Skip navigation

Projekti i ri i ligjit “Për

Procedurat Tatimore dhe Administratën

 

 

Tatimore” është

hedhur së fundi në tavolinë nga

Ministria e Financave. Sipas

njoftimit zyrtar drafti vjen me

përkrahjen e projektit të Sfidës

së Mijëvjeçarit për Shqipërinë

dhe “ka për qëllim t’i forcojë

këto procedura e t’i bëjë më

të qarta për tatimpaguesit, në

mënyrë që rritet efikasiteti,

transparenca dhe shkalla e

përgjegjshmërisë së administratës

tatimore në Shqipëri”.

Hedhja për diskutim publik

e një projekti kaq të rëndësishëm,

i cili ishte kthyer në

domosdoshmëri, përbën një

risi, të paktën në nivelin me

të cilin është planifikuar të

diskutohet dhe të debatohet.

Ministria e Financave dhe hartuesit

e ligjit kanë planifikuar

të zhvillojnë rreth 6 tavolina

shkëmbimi mendimesh me

aktorët e interesuar, debat i cili

ka filluar tashmë. Bëhet fjalë për

një draft, që rregullon veprimtarinë

mes biznesit në vend dhe

administratës tatimore, marrëdhënie

që në më të shumtën

e rasteve ka krijuar e krijon

probleme, që lidhen sidomos

me administrimin tatimor.

Sipërmarrja shqiptare, më

shumë se sa nivelin e taksave

dhe paqëndrueshmërinë

e politikave që lidhen me to,

ka anatemuar mungesën e një

administrimi të mirëfilltë fiskal,

mungesën e profesionalizimit të

trupës fiskale dhe abuzivizmin

që ka shoqëruar zbatimin e ligjit

kur bëhet fjalë pikërisht për

politika të administrimit.

Ligji i ri vjen në momentin

e duhur, edhe për faktin se ligji

i “vjetër’ ishte tejkaluar prej

kohësh, aq sa, siç thotë kreu

 

u financave shqiptare, Ridvan

Bode, ligji ekzistues nuk kishte

më asnjë ngjashmëri me variantin

fillestar të miratimit të tij

para 15 vjetësh. Ndryshimet e

shumta të bëra në ligjin ekzistues,

në disa raste edhe shpikje

të momentit, e kishin bërë këtë

ligj pothuajse të pazbatueshëm

dhe inicues të konflikteve të vazhdueshme

mes komunitetit të

biznesit dhe administratës publike

të tatim-taksave. “Arnimet”

e ndryshme pothuajse kishin

krijuar një amalgamë nenesh e

paragrafesh që në të shumtën

e rasteve e kishin bërë “ligjin

si Maliqin”, ku mund të luaje

sipas oreksit dhe dëshirës së

inspektorit tatimor, por edhe

ku mund të abuzoje për t’i

shpëtuar detyrimeve fiskale. Me

pak fjalë vetë ligji ekzistues krijonte

kushte të favorshme për

rritjen e informalitetit, evazionit,

shmangies dhe mashtrimit

tatimor.

Formulimi i ligjit dhe praktika

e biznesit

Pozitiv është fakti që qeveria

e quan ende të paformuluar

ligjin dhe kërkon përfshirjen

në të edhe të praktikave më

të mira të sipërmarrjes vendase.

Qëllimi është i njohur,

por varet se sa ai do te merret

parasysh në përfundim të këtij

procesi. Ftesa e hapur për diskutim

publik, në fakt duhet të

ishte më e hershme, që në fazën

e hartimit dhe hedhjes në letër

të draftit. Ekspertët shqiptarë,

të biznesit dhe të ekonomisë,

duhet të ishin ftuar në tavolinën

e hartimit të ligjit, me qëllimin e

mirë të arritjes së praktikave më

të mira vendase, të kombinuara

me ato europiane. Hartuesit

e ligjit e kanë anashkaluar

këtë proces dhe e kanë parë

si më të arsyeshme të hedhin

në tavolinë një draft tërësisht

produkt të tyre. Për draftin e

ri thuhet se janë “reflektuar

eksperiencat më të mira të administratës

shqiptare por edhe

standardet e vendeve të tjera”,

ndërsa mungojnë, mesa duket,

eksperiencat e sipërmarrjes.

Nëse ato do të merren parasysh

gjatë diskutimit të hapur publik,

kjo do të jetë vetëm “gjysma e

së keqes”. Gjithsesi, pa e paragjykuar

procesin, mendojmë se

përfshirja edhe e përvojave shqiptare,

sidomos të biznesit, në

përmirësimin e administrimit

fiskal, do t’i japë vlera të reja

projektit dhe se formulimi i ri

i ligjit duhet të ketë në esencë

edhe këtë kërkesë logjike.

Eshtë koha e biznesit…

Veprimet dhe interpretimet

subjektive nga administrata

tatimore, mundësitë për të abuzuar

përmes ligjit, interpretimi i

ligji (herë pas here) në mënyrë

subjektive dhe veprimi po ashtu

në mënyrë selektive në raport

me nxjerrjen e taksave, kanë

qenë disa nga problemet që

kanë shoqëruar ekzekutimin

e ligjit të “vjetër”. Administrata

tatimore, në veçanti, por

edhe ajo fiskale, në tërësi, kanë

shfaqur anomalitë e përmendura

më sipër. Kjo tashmë

pranohet edhe nga zyrtarët e

lartë të financave, madje shkohet

edhe më tej.

 

 

About these ads

11 Comments

    • gene
    • Posted October 5, 2007 at 2:40 pm
    • Permalink

    Ministri Bode thotë hapur se “ligji, i hartuar 10
    vjet më parë nuk përmbledh në
    vetvete dhe nuk reflekton kodin
    e praktikave më të mira për një
    transparencë fiskale dhe si i tillë
    prej kohësh është shtruar nevoja
    e përmirësimeve dhe ndryshimeve”,
    apo edhe se “ligji në fuqi
    është një ligj i ndryshuar thuajse
    çdo vit…dhe këto ndryshime i
    kanë humbur ligjit koherencën
    e tij të brendshme… duke u bërë
    vetë ligji pjesë e problemit të
    administrimit fiskal”.
    Qoftë edhe ky deklarim i
    sinqertë shtron nevojën e përfshirjes
    në përmirësimin edhe
    të draftit të ri, të të gjithë mendimit
    më të mirë të sipërmarrjes,
    të biznesit vendas dhe atij
    të huaj, rezident në Shqipëri.
    Dukuritë negative të vërejtura,
    sidomos në dekadën e fundit,
    në tërë procesin e administrimit
    tatimor, duhet të pasqyrohen në
    formulimin e ri të ligjit, për t’u
    prerë rrugën atyre dhe për të
    krijuar një klimë më të favorshme
    të zhvillimit normal të
    biznesit, njëlloj si në vendet në
    të cilat tentojmë të integrohemi.
    Kësaj herë nuk mendojmë se
    do të ketë nevojë për “shpikje”
    shqiptare, të cilat nuk kanë
    munguar, por për selektim të
    përvojave më të mirë perëndimore
    dhe përshtatje koherente
    të tyre me kushtet e zhvillimit
    të ekonomisë dhe të biznesit
    në vend.
    Në këtë kontekst fjala dhe
    përvoja e ekspertizës shqiptare
    të biznesit nuk duhet të mungojë.
    Eshtë tamam koha kur
    në draft duhet të përfshihet kjo
    përvojë, me qëllim që më pas të
    mos ankohemi për abuzivizëm
    të administatës publike.
    Përcaktimet e qarta të
    detyrimeve të administratës
    tatimore por edhe të tatimpaguesve
    dhe sanksionimi i
    tyre në mënyrën më të mirë
    të mundshme në draftin e ri
    të hartuar me konsulencë të
    bollshme të perëndimorëve
    duhet të përbëjnë një imperativ
    për komunitetin e biznesit. Të
    mos harrojmë se jo më larg se
    dita e parë e vitit që vjen i tërë
    procesi i administrimit të tatimeve
    dhe taksave do të funksionojë
    mbi bazën e ligjit të ri,
    ligj që pritet shumë shpejt t’i
    lerë vendin Kodit Tatimor, një
    normë ligjore që prej kohësh
    duhet të ishte pjesë e tërë procesit
    të bashkëpunimit administratë
    tatimore-taksapagues.
    Madje drejt kësaj duhet të
    synohet për të mos i lënë
    ende hapësira qeverisjeve të
    ndryshme të ndërhyjnë sa herë
    dhe kur të duan në ndryshime
    fragmentare ligjore që, herë
    favorizojnë biznese të veçanta
    dhe, herë të tjerë penalizojnë
    pa të drejtë këto biznese.
    Ligji i ri dhe reforma
    rregullatore
    Drafti “Për Procedurat Tatimore
    dhe Administratën
    Tatimore” shkon në drejtim
    të plotësimit të kontureve të
    reformës rregullatore të ndërmarra
    nga qeveria “Berisha”.
    Madje kjo reformë duhet të
    konceptohej që në fillim si
    shumëdimesionale. Kjo reformë
    ishte konceptuar si një program
    dinamik dhe gjithëpërfshirës,
    me qëllim krijimin e një mjedisi
    rregullator tërheqës për
    investime të reja, vendase dhe të
    huaja. Ajo mbulon shtatë fusha
    kryesore: 1) taksat; 2)doganat:
    3) problemet e tokës dhe të
    lejeve të ndërtimit; 4) licensimi;
    5) sistemi administrativ i apelimit;
    6) rregjistrimi i biznesit;
    7) inspektimi i biznesit.
    Hapat e hedhura deri tani
    e bëjnë më të prekshme këtë
    reformë, nëse ajo është ballore,
    pra përfshin të gjitha fushat e
    përmendura më sipër. Ecja me
    ritëm në një drejtim, e pashoqëruar
    me reformat e tjera e
    bën të mangët tërë strategjinë
    e reformës rregullatore. Edhe
    në këtë drejtim komuniteti i
    biznesit, ekspertët dhe specialistët
    e këtij komuniteti mbetet
    të thonë me forcë fjalën e tyre,
    me qëllim krijimin e një klime
    gjithnjë e më favorizuese. Kjo
    i bën më të rëndësishme marrëdhëniet
    institucionale shtetbiznes
    dhe e vendos reformën
    rregullatore si një politikë prioritare
    jo vetëm të qeverisë,
    por edhe të biznesit. Nëse sot
    biznesi është më i ndjeshëm
    ndaj disa politikave fiskale dhe
    taksave, reforma rregullatore
    është më e rëndësishme, edhe
    pse më pak e perceptueshme,
    pasi më shumë se sa pesha e
    taksave dhe ajo fiskale, ajo që
    pengon dhe rëndon është pesha
    e burokracisë.
    Kjo është një arsye më
    shumë se përse biznesi duhet
    të mos heshtë kur në tavolinë
    janë hedhur dhe diskutohen
    konturet e ardhshme të bashkëpunimit
    administratë – biznes.
    Tani duhet të formulojmë
    më drejtpërdrejt politikat tona
    të biznesit, që të mos ankohemi
    nesër…!
    Bardhi Sejdarasi
    Drejtor i Departamentit të
    Informacionit
    Dhoma e Tregtisë dhe
    Industrisë, Tiranë

    http://www.cci.gov.al/dhoma/gazeta/numri10.pdf

    • gene
    • Posted October 5, 2007 at 2:41 pm
    • Permalink

    Biznesi: Ja vëretjet
    tona parimore

    Ministria e Financave ka
    nisur tashmë konsultimet me
    grupet e biznesit për projektin
    për Ligjin e ri të Procedurave
    Tatimore.
    Në mjediset e Hotel Tirana
    International u ngritën
    sugjerimet e para të biznesit
    për përmirësimin e tij, në
    mënyrë që të jetë pikërisht
    ky target grup,ai që të japë
    sugjerimet e duhura, para se
    projekti të shkojë për miratim
    në Kuvend. Dhe kanë ardhur
    vërejtjet e para konkrete nga
    biznesi shqiptar. Pas një konsultimi
    mes grupeve të ndryshme
    të biznesit, janë hedhur
    parimisht vërejtjet e para, pa
    kaluar në anën teknike të
    ligjit, që do të lihen pjesë të
    diskutimeve të mëpastajme.
    Ajo që doli e rëndësishme në
    takimin e parë mes përfaqësuesve
    të Ministrisë së Financave,
    që janë dhe hartuesit
    e ligjit dhe përfaqësuesve të
    biznesit, ishte fakti se tashmë
    është momenti që të ketë një
    Kod të procedurave Tatimore,
    më mirë se një ligj për
    të. Megjithatë në kuadër të
    ndryshimeve të mundshme
    në projekt, para se ai të marrë
    formën ligjore biznesmenët
    bëjnë të qartë se “ligji duhet
    të ketë të trupëzuar më mirë
    të gjitha direktivat e OE CD
    në lidhje me përcaktimet më
    të qarta të ligjit për procedurat
    tatimore që kanë të
    bëjnë me marrëdhëniet me
    taksapaguesit, aksesin që tak
    sapaguesit duhet të kenë më
    autoritetet, natyrën e shërbimit
    më shumë se sa thjesht
    mbledhjen e taksave”. Krijimi
    i Gjykatës Administrative
    shihet si një mundësi e mirë
    për biznesin, që tashmë është
    parashikuar në ligjin e ri, por
    deri në ngritjen e kësaj hallke
    ankimore biznesi qartëson se
    “është shumë e rëndësishme
    që Komisioni i Apelimit
    në Ministrinë e Financave
    të funksionojë si i tillë deri
    në momentin kur do të fillojë
    nga funksioni Gjykata
    Administrative”. Sipas tyre
    Komisioni i Apelimit në
    ministri duhet të ekzistojë për
    të mos krijuar një vakum deri
    në hapin tjetër të hapjes së
    gjykatës. Sërish në vëmendjen
    e biznesit në diskutimet për
    këtë projekt është, rregullimi
    i ligjit të Gjobave, aq i
    diskutuar dhe i debatura në
    momentin e tij në Kuvend në
    fillim të këtij viti.
    “Është shumë i rëndësishëm
    një rregullim i nenit
    138 i cili ka lidhje me Ligjin
    e Gjobave. Është tepër e
    rëndësishme që biznesit t’i
    lihet e drejta e apelimit duke
    lënë ndërkohë një garanci
    bankare ose forma të tjera
    garancie karshi autoriteteve
    tatimore. Biznesit nuk mund
    t’i kërkohet të paguajë 15 për
    qind të gjobës përpara se të
    shkojë për apelim”, thuhet në
    pretendimet e tyre.
    Një pjesë e rëndësishme eprekur ne diskutimet e para
    për projektin ishte dhe ajo e
    blerjes së kasave elektronike,
    duke kërkuar liberalizim të
    blerjes së tyre. “Të vendoset
    liberalizmi i blerjes së kasave
    elektronike në mënyrë që
    biznesi të ketë asistencën e
    nevojshme për blerjen ose
    servisin e makinës në raste
    kur ka defekte”, thuhet në
    pretendimin e biznesit duke
    shtuar se “në lidhje me këtë
    është kërkuar që të përfshihet
    në ligj që biznesi nuk mund
    të punojë në rast se prishet
    kasa regjistruese deri në momentin
    që ajo rregullohet, por
    për këtë është e nevojshme
    që parakusht të bëhet liberalizimi
    i shitjes së këtyre
    kasave dhe jo të mbetet monopol
    i një firme”. Këto ishin
    kërkesat e para konkrete të
    ngritura nga biznesi, duke
    kërkuar të jenë pjesë e ligjit
    të ri të Procedurave Tatimore,
    për të bërë kështu një funksionim
    real në marrëdhëniet
    biznes-administratë tatimore.
    Këto vërejtje dhe sugjerime
    u ngritën në takimin e parë
    mes Ministrisë së Financave
    dhe Dhomës së Amerikane të
    Tregtisë, të cilët organizuan
    tryezën e parë, nga 6 të tilla
    që janë parashikuar të mbahen
    me qëllim mbledhjen e
    komenteve dhe sugjerimeve
    të përfaqësuesve të bizneseve
    për t’i reflektuar ato në projektligjin
    e ri.
    E. Prenga

    • gene
    • Posted October 5, 2007 at 2:48 pm
    • Permalink

    Ridvan Bode
    Ministër i Financave
    Ky projekt, përbën një moment
    tepër të rëndësishëm në
    administrimin e taksave dhe
    tatimeve në Republikën e Shqipërisë,
    së pari sepse ligji aktual i
    hartuar rreth 10 vjet më parë nuk
    reflekton dhe nuk ka mundur të
    reflektojë të gjithë atë eksperiencë
    që është përfituar gjatë kësaj
    periudhe, këto ndryshime që janë
    sanksionuar gjatë kësaj dekade
    dhe në një kuptim ka qenë pjesë
    e problemit në përmirësimin e
    shpejtë të administrimit fiskal në
    Shqipëri.
    Së dyti ky ligj, i hartuar 10
    vjet më parë nuk përmbledh në
    vetvete dhe nuk reflekton kodin
    e praktikave më të mira për një
    transparencë fiskale dhe si i tillë
    prej kohësh është shtruar nevoja
    e përmirësimeve dhe ndryshimeve.
    Ligji që ne kemi aktualisht
    në fuqi është një ligj i ndryshuar
    thuajse çdo vit aq sa nuk
    mund të ketë më asnjë ngjashmëri me
    variantin e parë. Dhe këto ndryshime
    i kanë humbur ligjit koherencën e tij
    të brendshme dhe është shndërruar
    në një traktat normash të ndryshuara
    në mënyrë të herëpashershme, duke
    u bërë vetë ligji pjesë e problemit të
    administrimit fiskal. Në këtë kuadër
    pra, duke vlerësuar se një ligj i ri për
    Procedurat Tatimore me standarde
    bashkëkohore, me përcaktime më të
    qarta të detyrimeve të tatim paguesve
    por edhe të të administratës fiskale,
    ne kërkuam që të përfshihet si prioritet
    në kuadrin e bashkëpunimit me
    USA ID-in pikërisht ligji për Procedurat
    Tatimore.
    Ne kemi bërë një sërë uljesh të
    njëpasnjëshme të taksave dhe jemi
    shprehur për një administrim më të
    mirë fiskal. Një administrim i cili të
    nënkuptojë para së gjithash mënjanimin
    e informalitetit, evazionit fiskal
    dhe krijimin e kushteve për një treg
    transparent dhe konkurrues. Mendojmë
    se projekti që ne ofrojmë publikisht,
    reflekton një sërë nevojash që
    ne kemi së bashku. Ne mendojmë që
    ky projekt do të japë një përgjigje më
    të mirë rreth asaj akuze që është bërë
    në mënyrë të vazhdueshme për të qenë
    një kuadër ligjor konsistent, që nuk lë
    shteg për veprime dhe interpretime
    subjektive nga administrata tatimore,
    ç’ka do të thotë më pak mundësi për
    të abuzuar përmes ligjit, për ta interpretuar
    ligjin në mënyrë subjektive
    dhe për të vepruar po ashtu në mënyrëselektive në raport me nxjerrjen e taksave.
    Ne mendojmë se ligji i ka dhënë po
    ashtu përgjigje disa cështjeve që kanë të
    bëjnë me të drejtat e tatimpaguesve, duke
    sanksionuar në mënyrë më të qartë dhe
    në mënyrë më të drejtpërdrejtë, të drejtat
    e tyre. Ne mendojmë gjithashtu që Ligji
    shënon një kontribut të ri në përcaktimin
    e qartë të detyrimeve të administratës
    tatimore dhe tatimpaguesve në raport
    me gjithë procesin e nxjerrjes së taksave.
    Ligji për t’i ndihmuar pakësimit të
    informalitetit dhe trajtimit të njëjtë dhe
    të barabartë të bizneseve në procesin e
    nxjerrjes së taksave, bën një sërë rregullimesh
    lidhur me vlerësimin tatimor por
    edhe me kontrollin tatimor. I jep zgjidhje
    mendoj të përshtatshme edhe për sa i
    takon administrimit fiskal dhe administratës
    fiskale, duke përcaktuar raporte të
    qarta midis administratës qendrore dhe
    administratës vendore; bën rregullimet
    e nevojshme duke privilegjuar aktivitete
    specifike të administratës tatimore, duke
    evidentuar ato. Kjo do të thotë zhvillimin
    e një sërë fushash të reja në administrimin
    fiskal që deri më sot janë nënvlerësuar
    apo nuk kanë marrë peshën dhe rëndësinë
    e duhur .
    Mendojmë që përmes këtij ligji të
    mund të zgjidhim një sërë çështjesh që
    deri më sot janë trajtuar, janë debatuar
    dhe nuk kanë gjetur përgjigje. Sigurisht
    ky është fillimi i një diskutimi publik,
    por është dhe vijimi i procesit të formulimit
    të ligjit. Pra ne kemi formuluar një
    projekt, është formuluar nga ekspertët.
    Ne me dëshirën e mirë e hedhim për
    diskutim publik, gjithsesi për të forcuar
    standardet e ligjit dhe për t’i përafruar
    ato me standardet më të mira, me eksperiencat
    më të mira, për të reflektuar
    në këtë projekt eksperiencat më të mira
    të administratës shqiptare por edhe
    standardet e vendeve të tjera. Ne jemi
    të hapur për gjithçka për sugjerimet,
    vërejtjet dhe propozimet tuaja, por duke
    mbajtur parasysh se për ne është tepër
    e rëndësishme respektimi i disa standardeve
    dhe mendoj se biznesi dhe ne
    kemi të njëjtin qëllim : t’i përafrohemi
    standardeve më të mira dhe të heqim
    dorë nga shpikjet tërësisht personale apo
    të momentit për interesa të çastit për
    t’u bazuar në standardet më të mira të
    vendeve të tjera.

    • gene
    • Posted October 5, 2007 at 3:07 pm
    • Permalink

    1
    – P R O J E K T –
    LIGJ
    Nr. —— date————-
    PËR PROCEDURAT TATIMORE
    DHE ADMINISTRATEN TATIMORE
    Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e
    Këshillit të Ministrave,
    KUVENDI
    I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
    VENDOSI:
    KREU I
    DISPOZITA TE PERGJITHSHME
    Neni 1
    Objekti i Ligjit
    Ky ligj rregullon procedurat për administrimin e tatimeve në Republikën e
    Shqipërisë si dhe parimet e organizimit dhe të funksionimit të administratës tatimore në
    Republikën e Shqipërisë.
    Dispozitat e këtij ligji zbatohen për të gjitha llojet e tatimeve dhe taksave, me
    përjashtim të rasteve kur ligji i veçante e ka parashikuar ndryshe.
    Neni 2
    Fusha e veprimit
    Ky ligj e shtrin veprimin e vet mbi:
    a. tatimpaguesit, administraten tatimore, agjentët tatimorë dhe persona të tjerë
    të përcaktuar sipas legjislacionit tatimor,;
    b. sistemin e tatimeve dhe taksave qendrore;
    c. sistemin e tatimeve dhe taksave vendore, për aq sa nuk rregullohen me ligjin
    nr. 9632, date 30.10.2006, “Per sistemin e taksave vendore”.
    Legjislacioni tatimor nenkupton:
    a. marreveshjet nderkombetare te ratifikuara nga Kuvendi i Republikes se
    Shqiperise;
    b. ligjet tatimore;
    c. aktet nen ligjore te miratuara ne mbeshteteje te ligjeve tatimore.
    Neni 3
    Tatimi, taksa dhe kontributi
    2
    Taksa eshte pagese e detyrueshme dhe e pakthyeshme ne buxhetin e shtetit apo
    ne buxhetin e organeve te pushtetit vendor, e vendosur me ligj dhe qe paguhet nga cdo
    person qe ushtron nje te drejte publike apo perfiton nje sherbim publik ne territorin e
    republikes se shqiperise.
    Tatimi eshte pagese e detyrueshme dhe e pakthyeshme ne buxhetin e shtetit apo
    ne buxhetin e organeve te pushtetit vendor, e vendosur me ligj dhe qe buron nga
    ralizimi i veprimtarive e raporteve tregtare ne raport te drejte me volumin e tyre.
    Kontributi eshte detyrim monetar i detyrueshem per t’u paguar si shperblim per
    nje sherbim specifik apo ushtrim te te drejtave per sigurimin shoqeror dhe shendetesor
    te te punësuarve.
    Tatimi eshte kombetar ose vendor.
    Tatimet kombetare perfshijne:
    a. tatimi mbi vleren e shtuar;
    b. tatimi mbi te ardhurat;
    c. akciza;
    d. tatimi per lojrat e fatit, kazinote dhe hipodromet;
    e. tatime te tjera te cilat jane percaktuar si te tilla me ligj te veçante.
    Tatimet dhe taksat vendore, përcaktohen ne ligjin per sistemin e taksave
    vendore.
    Kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore përcaktohen ne ligjin per
    sigurimet shoqerore dhe shendetesore.
    Neni 4
    Tatimpaguesi
    Tatimpaguesi eshte personi apo individi i cili detyrohet nga ligji te paguaje
    tatime, taksa ose kontribute te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore.
    Neni 5
    Periudha Tatimore
    Me perjashtim te rasteve kur ky ligj ose ligje te tjera tatimore parashikojne
    ndryshe, periudha tatimore eshte e njejte me vitin kalendarik.
    Neni 6
    Detyrimi tatimor
    Detyrimi tatimor perfshin tatimin, taksen, apo kontributin e vleresuar, interesat
    per pagesat e vonuara si dhe gjobat per rastet e parashikuara nga ky ligj.
    Tatimi, taksa apo kontributi i vleresuar eshte shuma e perllogaritur nga
    tatimpaguesi ose nga administrata tatimore ne lidhje me tatimet, taksat si dhe
    kontributet e sigurimeve shoqerore e shendetesore. Detyrimi tatimor lind kur personi
    realizon te ardhura, kur behet pronar i nje pasurie apo kryen pagesa, te cilat i
    nënshtrohen legjislacionit tatimor.
    Detyrimi tatimor lind edhe kur personi realizon te ardhura, kryen pagesa ne
    forme te jashtëligjshme apo behet pronar i nje sendi ne forma te jashteligjshme. Kur
    personi behet pronar i nje sendi ne forma te jashteligjshme, ky detyrim perllogaritet per
    te gjithe peridhen ne te cilen personi ka gezuar frytet e asaj pasurie.
    3
    Neni 7
    Agjentit i mbajtjes së tatimit
    Agjenti i mbajtjes së tatimit eshte personi, te cilit i kërkohet të llogarisë, të
    mbajë tatimin në burim për një tatimpagues, të raportojë si dhe t’i transferoje këto
    tatime në buxhetin e shtetit.
    Me përjashtim të rastit kur ligji e përcakton ndryshe, agjenti i mbajtjes së tatimit
    ka të njëjtat të drejta dhe detyrime me një tatimpagues.
    Agjenti i mbajtjes së tatimit ka detyrat plotësuese si vijon:
    a. të llogarisë saktësisht dhe të mbajë në burim tatimin për një tatimpagues;
    b. të paguajë tatimin në burim në Buxhetin e Shtetit në datën e përcaktuar
    në ligj;
    c. të mbajë regjistrime për të ardhurat e paguara dhe për tatimet e mbajtura
    në burim të gjithë tatimpaguesve, dhe të pagesave të transferuara në
    buxhetin e shtetit;
    d. t’i japë administratës tatimore informacion të saktë për deklaratat e
    tatimpaguesve në datën e duhur të përcaktuar në ligj si dhe
    e. të kryejë të gjitha detyrat e tjera te parashikuara nga dipozitat ligjore ne
    fuqi.
    Neni 8
    Tatimpaguesi rezident dhe jo-rezident
    Tatimpagues rezident eshte:
    a. individi i cili:
    i) ka nje vendbanim ne Republiken e Shqiperise ne kuptim te nenit 12 te Kodit
    Civil;
    ii) ka nenshtesi shqiptare dhe eshte funksionar diplomatik ose i ngjashem i
    Republikes se Shqiperise jashte territorit te saj; ose
    iii) individi qe ne menyre te vazhdueshme ose me ndërprerje , qendron ne
    Republiken e Shqiperise me teper se 183 dite ne nje periudhe tatimore;
    b. personi juridik i cili:
    i) eshte rregjistruar si person juridik shqiptar; ose
    ii) ka vendin e administrimit efektiv te veprimtarise ne Republiken e
    Shqiperise; si dhe
    c.personi fizik, i cili, eshte rregjistruar me kete cilësi ne baze te legjislacionit shqiptar
    ne organin kompetent.
    Vendi i administrimit efektiv te veprimtarise, percaktohet me udhezim te
    ministrit te financave.
    Tatimpaguesi qe nuk ploteson te pakten njerin nga parashikimet e paragrafit te
    pare te ketij neni, eshte tatimpagues jo- rezident.
    Neni 9
    Perfaqesuesi tatimor i personave jo-rezidente
    Tatimpaguesi jo-rezident emëron një përfaqësues tatimor.
    Tatimpaguesi jo-resident mund te mos emeroje perfaqesues tatimor ne rastet
    kur:
    a. të gjithat burimet e tij të të ardhurave në Shqipëri i nënshtrohen mbajtjes
    përfundimtare në burim ose
    4
    b. tatimpaguesi nuk i nenshtrohet detyrimit per te dorëzuar deklaratë
    tatimore.
    Neni 10
    Negocimi i marrëveshjeve ndërkombëtare
    Ministri i financave, me cilesine e autoritetit nenshkrues, hyn në bisedime dhe
    negocion, marrëveshjet ndërkombëtare me objekt eliminimin e tatimit të dyfishtë.
    Ministri i financave, eshte pale ne negociatat qe zhvillohen per te gjitha
    marrëveshjet e tjera nderkombetare qe kane efekte tatimore. Autoriteti nënshkrues dhe
    miratues i këtyre marrëveshjeve vepron në përputhje me ligjin “Për Lidhjen e
    Marrëveshjeve dhe Traktateve Ndërkombëtare.”
    Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve është përgjegjëse për administrimin e të
    gjitha marrëveshjeve nderkombetare te ratifikuara nga Kuvendi sipas pikes 1 te këtij
    neni.
    KREU II
    ORGANIZIMI DHE PERSONELI I ADMINISTRATES TATIMORE
    Seksioni I
    Organizimi dhe struktura e administrates tatimore
    Neni 11
    Administrata tatimore
    Administrata tatimore përbëhet nga administrata tatimore qendrore dhe
    administrata tatimore lokale.
    Administrata tatimore qendrore perfshin drejtorine e pergjithshme, drejtorite
    rajonale, si dhe njesite e tjera sipas parashikimit te bere ne strukturen e miratuar nga
    Kryeministri.
    Administrata tatimore lokale, perfshin zyrat e taksave të pushtetit vendor.
    Neni 12
    Vartesia e administrates tatimore qendrore
    Administrata tatimore qendrore eshte institucion qendror ne varesi te ministrit te
    financave.
    Neni 13
    Emerimi i drejtorit te pergjithshem te tatimeve,
    nen/drejtoreve dhe drejtorit te drejtorise se apelimeve
    Organ drejtues i administrates tatimore qendrore eshte drejtori i pergjithshem.
    Drejtori i pergjithshem i tatimeve emerohet nga Kryeministri me propozim te
    ministrit te financave.
    Nen/drejtoret e pergjithshem te tatimeve emrohen nga ministri i financave me
    propozim te drejtorit te pergjithshem te tatimeve.
    Drejtori i drejtorise se apelimit tatimor emrohet nga Ministri i Financave.
    5
    Neni 14
    Struktura e administrates tatimore qendrore
    Struktura dhe numri i pergjithshem i personelit te administrates tatimore,
    miratohet nga Kryeministri me propozim te ministrit te financave.
    Administrata tatimore qendrore perbehet nga:
    – drejtoria e pergjithshme:
    – drejtoria rajonale tatimore;
    – njesi te tjera sipas struktures se miratuar nga Kryeministri.
    Organigrama e administrates tatimore qendrore hartohet ne përputhje me
    kërkesat e nenit 16 te këtij ligji dhe miratohet nga Ministri i Financave me propozim te
    drejtorit te pergjithshem te tatimeve.
    Neni 15
    Drejtoria rajonale dhe njesite e ngashme me to
    Drejtoria rajonale varet nga drejtori i pergjithshem i tatimeve.
    Drejtoria rajonale drejtohet nga drejtori i drejtorise rajonale.
    Njesi e ngjashme me drejtorine rajonale eshte njesia brenda struktures se
    administrates tatimore qendrore, e cila ne perputhje me strukturen dhe me pershkrimin
    e punes, ka organizim dhe funksion te njejte ose te ngjashem me ate te drejtorise
    rajonale.
    Neni 16
    Organizimi funksional i administrates tatimore qendrore
    Administrata tatimore qendrore organizohet dhe ushtron veprimrimtarine e saj
    ne përputhje dhe ne zbatim te funksioneve baze dhe ato mbeshtetese te përcaktuara ne
    kete nen.
    Funksionet baze jane:
    1. sherbimi ndaj tatimpaguesve dhe rregjistrimit;
    2. mbledhja e detyrimeve tatimore;
    3. kontrolli tatimore;
    4. investigimi tatimor;
    Funksionet mbeshtetese jane:
    1. financat dhe statistikat tatimore;
    2. shërbimi nepermjet sistemit te integruar informatik;
    3. kontrolli dhe investigimi i brendshem;
    4. shërbimet ligjore;
    5. administrata dhe burimet njerezore;
    6. interpretimi dhe sqarimi i rregullave tatimore
    Neni 17
    Drejtoria e shërbimit ndaj tatimpaguesve dhe rregjistrimit
    Drejtoria e shërbimit ndaj tatimpaguesve dhe rregjistrimit menaxhon dhe
    garanton zbatimin e funksionit te shërbimit dhe rregjistrimit ndaj tatimpaguesve ne
    Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve, Drejtorine Rajonale dhe Njesite e ngjashme me
    te. Funksionet dhe detyrat e kësaj drejtorie përcaktohen ne rregulloret e brendshme
    Comment [e1]: The functional
    organization of the Centrall Tax
    Administration
    6
    perkatese te drejtorise se pergjithshem te tatimeve, drejtorise rajonale dhe njesive te
    njgjashme me to ne përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe ligjeve te tjera tatimore.
    Neni 18
    Drejtoria e mbledhjes dhe masave shtrënguese
    Drejtoria e mbledhjes dhe masave shtrënguese menaxhon dhe garanton
    funksionin e mbledhjes se detyrimeve tatimore dhe zbatimin e masave shtrënguese ndaj
    tatimpaguesve ne drejtorine e përgjithshme te tatimeve, drejtorine rajonale dhe njesite e
    ngjashme me to.Funksionet e kësaj drejtorie përcaktohen ne rregulloret e brendshme te
    drejtorise se pergjithshme te tatimeve, drejtorise rajonale dhe njesive te ngjashme me
    to, ne përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe ligjeve te tjera tatimore.
    Neni 19
    Drejtoria e kontrollit
    Drejtoria e kontrollit menaxhon dhe garanton funksionimin e kontrollit ndaj
    tatimpaguesve, per te garantuar hartimin dhe përdorimin e sistemeve te qarta te
    kontrollit te përcaktuara ne manualet e kontrollit ne drejtorine e përgjithshme te
    tatimeve, drejtorine rajonale dhe njesite e ngjashme me to.Funksionet e kësaj drejtorie
    përcaktohen ne rregulloret e brendshme te drejtorise se pergjithshme te tatimeve,
    drejtorise rajonale dhe njesive te ngjashme me to, ne përputhje me parashikimet e këtij
    ligji dhe ligjeve te tjera tatimore.
    Neni 20
    Departamenti operativ hetimor
    Departamenti operativ hetimor funksionon si njesi e specializuar investiguese
    dhe zbatuese e legjislacionit tatimor dhe drejtohet nga njeri prej nen/drejtoreve te
    pergjithshem te tatimeve. Departamenti opertiv hetimor perbehet nga:
    1- drejtoria e inteligjencës;
    2- drejtoria e investigimit të veprave penale tatimore;
    3- drejtoria e verifikimit tatimore.
    Drejtoria e investigimit te veprave penale gezon atributet e policise gjyqesore ne
    perputhje me parashikimet e kodit te procedurve penale dhe ligjit per organizimin dhe
    funksionimin e policise gjyqesore. Marrdheniet e punes se personelit te drejtorise se
    investigimit te veprave penale jane ne perputhje me ligjin per organizmin e policise
    gjyqesore.
    Personeli i drejtorise se verifikimit tatimore pajiset me uniforme dhe me arme
    ne përputhje me legjislacionin ne fuqi.
    Neni 21
    Drejtoria e apelimeve tatimore
    Drejtoria e apelimeve tatimore është pjese e strukturave te drejtorise se
    pergjithshme te tatimeve.
    Drejtori është i ngarkuar për drejtimin teknik, organizativ, financiar dhe të
    burimeve njerëzore të drejtorisë së apelimeve tatimore.
    7
    Kompetencat dhe pershkrimi i punes i drejtorit dhe i kësaj drejtorie, rregullohen
    nga ky ligj si dhe nga rregulloret e brendshme te miratuara nga drejtori i pergjithshem i
    tatimeve.
    Drejtori i drejtorise se apelimeve tatimore eshte i pavarur ne marrjen e
    vendimeve ne lidhje me aktet administrative te apelueshme.
    Neni 22
    Komisioni disiplinor i tatimeve
    Komisioni disiplinor i tatimeve eshte strukture ad-hoc, perberja dhe procedurat
    e funksionimit te te cilit percaktohen ne rregulloren e funksionimit te komisionit
    disiplinor te tatimeve, e miratuar nga drejtori i pergjithshem i tatimeve.
    Seksioni III
    Nepunesit dhe punonjesit e administrates tatimore
    Neni 23
    Emërimi i personelit
    Nëpunësit drejtues dhe specialistë të administratës tatimore gezojne statusin e
    nepunesit civil dhe per marrdhenien e punesimit te tyre zbatohet legjislacioni i
    nëpunësit civil për institucionet e pavarura.
    Procedurat e rekrutimit kryhen nga drejtoria e personelit ne drejtorine e
    pergjithshme te tatimeve.
    Marrëdhëniet juridike të punës për punonjësit e Policisë Tatimore dhe për
    personelin e strukturave mbeshtetese të administratës tatimore, rregullohen sipas
    dispozitave të Kodit të Punës.
    Neni 24
    Punesimi dhe kategorite e punesimit
    Drejtori i përgjithshëm i tatimeve merr masat për respektimin e dispozitave
    ligjore ne lidhje me rekrutimin e nepunesve dhe punonjesve te tjere në drejtorinë e
    përgjithshme të tatimeve dhe në drejtorite rajonale.
    Në organikë, personeli ndahet sipas detyrave, në punonjës të nivelit të lartë, të
    mesëm e të ulët drejtues dhe në punonjës ekzekutues të kategorizuar në aktet
    nënligjore, në zbatim të këtij ligji.
    Nivelet e pagave per çdo kategori si dhe proçedurat dhe afatet e kalimit nga një
    nivel me i ulët në një nivel më të lartë karriere, miratohen nga Keshilli i Ministrave me
    propozim te ministrit te financave.
    Neni 25
    Shpërblimet e personelit
    Personelit të administratës tatimore qendrore, i njihen shpërblime stimuluese,
    sipas kritereve të mëposhtëme:
    a. shërbimi i kryer në organet tatimore;
    b. shërbime me rrezik të veçantë për personin;
    8
    c. performanca në punë.
    Drejtori i përgjithshem i tatimeve, miraton funksionet te cilat trajtohen si me
    rrezik te veçante per personin e punesuar si shperblimin e parashikuar ne paragrafin e
    pare te ketij neni.
    Ministri i Financave miraton udhezimin per rregullat qe ndjek drejtori i
    pergjithshem ne dhenien e shperblimeve.
    Neni 26
    Procedura disiplinore
    Drejtori i përgjithshëm i tatimeve shqyrton rastet e shkeljeve te kontstatuara nga
    nepunesit dhe punonjesit e tjere te administrates tatimore qendrore dhe miraton masat
    disiplinore.
    Fillimi procedurave disiplinore behet sipas procedurave te parashikuar ne kete
    nen dhe pas:
    a. kerkeses me shkrim te bere nga eproret direkt te nepunesit apo
    punonjesit te administrates tatimore;
    b. kerkeses me shkrim te bere nga tatimpaguesi ose
    c. me iniciative te drejtorit te përgjithshem.
    Nese nepunesit e administratës tatimore qendrore, gjate ushtrimit te detyres nuk
    përmbushin kërkesat e këtij ligji ose të ligjeve tatimore, eprori direkt ka te drejte qe
    brenda 5 diteve i paraqet ankesen e tij me shkrim drejtorit te pergjithshem te tatimeve.
    Bashke me propozimin e mases disiplinore, drejtori i pergjithshem i tatimeve brenda 5
    diteve shqyrton dhe merr vendim per miratimin ose jo te propozimit te bere.
    Tatimpaguesi ka te drejten qe brenda 10 diteve nga konstatimi i shkeljes se
    pretenduar, te paraqese ankesen e tij me shkrim prane drejtorit te pergjithshem te
    tatimeve. Drejtori i pergjithshem i tatimeve, brenda tre diteve ja kalon kerkesen per
    shqyrtim komisionit disiplinor te tatimeve. Komisioni disiplinor i tatimeve, brenda 15
    diteve shqyrton ankesen, dhe i propozon drejtorit të përgjithshëm masen disiplinore.
    Masat disiplinore qe zbatohen per nepunesit civil te administrates tatimore jane në
    përputhje me legjislacionin për shërbmin civil.
    KREU III
    DETYRAT E ADMINISTRATES TATIMORE
    Seksioni I
    Drejtoria e pergjithshme e tatimeve dhe drejtoria rajonale
    Neni 27
    Detyrat e DPT
    Drejtoria e pergjithshme e tatimeve ka per detyre:
    a. te ofroje sherbimit tatimor me cilesine me te larte duke shfrytezuar
    maksimalisht burimet njerezore dhe materiale dhe me kosto sa me te ulet duke
    garantuar mbledhen e tatimeve dhe taksave kombetare si dhe kontributet e
    sigurimeve shoqerore dhe shendetesore;
    b. të sigurojë zbatim të njëjtë të ligjeve dhe procedurave, lidhur me tatimet
    dhe të drejtat e tatimpaguesve, dhe të përkrahë të drejtat e
    tatimpaguesve, të shprehura në këtë ligj;
    9
    c. të hartoje aktet nenligjore ne zbatim te legjislacionit tatimor dhe
    materiale te tjera edukuese dhe informuese qe kane per qellim asistimin
    e tatimpaguesve për të përmbushur detyrimet tatimore;
    d. të krijojë një sistem të integruar të bazës së të dhënave, i cili siguron
    regjistrimin e të gjitha detyrimeve tatimore kombtare si dhe pagesat nga
    çdo tatimpagues, duke i klasifikuar sipas kategorive te tatimeve, duke
    bere te mundur që ky sistem të jetë i hapur për tatimpaguesit;
    e. të ndërmarrë kontrolle dhe hetime të brendshme me objekt analizimin e
    efikasitetin e administrimit dhe te zbatimit të politikave tatimore, si dhe
    të propozoje përmirësimin e funksionimin te brendshme të drejtorise se
    pergjithshme;
    f. te propozoje permiresimin e legjislacionit tatimor;
    g. të mbledhë të dhëna mbi tatimpaguesit, t’i analizojë ato si dhe të hartojë
    raporte lidhur me mbledhjen e të ardhurave tatimore;
    h. të përgatisë parashikimin e të ardhurave të vlerësuara për periudhat e
    ardhshme duke u bazuar ne propozimet e degeve tatimore;
    i. të hetojë shkeljet e mundshme të legjislacionit tatimor;
    j. të mbikëqyrë veprimtarine e degëve tatimore;
    k. të bashkëpunoje me institucione të tjera fiskale si drejtoria e
    pergjithshme e doganave dhe zyrat e taksave vendore, ne funksion te
    zbatimit te sistemit tatimor;
    l. të sigurojë edukim profesional dhe trajnim të personelit te drejtorise se
    pergjithshme;
    m. të marre masat e duhura administrative që personeli i drejtorise se
    pergjithshme te veproje në perputhje me kodin e etikës;
    n. te bashkepunoje me institucione dhe organizma te tjera ne kuader te
    luftes kundr pastrimit te parave dhe krimit te organizuar;
    o. te kryeje detyra te tjera sipas parashikimeve te bera nga ligje te veçanta.
    Me përjashtim të rasteve kur ligji i vecante ka parashikuar ndryshe, administrata
    tatimore nuk vepron ne emer dhe per llogari te ndonje organi apo institucioni tjeter
    shteteror dhe nuk ka pergjegjesine e mbledhjes se detyrimeve qe te tretet kane me keto
    organe.
    Neni 28
    Detyrat e drejtorit te pergjithshem
    Drejtori i pergjithshem ka per detyre:
    a. të organizojë dhe drejtoje veprimtarine e administratës tatimore qendrore
    për të siguruar mbledhjen e tatimeve dhe taksave kombetare si dhe te
    kontributeve, në pajtim me legjislacionin tatimor;
    b. te negocioje dhe te nenshkruaje marrveshjet dypaleshe me objekt
    bashkepunimin dhe shkembimin e informacionit;
    c. te miratoje rregulloren e brendshme administrative te administrates
    tatimore qendrore;
    d. te miratoje rregulloren e pershkrimi te punes te administrates tatimore
    qendrore;
    e. te miratoje rregullore per kodin e etikes se te punesuarve ne
    administraten tatimore qendrore;
    f. t’i propozoje per miratim ministrit te financave planin e te ardhurave nga
    tatim-taksat kombetare dhe pagesen e kontributeve per vitin pasardhës;
    g. detyra te tjera te parashikuar ne kete ligj.
    10
    Neni 29
    Funksionet e drejtorise të inteligjencës
    Drejtoria e inteligjencës ka funksionet e mëposhtme:
    a. mbledh dhe përpunon informacionin dhe njoftimet rreth veprave penale
    tatimore qe jane kryer ose mund te kryhen;
    b. mbledh dhe analizon informacionet nga brenda administratës tatimore
    qendrore dhe lokale, agjenci të tjera relevante dhe burimet jo-qeveritare
    mbi krimet tatimore;
    c. bashkëpunon me drejtorinë e teknologjisë dhe informacionit në
    drejtorine e pergjithshme te tatimeve, për të krijuar dhe administruar një
    bazë kombëtare qendrore të dhënash për inteligjencën tatimore;
    d. kryen shkëmbim të efektshëm informacioni me drejtorine rajonale me
    zyrat e taksave te pushtetit vendor dhe me agjencitë e tjera;
    e. ndihmon departamentet dhe sektorët e tjerë të administratës tatimore
    qendrore dhe lokale për të zbuluar skemat e shmangies dhe evazionit
    tatimor;
    f. regjistron informacionin e marrë, veprimet e ndërmarra dhe përpilon
    raporte të përmuajshme të veprimeve për drejtorin e drejtorise se
    inteligjences;
    g. merr masa që të gjitha metodat për mbledhjen dhe shpërndarjen e
    informatave të jenë në përputhje me dispozitat penale;
    h. përgatit dhe mirëmban manuale operacionale lidhur me funksionet e
    sektorit të inteligjencës si dhe
    i. harton qarkore mbi çështje specifike;
    j. krijon kanale te bashkëpunimit dhe shkëmbimit te informacionit,
    periodik ose me kerkese me prokurorine, policine e shtetit, policine
    doganore, policine e ndertimit dhe me institucione te tjera brenda dhe
    jashte vendit.
    Neni 30
    Funksionet e drejtorise së investigimit
    Drejtoria e investigimit të krimeve tatimore ka funksionet e mëposhtme:
    a. zbaton procedurat ligjore per parandalimin, hetimin dhe denimin e veprave
    penale tatimore, ne përputhje me dispozitat e kodit te procedurave penale per
    zbulimin e veprave penale tatimor;
    b. bashkëpunon me prokurorine, policine e shtetit, policine doganore, policine e
    ndertimit dhe me institucione te tjera brenda dhe jashte vendit, ne fushen e
    parandalimit, zbulimit dhe luftimit te veprave penale tatimore, ne përputhje me
    legjislacionin ne fuqi dhe marrëveshjet nderkombetare;
    c. analizon rezultatet e çështjeve per te cilat ka vendim gjykate dhe bën
    rekomandime për ndryshime në ligj apo procedura, në shërbim të zbatimit të
    efektshëm të legjislacionit tatimor;
    d. analizon rezultatet e rasteve te hetuara dhe te proceduara dhe ben rekomandime
    per permiresime te legjislacionit lidhur me parandalimin, zbulimin dhe luftimin
    e veprave penale tatimore si dhe
    e. i përcjell prokurorisë rastet qe perbejne veper penale.
    Neni 31
    11
    Funksionet e drejtorise se verifikimit
    Drejtoria e verifikimit ka per detyre:
    a. te zbatoje procedurat e mbledhjes me force te detyrimeve;
    b. te verifikoje dokumentacionin dhe lëvizjen e mallrave dhe perfaqesuesve
    tregtare ne te gjitha llojet e transportit;
    c. te verifikoje përdorimin e pullave te akcizes si dhe kërkesat e tjera qe
    lidhen me mallrat e akcizes, te zbatoje sanksionet per mungese
    perputhshmerie dhe te jape mbështetje per nepunesit tatimore gjate
    kryerjes se detyrave, siç përcaktohet ne ligjin e fushes;
    d. te asistoje nepunesit e tjere te administrates tatimore qendrore ne
    ekzekutimin e detyrave te tyre ne baze te nje kerkese me shkrim;
    e. të kryejë detyra të tjera, sipas percaktimit te bere ne rregulloren per
    pershkrimin e punes te miratuar nga drejtori i pergjithshme i tatimeve.
    Neni 32
    Funksionet e drejtorise rajonale
    Drejtoria rajonale dhe njesite e tjera te ngjashme me te kane per detyre:
    a. te vene ne dispozicion te tatimpaguesve formularet e deklarimit dhe
    pageses se tatimeve dhe kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe
    shendetesore me poste dhe ne menyre elektronike;
    b. te mbledhe tatimet dhe taksat kombetare si dhe kontributet e sigurimeve
    shoqerore dhe shendetesore;
    c. te kryeje vleresimet tatimore per tatimet kombetare;
    d. te ushtroje kontrolle tatimore;
    e. të pranojë pagesën e tatimit;
    f. të leshoje çertifikata ose vërtetime elektronike të regjistrimit për
    tatimpaguesin ose institucionete shteterore, kur kjo kerkohet me ligj të
    veçantë;
    g. të hartojë dhe t’i propozoje drejtorit te pergjithshem te tatimeve, planin e
    parashikimit te të ardhurave te deges tatimore;
    h. të kryejë detyra të tjera, sipas percaktimit te bere ne rregulloren per
    pershkrimin e punes te miratuar nga drejtori i pergjithshme i tatimeve.
    Seksioni II
    Detyra te tjera te administrates tatimore qendrore dhe lokale
    Neni 33
    Menyra e komunikimit me tatimpaguesin
    Vlerësimet, njoftimet, vendimet dhe komunikimet zyrtare drejtuar tatimpaguesit
    i dergohen në adresën e shënuar në regjistrimin e tatimpaguesit duke përdorur
    shërbimin postar.
    Si afati i marrjes dijeni per aktet dhe korrespondencen tjeter, që i dërgohet
    tatimpaguesit, do të konsiderohet të jetë shtatë ditë pas datës së dergimit. Date e
    dergimit do te konsiderohet data e pranimit te dokumentit nga ana e sherbimit postar.
    Pergjegjesia per mosmarrjen ne kohe te njoftimit te dorezuar ne sherbimin
    postar, eshte e tatimpaguesit i cili eshte i detyruar te deklaroje adresen e sakte ne
    menyre qe te siguroje marrjen ne kohe te njoftimeve nga sherbimi postar
    12
    Neni 34
    Dhenia e informacionit tatimor per te tretet
    Informacioni tatimor ne lidhje me tatimpaguesin i administruar nga administrata
    tatimore, pas depozitimit te kerkeses, i ofrohet pa pagese autoriteteve te percaktuara ne
    kete nen, kur verifikohen rrethanat e meposhtme:
    a. gjyqtarit, nese eshte ne gjykim ose ne hetim te nje çështje civile te lidhur
    me nje tatimpagues per pjesen qe i takon marrdhenieve te tij me
    administraten tatimore;
    b. gjyqtarit ose prokurorit, nese eshte ne gjykim ose ne hetim te nje çeshtje
    penale te lidhur me nje tatimpagues per pjesen qe i takon marrdhenieve
    te tij me administraten tatimore;
    c. kontrollit të lartë të shtetit, vetem per rastet kur kerkesa e bere eshte ne
    funksion te kontrollit te kryer nga ky institucion ne funksion te hartimit
    te rekomandimeve te veta;
    d. autoritetit te ngjashem te huaj me te cilin Kuvendi ka ratifikuar
    marreveshje nderkombetare dhe informacioni kerkohet ne kuader te
    ekzekutimit te marrveshjes;
    e. autoritetit homolog te huaj ose autoriteteve vendase, me te cilat DPT ka
    nenshkrua marreveshje bashkepunimi dy ose shumepaleshe me objekt
    shkembimin e informacionit; si dhe
    f. çdo autoriteti tjeter sipas parashikimit te bere me ligj te veçante.
    Neni 35
    Konfidencialiteti
    Punonjësit e administratës tatimore qendrore dhe lokale, ruajnë
    konfidencialitetin e te dhenave tatimore dhe financiare të tatimpaguesve, që ata e kanë
    siguruar gjatë kryerjes së detyrave të tyre.
    Detyrimi per ruajtjen e konfidencialitetit vazhdon edhe pasi punonjësi nuk është
    më i punësuar pranë administratës tatimore.
    Punonjësit e administratës tatimore, zbatojne në mënyrë të drejtë e të paanshme
    ligjet tatimore dhe nuk orientojne ose influencojnë tatimpaguesin ne veprimtarine e tij,
    si dhe te deklarojne paraprakisht rastet kur kanë lidhje të drejtpërdrejtë ose jo te
    drejtperdrejte me tatimpaguesin.
    Neni 36
    Shkembimi i informacionit konfidencial
    Shkembimi i informacionit, i bere ne ekzekutim te marrveshjeve te lidhura nga
    administrata tatimore, behet me kushtin e ruajtjes se konfidencialitetit per institucionet
    dhe individet qe marrin dijeni per te dhenat tatimore.
    Kushti i ruajtjes se konfidencialitetit perfundon ne rastet kur tatimpaguesi heq
    dorë me shkrim nga e drejta e tij për ruajtjen e konfidencialitetit dhe per aq sa eshte
    lejuar ne deklarimin e bere nga tatimpaguesi.
    Neni 37
    Publikimi i informacionit tatimor
    13
    Administrata tatimore mund të publikojë informacionin e mbledhur nga
    veprimtaria e saj, me qellim përdorimin e te dhenave tatimore në hartimin e statistikave.
    Publikimi behet në menyre dhe formë që nuk identifikon tatimpaguesit
    specifikë.
    Neni 38
    Informimi i publikut
    Administrata tatimore ka për detyrë, qe duke përdorur te gjitha mjetet e
    komunikimit, perfshire median e shkruar dhe ate elektronike, t’i shpjegojë dhe
    informoje publikun ne lidhje me përmbajtjen, rolin dhe rëndësinë e legjislacionit
    tatimor. Drejtoria e pergjithshme e tatimeve publikon materiale sqaruese, komentarë
    dhe materiale te tjera shpjeguese ne lidhje me legislacionin tatimor.
    Informimi publikut, për ligjet e reja tatimore, ndryshimet e bëra për
    legjislacionin tatimor dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, kryhet nëpërmjet medias se
    shkruar dhe elektronike, si dhe faqes zyrtare së internetit të drejtorisë së përgjithshme të
    tatimeve, jo më vonë se 15 dite nga data e miratimit te tyre.
    Neni 39
    Rregjistri i detyrimeve tatimore
    Administrata tatimore krijon dhe perditeson rregjistrin e detyrimeve tatimore, ne
    te cilin regjistrohen të gjitha detyrimet e tatimpaguesit sipas kategorisë së tatimit,
    interesat, gjobave dhe pagesat që i takojnë tatimpaguesit.
    Forma, menyra dhe afati i ruajtjes se te dhenave te ketij rregjistri percaktohet
    me rregullore te miratuar nga drejtorit te pergjithshem.
    Neni 40
    Detyrat e zyrave te taksave te pushtetit vendor
    Pervec parashikimeve te ketij ligji, administrata tatimore lokale ka te gjitha
    detyret dhe pergjegjesite e parashikuara ne ligjin nr. 9632 date 30.10.2006 “Per
    sistemin e taksave vendore”.
    KREU IV
    TE DREJTAT DHE DETYRIMET E TATIMPAGUESVE
    Seksioni I
    Te drejtat e tatimpaguesve
    Neni 41
    E drejta për informim dhe asistencë
    Çdo tatimpagues ka të drejtë qe pa shperblim me qellim kuptimin dhe zbatimin
    e legjislacionit tatimor, të marre informacion dhe te asistohet nga administrata
    tatimore. Brenda struktures se administrates tatimore krijohen strukturat pergjegjese per
    sherbimin e tatimpaguesve.
    Çdo tatimpagues gëzon të drejtën e trajtimit të paanshëm, profesional dhe etik
    nga ana e administratës tatimore, lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me detyrimet
    tatimore.
    Neni 42
    14
    E drejta për konfidencialitetin e të dhënave
    Çdo tatimpagues gëzon të drejtën e konfidencialitetit për te dhenat e veta
    tatimore e financiare, të administruara nga administrata tatimore.
    E dhene tatimore dhe financiare, eshte çdo informacion i cili, merret nga
    administrata tatimore gjate ushtrimit te funksioneve, tek tatimpaguesi ose palet e treta.
    Neni 43
    E drejta për njoftim
    Çdo tatimpagues ka të drejtë të marre njoftim për çdo akt administrativ, veprim
    ose mosveprim i bere per qellim te mbledhjes se detyrimeve tatimore e qe prek pasurine
    e tatimpaguesit, me perjashtim te rasteve kur ka arsye te besoje se pas kesaj
    tatimpaguesi do te bente transferimin e pronësisë, para se të perfundonte vleresimi
    tatimor.
    Neni 44
    E drejta për kontrolle të arsyeshme
    Tatimpaguesi ka të drejtën qe t’i sigurohen kontrolle te arsyeshme, të cilat te
    kryhen në kohë të arsyeshme, në vendin e duhur dhe brenda afateve, sipas dispozitave
    te këtij ligj.
    Neni 45
    E drejta për informim
    Ne rastin e nje mosmarrveshje te lidhur me vleresimin tatimor te bere nga
    administrata tatimore, tatimpaguesi ka të drejtën te marre pergjigje me shkrim, ne lidhje
    me arsyet e vlerësimit si dhe të vendimit te marrë.
    Në bazë të kërkesës me shkrim të tatimpaguesit, administrata tatimore lëshon
    vertetim ne lidhje me të ardhurat e tatueshme, të detyrimeve tatimore të mbetura si dhe
    pagesat e kryera nga tatimpaguesi.
    Neni 46
    E drejta për përfaqësim
    Tatimpaguesi ka të drejtën të emërojnë një përfaqësues me prokure, i cili e
    perfaqeson ate ne raport me administraten tatimore.
    Edhe ne rastin e emrimit te perfaqesuesit me prokure, tatimpaguesi mbetet
    personalisht përgjegjës në përmbushjen e detyrimeve të tij tatimore.
    Neni 47
    E drejta për te kërkuar evidenca me shkrim
    Tatimpaguesi ka te drejte te kerkoje me shkrim nga administrata tatimore kopje
    te njesuara me origjinalin, per çdo dokument qe ndodhet ne dosjen e hapur per
    tatimpaguesin apo te kerkoje kopje te printuar dhe te çertifikuar te te dhenave
    elektronike te lidhura me tatimpaguesin.
    Neni 47
    E drejta për t’u dëgjuar
    15
    Perpara marrjes se nje vendimi administrativ te lidhur me tatimpaguesit dhe
    pasurine e tij, tatimpaguesi ka të drejtë të dëgjohet nga administrata tatimore.
    Neni 49
    E drejta për t’u ankimuar
    Tatimpaguesi gëzon të drejtën qe t’i sigurohet shqyrtimi pavarur administrativ i
    ceshtjeve te lidhura me të.
    Seksioni II
    Detyrimi per regjistrimin dhe mbajtjen e të dhënave
    nga tatimpaguesi
    Neni 50
    Regjstrimi i individit tatimpagues
    Si numer identifikimi per qellime tatimore, per tatimpaguesin qe eshte individ
    shërben numri personal i identifikimit i marre ne perputhje me legjislacionin e fushes.
    Rregjistri i individeve mbahet nga administrata tatimore qendrore.
    Neni 51
    Regjistrimi i personave
    qe ushtrojne veprimtari tregtare
    E drejta per te ushtruar veprimtari tregtare e personit fizik dhe atij juridik, lind
    pas regjistrimit ne perputhje me ligjin nr. 9723 date 3.5.2007 “Per qendren kombetare
    te rregjistrimit”. Regjistrimi ne qendren kombetare te regjistrimit eshte i vlefshem edhe
    per efekt te regjistrimit ne organet tatimore, ne skemën e sigurimeve shoqërore, skemen
    e sigurimeve shëndetësore dhe ne inspektoratin e punës.
    Personi i regjistruar ne qendren kombetare te regjsitrimit, merr një numër unik
    identifikimi, të gjeneruar në formë elektronike, i cili shërben si numer identifikimi edhe
    per qellime tatimore, ne perputhje me procedurat e parashikuara ne ligjin per qendren e
    kombetare te regjistrimit.
    Mosrespektimi i detyrimit per regjistrim, nuk e çliron personin fizik ose juridik
    nga pagesa e detyrimeve tatimore.
    Neni 52
    Identifikimi i personave
    qe ushtrojne veprimtari tregtare pa u regjistruar
    Kur administrata tatimore, identifikon persona te cilet ushtrojne veprimtari
    tregtare pa u regjistruar ne qendren kombetare te regjsitrimi, i regjistron ata në një
    regjistër të përkohshëm.
    Keta persona detyrohen qe brenda 15 diteve nga identifikimi i tyre nga
    administrata tatimore, te regjistrohen ne qender kombetare te regjstrimit. Nese personi
    nuk regjistrohet brenda afatit te parashikuar nga ky paragraf, atij i mbyllet veprimtaria
    dhe nuk mund te regjistroje veprimtari tjeter per nje periudhe prej gjashte muajsh.
    Deri sa të përfundojë regjistrimi i tyre ne qendren kombetare te rregjistrimit,
    administrata tatimore, perllogarit dhe mbledh detyrimin tatimor si dhe gjobat
    administrative ne perputhje me kete ligj.
    16
    Neni 53
    Regjistrimi i organizatave jo-fitimprurese
    Organizatat jo-fitimprurëse, rregjistrohen ne organet tatimore, mbasi kane kryer
    me pare rregjistrimin ne perputhje me Kodin Civil. Administrata tatimore mban një
    regjistër elektronik të veçantë për këta persona.
    Ne regjistrin e organizatave jo-fitimprurese rregjistrohen keto te dhena:
    a. emri;
    b. kohezgjatja, nese kjo eshte e përcaktuar;
    c. objekti i veprimtarisë;
    d. vendi i ushtrimit të veprimtarise;
    e. të dhënat personale të anëtarëve;
    f. vlera dhe lloji i kontributeve të anëtarëve;
    g. te dhënat personale te drejtuesve dhe përfaqësuesve ligjore te organizates
    ne raport me te tretet, te drejtat e dhena me aktin e përfaqësimit si dhe
    afatet e emërimit;
    h. specimenet e firmave te perfaqesuesve te organizates ne raport me te
    tretet;
    i. numrin e te punesuarve.
    Rregjistrimi ne administraten tatimore te organizatave jo-fitimprurese behet pas
    depozitimit ne administraten tatimore te formularit te kerkeses se bashku me
    dokumentacionin bashkelidhur te parashikuar ne formular. Formulari i kerkeses dhe
    dokumentacioni i kërkuar si pjesë e kerkeses publikuar ne faqen zyrtare te drejtorise se
    pergjithshem te tatimeve mund te merret pa pagese ne çdo sportel te njesive te
    shërbimit ndaj tatimpaguesit.
    Administrata tatimore brenda 5 diteve nga marrja e formularit të plotë dhe të
    saktë të aplikimit, përpunon kerkesen për regjistrim tatimor dhe e pajis kerkuesin me
    numër identifikimi.
    Mosrespektimi i detyrimit per regjistrim, nuk e çliron organizaten jofitimprurese
    nga pagesa e detyrimeve tatimore.
    Neni 54
    Përditësimi i te dhenave të rregjistrave
    Tatimpaguesit qe jane persona fizik dhe juridik rregjistrojnë çdo ndryshim të
    dhënave siç përcaktohet në ligjin nr. 9723 date 3.5.2007 “Për qendrën kombëtare të
    rregjistrimit”.
    Tatimpaguesit te cilet direkt apo indirekt jane zoterues te mbi 50 % te kapitalit
    te nje shoqerie tregtare vendase apo te huaj, e deklarojne kete fakt prane autoritetit
    tatimor perkates.
    Tatimpaguesi qe eshte shoqeri tregtare dhe behet zoterues ose kontrollues i nje
    shoqerie tregtare tjeter, e deklaron kete fakt prane autoritetit tatimor perkates.
    Organizatat jo-fitimprurese depozitojne ne organet tatimore aktet perkatese per
    ndryshimet e meposhtme:
    a. ndryshimi i emrit;
    b. ndryshimi i vendit te ushtrimit te veprimtarise;
    c. ndryshimi i statusit ligjor;
    d. krijimin e degëve, sektorëve ose njësive të reja;
    e. ndryshim në objektin e veprimtarise;
    f. ndryshim ne numrin e punonjesve.
    17
    Neni 55
    Kalimi ne regjistrin pasiv
    Administrata tatimore kur ka prova se tatimpaguesi nuk ka kryer veprimtari
    ekonomike për të paktën dymbedhjete muaj, mund ta transferojë regjistrimin e
    tatimpaguesit nga regjistri aktiv tek ai pasiv. Administrata tatimore njofton per kete
    transferin tatimpaguesin. Procedurat e kalimit ne regjistrin pasiv si dhe te rikthimit ne
    regjistrin aktiv percaktohen me udhezim te ministrit te financave.
    Neni 56
    Çrregjistrimi tatimor
    Çrregjistrimi tatimor i tatimpaguesve qe jane persona fizik dhe juridik, behet
    sipas procedurave te parashikuara ne ligjin per qendren kometare te rregjistrimit.
    Ne çdo rast, çrregjistrimi behet pasi tatimpaguesi të ketë paguar të gjithë
    detyrimet tatimore të papaguara. Për ato raste kur paraqitja e këtij bilanci kërkohet nga
    legjislacioni ne fuqi, çrregjistrimi behet pasi të depozitohet bilanci i mbylljes.
    Qendra kombëtare e regjistrimit njofton organin tatimor kompetent për
    regjistrimin e hapjes se procedurave te likuidimit apo për kërkesën për çregjistrim të
    tatimpaguesit. Organi tatimor kompetent, brenda 45 ditësh nga data e këtij njoftimi
    verifikon gjendjen tatimore dhe, kur është e nevojshme, ushtron kontroll në vendin e
    veprimtarisë së tatimpaguesit.
    Nëse organi tatimor kompetent, brenda 45 ditëve nga marrja e njoftimit sipas
    paragrafit 3 me sipër, paraqet kundërshtime për çregjistrimin e tatimpaguesit, qendra
    kombëtare e regjistrimit nuk kryen çregjistrimin. Kundërshtimi i hartuar nga organi
    tatimor kompetent për çregjistrimin e tatimpaguesit permban shumën e detyrimeve
    tatimore.
    Nëse pas 45 ditësh nga data e njoftimit, organi tatimor kompetent nuk ka
    paraqitur ndonjë kundërshtim me shkrim, apo kundërshtimi nuk përmban shumën e
    detyrimeve tatimore, qendra kombëtare e regjistrimit kryen menjëherë çregjistrimin e
    tatimpaguesit.
    Nese deri në datën e hapjes se procedurave te likuidimit apo te kërkesës për
    çregjistrim, tatimpaguesi ka shlyer detyrimet tatimore, organi tatimor kompetent tërheq
    pa vonese kundërshtimin për çregjistrim dhe qendra kombëtare e regjistrimit kryen
    menjëherë çregjistrimin e tatimpaguesit.
    Nëse pavarësisht shlyerjes se detyrimit tatimor, organi tatimor kompetent nuk
    ka tërhequr kundërshtimin, atëherë tatimpaguesi i paraqet qendrës kombëtare te
    regjistrimit dokumentin qe vërteton shlyerjen e detyrimeve tatimore, te përshkruara ne
    kundërshtimin për çregjistrim. Pas depozitimit te dokumentit qe verteton shlzerjen e
    detzrimeve tatimore, qendra kombëtare e regjistrimit kryen pa vonese çregjistrimin e
    tatimpaguesit dhe njofton organit tatimor kompetent per kete veprim.
    Në çdo rast, çregjistrimi nuk parashkruan detyrimin tatimor te mbetur dhe nuk e
    pengon administratën tatimore te beje vlerësime tatimore pas berjes se çrregjistrimit.
    Çrregjistrimi nga rregjistri tatimor i organizatave jo-fitimprurese, behet ne baze
    te vendimit te gjykates.
    Seksioni III
    Detyrimi per dokumentimin dhe mbajtjen e llogarive
    për qellime tatimore
    18
    Neni 57
    Dokumentimi dhe mbajtja e të dhënave tatimore
    per tatimpaguesit qe jane subjekt i tvsh-se ose tatim-fitimit
    Tatimpaguesit që janë subjekt i TVSH-së ose tatimit të fitimit, me qellim
    perllogaritjen e detyrimit tatimor, mbajnë regjistrat, dokumentacioni kontabel, librat
    dhe informacionin financiar si dhe lëshojnë faturë tatimore, dëftesë tatimore ose kupon
    tatimor në përputhje me ligjet e fushes si dhe aktet nenligjore te nxjerra ne zbatim te
    tyre.
    Tatimpaguesit subjekt i TVSH-së regjistrojnë menjëherë gjithë veprimet
    financiare dhe përgatisin dhe mbajnë libra dhe regjistra kontabël ne te cilet regjistrohen:
    a. shitjet e përditshme të mallrave ose kryerja e punimeve ose shërbimeve
    të tatueshme, duke përfshirë shumën e secilit veprim dhe shumën e
    tatimit të ngarkuar;
    b. veprimet e përfunduara por akoma të pafaturuara;
    c. veprimet e patueshme;
    si dhe
    d. pagesat për mallra dhe shërbime, përfshi shumën e secilës blerje ose
    pagesë, shumën e tatimit të paguar, dhe emrin dhe adresën e furnizuesit.
    Neni 58
    Dokumentimi dhe mbajtja e të dhënave tatimore
    per tatimpaguesit e klasifikuar si biznes i vogel
    Tatimpaguesit që janë subjekt i Ligjit “Për Taksën Vendore të Biznesit të
    Vogël”, me qellim te perllogaritjes se detyrimit tatimor, mbajnë regjistra, libra dhe
    dokumente të tjera si dhe lëshojnë fature te thjeshte tatimore apo kupona tatimorë, ne
    perputhje me dispozitat e ligjit nr 9632 date 30.10.2006 “Per sistemin e taksave
    vendore”.
    Neni 59
    Mbajtja dhe ruajtja e dokumentave te te dhenave tatimore
    Regjistrat, librat dhe informacioni financiar jane dokumenta te cilat permbajne
    informacionin e regjistruar ne menyre kronologjike dhe sistematike te veprimeve
    tregtare të tatimpaguesit, dhe te cilat mbahen me qëllim të përcaktimit te shumes e
    detyrimeve tatimore të këtij tatimpaguesi.
    Të dhënat dhe informacioni financiar dhe kontabël ruhen nga tatimpaguesi për
    te pakten gjashte vjet duke filluar nga fundi i vitit tatimor të cilit i përkasin dokumentet.
    Tatimpaguesi per çdo shitje leshon fature tatimore ose kupon tatimor.
    Neni 60
    Fatura tatimore
    Çdo shit-blerje mallrash apo te drejtash si dhe çdo kryerje punimi apo shërbimi
    që eshte pjese e veprimtarise tregtare është objekt faturimi.
    Faturat për shitjen e sendeve a kryerjen e punimeve e të shërbimeve janë fatura
    tatimore, të cilat perfshihen ne perllogaritjet e detyrimit tatimor.
    Fatura tatimore përmban numrin rendor dhe numrin personal te identifikimit,
    numrin e identifikimit te tatimpaguesit, datën dhe vendin e lëshimit, emrin dhe adresën
    e palëve, datën e realizimit të shitjes ose të punimit a shërbimit, emërtimin e saktë të
    19
    tyre, çmimin e plotë të shitjes dhe nëse është rasti, rritjet ose zbritjet e tjera të zbatuara,
    si dhe shumat e shifruara, cilado qoftë mënyra e likujdimit të faturës.
    Neni 61
    Fatura tatimore me tvsh
    Tatimpaguesi qe i nenshtrohet tatimit mbi vleren e shtuar, sa here qe ofron
    mallra apo sherbime per nje person tjeter, duhet te leshoje fature tatimore me tvsh.
    Ministri i financave me udhezim mund te parashikoje transaksione per te cilat
    nuk ekziston detyrimi i leshimit te nje fature tatimore duke percaktuar kriteret per
    dokumentimin e ketyre transaksioneve.
    Përveç përshkrimeve dhe të dhënave të parashikuara në paragrafin e trete të
    nenit me siper, fatura tatimore me tvsh përmban :
    a. vlerën mbi të cilin përllogaritet tvsh-ja;
    b. vleren me tvsh te zbatuar sipas kategorive te sendeve, punimeve e sherbimeve
    c. shumën e tvsh-se.
    Ministri i Financave me udhezim, mund të përcaktojë kërkesa të tjera që duhet
    të përmbajë një faturë tatimore për rastet që rrjedhin nga veçoritë e veprimtarive te
    zhvilluara, të sendeve te tregtueshme, te punimeve apo te shërbimeve.
    Neni 62
    Lëshimi i faturës tatimore
    Shitësi lëshon faturë tatimore dhe blerësi duhet të kërkojë atë në kohën e
    realizimit të shitjes a të kryerjes së punimit ose shërbimit. Mallrat ne qarkullim te
    pashoqerua me fature tatimore, konfiskohen nga policia tatimore.
    Fatura tatimore përgatitet nga shitësi në jo më pak se dy ekzemplarë, nga të cilët
    njëren kopje e merr dhe ruan blerësi, kurse kopjen e mban dhe e ruan shitësi. Faturat
    përgatiten me numër rendor progresiv.
    Neni 63
    Prodhimi dhe shperndarja e dokumentave tatimore
    Ministri i financave miraton formatin e fatures tatimore.
    Kriteret qe duhet te plotesojne personat qe liçencohen per shtypjen dhe
    shperndarjen e dokumentacionit tatimore, kushtet e shtypjes, standartet e sigurise si dhe
    rregullat e shperndarjes dhe venies ne dispozicion të tatimpaguesve te faturave
    tatimore, miratohen me vendim te keshillit te ministrave.
    Liçencat per shtypjen dhe shperndarjen e dokumentave tatimore, leshohen nga
    Drejtori i pergjithshem i tatimeve.
    Neni 64
    Faturat tatimore te përgatitura nga blerësi
    Në rastin e shitjeve nga individët që nuk kanë cilësinë e tregtarit, fatura
    përgatitet nga blerësi, ushtrues i veprimtarisë tregtare, me kusht që dokumenti të
    përmbajë përshkrimet dhe të dhënat e parashikuara në kete ligji dhe vërtetohet nga
    furnizuesi. Blerësi për çdo rast të tillë shënon në faturë edhe numrin e tij te
    identifikimit.
    Ministri i Financave me udhezim mund të parashikoje forma të posaçme
    dokumentesh që zënë vendin e faturës.
    20
    Neni 65
    Kuponi tatimor
    Kuponi tatimor eshte dokumenti i lëshuar me anë të arkave regjistruese a të
    pajisjeve elektronike të tjera që kanë aparat shtypshkrimi.
    Subjektet që detyrohen të lëshojnë kupona tatimorë, mund të lëshojnë njëherazi
    edhe faturë, nëse shitja apo shërbimi i kryer është për një përdorim tregtar dhe për këtë
    shkak blerësi është i detyruar ta kërkojë faturën.
    Te gjithe tatimpaguesit e shitjeve me pakice qe shesin mallra apo ofrojne
    sherbime ne ambjente apo njesi te perhershme te hapura per publikun, duhet te
    instatojne arka regjisitruese dhe te leshojne kupona tatimor per cdo transaksion.
    Kuponi tatimor i pashoqëruar me faturë, nuk njihet si dokument justifikues i
    shpenzimeve për blerësin, ushtrues të një veprimtarie tregtare.
    Seksioni IV
    Pajisjet fiskale
    Neni 66
    Detyrimi per perdorimin e pajisjeve fiskale
    Dispozitat e ketij kreu synoje shtrirjen e sistemit fiskal nepermjet paisjeve
    fiskale për regjistrimin e pagesave me para në dorë.
    Tatimpaguesit që kryejnë qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve për të cilat
    pagesat nuk kryhen nëpërmjet bankës, janë të detyruara të fusin dhe të përdorin
    sistemin fiskal nepermjet perdorimit te paisjeve fiskale për regjistrimin e pagesave me
    para në dorë dhe leshimit në mënyrë të detyrueshme te kuponit tatimor.
    Neni 67
    Sistemi fiskal i pjisjeve
    Sistemi fiskal i paisjeve përfshin paisjen fiskale si dhe sistemin e integruar
    automatik të kontrollit.
    Paisjet fiskale përfshijnë:
    1- arkat regjistruese elektronike me memorje fiskale;
    2- printera fiskalë;
    3- sistem elektronik me memorje fiskale për regjistrimin e qarkullimit të shitjes
    me pakicë të derivative të naftës nëpërmjet pajisjeve kalkuluese dhe
    konsumin e karburanteve të lëngshme (stacionet e naftës, të gazit etj) dhe
    4- lexues të pagesës me kartë;
    5- sistemi automatik i integruar i kontrollit është një sistem për komunikimin e
    vazhdueshëm elektronik të entitetit tregtar me administraten tatimore, për
    transferimet e përditshme automatike si një deklarim financiar ditor.
    Neni 68
    Leshimi i kuponit tatimor
    Tatimpaguesi është i detyruar të leshoje kuponin tatimor në formë, dhe
    përmbajtjen e miratuar me udhezim nga Ministri i Financave.
    Bileta që nuk përmban elementët e përcaktuara, nuk do të konsiderohet kupon
    tatimor.
    21
    Me qëllim të rregjistrimit të rregullt të qarkullimit, tatimpaguesi është i detyruar
    të ruajë dhe mirëmbajë në kushte pune paisjen fiskale.
    Neni 69
    Ruajtja e kuponit tatimor
    Blerësi i mallrave, apo përfituesi i shërbimit është i detyruar të kërkojë kupon
    tatimor dhe ta ruajë atë jo me pak se 30 metra larg nga pika e shitjes së mallrave, apo
    shërbimit dhe ta tregoje ate ne në rastin e kontrollit.
    Kur pika e shitjes së mallrave, apo e ofrimit te shërbimi është vendosur në
    ndërtesa të cila shfrytezohen edhe nga tatimpagues te tjere, tregje te organizuara apo
    qendra tregtare, largimi nga pika e shitjes do të konsiderohet distance nga dalja jashtë
    ndërtesave, tregut apo qendres tregtare.
    Në rastet e kthimit të mallrave, për transaksionin e anulluar leshohet një
    dokument fature arke.
    Neni 70
    Detyrimi per te kerkuar kupon tatimor
    Tatimpaguesi është i detyruar të afishojë një poster në një vend të dukshëm, me
    të cilin blerësi i mallrave apo përfituesi i shërbimit kujtohet per detyrimin e tij per të
    kërkuar kuponin tatimor.
    Neni 71
    Pjeset e kuponit tatimor
    Kuponi tatimor përmban kuponin dhe gjurmën e kontrollit të kuponit që janë
    identike dhe që printohet në të njëjtën kohë. strisha e gjurmës së kuponit i jepet blerësit
    të mallrave apo përfituesit të shërbimit dhe gjurma e kontrollit te kuponit mbahet nga
    tatimpaguesi.
    Neni 72
    Perjashtimi nga detyrimi i leshimit te kuponit tatimor
    Detyrimi për leshimin e kuponit tatimor nuk shtrihet mbi:
    1- tatimpaguesit që paguajnë tatimit mbi të ardhurat nga kryerja e
    veprimtarive per shuma të vogla të të ardhurave neto, me përjashtim
    të shoferëve të taksisë;
    2- qarkullimin e produkteve bujqësore dhe të papërpunuara nga personat
    që nuk janë tregëtarë dhe realizojnë qarkullim mbi tezga në tregjet e
    organizuara si dhe jashtë merkatave;
    3- individet qe leshojne me qira, ambiente biznesi
    4- veprimtari, te cilat ushtrohen në zona të larta malore me popullim më
    pak se 300 individe dhe qe jane të ndryshme nga vendet turistike.
    Neni 73
    Instalimi i pajisjes fiskale
    Tatimpaguesi është i detyruar të instaloje e përdorë paisjen fiskale për cdo vend
    pune ku është realizohet pagesa në te holla ne dore e mallrave apo shërbimeve.
    22
    Në ambjentet ku janë vendosur në përdorim më shumë se një paisje fiskale, të
    dhënat për futjen e cdo paisje në veprim, regjistrohen në librin e deklarimit ditor
    financiar.
    Me përjashtim të rasteve kur është e nevojshme mirëmbajtja apo riparimet e
    paisjes fiskale dhe tatimpaguesi nuk është i detyruar të zotërojë paisje fiskale rezervë,
    është i ndaluar qarkullimi i mallrave apo shërbimeve që nuk janë kryer nëpërmjet
    instalimit dhe sistemit të paisjes fiskale.
    Ne rast defekti te pajisjes fiskale, tatimpaguesi njofton menjehere subjektin e
    autorizuar per mirmabajtjen si dhe administraten tatimore dhe mban proces-verbal te
    cilin e nenshkruan vete.
    Në rastin e parashikuar në paragrafin e trete të këtij neni, tatimpaguesi është i
    detyruar të leshoje një faturë tatimore për cdo transaksion te lidhur me mallrave apo
    shërbimeve dhe të mbaje libër llogarie të çertifikuar nga administrata tatimore.
    Neni 74
    Pajisja fiskale zevendesuese
    Keshilli i ministrave miraton kategorite e tatimpaguesve, kushtet dhe procedurat
    per sigurimin dhe regjistrimin e paisjes fiskale të përdorshme në rastet e dëmtimit apo
    gjate sherbimeve te mirëmbajtjes së paisjes kryesore fiskale..
    Neni 75
    Kriteret per pajisje me liçence per ofrimin e pajisjeve fiskale
    Subjektet e liçencuara per shitjen apo dhenien me qira te pajisjeve fiskale duhet
    te plotesojne te pakten keto kushte:
    1- te depozitojne nje garanci bankare në një vlerë prej 500 000 $;
    2- te sigurojne pjesë kembimi, shërbimi dhe asistencë teknike;
    3- te kete te pakten tre qëndra shërbimi në Republikën e shqiperise;
    4- të sigurojne te paktën një sherbim mirëmbajtje gjatë vitit si mirembajtje
    parandaluese;
    5- te sigurojne riparim apo zëvendësim të paisjeve fiskale brenda 36 orëve, nga
    momenti kur përdoruesi i paisjes ka kërkuar ndërhyrjen;
    6- te kene te punesuar te pakten një teknik mbi jo më shumë se 300 paisje
    fiskale, në zonën e shërbimit.
    Liçencimi i subjekteve qe ofrojne sherbime te shitjes apo dhenies me qira te
    pajisjeve fiskale, behet nga Ministri i Financave, ne perputhje me rregullat e miratuara
    nga keshilli i ministrave.
    Ne rast te mosrespektimit te te pekten njeres prej kushteve te parashkuara ne
    paragrafin e pare te ketij neni, autorizimi pezullohet per nje periudhe pese mujore.
    Neni 76
    Kontrolli i sistemit automatik te integruar
    Kontrolli automatic i integruar kryhet nepermjet nje sistemi te kontrollit.
    Sherbimi sistemit te kontrollit automatik te itegruar kryhet nga subjektet e
    pajisura me liçence nga drejtori i pergjithshem i tatimeve, dhe perzgjidhet mbi bazen e
    kritereve te parashikuar me vendim te keshillit te ministrave.
    Neni 77
    Aktet nenligjore per pajisjet fiskale
    23
    Ministri i Financave me udhezim miraton karakteristikat teknike funksionale të
    paisjeve fiskale dhe të sistemit të kontrollit automatik të integruar, procedurën dhe
    dokumentacionin për miratimin e tyre për përdorim, elementët e kuponit tatimor,
    mënyrën e kontrollit dhe kontrollin e paisjes fiskale dhe rregullat për mirëmbajtjen e
    tyre teknike dhe të shërbimit.
    Seksioni V
    Mbajtja e kontabilitetit per qellime tatimore
    Neni 78
    Librat kontabël tatimore
    Kontabiliteti mbahet ne perputhje me ligjin nr. 9228 date 29.04.2004 “Per
    kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”
    Çdo tatimpagues, regjistron në mënyrë të plotë, të rregullt dhe në kohën e duhur
    të gjitha veprimet e kryera, me qëllim që të justifikojë shumën e detyrimit tatimor,
    derdhjen e pagimin e tij si dhe të japë te dhenat e nevojshme për kontrollin nga
    administrata tatimore ose nga organe të tjera të autorizuara me ligj.
    Për regjistrimin e veprimeve ekonomike që lidhen me tatimet dhe taksat
    përdoren librat dhe regjistrat e kontabilitetit që subjekti mban në zbatim të detyrimeve
    kontabël. Nëse librat e kontabilitetit të mbajtur normalisht rezultojnë të pamjaftueshëm
    ose nuk përmbushin kërkesat ligjore për tatimet dhe taksat, atëherë përdoren libra të
    posaçëm.
    Llojet dhe format e librave të posaçëm, përcaktohen me udhëzim të veçante të
    miratuara nga Ministri i Financave.
    Neni 79
    Regjistrimi i veprimeve
    objekt i perllogaritjes se detyrimit tatimor
    Çdo tatimpagues për tatimet e këkuara mbi shitjen e mallrave ose mbi kryerjen
    e punimeve te shërbimit, regjistron shumen e çdo veprimi të kryer.
    Përveç veprimeve të tatueshme në librin kontabël ose në librin e posaçëm, vihen
    në dukje në mënyrë lehtesisht të dallueshme edhe :
    a. veprimet e patatueshme ;
    b. veprimet e kryera, por të mbetura pezull për tatimin e dhënë;
    c. për çdo veprim shitjeje, kryerje punimi a shërbimi, treguesin e shumës së tyre,
    të tatimit përkatës, si dhe emrin dhe adresën e furnitorit ;
    d. për çdo veprim shitjeje, kryerje punimi a shërbimi, shumën sipas çmimit të
    shitjes, shumën e tatimit sipas tarifës së zbatuar, si dhe emrin e adresën e
    klientit.
    Seksioni VI
    Detyrime te tjera te tatimpaguesit dhe te treteve
    Neni 80
    Detyrimi i tatimpaguesit për të dhënë informacion
    Tatimpaguesi vë në dispozicion të administratës tatimore informacionin,
    dokumentet e nevojshme për të kryer llogaritjen e saktë të detyrimeve të tyre tatimore,
    24
    vë në dispozicion librat e llogarisë si dhe me kërkesën e administratës tatimore, jep
    sqarime shtese, me gojë ose me shkrim. Ky detyrim përfshin, por nuk kufizohet në:
    a. plotësimin, nënshkrimin dhe kthimin e pyetësorëve ose kërkesave të
    tjera me shkrim për informacione ose dokumente nga administrata
    tatimore brenda 20 ditëve nga data e postimit të kërkesës ose dërgimit
    elektronik tek tatimaguesit;
    b. takimin me punonjës të administratës tatimore gjatë orarit të punës për
    t’iu përgjigjur pyetjeve dhe dhënë informacion.
    Kërkesa e administratës tatimore për sqarime shtese, behet vetem per
    informacione te lidhura me me transaksionet tregtare të tatimpaguesit, proceset ose
    procedurat teknike, dhe operacione financire ndërmjet tatimpaguesit dhe palëve të treta.
    Neni 81
    Detyrimi i të treteve për të dhënë informacion
    Me qellim perllogaritjen dhe mbledhjen e detyrimeve dhe borxheve tatimore, te
    tretet i krijojne akses administrates tatimore ne lidhje me te dhenat qe ata zoterojne ne
    lidhje me tatimpaguesin, i cili eshte objekt i kontrollit tatimor ose ndaj te cilit ka filluar
    hetim per shkelje te legjislacionit tatimor.
    Me kërkesën me shkrim të administratës tatimore, brenda 20 ditëve nga data e
    postimit ose dërgimit elektronik të kerkeses, palët e treta vene ne dispozicion te
    administrates tatimore pa pagese, informacionin dhe dokumentacionin e nevojshme per
    perllogaritjen e detyrimit tatimor të tatimpaguesve.
    Kerkesa me shkrim behet per te dhenat e nevojshme per te perllogaritur
    detyrimin tatimor dhe ju drejtohet:
    a. personave juridikë, në lidhje me:
    (1) dividentët që u paguhen aksionerëve ose ortakëve;
    (2) personat me te cilet jane duke kryer ose kanë kryer transaksione
    financiare ose tregtare;
    (3) pagesat e bëra per nën-kontraktorët apo ne pozicionin e nenkontraktorit
    ose
    (4) debitorët dhe kreditorët
    b. bankave dhe institucioneve financiare, në lidhje me:
    1- pagesat e interesit;
    2- depozitat dhe detyrimet në fund të vitit ose
    3- veprime të tjera bankare;
    c. shoqeritve komisionere ose fondeve te investimeve kolektive, në lidhje me
    transaksionet e titujve;
    d. agjentëve te pasurisë së paluajtshme, në lidhje me veprimet per klientë e
    tyre;
    e. blerësve ose shitësve te pasurisë së paluajtshme, në lidhje me përshkrimin dhe
    çmimin e pasurisë së paluajtshme;
    f. notereve, per veprime noteriale lidhur me shitblerje te pasurive te luajteshme
    apo te paluejteshme, apo kontrata sipermarrje;
    g. personave juridikë rezidentë dhe jo-residentë në lidhje me pagesat e bëra
    personave jo-rezidentë;
    h. institucioneve shteterore si dhe nepunesve te administrates shteterore;
    i. kontraktoreve te tjere te tatimpaguesit
    j. donatorëve, organizatave nderkombetare, organizatave jofitimprurese vendase
    dhe te huaja, në lidhje me pagesat e bëra tatimpaguesve për furnizimin e mallrave dhe
    të shërbimeve.
    25
    Neni 82
    Detyrime te pergjithshme te tatimpaguesit
    Perveç detyrimeve te tjera te parashikuara ne kete ligj, tatimpaguesi ne perputhje
    me legjislacionin tatimor duhet:
    a. te regjistrohen ne regjistrin perkates;
    b. te dorëzojne ne menyre te plotë dhe të saktë deklaratave tatimore;
    c. te dorezojne deklaratat tatimore brenda afatit te përcaktuar në secilin
    prej ligjeve tatimore;
    d. te kryerjen e pagesës së plotë të detyrimeve tatimore brenda afateve dhe
    datave te përcaktuara në secilin prej ligjeve tatimore;
    e. te mbaje librat dhe regjistrimet e të dhënave tatimore;
    f. per cdo transaksion qe e kalon vleren 30.000 lek, nuk mund te beje
    arketime apo pagesa me lek ne dore, por keto transaksione duhet te
    kryhen nepermjet bankes;
    g. brenda 20 diteve te jape informacionin dhe dokumentacionin të kërkuar
    nga administrata tatimore gjatë procesit të vleresimit tatimor si dhe gjatë
    procesit të mbledhjes me force te detyrimeve tatimore per tatimpaguesin
    apo per te tretet;
    h. te ruajne, perdorin dhe transportojne mallrat te shoqeruar me
    dokumentin tatimor perkates;
    i. te reklamojne ne vende te dukshme, çmimet e mallrave dhe te
    sherbimeve qe ofrojne
    j. ne rastet kur ushtron njekohesisht tregti me shumi dhe me pakice, eshte i
    detyruar qe t’i organizoje keto veprimtari ne vende te veçanta te ndara
    nga njeri tjetri.
    KREU V
    DEKLARIMET DHE VLERESIMET
    Neni 83
    Deklarata tatimore
    Deklarata tatimore eshte dokument i njohur nga administrata tatimore, me ane te
    te te cilit tatimpaguesi ben vetevleresimin dhe vetdeklarimin e shumes se tatimit, takses
    apo kontributit.
    Tatimpaguesi ploteson dhe dorëzon deklaraten tatimore, si dhe paguan tatimin,
    taksen apo kontributin e vleresuar brenda afateve të percaktuara në ligjet përkatës
    tatimore.
    Kur ligji tatimor kërkon dorëzimin e deklarates tatimore, tatimpaguesi bën
    vetdeklarim të shumes se tatimit, takses apo kontributit, pa pritur vlerësimin, njoftimin
    ose kërkesën nga administrata tatimore.
    Deklaratat dhe formularët e tjerë që duhen dorëzuar nga tatimpaguesi, vihen ne
    dispozicion te publikut pa pagese nepermjet:
    1- publikimit në faqen zyrtare e internetit të administratës tatimore;
    2- sporteleve e njesive te sherbimit per tatimpaguesin; ose
    3- dërgimit me postë duke përdorur shërbimin postar me porosi per ata
    tatimpagues qe paraqesin kerkese me shkrim per ofrimin e ketij sherbimi.
    Formatet e deklaratave si dhe dokumentacioni qe i bashkangjitet deklarates,
    miratohen nga drejtori i pergjithshem i tatimeve. Formulari permban detyrimisht
    26
    deklarimin e tatimpaguesit ose perfaqesuesit ligjor te tatimpaguesit, me te cilen
    konfirmon nën përgjegjësine e vet që deklaratat janë të plota dhe të sakta.
    Neni 84
    Dorëzimi i deklarates tatimore
    Tatimpaguesi dorëzon deklaraten tatimore nepermjet:
    1- postës sipas dispozitave te ketij ligji;
    2- në mënyrë elektronike ose
    3- nepermjet bankes.
    Keshilli i ministrave miraton rregullat e dorezimit te deklarates tatimore ne
    menyre elektronike.
    Në rastet kur, afati i fundit per dorëzimin e deklarates bie ne dite pushimi,
    atehere si dite e fundit e aftatit llogaritet dita e pare e punës e cila vjen më pas.
    Neni 85
    Zgjatja e afatit për dorëzimin e deklarates tatimore
    Në rastet kur tatimpaguesi ndodhet perpara pamundesise per dorezimin ne kohe
    te deklarates tatimore, ai paguan detyrimin tatimor dhe njofton administraten tatimore
    per periudhen e zgjatjes të afatit të dorëzimit të deklarates tatimore, e cila nuk mund te
    jete me e gjate se dy muaj.
    Zgjatja e afatit për dorëzimin e deklaratës tatimore, nuk ndikon në afatin e
    pagesës së detyrimit tatimor dhe ne perllogaritjen e kamatë-vonesës për detyrimin
    tatimor i cili do te rezultoje si i papaguar ne momentin e dorezimit te deklarates
    tatimore.
    Neni 86
    Vleresimi tatimor
    Vleresimi tatimor është perllogaritja nga administrata tatimore, e detyrimit
    tatimor te tatimpaguesit.
    Nese tatimpaguesit i kërkohet të dorëzojë deklaratë tatimore dhe të paguajë
    detyrimin tatimor, deklarata konsiderohet si vet-vlerësim tatimor. Pagesa e tatimit behet
    në menyren dhe afatin e parashikuar në ligjin tatimor përkatës. Shuma e detyrimit
    tatimor te deklaruar sipas deklarates tatimore, me vlere deri ne njemije lek, trajtohet si
    detyrim me vlere zero.
    Nese tatimi i një tatimpaguesi mbahet në burim nga një agjent i mbajtjes së
    tatimit dhe tatimpaguesit nuk i kërkohet të dorëzojë deklaratë tatimore për tatimin e
    mbajtur në burim, mbajtja në burim e tatimit konsiderohet vlerësim tatimor.
    Nese administrata tatimore konstaton se vetvleresimi tatimor i dhënë në
    deklaratën tatimore është i pasaktë, atehere nga administrata tatimore ribehet vleresimi
    tatimor.
    Vlerësimi tatimor qe behet nga administrata tatimore bazohet në:
    a. informacionin e dhënë në deklaratën tatimore ose
    b. metodat alternative të vlerësimit.
    Barra e provës per mosmarrveshjet e lindura ne lidhje me vleresimin tatimor te
    bere nga administrata tatimore, bie mbi:
    1- administraten tatimore per te dhenat e perdorura per perllogaritjen e detyrimit
    tatimor dhe
    2- tatimpaguesin për pasaktësinë e shumës së detyrimit tatimor.
    27
    Neni 87
    Njoftimi-vleresimi tatimor
    Njoftim-vlerësimi tatimor permban shumen e tatimit te vleresuar nga
    administrata tatimore.
    Njoftim-vlerësimi tatimor i dergohet me poste tatimpaguesit dhe permban
    informacionin e mëposhtëm:
    a. gjeneralitetet e tatimpaguesit ose emrin e personit juridik;
    b. numrin e identifikimit të tatimpaguesit;
    c. datën e perfundimit te vleresimit tatimor;
    d. arsyet e berjes se vleresimit dhe periudhën tatimore te ciles i referohet
    vleresimi tatimor;
    e. shumën e tatimit, takses apo kontributit të vlerësuar, gjobat dhe menyren e
    perllogaritjes se interesave;
    f. kërkesën për pagesën e tatimit dhe afatin e pagesës;
    g. vendin dhe mënyrën e pagesës;
    h. shpjegimin për menyren e perllogaritjes se shumes se vleresimit tatimor;
    i. te drejten e tatimpaguesit qe ne rast se nuk eshte dakord me njoftimvleresimin
    mund te kerkoje kontroll tatimor.
    Njoftim-vlerësimi rregjistrohet në regjistrin tatimor br

    • gene
    • Posted October 5, 2007 at 3:14 pm
    • Permalink

    brenda 24 oreve.
    Nese tatimpaguesi nuk eshte dakord me vleresimin tatimor te bere nga
    administrata tatimore, ai brenda 24 oreve nga marrja e njoftim-vleresimit, shprehet me
    shkrim per arsyet e kundershtimit dhe kerkon kryerjen e kontrollit tatimor.
    Neni 88
    E drejta per te nxjerre njoftim-vleresimin tatimor
    Njoftim-vleresimi tatimor per tatimpaguesit e regjistruar prane administrates
    tatimore qendrore nxirret nga drejtori i drejtorise rajonale, kurse per tatimpaguesit e
    klasifikuar si biznes i vogel nxirret nga drejtuesi i zyret se taksave te bashkise ose
    komunes.
    Per detyrimet tatimore te lidhura me kontributet e sigurimeve shoqerore dhe
    shendetsore, njoftim-vleresimi tatimor ne te gjitha rastet nxirret nga drejtori i drejtorise
    rajonale.
    Vleresimi i ri tatimor eshte vleresimi i bere nga administrata tatimore pas nje
    ankimimi apo ne perfundim te nje kontrolli tatimor dhe qe ndryshon vleresimin tatimor.
    Neni 89
    Rastet e zbatimit te metodave alternative të vlerësimit tatimor
    Administrata tatimore mund të përdorë metoda alternative të vlerësimit tatimor
    ne rastet kur:
    a. tatimpaguesi nuk dorëzon një deklaratë tatimore ne kohen dhe menyren e
    kerkuar nga ligji tatimor perkates;
    b. deklarata tatimore permban te dhena te paverteta apo te paskta;
    c. tatimpaguesi nuk mban ose nuk ruan rregjistrime kontabel;
    d. tatimpaguesi kundershton kryerjen e kontrolleve tatimore;
    e. te dhenat e deklarates tatimore jane nen te dhenat referuese te investiguara
    nga tregu;
    28
    f. tatimpaguesi nuk dorëzon informacionet e kerkuara dhe dokumente të
    tjera të nevojshme për perllogaritjen e detyrimit tatimor;
    g. tatimpaguesi kryen transaksione me persona te lidhur, ose përfshihet në
    transaksione tregtare te cilat ne jane dukje pa perfitim thelbesor por kanë
    si qëllim pakesimin apo shmangien e detyrimit tatimor;
    h. tatimpaguesi përfshihet në shitje ose blerje me para në dorë në shuma më
    të mëdha se 30.000 lekë.
    Neni 90
    Bazat e metodave alternative te vleresimit
    Metodat alternative të vlerësimit bazohen në:
    a. prova direkte të dhëna në deklaratat tatimore ose në dokumente dhe
    informacione të tjera marra nga tatimpaguesi;
    b. prova direkte, dokumentacione dhe informacione të marra nga pale të treta
    perfshire tatimpagues te tjere;
    c. prova të tërthorta bazuar në të ardhurat ekonomike të veprimtarisë;
    d. krahasimin me një veprimtari tregtare të njejtë ose te ngjashme të kryer nga
    tatimpagues të tjerë;
    e. çmimet e publikuara nga INSTAT apo te dhenat referuese per çmimet per
    çmimet e mallrave apo sherbimeve te nxjerra nga studimi i tregut ose
    f. të dhëna mbi shpenzimet e kryera nga tatimpaguesi dhe shpenzimet e kryera
    dhe mënyrën e jetesës së pronarëve dhe personave të lidhur me ta.
    Tatimpaguesit qe jane subjekt i tatimit mbi vleren e shtuar, per te gjitha faturat
    tatimore pa TVSH, tatohen mbi bazen e çimeve referuese te shitjes me pakice.
    Kur behet vlerësim tatimor për transaksione ndërmjet personave te lidhur,
    metoda alternative e përdorur bazohet në të ardhurat e tatueshme që do të kishin
    rezultuar nga një veprim i krahasueshëm ndërmjet personave të palidhur.
    Kur pretendohet se ne mjedisin e shitjes me pakice jane kryer edhe shitje me
    shumice, keto te fundit vleresohen sikur te jene shitur me çmimet e shitjes me pakice.
    Medodat alternative direkte te vlerësimit kanë përparësi ndaj metodave të
    tërthorta. Në çdo rast administrata tatimore e bazon vlerësimin në gjykimin më të mirë
    të mundshëm referuar në faktet dhe rrethanat konkrete të veprimtarise tregtare.
    Drejtori i përgjithshëm i tatimeve miraton rregullore për procedurat
    administrative te vleresimit tatimor nepermjet metodave alternative.
    Neni 91
    Afatet e parashkrimit te te drejtes per te bere vleresim tatimor
    E drejta e administrates tatimore per te bere një vlerësim tatimor, parashkruhet
    brenda gjashte vjeteve nga dita e fundit e afatit te dorëzimit të deklaratës sipas ligjit
    tatimor përkatës.
    Afati i parashkrimit i percaktuar në paragrafin e pare te ketij neni, mund të
    zgjatet kur:
    a- si rezultat i një ankimimi ndaj vlerësimit të mëparshëm, administrata
    tatimore bën nje vlerësim tatimor te ri. Në këtë rast afati i parashkrimit
    eshte me i fundit nderjmet:
    i. afatit kohor te percaktuar ne paragrafin e pare te ketij neni dhe
    29
    ii. periudhes prej tridhjete ditesh nga miratimi i vendimit
    administrativ dhe kur ky vendim ankimohet ne rruge gjyqesore,
    nga data kur vendimi merr formë të prere;
    b- si rezultat i një kontrolli ose hetimi të tatimpaguesit nga administrata
    tatimore, nga kjo administrate kerkohet te behet vlerësim tatimor i ri. Në
    këtë rast afati i parashkrimit eshte me i fundit ndermjet:
    i. afatit kohor te parashikuar ne paragrafin e pare te ketij neni dhe
    ii. periudhes prej tridhjete ditesh nga nxjerrja e njoftimit-vleresimit
    tatimor te ri;
    c- ndaj tatimpaguesit ka filluar nje çeshtje penale lidhur me detyrimet e tij
    tatimore. Në këtë rast afati i parashkrimit eshte me i fundit ndermjet
    i. afatit kohor te parashikuar ne paragrafin e pare te ketij neni dhe
    ii. periudhes prej tridhjete ditesh nga data e marrjes nga gjykata te
    vendimit te formes se prere ne lidhje me çeshtje penale.
    Ne rastet kur ndaj tatimpaguesit hapet nje çeshtje penale e lidhur me detyrimet e
    tij tatimore pas kalimit te afatit te parashikuara ne paragrafin e pare te ketij neni, e
    drejta per te bere vleresim tatimor konsiderohet se nuk eshte parashkruar.
    KREU VI
    KONTROLLI TATIMOR
    Seksioni I
    Prcedura dhe kompetenca ne miratimin e kontrollit tatimor
    Neni 92
    Kontrolli tatimor dhe kompetenca ne miratimin e fillimit te tij
    Kontrolli tatimor eshte instrument i administrates tatimore per perllogaritjen e
    sakte te shumes se tatimit, takses, kontributit apo detyrimit tatimor qe duhet paguar, per
    verifikimin e respektimit te legjislacionit tatimor, parandalimin dhe shmangjen e
    evazionit fiskal.
    Evazion fiskal eshte cdo veprim i tatimpaguesit, i cili paraqet pamje te rreme te
    te dhenave tatimore, apo identifikuese me qellim shtremberimin e detyrimit tatimor per
    t’u paguar.
    Fillimi i procedurave te kontrolleve tatimore, urdherohet nga drejtori i drejtorise
    rajonale apo njesive te ngjashme me to, per tatimpaguesite regjistruar prane
    administrates tatimore qendrore si dhe nga drejtuesi i zyres se tatim-taksave per
    tatimpaguesit e klasifikuar si biznes i vogel.
    Kontrolli tatimor i urdheruar nga drejtues te administrates tatimore, mund te jete
    ne formen e:
    – vizites fiskale;
    – kontrollit periodik;
    – kontrollit te plote.
    Procedurat e kryerjes se kontrollit tatimor, miratohen me udhezim te ministrit te
    financave.
    Neni 93
    Qellimi i kontrolleve tatimore
    Kontrollet tatimore kryhen ne funksion te verifikimit te respektimit te
    legjislacionit tatimor si dhe perllogaritjes se detyrimeve tatimore.
    30
    Grupi i kontrollit ka te drejta te plota te kontrollit ne lidhje me deklaratat,
    llogaritë dhe regjistrimet tatimore të tatimpaguesve, përfshirë gjithë dokumentacionin
    lidhur me të ardhurat, shpenzimet, aktivet dhe pasivet dhe marrëdhëniet financiare me
    palë të treta. Gjate kontrollit, administrata tatimore shqyrton saktësinë e dokumenteve
    që lidhen me statusin ligjor, statusin e rezidencës, veprimtarinë ekonomike, apo
    pagesën e detyrimeve tatimore, si dhe çdo dokumenti tjetër që eshte i nevojshem per
    përcaktimin e detyrimit tatimor.
    Kontrolli tatimor mbeshtetet në deklaratat e dorëzuara nga tatimpaguesi, nga
    dokumente dhe informacione të siguruara nga palë të treta si dhe në metodat alternative
    të vlerësimit.
    Kur tatimpaguesi pengon fillimin, apo vijimin e procedurave te kontrollit, grupi
    i kontrollit tatimor asistohet nga policia tatimore e cila sekuestron dokumentacionin
    tatimor. Ky dokumentacion i rikthehet tatimpaguesit pas perfundimit te vleresimit
    tatimor.
    Urdheri per sekuestrimin e dokumentacionit tatimor, miratohet nga urdheruesi i
    kontrollit dhe ekzekutohet nga policia tatimore per tatimpaguesit e regjistruar prane
    administrates tatimore qendrore apo policia bashkiake per tatimpaguesit qe jane
    klasifikuar si biznes i vogel.
    Neni 94
    Shtrirja e kontrollit tatimor
    Kontrolli tatimor kryhet ne lidhje me gjithe tatimpaguesit dhe te tretet te cilet
    zoterojne prova thelbesore per perllogaritjen e detyrimit tatimor.
    Kontrolli tatimor bazohet mbi parimin qe kontrollet gjithperfshirese dhe ne
    vazhdimesi, kryhen ndaj tatimpaguesve te medhenj. Per te gjithe tatimpaguesit e tjere,
    kontrollet kryhen ne menyre te tille qe te gjithe te perfshihen njesoj nga kjo lloj
    mbikqyrje.
    Kontrolli tatimor bazohet në analizat e vlerësimit të riskut të kryer nga
    administrata tatimore.
    Neni 95
    Njoftimi i kontrollit
    Njoftimi i kontrollit i dergohet tatimpaguesit menjehere në mënyrë elektronike
    si dhe me poste. Njoftimi dergohet me poste ne adresen e selise se tatimpaguesit ose ne
    vendin e ushtrimit te aktivitetit. Vendi i ushtrimit të aktivitetit nënkupton vendin ku
    kryhet administrimi efektiv i veprimtarise tregtare.
    Njoftimi i kontrollit përmban informacionin e mëposhtëm:
    a. datën e fillimit te kontrollit, e cila nuk mund te parashikohet me pare
    sesa shtate dite nga data e dergimit me poste te njoftimit te kontrollit;
    b. llojin e kontrollit;
    c. gjeneralitetet e tatimpaguesit ose emrin e personit juridik;
    d. numrin e identifikimit të tatimpaguesit;
    e. qëllimin për të cilin bëhet njoftimi dhe periudha ose periudhat tatimore
    objekt kontrolli;
    f. arsyet e kontrollit
    g. grupin e inspektoreve tatimore qe marrin pjese ne kontroll si dhe
    h. kujtese ne lidhje me detyrimin ligjor për t’u dhënë informacion
    punonjësve tatimorë.
    31
    Neni 96
    Afatet e kontrollit
    Kontrollet zgjasin jo me shume se tre muaj. Afatet e kontrollit vendosen ne
    perputhje me klasifikimit e subjektit mbi bazen e volumit te veprimtarise dhe analizes
    se riskut.
    Klasifikimi ne perputhje me volumin e biznesit dhe analizen e riskut, behet nga
    administrata tatimore ne perputhje me rregulloren e brendshme administrative dhe
    miratohet nga drejtori i pergjithshem i tatimeve.
    Neni 97
    Perjashtimi i inspektorit nga kontrolli tatimor
    Organi vendimmarres qe ka miratuar njoftimin e kontrollit, perjashton ndonjerin
    prej individeve te emeruar me cilesine e inspektorit te kontrollit nese:
    1- eshte i aferm i ndonjerit prej individeve te prekur direkt nga kontrolli tatimor;
    2- eshte perfaqesues me prokure i tatimpaguesit te kontrolluar;
    3- ka marrdhenie biznesi me tatimpaguesin e kontrolluar;
    4- nese ka arsye te besohet qe mund te nxjerre perfitime direkte nga kontrolli apo te
    shkaktoje dem;
    5- ka marre pjese ne vleresimin tatimor te bere tatimpaguesit te kontrolluar.
    Per qellim te zbatimit te ketij ligji i aferm do te konsiderohet personi qe ka
    lidhje trashegimie deri ne shkalle te trete, kujdestari ligjor apo i biresuari.
    Neni 98
    Plani i kontrollit dhe
    kompetenca ne miratimin e njoftimit te kontrollit
    Drejtori i pergjithshem i tatimeve mbi bazen e propozimeve te drejtoreve
    rajonale, miraton planin vjetor te kontrolleve tatimore.
    Plani vjetor i kontrolleve tatimore miratohet brenda muajit janar te çdo viti
    tatimor.
    Njoftimi i kontrollit hartohet nga urdheruesi i kontrollit.
    Urdheruesi i kontrollit harton njoftimin e kontrollit:
    1- me kerkesen e tatimpaguesit ne rastet kur tatimpaguesi nuk pranon detryimin
    e nxjerre nga njoftim-vleresimi tatimor;
    2- ne perputhje me planin vjetor te kontrollit;
    3- mbi bazen e informacioneve te marra nga administrata tatimore e qe kane
    evidentuar nevojen e kryerjes se kontrolleve tatimore te tjera te
    paparashikuara ne plan ose
    4- pas kerkeses me shkrim te drejtorit te pergjithshem te tatimeve.
    Neni 99
    Evidentimi i shkeljeve
    Inspektoret tatimore, njoftojne tatimpaguesin dhe mbajne proces-verbal per
    shkeljet e konstatuara gjate kontrollit tatimor.
    Neni 100
    Projekt-raporti i kontrollit
    32
    Brenda 48 oreve nga perfundimi i kontrollit, grupi i inspektoreve te kontrollit
    përgatit projekt raportin e kontrollit i cili neshkruhet nga secili prej tyre. Projekt-raporti
    përshkruan me hollësi rezultatet e kontrollit dhe bazat për llogaritjen e vlerësimit të
    rishikuar te propozuar nese ka nje te tille.
    Një kopje e projekt-raportit i dorezohet drejtoreve rajonale dhe nje kopje i
    dërgohet me postë tatimpaguesit.
    Tatimpaguesi ka të drejtë të kundershtoje me shkrim brenda 14 ditëve nga data e
    postimit te raportit. Ne kundershtimin e hartuar nga tatimpaguesi vendosen pretendimet
    ligjore te tatimpaguesit si dhe menyren e perdorur prej tij per perllogaritjen e detyrimit
    tatimor.
    Neni 101
    Raporti perfundimtar i kontrollit
    Pas shqyrtimit te kundershtimit, grupi i kontrollit harton raportin perfundimtar te
    kontrollit. Ne raportin perfundimtar te kontrollit arsyetohen pretendimet e tatimpaguesit
    te cilat jane konsideruar nga grupi i kontrollit si dhe arsyet e kundershtimit te
    pretendimeve te paraqitura nga tatimpaguesi.
    Raporti perfundimtar i kontrollit hartohet dhe nenshkruhet nga grupi i
    inspektoreve te kontrollit dhe miratohet nga urdheruesi i kontrollit brenda tre diteve
    kalendarike nga data e marrjes se objeksioneve.
    Anetaret e grupit te kontrollit nuk mund te refuzojne nenshkrimin e raportit
    perfundimtar te kontrollit. Ne rast se kane opinion te ndryshem per menyren e
    perllogaritjes se detyrimit apo proceduren e ndjekur, i bashkangjisin raportit nje
    material te shkruar ne te cilin shpjegojne qendrimin e tyre personal ne lidhje me rastin.
    Një kopje e raportit perfundimtar të kontrollit dhe vlerësimit të rishikuar i
    dërgohet tatimpaguesit.
    Kur kontrolli rezulton me vlerësim tatimor te ri, ky vlerësimi hyn në fuqi 30 ditë
    pas postimit në seline e tatimpaguesit të një kopjeje të raportit të kontrollit.
    Neni 102
    Permbajtja e raportit perfundimtar
    Raporti perfundimtar i kontrollit pershkruan vendin, daten dhe fillimin e
    kontrollit, pershkrimin e detyrave te kryera dhe fakteve dhe provave te siguruara ne
    procedure dhe te dhena te tjera mbi rrjedhen dhe rezultatin e kontrollit, vecanerisht
    fakteve te lidhura me ndryshimet ne detyrimin tatimor dhe nje prezantim te
    permbledhur te ndryshimeve te percaktuara ne detyrimet tatimore. Raporti mbahet ne
    menyre te rregullt dhe asgje nuk mund te shtohet ne te apo te hiqet nga ai. Seksionet e
    demtuara duhet te mbeten te lexueshme, dhe nese raporti ka me shume se nje faqe, cdo
    faqe duhet te kete numrin e saj dhe duhet te jete e firmosur.
    Neni 103
    Rikontrolli tatimor
    Rikontrolli tatimor eshte rifillimi i procedurave te kontrollit mbi tatimpagues tek
    te cilet eshte kryer me pare kontroll tatimor. Rikontrolli bazohet mbi te njejtat parime
    dhe ndjek te njejtat procedura te parashikuara ne kete ligj ne lidhje me kontrollin
    tatimor.
    Rikontrolli tatimor urdherohet nga drejtori i pergjithshem i tatimeve ne baze te
    kerkeses me shkrim te drejtorit te drejtorise rajonale, ne rastet kur :
    33
    1- administrata tatimore zoteron informacion te shkruar apo dokumenta
    te reja te cilat nuk zoteroheshin gjate kontrollit te meparshem tatimor,
    e te cilat mund te cojne ne nje perllogaritje te re te detyrimit tatimor
    apo ne identifikimin e evazionit fiskal, si dhe
    2- ne rastet kur ka arsye te besohet se gjate kontrollit te meparshem,
    grupi i kontrollit, ne perllogaritjen e detyrimit tatimor, ka vepruar ne
    kundershtim me ligjin.
    Seksioni II
    Perfshirja e eksperteve te tjere
    Neni 104
    Bashkepunimi me ekspertë te jashtem
    Me qellim vlerësimin e saktë te detyrimit tatimor, prane grupit te kontrollit
    mund te thirren eksperte te jashtem, te cilet ofrojne asistencë teknike në fusha specifike
    dhe per te cilat nuk gjenden eksperte brenda rradheve te punonjesve te administrates
    tatimore.
    Ekspertit që asiston grupin e kontrollit, i vihet në dispozicion vetëm
    informacioni përkatës teknik. Eksperti respekton të njëjtat rregulla të konfidencialitetit
    si punonjësit e administratës tatimore.
    Emërimi i ekspertëve të jashtëm bëhet nga drejtori i drejtorisë rajonale dhe
    pagesa e ekspertit bëhet në përputhje me legjislacionin per prokurimin publik.
    Neni 105
    Asistenca e huaj
    Administrata tatimore mund te kerkoje asistence nga nje autoritet tatimor i huaj
    per zgjidhjen e ceshtjeve tatimore specifike.
    Asistenca e huaj kerkohet ne mbeshtetje te marrveshjeve dy ose shumepaleshe
    te lidhura me autoritete tatimore te huaja dhe nese nuk ka marrveshje te tilla, asistenca
    jepet e bazuar ne kushtet e meposhtme:
    a) ne parimet e reciprocitetit;
    b) nese administrata tatimore angazhohet per te perdorur informacionin,
    dokumentacionin dhe rezultatin e asistences per qellimet ekskluzive te ndjekjes se
    procedurave tatimore, dhe respektimit te legjislacionit tatimor;
    c) nese autoriteti tatimor i huaj qe jep asistencen shpreh gadishmerine dhe
    angazhohet te respektoje te njejtat rregulla ne lidhje me konfidencialitetit per te dhenat
    e marra per tatimpaguesit gjate periudhes se ofrimit te asitences.
    KREU VII
    MLEDHJA E DETYRIMEVE TATIMORE
    Seksioni I
    Pagesa e detyrimit dhe
    kthimi i shumave te paguara me teper
    Neni 106
    Pergjegjesia dhe bazat e mbledhjes se detyrimeve tatimore
    34
    Drejtoret e drejtorive rajonale apo njesive te ngjashme me to, si dhe kryetari i
    bashkise apo komunes jane autoritet pergjegjese per sigurimin e mbledhjes se
    detyrimeve tatimore.
    Mbledhja e detyrimeve tatimore bazohet ne:
    1- vet-deklarimin dhe vet-pagesen e detyrimit tatimor nga tatimpaguesi,
    2- mbajtjen e tatimit ne burim nga agjenti i mbajtjes se tatimit si dhe
    3- vleresimin tatimor.
    Neni 107
    Afatet e pageses se detyrimit tatimor
    Tatimpaguesi shlyhen detyrimet tatimore brenda afateve te parashikuara nga
    legjislacioni tatimor per secilen takse, tatim, tarife apo kontribut te veçante.
    Kur, administrata tatimore nxjerr vlerësimin e një detyrimi tatimor apo
    vleresimin e ri tatimor, ky detyrim tatimor i vlerësuar rregjistrohet ne rregjistrin e
    detyrimeve tatimore brenda 48 oreve dhe paguhet brenda 37 ditëve nga data kur
    vlerësimi futet në regjistrin e detyrimeve tatimor.
    Kur afati i fundit për pagesen e detyrimit tatimor, bie ne dite pushimi, si data e
    pagesës do të konsiderohet dita e punës që vjen më pas.
    Neni 108
    Vendi dhe metoda e pageses së detyrimit tatimor
    Detyrimi tatimor paguhet në mënyrë elektronike nëpërmjet bankave ose
    institucioneve te tjera që kanë lidhur marrëveshje me administratën tatimore për të
    pranuar dhe transferuar këto pagesa.
    Ne faqen zyrtare te drejtorise se pergjithshme te tatimeve, publikohet lista e
    bankave dhe institucioneve te tjera qe kane lidhur marrveshje me administraten
    tatimore per ofrimin e sherbimit te shlyerjes se detyrimeve tatimore nga tatimpaguesit.
    Ministri i Financave me udhezim miraton proceduren e kryerjes se pagesës
    elektronike të tatimeve. Pagesat e detyrimeve tatimore behen ne lek .
    Neni 109
    Detyrimet tatimore të paguara më tepër
    Kur dalin dokumenta shtese qe vertetojne se vleresimi tatimor ka qene i pasakte,
    tatimpaguesi ka te drejte qe brenda tre vjeteve nga dita e kryerjes se pageses te kerkoje
    korrigjimin e aktit te vleresimit tatimor.
    Drejtori i drejtorise rajonale shqyrton dokumentacionin shtese dhe brenda 30
    diteve miraton apo refuzon kerkesen. Ne rastet ku kerkesa per korrigjimin e shumes se
    detyrimit miratohet, administrata tatimore:
    a- e kalon shumën e paguar më tepër për llogari të detyrimeve të tjera
    tatimore të papaguara të tatimpaguesit; dhe pas kësaj
    b- me miratimin me shkrim te tatimpaguesit, shuma e mbetur kalon për
    llogari të detyrimeve tatimore të mëvonshme të tatimpaguesit, ose
    c- i kthehen tatimpaguesit brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës me
    shkrim nga tatimpaguesi.
    Ne rastet kur perllogaritja gabim eshte bere per faj te administrates tatimore dhe
    tatimpaguesi kerkon kthimin e shumes, tatimpaguesit i paguhet edhe nje interes prej
    0.04 % te te shumes se llogaritur dhe te paguar me teper, per çdo dite vonese.
    35
    Veprimet lidhur me shumat e paguara më tepër për detyrimet tatimore,
    regjistrohen në regjistrin e detyrimeve tatimore tatimor.
    Neni 110
    Interesat
    Ne rastet kur detyrimi tatimor nuk paguhet në datën e caktuar, tatimpaguesi
    paguan interes për pagesë të vonuar në masën 0.04 % per çdo ditë vonesë.
    Interesi është detyrimisht i pagueshëm. Ankimohen ato interesa per te cilat
    pretendohet se perllogaritja eshte bere gabim
    Neni 111
    Marrveshja pagesave me këste
    Kur një rrethanë financiare e tatimpaguesit e pengon atë të paguaje plotësisht
    detyrimet e tij tatimore në afatin e caktuar, ai mund të kerkoje të lidhe marrveshje
    pagese me këste.
    Kërkesa behet me shkrim dhe i drejtohet drejtorit te drejtorise rajonale ose
    kryetarit te njesise së pushtetit vendor. Ne kerkese shpjegohen arsyet e pamundësise per
    te paguar detyrimet e tij tatimore si dhe propozon marrveshjen e pageses me keste.
    Marrveshja e propozuar, shqyrtohet brenda 5 ditesh Nese marrveshja e
    propozuar miratohet, ajo nënshkruhet nga tatimpaguesi si dhe nga drejtori i drejtorise
    rajonale ose kryetari i njesise së pushtetit vendor. Drejtori i drejtorise rajonale i dergon
    menjehere drejtorit te pergjithshem te tatimeve, kopje te marrveshjes se nenshkruar.
    Miratimi dhe nenshkrimi i marrveshjes se pageses me keste nuk e çliron
    tatimpaguesin nga detyrimi per te paguar interesin ne lidhje me detyrimet tatimore për
    të cilat shtyhet pagesa sipas marrveshjes së pagesës me këste.
    Marrveshja e pageses me keste parashikon vleren e kesteve si dhe afatet e
    shlyerjes se secilit prej tyre.
    Neni 112
    Zgjidhja e marrveshjes te pagesave me keste
    Marrveshja e pageses me këste parashikon zgjidhjen e menjehershme te saj ne
    rastet kur:
    a. tatimpaguesi nuk paguan kestet;
    ose
    b. tatimpaguesi nuk paguan detyrimet e tjera tatimore që lindin gjatë
    periudhës së mbuluar nga marrveshja e pagesës me këste.
    Vendimi per revokimin e marrveshjes se pageses merret nga drejtorise rajonale
    ose kryetari i njesise se pushtetit vendor, brenda 24 oreve nga mungesa e respektimit te
    njerit prej kushteve te parashikuara ne paragrafin e pare te ketij neni.
    Nëqoftëse marrveshja e pagesës me këste revokohet, detyrimet tatimore të
    papaguara mbuluar nga marrveshja paguhen brenda 30 ditëve nga dita e nxjerrjes se
    vendimit per zgjidhjen e marrveshjes se pageses me keste.
    Neni 113
    Radha e shlyerjes së detyrimeve tatimore
    Pagesat e kryera sipas marrveshjes se pageses me keste, shkojne ne favor te
    shlyerjes se pjeseve te detyrimit tatimor sipas rradhës së mëposhtme:
    36
    a. interesat e vlerësuara;
    b. gjobat e vlerësuara;
    c. tatimit, takses apo kontributit te vlerësuar.
    Per kontributet e sigurimeve shoqerore rradha e pageses eshte:
    a- kontributet epunemarresit;
    b- kontributet e punedhenesit.
    Neni 114
    Borxhi tatimor
    Nëse tatimpaguesi,
    1- ka nje detyrim tatimor te deklaruar ne deklaraten e vet tatimore, i cili
    nuk eshte paguar ne kohe, dhe ne lidhje me te cilin nuk jane bere
    objeksinet dhe nuk eshte kerkuar kontrolli tatimor brenda afateve
    ligjore si dhe nuk eshte miratuar ndonje plan pagese me keste;
    2- ka nje detyrim te nxjerre nga kontrolli tatimor dhe ndaj te cilit nuk
    jane ushtruar te drejtat e ankimimit brenda afateve ligjore si dhe nuk
    eshte miratuar ndonje plan pagese me keste;
    3- ka nje gjobe te vendosur nga administrata tatimore per shkak te
    veprimeve ne kundershtim me ligjin, te cilat nuk kane lidhje me
    pagesen e nje tatimi, takse apo kontributi e qe perbejne kundervajtje
    administrative si dhe per te cilen nuk eshte ushtruar e drejta e
    ankimimit;
    4- nuk arrin të paguajë shumen e tatimit, takses apo kontributit te
    vleresuar, brenda afatit te parashikuar per te drejten e tij per apelim
    ne komisionin e apelimeve te tatimeve, dhe per shlyerjen e detyrimit
    nuk eshte miratuar ndonje plan pagese me keste, ose
    5- vendimi i gjykates i formes se prere njeh detyrimin tatimor dhe
    detyrime te tjera te tatimpaguesit ndaj administrates tatimore,
    atehere brenda 48 oreve nga verifikimi i ndonjeres prej rrethanave te parashikuara ne
    kete paragraf, detyrimi tatimor si dhe detyrimet e tjera kontabilizohen si borxh tatimor.
    Borxhi tatimor i pershkruar ne pika 3, te paragrafit te pare te ketij neni,
    kontabilizohet per llogari te administratorit te tatimpaguesit apo te individit qe ka
    pergjegjesi per perfaqesimin e tatimpaguesit ne raport me te tretet, pavaresisht nga
    emertimi qe mban ne strukturen e tatimpaguesit.
    Administrata tatimore, detyrohet te beje ekzekutimin e vendimeve gjyqesore ne
    lidhje me detyrimin tatimor, te njohur nga gjykata me vendim te formes se prere. Ne te
    kundert, zyrat e permbarimit i ekzekutojn ato menjehere.
    Seksioni II
    Procedura e zakonshme
    e mbledhjes se detyrimit tatimor
    Neni 115
    Proçedura e zakonshme
    Brenda 48 oreve nga kontabilizimi si borxh tatimor, drejtori i drejtorise rajonale
    apo i njesive te ngjashme me to, apo kryetari i zyrës së taksave të pushtetit vendor, i
    dërgon tatimpaguesit një letër kujtesë për pagimin e borxhit me paralajmërimin se në
    rast mos-pagimi do të fillojë zbatimi i masave shtërnguese.
    37
    Brenda 10 ditëve nga data e nisjes së letër kujtesës, drejtori i drejtorise rajonale
    apo i njesive te ngjashme me to, apo kryetari i zyrës së taksave të pushtetit vendor
    nxjerr një vendim të posaçem ne te cilin i kërkon:
    (a) çdo banke pranë të cilës tatimpaguesi ka një llogari bankare, qe t’i derdhë
    administratës tatimore nga llogaria e tatimpaguesit, shumën e borxhit tatimor për t’u
    paguar dhe ne rast se shuma e llogarisë bankare të tatimpaguesit eshte me e vogel se
    shuma e borxhit tatimor te papaguar, te kalohet e gjitha ne favor te administrates
    tatimore;
    (b) çdo debitori të tatimpaguesit që të paguajë për autoritetin tatimor shumen e
    detyrimit për t’u paguar dhe ne rast se shuma e detyrimit per t’u paguar eshte me e
    vogel se shuma e borxhit tatimor te papaguar, te kalohet e gjitha ne favor te
    administrates tatimore. Ne kete rast tatimpaguesi njoftohet per zevendesimin e debitorit
    me administraten tatimore dhe per vleren e shlyer te borxhit tatimor.
    Përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe, një vendim ekzekutiv i posaçëm i
    lëshuar në përputhje me këtë nen, ka përparësi mbi pagesën e detyrimeve tatimore dhe
    borxheve tatimore te lindura per periudhen ne vazhdim.
    Vendim i posaçëm nuk mund të lëshohet për një detyrim tatimor që është
    subjekt i një apelimi.
    Një kopje e çdo vendimi të posaçëm i dërgohet tatimpaguesit. Çdo orvatje e
    tatimpaguesit për të tërhequr, lëvizur apo fshehur fonde pas nxjerrjes së një vendimi të
    tillë, konsiderohet si përpjekje për të penguar ushtrimin e kompetencave te autoritetit
    tatimore.
    Seksioni III
    Procedura e jashtezakonshme e mbledhjes se detyrimit tatimor
    Neni 116
    Proçedura e jashtëzakonshme
    Nëse edhe pas ndjekjes se procedurave te zakonshme kane mbetur ende borxhe
    apo pjese te borxheve tatimore te papaguar, atehere kalohet ne ndjekjen e procedurave te
    jashtezakonshme te cilat jane:
    a) mbyllje e veprimtarisë ekonomike të tatimpaguesit deri sa ai të shlyejë
    detyrimet e papaguara e më tej, pas 30 ditëve,
    b) sekuestrim,
    c) pas 90 diteve nga momenti i leshimit te urdherit per sekuestrim, konfiskim të
    pasurisë së tatimpaguesit e më tej,
    c) nëse masat e mësipërme nuk çojnë në shlyerjen e plotë të detyrimit të tij,
    drejtori i drejtorise rajonale, drejtori i pergjithshem i tatimeve ose drejtuesi i zyrës së
    taksave të pushtetit vendore, ben kallzim per ndjekje penal prane organeve te Prokurorisë
    dhe kërkon bllokimin e të gjitha transferimeve të sendeve ne zoterim së tatimpaguesit.
    Miratimi i urdherave per zbatimin e procedurave te jashtezakonshme, ne lidhje me
    masat e parashikuara ne shkronjen a) dhe b) te paragrafit te pare te ketij neni, eshte
    kompetence e drejtorit te drejtorise rajonale per tatimpguesin e regjistruar prane
    administrates tatimore qendrore dhe drejtuesi i policise bashkiake per tatimpaguesin e
    regjistruar prane zyrave te taksave vendore.
    Vendimi i posaçëm sipas shkronjes b) te paragrafit te pare të këtij neni, nuk
    kufizohet në shumën e borxhit tatimor të papaguar, por pasuria e sekuestruar nuk duhet ta
    tejkalojë atë të nevojshme për garantimin e pagesës së detyrimit.
    Në të gjitha rastet, administrata tatimore, ka të drejtë që, si një kreditor i interesuar,
    të kërkojë fillimin e proçedurave të falimentimit per tatimpaguesin qe eshte person juridik.
    38
    Neni 117
    Sekuestrimi tatimor
    Sekuestrim tatimor eshte mjet i sigurimit te ekzekutimit te legjislacionit tatimor
    me ane te te cilit administrata tatimore siguron mbledhjen e detyrueshme te borxheve
    tatimore. Sekuestrimi kryhet ne masen e nevojshme per te shlyer borxhin tatimor.
    Sekuestrimi tatimor vendoset mbi bazen e nje urdhri te nxjerre nga kryetari i
    drejtorise rajonale apo i njesive te ngjashme me to, nga drejtori i pergjithshem i
    tatimeve ose nga drejtuesi i zyres se taksave te pushtetit vendor. Urdhri per sekuestrim i
    shoqeruar nga kerkesa per pagesen e borxheve tatimore dhe kostove te sekuestrimit, i
    dergohet te sekuestruarit ne adresen e zyres qendrore ose ne adresen e shtepise ku ai
    banon.
    Sekuestrimi tatimor bazohet mbi vleresimin e borxhit tatimor.
    Masa e sekuestros, hiqet ne momentin e shlyerjes se detyrimit tatimor ose ne
    rastet kur gjate fazes se sekuestrimit arrihet nje marrveshje e pageses me keste. Sendet
    e sekuestruara i kthehen tatimpaguesit.
    Keshilli i ministrave miraton procedurat e administrimit se sendeve te
    sekuestruara.
    Neni 118
    Sekuestruesit dhe i sekuestruari
    Sekuestruesi eshte autoriteti i administrates tatimore qe miraton sekuestrimin
    tatimor.
    I sekuestruari eshte tatimpaguesi debitor prej te cilit duhet te mblidhet borxhi
    tatimor i papagauar.
    I sekuestruari i siguron administrates tatimore te dhena mbi asetet dhe te
    ardhurat e tjera, per te lehtesuar pergatitjet e autoritetit tatimor per sekuestrimin.
    Sekuestrimi ndaj aseteve te pushtetit qendror ndalohet.
    Neni 119
    Permbajtja e Urdherave per Sekuestrim
    Urdhri per sekuestrim do te permbaje:
    – shumen e borxhit tatimor;
    – afatin e fundit per pagesen e borxhit tatimor;
    – sendin mbi te cilin vihet sekuestro ;
    – metodat per zbatimin e sekuestrimit dhe
    – sqarime mbi te drejtat e ankimimit administrativ.
    Nese objekt i sekuestrimit eshte paga, urdhri per sekuestrim do te permbaje
    emrin e personit juridik si dhe seline apo adresen e punedhenesit.
    Neni 120
    Zbatimi i mases se sekuestrimit
    Urdhri per sekuestrim zbatohet:
    1. nese borxhit tatimor te tatimpaguesit i ka kaluar afati i pageses,
    2. nese administrata tatimore ka ndermarre te gjitha masat per mbledhjen e
    borxhit tatimor;
    39
    3. nese subjekti i sekuestrimit nuk shlyen borxhin tatimor dhe kostot e
    sekuestrimit edhe pas kalimit te afatit prej dhjete ditesh pas dates se marrjes se urdhrit
    per sekuestrim.
    Sigurimi i mbledhjes se borxhit tatimor nepermjet sekuestrimit dhe shitjes së
    pasurisë sipas këtij seksioni zë vend në renditjen e mëposhtme:
    a. sendet e lujtshme në pronësi tatimpaguesit, duke përfshirë llogaritë
    bankare, pagesat dhe rrogat e marra, duke vijuar me
    b. sendet e palujtshme në pronësi të tatimpaguesit.
    Neni 121
    Zbritja e borxhit tatimor te papaguar
    Nese borxhi tatimor nuk arrihet te mblidhet edhe pas procedurave te
    sekuestrimit, ai zbritet si i pambledhshem kur:
    1. subjekti i sekuestrimit vdes pa pasuri te lujtshme ose te palujtshme qe mund
    te perdoren per mbledhjen e detyrimit;
    2. me kerkese te tatimpaguesit, nese ekzekutimi i mbledhjes se borxhit tatimor
    mund te vere ne pikepyetje kerkesat per minimumin e nevojshem jetik te te
    sekuestruarit dhe te anetareve te familjes se tij;
    3. pas kalimit te afatit te parashkrimit te te drejtes per fillimin e procedurave te
    masave shtrënguese.
    Pika 2 te paragrafit te pare te ketij neni, zbatohet ne rastet kur despozitat ligjore
    apo nenligjore kane miratuara minimumin e nevojshme jetik.
    Vendimi per kategorizimin e borxhit si te pambledhshem merret nga drejtori i
    pergjithshem i tatimeve bazuar ne propozimet me shkrim nga drejtori i drejtorise
    rajonale me juridiksion sipas vendbanimit ose zyres qendrore te taksapaguesit.
    Per borxhet tatimore te lidhura me detyrimet tatimore qe administrohen nga
    njesite e pushtetit vendor, vendimi per kategorizimin e borxhit si te pabmbledhem
    merret nga kryetari i njesise se pushtetit vendor.
    Neni 122
    Konfiskimi
    Konfiskimi tatimor eshte marrja ne menyre te pakthyeshme dhe me force e
    mallrave nga administrata tatimore.
    Administrata tatimore konfiskon:;
    1- mallrat qe ruhen, tregtohen, perdoren apo transportohen pa dokument
    shoqerues;
    2- sendeve mbi te cilat ishte vendosur sekuestro, ne rast te mosshlyerjes se
    detyrimit tatimor nga ana e tatimpaguesit.
    Konfiskimi ekzekutohet nga policia tatimore per tatimpaguesit e regjistruar
    prane administrates tatimore qendrore ose policia bashkiake per tatimpaguesit e
    klasifikuar si biznes i vogel.
    Neni 123
    Ankandi publik i sendeve te konfiskuara
    Urdhri per konfiskim vendoset ne ekzekutim nepermjet shitjes se sendeve te
    sekuestruara. Sendet e konfiskuara shiten me ankand publik, sipas rregullave te
    parashikuar ne legjislacionin perkates.
    40
    Seksioni IV
    Dispozita te tjera
    per mbledhjen e detyrimeve tatimore
    Neni 124
    Sendet mbi te cilat nuk mund te vihet sekuestro
    Sendet mbi te cilat nuk mund te vihet sekuestro, percaktohen sipas dispozitave
    te Kodit te Procedures Civile.
    Neni 125
    Te drejtat e paleve te treta
    Nese i sekuestruari deklaron se prona e inventarizuar per sekuestrim zoterohet
    nga nje pale e trete dhe as i sekuestruari e as pala e trete nuk siguron prova per te
    mbeshtetur kete deklarate, sekuestruesi mund te inventarizoje keto sende dhe pala e
    trete udhezohet te depozitoje padine per te vertetuar te drejtat e prones, brenda dhjete
    diteve pas marrjes se njoftimit per inventar. Nese nuk sigurohet asnje dokument qe nje
    kerkese-padi e tille u regjistrua ne gjykate, sekuestrimi do te vazhdoje sikur nuk ka
    pasur asnje kundershtim.
    Sapo kerkese-padia regjistrohet ne gjykate brenda periudhes te specifikuar ne
    paragrafin e pare, shitja e prones se inventarizuar, nderpritet deri ne perfundimin e
    procedurave gjyqesore.
    Neni 126
    Inventari i pasurise se sekuestruar
    Sekuestruesi harton listen e inventarit dhe raport mbi inventarin e pasurive ne te
    cilin perfshihen te gjitha te dhenat e nevojshme dhe hollesi te tjera qe kane ndodhur
    gjate inventarit. Raporti do te perfshije urdhrin qe heq te drejten per te perdorur lirisht
    pronen e sekuestruar.
    Raporti i inventarit do te firmoset nga sekuestruesi, i sekuestruari, perfaqesuesi
    ligjor i tij ose nje anetar ne moshe madhore te familjes se tij/saj, deshmitaret qe marrin
    pjese ne te, dhe zyrtare te tjere te pranishem gjate inventarit.
    Nese i sekuestruari nuk ishte i pranishem gjate inventarit, ose ai/ajo refuzon te
    firmose raportin, arsyet e ketij refuzimi do te perfshihen ne kete raport.
    Neni 127
    Kostot e sekuestrimit
    Kostot e sekuestrimit perballohen nga i sekuestruari . Nese ekzistojne disa te
    sekuestruar, ato do te konsiderohen si debitore solidare.
    Kostot e sekuestrimit miratohen me urdher te vecante brenda nje periudhe prej
    dhjete ditesh nga perfundimi i procesit te sekuestrimit.
    Kostoja e sekuestrimit mblidhet gjate procedurave te sekuestrimit.
    Neni 128
    Parashkrimi i te drejtes per
    fillimin e procedurave te masave shtrënguese
    41
    E drejta per fillimin e procedurat te masave shtrënguese sipas këtij ligji
    parashkruhet brenda 5 viteve prej ditës që duhej të paguhej tatimi i papaguar.
    Afati kohor në paragrafin e pare të këtij neni pezullohet nga:
    a. kohëzgjatja e çdo apelimi kundër detyrimit në fjalë.
    b. kohëzgjatja e çdo periudhe gjatë të cilës detyrimi në fjalë i nënshtrohet
    investigimit zyrtar nga DPT-ja, dhe
    c. kohëzgjatja e çdo periudhe gjatë të cilës detyrimi në fjalë i nënshtrohet
    ndjekjes penale.
    Veprimet e kundraligjshme qe perbejne veper penale parashkruhen, sipas
    parashikimeve te kodit procedural penal.
    Seksioni VI
    Transferimi i detyrimit dhe borxhit tatimor
    Neni 129
    Detyrime për personin të cilit i kalohet pasuria
    Në rastet kur borxhi tatimor nuk shlyhet plotësisht pas shitjes së pasurisë së
    sekuestruar, personi që ka marrë pasuri të një tatimpaguesi në një transaksion te
    ndodhur pas njoftimit për bllokim ose sekuestrim, pergjigjet në rradhe te dyte për
    detyrimet e tatimpaguesit në shumën e vlerës së pasurisë së marrë, ose deri ne vleren e
    shumes së paguar nga personi për ate pasuri.
    Neni 130
    Mosmbajtja e shumes se detyrimit nga agjentet e mbajtjes se tatimit
    Nese agjentët për mbajtjen e tatimit, nuk kane respektuar detyrimin per mbajtjen
    ne burim te tatimit, pergjigjen per shlyerjen e tatimit, takses apo kontributit te vleresuar,
    kamatë-vonesës dhe gjobave.
    Neni 131
    Transferimi i detyrimit dhe borxhit tatimor te personit te vdekur
    Detyrimi dhe borxhi tatimor i personit te vdekur, nuk përfundon me vdekjen e
    personit, por transferohet bashke me transferimin e te drejtave te pasurise ne përputhje
    me dispozitat e Kodit Civil. Per mbledhjen e tij zbatohen dispozitat e ketij ligji.
    Neni 132
    Transferimi i detyrimit dhe borxhit tatimor
    te tatimpaguesit shoqeri tregtare
    Detyrimi tatimor apo borxhi tatimor i personit juridik ne likuidim nuk
    përfundon me venien ne likuidim te personit juridik. Likuidatori eshte pergjegjes per
    llogaritjen dhe pagesen e detyrimit tatimor dhe te borxhit tatimor perkates.
    Administrata tatimore mund te kerkoje fillimin e procedurave te falimentimit
    per personat juridik qe nuk kane shlyer detyrimet tatimore.
    Nëse edhe pas perfundimit se procedurave te likujdimit apo falimentimit personi
    juridik, nuk arrin të shlyej teresisht apo plotësisht detyrimet apo borxhet e tij tatimore,
    detyrimi tatimor apo borxhi tatimor i ndahet secilit prej ortakeve apo aksionereve te
    personit juridik te likujduar, ne raport te njejte me raportin e pjesmarrjes se tyre ne
    kapitalin e shoqerise.
    42
    Per mbledhjen e detyrimit tatimor apo borxhit tatimor te ndare, ndiqen te njejtat
    procedura te parashikuara ne kete ligj.
    Neni 133
    Shitja dhe falja e borxhit tatimor
    Keshilli i Ministrave me propozim te ministrit te financave mund te vendose te
    shese pjese ose te gjithe borxhin tatimor.
    Keshilli i ministrave miraton rregulla ne lidhje me kriteret dhe kushtet e shitjes
    se borxhit tatimor.
    Falja e detyrimit dhe e borxhit tatimor behet me ligj te veçante.
    KREU VIII
    PROCEDURAT E SHQYRTIMIT ADMINISTRATIV TE VENDIMEVE TE
    ADMINISTRATES TATIMORE
    Seksioni I
    Procedurat e rishikimi administrativ
    Neni 134
    Rishikimi administrativ
    Tatimpagues mund të kërkojë:
    1- rishikim administrativ te procedures se ndjekur nga administrata
    tatimore per nxjerrjen e nje akti te lidhur me kontrollin tatimor, apo
    gjobe si dhe
    2- verifikimin e zbatimit nga nëpunësit e administratës tatimore, te
    kodit të sjelljes te miratuar nga drejtori i pergjithshem i tatimeve.
    Kërkesa për rishikim bëhet me shkrim dhe sipas formatit të miratuar nga drejtori
    i pergjithshem i tatimeve.
    Kërkesa për rishikim i drejtohet drejtorise teknike te DPT-së, brenda 25 ditëve
    kalendarike nga dita e nxjerrjes se aktit apo kryerjes së veprimit, me të cilin ka lidhje
    rishikimi.
    Neni 135
    Kompetenca per rishikimin administrativ
    Drejtuesi i drejtorise teknike ka te drejte qe pasi të shqyrtoje kerkesen per
    rishikim:
    a. te rekomandojë nëse duhet të merret masë disiplinore apo të behet kallzim
    per ndjekje penale ndaj një nëpunësi të administratës tatimore; dhe
    b. të vendose zhdëmtimin e tatimpaguesit nëse ai si pasojë e veprimeve të
    paligjshme të administratës tatimore, ka pesuar humbje financiare të
    dokumentuara.
    Tatimpaguesi ka të drejtë të paraqitet personalisht për të shpjeguar çështjet në të
    gjitha seancat e rishikimit dhe të marrë kopje te vendimeve dhe proces-verbaleve.
    Neni 136
    Procedurat e rishikimit administrativ
    43
    Drejtuesi i drejtorise teknike brenda 30 diteve nga marrja e kërkesës për
    rishikim formal, merr vendim me shkrim. Nje kopje te vendimit ja dërgon drejtorit te
    pergjithshem te tatimeve dhe nje tjeter e depoziton në dosjen e tatimpaguesit.
    Vendimi mund te perfshije edhe rekomandim per masat disiplinore qe duhen
    marre ndaj nëpunësit e administratës tatimore qe ka shkelur ligjet, procedurat
    administrative apo kodin e sjelljes.
    Vendimi ne lidhje me masat disiplinore merret ne perputhje me dispozitat e ketij
    ligji.
    Nëse vendimi nuk lëshohet brenda afatit, apo nëse tatimpaguesi nuk është i
    kënaqur me vendimin, ai brenda 10 ditëve nga përfundimi i periudhës 30 ditore apo
    datës së marrjes së shkresës së vendimit apo dërgimit të vendimit në dosjen e
    tatimpaguesit, mund të bëjë një kërkesë për fillimin e procedurave disiplinore, tek
    drejtoria e apelimeve tatimore.
    Seksioni II
    Apelimi i akteve adminitrative te vleresimeve tatimore
    Neni 137
    Vendimet administrative te apelueshme
    Tatimpaguesi mund apeloje prane drejtorise se apelimit tatimor kundër:
    – çdo vlerësimi tatimor te nxjerre nga kontrolli tatimor te kryer nga
    administrata tatimore;
    – dënimi me gjobe
    – vleresimi te gabuar te shumes interesit.
    Apelimi bëhet me shkrim, brenda 37 ditëve të dergimit te aktit administrativ ne
    lidhje me vleresimin tatimor apo vleresimin e ri tatimor, dhe sipas formatit të miratuar
    nga drejtori i pergjithshem i tatimeve. Nje kopje e ankimit depozitohet edhe ne organin
    tatimor i cili ka miratuar aktin administrartiv objekt te ankimit.
    Neni 138
    Detyrimi per pagesen e tatimit, takses apo kontributit te vleresuar
    perpara depozitimit te apelimit
    Tatimpaguesi, bashke me kerkesen per apelimin depoziton dokumentin qe
    verteton pagesen e shumes se tatimit, takses apo kontributit te vleresuar.
    Akt administrativ i leshuar nga administrata tatimore e per te cilin nuk jane
    ndjekur te gjitha shkallet e apelimit administrativ brenda strukturave te drejtorise se
    pergjithshme te tatimeve nuk mund te ankimohet ne rruge gjyqesore.
    Tatimpaguesi bashke me kerkese-padine depoziton edhe dokumentin qe
    verteton pagesen e 15% te shumes se gjobes.
    Perllogaritja dhe shlyerja e kamatvoneses ne lidhje me shumen e gjobes behet
    ne diten e pageses se detyrimit.
    Shqyrtimi gjyqesor i kerkese-padive te lidhura me detyrime tatimore, zhvillohet
    sipas nje procedure te pershpejtuar, e cila nuk duhet te kaloje 60 dite.
    Neni 139
    Kompetenca për shqyrtimin e apelimit
    Drejtori i apelimit tatimor ka te drejte qe me nje vendim me shkrim, të lere te
    pandryshuar, te ndryshoje apo shfuqizoje vlerësimin për të cilin është bërë apelim.
    44
    Gjate shqyrtimit te ankeses drejtoria e apelimit tatimor ka te drejte te kerkoje
    cdo informacion shtese nga strukturat e administrates tatimore para se të shqyrtoje
    ankesen apo të marrë vendimin për apelimin e bere.
    Tatimpaguesi ka të drejtë të paraqitet për të ofruar prova dhe shpjegime për të
    mbështetur apelimin e tij si dhe per të mbajë shënime per veprimet e kryera.
    Kopje te vendimit te dejtorit te drejtorise se apelimit tatimor i dërgohen
    tatimpaguesit, organit tatimor qe ka miratuar aktin adminitrativ objekt i ankimimit, si
    dhe depozitohen në dosjen e tatimpaguesit.
    Barra e proves për të vërtetuar se vlerësimi është i pasaktë i përket
    tatimpaguesit.
    Neni 140
    Afati dhe permbajtja e vendimit
    Vendimi merret brenda 30 diteve nga data që apelimi është depozituar në
    drejtorinë e pergjithshem te tatimeve dhe duhet të permbaje referencat ligjore, te citoje
    dispozitat ligjore si dhe te shpjegoje menyren e perdorur per perllogaritjen e detyrimit.
    Nëse drejtori i drejtorise se apelimit tatimor, nuk merr vendim brenda afatit te
    parashikuara ne paragrafin e pare te ketij neni, tatimpaguesi brenda 30 diteve nga
    perfundimi i atij afati, mund te ankohet ne rruge gjyqesore.
    Per rivendosjen ne afat, zbatohen dispozitat e kodit te procedurave
    administrative.
    KREU IX
    SENKSIONET
    Seksioni I
    Kundervajtjet administrative te kryera nga tatimpaguesit
    Neni 141
    Kundervajtje tatimore
    Kundervajtje tatimore konsiderohet çdo veprim apo mosveprim i tatimpaguesit,
    agjentit tatimor, apo përfaqësuesit te tatimpaguesit, i cili është kundeshtim me
    legjislacionin tatimor.
    Neni 142
    Mungesa e ekzekutimit te detyrimit per regjistrim
    Mosrespektimi i detyrimit per regjistrim dënohet me gjobë te barabarte me
    75.000 lek.
    Mosrespektimi i detyrimit per perditesimin e te dhenave te rregjistrave dënohet
    me gjobë te barabarte me 50.000 lek.
    Neni 143
    Mos-deklarimi në afat
    Tatimpaguesi i cili nuk leshon deklaratën tatimore në afat dënohet me gjobë të
    barabartë me 10.000 lek .
    Neni 144
    45
    Mos-deklarimi i punonjësve per sigurimet shoqerore dhe shendetesore
    Punedhenesi i cili nuk deklaron numrin e sakte te punonjësve per sigurimet
    shoqerore dhe shendetesore, detyrohet te paguaje, pervec shumes se kontributeve te
    sigurimeve shoqerore dhe shendetesore te papaguara, edhe nje gjobe te barabarte me
    10.000 dhjete mije leke per cdo punonjës te pa deklaruar.
    Neni 145
    Mos-pagimi ne afat i tatimit, takses apo kontributetit te vleresuar
    Tatimpaguesi i cili nuk arrin qe brenda afatit te parashikuar ne kete ligj per
    pagese të paguajë, shumen e tatimit, takses, kontributit, detyrohet të paguajë një gjobë
    të barabartë me 5 % të shumës së detyrimit te papaguar për secilin muaj apo pjesë te
    muajit që nuk është leshuar deklarata. Ne asnje rast shuma nuk mund te jete me e vogel
    se 10.000 lek dhe me e madhe se 25 % te detyrimit te paraguar.
    Neni 146
    Deklarimi i pasakte dhe kerkesa e pasakte
    Dorezimi i një deklaratë tatimore të pasaktë apo kërkese të pasaktë për
    rimbursim gjobitet me një gjobë te barabarte me 5 % e detyrimit te papaguar apo
    rimbursimit te kerkuar me teper, për secilin muaj apo pjesë muaji derisa shuma e
    detyrimit të paguhet plotësisht. Ne asnje rast shuma nuk mund te jete me e vogel se
    10.000 lek dhe me e madhe se 25 % te detyrimit te paraguar.
    Neni 147
    Dorezimi i dokumentave false
    Dorëzimi i dokumentave false, deklaratave te paverteteta apo informacioneve
    joreale, konsiderimi i te cilave i cili çon ne perllogaritjen e pasakte te shumes se tatimit,
    takses apo kontributit, denohet me gjobe te barabarte me 50% të diferences se shumes
    se perllogaritur nga ajo qe duhetj te ishte llogaritur ne fakt.
    Neni 148
    Dënimet për agjentët e mbajtjes së tatimit në burim
    Çdo agjent i mbajtjes së tatimit në burim që nuk arrin të mbledhë tatimin në
    fjalë apo të japë llogari për të apo ta paguaj tatimin e tillë në datën e caktuar apo t’i
    shmanget pagesës së tij , detyrohet te paguaje një gjobe te barabartë me 50 % te shumën
    e plotë të tatimit të pambledhur, të papaguar apo të shmangur.
    Neni 149
    Mos-mbajtja e saktë e librave, regjistrave dhe dokumentacionit
    Tatimpagues që nuk arrin të mbajë regjistrat dhe dokumentacionin tatimor te
    kërkuar sipas ketij ligji, detyrohet te paguaje nje gjobe te barabarte me 50.000 lek.
    Neni 150
    Mallrat e pashoqeruar me dokumenta tatimore
    46
    Tatimpaguesi qe mban ne ruajte, përdor apo transporton mallra te pashoqeruar
    me dokumenta tatimore ne perputhje me dispozitat e ketij ligji, denohet me konfiskimin
    e mallrave.
    Neni 151
    Kundervajtjet ne perdorimin e pajisjeve fiskale
    Tatimpaguesi person juridik denohet me gjobe nga 20.000 deri ne 100.000 leke
    nese:
    1. nuk instaloje dhe përdorë paisjen fiskale për regjistrimin e pagesave me para në
    dorë;
    2. nuk leshon kupon tatimor për qarkullimin e realizuar të mallrave, apo
    shërbimet;
    3. leshon nje bilete që nuk përmban elementët e përcaktuar ne kete ligj per
    kuponin tatimor;
    4. leshon kupon tatimor ne te cilin ka vendosur nje vlere te ndryshme nga vlera e
    çmimit te afishuar;
    5. nuk afishon në një vend të dukshëm një poster për detyrimin e blerësit të
    mallrave, apo përfituesit të shërbimit për të kërkuar kupon tatimor;
    6. nuk mban kontrollin e gjurmës së kuponit tatimor ne ambientin e ofrimit te
    mallrave apo sherbimeve;
    7. nuk ben faturë për qarkullimin e mallrave të realizuar, apo. shërbimeve te
    ofruara;
    8. nuk mban libër llogarie për qarkullimin e kryer të mallrave;
    9. nuk merr me qera apo nuk regjistron paisje fiskale rezervë ne rastet kur ky ligj
    parashikon kete detyrim;
    10. nuk mban dhe mirëmban ne kushte pune paisjet fiskale.
    11. nuk njofton menjehere defektin e ndodhur ne pajisjen fiskale dhe nuk ploteson
    ne rregull librezen fiskale te defekteve.
    Për kundravajtjet e parashikuara në paragrafin e parë të këtij neni, drejtori
    përgjegjës i tatimpaguesit, denohet me gjobe nga 10.000 deri ne _30.000 leke.
    Per kundervajtjet e parashikuara ne paragrafin e pare te ketij neni, te kryera me
    shume se nje here, mund te vendoset pezullimi i veprimtarise deri ne tre muaj.
    Per kundervajtjet e parashikuara ne paragrafin e pare te ketij neni, te kryera me
    shume se tre here, mund te vendoset mbyllja e veprimtarise.
    Konstatimi, shqyrtimi dhe dënimi i shkeljeve të parashikuara në këte nen bëhet
    nga organet tatimore dhe të policisë financiare të juridiksionit ku tatimpaguesi ushtron
    veprimtarinë ose kryen shkeljet.
    Neni 152
    Kundervajtjet ne leshimin e faturave tatimore
    Mosleshimi i fatures tatimore apo fatures tatimore ose faturës tatimore me
    TVSH, denohet me gjobe te barabarte me 50% të detyrimit tatimor të padeklaruar ose
    të papaguar si rezultat i moslëshimit të faturës, përveç detyrimeve tatimore dhe
    interesave që llogariten dhe paguhen në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe ligjeve
    specifike tatimore.
    Neni 153
    Mospamarrja e kuponit tatimor
    47
    Individi blerës, ose individi përfitues i shërbimit i cili gjate kontrollit ne
    disnancat e parashikuara ne kete ligj nga vendi i shitjes apo ofrimit te sherbimit, nuk
    gjendet i pajisur me kupon tatimor, denohet me gjobe te barabarte me 1.000 lek.
    Konstatimi, shqyrtimi dhe dënimi i shkeljes së parashikuara në këte nen bëhet
    nga organet policisë tatimore të juridiksionit ku kryen shkeljet.
    Neni 154
    Mosdhënia e informacionit
    Refuzimi per dhenien e informacionit te kerkuar nga administratës tatimore ne
    perputhje me dispozitat e ketij ligji denohet me gjobe te barabarte me 200.000 lek.
    Neni 155
    Pengimi i kontrollit tatimor
    Tatimpagues i cili në mënyrë të drejtpërdrejt apo të tërthortë, pengon ushtrimin
    e te drejtave te administrates tatimore ne lidhje me kontrollin tatimor, denohet me nje
    gjobe e cila eshte me e madhja ne vlere ndermjet 500.000 lek.
    Te drejten per miratimin e mases se gjobes se parashikuar ne paragrafin e pare
    te ketij neni e ka drejtori i drejtorise rajonale apo i njesive te ngjashme me to si dhe per
    tatimpaguesit e klasifikuar si biznes i vogel kjo e drejte i takon kryetarit te zyres se
    tatim-taksave.
    Neni 156
    Leshimi i fatures se pasakte
    Tatimpaguesi që lëshon fature tatimore të pasaktë e që rezulton me ulje të
    detyrimit, apo rritje të shumes per t’u rimbursuar denohet me gjobe te barabarte me 50
    % të shumës së efektit në ulje të detyrimit tatimor, përveç detyrimeve tatimore dhe
    interesave të llogaritura në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të ligjeve specifike
    tatimore.
    Tatimpaguesi që lëshon një faturë tatimore me pasaktësi por që provohet se nuk
    ka efekt në llogaritjen dhe pagimin e detyrimit tatimor dënohet me gjobë prej 10.000
    lekë.
    Tatimpaguesi i cili nuk është subjekt i detyrimit per leshimin e fatures me
    TVSH, dhe lëshon fatura TVSH-je, dënohet me gjobe te barabarte me 50% TVSH-së së
    dhënë në faturën tatimore të paautorizuar.
    Neni 157
    Dënimet për tatimpaguesit qe jane banka
    Banka qe hapjen e një marrëveshje (shlyerje) dhe llogarive të tjera të një personi
    fizik dhe juridik, pa paraqitjen e dokumentacionit zyrtar që konfirmon nipt-in e
    tatimpaguesit, denohet me gjobe te barabarte me 50.000 lek.
    Banka qe nuk respekton afatet për njoftimin e administratës tatimore për hapjen
    e marrëveshje (shlyerje) dhe llogarive të tjera nga tatimpaguesi, denohet me gjobe te
    barabarte me 40.000 lek.
    Nëse vendimi i posaçëm i lëshuar në përputhje me paragrafin e dyte nenit 115 te
    ketij ligji nuk zbatohet brenda 7 diteve nga data e lëshimit, banka ose debitori te cilit i
    48
    eshte derguar vendimi, është subjekt i një gjobe prej 0.04 % të detyrimit për t’u paguar,
    për çdo ditë që vazhdon moszbatimi.
    Neni 158
    Mosafishimi i çmimeve te shitjes
    Mosafishimi i çmimeve te shitjes se mallrave apo sherbimeve, denohet me
    gjobe te barabarte me 35.000 lek per tatimpaguesit e klasifikuar si biznes i vogel dhe
    65.000 lek per tatimpaguesit e tjere.
    Seksioni II
    Kundervajtjet administrative dhe vepra penale te kryera
    nga nepunesit dhe drejtuesit e administrates tatimore
    Neni 159
    Transferimi i borxhit tatimor
    te pambledhur per faj te nepunesit tatimor
    Ne rast se afati i te drejtes per fillimin e procedurave te masave shtrenguese
    eshte parashkruar dhe administrata tatimore nuk ka respektuarar afatet dhe dispozitat
    ligjore per mbledhjen e borxhit tatimor, te gjithe drejtuesit qe kane patur per detyre te
    fillonin procedurat e mbledhjes se borxhit, denohen me gjobe me shuma te
    barazvlefshme me pese deri ne dhjete paga mujore. Masat per kundervajtjet
    administratime miratohen me urdher te drejtorit te pergjithshem.
    Neni 160
    Mosrespekti i procedurave te vleresimit tatimor
    Mosrespektimi nga nepunesi tatimor i procedurave te parashikuara nga ky ligj
    ne lidhje me kompetencen, afatet dhe dokumentimin e akteve si dhe permbajtjen e
    akteve te lidhura me vleresimin tatimor, denohet me gjobe te barabarte me 20.000 lek.
    Neni 161
    Perllogaritja e gabuar e shumes detyrimit
    Perllogaritja e gabuar e detyrimit tatimor te bere gjate kontrollit tatimor, qe
    rezulton nga rikontrolli tatimor i urdheruar ne rastet kur ka pasur arsye te besohet se
    gjate kontrollit te meparshem grupi i kontrollit ne perllogaritjen e detyrimit tatimor ka
    vepruar ne kundershtim me ligjin, perben veper penale dhe, secili nga inspektoret
    tatimor, denohen me gjobe te barabarte me 30 % te shumes se detyrimit te zbritur apo
    te shtuar.
    Neni 162
    Mosrespektimi i procedurave te kontrollit tatimor
    Mosrespektimi nga nepunesi tatimor i procedurave te parashikuara nga ky ligj
    ne lidhje me kompetencen, afatet dhe dokumentimin e akteve si dhe permbajtjen e
    akteve te lidhura me kontrollin tatimor, denohet me gjobe te barabarte me 50.000 lek.
    49
    I njejti veprim kur ka sjelle si pasoje deklarimin e pavlefshem te kontrollit
    perben veper penale dhe denohet me gjobe te barabarte me detyrimin tatimor qe duhet
    te paguante tatimpaguesi.
    Neni 163
    Ndjekja e dyfishtë
    Vendosja e çfarëdolloj dënimi administrativ nuk e ndalon administratën
    tatimore për të bere kallzim penal kundër tatimpaguesit kur shkelja perben edhe veper
    penale.
    Rezultati i cfaredolloj kallzimi penal nuk e pezullon apo pengon te drejten e
    administrates tatimore te vendose dhe ekzekutoje masat e dënimit administrativ mbi të
    njëjtin tatimpagues ndaj te cilit mund te kete filluar mdjekja penale.
    KREU X
    DISPOZITA TRANZITORE DHE TE FUNDIT
    Neni 164
    Efekti në detyrimet tatimore dhe vlerësimet ekzistuese
    Kontrollet, e nisura perpara hyrjes ne fuqi te ketij ligji, perfundojne brenda 15
    diteve nga data e hyrjes ne fuqi te ligjit dhe per ndjekjen e procedurave te ankimimit
    apo vleresimit, i nenshtrohen dispozitave te ketij ligji.
    Detyrimet tatimore dhe gjobat e tjera te vendosura perpara hyrjes ne fuqi te ketij
    ligji, kontabilizohen si borxh tatimor dhe mblidhen ne perputhje me procedurat e
    parashikuara ne kete ligj.
    Vlerësimet e nisura perpara hyrjes ne fuqi te ketij ligji, perfundojne brenda 30
    diteve nga hyrja ne fuqi e ketij ligji dhe per ndjekjen e procedurave te ankimimit
    administrativ i nënshtrohen dispozitave të këtij Ligji.
    Neni 165
    Komisioni i apelimeve tatimore
    Brenda 30 diteve nga miratimi i ketij ligji, perfundojne te gjitha funsionet e
    komisionit te apelimeve tatimore.
    Pas dates se miratimit te ketij ligji ne kuvend, komisioni i apelimeve tatimore
    nuk do te pranoje me depozitimin per shqyrtim te kerkesave te reja.
    Komisioni i apelimeve tatimore shqyrton te gjitha praktikat e depozituara ne
    sekretarine e komisionit brenda afatit te parashikuar ne paragrafin e pare te ketij neni.
    Neni 166
    Afati per futjen ne perdorin te pajisjeve fiskale
    Përdorimi i paisjes fiskale, në perputhje me kërkesat e këtij ligji do të
    perfundoje në _____________ .
    Neni 167
    Manuali i zbatimit te ligjit te procedurave tatimore
    50
    Ministri i Financave miraton udhezimin e zbatimit te procedurave tatimore ne
    Republiken e Shqiperise. Udhezimi publikohet edhe ne buletinin tatimor dhe eshte i
    detyrueshem per administraten tatimore dhe tatimpaguesit.
    Drejtori i pergjithshem i tatimeve, pervec akteve te tjera te parashikuara ne kete
    ligj, miraton manualet teknike, manualin e vleresimit, kontrollit, investigimit, te
    sherbimit te tatimpaguesi dhe te masave shtrenguese.
    Buletini tatimor eshte publikimi zyrtar i drejtorise se pergjithshme te tatimeve.
    Neni 168
    Shfuqizime
    Me hyrjen ne fuqi te ketij ligji, Ligji nr. 8560, datë, 22.12.1999 “Mbi Procedurat
    Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, si dhe aktet nenligjore te nxjerra ne zbatim te tij
    shfuqizohen.
    Me hyrjen ne fuqi te ketij ligji, ligji nr. 7758, date 12.10.1993 “Mbi
    dokumentmin dhe mbajtjen e llogarive per tatimet” si dhe aktet nenligjore te nxjerra ne
    zbatim te tij, shfuqizohen.
    Me hyrjen ne fuqi te ketij ligji dispozitat e nenit
    1-
    2-
    3-
    4-
    (x) shfuqizohen
    Neni 169
    Hyrja në fuqi
    Ky Ligj hyn në fuqi ne date ___________ .
    JOZEFINA TOPALLI
    KRYETARE E KUVENDIT

    • gene
    • Posted October 6, 2007 at 1:08 pm
    • Permalink

    • Tatimet do të vendosin çmime reference për të gjitha produktet që tregtohen në Shqipëri.

    Fabiola Çela

    Pas doganave, ky është rasti i dytë që organet e fiskut nuk i besojnë faturave të biznesit. Sipas drejtoreshës së Përgjithshme të Administratës Tatimore, Gerta Picari, po hartohen listat me çmimet e tregut për më shumë se 4 mijë artikuj të të gjitha llojeve. “Në strukturën e re organizative ka një rritje të rolit të investigimit tatimor”, tha Picari. Sipas saj, është ngritur një drejtori e re për investigimin e çmimeve të tregut në funksion të luftës ndaj evazionit fiskal. “Në 2 muajt e fundit është hartuar për herë të parë buletini i çmimeve të shitjes me shumicë dhe pakicë për 1000 artikujt më të rëndësishëm në treg”, deklaroi dje për mediat numri një i Administratës Tatimore.
    Referencat
    Fillimisht referencat janë përdorur nga doganat shqiptare. Doganierët, pavarësisht faturës që paraqiste subjekti, llogaritnin vlerën tarifore në bazë të çmimeve të tyre. Për çdo produkt, dogana ka një çmim mesatar ndërkombëtar, i cili gjendet në bursat dhe tregjet botërore. Në këtë mënyrë, sado të ishte çmimi, (gjithmonë në rastin kur vlera ishte më e vogël se ajo e referencës së doganave), doganierët e dinë sa detyrim do të vjelin. Vendosja e çmimeve të referencës u bë për shkak se biznesi deklaronte fatura me vlera shumë të vogla, në kundërshtim me çmimet e tregut. E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me tatimet. Pra tatimet do të vendosin çmime reference, sipas Picarit të gjetura nga sondazhet në tregjet e vendit, për të gjithë produktet që tregtohen në vend. Pra, pavarësisht faturës që do të deklarojë një biznes, tatimorët do të llogaritin taksat në bazë të çmimeve të tyre. Në këtë mënyrë tatimorët do ta kenë më të lehtë për të gjetur fitimin e bizneseve të mëdha dhe të vogla. Kjo pasi, sipas tatimeve, në listën e çmimeve të referencës do të përfshihet edhe biznesi i vogël. Kjo do të plotësojë zinxhirin e fitimit të të gjitha bizneseve dhe do ta bëjë më të lehtë punën e tatimeve për të llogaritur barrën fiskale. Parashikimi i fitimit të çdo firme nga tatimet do ta bëjë më të lehtë llogaritjen e planit vjetor. Mjafton të llogaritet konsumi, dhe tatimet do të kenë një plan të detajuar deri në hallkën e fundit të zinxhirit. Reforma e re, nga ana tjetër, pritet të ndikojë në çmimet e konsumit. Fakti që tatimet vendosin çmime reference do të thotë se ata dyshojnë ose më saktë janë të sigurt që biznesi mashtron me faturat e deklaruara. Kjo do të thotë që biznesi fiton më shumë pra se sa deklaron, duke ulur pagesën e taksave në sasi parash. Vendosja e çmimeve të referencës, sipas tregut, do të zvogëlojë fitimin e bizneseve, nga të mëdhatë deri te të voglat. Nga ana tjetër, biznesmenët do të mundohen të ruajnë të njëjtin fitim. Kjo do të sjellë rritjen e çmimeve, në rastin më të mirë sa humbja nga llogaritja e taksave sipas çmimeve të referencës. Ekonomikisht, rregullatori i çmimeve duhet të jetë konkurrenca.
    Ristrukturimi
    “Gjatë vitit 2007, DPT-ja ka riorganizuar strukturën e saj në qendër dhe në degët tatimore në funksion të një administrimi më të mirë. Kështu, numri i punonjësve të Administratës Tatimore është reduktuar dhe riskematizuar, për të thjeshtuar procedurat e administrimit dhe të mbledhjes së tatimeve”, tha dje Picari. Gjatë këtij viti, Administrata Tatimore është përfshirë nga një valë e tërë shkarkimesh dhe dorëheqjesh. Ndërkohë, përveç drejtuesve, punonjësit e kësaj administrate janë përfshirë nga reforma. Deri tani është bërë publike reforma që preku mbi 316 të punësuar në tatime.

    • gene
    • Posted October 10, 2007 at 10:41 am
    • Permalink

    Specialistet e tatimeve në Blog- 29/09/2007
    Specialisti i tatimeve Eduard Gjokutaj ka qenë drejtpërdrejt në rubrikën BLOG të organizuar nga gazeta “Biznesi Online”.

    Ai u ka dhene përgjigje gjithë pyetjeve tuaja lidhur me procedurat tatimore dhe paqartesite qe keni pas ndryshimit te ligjeve.

    Mund te vazhdoni te postoni pytjet tuaja ose komentet tani në http://www.biznesi.com.al/blog ose në adresën e e-mailit gazetabiznesi@hotmail.com.

    21 komente
    Almir Braho shkruan:
    01/10/2007 ne oren 12:33 pm

    Pershendetje e urime per temen

    Pytje rreth paketes fiskale

    Probleme qe kemi

    Subjekti tatimpagues ka mbipaguar tatim fitimi ne nje vit ushtrimor dhe kjo gje rezulton nga deklarata e tatim fitimit dhe bilanci vjetor me pasqyrat financiare qe dorezohen deri ne date 31 mars te vitit pasardhes .Bilanci eshte i certifikuar edhe nga eksperti kontabel i autorizuar. Subjekti kete detyrim debitor te deges se tatimeve ndaj tij e ka te pasqyruar edhe ne bilancin e dorzuar te tatimet.

    Megjithse jane bere disa kerkesa per njohjen e ketij detyrimi si prapagim per periudhat pasardhese (sipas ligjit 8560 neni 39 ) dega e tatimeve ka neglizhuar duke thene se kur te vijme per kontroll do te merrni pergjigjen dhe kjo gje ka zgjatur mbi dy vjet dhe ata nuk vijne per kontroll sepse nuk deshirojne te na kthejnë këtë detyrim duke abuzuar me hapesirat qe i lejon neni 39 i ligjit . Kete detyre ja ka lënë edhe komisioni i Apelimit Tatimor dhe ata perseri nuk veprojne dhe çështjen e kemi kaluar ne gjykate.

    Duke u nisur nga sa me larte kam këto pyetje :

    1. A mendoni se neni 39 “ Kthimi I tatimeve te paguara me teper dhe rimbursimi I TVSH-s i ligjit 8560 date 22.12.1999“ Per procedurat tatimore ne R SH “ me ndryshimet e mevonshme, u ka dhene kompetenca qe shfrytezohen ne menyre abuzive nga deget e tatimeve sepse ky nen i ligjit detyrimin ndaj subjektit qe rrjedhin nga vetdeklarimet dhe nga parapagimet e tatim fitimit i quan “ pretendime “ dhe jo detyrim , ndersa po qe se deklarata e tatim fitimit do te dilte me pagese ne favor te shtetit e quan detyrim te subjektit dhe per mospagim ne afat ka sanksione ligjore ?

    2. A është e drejte qe mbipagesen e tatim fitimit nga subjektet dega e tatimeve te mos e mbart ne çeljen e bilancit te saj per vitin pasardhes si detyrim ndaj subjektit tatimpagues dhe pas kesaj kjo mbipagese ti njihet subjektit si likujdim i detyrimeve pasardhese ? Ky veprim a bie ndesh me planin kontabel dhe standartet kombetare te kontabilitetit ?

    3. A kerkon kjo nje ndryshim ligjor te nenit 39 te ligjit 8560 date 22.12.1999 “ Per procedurat tatimore ne R SH “ dhe pse nuk i keni parashikuar keto ne projektligjin e ri per Procedurat tatimore?

    4. Perse ne kete projekt ligj nuk thuhet gje fare per kthim te tatimeve te paguara me teper nga subjektet si ne rastin e mesiperm ( mbipagese e tatim fitimit ) , por flitet ne nenin 109 te tije vetem per kthim te detyrimeve te paguara me teper ne rastet kur jane bere gabime ne akt vleresimin tatimor dhe keto vertetohen me dokumenta shtese ?

    Per sqarim : Ne ligjit nr 8560 date 22.12.1999 “ Per procedurat tatimore ne R SH “ me ndryshimet e mevonshme ,neni 39 “ Kthimi I tatimeve te paguara me teper dhe rimbursimi I TVSH-s “ thuhet :

    1. Kur tatimpaguesi pretendon se shuma e paguar e një tatimi është më e madhe se shuma e vlerësuar si e pagueshme, ai mund të kërkojë kthimin e saj. Administrata tatimore është e detyruar që të vendosë për kthimin ose jo të shumës së pretenduar si të paguar me tepër, duke e njoftuar me shkrim dhe në mënyrë të argumentuar tatimpaguesin brenda 60 ditësh nga data që ai ka paraqitur kërkesën me shkrim. Në çdo rast kthimi i shumës së paguar me tepër bëhet brenda 60 ditësh nga data e paraqitjes së kërkesës nga tatimpaguesi.

    2. Në përputhje me ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe nenet e tij lidhur me rimbursimin, tatimpaguesi rimbursohet sipas kohës dhe proçedurave të përcaktuara në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”.
    3. Kthimi i shumave të paguara më tepër ose rimbursimi i TVSH mund të bëhet në një nga format e mëposhtme:

    a. duke e kaluar shumën e paguar më tepër për llogari të pagimit të detyrimeve të tjera tatimore të papaguara të tatimpaguesit.

    b. duke e kaluar shumën e paguar më tepër, me pelqimin e tatimpaguesit për llogari të pagimit të detyrimeve tatimore të mëvonëshme të tatimpaguesit.

    c. duke e kaluar shumën e paguar më tepër në llogarinë e tatimpaguesit.

    4. Nëse shuma e paguar më tepër ose shuma e rimbursueshme nuk kthehet në një nga format e përcaktuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c” të pikës 3 të këtij neni, brenda afatit të caktuar nga data e paraqitjes së kërkesës, e cila nuk është refuzuar ose është pranuar sipas pikës 1 të këtij neni, administrata tatimore detyrohet të paguaj interesat e percaktuara në nenin 44 të këtij ligji.

    Projekt ligji “ Per Procedurat Tatimore “
    2. Neni 109
    3. Detyrimet tatimore të paguara më tepër

    Kur dalin dokumenta shtese qe vertetojne se vleresimi tatimor ka qene i pasakte, tatimpaguesi ka te drejte qe brenda tre vjeteve nga dita e kryerjes se pageses te kerkoje korrigjimin e aktit te vleresimit tatimor.
    Drejtori i drejtorise rajonale shqyrton dokumentacionin shtese dhe brenda 30 diteve miraton apo refuzon kerkesen. Ne rastet ku kerkesa per korrigjimin e shumes se detyrimit miratohet, administrata tatimore:
    a- e kalon shumën e paguar më tepër për llogari të detyrimeve të tjera tatimore të papaguara të tatimpaguesit; dhe pas kësaj
    b- me miratimin me shkrim te tatimpaguesit, shuma e mbetur kalon për llogari të detyrimeve tatimore të mëvonshme të tatimpaguesit, ose
    c- i kthehen tatimpaguesit brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës me shkrim nga tatimpaguesi.
    Ne rastet kur perllogaritja gabim eshte bere per faj te administrates tatimore dhe tatimpaguesi kerkon kthimin e shumes, tatimpaguesit i paguhet edhe nje interes prej 0.04 % te te shumes se llogaritur dhe te paguar me teper, per çdo dite vonese.
    Veprimet lidhur me shumat e paguara më tepër për detyrimet tatimore, regjistrohen në regjistrin e detyrimeve tatimore tatimor.

    Adelina shkruan:
    01/10/2007 ne oren 2:39 pm

    Jemi nje biznes qe në bilancin e 2006-s rezultojmë me paradhënie. Pra është derdhur tatim më tepër se sa duhej. Si rrjedhim këstet e paradhënies në 2007-n ne nuk i kemi derdhur sistematikisht pasi shteti neve na ka detyrime. Nëse kërkohet një vërtetim në tatime që subjekti realisht nuk ka detyrime a mund ta marri? Vërtetimi mund të duhet për efekt tenderi ose kolaudimi makinash. A mundet ta marr vërtetimin apo quhem me detyrime? Ose shkurt paradhënia duhet patjetër të likujdohet?

    Pershendetje te gjitheve

    Gentiana Xhema shkruan:
    01/10/2007 ne oren 2:40 pm

    Se pari desha t’ju pershendes dhe me poshte eshte edhe pyetja ime…

    Nga njohuritë e mia di që ligji ka vetëm fuqi prapavepruese. A nuk ju duket pak kontradiktore që ligji të njeh vetëm 10% të transaksioneve të bëra me arkë të pagesave, ka dalë në një gusht dhe do zbatohet për gjithë vitin tatimor? Ka dicka kontradiktore? Mund të më jepni detaje? Do merret ky ligj i mirqënë që nga 1 gushti apo që nga 1 janari?

    File Sota shkruan:
    01/10/2007 ne oren 2:43 pm

    Po dëgjojmë që përflitet për ulje të TVSH-së në 17%. A është e vërtetë dhe ku janë bisedimet?

    Etleva shkruan:
    01/10/2007 ne oren 2:44 pm

    Unë dorëzoj listën e të siguruarve në tatimeve për kolaudimin e makinës. Ndërkohë që më duhet të shkoj edhe dy herë në sigurime për të marrë vërtetime, njëherë të jap emrin dhe një herë të marr vërtetimin. A nuk do ishte më mirë që të kishte një zgjidhje pak më burokratike. Cdo gjë të mbyllej në tatime.

    Bruna shkruan:
    01/10/2007 ne oren 2:45 pm

    Në televizion reklamat janë me çmime të ndryshme në orare të ndryshme. Fatura bëhet 1 dhe tek lista bëhet për një faturë. Cfarë cmimesh duhet të ve ne kete fature?

    Drini shkruan:
    01/10/2007 ne oren 2:45 pm

    Projektligji i ri i tatimeve ka probleme lidhur me vlerësimet tatimore. U jep shumë të drejta për të bërë vlerësime pa li pa kufi inspektoreve tatimore. Një inspektor tatimesh duhet të vërë vërtetime sa të duash, dhe pastaj subjekti te bredhi neper gjyqe te gjeje te drejten.

    Ylli shkruan:
    01/10/2007 ne oren 2:57 pm

    Pagesat në KESH sipas projektligjit te ri do te lejohen deri në 30 mijë lekë, se ndryshe nuk te njihen si shpenzime. Per mendimin tim ky eshte nje handikap i pamundur per tu realizuar nga nje biznes.

    Florian shkruan:
    01/10/2007 ne oren 2:58 pm

    Jam biznes që një pjesë të konsiderueshme të pagave e kam honorare. Këto janë të shpërndara, personat mund të jenë brenda ose jashtë vendit dhe kanë vështirësi në pagesën me bankë pasi dhe peresonat nuk janë stabël cdo muaj, nuk marrin pagesë cdo muaj. Kam shumë vështirësi në pagesën me bankë pasi më duhet të shtoj persona dhe të heq nga lista cdo muaj pasi shteti ma kufizon vetëm 10% me arkë. A ekziston një mënyrë më e thjeshtë, ose do të ketë ndonjë përjashtim nga 10% për neve?

    Vana shkruan:
    01/10/2007 ne oren 3:32 pm

    Nje biznes i ri tregtie i sapohapur, cfare duhet te beje qe te jete brenda rregullave. A duhet te rregjistrohet ne tatime qe ne fillim, megjithese nuk dihet si do te vazhdoje aktiviteti. Po pagesat si jane? Mundet te rri disa muaj pa paguar tatime? Ne projektligjin e ri te tatimeve a ka ndonje lehtesim per biznesin e vogel?

    teuta luli shkruan:
    02/10/2007 ne oren 12:45 pm

    PERSHENDETJE PER TEMEN
    SHUME INTERESANTE ……………
    DOJA VETEM TE DIJA A ESHTE E DETYRUESHME PREZANTIMI I STUDIMEVE TE SEKTORIT BASHKE ME DEKLARATEN E TE ARDHURAVE NE SHQIPERI???????
    PASI KETU NE ITALI (SIDOMOS NGA KY VIT) JANE BERE SHUME TE RENDESISHME DHE MBI BAZEN E TYRE QE DO TE BEHEN VERIFIKIMET FISKALE TE ZYRES SE TATIMEVE(VITE ME PARE BEHESHIN KONTROLLET VETEM MBI BAZEN E DEKLARATES SE TE ARDHURAVE)?????

    ME RESPEKT
    TEUTA LULI
    BOLOGNA

    Eduart Gjokutaj (Tatimet) shkruan:
    09/10/2007 ne oren 9:10 am

    Pergjigje Almir Braho

    Pergjigje nga Eduart Gjokutaj, Punonjes ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve:

    1. Ne fakt neni 39 i ligjit egzistues te procedurave tatimore spjegon hapat proceduriale per rastin kur tatimpaguesit kane derdhur detyrime tatimore me teper se sa ata kane per te paguar realisht per nje vleresim tatimor qe atyre u eshte bere nga punonjesit e organeve tatimore apo per pagese te kesteve paradhenie te tatimeve direkte, si tatim fitim apo tatim mbi te ardhurat personale. Abuzimi prej tatimoreve qe permendni ju ne pyetjen tuaj nuk lidhet me mangesi ligjore, por me momente te deformimit te zbatimit te ligjit prej punonjesve te vecante, te cilet megjithese jane perfaqesues te administrates tatimore shprehin gjate kryerjes se detyres profesionalizmin dhe etiken e tyre morale.

    2. Lidhur me piken e dyte te pyetjes tuaj per llogaritjen e mbipageses se tatim fitimit si nje detyrim qe mund te njihet nga organet tatimore per detyrime te ardhme apo si nje pagese ne avance prej tatimpaguesit, mendoj se eshte normale te permbushet ajo qe ju shprehni derisa eshte nje e drejte qe ligji ja njeh tatimpaguesit ndersa per tatimoret eshte nje obligim.

    3. Ne ndryshim nga ajo qe ju shpreheni ne kerkesen tuaj te pikes 3. mendoj se ky Nen (39) tashme eshte modifikuar dhe ka kaluar ne disa diskutime dhe ndryshime perderisa mund te njihemi me permbajtjen e Nenit 107 ( jo Neni 109 si e shkruani ju) Lidhur me detyrimet e paguara teper. Ne Kete Nen tashme jepet nje e drejte qe tatimpaguesit nuk e kane patur ne ligjin e meparshem lidhur me momentin e berjes se kerkeses per korigjim te ketij detyrimi, ne rastet kur tatimpaguesi zoteron dokumenta qe eshte llogaritur gabim detyrimi i tij. Kohezgjatja per ta kerkuar kete korigjim eshte deri ne tre vite. Nderkohe ka mbetur njesoj e drejta e tatimpaguesve per ta perfituar shumen qe kane paguar teper ne nje nga tre menyrat e kthimit qe pershkruhet ne ligj.

    4. Duke qene se pyetja 4. lidhet apo eshte vazhdim i pyetjes 3. mendoj se kthimi i detyrimeve teper eshte nje e drejte themelore e tatimpaguesve dhe madje nese thellohemi pak me tej me leximin e ndryshimeve te permednura ne kete projekt ligj permendet dhe rasti qe kur administrata tatimore vonohet ne kohe per shkaqe te moszbatimit korrekt te ligjit te procedurave detyrohet ti paguaje tatimpaguesit edhe kamat-vonese, pervec detyrimit qe ka per ti kthyer si i derdhur teper.

    Ne mbyllje te pergjigjeve per pyetjet tuaja, mendoj se pakenaqesite e tatimpaguesve ndaj administrates tatimore apo punonjesve te vecante te saj nuk varen nga niveli cilesor i nje ligji, qe per hir te te vertetes ka ndjekur dhe ka qene i azhornuar me praktikat me te kohes qe zbatohen ne administrata moderne sot ne rajon dhe ne bote, por niveli i zbatimit te ligjit eshte nje pasqyre e realitetit ekonomik-shoqeror dhe ne pergjithesi e tranzicionit qe kalon vendi jone si mjaft vende te tjera te ngajshme. Nderkohe, asnje administrate nuk eshte e pagabueshme apo te jete gjithnje ne nivelin e kerkesave te kohes.

    Ju faleminderit.

    Eduart Gjokutaj (Tatimet) shkruan:
    09/10/2007 ne oren 9:10 am

    Pergjigje per Adelinen

    Ne pergjigje te pyetjes tuaj qe ka te beje me dhenien e vertetimeve nga administrata tatimore per te treguar ne nje moment te kerkuar se si eshte ky status une mund t’ju them se ne nenin 70 te ligjit egzistues te procedurave tatimore eshte parashikuar nje percaktim qe i jep pergjigje pyetjes tuaj. Pra, organet tatimore mund te japin nje konfirmim te statusit fiskale te tatimpaguesve, pas kerkeses se tyre me shkrim (pavaresisht nga qellimi i perdorimit te ketij vertetimi te kerkuar) dhe administrata tatimore eshte e detyruar te ktheje pergjigje me shkrim brenda tre diteve lidhur me statusin aktual te situates fiskale te tatimpaguesit qe kerkon vertetimin. Marrja e vertetimit do te jete pasqyre e asaj maredhenie tatimore qe ka ky tatimpagues me administraten ne ate moment qe kerkohet vertetimi, pra mund te jete pa detyrime tatimore te papaguara ose mund te jete edhe me detyrime te mbipaguara, ose pa asnjeren nga te dyja rastet. Pra, kjo eshte detyra ligjore e tatimoreve. Shkurt, ju mund ta merrni vertetimin, pavaresisht nga fakti se sa i vlen qellimit tuaj te perdorimit te tij.

    Eduart Gjokutaj (Tatimet) shkruan:
    09/10/2007 ne oren 9:11 am

    Pergjigje per Gentianen

    E verteta dhe pjesa korrekte gjendet ne permbajtjen e pyetjes tuaj. Pra, ligji nuk ka fuqi prapaverpuese, pervecse shprehet e kunderta ne vete ligjin e miratuar. Keshtu, qe ne pergjigje te interesimit dhe kerkeses tuaj mendoj se ky ligj e ka fuqine nga koha kur ka hyre ne fuqi, pas publikimit ne Fletoren Zyrtare. Nderkohe, sasia e transaksioneve prej 10% ne cash llogaritet per ate periudhe tatimore qe vjen pas hyrjes ne fuqi te ligjit. Mendoj, se me kete sqarim i jam pergjigjur dhe pyetjes tuaj.

    Eduart Gjokutaj (Tatimet) shkruan:
    09/10/2007 ne oren 9:12 am

    Pergjigje per File Soten

    Nga sa shkruani ju ne pyetjen tuaj jeni e informuar se do te kete nje ulje te shkalles tatimore te TVSH-se ne nivelin 17%. Ne fakt, me ate informacion qe une zoteroj apo ne pergjithesi dhe koleget e mi ne DPT, mendoj se kjo mund te jete me teper ndonje ide qe akoma mund te mos jete pjese e tavolinave zyrtare, por thjesh ide. Mendime te tilla jane shprehur nga mjaft ekonomiste e fiskaliste, te sektorit privat, por edhe publik, por une mendoj se ulje te tilla bahen objekt i diskutimeve me organizma te tilla si: FMN apo dhe segmente te asistencave prane qeverisjes qendrore.
    Pra, ne fakt ky nivel nga specialistet me te njohur te fiskut mendohet si nje nivel optimal i taksimit, por mendimi im eshte se TVSH-ja e ka susksesin e vet kur e zgjeron bazen e vet te aplikimit, pra behen pjese e skemes se saj sa me shume tatimpaguese apo individe, si dhe nga niveli i kontrollit prej administrates.

    Ju faleminderit

    Eduart Gjokutaj (Tatimet) shkruan:
    09/10/2007 ne oren 9:12 am

    Pergjigje per Elteven

    Mendoj se meraku juaj eshte i tille qe nuk duhet diskutuar, por nderkohe per ate qe ju kerkoni te jete ndryshe mund te jete objekt i nje diskutimi ne momentet kur vendoset skema e funksionimit te nje sherbimi publik si rasti qe ju permendni, pra te behet nje diskutim midis grupeve te interesuara, ku te prezantohen dhe veshtiresite e administrates ne kryerjes e ketij sherbimi ndaj jush, por dhe ju te shprehni opinionin tuaj per bezdisjen apo lodhjen qe ju krijohet nga kjo varavingo.

    Ju falemninderit.

    Eduart Gjokutaj (Tatimet) shkruan:
    09/10/2007 ne oren 9:13 am

    Pyetje nga Bruna per Biznesi Blog:

    Pergjigje nga Eduart Gjokutaj, Punonjes ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve:

    Natyrisht qe ne fature do te vendosen cmimet qe shitete sherbimi i reklames, pavaresisht se ne kete menyre si e prezantoni ju nu mendoj se eshte nje pasqyrim korrekt i sherbimit te kryer per bleresin tuaj.

    Pra, ne faturen tatimore do te vendosen sherbimet te listuara sipas cmimit perkates, pavaresisht nga volumi i tyre.

    Eshte njesoj si veprohet kur ne blejme ne nje Supermarket shume produkte bashke, te cilat ne i lexojme sipas emertimit te artikullit dhe cmimit perkates. E njejta menyre duhet te zbatohet dhe per sherbimet.

    Ju faleminderit.

    Eduart Gjokutaj (Tatimet) shkruan:
    09/10/2007 ne oren 9:13 am

    Pergjigje Drinit

    Pershendetje drini. Nuk mendoj se kjo qe ju shprehni eshte korrekte, pasi nese lexoni ne nenet nga fundi te ketij projekt ligji dhe konkretisht Nenet 160, qe flet per rastet e vleresimeve tatimore te gabuara, Neni 161 qe flet per llogaritjet e gabuara te detyrimeve nga inspektori dhe Neni 162, qe flet per kontrolle tatimore te kryera jo sipas procedurave tatimore, pikerisht ne paragrafet e fundit te secilit nen flitet per nje denim per ate punonjes qe ka gabuar ne po ate vlere qe ka gabimi i tij, pavaresisht nga shuma. Pra, nje denim financiar me shume se kaq ….

    Ju faleminderit

    Eduart Gjokutaj (Tatimet) shkruan:
    09/10/2007 ne oren 9:14 am

    Pergjigje Yllit

    Ajo qe ju shprehni per nivelin kufi te pagesave ne cash nga biznesi une e respektoj si nje e drejte tuaja per tu shprehur, por mund t’ju them se synimi i ketij kufizimi eshte me efekte te drejtperdrejta per minimizimin e ekonomise cash apo asaj qe eshte tregues i ekonomise informale. Mendoj, se asnje qeverisje nuk mund te egzistoje nese nuk merr iniciativa te tilla ligjore per te prere mundesine e perhapjes se ekonomise informale ne jeten e vendit, pasi informaliteti ne vetvete eshte i njejte me semundjen e kancerit.
    Ju faleminderit

    Eduart Gjokutaj (Tatimet) shkruan:
    09/10/2007 ne oren 9:14 am

    Pergjigje Florianit

    Ne paketen fiskale eshte e percaktuar se nje biznes mund te kryeje transaksione ne cash vetem 10% te gjithe nivelit te shpenzimeve qe mund te njihen per qellime fiskale, pra per tu njohur sio shpenzime te zbritshme. Nderkohe, ne rastin e pagave dhe honorarave apo pagesave per sherbime mund t’ju pergjigjem se pagat duhen kaluar vetem nepermjet kanaleve bankare per tu njohur si nje shpenzim i zbritshem, ne rast te kundert nuk ka rruge tjeter, pavaresisht se keto shpenzime do te regjistrohen ne librat e llogarive, por vetem nuk do te mund ti zbritni si shpenzime per efekt te llogaritjes se tatim fitimit. Ndersa honoraret, kur u jepen personave qe ju i keni punemarres do te llogariten brenda shumes se pages, pavaresisht nga emertimi qe ju mund ta quani honorar apo bonus apo nje emertim tjeter. Por, kur keto honorare u jepen personave te jashtem, atehere ato jane shpenzime per ju ne rast se do te mbani tatimin ne burim prej 10% te shumes se honorarit brenda vitit qe keni bere pagesen, pra brenda vitit qe i perket nje periudhe tatimore. Ne kete rast keto shpenzime do te jene pjese e atij 10% te totali te gjithe transaksioneve qe mund ti kaloni cash.

    Ju faleminderit.

    Eduart Gjokutaj (Tatimet) shkruan:
    09/10/2007 ne oren 9:15 am

    Pergjigje per Vanen

    Biznesi i ri faktikisht me hyrjen ne fuqi te ligjit mbi Qendren Kombetare te regjistrimit do te adresohet tashme ne zyrat e saj per te bere regjistrimin e tij. Pavaresisht nga mendimet apo opinionet e ndryshme, ky ligj qe lidhet drejtperdrejt me proceduren e regjistrimit ne nenin 22 percakton se koha qe ka ne dispozicion nje biznes per tu regjistruar ne kete qender eshte 15 dite nga fillimi i veprimtarise per biznesin e vogel; 15 dite nga momenti i themelimit te shoqerise dhe fitimin e statusit juridik si person juridik ( per shoqerite tregtare) dhe per gjithe format e tjera te organizimit ky afat kufi eshte 30 dite.

    Pra, keto jane afatet limit qe ju te jeni korrekt me zbatimin e kerkesave ligjore per formalizimin ne regjistrin tregtar te biznesit tuaj. Natyrisht, qe detyrimi tuaj eshte thjesht te regjistroni dokumentacionin e kerkuar, ndersa pjesa kohore deri ne momentin e paisjes me certifikate eshte detyrim i kesaj administrate, pavaresisht se mund te kete kaluar afati qe une permenda me lart.

    Duke shpresuar se ju jam pergjigjur kerkesave dhe pyetjeve tuaja do te doja te falnderoja te gjithe ju dhe ata qe na ndjekin per interesimin ne kete fushe apo segement te administrates kaq delikat dhe mjaft te veshtire.

    Ju faleminderit.

    Per Biznesi Blog nga Eduart Gjokutaj

    • gene
    • Posted October 13, 2007 at 12:28 pm
    • Permalink

    Per 4 mije artikuj te shitjes me shumice dhe pakice tatimet do te kene nje buletin te cmimeve i cili do te jete gati per 2008.Cmimet e 4000 artikujve per te gjitha sektoret e ekonomise do te perdoren nga naa e tatimeve ne vleresimet alternative qe do te realizojne per taksat dhe tatimet qe do te paguajne biznesi.Drejtoria e investigimit te cmimeve te tregut do te investigoje 4000 artikuj kryesor ushqimore dhe industrial ne tregjet e pakices dhe shumices me qellim nbdalimin ne menyre spekultaive te rritjes se cmimeve dhe luftes ndaj evazionit fiskal.Por ky projekt eshte kundershutar nga te gjitha grupet e biznesit.Shoqata e ndertuesve, konfindustria dhe dhoma e tregetise jane kunder ketij projekti.Bizneis ben te ditur se nje projekt i tille eshte teresisht absurd ne nje kohe qe cmimet kane dinamike ato pesojne rrtije dhe ulje te vazhdueshme ne baze te kerkeses dhe ofertes.Por nga ana e ministrise se financave projekti eshte cilesuar si i pakthyeshem dhe zbatimi i tij do te jete nje prioritet per vitin e ardhshem .

    • gene
    • Posted October 13, 2007 at 12:35 pm
    • Permalink

    Projektligji që pritet të jetë në fuqi në janar të vitit 2008, paraqet një sërë penalitetesh për biznesin e vogël. Kështu, në një nga nenet e këtij projektligji, mos pasqyrimi i saktë i të ardhurave dhe shpenzimeve nga veprimtaria me efekt në të ardhurat e tatueshme, dënohet me gjobë aq sa është edhe tatimi vjetor i biznesit të vogël. Pra, nëse një dyqan që vlerësohet nga ana e tatimorëve se ka paraqitur fatura të rreme shitjesh, ku nuk janë paraqitur të ardhurat dhe shpenzimet reale, do të paguajë dyfishin e tatimit vjetor.

    ***

    Projektligji përcakton që çdo tatimpagues subjekt i tatimit mbi të ardhurat personale sipas përcaktimit të dhënë në nenin 1 të këtij ligji, është i detyruar që, deri më datë 31 mars të vitit që pason periudhën tatimore, të dorëzojë një deklaratë vjetore tatimore ku të jepen hollësisht të ardhurat gjithsej, shpenzimet e zbritshme, e ardhura e tatueshme, tatimi për t’u paguar, taksa vendore e paguar gjatë periudhës tatimore pranë organeve të qeverisjes vendore, çdo shumë për t’u paguar apo për t’u rimbursuar si dhe çdo detaj të kërkuar nga Ministri i Financave, në udhëzimin për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës tatimore vjetore. Deklarata dorëzohet në bankat me të cilat Administrata Tatimore ka marrëveshje për pranimin e deklaratave dhe pagesave dhe ajo shoqërohet me çdo kërkesë për rimbursim, apo me çdo shumë për t’u paguar. Tatimi i llogaritur në bazë të deklaratës vjetore tatimore, pakësuar me kreditimin e tatimit, përcaktuar në neni 12/7 të këtij ligji, paguhet nga tatimpaguesi në llogarinë e organeve tatimore, në çastin e paraqitjes së deklaratës vjetore tatimore.

    ***

    Në bazë të këtij projekti biznesit të vogël, tashmë i lind si detyrim që të mbajë regjistra për aktivitetin e tij. Librat dhe regjistrimet që kërkohet të mbahen nga tatimpaguesit janë libri i shitjes (i qarkullimit), libri i blerjeve, libri i shpenzimeve dhe të ardhurave dhe libri i aktiveve të biznesit, të cilat do të përcaktohen me Udhëzim të Ministrit të Financave në zbatim të këtij ligji. Njëkohësisht biznesit të vogël i kërkohet që të mbajë edhe inventar për periudhën e vitit fiskal. Projektligji përcakton që në fund të periudhës tatimore, inventari të vlerësohet sipas njërës nga metodat e përcaktuara në Ligjin 9228, datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare” dhe duhet të zbatohen në mënyrë sistematike.

    a1 tv

    • gene
    • Posted February 12, 2009 at 4:41 pm
    • Permalink

    Ligji i ri per procedurat tatimore hyri ne fuqi ne muajin shtator te vitit 2008 se bashku me nje amnisti fiskale te pergjithshme.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

%d bloggers like this: