolaj. “Ne kemi filluar prej kohësh konsultimin e degëve tona për situatën dhe shpejt do dalim me një qëndrim. Esenca është që nëse do të ketë shtyrje të mëtejshme të statusit, situata nuk do të jetë stabile në Kosovë. Por, nuk do të ketë reagim të armatosur….”, shprehet ai. Në ditët e fundit të luftës ai është plagosur dhe ka humbur këmbën. Ka qenë vetëm 22 vjeç kur ka nisur luftën, në kulmin e moshës, kur shokët e tij jetonin akoma adoleshencën. Fazlliu tregon se takimi i Deçanit është vazhda e takimeve të degëve të ndryshme, që veteranët i kanë filluar nga bazat e tyre, për të parashikuar një të ardhme. I kujdesshëm për peshën e fjalëve që thotë, ai kujdeset që deklaratat e tij të mos teprohen, ndërsa nuk e mohon, që ngritja e strukturave paramilitare serbe, ka qenë një nga shkaqet, që gjumi i tyre të prishet më shpejt. “Nuk i kemi frikë”, thotë shkurt, “por i kemi paralajmëruar që të kenë kujdes”.
    Ish-ushtarakët, me grada të ndryshme, të gjymtuar, tash në lule të moshës, kthyer në pensionistë, dhe në pritës lajmesh për kauzën e tyre- ishin tubuesit e çështjes së re të Kosovës. Ajo do të shtrihet shpejt dhe në vende të tjera. Eshtë tepër diplomatik dhe i kujdesshëm. Edhe pse nuk e pëlqen përballjen e miqve të tyre në negociata, që përbëjnë delegacionin e Kosovës dhe në qëndrimin pritës të zyrtarëve kosovarë. Për ata, burrat e rinj, që tashmë përfaqësojnë veteranët e Luftës së Kosovës, kjo nuk është e njëmendtë. Shtyrja e statusit të Kosovës u duket si tallje me gjakun e shokëve të tyre, që tash janë në një botë të qetë, ku nuk dëgjohet asgjë. Qoftë bisedat e pafundme për statusin dhe qoftë klithmat e serbëve. Fazlliu, thotë se serbët nuk do të guxojnë, kurse Abdyl Mushkolaj është “i etur” për ata. “Le të vijnë! Do t’i presim”-thotë.

    Veteranët
    Pas paralajmërimit për protesta këtë javë nga “Vetëvendosja”, shoqatat e dala nga lufta deklaruan se nuk do të heshtnin, nëse do të ketë zgjatje pa afat të vendimit për statusin dhe madje do i japin vetë drejtim punës. Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës për rajonin e Dukagjinit, Abdyl Mushkolaj thotë se statusi është shtyrë disa herë dhe tani është koha që të thuhet përfundimisht, se kur do të qartësohet e ardhmja e Kosovës. Atë që përsërit për MAPO-n, ai e ka thënë dhe pak ditë më parë për BBC-në: “Jemi duke punuar për të bërë presion që çështjen e statusit të Kosovës, që ta afatizojnë ndërkombëtarët, e nëse jo, atëhere si veteranë të luftës jemi të detyruar që vetë ta afatizojmë dhe ta mbajmë premtimin e dhënë”.
    Deri para pak kohësh, gjithçka dukej se shkonte vaj. Pos problemeve të përditshme dhe zvargjes së vazhdueshme të lajmeve për statusin. Raundi i negociatave, përgatitja e dokumentit të Ahtisarit, afati, Këshilli i Sigurimit, sërish përgatitja e dokumentit të kryenegociatorit, Vetoja ruse… Kurse, grupi i burrave, që për statusin e Kosovës kishin luftuar pa ekuivoke, kishte referenca të tjera për kohën dhe pavarësinë. Prej kohësh me degët e tyre ish-njerëzit e UÇK-së i kanë matur mirë hapat e tyre. Ata kanë filluar përgatitjet me strukturat e tyre dhe në protestën e djemve të Vetëvendosjes, në këtë fund-muaj, ata për herë të parë do të bashkëpunojnë hapur. Jo më kot. Përballë tyre, prej ditësh serbët përgatiten dhe u bien tam-tameve.

    “Kosovën e marrim për dy orë”
    Serbët janë të bindur se mund ta destabilizojnë lehtë Kosovën. Zhelko Vasiljeviç, përfaqësues politik i Gardës së Car Llazarit, një formacion paramilitar i krijuar në fillim të majit “për të mbrojtur Kosovën”, ka ngritur shumë pështjellim kur ka paralajmëruar marshim drejt Kosovës më 28 qershor, për të kujtuar betejën në Gazimestan. “Mund ta marrim Kosovën për dy orë, – i tha ai gazetës “Express” në Kosovë. – Kemi rreth 30 mijë trupa, 1 mijë prej të cilëve do të marrin pjesë në manifestim. Por nuk duam të kemi konflikte të reja në këtë moment”, -u shpreh përfaqësuesi i guerilasve serbë. Vasiljeviç deklaron se “shqiptarët dhe serbët nuk janë ende armiq të përbetuar, por mund të bëhen. Pavarësia është një luftë e re”, – thotë ai. “Nëse dikush do të donte që të mos shkohet deri tek lufta dhe kjo të zgjidhet në mënyrë paqësore, atëherë jemi ne ata. Ne e dimë ç’janë dhimbjet e luftës, por janë disa gjëra që nuk zgjidhen pa luftë”, – theksoi ai. “Si pjesëtarë të Gardës, i japim mbështetje të plotë Koshtunicës dhe Tadiç-it për zgjidhje diplomatike, por zgjidhja duhet të jetë një lloj autonomie, e cila është e pranueshme edhe për serbët edhe për shqiptarët”, – deklaroi shefi i Gardës së Car Llazarit.
    Një qëndrim prej nacionalizmi të dëshpëruar. NATO ka paralajmëruar se do të parandalojë gardën e ashtuquajtur të nacionalistëve vullnetarë serbë, që të festojnë përvjetorin e betejës së Kosovës, me qëllim që të shmanget rreziku i përplasjes me Shqiptarët. “Nëse ata vijnë, duhet ta kenë të qartë se misioni ynë është ndërhyrja e menjëhershme, dhe ne këtë do ta bëjmë”, ka thënë komandanti i KFOR it, Roland Kater”. Përmes një urdhri ekzekutiv, në mesjavë Përfaqësuesi Special, Joakim Ryker, ka ndaluar hyrjen ose praninë në Kosovë të cilitdo person që deklarohet se është, ose që dyshohet në mënyrë të arsyeshme se mund të jetë anëtar i “Gardës së Car Llazarit”, e cila ka paralajmëruar një demonstrim në Kosovë.

    Veteranët në kërkim
    Ndërkohë që UÇK-istët e kanë marrë punën seriozisht. Pas Deçanit, veteranët do të takohen në Preshevë, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe pastaj në Nënën Shqipëri. Dita dhe vendi nuk thuhet, kuptohet. Kudo vigjëlojnë serbët. Çështja mendohet se do të marrë përmasa, sipas Fazlliut, nëse Prishtina dhe Beogradi nuk arrijnë marrëveshje kompromisi gjatë 120 ditëve të ardhshme. Në fakt, shqetësimi më i madh i veteranëve është diku tjetër. Të bindur se shokët e tyre (ata që sot drejtojnë në Kosovë dhe janë në negociata) i kanë braktisur, ata nuk janë të bindur se Kosova po ecën në rrugën e duhur. Politikanët tanë, pretendojnë veteranët, nuk kanë ide të qarta se si të ndërtohet shteti. “Ne iu kemi bërë të ditur të gjithëve se kjo çështje kërkon zgjidhje, nëse duan të kenë qetësi në Ballkan”, ka thënë Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së për Express. Atyre nuk iu intereson shumë se çfarë thotë klasa politike, e cila ka vite që përsërit të njëjtat fjalë në lidhje me pavarësisë. “Jemi duke vëzhguar situatën politike dhe së shpejti do të marrim një vendim, do të dalim me qëndrim konkret se çfarë do të bëjmë”, cilëson Jashari.

    Përballë UNMIK
    Por, kjo nuk është e lehtë, kur vendit i janë shtuar problemet ekonomike dhe kur mungesa e statusit bën që gjendja pezull të vijojë edhe më tej. Dhe për këtë ka kontribuar, sipas tyre, edhe UNMIK-u. “Është një burokraci, ndaj të cilës kemi pasur rezerva që herët në vitet 2000 dhe mendojmë se misioni i tyre është i kaluar. Ne jemi kundër tyre, por jo kundër KFOR-it, që i kemi pasur aleatët tanë në luftë”, shprehet Faik Fazlliu. Jemi në pritje dhe duam një afat për statusin, sepse kështu nuk mund të vazhdohet më, shprehet ai në emër të miqve të tij, që presin. “Në kohën dhe në momentin e duhur do të përgjigjemi me mjetet e duhura. Ne do të zgjedhim formën, që do t’i përgjigjet kohës”. Abdyl Mushkolaj, që shprehet më direkt shton se: “Do të dalim me qëndrimin tonë shumë shpejt”. Një shprehje misterioze, e paqartë dhe enigmatike për momentin.
    Gjithsesi, ky humor i keq i shpërndarë nëpër Kosovë e ka bërë kryeadministratorin Rycker që të shprehet se “Institucionet e përkohshme dhe komuniteti ndërkombëtar, duhet të sigurojnë miratimin e ligjeve që janë paraparë me pakon e zotit Ahtisaari. Me këto ligje, Kosova jo vetëm që do të bëhet një entitet funksional, por njëkohësisht do të mundësohet edhe zbatimi i vetë pakos. Kjo është baza e statusit”.


    Por për veteranët e UÇK-së kjo mund të mos jetë e mjaftueshme. Durimi i tyre, por edhe i qytetarëve të tjerë të Kosovës po soset. Dhe atëhere UÇK mund të jetë sërish realitet.

    • gene
    • Posted August 31, 2007 at 3:27 PM
    • Permalink

    “Absurdi grek, Ligji i Luftës”

    Shkruan : Ben Andoni

    Ishte njësoj. Qershor. Kalendari gregorian shënonte datën 25 të vitit 1925. Oficeri Theodhoros Pangalos, sapo kishte ardhur në fuqi me një grusht shteti. Arvanitas me origjinë dhe duke përdorur argumentin e përmirësimit të marrëdhënieve ekonomike me fqinjët veriorë, ai mendoi se kjo ishte rruga e vetme për të përparuar Epirin, një areal tradicionalisht i varfër i Greqisë. Për të mbrojtur dhe krahët, mbase. Atëhere flitej për shkëmbime popujsh në Ballkan dhe ai garantoi se shqiptarët e Epirit nuk do të shkëmbeheshin. Shqiptarët e përtej kufirit ja kthejnë me të njëjtën monedhë: japin garanci për funksionimin pa pengesa të shkollave të minoritetit grek në Shqipëri. Eshtë idilike kjo marrëdhënie, ndaj kuptohet se nuk zgjat. Pangallos rrëzohet dhe parlamenti grek ka një argument më shumë për të mos votuar pro përmirësimit të marrëdhënieve me Shqipërinë. Historia sjell në kujtesë më vonë gjërat më të trishta mes dy vendeve…Gjak, tradhëti, përzënie, luftë. O Zot, sa luftë. Dhe, pastaj, heshtje e tel me gjëmba. Në vitin 1971, diçka stabilizohet dhe dy vendet rivendosin marrëdhëniet diplomatike. Melina Mërkuri shënon apogjeun ‘e dashurisë’ mes dy vendeve dhe e ngre pak më lart stekën e qëndrimit të Enver Hoxhës, që në një miting në Dropull u flet greqisht dhe me shumë dashuri minoritarëve. Sërisht ndërrohen kohë, por mes dy vendeve vigjëlon demoni i keq, që për dreq duket se gjen fole në shpirtrat e trazuar… “Remineshenca të propagandës së të shkuarës”, cilëson për MAPO-n, historiani i njohur i marrëdhënieve shqiptaro-greke, Beqir Meta, pas ngjarjes së fundit me policët

    Cilat janë sipas jush ngarkesat, që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve dhe pse është e vështirë që të kalohen?
    “Mendoj që problemi kryesor janë remineshencat e së shkuarës, që vërehen shumë qartë në politikën greke. Unë do të them që në lidhje me këtë problematikë të marrëdhënieve kemi një asimetri të plotë. Nëse nga pala shqiptare nuk ka problematikë, tek ata gjithmonë ka krijim problematikash dhe kemi një ndikim të nacionalizmit në politikë, por edhe në shoqërinë grekë në përgjithësi”.

    Ku i shikoni problemet me nacionalizmin grek?
    “Nacionalizmi nuk është kapërcyer, për mendimin tim. Gjithashtu, shoqëria dhe
    shkolla, ruajnë remineshensa të propagandës së të shkuarës. Mjafton të kujtojmë sesi paraqitet Shqipëria e Jugut në tekstet greke dhe çfarë edukate jepet në librat politikë. Apo çfarë prononcimesh ka bërë politika greke në raste të veçanta për Shqipërinë e Jugut. Dhe, kjo, kupton që ka një pasojë dhe një ngarkesë në segmente të ndryshme të administratës, policisë dhe shtetit, por edhe në segmente të shoqërisë, medies dhe shoqërisë civile. E gjithë problematika është se çfarë trashëgohet nga e shkuara dhe çfarë i ka vënë si qëllim vetes politika greke. Nuk ka qartësi për të krijuar marrëdhënie të sinqerta me Shqipërinë duke respektuar identitetin e saj të plotë. Përkundrazi, ka deklarata, që vënë në diskutim identitetin shqiptar në territoret e veta. Kuptohet se këto prodhojnë armiqësi dhe ndjenja armiqësore herë pas here. Ato i japin krahë nacionalizmit të shfrenuar, i cili shfaqet në forma nga më të ndryshmet. Shfaqet në sindromat e zhvarrimeve; në sindromat e vrasjes së tifozëve; këtë të fundit të policave; shfaqet në sindromat që pamë në parullat antishqiptare, që hidheshin në ndeshjet e sportit…”.

    Ku i shikoni momentet e mira, si koha e kryeministrit Pangallos p.sh. dhe të këqiat mes dy vendeve?
    “Midis Shqipërisë dhe Greqisë ka pasur momente të mira. Por, momentet e këqia, e kanë dominuar situatën. Ka pasur një tension herë të hapur dhe herë të fshehur dhe një pakënaqësi herë të hapur dhe herë të mbyllur. Ka pasur mungesë konfidence, besimi dhe kjo është për mendimin tim të mbajturit në këmbë nga qeveria greke e synimeve të saj, qoftë për të aneksuar pjesë të vendit nga Shqipëria e Jugut, por edhe për të forcuar helenizmin në këtë zonë. Këto gjëra të ndryshme kanë të njëjtën efekt, qoftë për njërin por edhe për tjetrin rast, i cili i referohet këtyre 17 viteve. Sigurisht që efekti ka qenë se: në pjesën tjetër të opinionit është përcjellë vazhdimisht ftohtësi, frikë, shqetësim dhe dyshime shumë dhe shumë të mëdha. Përjashto kohën e Pangallos duhet thënë se ka pasur dhe një periudhë kur janë vendosur marrëdhëniet diplomatike në vitin 1971. Kanë qenë momente të pakta dhe kjo nuk do të thotë që ishin kaluar momente e sigurisë për qeverinë shqiptare, për Shqipërinë, apo frika nga kurthet e mëvonshme. Ato sërish mbeteshin në plan të parë…”.

    Pra, ka munguar pozitiviteti, qoftë dhe në sipërfaqe dhe dominon urrejtja…
    “Ka qenë një moment i mirë në sipërfaqe për propagandë. Në thellësi, gjërat nuk kanë lëvizur sepse ka qenë e njëjta situatë. Përderisa politika dhe shoqëria shqiptare janë përballur me tre elementë të pandryshueshëm: Së pari, ka qenë ekzistenca e Ligjit të Luftës, që nga Lufta e Dytë Botërore e këtej. Kjo nuk është lëvizur dhe në kohën e komunizmit ka prodhuar problemet e mëdha për rrezikun e integritetit të Shqipërisë dhe në kohën aktuale ka prodhuar dyshime për ndonjë sulm!! Kuptohet, jo për këtë, por ama për pakënaqësi dhe moskuptim dhe absurditet dhe një shtet mik që heziton?! Pra, parlamenti grek duhet që të heqë një ligj të tillë, që është i tejkaluar në të gjitha dimensionet dhe parametrat e tij. Madje, që në kohën e vet, ka qenë absurd. Ka qenë absurdi i absurdit. Tjetër, shikohet në problemin e minoritetit. Nëse pala shqiptare i ka respektuar dhe kjo është e njohur dhe nga studiues të huaj, por e njohur dhe nga autoritetet ndërkombëtare çështjet e minoritetit grek, nuk ka ndodhur e kundërta nga pala greke. Ata kanë bërë spastrim etnik në fundin e Luftës së Dytë Botërore dhe më e keqja është se nuk pranojnë ta njohin këtë fakt dhe nuk pranojnë të korrigjojnë as moralisht, administrativisht dhe politikisht këtë gabim, që është realizuar. Të pranohet hapur dhe t’u njihet këtyre njerëzve hapur e drejta e shtetësisë, që u merret padrejtësisht dhe që është në kundërshtim me të gjitha të drejtat ndërkombëtare, por edhe t’u njihet e drejta e pronës, e cila u njihet nga të gjitha Konventat Ndërkombëtare. Kalohet në, madje dhe në fyerje dhe në bllok, si një popullsi krejt kolaboracioniste. Ky është një qëndrim absurd. Një i tillë është edhe ndaj sistemit të pronave, jo vetëm të çamëve por edhe shqiptarëve të tjerë në Greqi. Eshtë një proces i ndaluar, që në vitet ‘20 të shekullit të shkuar, dhe nuk është bërë gjë për këto prona që janë legjitime dhe që vlerat e tyre t’u kthehen shqiptarëve”.

    Si e shikoni reagimin e palës shqiptare?
    “Nga pala shqiptare nuk kemi problematikë të këtij lloji, por ka përpjekje që të jenë gjithmonë seriozë. Do të them se ka asimetri dhe ka një tentativë të shtetit të madh të fortë të konsoliduar për t’iu imponuar një shteti më të dobët dhe të pa konsoliduar me probleme të mëdha dhe me vështirësi të mëdha dhe për t’i shfrytëzuar vështirësitë e këtij shteti në favor të politikave të veta dominuese qoftë këto në kuptimin social, politik, por edhe ekonomik. Sigurisht, thelbi i saj ftohtësia dhe këto politika, nuk janë ri dimensionuar që të zhduken, por ato tregojnë se nuk janë i kanë hequr remineshensat e shkuara”.

    MAPO

    • gene
    • Posted September 2, 2007 at 6:32 AM
    • Permalink

    Kryeministri Berisha: Shqipëria renditet vendi i parë në botë pa armë kimike

    1/9/2007
    Kryeministri Berisha priti sot në një takim Senatorin amerikan Richard Lugar dhe ish Senatorin Sam Nunn.

    Kryeministri falënderoi senatorët për kontributin e tyre dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në shkatërrimin e armëve kimike, duke u shprehur se bashkëpunimi në këtë fushë tregon angazhimin e të dy vendeve për paqe e stabilitet. Kontributi juaj, tha Kryeministri Berisha, ishte i jashtëzakonshëm për shkatërrimin e armëve kimike, duke e renditur Shqipërinë vendin e parë në botë pa armë kimike. Por ky kontribut është akoma më i madh në një aspekt tjetër, në atë psikologjik. Me shkatërrimin e arsenaleve të vjetra të armëve kimike dhe arsenaleve të tjera të mbetura nga Lufta e ftohtë, Shqipëria shkëputet nga e kaluara e errët militarizuese e sistemit diktatorial komunist, vijoi Kryeministri.

    Më tej, Kryeminnistri vuri në dukje se vizita e senatorëve vjen disa muaj pas vizitës historike të Presidentit amerikan Bush, që ishte një eveniment i shkëlqyer për popullin shqiptar. “Pata nderin t’ia shpreh Presidentit Bush mirënjohjen e popullit shqiptar, por gjithashtu jam krenar për pritjen që populli im i rezervoi atij, gjatë vizitës historike në Shqipëri”, tha Kryeministri. Gjithashtu, Kryeministri shprehu mirënjohjen për popullin amerikan, për ndihmën e dhënë gjatë viteve, në mbajtjen dhe forcimin e vokacionit perëndimor të Shqipërisë. Shqiptarët, nënvizoi zoti Berisha, kanë një histori të larmishme por kanë qenë gjithmonë të drejtuar me sytë drejt perëndimit.

    Kryeministri u shpreh se në këto 15 vitet e fundit shqiptarët kanë arritur suksese të mëdha në promovimin e lirisë dhe në ndryshimin e vendit dhe ndihma e SHBA-ve ka qenë themelore për të gjitha reformat e ndërmarra. Duke i informuar senatorët për nismat e qeverisë në rrugën e reformave, Kryeministri bëri të ditur se pas dy ditësh do të fillojë të funksionojë Qendra e Rregjistrimit të Biznesit (one stop shop). Kjo nismë, së bashku me bashku me realizimin e prokurimit elektronik, plotësimin elektronik të formularëve të tatimeve, si dhe krijimin e institucionit të ombudsman-it në këtë drejtim, janë disa nga projektet madhore që qeveria ka me USAID-in.

    Kryeministri theksoi se qeveria shqiptare ka dy projekte kombëtare madhore; integrimin në NATO dhe në Bashkimin Europian, ndërsa nënvizoi se SHBA-të kanë qenë mbështetësit më të vendosur në këto përpjekje të Shqipërisë. Në këtë drejtim, Kryeministri siguroi se qeveria shqiptare po punon me angazhim të plotë për plotësimin e standardeve të kërkuara, me synim marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, në Samitin e Bukureshtit, si dhe për të vazhduar procesin e integrimit në BE.

    Kryeministri u ndal edhe në dy proceset zgjedhore të zhvilluara në vend në dy vitet e fundit, duke theksuar se në këto zgjedhje, asnjë monitorues i huaj nuk ka pohuar se ka patur ndërhyrje të qeverisë. Shqiptarët do të vazhdojnë të kenë zgjedhje të lira dhe qeveria do t’ua mundësojë plotësisht këtë, tha Kryeministri.

    Duke iu referuar procesit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës, Kryeministri Berisha tha se, megjithëse ishte një proces delikat, u arrit të zgjidhej si President i Republikës njeriu me mbështetjen më të gjerë, si nga politika ashtu edhe nga populli. Në përfundim të këtij proçesi, edhe opozita luajti një rol konstruktiv.

    Kryeministri i njohu bashkëbiseduesit edhe me reformat e e thella të ndërmarra në Forcat e Armatosura, duke nënvizuar se përmes kësaj reforme, ato janë çliruar nga mentaliteti i vjetër i bunkerit dhe tashmë po shndërrohen në një ushtri moderne që qëndron denjësisht përkrah forcave të NATO-s. Kryeministri tha se në vitin 2010 ushtria shqiptare do të jetë krejtësisht profesioniste dhe e vogël në numër, ndërkohë që në vitin 2008, 2 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, do të kalojë në buxhetin e Forcave të Armatosura. Trupat shqiptare po japin kontribut në Bosnje e Afganistan dhe Shqipëria është e vendosur të qëndrojë me forcat e saj ushtarake në këto vende, deri sa të jetë nevoja. Tashmë është shtuar një kompani e re në Irak, nën komanndën italiane, ndërkohë që Shqipëria ka qenë një aleat luajal i NATO-s gjatë këtyre viteve, duke i dhënë mundësi Aleancës të shfrytëzojë të gjithë infrastrukturën e vendit tonë. Po ashtu, Shqipëria ka qenë bashkëpunuese dhe kontribuuese edhe gjatë krizës së Kosovës.

    Kryeministri u shpreh se qeveria shqiptare po bashkëpunon me vendet mike, Maqedoninë dhe Kroacinë, me të cilat ka marrëdhënie të shkëlqyera, duke kontribuar për paqen e stabilitetin në rajon.

    Gjithashtu, Kryeministri Berisha shprehu besimin se fryma e re që ka sjellë Presidenti i Republikës, Bamir Topi, do të ndikojë në përshpejtimin e reformave në fushën e drejtësisë, si kusht themelor për përmirësimin e performancës së gjyqësorit në vend.

    Kryeministri dhe senatoret folen dhe mbi çështjen e zgjidhjes së statusit Kosovës. Senatoret falënderuan ne menyre te veçante Kryeministrin për vullnetin pozitiv të qeverisë shqiptare për shkatërrimin e armëve kimike.

    Në përfundim të takimit, senatorët i dhanë Kryeministrit një Medalje të posaçme, në shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin në kuadër të programit Nunn-Lugar. Kjo medalje ishte bërë me mbetje metali nga raketat bërthamore amerikane dhe ruse.

    http://www.km.gov.al

    • gene
    • Posted September 6, 2007 at 8:47 AM
    • Permalink

    REALIZIMI I PROJEKTEVE TE ASGJESIMIT TE ARMATIM – MUNICIONEVE PER MUAJIN gusht 2006

    (Progresive 2000-2006)

    VEPRIMTARITE
    Njesia
    Plani vjetor

    asgjesimeve.

    2006
    Asgjesuar

    gusht

    2006
    Asgjesuar

    vitin

    2006
    Real.

    në %

    viti 2006

    Asgjesuar 2000

    deri

    Gusht 2006

    MUNICIONE

    Projekt i financuar nga MM ne Poliçan
    Ton
    422
    0
    0
    0
    15674.46

    Projekt i financuar nga MM ne Gramsh

    400
    0
    0
    0
    5752.76

    Projekt i NAMSA-s Financ. nga donatoret në Mjekes

    1800
    210
    1474
    81.88
    6293.298

    SHBA (detare dhe aviacioni)

    500
    0
    0
    0
    0

    EOD Solutions Financ. nga SHBA, Britani me plasje

    0
    0
    0
    0
    1502.4

    EOD Solutions Ltd me djegie ne natyre

    0
    0
    0
    0
    873

    Nga Grupi Special AEM Financuar nga MM

    4000
    76
    2551
    63.77
    16406.985

    Qendra Kombetare e Demilitarizimit Financ. SHBA

    0
    0
    0

    352

    Qitje

    80
    0
    40
    50
    830

    Shuma në ton municione te asgjesuara

    7202
    286
    4065
    56.44
    47684.903

    ARME TE VOGLA E TE LEHTA

    Financuar nga UNDP
    cope

    0
    0

    16000

    Financuar nga Ambasada Gjermane

    0
    0

    40000

    Financuar nga Ambasada Amerikane dhe Norvegjeze

    0
    0

    60000

    Financuar nga Ambasada Amerikane

    0
    0

    12500

    Financ. nga Amb. Britanike dhe Irlandes se Veriut

    0
    0

    12500

    Financuar nga Qeveria Kanadeze

    3300
    0
    3300
    100
    3300

    Shuma arme te vogla e te lehta

    3300
    0
    3300
    100
    144300

    SISTEME ARTILERIE

    Artileri Tokësore e Bregdetare

    4286
    0
    1
    0.02
    1118

    Artileri e Mitraloza K/Ajrore

    1479
    0
    0
    0
    730

    Armë në Tanke dhe AVL

    0
    0
    0
    0
    0

    Armë në Anije

    44
    0
    0
    0
    21

    Armë në Aviacion

    0
    0
    0
    0
    0

    Shuma sisteme artilerie

    5809
    0
    1
    0.02
    1869

    TEKNIKE LUFTARAKE

    Tanke / AVL / Tërheqësa / Transp. te blinduar

    0
    0
    0
    0
    511

    Mjete detare

    30
    0
    0
    0
    4

    Avionë Luftarak

    156
    0
    0
    0
    0

    Mjete Transporti Luftarake

    341
    0
    0
    0
    914

    Shuma teknike luftarake

    527
    0
    0
    0
    1429

    Shenim : Shkaterrimi i sistemeve te artilerise dhe teknikes luftarake sipas VKM NR.617, date 04.12.2002 eshte nderprere nga

    Nd. “MEICO” qe nga muaji Gusht 2005. Do te vazhdoje sipas kerkesave te saj per shitje, tjetersim dhe asgjesim.

    http://www.mod.gov.al/alb/industria/gusht2006.asp

    • gene
    • Posted September 6, 2007 at 9:00 AM
    • Permalink

    deri ne gusht 2006 ishin asgjesuar ne shqiperi

    48.000 ton municione

    144.000 cope arme te vogla e te lehta

    1.900 sisteme artilierie

    1.400 cope teknike luftarake (511 tanke e autoblinda e 900 mjete transporti 4 anije a nendetese)

    nderkohe MEICO ka nderpere agjesimin e dy zerave te fundit qe nga gushti 2005 per ti shitur (ishin parashikuar 5800 sisteme artilierie, 156 avione, 30 anije, 340 mjete trasporti)

    • gene
    • Posted September 11, 2007 at 10:48 AM
    • Permalink

    Situata në Kosovë, Ushtria Shqiptare në mobilizim, Policia në gatishmëri numër 1

    Ervin Koçi

    Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë ngritur në dy ditët e fundit në gatishmëri numër 2, ose siç njihet ndryshme nga ushtarakët në “masat e mobilizimit aktiv”. Kësaj situate i ka paraprirë dhe mbledhja e dy ditëve më parë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e mbledhur nga Presidenti i Republikës Bamir Topi, njëkohësisht edhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Pas saj ka mjaftuar edhe një mbledhje sekrete e krerëve të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, kryesuar nga gjeneral Luan Hoxha, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe 4 gjeneralë të tjerë, për të dhënë urdhrin për kalim në gatishmëri numër 2 të të gjithë ushtrisë. Burime pranë Shtabit të Përgjithshëm të FA-së në Ministrinë e Mbrojtjes kanë bërë të ditur për gazetën “Albania” se, “të gjitha forcat e armatosura të Shqipërisë janë thirrur në atë që quhet Situatë e Paramobilizimit Aktiv, ose në gatishmëri nr. 2, duke u mbledhur në të gjitha repartet dhe bazat ushtarake të vendit”. Po sipas këtyre burimeve bëhet e ditur se nga Shtabi i Përgjithshëm i FA-së “janë zhvilluar në dy ditët e fundit inspektime në të gjitha bazat ushtarake në veri të vendit, si dhe atë të mbrojtjes civile”. Por urdhri i “Mobilizimit Aktiv” ka ngritur në mënyrë të veçantë në gatishmëri edhe forcat e Policisë së Kufirit, të cilat janë mobilizuar dhe kanë thirrur në shërbim të gjithë efektivat në dispozicion. Sipas burimeve të mësipërme, “ngritja e Forcave të Armatosura në gatishmëri nr. 2 dhe thirrja e menjëhershme e krerëve të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në një mbledhje me shefin e Shtabit, Hoxha, ka pasur lidhje me situatën më të fundit në rajon, shkak për të cilën ishte edhe mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare”.

    Niveli i gatishmërisë

    Për të disatën herë brenda këtyre viteve të fundit Forcat e Armatosura Shqiptare ngrihen në një nivel të tillë gatishmërie. Sipas disa specialistëve të FASH-it, niveli i gatishmërisë nr. 2, ose siç njihet ndryshe edhe “situata e mobilizimit aktiv”, presupozon mbledhjen e të gjitha efektivave të forcave të armatosura në kazerma dhe nisjen e tyre drejt objektivave të paracaktuara me qëllim mbrojtjen e sigurisë dhe integritetit të vendit. Në detaje më teknike kjo lloj gjendjeje alerte parashikon mobilizimin e Policisë Kufitare në gjendjen më të lartë të gatishmërisë, ku presupozohet garantimi dhe sigurimi i kufijve. Gjithashtu kjo lloj situate parashikon dhe nisjen e strukturave të veçanta të FA-së në zona të ndryshme veprimi që kanë lidhje me detyrat e veçanta ushtarake. Ndërkohë, gatishmëria numër 1 presupozon vënien e të gjitha forcave të armatosura të vendit, përfshi edhe ato të Policisë së Shtetit dhe rezervistët nën armë. Kjo lloj situate është vënë në përdorim gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të vitit 1997 në vend, si dhe para konfliktit në Kosovë në vitin 1999. Kurse gatishmëria nr. 3 presupozon mbledhjen e të gjithë efektivave të ushtrisë në kazerma dhe përgatitjen për dërgime në zona të caktuara në rast të një urdhri.

    Mbledhja e KSK-së

    Menjëherë pas mbledhjes së parë të Presidentit Bamir Topi me anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka ardhur dhe kalimi i ushtrisë në gatishmëri nr. 2 nga ajo nr. 3 që ishte. Sinjalizimi duket se ka ardhur menjëherë pas direktivave që janë dhënë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku presidenti Topi mësohet të ketë marrë raportime për situatën nga krerët e Ushtrisë, Ministrisë së Brendshme dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror mbi situatën në rajon dhe në Kosovë në veçanti. Në mbledhjen me krerët më të lartë të shtetit dhe ata të Ushtrisë Shqiptare, presidenti Topi vuri theksin edhe në mobilizimin dhe përgatitjen për çdo lloj situate të papritur në rajon, që ka lidhje dhe me sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë. Në fjalën e tij presidenti Topi shprehu qëndrimin se “zgjatja pa fund e statusit të Kosovës është në dëm të stabilitetit të rajonit dhe se Shqipëria duhet të përgatitet për çdo situatë të papritur”. Gjithashtu, kreu i shtetit tha se zgjidhja më e mirë për Kosovën mbetet zbatimi i planit “Ahtisari”, ndërsa u ka bërë thirrje liderëve kosovarë për maturi. Në këtë takim, në ambientet e Presidencës, kanë asistuar dhe shumë politikanë të tjerë të vendit si kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Topalli, kreu i LSI-së Ilir Meta, deputetët socialiste Petro Koçi dhe Arta Dade etj. Presidenti Topi e ka cilësuar planin e negociatorit Ahtisari si rrugën e vetme për zgjidhjen e çështjes të statusit të Kosovës. Ai ka diskutuar edhe për çështjen e integrimin e vendit në NATO edhe në BE. “Integrimi në NATO dhe në BE përbën synimin më të madh dhe qëllimin kryesor të shtetit shqiptar, si e vetmja zgjidhje për sigurinë e vendit në mbrojtjen e kërkesave kombëtare. Vetëm duke u bërë anëtarë të këtyre strukturave u kemi kthyer të gjithë shqiptarëve dinjitetin e këtij kombi, pasi këtu bëhet fjalë jo vetëm për një fqinjësi të mirë, por edhe për një siguri të plotë”, – ka thënë presidenti Topi.

    Fier, tubim masiv për pavarësinë e Kosovës

    Në qytetin e Fierit dhjetëra banorë kanë zhvilluar dje një tubim masiv në shenjë përkrahjeje dhe solidariteti për statusin e pavarësisë së Kosovës. Tubimi i organizuar nga Shoqata Atdhetare për Identitet dhe Bashkim ka gjetur dhe mbështetjen e dhjetëra banorëve të qytetit të Fierit, një pjesë e madhe e të cilëve edhe me origjinë kosovare. Në mbështetje të vëllezërve kosovarë janë bashkuar edhe banorë të tjerë me origjinë çame ose nga etni dhe kultura të tjera shqiptare, që kanë tubuar lidhur me çështjen më të rëndësishme që ka të bëjë me pavarësinë e Kosovës. Tubimi masiv paqësor, i mbajtur në shenjë solidariteti, mblodhi në sheshin “Fitorja” në qytetin e Fierit mjaft qytetarë, në mbështetje të pavarësisë së Kosovës. “Pa Kosovë nuk ka Shqipëri”, ishte një nga parullat që mbahej në duar nga qytetarët fierakë si shprehje e kësaj mbështetjeje masive. Ndërkohë që dhe politika shqiptare ka pasur një qëndrim unik lidhur me këtë çështje. Ky tubim i zhvilluar për herë të parë në këtë qytet dhe i organizuar nga shoqatat dhe grupet atdhetare, do të vijojë dhe në tjera qytete të vendit.

    Serbia e gatshme të përdorë forcën për të penguar pavarësinë e Kosovës

    Serbia është e gatshme që të përdorë edhe forcën ushtarake për t’i penguar vendet perëndimore që ta njohin pavarësinë e Kosovës. Sipas gazetës britanike “International Herald Tribune”, që citon sekretarin shtetëror serb për Kosovën, Dushan Prorokoviç, “ai ka paralajmëruar një varg masash të ashpra nëse Kosova shpall pavarësinë dhe nëse Perëndimi do ta njohë atë”. Prorokoviç ka thënë se “masa të tilla mund të jenë vendosja eventuale e forcave serbe në Kosovë, bllokada e kufijve të Kosovës dhe embargoja tregtare”. Zyrtari serb ka thënë se në rast të shpalljes së pavarësisë, do të bëhej e pavlefshme Marrëveshja e Kumanovës. “Pa marrëveshjen e Kumanovës, ushtria jonë mund të kthehet pa kufizime legale. Mund ta kalojë kufirin dhe të lëvizë nëpër tërë Kosovën pa asnjë pengesë legale”, – ka thënë Prorokoviç. Ndërkohë, ministri i Jashtëm, Vuk Jeremiç, ka thënë se Serbia nuk do të përgjigjet ushtarakisht nëse Kosova njëanshëm e shpall pavarësinë. Jeremiç i tha gazetës “Financial Times” se shpallja e pavarësisë së Kosovës do ta hapte “kutinë e Pandorës” të problemeve të sigurisë në rajon.

    Departamenti i Shtetit: “Kërcënimi i Serbisë, i padobishëm”

    Gjatë një konference për shtyp zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Tom Casey, tha se “Shtetet e Bashkuara kërkojnë të shohin negociata të suksesshme nga palët e përfshira”. Ai shtoi se nëse kjo nuk arrihet, atëherë Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën, siç është propozuar nga i dërguari i OKB-së, Marti Ahtisari. “Nëse këto diskutime nuk përfundojnë me një marrëveshje mes palëve, atëherë për ne gjërat duhet të ecin përpara në bazë të planit “Ahtisari”. Do të ishte e padobishme dhe sigurisht një hap prapa për rajonin e për Serbinë, ashtu edhe për kosovarët, nëse do të kishte përsëri dhunë nga ky proces. Dhe si palë që jemi të përfshirë në diskutimet diplomatike që po vazhdojnë, mendimi ynë është se është e panevojshme dhe e padobishme, për këdo që bën kërcënime të tilla”, – tha zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit. Reagimi i menjëhershëm erdhi pas deklaratës së sekretarit Serb të Shtetit për Kosovën, Dushan Prorokoviç, i cili tha se, “Serbia mund të dërgojë trupat në Kosovë nëse ajo shpall pavarësinë në mënyrë të njëanshme dhe njihet nga vendet perëndimore”.

    10 Shtator 2007

    gazeta albania

    • gene
    • Posted September 12, 2007 at 1:50 PM
    • Permalink

    Shqipëria dhe armët kimike

    Jacquelyn S. PORTH

    USINFO

    Shkatërrimi i armëve kimike në Shqipëri është suksesi i fundit i partneritetit të vazhdueshëm mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve që zotërojnë armë të rrezikshme, që mund të vidhen apo të trafikohen nga terroristët, kriminelët apo vendet keqbërëse. Senatori i Shtetit të Indianas, Riccard Lugar, dhe ish-senatori i Gjeorgjisë, Sam Nunn, vizituan pak kohë më parë ambjentet ku u shkatërrua arsenali i armëve kimike në Shqipëri. Ndërtimi i ambjenteve për shkatërrimin e këtyre armëve u financua nga SHBA sipas ligjit Lugar dhe Nunn të miratuar në vitin 1991. “Kjo është një arritje e rëndësishme”, u shpreh Lugar gjatë vizitës së tij më 1 shtator në Tiranë, ndërsa thekson se, “është hera e parë në histori që një komb ka eliminuar plotësisht armët kimike”. Lugar tha se, përpjekjet e Shqipërisë paraqesin një test të rëndësishëm të programit Nunn-Lugar jashtë territoreve të ish-Bashkimit Sovjetik, “duke provuar se ne mund të punojmë me qeveri të tjera në vende të tjera”.

    Puna për shkatërrimin e rezervave të armëve kimike në Shqipëri përbën një zgjerim të aktit Nunn-Lugar, që u krijua në vitin 1991 i njohur gjithashtu me emrin Programi Bashkëpunues për Reduktimin e Kërcënimit.

    Legjislacioni i mëparshëm përqëndrohej në ruajtjen ose shkatërrimin e armëve në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, ku u ndërrmorën projekte të financuara nga fondi Nunn-Lugar në vitin 2003.

    Ekspertët e Agjencisë së Mbrojtjes për Reduktimin e Kërcënimit, bashkëpunuan me autoritetet shqiptare dhe një kontraktues amerikan për transportimin e pajisjeve për shkatërrimin e armëve në malin ku ata ruheshin në një bunker. Senatorët Nunn dhe Lugar vizituan ambjentet e ndërtuara me një shumë 38.5 milionë dollarë, posaçërisht për shkatërrimin e 16 tonëve armë dhe materiale kimike.

    Një delegacion i Kongresit aktual dhe të mëparshëm dhe zyrtarë të tjerë amerikanë, së fundmi kanë vizituar ambjente në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe në Shqipëri ku janë shkatërruar një numër i madh armësh dhe materialesh të tjera të rrezikshme të trashëguara nga epoka e Luftës së Ftohtë.

    Delegacioni gjithashtu vizitoi ecurinë e një programi tjetër të shkatërrimit të armëve kimike në Shushi, afër Celiabinskit në Rusi. Këtu financimet e Shteteve të Bashkuara kombinohen me fonde nga Rusia, Kandaja, Norvegjia, Italia, Republika Çeke, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar për ndërtimin e ambjenteve, në të cilët do të eliminoheshin miliona koka raketash të mbushura me agjentë toksikë.

    Fondi i Shteteve të Bashkuara në vitin 1994 arrin pothuajse në 600 milionë dollarë, por programi i përgjithshëm do të përfshijë edhe 372 mijë dollarë që do të shpërndahet këtë vit. Në 15-vjetorin e programit më 29 gusht, Presidenti Bush e cilësoi këtë si një “instrument vendimtar për adresimin e njërit prej kërcënimeve me të cilin ne përballemi, rrezikun se terroristët dhe shumuesit e armëve mund të kenë akses në armët apo materialet e shkatërrimit në masë”. Ai përmendi çmontimin e sigurtë të disa uzinave të prodhimit në shkallë të gjerë të armëve biologjike dhe kimike në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, si në Uzbekistan, Gjeorgji, Kazakistan dhe Rusi.

    Ministri rus i Mbrojtjes, Jevgeni Malin, u tha ekspertëve se në qendër të Moskës, përfshirë edhe Lugar dhe Nunn-Rusia mund ta kishte bërë këtë e vetme, por do t’i merrte asaj një kohë më të gjatë dhe do të bëhej në një mënyrë më të rrezikshme.

    Nunn, i cili ndihmoi themelimin e Iniciativës joqeveritare të Kërcënimit Bërthamor pas largimit nga posti që mbante, tha se pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të kishte rrjedhje të rrezikshme të materialeve përgatitëse dhe armëve kimike. William Tobi, përfaqësuesi i Administratës së Sigurisë Kombëtare Bërthamore tha se, Shtetet e Bashkuara kanë investuar fuqimisht për t’u siguruar se arsenali bërthamor i Rusisë dhe infrastruktura “janë të sigurtë nga terroristët dhe aktorët keqbërës”.

    Malin tha se, programi ka reduktuar rrezikun e përhapjes së armëve bërthamore në disa ish-Republika Sovjetike: si në Bjellorusi, Kazakistan dhe Ukrainë, të cilat tashmë nuk kanë armë bërthamore. Kjo korrespondon me objektivat kyçe të programit:

    o Shkatërrimin e armëve bërthamore kimike dhe biologjike dhe armët e tjera të shkatërrimit në masë.

    o Transportimin, ruajtjen dhe çaktivizimin e armëve të tilla në pritje të shkatërrimit.

    o Vendosja e një roje të verifikueshme kundër shumimit të këtyre armëve, përbërësve dhe materialeve të përdorimit të tyre.

    o Parandalimi i diversifikimit të ekspertizës shkencore që mund të nxisë zhvillimin e programeve të armëve në vende të tjera.

    Financimet e programit Nunn-Lugar në 1992 u përdorën për ngritjen e Qendrës Ndërkombëtare të Teknologjisë dhe Shkencës në Moskë, që ndihmoi 58 mijë shkencëtarë të konvertojnë punën e tyre në një linjë të re. Qendra u themelua nga BE, SHBA, Japonia dhe Rusia.

    • gene
    • Posted October 10, 2007 at 5:08 PM
    • Permalink

    Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me Gjeneral Lejtnant, Roland Kather, Komandant i Komponentit Tokësor të NATO-s, në Heidelberg në Gjermani, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të stërvitjes së përbashkët “Cooperative Longbow/Lancer 07”.

    Në takim të dy palët vlerësuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut. Kryeministri Berisha dhe Gjeneral Lejtnant Kather, e cilësuan si mjaft të rëndësishme stërvitjen e përbashkët “Cooperative Longbow/Lancer 07”, e cila synon të ndihmojë ndërveprimin ndërmjet NATO-s dhe forcave partnere në kryerjen e një operacioni kompleks e dinamik.

    Kryeministri e njohu z. Kather me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për modernizimin e Forcave të Armatosura Shqiptare, për krijimin e një ushtrie të vogël, tërësisht profesioniste, të mirëpajisur dhe të mirëstërvitur.

    Gjithashtu Kryeministri e vuri theksin në mbështetjen financiare që u ka dhënë qeveria këtyre reformave duke veçuar rritjen e buxhetit për Forcat e Armatosura me 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në vitin 2008.

    Nga ana e tij, Gjeneral Lejtnant, Roland Kather, pasi falënderoi Kryeministrin Berisha për pritjen, shprehu vlerësimin e tij për arritjet e reformave në Shqipëri. “Jam i impresionuar me ndryshimet rrënjësore që janë bërë në Shqipëri dhe zhvillimin e madh që ka marrë vendi”, tha Komandanti i Komponentit Tokësor të NATO-s, Roland Kather.

    Gjithashtu Gjeneral Lejtnant, Roland Kather vlerësoi nivelin e lartë të përgatitjes të ushtarakëve në Shqipëri, dhe profesionalizmin e tyre, të demonstruar gjatë stërvitjes “Cooperative Longbow/Lancer 07”. Kjo stërvitje është një nga aktivitetet kryesore të NATO-s që zhvillohet në Shqipëri për vitin 2007. Stërvitja është një mesazh i angazhimit serioz të vendit, që do t`u shërbejë oficerëve dhe nënoficerëve shqiptarë për familjarizimin me metodat e punës në shtabe në një ambient shumëkombësh. Gjithashtu stërvitja në terren do të shërbejë në unifikimin e procedurave të drejtimit të trupave, në përputhje me ato ta Aleancës dhe të ndërveprimit me Aleancën.

    10/10/2007


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: