Skip navigation

LIGJ Nr.9904, datë 21.4.2008

 

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8417, DATË 21.10.1998 “KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

 

Në mbështetje të neneve 83 pika 1 dhe 177 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e më shumë se një të pestës së anëtarëve të Kuvendit,

 

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI: Read More »

 

B.Sinani

06-12-2007

GAZETA SHEKULLI 

 

Bashkitë dhe komunat e vendit gëzojnë të drejtën, pas miratimit të draftit, që të aplikojnë huamarrjen

 

“Këshilli vendos për miratimin e huasë me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij” Read More »

Topi fund pavarësisë së PresidentiT, instalohet shteti tribal i Berishës

Zeri i Popullit

 

Tiranë- Kreu i Partisë Socialiste. Edi Rama ka deklaruar dje se nuk sheh më hapësirë për reformën në Drejtësi me maxhorancën, pasi me atë që ka ndodhur dje në Kuvend për kryeprokurorin, shumica i ka mbyllur të gjithë rrugët për bashkëpunim. Sipas Edi Ramës, Presidenti Bamir Topi ka treguar edhe njëherë se nuk është një president garant i Kushtetutës, dhe një president mbi palët, por thjesht një përfaqësues i Partisë Demokratike, duke treguar edhe njëherë gjithçka është pjesë e pazarit politik të bërë për zgjedhjen e presidentit më 20 korrik të këtij viti. Ai e ka shprehur këtë deklarate në lidhje direkte telefonike me mediat nga Gjermania ku ndodhej.

Read More »

Sot presidenti topi u kthye nga brukseli, shkakroi kryprokurorin, propozoni nje kryeprokurore te re,  iku ne kroaci!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Ne kohe rekord parlamenti emeroi kryeprokuroren e re Ina Rama me 83 vota.

Presidenti Bamir Topi ka propozuar per kete post nje gjyqtare te Durresit. Ina Rama eshte kandidatura e Presidentit ne vend te Theodhori Sollakut

Presidenti Bamir Topi firmos shkarkimin e kryeprokurorit Thedhori Sollaku dhe zgjedh emrin e ri per kete detyre. Dekretimi i shkarkimit kete paradite erdhi menjehere pas nje takimi qe pati mengjesin e sotem Presidenti me kryeministrin Sali Berisha. Pasi nje diskutimi koke me koke per emrin e Prokurorit te Pergjithshem, Presidenti Bamir Topi ka propozuar per kete post nje gjyqtare te Krimeve te Renda ne qytetin e Durresit. Ina Rama eshte kandidatura e Presidentit ne vend te Theodhori Sollakut. Propozimi u be i ditur nga keshilltari i kreut te shtetit, Artur Metani. Dekreti per shkarkim dhe propozimi do te kalojnee per votim ne parlament dhe ne rast se ligjvenesit e votojne, Ina Rama do te jete kryeprokuroja e pare femer ne Shqiperi. Dekretimi per shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem dhe propozimi i ri u bene  pak para se Presidenti te nisej per nje vizite zyrtare ne Kroaci.

Balkanweb
Dërguar më: 22/11/07

http://www.peshkupauje.com/presidenti-shkarkon-sollakun-ina-rama-kandidatja-per-kryeprokurore/2007/11/22/

Që prej 1 janarit të vitit 2008 biznesi i vogël do të realizojë të njëjta procedura si biznesi i madh, në pagimin e taksave. Biznesi i vogël do të detyrohet të mbajë bilanc financiar, për të vërtetuar në fund të vitit të ardhurat dhe shpenzimet. Tatimi do të jetë 10% e fitimit, por shpenzimet e bëra për paga apo pagesa do të njihen vetëm nëpërmjet bankave.

Read More »

Rruga Rrëshen-Kalimash, të gjitha kulisat në qeveri dhe prokurori

Habjon Hasani
Fillimi i hetimeve i asaj që quhet “dosja e rrugës Rrëshen-Kalimash” shënohet në mars të vitit 2007, kur një relacion i zyrës së shtypit të Prokurorisë së Përgjithshme, bazuar në një artikull të revistës “MAPO”, i titulluar “Buzëqeshja 45 miliardë”, i dorëzohet kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Ky i fundit, porsa njihet me materialin, urdhëron fillimin urgjent të hetimeve dhe ia lë në dorë çështjen Prokurorisë së Rrethit Tiranë. Në media u denoncua ai që u cilësua si “Buxheti i Tretë”. Read More »

 

http://www.legjislacionishqiptar.gov.al/doc.jsp?doc=docs/Vendim%20Nr%20463%20Dat%C3%AB%2005-07-2006.htm 

 

 

Read More »

Projekti i ri i ligjit “Për

Procedurat Tatimore dhe Administratën

 

 

Tatimore” është

hedhur së fundi në tavolinë nga

Ministria e Financave. Read More »

http://www.peshkupauje.com/erion-veliaj-terhiqet-nga-mjaft/2007/08/01/

Nuk ka shqiptar që kur dëgjon fjalën “MJAFT!” të mos nënkuptojë Erion Veliajn, e kur dëgjon Erion Veliaj të nënkuptojë “MJAFT!”. Po si i bëhet halli nëse ky djalosh “trendy” dhe i aksioneve spektakolare që na i pa syri në këto 4 vjet, një ditë të bukur i bën një ciao-ciao kësaj lëvizjeje që e lëvizi mirë politikën?!

Read More »

Kushtetuta, vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe çështja “Sollaku”

 

Read More »

Bode zbardh skemën e faljes së borxheve

Qeveria do falë gjobat dhe interesat e detyrimeve të prapambetura

 

Ministria e Financave ka zbardhur një pjesë të skemës që fal borxhin e akumuluar ndaj tatimeve dhe doganave. Vetë ministri i Financave, Ridvan Bode, pohoi jashtë kamerave se nisma që do të ndërmarrë synon të falë të gjitha gjobat dhe interesat e borxhit të prapambetur që bizneset i kanë shtetit. Në total, shuma e borxhit është 44 miliardë lekë, prej të cilave 35 miliardë janë gjoba dhe interesa. Por për disa kompani që tatimet e kanë pothuajse të pamundur për t‘i identifikuar, të cilat kanë bërë transaksione fiktive, parashikohet të falet edhe vetë detyrimi. Kjo nismë e ndërmarrë nga kreu i Financave diktohet nga projektligji i ri për procedurat tatimore. Ky projektligj nuk lejon më shuarjen e borxhit, siç ka ndodhur më parë ku një individ që kishte aksione në një shoqëri debitore ndaj tatimeve mund ta mbyllte atë për të hapur një tjetër. Projektligji i ri, e mbart borxhin e aksionerëve edhe në qoftë se këta mbyllin shoqërinë debitore për të hapur një tjetër duke ia transferuar detyrimet që kanë ndaj shtetit edhe te shoqëria e re. Kjo e ka detyruar Ministrinë e Financave që t‘i propozojë qeverisë projektin për një falje masive të detyrimeve të prapambetura, që do të thotë bërjen zero në llogarinë e shtetit të borxheve që nuk mund të mblidhen më. Në këtë pikë do të jetë Kuvendi i Shqipërisë, ai i cili do të japë vendimin e fundit, për këtë amnisti, e cila sipas ministrit të Financave është thuajse e detyruar.

 

gazeta shqip

Marr shkas  nga deklarata BOMBASTIKE  e njerit prej eksponenteve te opozites shqipetare te harxhoj disa bit ketu.

E kam fjalen per ish kreun e propagandes se partise socialiste Erion Brace. Ne fakt i konsideroja te imunizuar te majtet shqipetare nga semundja e histerise pseudo patriotike qe shohim te shperndahet me bollek ne teatrin politik keto dite te rilindjes pasverore.

Praktikisht, deputeti Brace AKUZOI qeverine shqiptare se ndryshimi i projektit te rruges Durres-Kukes ulte cilesine e saj (shpejtesine mesatare te pershkimit) dhe se kjo sillte avantazhe per korridorin 10 apo, sic e quajti,(nese nuk gaboj) ate Greko-Serb apo dicka te ngjashme. Pavaresisht fjaleve te vecanta qe u perdoren ne kete deklarate kuptimi ishte mjaft i qarte dhe akuza ishte ajo qe rendom degjojme te vije nga altoparlantet prane veshit te djathte: TRADHETI NDAJ ATDHEUT!!!!!!!!!!

Nuk mund te mos mirekuptojme nevojen e politikes per te perdorur edhe armen e patriotizmit ne retoriken e perditshme dhe mund te themi se deri diku kjo i ben mire kombit pasi na kujton se atdhedashuria eshte nje vlere pozitive qe nuk mund te vihet ne dyshim POOOOOOOOOOOOOOOR, si thote populli: “gjella me kripe e kripa me karar”

 (qe te vazhdojme me alegorine popullore) Kosova dhe kombi shqiptar ne pergjithesi do te jene se shpejti ne dore te nje kadiokrikurgu per shkak te artereoskelozes qe na ka pllakosur prej dekadash dhe perdorimi i tepert i kripes jo vetem na prish shijen por na rrezikon edhe jeten.

Mendoni se cfare demi i bejne politikanet shqipetare kosoves cdo here qe akuzojne gjysmen e shqiperise (aq sa perfaqeson ne fakt kundershtari politik) se nuk duan pavaresine e kosoves apo se perpiqen ta demtojne apo apo apo … !!!!!

Mendo per nje cast cfare rrethi vicioz qe krijohet. Sa here qe dikush akuzuohet, akuzuesi behet demtues dhe meriton te akuzohet  e pastaj me rradhe ne pafundesi ne dem te kosovareve. Dhe nuk po flas ketu fare per vlera ideale patriotike por per nje nevoje jetesore te kosovareve, PAVARESINE.

 Cdo here qe nje force politike shtyn ne llogoren “antipatriotike” nje tjeter force politike ne shqiperi, kosova peson nje goditje qe mund te kushtoje shtenjte (jo se shqiperia nuk ka demtime) dhe po te llogarisesh qe keto akuza rendom kane si efekt anesor nje ksenofobi histerike, demi amplifikohet.

Partia Socialiste angazhohet që së bashku me aleatët, të rrisë luftën e saj opozitare në sallën e Kuvendit. Read More »

Pritet se shpejti diskutimi i hetimit te ish ministrit Basha nga prokuroria shqipetare per dyshimin e vjedhjes se shumave marramendese ne tenderimin e rruges rreshen-kalimash. Ne fakt eshte kaluar faza e dyshimeve te pergjithshme dhe akuzat duket se kane marre forme konkrete. Edhe vete Lulezim Basha ka pranuar se fundmi disa prej fakteve te paraqitur nga prokuroria (psh, lidhja e kontrates pa nje projekt) por ka sqaruar se nuk perbejne ndonje shkelje.

Meqenese deputeti Basha (aktualisht minister i jashtem ne nje moment teper delikat per kosoven) gezon imunitetin parlamentar, po afron dita kur debati do te kaloje nga zyrat e gjyqesorit ne ato te legjislativit dhe mund te parashikojme se debati politik do te ndizet e mund te shkaktoje me shume deme se zjarret e kesaj vere ne pyjet tona.

Mbase ka ardhur koha kur sejcili nga ne (zgjedhesit, votuesit, sovranet) te filloje te zgjedhe nje pozicion te qarte ne lidhje me problemet qe shtrohen:

1- A duhet te lejohet prokuroria te hetoje mbi deputetin Basha?

2- A eshte e udhes sot qe deputeti Lulezim Basha te vazhdoje te udheheqe politiken e jashtme te shqiperise?

Pas luftes ideologjike idioteske …

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=17336

Kooperativizimi, për 2007-n do të bashkohen 1000 ha tokë

Silvana Sinaj

Ka qenë vetë ministri Gjana që gjatë lançimit të programit për vitin 2007 nga kjo ministri. Brenda vitit ministria pritet të bëjë gati projekligjin për rikthimin e kooperativave të moderura, me qëllim që të krijohet e para kooperativë josocialiste, por kooperativë e standardeve bujqësore europiane në këtë zonë të njohur të prodhimit të perimeve.

Synimi, sipas Jemin Gjanës, ministër i Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, “do të jetë për ta bërë këtë kooperativë me 1000 ha tokë si një shembull që duhet të paraprijë erën e re në kooperativizimin e bujqësisë”.
Me krijimin e kooperativave, këto të fundit mund të kenë më shumë lehtësi në marrjen e granteve dhe do të mund të përfitojnë edhe në shumë drejtime. Për krijimin e tyre, nuk është e domosdoshme ndihma financiare, mjafton vullneti mes fermerëve dhe qartësia e asaj çfarë duan të bëjnë.
Krijimi i kooperativave, aq i përfolur nga ekspertët e Ministrisë së Bujqësisë kohët e fundit, është i mundur, por problemet që mund të hasen gjatë rrugës janë të shumta.
Problemet
Specialistët e kësaj ministrie thonë se kooperimi mes fermerëve është rrugëzgjidhja e vetme për të ngjallur bujqësinë shqiptare dhe për të nxjerrë në treg 80 për qind të fermerëve aktualisht të pamundur. Ndërsa ekspertët e bujqësisë jashtë ministrisë shohin me skepticizëm shumë aspekte që lidhen me kooperativat. Megjithë opinionet e veçanta për problemet dhe pengesat ku mund të haset ky proces, ata janë të një mendimi të përbashkët: krijimi i kooperativave nuk duhet udhëhequr nga strukturat shtetërore. Kjo, si për eksperiencën e hidhur nga e kaluara, edhe për mosfunksionimin me imponim të tyre.
Për këtë theksojnë vazhdimisht se kooperativat e sotme konsistojnë në bashkimin e tokave e pajisjeve me të cilat mund të punohet, me qëllim që të ulet kostoja e punës për të njëjtin rendiment.
Që një dynym tokë nuk mund të prodhojë për të tregtuar por as për të përmbushur nevojat familjare, këtë fermeri shqiptar duket se e ka kuptuar. Disa prej tyre i janë vënë punës dhe tashmë po mbledhin rezultatet.
Shembulli
Një minikooperativë prej 150 ha tokë të mbjella me perime në Divjakë të Lushnjës furnizon grosistët e kryeqytetit. Në Zejmen të Lezhës familjet kanë bashkuar vullnetarisht 80 hektarë tokë, gjysma e së cilës është vreshtë, nga e cila prodhojnë verën “Kallmet”, e cila gjendet sot në treg. Megjithë këto raste të pakëta suksesi në 220 shoqata të bashkëpunimit reciprok (ose kooperativa të vogla), panorama e tokës bujqësore shqiptare është ajo e copëzimit ë tejskajshëm. Rreth 400 mijë hektarë tokë bujqësore janë të ndara në ferma mesatare të përmasave 1.2 hektarë. Në shumë raste, një fermë është e ndarë në 3 – 4 parcela. Një copëzim i tillë mban në nivele të ulëta prodhimin, megjithëse bujqësia shqiptare ( ndihmuar nga niveli i ulët i prodhimit në fushën e industrisë ) jep më shumë se një të pestën e Prodhimit të Përgjithshëm në Vend (GDP). Krahasuar me fusha të tjera të ekonomisë, në bujqësi investimet publike vazhdojnë të jenë të pakta, me vetëm 6.5 euro për dynym tokë.

“Ideja e mirë po varet nga menaxhimi i financimeve”

Ismail Beka, drejtor i Programit të Zhvillimit Ekonomik, GTZ

Nga kush duhet të merren iniciativat dhe çfarë duhet bërë konkretisht për të patur sukses?

Iniciativat duhen marrë nga fermerët dhe vetëm nga ata që e ndiejnë nevojën për një bashkim të tillë kur kanë besim te njëri-tjetri. Në asnjë rast nuk mund të flitet për bashkëpunime të grupeve të mëdha. Problemi më i madh është transparenca financiare, veçanërisht për të financuar së bashku apo për të patur marrëdhënie financiare në grup.
Shumë mirë që politika duket aktive në trajtimin e çështjes së kooperimit, por duhet të jemi të kujdesshëm deri në çfarë mase politika e ndihmon procesin. Asnjë gjë që duket me aksion nuk mund të funksionojë. Në çdo rast, duhet të ruhemi nga vendimet dhe përpjekjet politike për ta udhëhequr nga struktura shtetërore një proces të tillë.

Si duhet krijuar raporti mes ngritjes së një kooperative dhe ndihmës ekonomike, apo asistencës?

Përvoja edhe shqiptare na ka mësuar që duhet të jemi shumë të kujdesshëm nga kondicionimet, pasi është vërejtur një problem i tillë. Në disa projekte, veçanërisht në bujqësi, si rehabilitimi i ujitje-kullim, pyjet etj. është financuar asistencë teknike, që lidhet me krijimin dhe mbështetjen e shoqatave të fermerëve. Kjo është një gjë e mirë dhe e rëndësishme, por fakti që financimi i investimeve u kondicionua me krijimin paraprak të shoqatave çoi në krijimin e më shumë se 200 shoqatave të tilla, shumica prej të cilave kanë vetëm anën formale të regjistruar dhe jo një veprimtari të suksesshme e të qëndrueshme ekonomike të saj.
Kjo do të thotë se duhet të jemi të kujdesshëm, sepse nëse dikush do të prezantojë një projekt ku investimi ose grantet e mundshme qofshin këto edhe nga buxheti i shtetit do të kërkonte ekzistencën patjetër të cooperatives, atëherë do të kishim regjistrime fiktive që sapo të mbaronte projekti do të shpërbëheshin ose do të ndërprisnim veprimtarinë kooperativë.

6 Shtator 2007

During September 2007, the British author Robin Hanbury-Tenison and his wife, Louella, will be riding Albanian horses from Thethi in the Shala Valley south through Albania to the Greek border at Gline.  They are doing this to gather material for a major book and film about Albania, which will help to promote a good image of the country and further tourism of the same kind.


 

They have their own backup vehicle, a Toyota Landcruiser, and Albanian support crew and they will be camping each night.  They will, therefore, be self-sufficient, but they will be very grateful for advice and help along the way.  They have good maps, but local information about tracks away from main roads and suitable for horses will be very useful to them.


 

Mickey Grant, the American Director and Cameraman, who is making the film, will be traveling in the Landcruiser and recording their journey, as well as local sights.


 

Robin and Louella have ridden horses long distances many times before and written books about riding across France, along the Great Wall of China and across New Zealand and Spain.  This time, their route will take them through the Valbona gorge, past Kukёs, the Lura National Park, Librazhd, Voskopojё, Tepelene, and Girokastёr.


 

They would like to thank all the Albanians from whom they have already received so much hospitality and kindness.  They hope to repay it by telling the world what a wonderful place Albania is.

http://www.balkanweb.com/sitev4/newsadmin/video1.php?id=8607

http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=8607

Bilanci i Ministrisë së Mjedisit: Ja sipërfaqet e pyjeve te djegura

Shaban Sulçe
Numri i zjarreve dhe sipërfaqeve të djegura në pyjet shqiptare gjatë këtij viti ka qenë dhjetë herë më i madh në krahasim me dy vjet më parë. Bilanci negativ është pohuar nga përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit, të cilët tashmë po bëjnë përllogaritjet përfundimtare të dëmeve që shkaktoi katastrofa e zjarreve e kësaj vere. Nëse në vitin 2005 numri i zjarreve të rëna në pyje mesatarisht arrinte shifrën 174 dhe sipërfaqja e pyjeve të djegura 1040 hektarë, dy vjet më pas këto shifra janë dhjetëfishuar: numri i zjarreve të rëna në pyje kap shifrën 1036, ndërsa sipërfaqja pyjore e djegur është 13200 hektarë. Ndërsa situata e zjarreve është duke u përmirësuar disi si rezultat i ndërhyrjeve të strukturave të angazhuara, por edhe për shkak të uljes së temperaturave, bilancet paraprake tregojnë se të gjitha rrethet e territorit të vendit kanë pësuar zjarre dhe dëmtime të sipërfaqeve pyjore që ndodhen në to. Në këtë aspekt më i dëmtuari mbetet rrethi i Dibrës, ku sipërfaqja e pyjeve të djegura arrin në 372 hektarë. Dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në djegien e sipërfaqeve të kullotave ku në rrethin e Tropojës janë kthyer tashme në djerrë 1200 hektarë kullota. Gazeta “Albania” boton dokumentin ekskluziv të siguruar nga burime pranë Ministrisë së Mjedisit, i cili bën fjalë për bilancin paraprak të dëmeve të shkaktuara nga situata e pazakontë e zjarreve në Shqipëri gjatë kësaj vere.

Veriu më shumë raste zjarresh

Veriu i vendit duket se e ka vuajtur më shumë rënien e zjarreve në hapësirat pyjore. Sipas të dhënave paraprake, rrethi i Pukës është më problematiku, pasi në të numërohen rreth 74 raste zjarresh në pyje. Por mbrapa nuk mbeten as rrethe të tjera si Dibra (68 raste), Kukësi (34 raste), Malësi e Madhe (45), Mirditë (39), Bulqizë (41) dhe Tropojë 48 raste zjarresh në pyje. Një numër jo i vogël i zjarreve është shënuar edhe në rrethin e Tiranës, plot 31 raste, ndërkohë që në pjesën jugore të vendit, rekordin negativ e mban rrethi i Gjirokastrës me 29 raste zjarresh, pasuar nga Vlora 22 raste, Tepelena 16 dhe Saranda së bashku me Pogradecin 14 raste. Një numër i konsiderueshëm zjarresh janë shënuar edhe në pyjet e rretheve Lezhë (32 raste), Librazhd (32), Korçë 12 dhe Kolonjë 11.
Më të pakta kanë qenë rastet e zjarreve në kullota, ku deri tani janë shënuar 12 raste në rrethin e Tropojës, 7 në Delvinë, 5 në Berat, 4 në Skrapar etj. Ndërkohë, në rrethin e Mallakastrës dhe në atë të Kuçovës nuk është regjistruar asnjë rast zjarri në hapësirat pyjore. Në total sipas përgjegjësit të sektorit të Policisë Pyjore në Ministrinë e Mjedisit, Agron Gaxho, numri i zjarreve të rëna gjatë kësaj vere ka arritur në shifrën 1036 raste, nga të cilat 980 në pyje dhe 56 në kullota.

Sipërfaqet e djegura

Rrethi i Dibrës, përsa i përket numrit të zjarreve klasifikohet në krye të renditjes. Sipas bilancit të nxjerrë nga përfaqësuesit e Policisë Pyjore, rezulton se në këtë rreth është shënuar edhe dëmi më i madh, ku janë djegur 372 hektarë pyje. Bilanc negativ kanë shënuar edhe rrethet Korçë dhe Kolonjë, pavarësisht numrit të pakët të zjarreve të rëna. Në rrethin e Korçës janë djegur 340 hektarë pyje, ndërsa në atë të Kolonjës 310 hektarë. Djegie të sipërfaqeve të konsiderueshme të pyjeve janë shënuar edhe në rrethet Kukës (335 hektarë), Malësi e Madhe (125 ha), Pogradec (130 hektarë), Pukë (151 hektarë) dhe Shkodër 105 hektarë. Bilanci nuk ka qenë aspak pozitiv edhe për rrethe të tilla si Bulqiza 64 hektarë pyje të djegura, Gramshi 24 hektarë, Hasi (43.9 ha), Lezha (30.1 ha), Mati (27.2 ha), Mirdita (70 ha), Skrapari (87 ha), Tropoja (80 ha) dhe Vlora (88.5 ha). Dëme janë shënuar edhe në djegien e kullotave, ku vetëm në rrethin e Delvinës janë djegur 539 hektarë kullota, në Dibër 145 hektarë, në Kukës 375 hektarë kullota të djegura, Sarandë 500 hektarë, Tepelenë 315 dhe në Tropojë 1200 hektarë kullota. Ndërkohë, përgjegjësi i sektorit të Policisë Pyjore, Agron Gaxho, dy ditë më parë, në një intervistë për gazetën “Albania”, deklaroi bilancin paraprak, në të cilën bëhej fjalë se në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë janë regjistruar “13200 hektarë pyje të djegura, nga të cilat 1100 ha kanë qenë pyje të larta, 3050 pyje të ulëta e shkurre, si dhe 4500 hektarë kullota”.

Dëmet financiare

Në fakt ende nuk ka një të dhënë përfundimtare për dëmet që janë shkaktuar nga zjarret në pyjet dhe në kullota. Llogaritjet paraprake bëjnë fjalë për një dëm prej 880 milionë lekësh, por sipas përgjegjësit të Policisë Pyjore në Ministrinë e Mjedisit, Agron Gaxho, kjo shifër do të jetë disa herë më e madhe pas kryerjes së bilancit përfundimtar. “Nga të dhënat e para dëmi financiar i shkaktuar përllogaritet në shumën e 882 milionë lekëve, por kjo shumë pritet të jetë edhe më e madhe, pasi janë analizuar vetëm të dhënat paraprake, ndërkohë që shuma përfundimtare do të nxirret pas fikjes së të gjitha zjarreve dhe kryerjes së bilancit përfundimtar”, – ka deklaruar Gaxho. Ndërkohë, nga të dhënat që ofrohen në tabelën e mëposhtme rezulton se dëmet më të mëdha financiare si rezultat i zjarreve në pyje dhe në kullota janë shkaktuar në rrethin e Shkodrës. Dëme të mëdha financiare janë shkaktuar edhe në rrethet Korçë, Berat, Dibër, Kukës, Mirditë, Pukë, Tropojë dhe Vlorë. Për fikjen e zjarreve, qeveria akordoi një fond, që do të përdorej nga strukturat e posaçme që do të angazhoheshin në këtë drejtim. Në pasqyrën e përgatitur nga ekspertët e Ministrisë rezulton se për rrethet Delvinë, Devoll, Kolonjë, Korçë, Kukës, Librazhd, Pogradec dhe Shkodër janë nevojitur shpenzime më të mëdha në operacionet për fikjen e vatrave të zjarrit.

Shkaqet

Nga të dhënat e deritanishme rezulton se tre janë shkaqet kryesore të rënieve të zjarreve në sipërfaqet pyjore. Së pari shkaqet e qëllimshme. Këto janë shkaktuar si rezultat i konflikteve të pronësisë, trajtimit tradicional të sipërfaqeve bujqësore e kullotave me anë të djegieve, si rezultat i reagimeve ndaj vendimeve që merr Policia Pyjore në mbrojtje të pasurisë pyjore dhe në zbatim të legjislacionit përkatës. Shkaku i dytë është i lidhur me neglizhencën, ku zjarret janë shkaktuar nga pakujdesia e barinjve apo udhëtarëve, të cilët kanë hedhur bishta cigaresh apo kanë harruar të shuajnë zjarret e vogla që kanë ndezur gjatë qëndrimit në pyll. Ndërsa kategoria e tretë e këtyre shkaqeve është e lidhur me shkaqet aksidentale.

Shkurt, situata e zjarreve
Rrezikohet jeta e zjarrfikësve, digjen 60 hektarë kullota në Vlorë

VLORË – Një zjarr i madh ka rënë dje në mesditë rreth orës 15 në fshatin Peshkëpi, duke djegur rreth 60 hektarë kullota si dhe disa pemë e frutore të ndryshme, ndërkohë që flakët e mëdha kanë rrezikuar dhe disa punonjës të repartit zjarrfikës, të cilët janë rrethuar nga flakët e shumta që u përhapën si pasojë dhe të erës së fortë që favorizoi zjarrin në përhapjen e shpejtë. Në drejtim të zonës kanë mbërritur për të dhënë ndihmën e shpejtë banorët e fshatit si dhe një ambulancë e ardhur nga Selenica. Pesë punonjësit zjarrfikës kanë pasur mungesë oksigjeni, duke rrezikuar vdekjen nga asfiksia. Menjëherë është njoftuar stacioni zjarrfikës i Vlorës, i cili ka dërguar në fshatin Peshkëpi rreth 35 efektiva të saj si dhe 3 mjete zjarrfikëse. Po ashtu, janë angazhuar edhe rreth 40 banorë të fshatit Peshkëpi. Flakët janë afruar në një distancë deri në 5 metra me shtëpitë e banimit. Pas rreth 4 orë luftë është bërë e mundur shuarja e flakëve. Prej disa ditësh janë konstatuar shumë vatra zjarri, të cilat, sipas burimeve policore, janë vënë qëllimisht nga banorët e zonës për efekt të krijimit të tokave të reja. Policia po punon për kapjen e autorëve.

E.M

Tabela

Rrethet Numri i zjarreve Sipërfaqja e djegur Vlera e dëmit Fonde
Pyje Kullota Pyje Kullota 000/lek të harxhuara

Berat 7 5 22.9 92.4 14945.5 205.59

Bulqizë 41 64 12974 620

Delvinë 4 7 21 539 644 373.2

Devoll 8 14.5

Dibër 68 372 145 192567 1228.86

Durrës 5 1.024

Elbasan 4 1.5 342 61.552

Fier 6 4.1 2.038 65.8

Gramsh 11 24 602 270

Gjirokastër 29 6.5 25 5.375 450

Has 26 2 43.9 41 238 263

Kavajë 5 12.1 1000 72.3

Kolonjë 11 310 5106 500

Korçë 12 1 340 4.5 200000 200

Krujë 5

Kuçovë

Kukës 34 335 375 179104 1135

Kurbin 3 1.5 1575 150

Lezhë 32 30.1 83 9159 675

Librazhd 32 20 500 411.5

Lushnjë 4 1.4 172 60

M. Madhe 45 125 93 9800 700

Mallakastër

Mat 18 27.2 9054 1534

Mirditë 39 70 11160 1147

Peqin 2 5 134 31

Përmet 3 9.5 1205 150

Pogradec 14 130 4400 340

Pukë 74 151 93372 2344.455

Sarandë 14 10 500 500 100

Skrapar 8 4 87 9317 80

Shkodër 20 105 1500000 1500

Tepelenë 16 3 85.8 315 6240 500

Tiranë 31 21.6 405 497.311

Tropojë 48 12 80 1200 11192 706

Vlorë 22 88.5 76 1072.5 645

Totali: 701 34 2620.1 3488.9 2276787.413 17017.942

Dhjetëra shtëpi në rrezik nga zjarret në Ishëm

DURRËS – Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë prej paradites së të martës kodrën e fshatit Draç, rreth 40 km në veri të qytetit të Durrësit, duke rrezikuar dhjetëra banesa që ndodhen aty pranë. Burime zyrtare të policisë lokale thanë se “dhjetëra forca të policisë si dhe mjete e forca zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për lokalizimin e flakëve”. Sipas burimeve nga vendngjarja, zjarri, që ndihmohet edhe nga era e fortë, po rrezikon ende disa banesa të fshatarëve të kësaj zone të komunës së Ishmit. Kjo zonë ndodhet shumë pranë detit, në zonën e Shën Pjetrit, gjë që ka ndikuar në erërat e shumta që fryjnë në këtë periudhë. “Banorët janë bashkuar me forcat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve”, – thanë burimet. Vetëm gjatë katër ditëve të fundit flakët e zjarreve kanë dëmtuar 25 ha vreshta në Jubë, si dhe dhjetëra rrënjë ullinj në komunën e Manzës.

M. B

Denoncohet endacaku, dyshohet për vënie zjarresh

BERAT- Vërtitja për disa ditë me radhë nëpër qytetin e Beratit e një endacaku ka ngjallur dyshime tek banorët vendas, të cilët më pas e kanë denoncuar si zjarrvënës në polici. Burimet e komisariatit të qytetit bëjnë të ditur se dje është ndaluar shtetasi Shpëtim Lutemuça, banor i qytetit të Elbasanit, pasi dyshohet se është autor i vënies së tre zjarreve në Kodrat e Kalasë. Pas ndalimit të 25-vjeçarit mëngjesin e djeshëm, endacak, atij i janë gjetur shkrepëse dhe çakmakë në xhep, por ende nuk kanë asnjë fakt konkret ndaj tij. Ndërsa vetë Lutemuça është shprehur për ekspertët hetimorë se nuk kishte asnjë lidhje me vënien e zjarreve, por ishte endur nëpër lagje për të lypur. Ndërkohë që policia po vazhdon hetimet për të zbuluar nëse endacaku 25-vjeçar është “piroman”, ashtu siç dyshojnë banorët e qytetit, apo jo.

E. P

Shkrumbohet banesa, dyshime te shkëndija elektrike

TROPOJË – Dora e njeriut, apo shkëndija elektrike? Kjo është dilema që ka ngjallur djegia e një banese mbrëmjen e së hënës. Ka qenë ora 22:00 kur një zjarr i menjëhershëm ka përfshirë banesën e shtetasit Ndue Frroku në fshatin Cërnicë, e cili ndodhet 10 kilometra larg qytetit të Bajram Currit. Menjëherë ka shkuar zjarrfikësja dhe disa forca policie për shuarjen e zjarrit, i cili është bërë vetëm pasi është djegur më shumë se gjysma e shtëpisë. Burimet e policisë thanë se dëmtime në njerëz nuk ka pasur, por vetëm dëme materiale. Shkaku i rënies së zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike në rrjetin shpërndarës të shtëpisë. Në qarkun e Kukësit, në harkun kohor të 24 orëve të fundit, ky është rasti i dytë djegies së banesave. Dy ditë më parë zjarri dogji plotësisht banesën dykatëshe me katër dhoma të Hajdar Jakut në Nikoliq të Hasit.

5 Shtator 2007

gazeta ALBANIA

Autostrada Durrës-Kukës, sëmuren 270 punëtorë turq

Eglantina Bardhi

04-09-2007

Sipas specialistëve të ISHP-së punëtorët turq nuk u janë përshtatur kushteve klimaterike. Ishin me temperaturë të lartëPunëtorët e ardhur nga Turqia për rregullimin e autostradës Durrës-Kukës janë sëmurë në mënyrë masive. Plot 270 punëtorë janë sëmurë duke ndërprerë punën të paktën për 3 ditë. Shkak për këtë është bërë infektimi nga një tip virozë që ndodhet në ajër, të cilën turqit nuk e kanë përballuar. Këtë e pohojnë specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, të cilët e kanë ndjekur ngjarjen në terren. Gjithashtu, ata pohojnë se punëtorët turq janë futur në vendin tonë jashtë çdo rregulloreje, pasi nuk kanë pasur me vete asnjë dokument mjekësor, për të cilat çdo shtet i zbaton me korrektësi. “Punëtorët ishin të pa pajisur me dokument mjekësor, gjë që duhet t’i ketë çdo punëtor që futet në një territor të huaj për të punuar”,- pohon specialisti i ISHP-së që ka ndjekur rastin në terren, Dritan Simaku.

Sëmundja

Në kampin e Repsit, ku janë të vendosur punëtorët e ardhur nga Turqia për të punuar në autostradën Durrës-Kukës kanë ndërprerë punë për 3 ditë pasi janë sëmurë. “Temperaturë dhe këputje trupore kanë pasur të gjithë të sëmurët, të cilët për disa ditë janë pajisur me raport mjekësor, pasi nuk kanë mundur të punojnë”,- pohon specialisti Dritan Simaku. Sëmundja e shumicës së punëtorëve turq, sipas tij, ka ndodhur pikërisht në datat 27-28 dhe 29 gusht, dhe gjendja e tyre shëndetësore ka qenë e rënduar. “Tashmë situata pothuajse është normalizuar, por ne do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta”,- pohon specialisti Dritan Simaku. Sipas tij, një tip virozë respiratorë, që kap rrugët e frymëmarrjes, ka sjellë edhe sëmundjen tek punëtorët e ardhur nga Turqia. Gjithashtu specialistët e ISHP-së pohuan, se nga analizat që kanë bërë rezultoi se gjysma e tyre janë me streptokok (lloj mikrobi në fyt). “Zakonisht kjo u ndodh atyre që transferohen nga një shtet në tjetrin, pasi nuk iu përshtaten ndryshimeve klimaterike që pësojnë kur transferohen”,- pohojnë specialistët, duke shtuar se punëtorët shqiptarë nuk kanë pësuar sëmundje. Ndërkohë ata theksuan se situata do të mbahet në survejim, pasi mund të shfaqen përsëri probleme të tilla. Të ndodhur në këto kushte, punëtorët turq, në vend që të përfitojnë para nga firma ndërtuese e autostradës Durrës-Kukës, si fillim kanë përfituar sëmundje.

Punëtorët ilegalë

Nëse në vende të tjera kontrolli mjekësor i çdo shtetasi të huaj është primare, kjo në vendin tonë nuk zbatohet. Madje ata mund të futen brenda territorit pa asnjë dokumentacion, që verifikon gjendjen e tyre shëndetësore. Sipas specialistëve të ISHP-së punëtorët me kombësi turke kanë hyrë në vendin tonë pa analiza, pa ekzaminime mjekësore, pa fletë shoqëruese të vaksinimit dhe pa asnjë raport mjekësor. “Sigurisht që kjo është shkelje, pasi nuk lejohet në vendet e huaja që punëtorët e huaj të futen pa këto dokumente që janë të domosdoshme”,-pohojnë specialistët e ISHP-së, të cilët theksojnë se për këtë problem janë organet kompetente që duhet të marrin masa. Ndërkohë ata theksojnë se, fakti që të huajt futen në vendin tonë pa kontroll mjekësor mund të sjellë probleme serioze edhe për shtetasit shqiptarë, dhe kjo sidomos kur kanë sëmundje infektive. “Pikërisht dokumentacioni që duhet të shoqërojë të huajt minimizon rrezikshmërinë e transmetimit të sëmundjeve nga njëri vend në tjetrin”,- pohojnë specialistët.

www.shekulli.com.al

QKR fillon aktivitetin, tashmë, regjistrimi i çdo biznesi, në një ditë dhe vetëm 100 lekë

Nga Ergys Mertiri

Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR) filloi dje aktivitetin e saj për regjistrimin e bizneseve. Kjo qendër do të bëjë të mundur tashmë regjistrimin e të gjitha bizneseve brenda një dite dhe vetëm me një ndalesë. E gjithë kjo është bërë për të lehtësuar bizneset në procedurat administrative, duke shmangur të gjitha burokracitë në marrëdhënie me shtetin për sa i përket regjistrimit, si dhe hedhjes së infromacioneve për bizneset. Qendra do të kryejë disa lloj shërbimesh, duke shkurtuar kohën dhe shpenzimet e biznesit për procedurat e regjistrimit, si dhe për grumbullimin e të dhënave. Gjithashtu, përveç kësaj, qendra do të shërbejë edhe për regjistrimin në të njëjtën kohë për qëllime tatimore, për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, si dhe për Inspektoriatin e Punës.

Read More »

http://ps.rrota.net//index.php?option=com_xevgfx&Itemid=67&func=detail&id=10

Edison Ypi
Panorama

Koka t’u çaftë mbi ndonjë shkëmb në Shkopet! Sytë të dalçin! Goja t’u thaftë! Qaf’ e këmb’ e duar e brinj’ e kocka thefsh kur një makinë do t’vij’ përballë, ndërkohë që sapo ke zbritur nga makina drejt një restoranti andej nga Klosi për t’u takuar me disa mafiozë lokalë për të bërë hesapet e hajdutllëkut të minierës së Bulqizës, duke pirë raki’ e duke qeshur si kafshë. Lëkura t’u djegt’, gjaku të vërshoftë, trupi t’u shkërmoqtë duke ta hequr zvarrë po ajo makinë nga fërkimi me anën e rrugës shkëmbore, dhe tym e hi, dhe nishan mos të mbesi….
O turi qen, o hajdut i ndyrë, o gjakpirës, o vdekjembjellës, o plehër, o trumpirë, o shpirttharë; ti o pis, ti o bastard, ti o rrugaç Read More »

Rubrika:: Ekskluzive

Armët Kimike Shqiptare, Vdekja e fshehur prapa Dajtit

Shkruan : Lorenc Vangjeli

Po Irakun pse e kemi sulmuar? Pse nuk sulmuam më parë Shqipërinë”? Pyetja ironike e gazetarit amerikan të Washington Post në pranverën e vitit 2005 merr një përgjigje drithëruese nga një oficer i Forcave të Armatosura shqiptare. “Kemi pasur 16 ton lëndë helmuese luftarake (saktësisht 16.678 kilogram). Vetëm 300 gram prej tyre, e vendosur si mbushje në një predhë, ishte e mjaftë për të zhdukur çdo formë jete në një sipërfaqe toke prej një dynym dhe do të bënte vdekjeprurës ajrin në një sipërfaqe prej një hektarësh. E imagjinoni dot se çfarë mund të ndodhte me 16 ton helmi të tillë luftarak?”, pyet sërish koloneli N. S., specialist i armës së kimisë. “Tiranën, nja 100 predha të tilla ose vetëm 30-40 kilogram nga këto tonelata, do ta shndërronin në Hiroshimë”. Read More »

Te gjitha pasurite e tre kandidateve per deputet ne Zonen 31

Shaban Sulce

Kandidati i Partise Demokratike per zgjedhjet elektorale ne Zonen 31, Edi Paloka, rezulton te jete me i pasur se rivalet e tij, Dashamir Shehi i LZHK-se dhe Luan Zhegu i PS-se. Te pakten nje gje e tille konfirmohet ne deklarimet e pasurise qe kane bere te tre kandidatet e zgjedhjeve te pjesshme te 23 shtatorit prane Inspektoratit te Larte te Deklarimit te Pasurive qe nga viti 2003. Gazeta “Albania” ka bere te mundur zbardhjen e ketyre deklaratave te pasurive, ne te cilat Paloka rezulton te jete disa here me i pasur se rivalet e tij. Ne deklaratat e pasurise se tre kandidateve per deputet te Zones 31 hasen fakte shume interesante, midis te cilave rezulton se kandidati i LZHK-se, Dashamir Shehi, ka kryer nje shtese ne apartamentin e tij, nje shtese e cila rezulton te jete pa leje dhe rrjedhimisht e pahipotekuar. Por po i pahipotekuar eshte edhe apartamenti i ri, te cilin Edi Paloka i PD-se e ka blere per shumen e 38 mije eurove. Nderkohe qe kandidati i PS-se, Luan Zhegu, edhe pse ka pasur nje page te mire, rezulton te jete nje kembesor i thjesht ne Tirane dhe pa blere minimalisht nje automjet.

Read More »